1 PRILL 2023 Flipbook PDF


26 downloads 122 Views 6MB Size

Story Transcript

E SHTUNË, 1 PRILL 2023

NUMËR 931

VITI IV I BOTIMIT

SUPLEMENT "KULTURË"

ZEDHJET

DOSIER

Sigurimsi u fut si teknik lavatriçeje në shtëpinë e familjes së Kadri Hazbiut NGA DASHNOR KALOÇI

KRRIK letër institucioneve, deputetët shkelin ligjin zgjedhor F5

NGA NESIP KAÇI

NGA VLADIMIR DURAJ

VEHAP SHITA, APOLOGJETI I KULTURËS SHQIPTARE NGA BUJAR MEHOLLI

BUKURIA E MENDIMIT ESTETIK TË SHPENDI TOPOLLAJT PËR ARTIN E PIKTURËS F 13

NGA FATMIR MINGULI

DOSJA

HETIMET PËR ARBEN AHMETAJN, KREU I SPAK: KEMI GJETUR PROVA Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u shpreh se nga hetimet e kryera ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj janë siguruar disa prova që dyshohet se e implikojnë në veprimtari të paligjshme. Dumani: “Hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë)”. FAQE 4

ZGJEDHJET

VULË PA PARTI DHE PARTI PA VULË QË I VULOS FITOREN RAMËS Në javët në vazhdim, liderët kryesorë të politikës do të zbresin në qytete të ndryshme të vendit për zgjedhjet lokale me premtime dhe akuza ndaj njëri-tjetrit. Tre figurat kryesore të politikës, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të jenë sërish përballë qytetarëve që i ndjekin për mbi dy dekada. Mbi zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet lokale të 14 majit. KOMENTOJNË PËR GAZETËN “FJALA”, ANALISTËT LORENC VANGJELI, PLATOR NESTURI, LEONARD KARAJ DHE ERALD SHULLA NGA FERNADA CENKO

Cyan Magenta Yellow Black

F 9-12

Zef Serembe, poet i shquar arbëresh me potencial intelektual dhe letraro artistik

Niko Hoxha, "Babai" i Aviacionit Shqiptar

F 6-7

ÇMIMI 30 LEKË

FAQE 2-3-4

2

E SHTUNË 1 PRILL 2023

www.fjala.al

POLITIKË

ZGJEDHJET Nga Fernada Cenko

[email protected]

T

ragjike për vendin që mbetet pa opozitë të përfaqësuar dhe komike për aktorët që drejtojnë PD-në duke u shqyer për vulën një vit rresht dhe kur vjen momenti që e sigurojnë, nuk kanë me se çfarë të vulosin. PD shkon më shumë se e përçarë në zgjedhjet lokale të 14 majit me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, që mban vulën por nuk ka njerëz dhe me Berishën që ka njerëz por i ka marrë me “qira” vulën Ilir Metës. Tashmë nuk ka më pritje. Të gjithë kandidatët për kryetarë bashkish dhe të këshillave bashkiakë u zyrtarizuan nga KQZ. Përjashtim bën PD e drejtuar nga Alibeaj që vendosi që nga 61 bashki të dalë me kandidatë në vetëm 16 bashki, madje gjashtë prej tyre dhanë dorëheqjen duke mbetur tashmë me dhjetë të tillë. Berisha nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Ilir Metës vijon të shpresojë se do të fitojë zgjedhjet në disa bashki kryesore të vendit. Edhe pse tashmë e ka të qartë se përçarja brenda forcës që përfaqëson por pa “vulë”, mungesa e frymës së opozitarizmit dhe beteja e madhe sa ligjore aq edhe politike që “Grupimi Basha”, po ndihet poshtë në elektorat. Duke përfituar nga kjo përçarje, kryeministri Edi Rama shkon i qetë në zgjedhjet lokale dhe nuk ka preferuar të bëjë surpriza të mëdha pasi rikanditdoi 45 nga

ONLINE 24 ORË

Vulë pa parti dhe parti pa vulë që i vulos fitoren Ramës Në javët në vazhdim, liderët kryesorë të politikës do të zbresin në qytete të ndryshme të vendit për zgjedhjet lokale me premtime dhe akuza ndaj njëri-tjetrit. Tre figurat kryesore të politikës, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të jenë sërish përballë qytetarëve që i ndjekin për mbi dy dekada. Mbi zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet lokale të 14 majit, komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla. 61 kryebashkiakët e tij. Edhe pse ka në favor kundërshtarin e dobët mazhoranca ka ditë që vijon me fushatën në çdo bashki të vendit me strukturat lokale dhe të deleguarit nga qendra që janë çdo ditë në terren. Në kampin tjetër, Berisha duket aktiv në takimet me anëtarësinë

e djathtë, Ilir Meta gjithashtu me strukturat, ndërsa PD-ja zyrtare e përfaqësuar nga Alibeaj edhe në zonat ku ka shpallur kandidatët e ka thuajse të pamundur që të kryejë takime. Këto zgjedhje për mazhorancën duken si të falura nga kundërshtari dhe kjo ndodh për të

dyja zgjedhjet lokale radhazi. Në vitin 2019 opozita e përfaqësuar nga Lulzim Basha refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhje duke i lënë terren të lirë PS-së e cila mori pa rivalë të gjithë bashkitë e vendit. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të zhvillohen më 14 maj PD shkon tërësisht e

përçarë dhe po ia jep “fitoren në tavolinë” në pjesën më të madhe të njësive vendore në vend. Fushata zgjedhore dhe pritshmëritë mbi rezultatin komentohen për gazetën “Fjala” nga analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

shohë sesi kundërshtarët e tij, për të pëmendur dhe njëherë popullin e qymezit politik, gjëmojnë si pula të dehura kokrrën e rradhës së misrit.

Fitojmë” që drejtohet nga Meta, apo është një çorientim i plotë nga votuesit e djathtë, duke përfituar mazhoranca? Në pamje të parë duket se përfitues janë kandidatët e Rithemelimit. Dhe thërrime të tortës elektorale do të bien edhe në këtë anë, por më shumë se kaq, kjo gjë do të nxisë abstetimin e

Lorenc Vangjeli: “Rama ka luksin të mos fitojë, por të presë si humbasin kundërshtarët e tij” Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë dorëheqjen. Gjithashtu ka largime të shumta edhe nga kandidatët e këshillave bashkiake dhe problem serioz për të gjetur komisionerë në qendrat e votimit dhe të numërimit. Përse kjo situatë brenda partisë së drejtuar nga Alibeaj dhe a e përligj gjendja e deritanishme “luftën e madhe” për të mbajtur vulën dhe logon? Ka një kufi pothuaj të padukshëm mes tragjikes dhe komikes. Ka shumë elemente që gajasen nga njëra anë dhe lotojnë nga ana tjetër e këtij binomi. Eshtë tragjike që PD, për herë të dytë mbas 2019-ës, kur refuzoi me idiotësi të hyjë në zgjedhjet lokale, kësaj rradhe është në pamundësi për të gjetur ekip për të garuar në zgjedhje. Eshtë komike beteja me

shumë seri dhe ende e pambyllur ende për pronësinë e vulës. Eshtë tragjike derexheja e katandisjes së forcës së parë antikomuniste në vend, e partisë së traditës që po shkrihet si gjurmë e lagur pule në shkretëtirë. Kjo është prova e dyfishtë që vërteton dy të vërteta të thjeshta. Duke nisur me faktin që kjo pjesë e PD-së, të vetmin triumf që llogarit në këtë garë është humbja e palës tjetër dhe duke mos u mbyllur me faktin që kjo parti ekziston vetëm në formën e grupit të saj parlamentar dhe është shumë larg me bashkimin me pjesën tjetër të partisë që nuk kontrollon dot grupin e saj parlamentar. Në PD-në e vulës, grupi parlamentar që zëvendëson të gjitha strukturat e tjera, i ka atrofizuar, ngrirë dhe ngurtësuar ato struktura duke ju hequr kështu, të drejtën e kandidimit dhe të përfaqësimit. Të hutuar dhe pa ide, ata e shohin veprimin tek mosveprimi, aksionin tek mungesa e tij dhe ekzistencën e vet, në arsye

KRYEREDAKTOR: SEBI ALLA WWW.FJALA.AL

që nuk kanë të bëjnë me vullnetin e votuesit. Karta e tyre morale, beteja kundër Berishës dhe bindjes që ka dhe vetë Berisha, që opozita me të në krye e ka të pamundur të shndërrohet në alternativë për pushtet, është shumë pak për të përligjur ekzistencën e këtij grupimi. Mund të kesh të drejtë dhe ky është momenti kulmor i të drejtës në krah të këtij grupimi, por kjo nuk mjafton. Nuk ka politikë në këtë histori. Ka vetëm interesa egoiste nga të dy palët, viktimë e të cilëve janë demokratët që gjenden gjithmonë e më pak të përfaqësuar dhe në plan më të përgjithshëm, gjithë shoqëria shqiptare që ka një ofertë të rëndësishme, më të rëndësishmen e mundshme, për të zgjedhur ne qeverisje. Përfitues direkt i saj mbetet dhe njëherë Edi Rama, i cili nuk ka nevojë të fitojë, por i duhet vetëm të presë si do të humbasin kundërshtarët e tij, nuk ka nevojë të vrapojë, por vetëm të

ZV.KRYEREDAKTOR: LEONARD VEIZI

Tërheqja e kandidatëve të PDsë shkon në favor të kandidatëve të Rithemelimit të Berishës që janë në koalicionin “Bashkë

GAZETARË: FERNADA CENKO, MONADA MEHMETAJ

EDITORIALISTË: ADRIAN CIVICI, LORENC VANGJELI, PLATOR NESTURI, FRROK ÇUPI, ROLAND QAFOKU, ERALD SHULLA, ERVIN BAKU ADRESA: RRUGA “RESHIT ÇOLLAKU”, ND. 36, H.3, AP.8, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.10, 1001, TIRANË



KONTAKT: 0682034146

LAYOUT & GRAPHICS: A LT I N A L I A J [email protected]

www.fjala.al

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 1 PRILL 2023

3

Leonard Karaj: “Alibeaj, si miza n’bisht të kalit që beson se po tërheq karrocën”!

Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare e Enkelejd Alibeajt, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë dorëheqjen. Gjithashtu ka largime edhe nga kandidatët e këshillave bashkiake dhe problem serioz për të gjetur komisionerë në qendrat e votimit dhe të numërimit. Përse kjo situatë brenda partisë së drejtuar nga Alibeaj dhe a përligjet gjendja e deritanishme “luftën e madhe” për të mbajtur vulën dhe logon? Personalisht më bën çudi që ka ende njerëz, analistë, media (nuk po përfshi këtu ndërkombëtarët, të cilët janë ndër faktorët kryesorë për gjendjen ku ndodhet sot PD), që e konsiderojnë ende Partinë e Vulës, së drejtuar nga Alibeaj. Duhet ta kuptojmë një herë e mirë se kryetar, lider nuk të bën as logo dhe as vula. As gjykata dhe as Yuri Kim. As Rama dhe ca më pak Basha. Kryetar, lider bëhesh për shkak të mbështetjes, për shkak të votës. Për besimin që ke në anëtarësi. Sot jemi në pikën ku një mediokër si Alibeaj, i cili nuk ka fituar asnjë garë në gjithë jetën e tij politike, asnjë, në kuptimin e plotë të fjalës (humbi në garën për sekretar në PD; humbi në garën për kryebashkiak në Fier; humbi si kryesues i qarkut si në 2017 dhe 2021), ka marrë në xhep vulën e partisë dhe beson se ka të verbër që do ta ndjekin nga prapa. Kjo është njëlloj

atyre demokratëve në bazë, të cilët duke kundërshtuar Berishën, me shumë gjasa më shumë do të preferojnë të rrinë në shtëpi sesa të bëhen pjesë e votimit. Eshtë betejë e humbur cilado ndeshje që nuk nis me frymëzim për fitore. Dhe këtë e di cilido individ. Përballë tyre, Edi Rama hyn edhe njëherë me kartë fituese në 14 maj. Ai ka mundur të përshtatë partinë e tij me realitetin bipolar të vendit. Si një makineri elektorale, përballë tretjes në mandatin e tretë, pakënaqësisë në rritje për administrimin e pushtetit dhe mungesës së frymëzimit për t’u rishpikur si alternativë, PS do të mobilizojë strukturat e saj në mënyrë kapilare duke kërkuar po në mënyrë kapilare votën. Nastradinët tanë janë lehtësuar e çliruar disa herë në shportën me qershi, por nuk ka qershi të tjera për të zgjedhur. PS vendosi të rikandidojë 45 nga 61 kryebashkiakë, ndërsa PD e Berishës pasi kaloi primaret duket se ka synuar të nxjerrë figura të cilët gëzojnë popullaritet tek qytetarët në njësitë përkatëse. “Kokë më kokë” në bashkitë kryesore, kandidatët e Rithemeilit të Berishës duket se janë në “avatazh” si individë, por në sondazhe përsëri rezultojnë humbës. A tregon kjo që zgjedhjet lokale janë shëmbëlltyrë e atyre politike ku nuk përzgjidhet individi, por subjekti politik që përfaqësojnë? Ka një problem thelbësor tek procesi i primareve. Shumica dërmuese e tyre, edhe sikur ai proces të ketë qenë i përkryer, jep një tablo të frakturuar të pëlqimeve të publikut dhe figurave që do të kishin më shumë shanse në zgjedhje. Një kandidat i primareve mund

të jetë më i avantazhuar se tjetri brenda për brenda gardhit të demokratëve, por përballë tij, humbësi, mund të jetë më i pëlqyeshëm në elektoratin gri, të pavendosur apo në rastin më të mirë, edhe tek socialistët e zhgënjyer. Për të marrë një shembull dhe duke spekuluar me projeksionet logjike dhe me perceptimin publik të krijuar në garën për Tiranën: Belind Këlliçi fitoi me Ilir Alimehmetin dhe demokratët zgjodhën të parin në vend të të dytit, por me shumë gjasë, i dyti kishte epërsi ndaj të parit në pëlqyeshmërinë e publikut më të gjerë. Si rregull, shanset e kandidatëve do të rriteshin nëse do të përdorej formulë tjetër në përzgjedhje, por synimi i inisiatorit të tyre, Berishës, ishte tjetër. Jo zgjedhja e kandidatit me kredencialet më të mira, por krijimi i alibisë vetjake në rast humbjeje. Që do të thotë se Berisha e ka gati shfajësimin për të thënë: nuk humbi kandidati im, por ai që zgjodhët ju! Sepse mbas zgjedhjeve, sipas statutit, Berisha duhet të shpjegohet e të kërkojë votëbesim në Këshillin Kombëtar. Mareshalli veteran i politikës i ka peshuar qartë mundësitë e tij dhe nuk hyn në betejën e 14 majit për të fituar dhe për të ecur përpara, por ka llogaritur rrugën e tërheqjes. Ai është përgatitur jo për marshin e fitores, por për ritmin funebër të humbjes së rradhës. Në PS situata është ndryshe. Në PS Rama e di që ai vetë personalisht do të kandidojë në fiks 61 bashki. Me përjashtimin domethënës të Tiranës ku ai bashkëgaron me Erion Veliajn, në pothuaj çdo bashki tjetër, kali që do të tërheqë karrocën e tij ka një rëndësi relative shumë të vogël. Ditët e fundit ka edhe një debat në lidhje me deklaratën e kryemi-

nistrit Rama se qeveria do të japë 5 mijë lekë të reja shpërblim për të gjithë pensionistët në muajin prill. Opozita pretendon se kjo është në shkelje të ligjit zgjedhor, por edhe si formë për të “blerë vota”. Gjithashtu edhe Komisoneri Shtetëror Zgjedhor Celibashi ka lënë të kuptohet se mund të jetë vendim në kundërshtim me ligjin. Ju si e komentoni? Sërish është çështje luksi politik. Pesë mijë lekëshi shpërblim për pensionistët është vetëm një pjatë më shumë supë në tryezë. Ky është më shumë një aksion bamirësie sesa operacion elektoral. I tillë do të bëhet nëse do të vihet në funksionim Kodi Zgjedhor. Pa asnjë problem Rama mund edhe ta shtyjë në kohë këtë masë sepse rezultatin që deshte tashmë e ka marrë. Ai do të ketë mundësinë në këtë rast që të tregojë me gisht kundërshtarët e tij përballë si intaçorët që derdhën pjatën shtesë të supës për pensionistët. Në këtë rast, përfituesit e munguar, nuk pyesin shumë për motivet e kuzhinierit që gatoi dhe ju serviri ushqimin, por do të zemërohen më shumë me ata që i penguan ta marrin. Një shqiptar, zakonisht e llogarit në xhep lekun e premtuar, ndaj ata do të ndjehen të vjedhur në xhepa nga ata që formalisht kanë të drejtë ta kundërshtojnë këtë akt. Ai do të jetë një rresht më shumë në raportin paszgjedhor të OSBE/ODIHR-it dhe asgjë tjetër. Premtimi me para për pensionistët dhe administratën në thelb është vetëm fishkëllima formale që Rama ju dha të vetëve se që të mërkurën, fushata ka nisur gjithashtu formalisht dhe se ai ka zbritur në fushë.

si ajo shprehja: “rri miza n’bisht të kalit dhe beson se tërheq karrocën”! Ky është Aibeaj. Kjo është partia e vockël që ai pretendon se drejton, e cila do bëhet mikrioskopike pas 14 majit. Ndaj është e vetë-kuptueshme dhe mëse e pritshme që të mos kishim “guximtarë” që të vendosin fytyrën dhe investimin e tyre politik për të shpëtuar një adoleshent politik si Alibeaj. Madje unë dyshoj fort se Partia e Vulës asqë ka dashur të futej në zgjidhje. Pra, me gjasa pat uruar që artifica e krijuar me firmën e Bashës “të pinte ujë” dhe ata të kishin alibinë e bojkotit të vendoreve. Si duket, Rama (votuan pro Alibeajt 3 anëtarët e KAS të Ramës dhe shoku i ngushtë i Mero Bazes, Ilir Rusmali), nuk ia dha këtë shans, duke i deskritituar haptazi. Do kishte qenë më e pastër dhe një lloj dinakërie politike nëse Grupimi i Alibejat t’ia kishte dhënë vulën Berishës dhe më 15 maj, në rast humbjeje, ti kërkonte largimin e menjëhershëm nga drejtimi i PD-së. Nuk e bënë këtë gjë me pretendimin se ata janë pro-amerikanët, pro-europianët, sot janë jo vetëm pa antarësi; jo vetëm pa komisionerë; jo vetëm pa kandidatë (me përfaqësimin më mëdiokër të mundshëm); por edhe pa parti. E gjitha kasta drejtuese e Partisë së Vulës: Kryesi, grup parlamentar, këshill kombëtar, nuk bëhen dot as 50 veta. Kjo është “vula e Alibeajt”. Kush të dojë, le të vazhdojë dhe ti shkojë nga pas... Tërheqja e kandidatëve të PD-së shkon në favor të kandidatëve të Rithemelimit të Berishës që janë në koalicionin “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Meta, apo është një çorientim i plotë nga votuesit e djathtë, duke përfituar mazhoranca? Tërheqja nuk çorienton aspak votuesin e dajthtë, përkundrazi e adreson qartazi se ku duhet ta dërgojë votën e tij më 14 maj, sigurisht për kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Në këtë këndvështrim, ata kandidatë që janë tërhequr, jo vetëm që kanë ruajtur turpërimin në këto zgjedhje, por në një farë mënyre edhe investimin e tyre politik. E thashë edhe më lart: të sakrifikosh sot për Partinë e Vulës, pra për dyshen Basha-Alibeaj, është vetëvrasje. Sigurisht unë besoj se në gjithë këtë histori, poaq fajtor është edhe Sali Berisha, por këtij të fundit i duhet kërkuar llogari më 15 maj. Dhe unë uroj që pas këtyre zgjedhjeve, PD-ja e vërtetë të futet në një ristrukturim të thellë, nga ku Berisha duhet medoemos ti lërë stafetën një brezi të ri politikanësh, me qëllim që në 2025, kjo parti të jetë alternativë reale qeverisëse. PS vendosi të rikandidojë 45 nga 61 kryebashkiakë, ndërsa PD e Berishës pasi kaloi primaret duket se ka synuar të nxjerrë figura të cilët gëzojnë popullaritet tek qytetarët në njësitë përkatëse. “Kokë më kokë” në bashkitë kryesore, kandidatët e Rithemeilit të Berishës duket se janë në “avantazh” si individë, por në sondazhe përsëri rezultojnë humbës. A tregon kjo që zgjedhjet lokale janë shëmbëlltyrë e atyre politike ku nuk përzgjidhet individi, por subjekti politik që përfaqësojnë? Zgjedhjet vendore janë disi më specifike se ato qëndrore. Sigurisht që në shumë bashki, sidomos ato të vogla, përveç partisë del në pah edhe figura me të cilët mundohesh që ti afrohet votuesit. Në këtë këndvështrim, duhet thënë se opozita është më e avntazhuar, kjo edhe pasi PS-ja është në mandatin e tretë qeverisë dhe figurat që po kandidon mbajnë me hir apo pahir edhe kusuret e pushtetit qendror. Unë e them me bindje se nëse PD-ja nuk do të ishte e përçarë; nëse Grupimi i Vulës do kishte vendosur të mos radikalizohej, por ti bashkangjitej mazhorancës në parti, atëherë opozita do të merrte më shumë se 35 bashki në zgjedhjet e 14 majit. Në këtë kontekst, qartazi se “paterica” e Ramës në këtë zgjedhje është Enkelejd Alibeaj. Ditët e fundit ka edhe një debat në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se qeveria do të japë 5 mijë lekë të reja shpërblim për të gjithë pensionistët në muajin prill. Opozita pretendon se kjo është në shkelje të ligjit zgjedhor, por edhe si formë për të “blerë vota”. Gjithashtu edhe Komisoneri Shtetëror Zgjedhor Celibashi ka lënë të kuptohet se mund të jetë vendim në kundërshtim me ligjin. Ju si e komentoni? Kjo joshja e Ramës ka qenë gjithnjë “karremi” për të blerë vota, sidomos tek pjesa më e madhe e shoqërisë sonë brenda kufinjve të vendit: pensionistët. Sot në Shqipëria ka më shumë se 600 mijë pensionistë, ndaj imagjinoni se çfarë joshje kërkon të bëjë kryeministri në këto zgjehdje. Të njëjtën gjë PS-ja e bëri edhe dy vite më parë, teksa hapi thesin e parave gjoja për rindërtimin e zonave të pas tërmetit, vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve. Në këtë këndvështrim, do duhet që Komionineri Celibashi të ndërhyjë për ta ndalur një vendim të tillë, i cili cënon rëndë dhe ndikon në zgjedhje. Uroj shumë që edhe ndërkombëtarët “të gjejnë” kohë, ashtu sikundër kanë gjetur kur nuk janë lodhur së sulmuari Berishën, që të kritikojnë dhe deri ndalojnë Ramën që të blejë edhe këto zgjedhje....

