11 JANAR 2023 Flipbook PDF

11 JANAR 2023

68 downloads 122 Views 22MB Size

Story Transcript

E MËRKURË, 11 JANAR 2023

OPED

NJË MERAK NJERËZOR MBI TRAZIRAT PAS ARRESTIMIT TË ‘MBRETIT’, POR EDHE KY BIE NGA FRROK ÇUPI

F5

NUMËR 862

VITI IV I BOTIMIT

ÇMIMI 30 LEKË

REPORTAZH

F 6-7

ARDENICA, MADHËSHTIA E NJË TEMPULLI SHPIRTËROR NGA LEONARD VEIZI

OPED

PASTRUESE, APO ZBULUESE THESARESH? NGA ERALD SHULLA

F5

Tragjedia e Gërdecit ISH-MINISTRI FATMIR MEDIU MERRET I PANDEHUR

Fatmir Mediu është sërish personi i cili do të përballet me drejtësinë për ngjarjen e Gërdecit, të ndodhur në mars të vitit 2008, ku në fabrikën e demontimit të municioneve u vranë 26 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Pas dy viteve hetim, SPAK i komunikoi dje ish-ministrit të Mbrojtjes dy akuza. Mediu: Proces politik, jam i pafajshëm ► FAQE 2

LUAJMË OPOZITARÇE

ALIBEAJ SHKARKON QË TË MOS E SHKARKOJNË

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka përjashtuar nga grupi deputetët Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj. Lëvizja taktike e Alibeajt për të mos lejuar plotësimin e koourumit, i cili mund ta shkarkonte atë dhe në vendin e tij të caktohej Ervin Salianji

F3

Cyan Magenta Yellow Black

SUPLEMENT "EKONOMI"

KRIZA?

ME E KEQJA NUK KA KALUAR ENDE INTERVISTË ME AKADEMIK, PROF. ANASTAS ANGJELI

F 9-12

2

E MËRKURË 11 JANAR 2023

www.fjala.al

POLITIKË

TRAGJEDIA E GËRDECIT

P

lot 15 vite pas tragjedisë së Gërdecit që la pas ngjarjen e rëndë me 26 viktima dhe qindar të plagosur, çështja merr tjetër rrjedhë. Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes do të ulet në bankën e të akuzuarve për shpërdorim detyre lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec. Pas 13 vitesh SPAK e riktheu çështjen e Gërdecit sërish në tavolinën e hetimit dhe dje ka njoftuar mbylljen e hetimit dhe dërgimin para gjykatës së Fatmir Mediut për dy akuza: shpërdorim detyre dhe shpërdorim në bashkëpunim në kuadrin ushtarak. Dje ky i fundit është njohur më dy akuzat nga zyrat e SPAK në prezencë dhe të avokatit të tij Ardian Vishaj. Brenda 10 ditëve dosja do të shkojë në GJKKO që të shqyrtohet, ndërsa Mediu tashmë është i pandehur. HETIMI I SPAK SPAK hetoi përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit të vitit 2008, ndërsa e regjistroi si procedim penal në tetor të vitit 2021. Procedimi penal u regjistrua për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues. Kjo lëvizje e SPAK erdhi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO, në 24 shtator të 2021-shit riktheu për hetim në SPAK dosjen e “Gërdecit”. Në vendimin e Apelit të GJKKO-së thuhej se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim. REAGIMI I MEDIUT Fatmir Mediu dhe avokati i tij, Ardian Visha, pasi u njohën me dy akuzat deklaruan se hetimi i SPAK nuk solli asnjë element të ri nga hetimi i bërë asokohe nga Prokuroria e Përgjithshme. Ai nuk ka pranuar akuzat e SPAK, duke e konsideruar veten të pafajshëm në çështjen e madhe të “Gërdecit”. “Këtë akuzë nuk e pranoj. Jam i pafajshëm. Çështja e demontimit është çështje sigurie kombëtare me të gjitha praktikat e demontimit dhe në analizën e sigurisë kombëtare është demontimi. Kam deklaruar

ONLINE 24 ORË

Ish-ministri Fatmir Mediu merret i pandehur Fatmir Mediu është sërish personi i cili do të përballet me drejtësinë për ngjarjen e Gërdecit, të ndodhur në mars të vitit 2008, ku në fabrikën e demontimit të municioneve u vranë 26 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Pas dy viteve hetim, SPAK i komunikoi dje ish-ministrit të Mbrojtjes dy akuza. Mediu: Proces politik, jam i pafajshëm

të demontimit. U njoha me aktet dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem SPAKut për çdo gërmë dhe dokument që kam firmosur. SPAK nuk ka sjellë asnjë provë të re. Për mua ka qenë e motivuar politikisht dhe asgjë më shumë. Secili të ketë të drejtë të pyetet dhe hetohet në mënyrë të drejtë”, u shpreh Fatmir Mediu.

në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që nëse do të gjendet një telefonatë me personin shqiptar apo amerikan që kryente biznesin, marr të gjithë përgjegjësinë për këtë çështje. Është cilësuar Gërdeci si një nga strukturat më të mira për

demontimin e municioneve. Nuk ka qenë ministri, po autoritetet më të larta ushtarake që e kanë bërë me dije. Kush e certifikon një proces ushtarak, ministri? Nuk kam pasur asnjë kontakt as me firmën amerikane, as me frmën shqiptare

NGJARJA E GËRDECIT Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 (e shtunë) mars, 2008 rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Gërdeci është fshat i qarkut të Tiranës, Shqipëri dhe shpërthimi ndodhi në një "fabrikë" për demontimin e armëve. Demontimi i armëve ishte një prioritet që qeveria e Shtetit Shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO; pasi siç kishte deklaruar kryeministri i vendit asokohe Sali Berisha për Agjencinë Reuters: “Pirgjet e 100 000 ton municioneve 40–50 vjeçare është një nga problemet tona më serioze”. Shpërthimi

shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta. Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë. Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “përgjegjësi morale.”. Edhe pse në fillim grupet opozitare do të qëndronin pasive ndaj ngjarjes, më pas ata do të akuzonin drejtpërdrejtë qeverinë si shkaktare të tragjedisë. Ngjarja la një shije të hidhur në opinionin publik, por do të ishte artikulli i gazetës së Neë York Times ai që do të shkaktonte debate të ashpra politike në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Artikulli “Supplier Under Scrutiny on Arms for Afghans” i publikuar më 27 mars të vitit 2008, nuk u mor parasysh nga qeveria, madje kryeministri Sali Berisha e quajti artikullin “Letër higjienike”.

Bajram Begaj pret në takim kreun e ri të OSBE-së në Tiranë residenti Bajram Begaj ka pritur dje në një takim kreun e ri të P prezencës së OSBE-së në Tiranë, Guido

De Sanctis. Begaj thotë se gjatë takimit ka vlerësuar rolin e deritanishëm të kësaj organizate dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm dhe bash-

KRYEREDAKTOR: SEBI ALLA WWW.FJALA.AL

ZV.KRYEREDAKTOR: LEONARD VEIZI

këpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera. Në takimin e sotëm me Kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis, vlerësova rolin e deritanishëm të

kësaj organizate si dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi. Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkuruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara”, shkruan Begaj.

GAZETARË: FERNADA CENKO, MONADA MEHMETAJ

EDITORIALISTË: ADRIAN CIVICI, LORENC VANGJELI, PLATOR NESTURI, FRROK ÇUPI, ROLAND QAFOKU, ERALD SHULLA, ERVIN BAKU ADRESA: RRUGA “RESHIT ÇOLLAKU”, ND. 36, H.3, AP.8, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.10, 1001, TIRANË



KONTAKT: 0682034146

Designer:

A LT I N A L I A J [email protected]

www.fjala.al

E MËRKURË 11 JANAR 2023

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

nga Grupi Parlamentar”, thuhet në deklaratë. Me këtë vendim pritet të prishen balancat në Parlament dhe njëkohësisht Alibeaj duke përdorur “vulën” dhe të drejtësn si kreu i grupit, po përjashton nga Grupi Parlamentar I PD-së kundërshtarët e tij.

LUAJMË OPOZITARÇE

N

jë vit pas dhunimit të selisë së Partisë Demokratike nga demokratët dhe deputetët e Sali Berishës, të cilët hynë për të marrë ambientet e selisë, Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar, 4 deputetë të Partisë Demokratike, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Kjo u duk si një inatë “i vjetër” që u shfry nga Alibeaj, por në fakt është një lëvizje e tij për të pamundësuar kouromin që mund ta shkarkonin vetë atë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së. Ditët e fundit përflitej që mes grupimit Alibeaj dhe të tjerëve që ishin disi asnjanës, as me Alibeajn dhe Bashën dhe as me Berishën, po kërkonin shkarkimin e Alibejt nga kryetar grupi. Vendin e tij do e zinte Ervin Salianji, por për të pamundësuar këtë nismë, Alibeaj bëri lëvizjen e radhës, duke luajtur me çështje numrash. Përjashtimi nga Grupi Parlamentar i PD-së i katër deputetëve të cilët janë tashmë qartësisht të angazhuar në krah të Berishës, duket se nuk është një inatë i vjetër, por lëvizje taktike e re e Alibeajt për të mbajtur ende kerun e Grupit Parlamentar. Mirëpo ndryshe është paraqiutur çështja në mbledhjen e Kryesisë së PD-së së Alibeajt. Ai iu dha një ultimatum këtyre deputetëve që të distancohen nga aktet e dhunës më 8 janar të një viti më parë në selinë blu. Sipas grupit të Alibeajt, këta deputetë nuk kanë bërë distancim publik nga këto akte të dhunshme, ndaj është marrë vendimi për përjashtimin e tyre. Partia Demokratike e drejtuar nga