4

E SHTUNË 1 PRILL 2023

POLITIKË

Plator Nesturi: “Berisha shihet si faktori kryesor që PD është e ndarë” Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë dorëheqjen. Gjithashtu ka largime të shumta edhe nga kandidatët e këshillave bashkiake dhe problem serioz për të gjetur komisionerë në qendrat e votimit dhe të numërimit. Përse kjo situatë brenda partisë së drejtuar nga Alibeaj dhe a e përligj gjendja e deritanishme “luftën e madhe” për të mbajtur vulën dhe logon? Forma e paraqitjes paralektorale e PD duket shumë paradoksale. Mangësitë e tanishme, si për çështjen e kandidatëve në garë ashtu dhe për listat e këshulltarëve duket se vijnë si faturë e shtuar nga gabimet që kanë bërë në gjithë këto kohë. Së pari, pjesa e Alibeajt dhe shumicës dërmuese të deputetëve kanë patur një mangësi të theksuar të aksionit politik. Nuk mund të mbetesh faktor politik vetëm për faktin se përbën shumicën e grupit parlamentar. Nëse pret me plogështi se çfarë do të ndodhë, atëherë i ke dhënë avantazh rivalëve të grupimit tjetër të cilët kanë vijuar të marrin gradualisht terren në anëtarësis por dhe në elektorat. Gjithashtu mungesa e aksionit politik bën që të shkëputesh apo të kesh lidhje aspak solide me mbështetësit e ty dhe të cilët do ti kesh aktivistët kryesorë në fushata elektorale. Përtej kësaj, përveç mungesës së aksionit politik, duket se dhe kjo PD e mbetur nuk është shëruar nga sëmundjet e vjetra të çka ndodhte më parë në selinë blu. Grupi i Alibeajt po vuan dhe një mungesë besueshmërie dhe për shkak të vendimeve se si po i merr. Duke u trajtuar në një rreth të ngushtë, në kryesinë e tyre, dhe pa një shtrirje më të gjerë të vendim marrjes, është e kuptueshme që të krijohen gropa të tjera e kundërshti në marrëdhëniet me mbështetësit, kandidatët e anëtarësinë. Të mos hapesh në vendimarrje, kur kjo ka qenë dhe një nga arësyet e dështimit të mëparshëm të PD-së në çdo beteje elektorale, kjo të çon në vetëvrasje, pasi në një garë të tillë mbytëse që po ndodh midis dy grupimeve, të ardhme do të ketë kush është

më dinamik dhe luan më me vendosmëri. Pavarësisht të metave dhe inkoherencës se si po luajnë krerët aktualë të PD, gjthësesi kjo parti mbetet një faktor elektoral. Kjo nuk shihet vetëm në sondazhe por dhe në realitet ndihet që megjithë përgjumjen, ka ende votues që do të ta çojnë votën sërish tek simbolet e vjetra, por dhe si një kundërvënie ndaj Berishës që shumë prej tyre e shohin si faktori kryesor që PD është e ndarë sot. Tërheqja e kandidatëve të PD-së shkon në favor të kandidatëve të Rithemelimit të Berishës që janë në koalicionin “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Meta, apo është një çorientim i plotë nga votuesit e djathtë, duke përfituar mazhoranca? Dobësia e njërit kah, mund të çojë ujë në interes të kahut tjetër që rivalizon për PD. Kjo mbetet normë, por nuk dihet ende se sa do të përfitojë krahu tjetër. Ka shumë faktorë që ndikojnë për këtë. Mendoj se pjesa më e heshtur e anëtarësisë së PD-së, janë ata që më se paku nuk mund ta çojnë votën drejt Berishës, jo vetëm se e shohin si shkaktarin e madh të ndarjes së PD për hir të çështjes non grata e të interest të tij për ta patur partinë si mburojë, por dhe për më shumë se kaq. Për shumë demokratë është e qartë se sado Berisha mbetet i fortë brenda anëtarësisë, nuk mund të shpresojnë se nën drejtimin e tij PD ka të ardhme, se mund të frymëzojë në elektorat dhe se mund të shndërrohet në alternativë qeverisëse. Kjo nuk është një garë se kush është më i fortë, Berisha apo Alibeaj. Kush mendon përtej dashurisë për liderin, di të gjykojë se dhe çfarë i duhet PD-së për të qenë një forcë dinamike e që të përballet si e barabartë me maxhorancën. Dhe kjo nuk mund të bëhet kur elektoratit i serviret e njëta pjatë e ftohur dhe e prishur, e servirur prej 30 vjetësh, që janë Berisha dhe Meta. Opozitës që të frymëzojë, i duhet mendësi e re, imazhe të reja dhe një shprehëse e interesave direkte të qytetarëve duke paraqitur program dhe platforma joshëse. Ky lidership që është kalcifikuar në 30 vita, i ka humbur këto lidhje dhe aq lart sa janë ngritur, nuk mund të kenë lidhje me ralitetin e përditshëm që jetojnë shqiptarët. Mund të kenë njohuri me realitetin e oligarkëve, por me atë të qytetarit të thjeshtë, vështirë se mund të besohet. Një element tjetër, që pak preket, është dhe si perceptohet ish LSI në mendësinë e anëtarësisë së PD. Është e vështirë për shumë demokratë që votën e tyre për Rithemelimin tia besojnë PL, dhe ku kandidatët e primareve nuk ekzistojnë si një realitet i dalë nga anëtarësia e saj. PS vendosi të rikandidojë 45 nga 61 kryebashkiakë, ndërsa PD e Berishës pasi kaloi primaret duket se

ka synuar të nxjerrë figura të cilët gëzojnë popullaritet tek qytetarët në njësitë përkatëse. “Kokë më kokë” në bashkitë kryesore, kandidatët e Rithemeilit të Berishës duket se janë në “avatazh” si individë, por në sondazhe përsëri rezultojnë humbës. A tregon kjo që zgjedhjet lokale janë shëmbëlltyrë e atyre politike ku nuk përzgjidhet individi, por subjekti politik që përfaqësojnë? Fakti që PS nuk ka bërë ndonjë ndryshim të madh në kandidaturat e veta për kryetarë bashkie, është një tregues se sa përpara e ndjejnë veten krahasuar me kundërshatrët. Në një garë ku ka rivalitet, vetë kandidaturat do të kalonin në një sitë më të hollë dhe ku beteja nga një garë midis subjekteve politike, do të ish një garë dhe midis vetë kandidatëve si individë, dhe se kush prej tyre do të ish më i pëlqyeshëm nga komuniteti. Por diferenca midis maxhorancës dhe opozitës është aq e madhe në këtë nisje fushate saqë e bën një realitet që pritet veç të konfirmohet në 14 maj. Veçanti mund të përbëjnë disa bashki të caktuara, ku ndërthuret si mbështetja e dikurshme që kanë patur për PD, apo dhe personazhe nga opozita që mund ti japin vlerë garës. Gjithësesi, nuk më duket me vend çka thoni se si individë, kandidatët e opozitës janë më të avantazhuar. Të dyja palët kanë personazhe me vlerë, sidomos për komunitetet ku garojnë. Por si duket, në këto zgjedhje do të ketë sërish vlerë flamuri partiak, pra forca politike që përfaqësojnë. Dhe gjendja dëshpëruese në të cilën ndodhet opozita duket si faktori kryesor që fitorja ka zgjedhur pa droje sërish krahun e maxhorancës. Ditët e fundit ka edhe një debat në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se qeveria do të japë 5 mijë lekë të reja shpërblim për të gjithë pensionistët në muajin prill. Opozita pretendon se kjo është në shkelje të ligjit zgjedhor, por edhe si formë për të “blerë vota”. Gjithashtu edhe Komisoneri Shtetëror Zgjedhor Celibashi ka lënë të kuptohet se mund të jetë vendim në kundërshtim me ligjin. Ju si e kumentoni Janë disa nisma që po ndërmerr qeveria, duke nisur që nga rritja e pagave deri në fund të këtij viti, rritje me dy faza por dhe që është e konsiderueshme. Dhe deri te shpërblimi për pensionistët që nuk janë të përfshirë në skemën e re të pagave. Si rregull edhe ata duhet të përfitojnë diçka nga kjo reformë. Ndaj nëse nuk është shkelje e ligjit zgjedhor skema e re e pagave, atëhere as çka përfshin pensionistët nuk mund të konsiderohet shkelje. Për më tepër për nivelin e pensioneve të shqiptarëve të moshes së tretë, çdo nismë do të ish e shumëpritur. Në të tilla kushte, këto akuza të opozitës me qëllim bllokimin e përfitimit të pensionistëve, mund ti kthehet në boomerang e që do të sillte një abandonim masiv të votës së moshës së tretë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Erald Shulla: “Zgjedhjet lokale, një rrëmujë, ku përfiton vetëm mazhoranca” Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë dorëheqjen. Gjithashtu ka largime të shumta edhe nga kandidatët e këshillave bashkiake dhe problem serioz për të gjetur komisionerë në qendrat e votimit dhe të numërimit. Përse kjo situatë brenda partisë së drejtuar nga Alibeaj dhe a e përligj gjendja e deritanishme “luftën e madhe” për të mbajtur vulën dhe logon? Disa gjëra duhen thënë drejt, ajo që lexohet qartazi tani është që Partia Demokratike po kalon situatën më të rëndë që ka përjetuar që prej themelimit të saj. Kjo që shohim sot është evërteta e hidhur ku është katandisur forca më e madhe e opozitës shqiptare. Është për të ardhur keq që shohim opozitën të shkolofitur, ku një pjesë janë bashkuar për të kapur çfarë të kapin, një pjesë janë të mbajmë çfarë mund të mbajmë, një pjesë nuk po dinë kë të kapin dhe pjesë janë duke bërë sehirin e tyre sepse nuk duan të përfshihen fare me asnjë. Partia Demokratike është në atë fazën e mbijeton apo jo në arenën politike të vendit. Historia e vulës dhe pretendimeve të tjera janë justifikime, sepse problemet e Partisë Demokratike janë vetëm në një vend, tek përplasja Berisha-Basha. Asgjë tjetër nuk është problem, përplasja e tyre ose duhet sheshuar ose viktima është vetëm një Partia Demokratike. Sot të dy mund të kërkojnë ta ndajnë, por nesër do jetë vonë, në zgjedhjet pasardhëse do ndajnë pak e më pak gjithmonë. Tërheqja e kandidatëve të PD-së shkon në favor të kandidatëve të Rithemelimit të Berishës që janë në koalicionin “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Meta, apo është një çorientim i plotë nga votuesit e djathtë, duke përfituar mazhoranca? Të dyja pjesët janë dhe qëndrojnë, si e para edhe e dyta. Një pjesë unë mendoj normalisht që do shkojë si votë tek kandidatët e rithemelimit, por edhe një pjesë do mendojnë që opozita nuk është aspak serioze në zgjedhje me probleme shumë edhe mund të edhe mos marrin pjesë në zgjedhje. Në fakt unë realisht mendoj që numri i zgjedhësve do jetë edhe më i ulët se në zgjedhjet e tjera sepse një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të Partisë Demorkatike do vendosin të mos votojnë duke vlerësuar gjëndjen e Partisë Demokratike si të rëndë dhe

jo fituese. Kjo është pjesa që unë shikoj si përfitim të mazhorancës në këto zgjedhje. PS vendosi të rikandidojë 45 nga 61 kryebashkiakë, ndërsa PD e Berishës pasi kaloi primaret duket se ka synuar të nxjerrë figura të cilët gëzojnë popullaritet tek qytetarët në njësitë përkatëse. “Kokë më kokë” në bashkitë kryesore, kandidatët e Rithemeilit të Berishës duket se janë në “avatazh” si individë, por në sondazhe përsëri rezultojnë humbës. A tregon kjo që zgjedhjet lokale janë shëmbëlltyrë e atyre politike ku nuk përzgjidhet individi, por subjekti politik që përfaqësojnë? Nuk dua të paragjykoj kandidatët e të dy kampeve, sepse nga të dyja palët ka personalitete për tu vlersuar si edhe për ata që ka rezerva, dihet që mazhoranca do fitojë më shumë bashki se opozita, sepse pushteti do ndikojë, opozita ka problemet e saj të ditura tashmë, por kjo nuk do të thotë që Partia Socialiste do i fitoj të gjitha bashkitë e vendit, opozita do marrë disa bashki, kryesisht unë i shikoj fitues në veri të vendit dhe në disa bashki të zonës Shqipërisë së mesme. Ndërsa lufta më e fortë do jetë dhe do zhvillohet për pozicionet e këshillave bashkiake. Ditët e fundit ka edhe një debat në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se qeveria do të japë 5 mijë lekë të reja shpërblim për të gjithë pensionistët në muajin prill. Opozita pretendon se kjo është në shkelje të ligjit zgjedhor, por edhe si formë për të “blerë vota”. Gjithashtu edhe Komisoneri Shtetëror Zgjedhor Celibashi ka lënë të kuptohet se mund të jetë vendim në kundërshtim me ligjin. Ju si e komentoni? Asgjë e re, gjithmonë kështu ka ndodhur, këtë bëjnë gjithmonë, pushteti keqpërdoret për zgjedhjet, ky rast po u jepet si shpërblim, herët e tjera ka arritur deri tek blerja e votës. Fenomeni më i keq dhe i turpshëm që ka ndodhur në vendin tonë blerja e votës. Si pasojë e kësaj jemi dhe në këtë gjendje sot, prej këtij fenomeni që ka ndikuar edhe ka dëmtuar opozitën. Në fillim, kishim ku bliheshin votat e atyre që ishin në pamundësi ekonomike, pastaj u kthye në trend për ta shitur votën me idenë të marrim diçka se politikanët gënjejnë, e arritëm deri aty sa akuzojmë politikanët si të shitur e të blerë. Një situatë e dhimbshme. Prandaj thashë në fillim kur blihen dhe joshen politikanë, pse jo pensionistët, të cilët kanë pensionet më të ulëtat në rajon. Zgjedhjet loakle unë i shoh si një rrëmujë pa interes, ku përfiton mazhoranca dhe disa interesa të vjetra të opozitës.

www.fjala.al

E SHTUNË 1 PRILL 2023

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

Hetimet për Arben Ahmetajn, kreu i SPAK: Kemi gjetur prova

“Fshehu vëllain kriminel”, Alibeaj i përgjigjet Berishës dhe i kujton lustracionin

ryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur deklaratë të K ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u shpreh se nga hetimet e kryera ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj janë siguruar disa prova që dyshohet se e implikojnë në veprimtari të paligjshme. Dumani: “Hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë)”

P

rokuroria e Posaçme SPAK ka intesifikuar hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministri dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj, i akuzuar për katër vepra penale si shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje të të ardhurave dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në një komunikim me mediat kreu i SPAK Altin Dumani u shpreh dje se kanë gjetur prova që po hetohen dhe presin edhe përgjigjen e disa letër-porosive të nisura jashtë vendit për pasuri, llogari bankare dhe veprimtari të tjera që dyshojnë se e lidhin Ahmetajn në aferën e inceneratorëve dhe për veprat e tjera që po hetohet. Dumani theksoi se SPAK nuk i merr leje askujt që të marrë në pyetje Ahmetajn, ndërsa shtoi se Prokuroria ka dërguar letërporosi në shumë shtete dhe se ka dyshime për fshehje të pasurisë jashtë vendit. Duke u ndalur te sekuestrimi i dy pronave, një në emër të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxhës, në Hamallaj dhe një tjetër që figuron në emër të shoqes së saj, në Palasë, Dumani tha se ky bllokim është preventiv, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos të tjetërsohet pronësia. “Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim kushdo të jetë për ta marrë në pyetje Arben Ahmetajn apo kushdo

që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë”-tha Dumani. Ai më tej shtoi se janë nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet dhe përgjigjet prej tyre kërkojnë kohë. “Ka që janë përgjigjur, ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani. AHMETAJ RRËZOHET NË GJYKATË Tre ditë më parë Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi pretendimet e Arben Ahmetajt për shkelje ligjore në kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij. Në padinë e ngritur nga avokatët mbrojtës pretendohej se kontrolli ishte i paligjsghëm pasi Ahmetaj gëzon imunitet për shkak të mandatit të deputetit dhe se për raste të tillla në kryerjen e kontrollit duhet të vihej në dijeni Parlamenti dhe të merrte vendim gjykata. Gjithsesi kjo padi është rrëzuar dhe gjykata e konsideroi si të ligjshëm kontrollin e kryer nga agjentët e

5

BKH-së për llogari të hetimeve që kryhen nga SPAK. Gjatë kontrollit në banesat e ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe bashkëjetueses aktuale janë gjetur një shumë prej 30 mijë eurosh e padeklaruara, dokumenta të ndryshme pronësie, praktika noteriale dhe porosi për vila apo apartamente bashkangjitur me genplanet përkatëse. Ish-numri dy i qeverisë është nën hetim për përfshirjen e mundëshme në aferën e inceneratorëve dhe dosja e tij është veçuar nga pjesa tjetër e të pandehurve. SPAK u vu në lëvizje pas disa shkrimeve në media dhe zbulimit të disa emaileve në komjuterin e Klodian Zotos, njëri prej personave të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve. Vetë Ahmetaj ka mohuar publikisht njohjen me Zoton dhe sipas tij Zoto nuk i ka paguar asnjë biletë udhëtimi dhe prenotim të hoteleve jashtë vendit. Megjithatë hetimet janë ende në fazën e parë dhe pritet që në ditët në vijim Ahmetaj të merret në pyetje nga SPAK. Nga politika është aluduar se nuk përjashtohet mundësia e arrestimit të tij, por SPAK shprehet se çështja është nën hetim dhe presin marrjen e provave të tjera dhe më pas do të vendosin sesi do të procedojnë në rastin e ish-zëvendëskryeministrit.

akuzat për vëllain e këtij të fundit. Në një reagim në rrjete sociale, Alibeaj thotë se akuzat e ish-kryeministrit janë një refren i njohur në politikën shqiptare dhe se sipas tij akuzat ndaj familjarëve janë një rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit që për dhjetëra vite persekutuan shqiptarët. “Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren. Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët”-shprehet Alibeaj. Më tej ai I ka kujtuar Berishës se do të vijojë me kontributin për ligjin e lustracionit dhe të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit ku dyshohet se janë implikuar edhe politikanë. “Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë”-thotë Alibeaj. Tre ditë më parë Berisha sulmoi ashpër Alibeaj për fshehjen e dënimit të vëllait të tij në një nga vendet e Europës.