3

Alibeaj shkarkon që të mos e shkarkojnë Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka përjashtuar nga grupi deputetët Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj. Lëvizja taktike e Alibeajt për të mos lejuar plotësimin e koourumit, i cili mund ta shkarkonte atë dhe në vendin e tij të caktohej Ervin Salianji Alibeaj ka dërguar për median një deklaratë për shtyp ku njofton se katër deputetët janë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. “Sot (dje), më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë

dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe

nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre

REAGIMI I SHEHUT Deputeti Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj Enkelejd Alibeajt pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Shehu thotë se rënduar shumë nga shëndeti mendor dhe e përfytyron veten si lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Me tone ironike, Shehu i këshillon kolegët deputetë që janë pjesë e grupit të Alibeajt që ta çojnë kreun e grupit parlamentar që të “mjekohet tek të sëmurët”. Deputeti demokrat ka dhe një këshillë për kolegët e tjerë që të mos e ndjekin shembullin e Alibeajt pasi do të vuajnë nga e njëjta “sëmundje”. “Të shpëtojmë Alibejan! Ai është rënduar shumë, në mënyrë galopante! Ndoshta i ka bërë keq edhe Viti i Ri, gjeli, a diçka tjeter… . Deliret e tij mendore, perceptimet e tij të deformuara për realitetin, po e çojnë shumë larg në “sëmundjen” e tij. Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjetër i ngjashëm. Apo si gjeli mbi kotec, që tremb pulat përeth…”, ka shkruar Shehu. REAGIMI I AÇKËS Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, e cila është reshtuar nga ana e Alibeajt ka reaguar pasi ky i fundit përjashtoi nga grupi parlamentar katër deputetë të tjerë të PD-së. Këtë vendim deputetja demokrate e quan marrëzi, ndërsa thotë se Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar. “Marrëzia e vogëlsisë! A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”.

Nëse gjykata i jep vulën Alibejat Ilir Meta: Do të jetë një ‘boomerang’ ryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur dje në lidhje me vulën e K Partisë Demokratike. I pyetur nëse

kandidatët e PD do të regjistrohen në logon e Partisë së Lirisë në rast se gjykata vendos t’i japë vulën Enkelejd Alibeajt. Ai u shpreh kjo është çështja më e parëndësishme për këdo

pasi tashmë kandidatët janë publikë. Meta theksoi se në rast se gjykata e konfirmon se vulën e cakton kreu i meduzës atëherë kjo do të jetë boomerang për këtë të fundit dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri. “Mendoj se kjo është çështja më e parëndësishme për këdo pasi tashmë kandidatët janë

publikë. Në rast se gjykata konfirmon se përfundimisht Shqipëria është një shtet mafioz ku vulën e cakton kreun e meduzës, do të jetë një boomerang për kreun e meduzës dhe sistemin gjyqësor në vend që është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria është kampione e korrupsionit.”, deklaroi Meta.

Berisha: Historia e Alda klosit tregon historinë e dyshekëve me para ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se K pastruesja Rozeta Dobi, që vodhi

shtëpinë e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, ka “hequr kapakun” e llumit të qeveritarëve të “Rilindjes”. Berisha tha se përmes kësaj ngjarjeje, shqiptarët mësuan të vërtetën e dyshekëve me euro të zyrtarëve të kryeministrit Edi Rama. Berisha shtoi se një pjesë e mirë e zyrtarëve të qeverisë, paratë e vjedhura i fshehin në dyshekë dhe dyshemetë e shtëpive të tyre, pasi sipas tij, ata nuk kanë tunele si Edi Rama. Berisha

thotë se vjedhje të tilla në shtëpitë e zyrtarëve të qeverisë kanë ndodhur edhe më parë, por sipas tij nuk janë denoncuar në polici, pasi paratë e tyre kanë qenë të vjedhura. Ai përmend edhe rastin Beqja-Gjiknuri, ku sipas tij, në banesën e tyre u vodhën 8 milionë euro 6 vite më parë dhe Rama mbylli ngjarjen në fjalë. “Për rikujtesë! Shtëpitë e ministrave të Ramës notojnë në para të vjedhura. Rama mbylli skandalin e vjedhjes 6 vite më parë së 8 milionë euro-ve në shtepinë e Mama Gjiknurit dhe Beqës, etj. Afera Gjiknuri-Beqja

u mbyll nga Rama. Gjiknuri mori paratë e vjedhura nga hajduti dhe si shpërblim u bë sekretar i përgjithshëm i Rilindjes hajdute! Por

falë Rozeta Dobit që hoqi kapakun e llumit të qeveritarëve të rilindjes shqiptare mësuan të vërteten e dyshekëve me euro të hajduëtve të

Edi Ramës, të cilët nuk kanë tunele si bosi i tyre, por përdorin dyshekët dhe dyshemetë e shtëpive te tyre”, shkroi Berisha.

4

E MËRKURË 11 JANAR 2023

N

ë ftesën dërguar partive politike, kreu i Qeverisë shqiptare nuk ka përmendur arsyet e takimit, por jozyrtarisht, partitë më të vogla thonë se kanë marrë sinjale se çështjet e integrimit evropian dhe ndryshimet në Kushtetutën maqedonase pritet të jenë pjesë e diskutimeve. Por, disa këtë takim e shohin si “nevojë të Ramës për promovimin e tij si lider rajonal dhe forcimin e pozitës së tij në Shqipëri”. Të tjerët mendojnë se “kryeministri Rama me këtë veprim synon të luajë rolin e zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të bërë presion mbi partitë tjera që të mos rreshtohen në krah të opozitës maqedonase për rrëzimin e Qeverisë maqedonase”. Partitë politike maqedonase, gjithashtu, janë të ndara në vlerësime. Për Lidhjen Social-Demokrate në pushtet (LSDM) “Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë (së Veriut) dhe i popullit maqedonas, ndërsa me Shqipërinë nuk kemi çështje të hapura. Andaj, çdo takim, formal apo joformal, që është në interes të të dyja vendeve dhe të dy popujve është për ne në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian”. VMRO DPMNE-ja që është në opozitë, vlerëson se takimi në Tiranë bëhet me kërkesë të LSDM-së, e cila sipas nënkryetarit të VMRO-së, Aleksandër Nikollovski,“është në panik për rrëzimin e Qeverisë dhe dështimin e ndryshimeve në Kushtetutë. “LSDM-ja dhe Dimitar Kovaçevski po kërkojnë ndihmë për të shpëtuar, andaj edhe jashtë të gatshëm të pranojnë gjithçka në dëm të popullit maqedonas përmes agjendave të ndryshme vetëm që ta shpëtojnë veten e tyre”, deklaron Nikollovski. Drejtuesit e partive politike shqiptare, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti; i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari; i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe i Alternativës, Afrim Gashi do të marrin pjesë në takim. Ndërkohë, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, ka thënë se pranon të takohet me kryeministrin Rama, por jo edhe të ulet në tavolinën e njëjtë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Bilall Kasami që është edhe kryetar i Tetovës, komunës më të madhe të banuar me shqiptarë

www.fjala.al

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

Rama “trazon” skenën politike në Maqedoninë e Veriut Ftesa që kryeministri shqiptar, Edi Rama, u ka bërë drejtuesve të partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut për një takim në Tiranë, të martën në mbrëmje, ka nxitur reagime të shumta në Shkup, nga partitë politike, njohësit e çështjeve politike dhe opinioni më i gjerë

në Maqedoninë e Veriut, akuzon qeverinë për “korrupsion dhe krim të organizuar dhe defaktorizimin e shqiptarëve”, ndërsa zgjidhjen e krizës e sheh te dorëheqja e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Partitë

tjera nuk e kanë komentuar ftesën dhe agjendën e takimit me kryeministrin Edi Rama. Por, për deputetin e pavarur, Skënder Rexhepi, “Edi Rama po sillet në cilësinë e zëdhënësit të BDI-së, njëjtë sikur në takimin e fundit

në janar të vitit 2017”. “Është shumë e qartë që Edi Rama nuk ka legjitimitet t’i mbledhë partitë shqiptare për çështjet që i prekin shqiptarët këtu në Maqedoni [të Veriut]. Kjo pasi, edhe pas këtij takimi, do të rezultojë ndonjë trik i radhës...”, ka shkruar Rexhepi në rrjetin social Facebook. Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, takimin në Tiranë e sheh në favor të Ramës, i cili, sipas tij, synon të promovojë veten si një faktor rajonal. Nga ky takim partitë shqiptare jo që nuk do të përfitojnë asgjë, përkundrazi ato paraqiten pa ndonjë peshë dhe pa ndonjë ndikim në skenën politike, thotë më tej Neziri. “Këto takime nuk mund të sjellin asnjë përftim politik për përdorim të brendshëm për asnjërën nga partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. E them këtë pasi ftesat kolektive për vizitë në Tiranë të këtij lloji, flasin për një qasje paternaliste të kryeministrit Rama kur bëhet fjalë për liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Kjo qasje paternaliste dihet se ngërthen në vetvete një lloj kufizimi të autonomisë së vendosjes politike.