KRRIK letër institucioneve, deputetët shkelin ligjin zgjedhor oalicioni për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara K (KRIIK) konstaton parregullsi dhe

shkelje ligjore në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një letër të hapur publike, drejtuar kryeparlamentares, presidentit, kryeministrit, partive politike dhe përfaqësive diplomatike KRIIK i kujton subjekteve politike se klima zgjedhore duhet të jetë e qetë për të moscënuar shprehjen e lirë të qytetarëve. “Kjo klimë zgjedhore e qetë është mëse e nevojshme për t’i bërë qytetarët të ndihen të sigurt për shprehjen e lirë dhe të pacënuar të vullnetit të tyre, duke iu dhënë të kuptojnë se procesi zgjedhor është i tyre, si një mundësi për të zgjedhur më të mirën e ofertave elektorale të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për mirëadministrimin e qeverisjes vendore”-thuhet në letër. Më tej shtohet se është detyrë e shtetit, i cili nëpërmjet ligjit dhe institucioneve, të Institucionit të KQZ-së veçanërisht, të kujdeset për pacënueshmërinë dhe mos-ndikimin apo mos-orientimin në asnjë rast të votuesit shqiptar, duke vënë në funksion mekanizma parandalues dhe sanksionues ndaj tërë formave të pushtetit, qoftë ai

politik, shtetëror, ekonomik apo edhe kriminal. Në monitorimin që KRIIK ka krye përgjatë javëvëve

të fundit, ku fushata elektorale ka nisur para kohë, konstatohet pjesëmarrja e e deputetëve në ak-

tivitete të institucioneve shtetërore, veçanërisht në bashkitë e vendit. “Lidhur me këtë çështje, KRIIK ka

shprehur Qëndrimin e tij zyrtarisht në KQZ, por edhe publikisht, duke e konsideruar të paligjshme prezencën e përfaqësuesve politikë, qofshin këta edhe deputetë, në veprimtaritë e përditshme të Administratës së Bashkisë dhe Kryetarit të saj, që këta të fundit zhvillojnë konform përgjegjësive dhe detyrave të tyre funksionale rutinë[iii], të cilat, sipas gjykimit të KRIIK dhe bazuar në parashikimet ligjore të Ligjit, nuk përputhen në asnjë pikë me përgjegjësitë dhe funksionet e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”-thuhet në konstatimin e KRIIK. Kjo organizatë e monitorimit të zgjedhjeve ka renditur disa raste të shkeljeve për të cilat ka vënë në dijeni KQZ-në për të marrë masat përkatëse. “KRIIK Ju nxit të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të orientuar e këshilluar të gjithë deputetët për zbatimin me korrektësi të ligjit, duke mos abuzuar në asnjë rast me postin dhe funksionin publik që mbajnë, duke respektuar katërcipërisht kuadrin ligjor dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore”-thuhet në letrën drejtuar institucioneve të rëndësishme në vend, partive politike dhe përfaqësive të huaja diplomatike në Shqipëri.

6

E SHTUNË 1 PRILL 2023

SPECIALE

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Dosier

Sigurimsi u fut si teknik lavatriçeje në shtëpinë e familjes së Kadri Hazbiut Si përgjohej familja Hazbiu në Kurbnesh, nga B.p. “Drita”, “Shigjeta” dhe “Aparati”, që banonte në një shkallë me ta, si dhe “patriotët” P.P.M. e GJ.P.A. Raporti i B.p. “Didhja” / “Kur isha duke i rregulluar frigoriferin Agron Hazbiut, ai më tha se; fshatari do hajë mish e, do të pijë qumësht, kur ta ketë lopën në shtëpi”! NGA DASHNOR KALOÇI

V

ëllai im, Petriti, donte vajzën e Themeluesit të Partisë, por në një kohë kur Themeluesi i Partisë, nuk ishte mirë më shëndet, udhëheqësi i tanishëm i Partisë, nxiti gruan e Themeluesit të Partisë, që kjo fejesë të mos bëhej dhe kjo i tha babait tim se; kjo fejesë nuk mund të bëhej se, do flasë populli. Babai im, e thirri Petritin dhe i tha: Harroje këtë muhabet! Këtë gjë, udhëheqësi i Partisë e bëri, se po të bëhej kjo fejesë, do të forcohej miqësia dhe pas vdekjes, karrigen e Themeluesit të Partisë, do ta merrte babai im. Gruaja e Themeluesit të Partisë, për problemet e fëmijëve, nuk e pyeste themeluesin e Partisë. Kur u shkarkua babai im dhe me të vazhdonte hetuesia e lirë, në shtëpinë tonë ishim mbledhur të gjithë dhe ne e pyetëm se si ishte puna? Babai im, na mblodhi dhe na tha: ‘Unë kam punuar me ndershmëri, por kështu e shikon të arsyeshme Partia. E vërteta do dali një ditë në shesh, por mua atëhere do më ketë mbirë bari në sy! Nga padrejtësitë që i bënin babait tim, mua më hipi gjaku në kokë dhe desha të merrja në bagazh, automatikun dhe të mos lejoja ta merrnin babain, por babai më tha: Jo kështu Agron, se unë nuk vë pushkë kundër Themeluesit të Partisë”. Kështu thuhet në mes të tjerash në një dokument tepër sekret të Sigurimit të Shtetit që mban datën 3 mars të vitit 1987, ku është e zbardhur e gjithë biseda e djalit të dytë të Kadri Hazbiut, Agronit, me një shokun e tij të punës në Kurbnesh të rrethit të Mirditës, ku ndodheshin të dy të internuar dhe e gjitha ajo bisedë mes tyre, i është dërguar më pas Ramiz Alisë. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, i cili është pjesë e një dosje voluminoze që është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, (tashmë pjesë e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit), në ngarkim të Kadri Hazbiut dhe familjes së tij, përveç bisedave të bëra të Agron Hazbiut me shokun e tij (A.M.), i cili i’a ka deklaruar ato të gjitha dhe me detaje të hollësishme Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Mirditës, pjesë e asaj dosje voluminoze, janë edhe me qindra e qindra raporte e informacione sekrete me denoncime dhe përgjime ndaj familjes Hazbiu, të cilat fillojnë që në tetorin e vitit 1982, (kur filloi goditja ndaj Kadri Hazbiut) dhe mbarojnë në fillimin e vitit 1991, kur filloj shembja e regjimit komunist dhe ajo dosje u mbyll, për t’u arshivuar në arkivin e Ministrisë së Brendshme. Por Ramiz Alia, njeriu që bashkë me Nexhmije Hoxhën, ndikuan tek Enveri për prishjen e fejesës ndërmjet vajzës së tij Pranverës dhe Petritit, djalit të Kadri Hazbiut, i arrestuar në tetorin e vitit 1982, si “armik i popullit”, nuk është mjaftuar vetëm me e goditjen dhe eliminimin e tij fizik, por ai ka vazhduar edhe ndaj familjes së Hazbiu, e cila

ishte e internuar diku larg në malet e Kurbneshit të rrethit të Mirditës. Siç do të shohim edhe nga dokumentet në fjalë, pasi ai është njoftuar nga Sigurimi i Shtetit në fillimin e marsit të vitit 1987, lidhur me ato që ka thënë Agron Hazbiu, ai (Ramizi), në krye të atij dokumenti, ka vënë shënimin me dorën e tij, duke shkruar: “Se mos na arratisen, djemtë e armikut...Të veprohet...”! Dhe vetëm 15 muaj më vonë, Agron Hazbiu, u gjet i vdekur në minierën e bakrit në Kurbnesh, ku sipas versionit zyrtar, ai kishte bërë vetëvrasje, duke lidhur dinamit në trup. Por a ishte vërtetë ajo një vetëvrasje, apo Sigurimi i Shtetit, kishte zbatuar porosinë e Ramiz Alisë, (të shkruar me dorën e tij: “...Të veprohet”), duke pasur frikë nga i biri i Kadri Hazbiut, i cili, përveçse dikur në vitin 1982, kishte dashur të kapte automatikun, në mbrojtje të babait të tij, por edhe aty në internim, ishte shprehur edhe për hedhje dinamiti ndaj dikujt...! Lidhur me këtë dhe të tjera, do njihemi nga një numër i madh dokumentesh arkivore të nxjerrë nga dosja voluminoze në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiut dhe familjes së tij, të cilat publikohen për herë të parë dhe ekskluzivisht për gazetën FJALA në disa numra të saj. VIJON NGA NUMRI I KALUAR

DOKUMENTI SEKRET ME PLANIN E MASAVE AGJENTURIALE - OPERATIVE TË MIRATUAR NGA KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME PUKË, BESIM STAFA DHE AI I MIRDITËS, BAJRAM PELO, PËR KOORDINIMIN E VEPRIMEVE NË SURVEJIMIN E FAMILJES SË KADRI HAZBIUT SEKRET Ekzemplar Nr. 1 Pukë, më 28.6.1983 MIRATOHET KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME PUKË BESIM STAFA KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME MIRDITË BAJRAM PELO SH T E S Ë P L A N - M A S A SH AGJENTURIALE-OPERATIVE E PËRBASHKËT, PËR KONTROLLIN E LIDHJEVE TË ARMIKUT KADRI HAZBIU Me qëllim që të kontrollojmë veprimtarinë e lidhjeve familjare e miqësore të armikut të Partisë, Kadri Hazbiu, që ka në rrethin e Pukës dhe të Mirditës, për t’u thelluar në zbulimin, dokumentimin, goditjen dhe ndërprerjen e veprimtarinë armiqësore që zhvillojnë dhe mund të zhvillojnë në të ardhmen, vetëm, ose në bashkëpunim me njëri tjetrin, të merren këto masa, agjenturalo-operative: Për degën e Punëve të Brendshme, Mirditë:

Në qytetin e Kurbneshit, janë me masë internimi familja e armikut Kadri Hazbiu, gruaja, Hedije, Mimoza, Elena, Petriti dhe Agroni, fëmijët dhe Medi Çollaku, me banim në qytetin e Rrëshenit, e me punë arsimtar në Frorë, ish-dhëndër i tij. Nga ana jonë, përpunohen në përpunim paraprak, Petrit dhe Agron Hazbiu, për agjitacion e propagandë kundër Partisë dhe pushtetit popullor. Për të zbuluar në thellësi e gjerësi veprimtarinë armiqësore që, mund të zhvillojnë me lidhjet e tyre në rrethin e Pukës, në të ardhmen, nga kjo Degë, do të merren këto masa agjenturiale-operative: Ndaj fëmijëve të tij në Kurbnesh, do të ushtrohet vazhdimisht kontroll, ashtu si është bërë më parë, të sigurohen fizikisht duke u paraqitur në Rep. 44, dy herë në ditë dhe në rast festash dhe gatishmërish, të paraqiten tre herë në ditë, të kontrollohet paraqitja e tyre nga P.P. i sektorit, kjo me qëllim që të parandalohet me kohë, çdo akt i mprehtë që, mund të merret nga ana e tyre. E kryen vazhdimisht, Punëtori Operativ, M.Monka. E kontrollon, Zv/Kryetari i Degës Në qytetin e Kurbneshit, B.p. “Aparati” që banon në një shkallë me këtë familje të internuar, B.p. “Drita”, “Shigjeta”, e patriotëve P.P.M. e GJ.P.A., do t’u jepet detyrë që, po konfirmuan se në qytet, kanë ardhur lidhjet e tyre, sidomos ato që kanë në rrethin e Pukës, të na njoftojnë menjëherë, që nga ana jonë, të merren masa për përgjimin e bisedave në shtëpinë e tyre. Kjo, sipas njoftimit që do të na bëjë, Dega e Pukës. E kryen P.Op. M.Monka E kontrollon, Zv/Kryetari i Degës Në qoftë se Agron Aranitasi, ka ardhur në qytetin e Rrëshenit dhe ka takuar e biseduar me ish-kunatin e tij, Medi Çollakun, po u konstatua një fakt i tillë, edhe sipas njoftimit të Degës së P. të Brendshme Pukë, do të merren në survejim dhe po u futën në shtëpinë e Mediut, do të shkohet në pikën e kontrollit, për të përgjuar bisedën e tyre me T.O., reagimet për lidhjet në Kurbnesh, do t’i dërgohen Degës së P., të Brendshme Pukë. E kryen P.Op. Y.Tabaku., H.Hysenukaj, H. Vata, në vazhdim. Në muajin maj, të dërgohet në Tiranë me kombinacion, Petrit Hazbiu, i cili gjatë gjithë kohës, që kur të niset nga qyteti i Kurbneshit për

në Tiranë, do të merret në survejim, për të fiksuar lidhjet e tij në Rrëshen, e sidomos ato që janë në rrethin e Pukës. Po ashtu, dy ditë më parë, të njoftohet Dega e P. të Brendshme e Pukës, për të marrë masa për lëvizjet e Agron Aranitasit. E kryen P.Op. M.Marku, M.Hysenukaj, në vazhdim. E kontrollon, Zv/Kryetari i Degës. Herë pas here, të bëhet përgjimi i bisedave të tyre, kjo sidomos në rast festash, e kur në shtyp, televizor e radio, do të flitet për probleme të rëndësishme, si të situatës së brendshme, ashtu dhe asaj të jashtme, ndërkombëtare. Reagimet që mund të dalin për lidhjet e tyre në Pukë, t’i dërgohen kësaj Dege. E kryen P.Op. M.Marku, M.Hysenukaj, në vazhdim. E kontrollon, Zv/Kryetari i Degës. Sipas vendimit të Gjykatës, Agron Aranitasi, do të sjell fëmijët e tij (vajzën e djalin) në qytetin e Rrëshenit, njëherë në 2 muaj, për takim me të ëmën, Mimoza Hazbiu, nga ana jonë do të merren në survejim, për të fiksuar kontaktet midis tyre në qytetin e Rrëshenit, në të njëjtën kohë, do të bëhet përgjimi në banesën e Medi Çollakut, e njëjta gjë, edhe kur Mimoza të kthehet në qytetin e Kurbneshit, reagimet që do të dalin për lidhjet e tyre në Pukë, do t’i dërgohen kësaj Dege. E kryen P.Op. M.Marku, M.Hysenukaj, Y.Tabaku, H.Vata, në vazhdim. E kontrollon, Zv/Kryetari i Degës. Për Degën e Punëve të Brendshme, Pukë. Nga ana jonë, ndiqen në përpunim aktiv 2/A, si lidhje e armikut të Partisë Kadri Hazbiu, Agron Aranitasi dhe Myfit Hazbiu. Prandaj, për të zbuluar dhe fiksuar lidhjet e tyre të dyshimta me familjen e armikut Kadri Hazbiu, nga ana jonë, do të merren këto masa agjenturalo-operative: Agron Aranitasi: Tek Agroni, do të dërgohet B.p. me pseudonimin “Radisti”, për të mësuar se, si reagon për ndarjen me gruan e tij, Mimozën. Kur të mësojmë se Agron Aranitasi, do të shkoj për të çuar fëmijët te ish gruaja e tij, Mimoza, në Kurbnesh të rrethit të Mirditës, do të njoftohet Dega e P. të Brendshme Rrëshen, me parullën, në Plikon Nr. 2, u nisë për në Rrëshen. Në rast se do të dalin

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

materiale në ngarkim të lidhjeve komplotiste, Mimoza - Agron, do t’i dërgohen Degës së P. të Brendshme, Mirditë. Myfit Hazbiu: Po qe se objekti Myfit Hasan Hazbiu, do të shkoj tek lidhjet e tij në rrethin e Rrëshenit, do të njoftohet Dega e Brendshme e Rrëshenit, me parullën në Plikon Nr. 10., e nisëm për në destinacion dhe nga ana jonë, do të merret në survejim, me qëllim që të fiksojmë lëvizjet e dyshimta, apo takimet e dyshimta. Në drejtim të këtij, të drejtohet B.p., me pseudonimin “Sharra”, për të parë se si reagon objekti, për lidhjet e tij që ka në rrethin e Rrëshenit dhe po qe se na del ndonjë e dhënë, t’i dërgohet Degës së P. të Brendshme, Rrëshen. Në drejtim të këtij, do të drejtohet B.p. me pseudonimin “Trëndafili”, për të parë se si reagon ky, për arrestimin e armikut Kadri Hazbiu, e të babait të tij, Myfit Hazbiu dhe po qe se del ndonjë e dhënë, në drejtim të lidhjeve të tij në rrethin e Rrëshenit, t’i dërgohet Degës së P. të Brendshme, Rrëshen. E kryen P. Op. Kujtim Kuçi, e Stavri Labi, në vazhdim. E kontrollon, Zv/Kryetari i Degës së P. Brendshme, K. Prifti. PUNËTORËT OPERATIV MIHAL MONKA MUSTAF HYSENUKA KUJTIM KUÇI STAVRI LABI ZV/KRYETARËT E DEGËS VESEL AVDULLAI KOSTA PRIFTI DOKUMENTI SEKRET ME PLANIN E DETYRAVE TË MIRATUAR NGA ZV/KRYETARI I DEGËS SË PUNËVE TË BRENDSHME TË RRËSHENIT, VESEL AVDULLAI, LIDHUR ME NDJEKJEN E SURVEJIMIN E FAMILJES SË KADRI HAZBIUT SEKRET EKZEMPLAR I VETËM Rrëshen, më 9.6.1983 MIRATOHET ZV/KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME VESEL AVDULLAI PLAN - DETYRA TË VEÇANTA PËR KONTROLLIN FIZIK TË PJESËTARËVE TË FAMILJES SË ARMIKUT TË PARTISË KADRI HAZBIU, TË INTERNUAR NË QYTETIN E KURBNESHIT. Në zbatim të detyrës nr. 8 të planit të masave agjenturore operative, datë 9.6.1983, për përpunimin e objektit në përpunim paraprak, Petrit Hazbiu, krahas detyrave të nxjerra për kontrollin fizik të pjesëtarëve të familjes së armikut të Partisë Kadri Hazbiu, që janë me masë internimi në qytetin e Kurbneshit si: gruaja Hedija, fëmijët Helena, Mimoza, Petriti, dhe Agroni, me qëllim për ti pasur nën kontroll të plotë lëvizjet e tyre e kontaktet me personat e tjerë të dyshimtë, e për të prevanuar në kohë, arratisjen ose rrëmbimin