Mënyra se si i fton ai në Tiranë ka një simbolikë dominuese të tijën, një simbolikë që mund të shkojë në favorin e tij, por në dëm të partive politike”, vlerëson Neziri. Ai vlerëson se sikur Rama të ketë synim afrimin e liderëve shqiptarë apo edhe ndihmën e tij për agjendën evropiane, do të ishte mirë ai të bënte një vizitë në Shkup dhe të organizonte një takim me të gjithë apo t’i takonte veçmas. Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike, takimin në Tiranë më shumë e sheh si përpjekje për ruajtjen e shumicës parlamentare që tashmë po rrezikohet nga përçarjet brenda BDI-së, andaj edhe Rama mund t’i bëjë favore kreut të saj, Ali Ahmeti, duke manifestuar mbështetjen apo nevojën për unitet në emër të integrimeve evropiane. “Ky takim mund të shihet edhe si një shërbim që mund t’i bëhet Ahmetit nga ana e Ramës në kohën kur Bashkimi Demokratik për Integrim po përballet me pakënaqësi në radhët e saj. Kjo pakënaqësi mund të rrezikojë edhe stabilitetin e Qeverisë, andaj BDI-ja synon që t’i bashkojë partitë tjera politike shqiptare pasi në të kundërtën edhe ato do të jenë kundër saj. E gjithë kjo do të bëhet në emër të integrimit evropian apo politikave gjeostrategjike të vendit. Por, kjo do të jetë e vështirë pasi partitë opozitare vështirë se do të pranojnë të jenë në rol të tillë ”, thotë Arsovski. Liderët e partive politike shqiptare një takim të tillë me kryeministrin Edi Rama e kishin realizuar më 7 janar të vitit 2017. Pas këtij takimi ata kishin miratuar një deklaratë të përbashkët, e cila nga opinioni maqedonas ishte quajtur si “Platforma e Tiranës”, që sipas tyre kishte për synim rrënimin e shtetësisë maqedonase. Partitë shqiptare, siç thuhej në deklaratën që ishte miratuar atëherë, angazhoheshin për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike. Partitë, gjithashtu, angazhohen për “debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multi-etnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike”. REL

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, John Bolton zbulon prapaskenat iplomati amerikan John Bolton i cili ka shërbyer si këshilltar për D Siguri Kombëtare i Donald Trump

sa ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një intervistë për Foreign Press Association është pyetur nëse e ka propozuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Bolton ka thënë se nuk e ka sugjeruar një ide të tillë meqë sipas tij palët vetëm se ishin duke e diskutuar vetë një modalitet të tillë. Por shton se më pas u bë e pamundur politikisht që të realizohej për shkak të kundërshtimeve. Ish-ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka zbuluar edhe një vizitë që i ishte bërë nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Bolton thotë se atë kohë Blair i kishte shkuar për ta takuar dhe i kishte thënë atë kohë se ka liderë që mbase mund ta bëjnë që një ide e tillë të funksionojë, raporton Express. Por Bolton thotë se Blairit i ishte përgjigjur njësoj siç kishte deklaruar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker kur kishte folur për problemin Izrael-Arabi duke

thënë se “ne s’mund ta duam paqen më shumë se vetë palët”. “Shiko unë nuk e sugjerova vetë, ata po flisnin për atë, dhe u dëshmua politikisht e pamundur, fillimisht në Kosovë dhe më pas edhe në Serbi. Por Tony Blair erdhi më takoi për këtë dhe më tha se aktualisht kemi liderë që mbase mund ta bëjnë që kjo të funksionojë. Por reagimi im ishte i njëjtë si i James Baker kur ishte Sekretar i Shtetit e kur foli për mospajtimin mes Izraelit dhe Arabisë. Ai tha që ne nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët. Ne nuk imponojmë asnjë zgjidhje, por nëse funksionon duhet ta përkrahim”, ka thënë Bolton për Foreign Press Association. Bolton më tej thotë se shumë njerëz s’e pëlqejnë idenë e shkëmbimit të territoreve meqë ekziston frika se mund të destabilizojë edhe pjesë të tjera të Ballkanit. Megjithatë thotë se s’duhet harruar që Kosova dhe Serbia kishin rëndë dakord paraprakisht që të flisnin për idenë. Sipas Bolton, për sa kohë ideja nuk imponohet dhe ka pajtueshmëri të dyanshme

shkëmbim territoresh atëherë një gjë e tillë mund të ndodhë në çdo moment. “Shumë njerëz nuk e pëlqejnë idenë e shkëmbimit të territoreve se mund të destabilizojë pjesë të tjera të Ballkanit. Pika kryesore që duhet pasur parasysh është se shkëmbimi i territoreve që po flitej mes Serbisë dhe Kosovës u ra dakord paraprakisht. Sa kohë që nuk imponohet me forcë, shkëmbimi me pajtim të dyanshëm mund të ndodh gjatë gjithë kohës”, ka shtuar John Bolton. Ai më tej ka marrë edhe një shembull se si kishte funksionuar ideja e shkëmbimit në mes të Kanadasë dhe Danimarkës për një ishull. Kur e thotë këtë Bolton, ndërhyn drejtuesi i intervistës duke i rikujtuar Boltonit se problemi mes Kanadasë dhe Danimarkës ka qenë për një ishull të pabanuar e ndërkohë i kujton se veriu i Kosovës është i banuar me shumicë serbe. Bolton në fund ka thënë se evropianët s’e kanë pëlqyer idenë e shkëmbimit dhe se vetë ai kishte thënë që “ne e mbështesim atë” dhe rithekson se mendon që ishte e drejtë.

www.fjala.al

E MËRKURË 11 JANAR 2023

OP-ED

ONLINE 24 ORË

5

Një merak njerëzor mbi trazirat pas arrestimit të ‘mbretit’, por edhe ky bie Analizë NGA FRROK ÇUPI