SPECIALE

e tyre nga ndonjë zbulues i huaj, në të ardhmen nga ana jonë, do të realizohen me precedencë këto detyra: 1 - Ashtu si edhe më parë, do të bëhet sigurimi i tyre fizik duke u paraqitur dy herë në ditë në Komandën e Repartit 44, ku në shumicën e rasteve, të kontrollohet paraqitja e tyre nga nga Punëtori i Policisë së sektorit. E kryen: P.Op. Mihal Monka në vazhdim Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës 2 - Sigurimi i tyre fizik, do të si në vendbanim e në qendrën e punës, dhe konkretisht do të merren këto masa: A - Në vendbanim: a - Në banesën ku ata jetojnë, në një hyrjen banon dhe B.p. "Aparati" dhe ish B.p. "Automatiku", do t’i jepet detyra që herë pas here, të fiksojnë kontaktet e tyre në qytet, nëse ka persona të panjohur që interesohen për ta, t’i verifikojnë dhe menjëherë të njoftojmë nëse, natën vonë ose në kohë të përshtatshme, futen lidhjet e tyre ose persona të tjerë të dyshimtë e, të informojnë në kohë, po ashtu nëse konstatojnë se nëse, të gjithë ose ndonjëri prej tyre, nuk është në vendbanim, të informojnë menjëherë. b - Detyra të tilla, edhe B.p. "Drita", "Shkëlzeni", "Shigjeta", "Furrneli", e do të aktivizohen qytetarët P.P. LL.GJ. P.A. LL.P K.GJ., ku herë pas here, do të merren në survejim për të fiksuar kontaktet e tyre me persona të dyshimtë. B - Në qendrën e punës: a - Do t’i jepet detyrë B.p. "Pisha", "Bakri", "Shënjuesi", "Drini", për të fiksuar kontaktet e Petritit dhe Agronit në minierë, me persona të dyshimtë që interesohen për ta, mungesën në punë, nëse shprehim pakënaqësi për kushtet e punës dhe jetesës, e sipas tyre kushte më të mira, mund t’ju sigurohen jashtë, menjëherë të informojnë e, t’i mbajnë në kontroll, për të prevenuar çdo tendencë arratisjeje. b - Po kështu, do të aktivizohen persona të besuar, si: ish B.p. "Çelësi" GJ.P. N.H. Neli e H. Doda, brigadierë të brigadave ku ata punojnë, për të na sinjalizuar në kohë, kur ata mungojnë

pa arsye, me qëllim që nga ana jonë, të merren masa verifikimi e mbajtje nën kontroll të fortë. Kryen: P.Op. Mihal Monka në vazhdim Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës 3 - Herë pas here kur në shtyp, radio, e televizor, me raste festash e manifestimesh të ndryshme, që mund dhe të flitet për probleme me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, do të përgjohen bisedat e tyre për të mësuar reagimet për problemet që trajtohen e për cilësimin e birit të të atit, si armik i Partisë. Kryejnë: P.Op. M.Monka e H.Vata, në vazhdim 4 - Nga ana jonë, nëpërmjet Punëtorit të Policisë së sektorit, inspektorëve vullnetarë të qarkullimit rrugor, do të verifikohen shoferët sidomos të Parkut të Tiranës, Tepelenës, Pukës, ku ata kanë lidhjet e tyre, nga këto do të veçohen shoferët e makinave si “Gaz” 61, “Gaz BÇ”, si të Gjeofizikës, do të korrespondohet me Degët përkatëse, për të sqaruar pozitën e tyre nëse kanë pasur lidhje familjare me familjen e Kadri Hazbiut, kjo me qëllim që, për më të dyshimtit, të merren masa kontrolli, për të prevanuar në kohë, ndonjë rrëmbim të pjesëtarëve të familjes së armikut të Partisë, Kadri Hazbiu. Kryen: P.Op. M.Monka në vazhdim Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës 5 - Sa herë që do të vijnë në qytetin e Rrëshenit për probleme familjare, si vizita e takim me fëmijët, sa herë që do t’ju jepet leje, do të merren në survejim gjatë gjithë rrugës, në qytetin e Rrëshenit e në kthim, kjo me qëllim për t’i patur nën kontroll të vazhdueshëm fizik, për të prevenuar ndonjë akt arratisjeje, dhe për të fiksuar kontaktet me persona të tjerë. Kryejnë: P.Op. M.Monka, P.Peri, Y.Tabaku në vazhdim Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës Këto detyra, e të tjera që do të na imponojë situata, do të zbatohen e analizohen herë pas here, në varësi me ashpërsimin e situatës operative, do të përcaktohen detyra të tjera, duke aktivizuar B.p. të tjerë e qytetarë të besuar, për t’i pasur gjatë gjithë kohës në kontroll, ditë e natë, për të prevenuar ndonjë akt arratisje e rrëmbim të tyre. Punëtori Operativ Mihal Monka DOKUMENTI SEKRET ME RAPORTINFORMACIONIN E PUNËTORIT OPERATIV, YLLI TABAKU, ME TË DHËNAT E BASHKËPUNËTORIT TË SIGURIMIT ME PSEUDONIMIN “DIDHJA”, LIDHUR ME BISEDAT QË AI KA BËRË, ME AGRON HAZBIUN Marrë: P.Op. Ylli Tabaku Dhënë: B.p. “Didhja” Raport i datës 19.8.1983 Burimi njofton se; në fund të muajit maj 1983, N.R.SH., më dërgoi në qytetin e Kurbneshit, tek qytetari Agron Hazbiu, për riparimin e një frigoriferi, gjatë kohës që po bëja kontrollin dhe riparimin e defektit, zumë muhabetin e ekonomisë private të fshatarit dhe Agroni u shpreh se; fshatari ka pas hëngër mish kur ka pas ther derrin 200 kg., dhe pinë qumësht sa të jetë lopa në dorën e fshatarit, e pa shtetëzuar, se lopa bën 10 kg. qumësht, kurse fshatari, nuk ka mundësi që t’i marr në shtet këtë sasi qumështi. Agroni e pyeti atë se; a ka dalë ai mishi holandez, ishte shumë i keq dhe nuk u hante fare, nga era që kishte dhe këtu në Kurbnesh, mishi del me raste shumë të rralla. “Didhja” Sqarimi i të dhënës: Agroin Hazbiu, është djali i armikut të Partisë, Kadri Hazbiu, që është me masë internimi

E SHTUNË 1 PRILL 2023

7

në Kurbnesh. Vlersimi i të dhënës: E dhëna ka vlerë operative, se bën fjalë për agjitacion me përmbajtje armiqësore, nga ana e lidhjes së armikut, Kadri Hazbiu. Detyra e dhënë B.p. B.p., ju dha detyrë, që në qoftë se do të shkoj përsëri në familjen e Hazbinjëve, më parë të na vejë në dijeni. Masat Operative: E dhëna t’i bëhet e njohur udhëheqjes së Degës. E dhëna të shtypet në dy kopje, 1 kopje t’i dërgohet Grupit Operativ dhe një kopje, të vendoset në dosjen e Agron Hazbiut. Punëtori Operativ Ylli Tabaku T’i kalohet P.Op. të zonës dhe së bashku me të, të hartohet një vijë sjellje dhe të krijohet mundësia që B.p., të shkojë përsëri tek familja e Agron Hazbiut. 3.9.1983 Zv/Kryetari i Degës Vesel Avdullai DOKUMENTI SEKRET ME RAPORTINFORMACIONIN E PUNËTORIT OPERATIV, MIHAL MONKA, ME TË DHËNAT E BASHKËPUNËTORIT TË SIGURIMIT ME PSEUDONIMIN “PISHA”, LIDHUR ME BISEDAT QË AI KA BËRË, ME AGRON HAZBIUN Mori: P.Op. M. Monka Dha: B,p. “Pisha” Në natyrë Raport i datës 6.9.1983 Burimi njofton se, në datën 5.9.1983, rreth orës 19.30, ai ishte turni i dytë, në fund të dizenterisë Nr. 8. dhe duke pushuar ka biseduar me Qazim Latën nga Dukagjini i Matit dhe me Mark Ndue Deda nga Ndërshena, pas pak erdhi për pushim dhe Agron Hazbiu. Gjatë bisedës ai, e pyeti Agronin se si t’u duk loja e “Dinamos” me “Besën”, ç’ka tha Agroni, këta tanët nuk luajnë futboll, se regjim nuk kanë, kontrolli mungon dhe në stërvitje kontrolli luaj me 5 leksha, këta luajnë pa përgjegjësi, futboll luhet jashtë, si ishte ndeshja midis “Haburgut” dhe “Juventusit”, ky është futboll i fortë dhe lojtarët kanë kontroll, trajtim dhe regjim të fortë, në këtë moment erdhi Lazam Lata dhe i tha Qazimit e Agronit që, të marrin vagonët bosh dhe i çoni në frontin e punës dhe e lanë bisedën me kaq. “Pisha” Vlerësimi i të dhënës: E dhëna ka vlerë operative se, bën fjalë për Agron Hazbiun në përpunim paraprak, i cili komenton, duke krahasuar nivelin e futbollit tone, me atë jashtë. Detyrat e dhënë B.p. Ju dha detyrë që të shikojë dhe të fiksojë kontaktet e Agronit me persona të tjerë, të fiksojë lëvizjet e dyshimta të tij dhe të Petritit, po ju dha mundësia e rasti, të bisedojë me Agronin, duke i thënë për probleme futbolli, se me sa shoh unë, futbolli ynë është masiv dhe ka përparime, futbollistët tek ne, kanë profesionin e vet dhe kur lënë futbollin, punojnë se kanë punë, kurse jashtë, me sa di, hidhen në rrugë. Masat Operative: Në brigadën ku punon Agroni, të studiohet dhe të vihet në shërbim sekret një kandidat. Të analizohet përpunimi i tij për ta ngritur në 2/A. E dhëna të shtypet në dy kopje, 1 t’i dërgohet grupit Operativ dhe 1 në dosjen e Agronit. Punëtori Operativ Mihal Monka Shënim: Kujdes me detyrat e dhënë B.p. për objektin, nuk duhet që ai të zbërthejë me të, në aspektin politik, ideologjik të masivitetit të futbollit të sportit tonë dhe ta krahasoj këtë me biznesin e sportit jashtë shtetit, sepse, B.p., për këto dije, para objektit, është profan, por të tregohet me interesim të madh se, si luajnë jashtë, çfarë stërvitje bëjnë, trajtim e ç’njerëz janë dhe pse e kanë këtë nivel, pasi tanët, që i mban mirë shteti dhe u jep sa dy rrogat tona dhe nuk arrijnë të fitojnë me të huajt, ato do të jenë njerëz të veçantë që lëvizin si era, e rrëzohen e ngrihen si susta, etj. Të ngrihet në 2/A, për agjitacion e propagandë. Gjeni ndonjë B.p. tjetër, që edhe ta favorizojnë në punë, p.sh., në ngarkesat e vagonëve. 28.9.1983 Kryetari i Degës së P. të Brendshme Bajram Pelo VIJON NUMRIN E ARDHSHËM

8

E SHTUNË 1 PRILL 2023

www.fjala.al

BOTË

ONLINE 24 ORË

Problemi me aktakuzën “Trump” dhe ngjyra portokalli Në botën e turbullt që ka krijuar, akuzat penale kundër ish-presidentit mund të jenë vetëm shtytja që ai ka nevojë

NGA MARINA HYDE

N

ë fakt nuk e di as pse e bëra atë," ylli i pornos Stormy Daniels pasqyroi dikur seksin "e teksteve të përgjithshme" që ajo pretendonte se kishte pasur me Donald Trump pas një turneu të mallkuar të golfit në Nevada. “Por më kujtohet që ndërsa po bënim seks, thashë: “Ju lutem mos u mundoni të më paguani”. Epo, mjaft. Nëse VETËM Trump do t'i kishte ngelur mospagesës, ai me sa duket ra dakord në nxehtësinë

e pasionit në atë dhomë hoteli në Lake Tahoe në vitin 2006, në vend që supozohet se avokati i tij t'i dorëzonte paratë e heshtura Daniels kur ai po kandidonte për president një dekadë më vonë. Ai tani po përballet me rreth 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit, që besohet se lidhen me pagesat për Stormy dhe ish-modelen e Playboy Karen McDougal. Siç vuri re dikur ish-presidenti, vaginat janë "mina tokësore të mundshme... Ka një rrezik real atje". Për sa i përket qartësisë, ish-presidenti specifik të cilit sapo iu referova është Trump, dhe jo, të themi, Abraham Lincoln ose Calvin Coolidge, pikëpamjet e të cilëve mbi rrezikun vdekjeprurës të organeve gjenitale femërore nuk janë regjistruar. Por është mbresëlënëse që pas të gjitha gjërave të forta dhe ekstreme politike dhe financiare që Trump tërhoqi në detyrë dhe më gjerë, janë pasojat nga një gjobë e përgjithshme e supozuar e teksteve shkollore që e kanë lënë atë më të ekspozuar. Për të përshtatur klishenë e kalcifikuar për Al Capone, ata po përpiqen ta bëjnë atë në evazion seksual. Mbetet shumë e paqartë se ata do të kenë sukses, dhe madje edhe më pak gjasa që dënimi me burg do të vuante – megjithëse Donaldi vështirë se mund të pretendojë se portokallia nuk është ngjyra e tij. Për shumë, sigurisht, do të jetë shumë emocionuese të shohin Trump duke fituar sërish vota, megjithëse nga shumica e një jurie të madhe të Manhatanit. Sipas raportimeve, dorëzimi i tij tek autoritetet pritet të martën. Pasi të jetë në paraburgim, Trump do të ketë mundësinë të gërmojë gojën e tij të ngjashme me anusin për kamerat që të bëjnë fotografinë e tij, më pas të ofrojë gishtat e tij të vegjël për gjurmë. Ky proces do të pasohet nga një dalje në gjykatë për akuzën e tij. Por kjo është javën tjetër. Dje, pronari i Mar-a-Lago u largua nga fusha e golfit, ku ishte shoqëruar nga një ndihmëse e re femër, e cila me sa duket drejton një karrocë golfi të pajisur posaçërisht me një kompjuter, në mënyrë që ajo t'i tregojë atij histori pozitive për veten e tij edhe në fushë. . Kjo nuk ishte e mundur gjatë nëntë vrimave të së enjtes, mjerisht, dhe Trump devijoi klubin për të postuar në rrjetin e tij Social të së Vërtetës. “Këta banditë dhe përbindëshat e majtë Radikalë sapo kanë treguar Presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruhej kjo deklaratë, të cilën duhet ta merrni padyshim me një filxhan të ftohtë [sic]. Ai bëhet presidenti i parë i SHBA-së që akuzohet dhe përballet me akuza penale, një vlerësim që zë vendin e tij në kabinetin e tij trofe, krahas të

Cyan Magenta Yellow Black

qenit presidenti i parë i SHBA-së që u fajësua dy herë, dhe në të vërtetë presidenti i parë i SHBA-së që nxiti një kryengritje. Lincoln dhe Coolidge nuk mundën kurrë. Mendoj se kjo është pika në të cilën supozohet të shkruaj se Trump gjithmonë e ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Stormy Daniels, pavarësisht nga çështja e kësaj pagese gjashtëshifrore ndaj saj. Ai gjithashtu mohon çdo keqbërje në lidhje me akuzat. Duke e marrë fjalën e tij (!), duhet të pyesni veten se sa larg do të shkonte për të varrosur diçka që e bëri në të vërtetë, nëse kjo është ajo që ai do të paguante për diçka që nuk e bëri. Ashtu si shpesh me Trump, detajet janë të tmerrshme dhe të turpshme dhe një tjetër gozhdë në arkivolin e demokracisë amerikane – por për fat të keq edhe qesharake. Merrni aktivitetet e tij të supozuar pas bashkëjetesës me Stormy, të cilat duhet të konsistonin në atë që Trump t'i shkruante vetes së tij të ardhshme një shënim - "Shumë e rëndësishme që mbaj mend të mos i paguaj personit që sapo i kam dhënë

seksin më të mirë të jetës së saj, ose do të jem TREGUAR”. Në vend të kësaj, sipas llogarisë së saj, ai e detyroi atë të shikonte disa përmbajtje të Javës së Shark në Discovery, për të cilat Trump u bë jashtëzakonisht i ushtruar. Ai donte që të gjithë peshkaqenët të vdisnin, i tha asaj, duke shtuar përfundimisht se ai "nuk do të dhuronte kurrë për asnjë bamirësi që ndihmon peshkaqenë". Mendoj se duhet të vëzhgojmë se peshkaqenët vijnë në shumë forma. Peshkaqenët janë mina tokësore. Ndërkohë, vetë Daniels është serialisht qesharake. "Ai më tha një herë se unë isha dikush me të cilin duhet të llogariten," kujtoi ajo një herë e thatë. "E bukur, e zgjuar, ashtu si vajza e tij." Ooooof. Stormy thotë se mendimi i saj për të dalë nga banja pak para seksit me Trump ishte: "Uh, ja ku shkojmë". Dhe ja ku po shkojmë, plot 17 vjet më vonë. Edhe kështu, dhe madje edhe kur Trump më në fund përballet me akuza penale, fatkeqësisht është e vështirë të shkundet ndjenja se është ende bota e tij dhe se ne

thjesht jetojmë në të. Ai mund të mos e ketë mbaruar murin, por sigurisht që ka krijuar vrimën e lepurit poshtë të cilës ne të gjithë e zhytëm disa vjet më parë, pa asnjë perspektivë të qartë ikjeje. Ne jetojmë ende në atë vend të këqij ku mund të shohim me keqardhje pse Trump dëshiron në të vërtetë të prangoset për paraqitjen e tij tashmë në pritje në gjykatë dhe të bëjë një shëtitje të duhur para kamerave. Ne e dimë nga përvoja se lart mund të jetë poshtë, e keqja mund të jetë e mirë dhe se një president që akuzohet do të kërkojë një mobilizim masiv të forcës policore të Manhatanit, që të mos kryhen krime të tjera të panumërta nga mbështetësit e tij të zemëruar. Nëse e vërteta objektive është e rikuperueshme, ne nuk jemi shumë më afër për të kuptuar se si ishim kur Trump u largua nga detyra. Derisa ta bëjmë këtë, për një numër ende shumë të konsiderueshëm njerëzish, "i treguar" është më afër "i justifikuar" sesa "i paditur". Burimi: theguardian.com/ Përgatiti për botim: L.Veizi

KULT

E SHTUNË, 1 PRILL 2023

Bukuria e mendimit estetik të

Shpendi Topollajt për artin e pikturës NGA FATMIR MINGULI ë gamën e pafund të librave, tematikave apo zhanreve artistike, Shpendi Topollaj, N vjen me librin mjaft interesant “Përsiatje rreth

pikturës”, të cilin e botoi 2Mprinting në Durrës. Pyetjes se çfarë e lidh këtë poet, ish ushtarak dhe jurist me pikturën, përveç asaj thënies së lashtë të Horacit se “Ut pictura poesis”, sikur i jep një përgjigje bindëse piktori Çaush Vathi i cili shkruan: “Qysh kur ishte oficer dhe u njohëm teksa punonim për ngritjen e një muzeumi në repartin ushtarak të Kavajës, më ka mahnitur intelekti i Shpendit në përgjithësi dhe njohja e thellë e artit të pikturës në veçanti.

Zef Serembe

VIJON NË FAQEN 11

POET I SHQUAR ARBËRESH ME POTENCIAL INTELEKTUAL DHE LETRARE ARTISTIK

Z

NGA NESIP KAÇI

ef Serembe është poet i madh dhe gjenial, ai krijoi poezinë lirike moderne arbëreshe, mbështetur në traditën letrare artistike kombëtare dhe folklorike. Ai mësoi nga arti i madh i De Radës dhe i poetëve të tjerë arbëreshë, por edhe nga përvoja dhe arritjet e poezisë italiane dhe evropiane. Ai e njohu thellë Danten e Petrarkën, Leopardin, Paskalin e Karduçin, por edhe poezinë franceze të Lamartinit e të Mysesë, Hygoit dhe Bodlerit, ai njohu Gëten dhe Hajnen, Bajronin dhe Shelin. Serembe përpiqej të thellohej në gjermanisht dhe frëngjisht për t’i lexuar ata në origjinal. Nga këto njohje e kontakte ai e ngriti poezinë arbëreshe në nivelet më të mira të poezisë evropiane bashkëkohore. Serembja e nisi udhën e poetit si romantik dhe e përfundoi si poet realist, si akuzues i padrejtësisë, i shthurjes morale dhe i kalbëzimit të shoqërisë të kohës. Poezia e Serembes ka gjerësi dhe hapësirë. Ajo nuk është e akullt dhe as që vë në qendër interesat e vetvetes, pra nuk është egocentrike. Ajo ka përmbajtje jetësore , e mëkuar nga jeta arbëreshe dhe ngjarjet dramatike që përjetonte e gjithë Italia, Ballkani dhe Evropa. Në qendër të poezisë së Serembes është njeriu dhe shqetësimet e tij, është koha kur jeton poeti, është ëndërrimi për një të ardhme të gëzuar. Serembe për nga vlerat ideoartistike qëndron krahas poetëve të mëdhenj arbëreshë, krahas De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit etj. Ai është një figurë që spikat në letërsinë tonë. Vepra e tij pasqyron atë etapë të rilindjes kur lëvizja kombëtare kishte marrë hov prandaj dhe tema patriotike merr në penën e tij një tingëllim të veçantë. Është normale dhe e nevojshme të themi pak fjalë për jetën personale të poetit. Zef Serembe lindi në Strigari në San Cosmo Albaneze të krahinës së Kozencës më 6 mars 1844 dhe vdiq në San Paolo të Brazilit më 31 dhjetor 1901... VIJON NË FAQEN 10

Vehap Shita apologjeti i kulturës shqiptare NGA BUJAR MEHOLLI mri i tij haset në dhjetëra shkrime nëpër faqet e gazeE tave dhe revistave ikonike,

të tilla si “Fjala”, “Jeta e Re”, “Rilindja”, “Theatri”, “Nëntori”, “Knjizhevne Novine”, etj… Korpusi i shkrimeve është i dendur, merr trajtat e angazhimit maksimal intelektual në të mirë të shkrimit shqip, gjegjësisht instalimit të mendimit kritik autentik, çfarë e kërkonte Faik Konica. Vehap Shita është njeriu që luftoi me pendë, siç edhe tregon në intervistën e Oral History

Kosovo: “Kanë ardhë më kanë marrë policia në shpi a e dini për çka, më kanë lyp armë. Ka ardhë shefi i policisë në derë, unë: “Urdhëroni?”, “A jeni ju Vehap Shita” “Po”, “A keni armë?” “Jo” thash, “unë kom qenë partizan, kur më kanë burgos m’i kanë marrë krejt. Edhe përnime m’i kishin marrë krejt, masnej s’i kom marrë se nuk kom ditë m’i përdorë asnjonën. Më kujtohet një here jom rrzu bashkë me pushkë. (Qeshë) Thash unë e kom këtë armë dhe e nxora lapsin...

VIJON NË FAQEN 12

10

E SHTUNË 1 PRILL 2023

KULTURË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Zef Serembe Nga Nesip KAÇI

Z

ef Serembe është poet i madh dhe gjenial, ai krijoi poezinë lirike moderne arbëreshe, mbështetur në traditën letrare artistike kombëtare dhe folklorike. Ai mësoi nga arti i madh i De Radës dhe i poetëve të tjerë arbëreshë, por edhe nga përvoja dhe arritjet e poezisë italiane dhe evropiane. Ai e njohu thellë Danten e Petrarkën, Leopardin, Paskalin e Karduçin, por edhe poezinë franceze të Lamartinit e të Mysesë, Hygoit dhe Bodlerit, ai njohu Gëten dhe Hajnen, Bajronin dhe Shelin. Serembe përpiqej të thellohej në gjermanisht dhe frëngjisht për t’i lexuar ata në origjinal. Nga këto njohje e kontakte ai e ngriti poezinë arbëreshe në nivelet më të mira të poezisë evropiane bashkëkohore. Serembja e nisi udhën e poetit si romantik dhe e përfundoi si poet realist, si akuzues i padrejtësisë, i shthurjes morale dhe i kalbëzimit të shoqërisë të kohës. Poezia e Serembes ka gjerësi dhe hapësirë. Ajo nuk është e akullt dhe as që vë në qendër interesat e vetvetes, pra nuk është egocentrike. Ajo ka përmbajtje jetësore , e mëkuar nga jeta arbëreshe dhe ngjarjet dramatike që përjetonte e gjithë Italia, Ballkani dhe Evropa. Në qendër të poezisë së Serembes është njeriu dhe shqetësimet e tij, është koha kur jeton poeti, është ëndërrimi për një të ardhme të gëzuar. Serembe për nga vlerat ideoartistike qëndron krahas poetëve të mëdhenj arbëreshë, krahas De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit etj. Ai është një figurë që spikat në letërsinë tonë. Vepra e tij pasqyron atë etapë të rilindjes kur lëvizja kombëtare kishte marrë hov prandaj dhe tema patriotike merr në penën e tij një tingëllim të veçantë. Është normale dhe e nevojshme të themi pak fjalë për jetën personale të poetit. Zef Serembe lindi në Strigari në San Cosmo Albaneze të krahinës së Kozencës më 6 mars 1844 dhe vdiq në San Paolo të Brazilit më 31 dhjetor 1901. Ai ishte i biri i Mikelanxhël Serembes dhe i Serafina Toçit. I pajisur me një zgjuarsi dhe mprehtësi të veçanë natyrale, me një fantazi të rallë, me një ndjeshmëri të madhe, Zef Serembe, gjithnjë i etur për të bukurën dhe ëndërrimtar i madh, udhëtoi nëpër rrugët e botës duke shpërndarë gjithkah thesarin e këngëve të veta. Nipi i tij Kosmo Serembe shkruan për të: “Për shkak të jetës plot aventura dhe plot vuajtje, një pjesë e krijimtarisë së tij poetike është shkapërdarë dhe ndoshta fatkeqësisht ka humbur përgjithmonë. Kështu asgjë nuk ka mbetur nga dramat e tij, nga një poemë e gjatë, dhe nga përkthimi në shqip i “Psalmeve të Davidit”. Për fat të mirë kanë shpëtuar një pjesë e poezive lirike, që tash po shohin dritën e botimit për herë të parë. Ndjej për detyrë t’i shpreh mirënjohjen time zotërisë Vitalino Palacos, sekretar komunal i San Kosmo Albaneze, mik i vjetër e besnik i Zef Serembes, që pati vullnetin t’i shënojë nga zëri dhe goja e poetit, kur ishte i gjallë dhe t’i ruaj me përkushtim jo pak nga këto këngë”.

poet i shquar arbëresh me potencial intelektual dhe letrare artistik Zoti Perikli Jorgoni i cili ka kryer studime të veçanta dhe ka botuar një libër për veprimtarinë letrare dhe artistike të Zef Serembes, për të shkruan si më poshtë: Zef Serembe kishte një potencial intelektual e artistik dhe ishte i pajisur nga natyra me aftësi e talent të jashtzakonshëm. Pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e veprës letrare e artistike e Zef Serembes ka humbur apo e ka djegur vetë në ndonjë çast dëshpërimi të thellë. Gjer më sot konsiderohet e humbur poema “Zoti në skenën e gjithësisë” prej 120 këngësh afërsisht prej 200.000 vargjesh, “ Historia e letërsisë shqipe”, Dramat lirike, përkthimi i “Psallmeve të Davidit” , një vëllim me vjersha origjinale, një histori e Shqipërisë e ndonjë tjetër, të cilat poeti i përmend në letërkëmbimet me De Radën, Kamardën, me njerëzit e afërm të familjes apo me miqtë e tij arbëreshë dhe italianë. Ai kishte shumë plane e dëshira për kulturën dhe për t’iu përkushtuar tërësisht rilindjes së kombit të vet e kulturës kombëtare dhe evropiane. Por përballë shpirtit të tij me fuqira të mëdha e me energji të pashtershme, iu sulën fatkeqësitë që i shkallmuan shëndetin. Ai djalosh i fuqishëm me një trup të hedhur dhe të fortë si lisi, nga shkaku i privacioneve, dhimbjeve dhe shfaqjes së sëmundjeve nervore, që i shpeshtohen në vitet e fundit të jetës, ai lëngon nga varfëria e skajshme dhe vetmia. Këto dhembje e dëshpërime të thella ia rrëdojnë edhe zhgënjimet që pësuan arbëreshët pas shpartallimit e dëbimit të Burbonëve, nga vendosja e një qeverisjeje vendase, e cila përqëndroi pushtetin në dorën e një pakice njerzish të pasur duke e lënë pjesën më të madhe të populsisë në varfëri e skamje. Në një nga krijimet e tij më të fuqishme të shkruar në italisht, me titull “ Një zotërie kalabrez”, poeti damkos ashpër këtë gjendje dhe na e paraqet përmes dramës e përdhunimit që iu bë atij ( kalabrezit ),duke e mbyllur me dhunë në një çmendinë. Me këtë dramë , Serembe paraqet gjëndjen e vështirë të njeriut të ndershëm në një shoqëri të egër e botë të padrejtë, ku sundon shtypja e kalbëzimi moral, ku çdo gjë matet me vlerën e parasë. Kjo varfëri e gjëndje ekonomike e pashpresë, qw i detyron shtresat e varfëra të marrin udhën e mërgimit, solli rrënimin e shkretimin e fshatrave, i hapi udhën korrupsionit, mashtrimit e vjedhjes në vend. Fati u suall ashpër me Seremben, me rininë dhe dashurinë e tij të madhe e fisnike, me aftësitë e talentin e tij,

me gjenialitetin e tij, por edhe me atë trashëgimi të çmuar artistike, që e krijoi me mund gjatë viteve. Poeti i mbylli sytë në moshë 57 vjeçare në një spital psikiatrik të San Paolos të Brazilit, larg të afërmve e njerëzve të gjakut dhe të fisit të vet arbëror, mijëra kilometro larg nga Strigari dhe San Cosmo Albaneze. Dorëshkrimet dhe veprat më të rëndesishme ia vodhën në Marsejë a i humbën gjatë rrugëtimeve kur kthehej nga Brazili për në vendlindje. Humbën dhe nuk u gjetën as gjurmët e përkthimit të “ Psalmeve të Davidit”. Një tufë vjershash , pas vdekjes së poetit, një mik i tij i ngushtë ia dorëzoi vëllait të tij, Françeskos, i cili ka të ngjarë t’i ketë djegur apo grisur,duke i konsideruar si shkrime pa ndonjë vlerë, duke mos kuptuar se ç’humbje i sillte kulturës kombëtare. Po kështu konsiderohet e humbur një përmbledhje poetike prej 7000 vargjesh, për të cilën Zef Serembe vë në dijeni Kamardën, duke iu ankuar se nuk ka asnjë mundësi financiare për botimin e tyre. Gjer më sot nga e gjithë vepra e Zef Serembes kemi nëpër duar përmbledhjen e botuar nga nipi i tij Kosmo Serembe në Kozencë më 1926 me titull “ Vjersha”, të cilat siç është vënë re nga studionjësit e Serembes, kanë pësuar ndërhyrjet e botuesit, që ka vënë dorë mbi gjuhën e origjinalitetit, duke aktivizuar shtresa fjalësh të panjohura për së gjalli nga poeti si dhe ka prekur herë pas here strukturën e vargëzimit. Botimi në italisht “Vjersha” dhe këngë origjnale të përkthyera nga arbërishtja 1883, “Ushtari i kthyer” (Il reduce soldato) 1895, “Zotit” (Adio)1897, botuar në një Fletë –fluturake në Buenos- Aires në shkurt1897, që ishte një fragment i poems madhore prej mijëra vargjesh që përmendëm më lartë me përmbajtje filozofike e fetare, një tufë tingëllimash”Soneti Vari”, të botuara në italisht, etj. Kjo pakicë veprash poetike, që i shpëtoi humbjes e djegies si dhe ajo tufë vjershash, që zbulohet herë pas here, variantet e shumta të një poezie të shpërndarë nëpër familjet arbëreshe të miqësuara me poetin e madh, janë e tëra lënda poetike ku janë mbështetur gjer më sot studiues të zellshëm e të apasionuar të veprës se tij.. Serembja ka pësuar dëmin e humbjes e të gjymtimit më tepër se kush do tjetër . Duhet të nënvizojmë dhe të theksojmë se Serembja ka patur një temperament vullkanik të një poeti gjenial. Në vjershat e tingëllimat e tij dallohet rrjedhja e nëndheshme e

plot trazim e nervit të tij krijonjës, bota e tij e madhe. Në përkthimet dhe përshtatjet tona jemi munduar të sjellim sa më natyrshëm dhe të pacënuar këtë prirje të brendshëme , impulse aq të fuqishme të një shpirti të madh dhe të thellë, që nuk pushoi as në momentet e shtrëngesave të dhembshme të varfërisë dhe të acarimit të sëmundjes nervore t’i përkushtohej poezisë dhe artit të fjalës arbërore duke na falur margaritarë dhe thëngjij të ndezur nga shpirti i tij i përflakur si “Kangjela e mallit të parë”, “Kujtimi”, “Më të bukurës në Strigari”, “Kukeza”,”Për lirinë e Venetisë”,”Vrull”, “ Dora d’Istrias” apo të tjera si këto. Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati i tij mori pjesë aktive aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Që në moshë të njomë, Zefi i vogël njohu tiraninë politike dhe padrejtësitë shoqërore, gjë që u dha vjershave të tij vulën e pakënaqësisë nga realiteti, frymën e revoltës aq të fuqishme. Në zhvillimin e talentit dhe në brumosjen e Zefit me ndjenja patriotike e liridashëse luajtën rol të rëndësishëm studimi në Kolegjin e Shën Adrianit, ku pati mësues De Radën, me të cilin më von u bë mik. Për shkak të një sëmundjeje që e goditi Seremben në vesh, varfëria dhe shëdeti i keq, që u bënë të dyja bashkë, e detyruan të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes. Edhe pse familja e tij, e cila dikur qe e pasur, erdhi duke u varfëruar gjithnjë e më shumë. Fatkeqësia e shqetësoi dhe e shtyu Seremben në një jetë endacake dhe plot aventura. Udhëtoi nëpër Itali gati në të gjitha fshatrat arbëreshe sidomos në Siçili, pastaj shkoi në Françë dhe pak më vov shkoi në Amerikën e Jugut dhe pas shumë vitesh u kthye në vendlindje. Pas ca kohëshnë qershor 1895 ishte në NjuJork.Ndërkaq lëvizja kombëtare në Itali po merrte përpjestime të gjera. Ishte koha kur Garibaldi po triumfonte kudo në Italinë e Jugut dhe arbëreshët po i përgjigjeshin thirrjes së tij. Serembja u bë këngëtar i kësaj lëvizjeje i shtyrë jo vetëm nga ndjenjat liridashëse por edhe nga prirja për të parë tek ajo një shprehje të trimërisë së arbëreshëve dhe një shpresë për pjesëmarrjen e tyre të mëtejshëme për çlirimin e atdheut të të parëve të tij. Ndërkaq, lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbëreshëve

me këtë lëvizje. Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve për liri të vëllezërve të përtej detit. Madje ai ishte i pakënaqur nga dobësia e kësaj lëvizjeje në Shqipëri dhe në këtë kohë ai shkroi vjershën “Vrull” , që është një nga poezitë më patriotike dhe më të bukura të tij, ku shkruan: Arbëri ( Shqipëri )që prapa detit na kujton, Se ne të huaj jemi te ky dhe, Sa vjet u bënë e zemra s’e haron, Se për turkun mbetëm pa mëmëdhe. Dhe më poshtë Serembe jep kushtrimin: Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon, Po fryn era dhe gjithë akulli më zë, Se shqiptari harroi ç’ish më parë , E s’e merr turpi porse rri e fjë ,(flë). Me këtë vjershë ai tregon se Shqipëria është vendi i ëndrrave të tija. Poeti Xhevahir Spahiu shkruan se për Seremben kuptimi i jetës së tij është Shqipëria, dhembja e poetit është dhembja e atdheut, brigjet arbërore ku treste shpesh vështrimin . Shkrimtari dhe kritiku Sabri Hamiti shkruan se Zef Serembe i pati dhënë dashuri të madhe atdheut të përtej detit, Arbërisë. Në zemrën e Serembes shtrydhet e ndrydhet malli i atdheut. Dashuria për atdhe ia gërryejti zemrën gjatë tërë jetës. Tani le të shikojmë një fragment nga poezia “Për lirinë e Venetisë” ( Për çlirimin e Venetikut) se ç’farë shkruan Serembja për Shqipërinë, për atdheun e të parëve të tij: “ Yrrysh, pra. Të fluturojmë, në betejë të sulmojmë. Skënderbeu edhe gëzon në Parajsë ku pushon. Sheh se shpresa jemi e qemë, të Arbëris’ (Shqipërisë), ku, oh , nuk lemë… (ku, oh, nuk lindëm). Edhe sot, po të shkosh në Strigari, në San Cosmo Albanese të krahinës së Kozencës, do shikosh se zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur dhe janë të gjalla, bile po të marrësh pjesë në ndonjë aktivitet kulturor apo patriotik mund ta dëgjosh edhe sot nga arbëreshët këtë këngë popullore: Shpresa e atdheut jemi e qemë, të Shqipërisë, ku, oh, s’u lemë , fjalët e së cilës i ka shkruar Zef Serembe gjeniali, në vjershën “ Për lirinë e Venetisë” . Poeti Xhevahir Spahiu shkruan gjithashtu se në vargjet e Serembes Gjergj Kastrioti-Skënderbeu shfaqet “ i shndritshëm si një Diell”. Serembe i thurri himn Garibaldit dhe shkruan si më poshtë: Garibaldi shkoi këtje, priri fjamurin tutje, Këmishëkuqi, trim me fletë, Skënderbeut tonë i ngjetë. Duke folur për cilësitë e Garibaldit, si udhëheqësi i bashkimit kombëtar të Italisë, Serembe me shumë mënçuri dhe zgjuarsi heq vija paralele me Skënderbeun, që i bashkoi shqiptarët në luftë për liri kundër pushtimit osman dhe me këtë rast u bën thirrje shqiptarëve që edhe ata të bashkohen, sepse bashkimi bën fuqi. Të befason përmendja e Lidhjes së Prizrenit nga Serembja në veprimtarinë dhe krijimtarinë e tij, që siç shkruan ai “ fati nuk i ndriti”. Poemen e Serembes “A Dio” (Zotit) e kanë krahasuar dhe barabitur me krijime të Bajronit, Lermontovit dhe Mickieviçit, thekson poeti Xhevahir Spahiu. Edhe sot e kësaj dite, shkruan Xhevahir Spahiu, me frymëzimin e gjallë, ndjesitë e holla dhe zjarrminë e ligjërimit, ajo vjen si një befasi e padyshimtë artistike. Poema u shkrua më 1875, kur poeti kthehej nga Brazili. Në Marseje siç pohon vet në shënimet në fund të poemës i vodhën 200.000 vargje shqip kushtuar jetës së Jezu Krishtit. “A Dio” për herë të parë pa dritën e botimit në librin e pare të këtij poeti arbëresh në Itali më 1888. Botimi i dytë ndodhi kur Serembe ishte në Argjentinë në shkurt 1897, pesë vjet para se të ikte nga kjo botë. I kishte dhënë dorën e fundit dhe ç’është më e rëndësishme kishte shtuar 40

KULTURË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

vargje dhe të 40-ta për Shqipërinë. Një vjershë, Serembe ia kushtoi Dora d’Istrias (Elena Gjika), e cila me publikimet e saj, erudite dhe gjeniale, ia bëri të njohur popullin shqiptar botës së qytetëruar. Në këtë vjershë Serembe ngriti zërin edhe për lirinë e Shqipërisë, hodhi kushtrimin për luftë të armatosur dhe për bashkimin e shqipëtarëve. Në këto vite Serembja shëtiti nëpër fshatrat arbëreshe të Siçilisë dhe Kalabrisë duke u lidhur më tepër me zakonet dhe folklorin , me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Gjatë këtyre shtegtimeve Serembe improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo që vinte si një poet popullor. Motivi zotërues i poezive lirike të Serembes është dashuria për atdheun, për Arbërinë, që siç shkruan Serembe, “prapa detit na kujton”. Vasha është dashuria e dytë e poetit dhe më e madhja dashuri e tij. Dashuria e Serembes për vajzën nuk ishte hov i viteve të rinisë, ajo është dashuri njerëzore, edhe e rinisë edhe e moteve të pjekurisë, e cila bie në sy në pjesën më të madhe të lirikave të poetit. Gjurmë të thella dhe të dhembshme në shpirtin dhe krijimtarinë e poetit la dashuria e pa fat për një fshatare arbëreshe. Poeti ushqeu për vajzën nga Strigari një dashuri të zjartë dhe këmbëngulëse por nga ana e saj kishte ftohtësi dhe indiferencë edhe pse poeti iu lut asaj që të jetë më pak e ashpër. Vajza që dashuroi Serembja emigroi në Brazil, ku dhe vdiq pas pak kohe. Dëshira për ta parë varrin e kësaj vajze si dhe shpresa që të përmirësonte gjëndjen e vet ekonomike e bënë poetin të nisej më 1875 për në Brazil. Por edhe këtu Serembja u zhgënjye se pa korrupsionin e oborrit dhe jetën e degjeneruar të aristokracisë braziliane. Pa kaluar as një vit ai u kthue në Itali. Dashuria e tretë e Serembes është natyra. Natyrën, në poezinë e Serembes, mund ta shijojmë si djep i prehërimeve dhe i qetësimeve shpirtërore të njeriut dhe si natyrë që sjell fatkeqësi. Studiuesja e letërsisë Klara Kodra shkruan për Seremben se ai është një poet novator, që trajtoi temën patriotike, evokoi të kaluarën heroike në shërbim të zgjimit dhe të forcimit të idesë kombëtare me forma e mjete të reja shprehjeje. Serembe vuri në qendër të krijimtarisë së vet heroin kryengritës në formën e vet edhe këtu nis origjinaliteti i Serembes në gjirin e romantizmit arbëresh dhe atij shqiptar. Albert Stratigoi, kritiku i parë serioz arbëresh i veprës së tij, shkruan për poetin Zef Serembe: “Dashuria është motivi zotërues në poezinë e tij, një dashuri e fuqishme dhe herëherë e vrullshme dhe gjithmonë e shoqëruar me dhimbje ose së paku e mbuluar me trishtim. Krijimet poetike të Serembes, që janë të shumta, ai i bënte në çast të nxitura nga një frymëzim i vetvetishëm, poezi të improvizuara dhe në të shumtën e rasteve, ai, as nuk i shkroi vargjet e poezive të tij. Ai veçse na kënaqte me melodinë e poezive të këndshme”. Ai e quan Seremben…” një zog shtegtar , që kudo që fluturon e qëndron derdh nga shpirti tinguj të ngrohtë e magjepsës. Kur ishte ende nxënës i kolegjit italo-grek të Shën Dhimitër Koronës, ai bëri këngë aq të bukura sa që edhe sot e kësaj dite bashkënxënësit e tij i kujtojnë me nostalgji”. Duke shkruar këto pak radhë për Zef Seremben dhe duke e lexuar atë me kujdes, mua më duket,mbase gaboj, se ai për nga nervi i tij i brendshëm poetik dhe impulset e fuqishme plot trazim,është një pararendës i Migjenit, Lasgush Poradecit, Dritëro Agollit, Xhevahir Spahiut etj,pra i genit të pastër kryengritës shqiptar.