F

jalën‘mbret’emorangagjithë fjalori i medias botërore mbi arrestimin e djalit të El Chappos në Meksikë. ‘Të paktën 29 persona u vranë (këtë të enjte) gjatë operacionit të përgjakshëm për arrestimin e djalit të mbretit meksikan të drogës "El Chapo", shkruan agjencia Associated Press. Nga të 29- tët, 10 prej tyre ishin ushtarë të Forcave të Armatosura, dhe 19 mes militantëve të betuar rreth ‘mbretit’ të drogës. Anëtarët e tërbuar të bandës së El Chappos ngritën blloqe në rrugë, u vunë flakën dhjetëra automjeteve dhe sulmuan aeroplanët në një aeroport lokal. U duk sikur militantët e ‘mbretit’ të dënuar me burg të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, i dhanë fund paqes në Meksikë dhe aty nuk do të kishte më ‘shtet dhe fuqi’ për stabilitet. Pamja vjen prej militantëve, shtresave dhe skllevërve që përfitojnë nga droga e nga korrupsioni, sidomos nga korrupsioni i madh. Frika se pas arrestimit të ‘mbretit’ militantët mund të shkatërrojnë vendin, është përhapur si një fantazmë në rajonin tonë, aq më tepër në Shqipëri. Kudo flitet se, ndoshta nga frika e dhunës’ nuk vepron ligji... Atëherë pse nuk arrestohen ish presidentët e akuzuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vetë shqiptarët për ‘korrupsion të qenësishëm’, për ‘minim të shtetit të demokracisë’, dhe për shantazhim të Drejtësisë?, bëhet pyetja... Veprat penale të përmendura kanë aq peshë sa peshë ka krimi i El Chappos në Meksikë, vepër që çoi në botën tjetër rreth 4000 vetë, njëmijë më shumë se shteti i presidentit tonë në vitin 1997. Burgosja e djalit, Ovidio GuzmánLópez, 32 vjeç; dhe sidomos tentativa për ta ekstraduar për në Shtetet e Bashkuara, gati e dogji Qytetin dhe vetë Meksikën. Duket sikur Tirana jeton në Mexsico, ose qyteti i madh latino- amerikan jeton këtu në Tiranë. Amerika sulmohet nga ‘grupi’ këtu, Amerika sulmohet edhe atje...,tufa me ish- ministra do të burgosen këtu; si edhe në Meksikë ‘ministrat’e mbretit të drogës..., atje ekstradime për Amerikë, projekte ekstradimi këtu... Edhe këtu, si edhe në Banja Luka, ‘mbretër’ të korrupsionit dhe të rrezikut për sigurinë e vendit kërcënojnë se ‘po na prekët, do të godasim për vdekje’. A është real rreziku? Për ta peshuar rrezikun, thjeshtësisht mund ta afrojmë Meksikën e El Chappos për të gjetur peshën e Sali Berishës, ose të Milorad Dodik, ose të të afërmve të Putin... Kur ishte i

fuqishëm Berisha në Tiranë, Dodik ishte një nxënës shkolle në Banja Luka, atëherë modeli i Berishës në atë vend të freskët malor ishte Karaxhiç e disa të tjerë. Por kjo nuk do të thotë se rreziku peshon vetëm në njërën anë e në njërën kohë. Aq më pak në kohën e tanishme kur para botës shfaqet ‘pesha e misterit Putin’. Të gjithë këta që kanë një ‘ushtri’ pas vetes; të gjithë këta që kanë pasuri të madhe të përfituar o nga korrupsioni o nga krimi- secili syresh ka të njëjtën peshë kundër sigurisë qytetare. Rreziku është i vërtetë, por frika është e pavërtetë. A ishim këtu në Tiranë një vit më parë, fiks një vit e dy ditë më parë? Ishte 8 Janari 2022. Ushtria ‘meksikane’ e droguar e Sali Berishës sulmoi selinë e Partisë Demokratike, e sulmoi me të gjitha mjetet e dhunës mizore; dhe u solli fantazmën njerëzve. Qëllimi ishte për të pushtuar selinë, për të vrarë dikë ose disa, për t’i dhënë shembull njerëzimit se ‘ne të akuzuarit ju kallim frikën’. A nuk ndodhi skena e frikës edhe në 6 dhjetor 2022, ditën kur në Tiranë zuri vend Samiti i Bashkimit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor? Synimi ishte të kërcënohej Europa se ‘nuk ke punë këtu’. Mjeti ishte ushtria e vogël e paguar nga korrupsioni i madh dhe gjithashtu aleanca ‘e përtejme’ për të mos e lejuar Europën në Ballkan. A nuk po dëgjojmë çdo ditë militantë ‘të radhës së parë’ që kërcënojnë në podiume? ‘Kur të vijmë ne, ku do të futeni ju!?. ‘Guxoni po deshët se do t’u vijmë aty’. ‘Nëse gjykata vendos kundër nesh, pasojat do të jenë të rënda’. Frika është njerëzore, por qytetaria e kësaj epoke ka në dorë shtetin.