E SHTUNË 1 PRILL 2023

11

Bukuria e mendimit estetik të

Shpendi Topollajt për artin e pikturës

Nga Fatmir MINGULI

N

ë gamën e pafund të librave, tematikave apo zhanreve artistike, Shpendi Topollaj, vjen me librin mjaft interesant “Përsiatje rreth pikturës”, të cilin e botoi 2Mprinting në Durrës. Pyetjes se çfarë e lidh këtë poet, ish ushtarak dhe jurist me pikturën, përveç asaj thënies së lashtë të Horacit se “Ut pictura poesis”, sikur i jep një përgjigje bindëse piktori Çaush Vathi i cili shkruan: “Qysh kur ishte oficer dhe u njohëm teksa punonim për ngritjen e një muzeumi në repartin ushtarak të Kavajës, më ka mahnitur intelekti i Shpendit në përgjithësi dhe njohja e thellë e artit të pikturës në veçanti. Dhe ja ku e tregon mësë miri këtë, ky libër i cili është njëkohësisht dhe një kontribut tjetër i vyer në kulturën kombëtare”. Duke e njohur qysh herët atë, gjithmonë kur takoheshim dhe diskutonim në studiot e miqve tanë të përbashkët piktorë, e kisha vënë re se ai bisedonte me ta si i barabartë, thuajse edhe ai kishte studiuar për artet e bukura. Aso kohe, as që ua kishim dëgjuar emrin celularëve a kompjuterave, ku lehtësisht mund të gjesh gjithçka nga kultura botërore, por ai nuk linte libër arti apo album, pa shfletuar me kurreshtjen më të madhe. Më vonë, nuk habitesha, kur e shihja pikërisht atë që të mbante fjalën e rastit nëpër ekspozitat e piktorëve të ndryshëm apo të botonte përshtypjet e tij nëpër gazeta me mjaft kompetencë. Dua të besoj se shumë nga pjesëmarrësit që nuk e njihnin mirë, duke dëgjuar sesi ai i zbërthente dhe vlerësonte ato piktura dhe autorët e tyre, patjetër do kenë menduar se edhe ai ishte piktor. Më kujtohet sesi njëri nga pedagogët dhe piktorët e shquar të Akademisë së Arteve, tani në pension, pyeti: “Kur ka studiuar te ne Shpendi?” Po për Shpendin, këtë pyetje e bënin edhe ambasadorë të vendeve të huaja në takimet ku ai fliste për San Peterburgun, Parisin, Athinën, Romën, Firencen. Gjithçka ishte rrjedhojë e kulturës së tij të madhe, prandaj askush nuk duhet të habitet më sikur ai të nxjerrë një libër për muzikën fjala vjen. Dhe përveç kësaj kulture tashmë të afirmuar, tek ai ka shumë dashuri dhe nderim për të tjerët, talentin dhe punën e tyre në interes të atdheut. Sa për vetë artin e pikturës, ai shkruan: “Ajo ka lindur ndofta me vetë njeriun dhe është zhvilluar përgjatë rrugëtimit mijëra vjeçar, atëherë kur nuk kishte as fotografi, as filma e as televizione. Mendoni për një çast pikturat murale të kulturës minoane në Kretë, rreth 3.500 vjet para Krishtit, të cilat i fiksoi me hirin e vet vullkani i ishullit Santorini që ndodhej mbi njëqind kilometra larg. Dhe pastaj sillni ndërmend pikturat e gjetura në Pompei, Herkolan dhe Stabia, qytetet e shkatërruara nga Vezuvi i vitit 79 para K. A nuk flasin ato më mirë dhe më qartë se të gjitha dëshmitë që la pena e shkrimtarëve dhe historianëve me emër? E ndërthurur aq mjeshtërisht me skulpturën dhe arkitekturën, ajo vazhdon të na mahnisë me magjinë e saj. Përjetoi shkolla e rryma nga më të çuditshmet si neo - klasiçizëm, romantizëm, ekspresionizëm, impresionizëm, kubizëm, dadaizëm, realizëm, surealizëm, modernizëm e deri postmodernizëm, por mbeti i pandryshuar emocioni që ajo na ka dhënë, kënaqësia estetike, shkalla njohëse dhe mesazhi i saj”. Pastaj, duhen kujtuar fjalët e pavdekshme të William James se “Lakmi më e thellë e natyrës njerëzore është nevoja për t`u vlerësuar”. Dhe Shpendi Topollaj e ka treguar këtë mirënjohje Proustiane ndaj atyre që me veprat që realizuan në të gjitha fushat, na kanë sjellë aq kënaqësi estetike, në gati tridhjetë librat e tij me kritika letrare. Edhe te ky libër ai shpalos perceptimin e tij estetik rreth artit të pikturës, pa e ndarë mendimin teorik rreth tyre, nga ata që i krijuan. Kështu, ai na njeh me mjaft figura të rëndësishme të këtij arti në vendin tonë, shumica, tashmë me profil të njohur si Gavril Priftuli, Nikolet Vasia, Nelo Lukaçi, Agim Faja, Agim Kavaja, Emjona Stasi, Met Baçi, Skënder Sulku, Bujar Kapexhiu, Vangjo Vasili, Ruzhdi

Rrakli, Çaush Vathi, Qemal Vrioni, e deri pedagogu gjakovar Xhevdet Spahia, apo edhe më të rinjve si Marjana Goxhabelliu, Kejdi Sejdiu, Paulin Kavaja, Arben Kristani. Të gjitha shkrimet për ta janë portretizime, për të mos thënë piktura, për këta artistë që punojnë pa reshtur dhe me pasion në një kohë që vëmendja dhe përkrahja e shtetit për ta, thuajse mungon fare. Për të është krejt e pakuptimtë që pushtetarët të mos kenë mësuar asgjë nga ajo që bëri i madhërishmi Lorenzo de Medici (1449 - 1492), falë të cilit lindën për të mos vdekur kurrë gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit. Shkrimi hyrës i këtij libri është një esse e mrekullueshme, një simfoni për këtë art që ka zbukuruar në shekuj qytetërimin botëror. Ai është një kujtesë për këdo, se piktura shqiptare i detyrohet shumë, jo vetëm traditës tonë, por edhe shkollave dhe mjeshtrave të të gjithë vendeve dhe të të gjitha kohrave. Shpendi e ka ndërthurur mendimin e tij me historitë aq joshëse të atyre artistëve që na lenë edhe sot e kësaj dite me gojë hapur. Ai shpreh mirënjohjen për mikun dhe profesorin e tij, intelektualin e përmasave të mëdha Alfred Uçin i cili edhe në kushtet e çensurës tonë mesjetare, gjente mënyra për të na dhënë ecurinë e artit që ata aplikuan. Ja për shembull ç`thotë ai për mënyrën sesi profesori dinte të prezantonte të ndaluarën: “… poshtë Tavanit të Sistinës ai shkruante: “Përpunimi realist i motiveve dhe i figurave biblike transmeton dramën e njeriut të epokës së Rilindjes në afreskun e Mikelanxhelos”. Vërtetë e besonte kush se skulptori dhe piktori i madh, qysh në fillim të vitit 1500 mendonte si Karl Marksi?” Me një intuitë të pagabueshme, ai gjen kohën dhe vendin e duhur për referencat e veta. A nuk ishte vetë Bejli ai që arsyetonte se “Aftësia për të cituar saktësisht është një talent më i rrallë nga ç`duket?” Bagazhi i dijeve të tij është aq i rëndë, sa pa tjetër do lerë gjurmët e veta në rrugëtimin e tij letrar. Kjo bije në sy edhe te ky libër, ku ai i referohet njohësve të shquar të fuqisë emocionuese të pikturës. Kështu, mund të themi se ai librin e famshëm të E.H.Gombrich “Historia e Artit” e ka përvetësuar ashtu siç ka përvetësuar edhe mitologjinë, për të cilën ka shkruar disa libra, si fjala vjen, ajo që do ta quaja minienciklopedi “Esse rreth shprehjeve mitologjike”, në kapakun e së cilës ka vendosur pikturën e Athinasë me përkrenare, heshtë dhe bufin te këmbët e saj. Shpendi citon nga autori i sipërpërmendur: “Çdo vdekatar i zakonshëm e ka tepër të vështirë të përfytyrojë sesi qe e mundur që një qenie njerëzore të arrijë atë që arriti Michelangelo - ja gjatë katër vjetëve punë, vetëm për vetëm, në skelerinë e faltores papale… Begatia e risive të papara ndonjëherë, mjeshtëria e pagabueshme në ekzekutimin e çdo detaji dhe, mbi të gjitha, madhësia e atij vizioni që Michelangelo zbuloi për ata që erdhën pas tij, i kanë dhënë njerëzimit një ide krejt të re për forcën e gjeniut”. Vetë ai e ka të padyshimtë faktin se gjenitë e tillë nuk i përkasin vetëm një kombi; me veprën e tyre duhet të krenohet e gjithë raca njerëzore, edhe për faktin se vepra e tyre e ka shtrirë ndikimin e vet deri në ditët e sotme, tek artistët e çdo vendi të botës. Kjo është mesa duket edhe arsyeja pse ai e rreshton Nderin e Kombit Ibrahim Kodra, krahas gjigantëve si Da Vinci, Giotto, Botticelli, Titiani, Raphael, Tintoretto, Durer, Goya, El Greco, Caravaggio, Rubens, Velasquez, Rembrandt, Delacroix, Van Gogh, Manet, Renoir, Sezane, Degas, Monet, Shagall, Dali, Picasso, Gauguin, Pollock, Kandinsky, Munch etj. Krahas tyre, ai kujdeset të vijojë me ata që i dhanë emër arti tone, duke filluar nga Onufri, Selenicasi, Shpataraku, Kolombi, Xega, Idromeno dhe gjithë aradha e piktorëve tanë të njohur anë e kënd vendit. Vëmendjes së tij nuk i shpëtojnë (si një kujtesë edhe për ne), as ato revistat e dikurshme që vinin nga ish B. S. ku u njoh me veprën dhe jetën e Serovit, Surikovit, Shishkinit, Evazovskit, Levitanit me

shokë. Ai pohon se “Ato pamje me Carë e Caresha, bogatirë, popull para mureve të Kremlinit, ca gra sherrxhesha që më ngjanin gjithmonë si Koroboçka e Gogolit, ishin në korelacion të plotë mesa kisha lexuar gjer atëherë për atë popull dhe sidomos ato përrallat mahnitëse ruse a fabulat e Ivan Krillovit”. Piktorëve të rinj ai vërtetë nuk merr përsipër t`u japë këshilla, por nuk i rrihet pa kujtuar porosinë e Dalisë që “Filloni të pikturoni si mjeshtrat e vjetër, pastaj bëni ç`të doni: do të jeni gjithmonë të respektuar”. Kuptohet qartazi se simpatia e tij është së pari pikturën e traditës. Ndaj dhe deklaron se duke u larguar prej tyre merr me vete shijen e një drite të praruar dhe ideve që fshihen pas saj, dhe mbrapa e ndjekin fjalët e Viktor Hygoit për Rembrandtin: “Paleta e tij është ngjyer në rrezet e diellit”. Por kjo s`do të thotë se ai nuk e pëlqen edhe atë modernen. Ai, duke bërë fjalë për këtë pyet: “Pse a nuk dinte vallë në vitin 1928 Picasso të pikturonte një kokë?” dhe përgjigjet po me pyetje: “Atëherë si shpjegohet që ai, i pranuari si më i madhi i shekullit që shkoi, na e ka dhënë atë me trajta që të kujtojnë dadaizmin? Kështu që artisti kërkon rrugë të reja komunikimi me ata (shikuesit), rrugë ndofta krejt të reja, ndofta edhe të kundërshtuara. Një piktor i tillë, më shumë sesa t`i qëndrojë besnik riprodhimit, kërkon të krijojë dhe të japë ato ndjeshmëri që njeriu nuk i gjen tjetërkund”. Duke folur për krijimtarinë e Xhevdet Spahisë, Shpendi arrin në përfundimin se ashtu si piktori muzikant Paul Klee, edhe ai nuk planifikon, por e nis dhe e lë të rritet vetvetiu tabllonë e tij. “Xhevdeti e di mirë - shkruan ai - se kushdo që do t`i shohë pikturat e tij, sado i vëmendshëm që të tregohet, nuk ka për të mbajtur mend asgjë imtësisht. Madje, ka rrezik që ai t`i ngatërrojë ato, dhe aty për aty t`i duken të pamotivuara. Por piktori ka bindjen se kushdo prej tyre, do të ndihet mirë estetikisht, do të mbetet i përfshirë nga magja e ngjyrave, nga harmonia e tyre, nga ndriçimi vezullues që ato rrezatojnë, që ashtu si notat e muzikës, kanë kodin e tyre të deshifrimit. Vërtetë poshtë tyre nuk ka diçitura, por ç`rëndësi ka kjo, kur vetë shikuesit i nxitet fantazia. Dhe njeriu, ose më drejtë psikika e tij, kështu është ndërtuar. Ai ka aftësinë të përfytyrojë. Dhe askush nuk e pengon atë t`i vijë ndërmend bukuria e vendlindjes së tij, rrugët e shtruara me kalldrëm, tymi që del nga oxhaqet e shtëpive, apo ajo qershia që lulëzon në pranverë, pranë gardhit. Kurrë nuk duhet harruar misteri, bukuria dhe forca joshëse e të pashpjegueshmes. Të krijosh të tilla efekte te të tjerët, është arritja më e mrekullueshme për çdo artist”. Një gjykim pak a shumë romantik i cili nuk ka sesi të mos i bëjë për vete edhe ata që për artin modern tregohen skeptikë. Në këtë libër, Shpendi ka përfshirë dhe një novelë për një ngjarje të vërtetë, të titulluar “Portreti”, ku flitet për një djalë shqiptar mjaft të kulturuar i cili për t`i shprehur mirënjohjen pronarit italian Zhezuin Serra në Bergamo, që e kishte përkrahur kur qe refugjat dhe duke ditur dashurinë e tij për pikturën, në shenjë mirënjohjeje i dërgon portretin e tij të bërë nga miku i tij Nikolet Vasia, gjë që e lumturoi plakun, i cili me mallëngjim e falënderime tha se e kishte paraqitur tamam si njeri, si gjithë të tjerët. Dhe ky libër i Shpendi Topollajt që i kushtohet mikut të tij Skënder Kokobobos, piktorit mjaft të talentuar, por që fati ja dëmtoi shikimin, mbyllet me një poezi të tijën të quajtur “Ironia e moshës”, të cilën për hir të bukurisë dhe domethënies së saj, po e jap të plotë: “Kur kërkonte piktori model për shejtanin, / E çuan diku te një plak i shëmtuar. / As bijt` e shejtanit aq shumë s`mund t`i ngjanin, / Babait të tyre, sa ky plak i harruar. / Por duke pozuar, një lot se ç`i doli, / Teksa peneli i vinte brirët dhe bishtin. / Kur piktori e pyeti: “Pse qan?” ai foli: / “Kur isha i ri, kam pozuar për Krishtin”. Por ajo që s`plaket kurrë është piktura dhe librat si ky, kushtuar asaj.

12

E SHTUNË 1 PRILL 2023

KULTURË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Nga Bujar MEHOLLI

E

mri i tij haset në dhjetëra shkrime nëpër faqet e gazetave dhe revistave ikonike, të tilla si “Fjala”, “Jeta e Re”, “Rilindja”, “Theatri”, “Nëntori”, “Knjizhevne Novine”, etj… Korpusi i shkrimeve është i dendur, merr trajtat e angazhimit maksimal intelektual në të mirë të shkrimit shqip, gjegjësisht instalimit të mendimit kritik autentik, çfarë e kërkonte Faik Konica. Vehap Shita është njeriu që luftoi me pendë, siç edhe tregon në intervistën e Oral History Kosovo: “Kanë ardhë më kanë marrë policia në shpi a e dini për çka, më kanë lyp armë. Ka ardhë shefi i policisë në derë, unë: “Urdhëroni?”, “A jeni ju Vehap Shita” “Po”, “A keni armë?” “Jo” thash, “unë kom qenë partizan, kur më kanë burgos m’i kanë marrë krejt. Edhe përnime m’i kishin marrë krejt, masnej s’i kom marrë se nuk kom ditë m’i përdorë asnjonën. Më kujtohet një here jom rrzu bashkë me pushkë. (Qeshë) Thash unë e kom këtë armë dhe e nxora lapsin, kjo asht arma ime, me shkru di.” Gjatë gjithë jetës u angazhua për një hapësirë publike shqiptare ku të triumfojë liria e shprehjes në konditat e artikulimit adekuat të gjuhës, mendimit kritik e qasjes objektive ndaj problemeve të ndryshme kulturo-artistike e politike, gamës së gjerë të përkthimit letrar e eseistik, vrojtimit të hollë të postulateve eseistike-letrare. Para se të flasim në plan më konkret për aktivitetin intelektual, je të japim një profil të shkurtër si kartë njohjeje me këtë emër të shquar të publicistikës shqiptare. Vehap Shita lindi në qytetin e Gjakovës. “Unë kom lind dikun në dimën të vitit 1923, në një familje zejtare. Babanë e kom pas rrobaqepës, por me të vërtetë prejardhja është intelektuale sepse gjyshi ka qenë hoxhë, ka qenë haxhi. Atëherë ajo pjesë ka qenë intelektuale për atë kohë, kështu që edhe babai im ka qenë i interesuar për shkollimin tonë”, tregon ai. (Citimet janë marrë nga intervistat e Oral History Kosovo). Si i ri, me ideale progresiste, i guximshëm, Vehap Shita do të rreshtohet armik i fashizmit, rrjedhimisht do të bëhet pjesë e lëvizjes nacionalçlirimtare në luftë; alla “Hemingway”, Shita do t’i përkushtohet më pas fuqishëm domenit kulturor si eseist, kritik filmi e teatri. Tutje shprehet: “Ministria e Arsimit e asaj kohe në krye me Ernest Koliqin bëri një politikë shumë të mirë për sa i përket organizimit të mësimit, shkollave. Në Prizren u hap gjimnazi, në Mitrovicë shkolla teknike, në Pejë shkolla bujqësore, në Prishtinë shkolla normale, pra u mbuluan të gjitha degët kryesore që duhet”, duke vazhduar: “Në ’42shën u bona njoni prej aktivistëve të shquar të Lëvizjes. Kështu që më ra të marrë pjesë vetë tash në demonstratë kundër regjimit fashist të atëhershëm e kundër okupatorit. Shiqoni, ajo edhe pse ka qenë Lëvizje Nacional Shqiptare e udhëhequr prej komunistëve, e komunistë

kishte pak shqiptarë, kështu që… Mirëpo me kohë u zhvillu ajo lëvizje, edhe në demonstratën në Prishtinë që u majt diku në shkurt të ’43-shit, unë mora pjesë në demonstratë edhe fola, mas kësaj demonstrate rashë edhe në burg”, rrëfen njeriu që ishte ndër themeluesit e Buletinit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Prishtinë. Regjisori, njëherit dhe bashkëpunëtori i Shitës, Bekim Lumi në portretizimin si intelektual dhe kritik teatri, e cilëson Shitën si figurë poliedrike e të gjithanshme, ani pse jo i “imponueshëm” aq sa duhet nëpër medie, autorin e dy librave të rëndësishëm me vështrime dhe kritikë studimore për teatrin dhe letërsinë “Kur ndizen dritat” e “Gjurmëve të letërsisë”. “Ai ka dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në kritikën e teatrit dhe filmit, kronikan i mprehtë dhe besnik, kritik i pakompromis, i qëndrueshëm në vokacionin mbi teatrin dhe filmin, për më se 50 vjet aktiv ai ka kodifiku dhe përmbledh në mënyrë shembullore krijimtarinë artistike të një brezi të tërë artistësh të cilët kanë vepru me rritjen dhe zhvillimin e teatrit. Ishte fanatik i përsosur i gjuhës shqipe, me njohje të thella të leksikografisë dhe me mprehtësi të çuditshme e përkushtim djaloshar, me energji e pasion të madh, besonte idealisht se do të jetonte gjatë për të punu, shkru e përkthy ma tutje për teatrin, letërsinë e kulturën tonë”. (Nga intervista në emisionin “Mbasditja n’Rrokum” – Kush ishte Vehap Shita?) Përpjekjet e Shitës janë të prirura çdoherë kah krijimi i vetëdijes kombëtare, vrojtimi i çështjeve artistike nga prizmi kritik origjinal, bazuar mbi objektivat e gjykimit të drejtë të aksh veprës letrare, koncertit, shfaqjes, interpretimit/këndimit e kështu. Jemi pikërisht në vitet e arta të kulturës shqiptare ku emra të shumtë shfaqen në skenën kulturore duke dhënë kontributin real qoftë me krijimet artistike, përkthimet, esetë socio-politike, etj. Abdullah Karjagdiu, Teki Dervishi, Esad Mekuli, Hasan Mekuli, Tajar Hatipi, Hivzi

Sulejmani, janë vetëm disa nga emrat e aradhës së gjatë të intelektualëve progresistë shqiptarë që preokupim e kishin pikërisht krijimin e një kulture të fortë shqiptare, që absorbon stile e teknika shkrimi, pra varion në lloje të ndryshme brenda korpusit të gjuhës shqipe dhe imanencës së saj krijuese. Po të shfletohen faqet e gazetës “Rilindja” apo revistës “Fjala”, do të hasësh në larushi personalitetesh letrare e shkrimesh të kategorive të ndryshme brenda dhe jashtë territorit shqiptar - emrat më eminentë të filozofisë, psikologjisë, letërsisë së përbotshme, mund t’i lexosh në shqip me përkujdesje të veçantë, fluiditet gjuhësor, besnikëri e përpikëri.

Vehap Shita i përket aradhës së intelektualëve klasikë shqiptarë që dhanë shumë e nuk u kursyen asnjëherë kur qe në pyetje kombi ynë dhe kultura, gjegjësisht, progresi i saj dhe komunikimi aktiv me botën.

Vërtet, gjithë ajo punë që është bërë nga këta intelektualë shënjon trungun e kulturës sonë, vazhdimësi e kontributit të çmuar të rilindësve që kulmon me “shpërthimin” intelektual që arriti zenithin e tij por vite më vonë sikur e humbi shkëlqimin, u shndërrua, apo më mirë u shpërfytyrua në një skenë të mugët, pa nerv, pa jetë, me plot allishverishe dhe jo më me në qendër qëllimin e iluminizmit shqiptar kolektiv, por përfitimin e llojeve të ndryshme nga kultura dhe intelektualizmi duke e shitur dhe blerë atë. Lista e shkrimtarëve eminentë që “folën e shkruan” shqip nga penda e Shitës është e gjatë. Përfshinë emra të shquar si Krleža e shumë të tjerë... por kontributi i tij kulturor manifesohet gjithashtu me sërë shkrimesh autoriale, artikujsh e vështrimesh për çështje të ndryshme sociale, politike, e artistike, brenda kuadrit të kulturës shqipe. Në një shkrim për “Akordet muzikore të Kosovës”, Vehap Shita, trajton problemin e institucionalizimit dhe ngritjes së nivelit artistik për t’u paraqitur edhe jashtë “mureve” të Jugosllavisë. “Nëse ky element i prezentimit para botës, ka atë rëndësi që i japim, atëherë prezentimi i këtillë i “Akordeve muzikore të Kosovës” vetëm si me të vërtet kosovare mund të ketë atë efekt dhe atë rëndësi që do të dëshironim ta ketë edhe kur është fjala për prezentimin tonë përpara botës, këtu në Jugosllavi dhe jashtë saj. Personalisht nuk e quaj më të vlershëm një krijim artistik nëse e bëjmë për prezentim përpara dikujt tjetër. Jemi për atë të vërtetën e njohur se çdo popull dhe çdo kulturë e pasuron thesarin e përgjithshëm kultural botëror, që është pronë e pakufizuar e mbarë botës, pa marrë parasysh kufijtë”, shkruan në “Fjalën” e vitit 1971. Toni është polemik, synon hapjen e debatit konstruktiv mbi një çështje kruciale sa i përket “Akordeve” dhe aktivitetit të tyre brenda e jashtë vendit dhe gjithashtu institucionalizimin e tyre. “Institucionalizimi – vazhdon Shita - i “Akordeve” doemos është faktor me shumë rëndësi që do të ndihmojë në

sistemin e punës dhe intensifikimin e përpjekjeve për zgjidhje sa më të mira në kohë më të shpejtë. Por s’është shtegu i vetëm. Shkollimi dhe aftësimi i kuadrove është punë e përbashkët e atyre që profesionalisht janë të detyruar të kujdesen për këtë si dhe mbarë shoqërinë që është e interesuar për pasurimin e jetës kulturale-artistike të ambientit të vet”, thekson ai.  Përkitazi me analizën që i bën aktivitetit të “Akordeve”, le të shohim një vështrim tjetër të Vehap Shitës me titull “Letërsia dhe revolucioni” ku bën analizë objektive me qëllim shqyrtimin e revolucionit të artit në shoqëri që, sipas tij, pasuron dhe krijon kulturën e letërsinë e re. “Me revolucion janë të lidhura shumë probleme e botëkuptime që e kanë transformuar njeriun dhe realitetin tonë pikërisht në këto tridhjetë vitet më të stuhishme dhe vendimtare për formimin e personalitetit dhe fizionomisë së njeriut tonë si qenie individuale dhe pjesë të një bashkësie, kolektiviteti, shoqëror dhe nacional.” Shita në këtë reagim i jep prioritet Luftës Nacionalçlirimtare dhe revolucionit social ngase letërsia e kësaj periudhe evokon shtypjen dhe skllavërinë, kryengritjet dhe ngadhënjimin e popullit. “Kemi në krijime të tilla momente të sprovimit të ndershmërisë, atdhedashurisë, patriotizmit, trimërisë dhe vetëmohimit të pashoq në luftë dhe në punë për një jetë të lirë, të barabartë, për një vend të lirë në truallin e vet, në kuadrin dhe në konstelacionet e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror, kultural e arsimor”. Shita revolucionin e koncepton si vazhdimësi kontinuitive, pra, arti/letërsia s’duhet të zhytet në letargji, përkundrazi duhet të marr zemër e hov krijues nga populli, të burojë, të shkruhet aty, të ngjizet me idealet e larta humaniste të cilat i koncepton artisti i angazhuar për të mirën e përgjithshme, le të jetë demaskues si Migjeni, tallës e ironik si Konica apo i prerë dhe i ashpër si Fan S. Noli – intelektuali, gjegjësisht letërsia e prodhon revolucionin e nevojshëm për ndërrim të hierarkive dhe gjendjes socio-politike, mjaft të jenë, siç shprehet: “reflekse të gjalla të luftës e të përpjekjeve të njeriut tonë në këtë luftë e revolucion.” Vehap Shita është prototipi i intelektualit të angazhuar për kulturën shqipe dhe progresin e saj, ndaj marr përsipër ta quaj apologjet të kulturës sonë. Dha kontribut të madh gjer në moshë të thyer, mbi 90-vjeçare, përktheu dhjetëra vepra e autorë të huaj nga serbo-kroatishtja, po ashtu përktheu I. Kadarenë e A. Pashkun, mes të tjerëve, në këtë gjuhë; veprimtaria e tij përfshin gamë të gjerë aktivitetesh - nga kritika letrare, teatrore e filmike, esetë e vështrimet mbi problematika arti, kulture e politike. Përherë me buzë në gaz, me sens të pashoq humori, punëtor i madh, energjik, ëndërrimtar e pasionant, Vehap Shita i përket aradhës së intelektualëve klasikë shqiptarë që dhanë shumë e nuk u kursyen asnjëherë kur qe në pyetje kombi ynë dhe kultura, gjegjësisht, progresi i saj dhe komunikimi aktiv me botën.

HISTORI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 1 PRILL 2023

13

Niko

HOXHA,

“Babai”

I AVIACIONIT

SHQIPTAR Nga Vladimir DURAJ

N

iko Hoxha është një me Aviacionin tonë, aq sa, kur thua Niko Hoxha, nënkupton Aviacionin dhe, kur thua Aviacioni, nënkupton Niko Hoxhën. Nuk ka pasur para tij një “Niko”, ashtu sikurse nuk pati edhe pas tij një tjetër “Niko”. Pilotët janë veçanti e bukur, të gjithë, nga më i miri e deri te më i zakonshmi, por edhe pse kështu, dikush është një pëllëmbë mbi të gjithë. Dhe ky dikushi e ka emrin Niko Hoxha. Niko Hoxha lindi në fshatin Tragjas të rrethit të Vlorës, më 1 Prill të vitit 1926. Kur lindi Nikoja, një plak i moçëm, mjekërrbardhë e flokëthinjur, tha: ‹Ky djal do të bëhet mbret!› Dhe i doli fjala plakut, foshnja e vogël u rrit e u bë dragua, mbreti i qiellit dhe fluturimit. Nikoja lindi në ‹fole› të ngrohtë, ai u rrit si bir beu, me gjithë të mirat. I jati, Selmani, ishte burrë me emër në zonë, burrë shtatëqindsh, kur i thonë një fjale. Nuk kishte vetēm pasuri materiale, biles më së shumti kishte pasuri shpirtërore, vlera e virtyte sipërore, destinuar vetëm për fisnikët. E të gjitha këto Selmani i trashëgoi te i biri, Nikoja, emri i dytë i Aviacionit Shqiptar. Në fëmijëri Nikoja dallohet për zgjuarësi, guxim, shkathtësi, forcë dhe mentalitet fituesi. Po ashtu shquhej për edukatë dhe sjellje sojliu, komunikim të ngrohtë dhe dashamirësi ndaj shokëve. Dhe vjen një ditë kur Niko, një djalë me dhjeta e trup atleti, king e me fizik të fortë, të regjistrohej në Shkollën Normale të Elbasanit. Aty Nikoja shpalosi vlerat më sipërore të tij, duke u evidentuar qartazi mbi shokët. Pushtimi fashist i vendit u prit me urrejtje nga Nikoja, i cili vihet në krye të lëvizjes anti fashiste në shkollë. Për këtë periudhë, Gezdar Veipi, emër i njohur i Aviacionit tonë, thotë: - “Niko Hoxha ishte një “ujk” i lëvizjes studentore në shkollën “Normale” të Elbasanit. Ai ishte një agjitator i mirë e vihej në krye të protestave të studentëve kundër pushtimit fashist”. Nuk vonoj shumë dhe veprimtaria e Nikos me shokë ra në sy të pushtuesve, gjë që i detyroj këta të fundit të dalin partizanë në Brigadën e 5-të Sulmuese. Gjatë luftës Niko shquhet për trimëri e guxim të çartur, përpos kryerjes së detyrës së përgjegjësit të rinisë së brigadës në maksimumin e mundshëm. Pas çlirimit të vendit, “normalistët” e Elbasanit, Niko Hoxha, Edip Ohri, Fari Bubësi dhe Babaçe Faiku, mes të tjerëve u dërguan në Shkollën e Aviacionit të Pançevos, në ish Jugosllavi. Në shkollë, Niko Hoxha dhe kolegët e tij përvetësuan teorinë e fluturimit dhe teknikën e pilotimit në avionët me helikë të Luftës së Dytë Botërore. Në përfundim të shkollës, në aerodromin e Pançevos, Niko Hoxha u titullua oficer dhe u pajis me diplomën e pilotit. Pas prishjes së marrëdhënieve midis vendit tonë dhe ish Jugosllavisë, në vitin 1948, Niko Hoxha dhe shokët e tij u shpërngulën për t’u kualifikuar në aeroplanë të tjerë, në Bashkimin Sovjetik. Nikos i takoi të shkonte në Shkollën e Aviacionit të qytetit Engels, ku do fluturonte në avionët bombardues me helikë, PE-2. Më 12 mars të vitit 1948, Niko Hoxha, me gradën “Kapiten i dytë”, ndodhej në qytetin Engels, ku nisi programin e kualifikimit. Pasi qëndroi rreth 1 vit në qytetin ‘Engels’, Niko kthehet në Shqipëri, ku emërohet komandant i Skuadriljes së avionëve me helikë në Aerodromin e Laprakës, Tiranë. Ishte puna gjigande e Nikos, forca që realizoi ngritjen dhe vënien në funksionim

të kësaj Skuadrilje. Në vitin 1951, Niko Hoxha dhe Edip Ohri kthehen përsëri në ish BS, këtë radhë për të kryer Akademinë e Drejtimit të Aviacionit në Moskë. Edhe këtu si kudo, Niko Hoxha shkëlqen, përsëri qëndron një pëllëmbë mbi të tjerët, shqiptar e të huaj. Gjatë kohës që ndiqnin Akademinë në Moskë, Niko dhe Edipi shkuan në aerodromin e qytetit të Novosibirskut, ku bënë kalimin në aeroplanët gjuajtës, me helikë JAK-9P, me të cilët do të furnizohej shumë shpejti Aviacioni Shqiptar. Gjatë kësaj kohe, Nikoja kishte fluturuar në aeroplanët PE-2, UTB-2 dhe në TU-2. Për këtë periudhë, piloti dhe shkrimtari i mirënjohur, Niazi Nelaj, thotë: - “Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Komandimit, në Moskë, në vitin 1952, Niko Hoxha u emërua komandant i skuadriljes të vetme në vendin tonë, të pajisur me aeroplanë gjuajtës, me helikë, të tipit JAK-9P. Në atë kohë, Niko Hoxha mbante gradën e kapitenit të parë; shpejt u gradua major. Komisar i skuadriljes u caktua kolegu i Nikos, piloti Edip Ohri. Zëvendëskomandant u emërua labi trim, me trup shtatshkurtër por i ngjeshur, Babaçe Faiku dhe shef shtabi, përmetari nga Bubësi, piloti i talentuar Fari Bubësi. Një zgjedhje e gjetur, Tre ish normalistë u ngarkuan për të drejtuar aviacionin e sapoformuar të Shqipërisë.” Në vitin 1954 Aviacioni ynë do pajisej me një tip avioni më të avancuar, reaktivin Mig - 15 BIS. Për këtë u dërguan nē Aerodromin e Groznit, po të ish BS, një grup pilotësh nga më të mirēt, të cilët do të aftësoheshin në këtë tip avioni. Sigurisht që mes tyre dhe në krye të grupit të përbërë nga Edip Ohri, Fari Bubësi, Peço Polena, Haki Jupasi, Vasil Trasha e Masar Aga do të qëndronte fisnikërisht, emblema Niko Hoxha. Grupi fluturoj për 9 muaj në Grozni, deri sa përvetësuan më së miri këtë tip të ri avioni. Me përgatitjen e pilotëve s’mbetej gjë tjetër veç ardhjes së skuadriljes së Mig-15 BIS në vendin tonë, e cila mbërriti në shkurt të vitit 1955 dhe u montuan në Aerodromin e Laprakës nga teknikët sovjetik, për t’u transportuar nga pilotët sovjetik për në Aerodromin e ish qytetit “Stalin”. Pak më vonë erdhi nga ish BRSS skuadrilja e dytë, avionët e së cilës u montuan po në Laprakë dhe u transportuan për në ish Q.Stalin nga pilotët tanë që u diplomuan në Grozni. Me këto dy skuadrilje reaktive, më 15 Maj të 1955-ës, në ish Q.Stalin u krijua Regjimenti i parë i Aviacionit Ushtarak Shqiptar, me komandant të madhërishmin Niko Hoxha. E kush tjetër veç tij mund të ishte, e kush tjetër veç tij do të pagëzohej ‘Babai i Aviacionit shqiptar’? Niko Hoxha ishte bir perëndie, kjo e fundit kujdesej që gjithçka e tij të shkëlqente, ndaj edhe i vuri në krahë si suport superemra pilotësh si Edip Ohri, Fari Bubsi, Babaçe Faiku etj. Në vitin 1958 Aviacioni ynë do pajisej me avionë modernë, bashkëkohorë, Mig-19PM dhe si në rastin e vitit 1954, në ish BS do të dërgoheshin për përvetësimin e këtij tipi pilotët tanë më të mirë. Përcaktimi i grupit të pilotëve që do dërgoheshin në ish BS ishte detyrë e vështirë, duhej të kishe sy shqiponje dhe zemër luani që të zgjidhje mes njerëzve që veç përkushtimit dhe dashurisë për qiellin dhe atdheun, me tepri nuk kishin tjetër gjë. Ja ç’thotë Niazi Nelaj për këtë rast: -”Një grup pilotësh, nga regjimenti i aviacionit të qytetit “Stalin”, të cilët, deri atëherë fluturonin në avionët MIG-15BIS, u dërguan në stepat e Rusisë për të përvetësuar MiG-19PM, i cili ishte nga