Jetojmë epokën e shteteve, kjo është arritje e njeriut. Olivio Guzman Lopez, vetëm 32 vjeç guxoi të kërcënojë Amerikë Latine dhe Karaibe, se ‘këtu nuk ka vend për Amerikën dhe as për shtetin Meksikan’. Me siguri edhe ai e ka menduar ‘Amerikën të mundur’. Baza e ushtrimit të frikës është paraja nga droga dhe ushtria e militantëve.

Por ra. Dmth., ra frika dhe ideja se militantët mund të pushtojnë shtetin. Sot dhe dje, tre ditë pasi djali i ‘mbretit’ dogji qytetin dhe vrau 29 vetë, presidenti Joe Biden ka zbritur në ‘tokën e djegur’ dhe ndodhet në kryeqytetin e Meksikës. Të dy presidentët, meksikani López Obrador dhe amerikani Biden, sot, e marte, ndërsa buzëqeshnin, shtrënguan

duart për kamerat dhe u drejtuan për në Palacio Nacional. Nis Samiti i Amerikës Latine dhe Karaibeve, që siç u tha, ‘do të përmirësoje jetën në gjithë rajonin’. Nuk ka më ‘El Chappo’ nëpër rrugë...Shteti ka në dorë përparimin e njeriut, ndërsa ‘mbreti’ ka në dorë frikën. Jetojmë epokën e shteteve. Po të mos ishte kështu, Tirana do të ishte djegur dhjetëra herë, vetëm në vitin 2022.

Pastruese, apo zbuluese thesaresh? talianët përdorin një shprehje për të thumbuar: “Kush vjedh pak, Ishkon në burg, kush vjedh shumë,

Koment NGA ERALD SHULLA

bën karrierë!”. Zhurma e vjedhjes në vendin tonë erdhi nga një person që i karriera për të pastruar “thesare” ju pre në mesë. Zhurma e tenxheres mediatike filloi procesin e fortë të zierjes së informacionit të marrë për një ngjarje që zyrat shtetërore të policisë dhe e prokurorisë po e hetonin. Lajmi plasi si shpërthim i fortë në të gjitha ekranet e portalet e vendit: “Vjedhje në shuma të konsiderueshme parash”. Ky ishte lajmi i parë. Por këtë herë ndryshe nga herët e kaluara, institucionet nuk kishin informuar për shpërthimin e ndonjë banke dhe grabitjen e saj, apo të ndonjë makine me para, as ndonjë gjobë e vendosur ndaj ndonjë biznesi, e lajme të këtyre natyrave që na është mësuar veshi të dëgjojmë rëndomë. Për habi, këtë herë personazhe nuk ishin grupe kriminale të mirë organizuara me maska e me armë grabitësish, por ishte personazh i pamenduar, kishim të bënim një pastruese e thjeshtë shtëpie. Kjo sipas policisë dhe prokurorisë kishte përvetësuar thesarin të cilin kishte zbuluar në banesën që punonte. Qindra mijëra euro apo qindra miliona lekë e sende të çmueshme, çfarë i kishte parë syri

të gjorës gjatë punës ja kishte zënë dora. Ndoshta as në ëndrra nuk e kishte parë veten , qoftë edhe për ta testuar përballë shumave të tilla. Ndoshta ky është rasti i parë i bërë publik, me thënë të drejtën e për të qënë sa më i sinqertë me lexuesit e këtij shkrimi, unë nuk besoj që është i vetëm, do ketë patur dhe të tjerë por kanë kaluar në heshtje dhe të menaxhuara në forma të tjera. Sepse histori të tilla hapin një zinxhirë vjedhjesh, apo problematika të ndryshme. Ku përfundon nga denoncues, në i denoncuar, nga i dëmtuar në dëmtues. E kthehet sidomos në vendin tonë histori të ngjashme me ato të kthyera në programe televizive, pra në telenovela. Prandaj unë në këtë shkrim dua të nxjerrë çfarë është e "Dobi-shme" për opinionin për shoqërinë, e jo të kaloj nga gazetaria në hetuesi. Nuk dua të nxjerrim fajtorin, por të kutpojmë çfarë ndodh e çfarë duhet të korigjojmë. Të gjithë ne e dimë që personazhet nuk janë vetëm dy apo tre veta, kjo është mëse e kuptueshme. Zhurma e këtij lajmi nuk ishte se një pastruese vodhi thjeshtë banesën e personit që i kishte dhënë dhe besuar punën. Jo, zhurma erdhi sepse kishim të bënim me një ish zyrtare, të cilës i kishin vjedhur shuma të konsiderueshme parash, të