teknikat më të përparuara ajrore të kohës. U desh të vihej në provë edhe një herë iniciativa dhe guximi i Niko Hoxhës, për të përzgjedhur pilotët që do të bënin kalimin në këta avionë. Përzgjedhja ishte e vështirë për faktin se, në atë kohë, asnjëri nga pilotët tanë që do të shkonin për të fluturuar në avionët MIG-19 PM të destinacionit gjuajtës-kapës, i pajisur me lokatorë e i armatosur me raketa ajër-ajër, të drejtuara, nuk i plotësonin testet që kërkoheshin për këtë tip avioni. Koloneli, me përgjegjësi përzgjodhi pilotët më të përparuar të regjimentit, me qëllim që në shkollën ku do të shkonin, djemtë tanë të mos ndiheshin keq dhe prestigji i ushtrisë e i vendit tonë të mos ulej, në sytë e kolegëve të tyre, nga vende të tjerë të Lindjes. Në fakt, pilotët shqiptarë të grupit të kalimit në avionët superzanorë MIG-19PM, treguesve kualitativë që kishin kolegët e tyre u kundërvunë vlerat individuale dhe kolektive të njerëzve të guximshëm e kurajozë dhe dolën, në disa drejtime, më mirë nga kolegët e tyre.” Ndërkohë që grupi i pilotëve më të mirë të Regjimentit të ish Q.Stalin “shkolloheshin” në ish BS, Niko Hoxha hapi shkollë për pilotë në Regjiment, duke bërë të mundur që pilotët e mbetur pas ikjes së më të mirëve në ish BS, të aftësoheshin dhe arrinin nivele edhe më të larta se kolegët e tyre të kthyer nga ish BS. Duhej guxim tigri, zemër luani, sy shqiponje, mendje e ndritur dhe shpirt i madh, përkrahje dhe përkujdesje e perëndisë që të realizoje një gjë të tillë. Dhe të gjitha këto bashkë ishin vetëm tek Ai, Nikoja, i dërguari i perëndisë si dhuratë për Aviacionin Shqiptar. Nuk e teproj me superlativat e përdorura, Niko Hoxha meriton gjithçka, kaq e më tepër sepse ai është ekuivalenti i aviacionit, sinonim i tij. Ishte Nikoja faktori determinant që Shkolla jonë e Aviacionit i mbijetoj “goditjeve” të viteve ‘60 të kohës së prishjeve të marrëdhënieve me ish BS. Nuk kishte pengesë në Aviacion që nuk kapërcehej nga “Babai”, nuk kishte lartësi që nuk merrej nga Ai. Viti 1962 e bëri me “vëlla” Regjimentin e ish Q.Stalin, Rinas do të quhej foshnja e re. I bindur se të madhin, Regjimentin e ish Q.Stalin, e kishte rritur mjaftueshëm për të ecur vet në rrugën e jetës, “Babai” shkoj me të voglin, ta rriste e ta bënte të fortë që të ecte edhe ai me këmbët e veta, si i madhi. Për këtë periudhë, Niaziu tregon: - “Në pranverën e vitit 1962 u formua regjimenti i aviacionit gjuajtës-bombardues, në aerodromin e Rinasit. Aeroplanëve gjuajtës-kapës MIG-19 PM iu shtua një skuadrilje, me 12 avionë MIG-17 F. Niko Hoxha, tashmë i sprovuar për aftësitë e tij organizative dhe i pajisur me një eksperiencë me vlerë, u emërua Komandant i këtij regjimenti, në afërsi e në mbrojtje të kryeqytetit. Kolonel Niko Selman Hoxha, e organizoi dhe e drejtoi edhe këtë regjiment, siç dinte ai dhe, me dashurinë që kishte për fluturimin dhe me pasionin për të synuar drejt majave më të larta, e ngriti lart lavdinë e armës së tij të dashur, deri sa i vulosi përpjekjet, për të kapur më të mirën, me jetën e tij, në moshën 39 vjeçare, në të shtunën e datës 20 nëntor 1965, rreth orës 10:00.” E pra, 20 Nëntor 1965! Ditë e shtunë, më e zezë se e premtja. Sterronte dita nga retë e shumta e shiu i mallkuar, apo ngaqë do merrte Atë, më të mirin, më fisnikun, më burrin, vet Niko Hoxhën? Kam theksuar në dy a tre raste lidhjen mes Nikos dhe perëndisë, kam pohuar se Ai ishte bir i kësaj të fundit. Kam thënë e ç’nuk kam thënë, kanë thënë e ç’nuk kanë thënë shqiptarët për Niko Hoxhën, por përsëri është hiçasgjë me atë që meriton ky titan. Atë të shtunë të 20 Nëntorit ‘65, perëndia bëri atë që kishte bërë edhe herë të tjera me gjenitë, siç bëri me Aleksandrin e Madh të Maqedonisë atë të shtunë të vitit 323 para erës sonë. E pra, e mori Nikon lart, në qiell, për t’u krenuar me Të në Parajsë, por duke e bërë tē pavdekshëm në tokë, duke e lënë të gjallë e të lavdishëm në zemrat e çdo shqiptari. Për Niko Hoxhën lipsen romane, realizime filmash nga skenaristë e regjisorë të klasit të parë, siç edhe Ai ishte Pilot i Klasit të Parë, Njeri i Klasit të Parë.

14

E SHTUNË 1 PRILL 2023

KURIOZITET

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Pse ndodhin gënjeshtrat dhe shakatë në 1 Prill?

1 Prilli, i cili bie pas ekuinoksit pranveror, shënoi fillimin e vitit bujqësor: ishte një datë festive e festuar edhe me batuta. Por tradita e shakave në festa është shumë e lashtë.

Z

akoni i shakave në 1 Prill - Dita e Gënjeprillit - ka origjinë të lashtë, por duke qenë se nuk ka prova të sigurta, ka hipoteza të shumta dhe të ndryshme. Fillimisht, 1 Prilli, i cili bie menjëherë pas ekuinoksit pranveror, shënoi fillimin e vitit bujqësor, të rilindjes së natyrës dhe për këtë arsye ishte një datë festive. Prandaj festohej edhe me batuta. DITA E PARË E PRILLIT: PSE KJO DATË? - Zgjedhja e 1 Prillit si një ditë kushtuar shakave mund të ketë disa shpjegime. Siç raportohet

B

atuta për të gjithë dhe për të gjitha shijet që dalin tashmë, sidomos në rrjetet sociale: të thjeshta por efektive, qesharake por të këqija, të komplikuara por të paharrueshme. Dhe gjithashtu shkencore. Historia e shakave të 1 Prillit - një traditë e kremtuar në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës - është e gjatë, edhe nëse origjina e festës nuk është e qartë. Këtu janë 5 kuriozitete që ju (ndoshta) nuk i dini. Cila ishte shakaja e parë e prillit e bërë në TV? Një nga batutat e para të 1 prillit të bëra nga një televizion u transmetua në stacionin televiziv britanik BBC. Në një artikull u përshkrua shkurrja sezonale në plantacionet e makaronave në Zvicër. Qindra telefonata nga shikuesit mbërritën duke pyetur transmetuesin se si të blinin shkurret imagjinare të makaronave. Cila ishte shakaja më e famshme shkencore? Kohët e fundit kanë lindur edhe 1 prilli me temë shkencore dhe tani ka shumë shaka që shkencëtarët kanë shpikur (dhe jo vetëm për festën e 1 prillit). Shkencëtarët e Cern-it bënë debutimin e tyre më 1 prill 2016, pasi konvertuan sasinë e madhe të të dhënave të mbledhura gjatë përplasjeve të protoneve në tinguj, duke njoftuar se muzika dhe fizika ishin praktikisht të afërm shumë të afërt dhe se bozoni famëkeq i

gjithashtu nga Enciklopedia Treccani, disa studiues argumentojnë se peshku i prillit rrjedh nga një zakon i lashtë fiorentin, duke pasur parasysh se më 1 prill “njerëzit e thjeshtë u dërguan për të blerë, në një shesh të veçantë, disa peshq që ishin vetëm në figurë”; të tjerët, nga ana tjetër, e gjurmojnë origjinën e këtij zakoni në një dekret papnor, i cili i ndalonte të krishterët të hanin peshk më 1 prill, ditën kushtuar kujtimit të mrekullisë së Gjembit të Shenjtë që ndodhi në Aquileia në kohën e patriarkut Bertrando. Një hipotezë tjetër e lidh origjinën e Ditës së Gënjeprillit me arratisjen e

një princi Lorraine, i cili, në kohën e mbretit Louis XIII, do të kishte notuar përtej Meurthe.

të lidhura me stinët: solsticat dimërore dhe verore, ekuinoksin pranveror.

PSE BËHEN SHAKA FESTIVE? Shakatë dhe shakatë karakterizojnë 1 Prillin, Karnavalin, por edhe natën e Vitit të Ri, Halloween-in... «Karnavalet është një episod i vendosur në një semestër të tërë ritualesh, nga Halloween, që nxit kthimin e shpirtrave, deri në Pashkë dhe Rrëshajë: një rit i vetëm themelor i vdekjes dhe i rilindjes”, nënvizon antropologu Giovanni Kezich. Këta përvjetorë të krishterë janë shartuar në festat e mëparshme pagane

ÇFARË ISHIN SATURNALITË? Më përfaqësueset e këtyre festave ishin Saturnalia, e kremtuar nga romakët nga 17 deri më 23 dhjetor: Saturni ishte perëndia e kohës, rigjenerimit dhe bujqësisë. Gjatë dimrit ai dilte nga nëntoka dhe duhej të festohej për të shkuar përsëri nën tokë ku do të kishte mbrojtur dhe më pas do të bënte farat të mbijnë. Sipas mitit, Saturni, i dëbuar nga Olimpi, mbërriti në Lacio ku themeloi Epokën e Artë:

toka ofronte ushqim pa pasur nevojë për kultivim, nuk kishte luftëra, sëmundje apo dallime shoqërore. Prandaj, për nder të tij, dallimet klasore u shfuqizuan gjatë Saturnalia: kreu i festimeve ishte një skllav, i tërhequr me short, i cili mbante një maskë qesharake. Të pasurit organizonin bankete në të cilat vepronin si shërbëtorë të skllevërve të tyre, për të simbolizuar përzierjen e natyrës. Prandaj, shakatë dhe maskimet shërbyen për të shkelur rendin shoqëror, rregullat, për t’u përgatitur për ardhjen e një bote të re të rigjeneruar nga natyra.

5 kuriozitete që (ndoshta) nuk i dini për festën e 1 prillit Nga truket e Google deri tek ato të yjeve të rock-ut, duke kaluar nëpër shakatë e BBC-së: pesë kuriozitete që (ndoshta) nuk i dini për ditën e 1 prillit. Higgs tingëllonte si Beethoven (këtu edhe videoja e shakaja). Megjithatë, në 150 vitet e fundit, revista shkencore, institucione kërkimore dhe shkencëtarë, duke përfshirë 5 fitues të çmimit Nobel (Guglielmo Marconi, Enrico Fermi, Hans Bethe, Richard Feynman dhe Andrei Geim) nga e gjithë bota kanë dalë me shaka të bujshme shkencore. Cilat ishin budallenjtë më qesharak të prillit? Madje disa yje të muzikës janë argëtuar me 1 prillin. Chris Martin, drejtuesi i grupit anglez Coldplay,

shkroi në blogun e tij më 1 prill 2009: “Mirëmëngjes. Ne njoftojmë sot se Coldplay do të regjistrojë në një vend që asnjë muzikant nuk ka guxuar ndonjëherë të ndërmarrë: pa peshë. Në fund të vitit, grupi do të hipë në një Boeing 727 që mund të ofrojë pa peshë për periudha të kufizuara prej 20/25 sekondash…”. Natyrisht nuk kishte Boeing... Björk, këngëtarja islandeze e rock-ut, në vend të kësaj deklaroi se do t’i bashkohej Led Zeppelin në vend të Robert Plant, me kushtin që ajo të këndonte vetëm këngët nga 4

albumet e para. Në faqen e saj kishte një lidhje me datat e koncerteve, por në klikimin e parë u shfaq mesazhi: «Björk dhe Led Zeppelin? Jo! Dita e genjeshtrave!”. Kur ishte dita e fundit e 1 prillit e Google? “Shoqëria aktualisht është e përqendruar të jetë ndihmuese për njerëzit dhe situatën emergjente me të cilën po përballemi”. Kështu, më 1 prill 2020, Google njoftoi se nuk kishte absolutisht asgjë për të bërë shaka: më 11 mars 2020, OBSH në fakt kishte shpallur gjendjen e një

pandemie nga CoViD-19. Prandaj Big G vendosi të mos merrte pjesë në ditën kushtuar 1 Prillit, duke lënë shkarravinë e zakonshme. E njëjta gjë ndodhi në vitin 2021 dhe 2022 (përveç Covid-it kishte shpërthyer edhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës). Megjithatë, Google ka një traditë të pasur të Ditës së Gënjeshtrave të Prillit (nga lansimi i një përkthyesi kafshësh në vitin 2010 deri në gjuetinë e pastruesve të Google Maps në 2013). Aq origjinale sa kur mbërritja e shërbimit të tyre të postës elektronike Gmail u njoftua më 1 prill 2004, të gjithë menduan se ishte një tjetër mashtrim. Ku dhe si festohet 1 prilli? Me rastin e 1 Prillit bëhen shaka në shumë vende të botës. Në Francë, për shembull, për poisson d’avril është zakon që kolegëve dhe miqve të punës të ngjitet peshk letre në kurrizin dhe më pas të kontrollohet se sa kohë duhet që ta vënë re. Në shumë vende me origjinë anglo-saksone, nga ana tjetër, 1 Prilli quhet dita e gënjeshtrës, sepse u referohet goblinëve që gjallëronin oborret e fisnikëve. Në Portugali, nga ana tjetër, shaka luhen të dielën dhe të hënën para kreshmës: zakonisht është zakon të hidhen pako me miell. Dhe në Indi? Në këtë vend dita e 1 prillit e quajtur Huli është tashmë e shfrenuar më 31 mars.

E SHTUNË 1 PRILL 2023

ENCIKLOPEDI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

1 Prill 1948 - Gjermania Lindore

Sovjetikët ndalojnë qarkullimin e trenave ushtarakë amerikanë dhe britanikë

15

Dashi

Plutoni dhe Marsi do ua ndërlikojnë paksa punën në jetën tuaj në çift sot. Do debatoni me partnerin/en për disa detaje dhe kjo do iu mërzitë. Beqarët nuk do e mbajnë gjithë kohën mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe do e lënë veten të lire. Nëse doni që financat të përmirësohen, duhet të shpenzoni me kujdes.

Demi Do jeni shumë ëndërrimtare gjatë kësaj dite dhe për këtë arsye mund të lëndoheni nga realiteti. Jo çdo gjë është si nëpër filma prandaj kujdes. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë një person për ta pasur pranë. Sektori i financave nuk do jetë aspak problematik.

Binjakët Ka rrezik të keni debate dhe mosmarrëveshje gjatë kësaj dite me partnerin/en tuaj. Do iu duket sikur ai/ajo nuk po iu kushton vëmendjen e dukur dhe sikur miqtë janë më të rëndësishëm se gjithçka tjetër për të. Beqarët do kenë takime, por jo ashtu si i kanë ëndërruar. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Gaforja Jeta juaj në çift do jetë shumë pasionante gjatë kësaj dite. Partneri/ja do tregohet i gatshëm t’iu çojë në qiell të shtate në mënyrë që ju të përjetoni kënaqësi pa fund. Beqarët do ja kalojnë mirë me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë mungesën e një partneri/e. Me financat nuk duhet të bëni gabime dhe as të luani me zjarrin.

Luani

Klima do jetë shumë mirë sot për të dashuruarit. Do i shprehni pa pushim ndjenjat dhe do ndiheni më të përkëdhelur se kurrë nga partneri/ja. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë të ndiejnë mjaft për dikë që e njohin prej vitesh. Asnjëherë nuk i dihet jetës. Për të mos pasur probleme financiare, shmangni investimet e konsiderueshme.

Virgjëresha Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe vigjilentë sot. Harmonia dhe ekuilibri mund të prishet nga një fjalë goje e pamenduar mirë. Kujdes! Për beqarët dita do jetë mjaft interesante dhe emocionuese. Nuk do mungojnë për asnjë moment ftesat interesante. Financat do jenë delikate falë shpenzimeve të konsiderueshme.

T

rupat sovjetike, ndalojnë kalimin e trenave ushtarakë amerikanë dhe britanikë në zonën e tyre të pushtimit në Gjermani, duke kërkuar nga aleatët e luftës paraqitjen e një kërkese zyrtare për leje. Ky gjest u cilësua si provokativ nga zyrtarët britanikë dhe amerikanë. Të dyja qeveritë britanike dhe amerikane, reaguan me ashpërsi nëpërmjet letrave drejtuar Moskës zyrtare. Ndalimi u pezullua pas disa ditësh, por në qershor 1948, sovjetikët nisën një  bllokadë të plotë të të gjitha udhëtimeve tokësore drejt dhe nga sektorët amerikano-britaniko-francezë të Berlinit. Kështu nisi Bllokada famëkeqe e Berlinit, e cila u prish vetëm kur një avion amerikan nisi furnizimin e Berlinit Perëndimor nga ajri.  Sovjetikët nga njëra anë dhe SHBA-ja dhe Britania e Madhe nga ana tjetër, kishin pasur dallime mbi fatin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, si para ashtu edhe në përfundim të konfliktit të përgjakshëm. Sovjetikët ishin të vendosur që Gjermania të mos paraqiste më kurrë një kërcënim ushtarak ndaj Rusisë, duke kërkuar dëmshpërblime të mëdha pas luftës. Uashingtoni e kuptonte shqetësimin sovjetik rreth riar-

Peshorja Nëse kohët e fundit lidhja juaj ka qenë problematike, do keni vështirësi të mëdha me partnerin/en, në të kundërt dita do jetë e qetë. Beqarët do kenë shumë sukses në dashuri. Çështjet financiare do jenë në qendër të vëmendjes. Nuk do shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi.

Akrepi Do jeni sharmantë dhe mjaft sensualë gjatë kësaj dite. Partneri/ja do ndihet me fat që iu ka afër dhe krenar kur të ecë përkrah jush. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar diçka me rëndësi. Beqarët ende nuk do jenë të sigurtë për atë që duan të bëjnë. Sqarohuni njëherë me veten para se të hidhni çfarëdo lloj hapi. Financat do jenë të mira.

matimit gjerman, por ndërsa po merrte formë Lufta e Ftohtë, zyrtarët amerikanë e kuptuan nga ana tjetër se një Gjermani e rilindur mund të vepronte si një fortesë kundër zgjerimit të mundshëm sovjetik në Europën Perëndimore.

NGJARJET E DATËS 1 PRILL NË VITE

1748

Inxhinieri spanjoll Rocque Joaquin de Alcubierre rizbulon rrënojat e Pompeit në rrethinat e Napolit, një qytet i shkatërruar nga vullkani në vitin 76.

1966

1778

Në Kinë nis zyrtarisht Revolucioni Kulturor. Mao Ce Duni mbledh një grup radikalësh duke përfshirë gruan e tij Jiang Qing dhe ministrin e Mbrojtjes Lin Biao, për ta ndihmuar në sulmin kundër udhëheqjes aktuale të partisë, dhe për vendosjen e autoritetit të tij.

Biznesmeni amerikan ngha Nju Orlinsi Oliver Pollok, krijon simbolin $ për dollarin amerikan.

1974

Ajatollah Khomeini, bën thirrje për një revolucion islamik në Iran, që do të ndodhte 5 vite më vonë.

1941

Në Gjermani, nazistët miratojnë një ligj që u ndalon hebrenjve hyrjen në kafenetë publike.

1992

Në Bosnje shpërthen lufta mes boshnjakëve dhe serbëve, si rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë. Sipas të dhënave më të fundit, në atë konflikt u vranë rreth 100.000.

Shigjetari Do jeni shumë nervozë gjatë kësaj dite dhe kjo do iu lerë t’i shprehni ashtu si duhet ndjenjat. Shpjegojani partnerit/es situatën në mënyrë që ai mos mërzitet. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për të gjetur personin e tyre të ëndrrave. Shumë shpejt gjërat do ndryshojnë. Për financat do jetë një ditë delikate.

Bricjapi

Do keni disa vështirësi në jetën tuaj në çift sot, por do bëni çmos që t’i kaloni ato sa më parë. Së bashku me partnerin/en do jeni një ekip i fortë dhe mund të përballoni shumë sfida. Beqarët ka shumë mundësi të njohin dashurinë e madhe. Në planin financiar duhet të bëni çdo shpenzim me shumë kujdes dhe maturi.

Ujori

Mundohuni të jeni sa më tolerantë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse vetëm kështu lidhja juaj do ecë ashtu si duhet. Ndonjëherë është më mirë të kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqarët do e kenë prioritet gjetjen e një personi interesant dhe do e arrijnë atë. Në planin financiar, falë ndikimit të Plutonit do i menaxhoni me shumë kujdes të ardhurat.

Peshqit Ka shumë mundësi që lidhja juaj të stabilizohet gjatë kësaj dite. Nuk do tregoheni më aq kokëfortë sa më parë dhe partneri/ja do iu dashurojë akoma më shumë. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të njohin edhe personin e ëndrrave të tyre. Financat do ndikohen pozitivisht nga yjet.

16

E SHTUNË 1 PRILL 2023

REKLAMA

Cyan Magenta Yellow Black

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.