cilat sipas ligjeve duhet të jenë para të deklaruara nga rrjedhin, duhet burimi i përfitimit të tyre. Këtë gjë zyrtarja ka kohën dhe mundësin ta vërtetojë pranë organeve ligjore, por informacionet janë që zonja Dobi nuk ka pastruar vetëm pasurinë e ish zyrtares, por edhe pasuri të tjera, të marra në shtëpi të tjera të cilat i kishte fshehur në tubat e aspirimit. Znj.Dobi tashmë nuk është thjeshtë një pastruese që vodhi diçka, ajo me dashje apo jo është një personazh, që do e quaja zbuluese thesaresh. Ajo dinte ku të punonte çfarë duhet të pastronte? Interesi opinionit publik nuk është më tek znj.Dobi, as tek ish zyrtarja, por sa pasuri zoterojnë zyrtarët dhe shtetarët tanë, që mund të jenë vendosur duke vjedhur nga pasuria e përbashkët. Shkrimtari anglez Thomas Fuller thoshte "Cakto një hajdut për të kapur një hajdut" . Kjo është një ngjarje e pazakontë, që mund të sjelli zbulimin e një miniere e cila ndodhet në apartamentet e drejtuesve apo zyrtarëve tanë. “Vjedhja është një zanat i vështirë, duhet njerëz seriozë, jo si ju! Ju, më së shumti... mund të shkoni e të punoni!” thotë Marcello Mastroianni. E mqs e nisa me shprehje italianësh po e mbyllë me një të tillë.

6

E MËRKURË 11 JANAR 2023

www.fjala.al

SPECIALE

ONLINE 24 ORË

NGA LEONARD VEIZI

A

[email protected]

i është një vend kulti i famshëm. Ndoshta u bë i tillë për shkak të pozicionit gjeografik ku u ndërtua. Ndoshta për shkak se kryetrimi Gjergj Kastrioti e zgjodhi si vend për të kurorëzuar martesën e tij me Donikën e Gjergj Arianitit. Ose ndoshta sepse shumë kohë më vonë, - atëherë kur nuk flitej më për objekte kulti, - territori i saj dhe vetë kisha u përdorën si shesh xhirimi ku u realizuan disa nga filmat e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”. Por gjithsesi, prania afër tij të jep një qetësi të pamasë shpirtërore. Flitet për Manastirin e Ardenicës.

RRUGËTIMI Për të shkuar në Ardenicë, prej kryeqendrës, nuk duhet ndonjë mundim i madh. Janë vetëm rreth 100 kilometra rrugë që karakterizohet përgjithësisht nga autostrada, ku mund të ecësh mesatarisht me 80 kilometra në orë, duke iu përmbajtur tabelave që kufizojnë shpejtësinë. Google maps të siguron se nëse zgjedh të udhëtosh në autostradën e Durrësit, të kalosh Golemin e Kavajën, e të marrësh për në Lushnje, janë 103 kilometra në dispozicion të cilat përshkruhen për 1 orë e 29 minuta. Nëse do të zgjedhësh autostradën e Elbasanit e tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës t’ia mbash për nga autostrada e Fierit, - duke kaluar në periferi të Lushnjës gjithsesi, - janë 109 kilometra të cilat përshkohen për 1orë e 39 minuta. Pra kemi gjashtë kilometra më shumë, por një shtesë prej 10 minutash në kohë. Vendmbërritja është administrativisht në rrethin e Lushnjës me

Vendi përreth është i mbushur nga qiparisa e bredha të lartë, gjë që i japin vendit jo vetëm një pamje të bukur e piktoreske, por dhe krijojnë një ambient me një qetësi apostolike ku mund të meditosh e të dalësh në përfundime më të arsyeshme

Ardenica

MADHËSHTIA E NJË TEMPULLI SHPIRTËROR një largësi prej 18 kilometrash nga qendra e qytetit. Por që të ngjitesh për në kodrën e Ardenicës, duhet të kalosh mes përmes fshatit Kolonjë, që në kushtet e zhvillimeve të fundit përafron me një qendër të vogël urbane. Vetëm pak kilometra nëpër kthesa për të marrë lartësinë dhe ke mbërritur në majën e kodrës, ku asfalti i lë vendin një rruge të shkurtër kalldrëmi e cila të çon deri në portën e madhe hyrëse të manastirit. Vendi përreth është i mbushur nga qiparisa e bredha të lartë, gjë që

i japin vendit jo vetëm një pamje të bukur e piktoreske, por dhe krijojnë një ambient me një qetësi apostolike ku mund të meditosh e të dalësh në përfundime më të arsyeshme. PAK HISTORI Referuar materialeve enciklopedike, me bindjen e thellë se as nuk zbulojmë ndonjë gjë të re e as nuk themi diçka të pathënë më parë, mund të përmendim faktin se manastiri bizantin i Ardenicës prej kohësh zë një vend të veçantë në listën e destinacioneve më të

mira historike-fetare të turizmit në Shqipëri. E megjithatë vendi nuk është se gëlon nga turistët. Edhe pse destinacioni është lehtësisht i aksesueshëm. Kisha mban emrin e Marisë Hyjlindëse. Një gjë e tillë vihet re në shumicën e kishave të trevës së Myzeqesë. Sepse ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore. Mendohet se ndërtesa u ngrit në vitin 1282 nga perandori Bizantin Androniki II Paleolog, për nder të fitores mbi anzhuinët në Berat.

Por gjithsesi, ky me sa duket nuk është një variant shterues. Sepse ka edhe disa variante të tjera, ku thuhet se manastiri mund të jetë ndërtuar edhe në kohën e Despotatit të Epirit në shekullin e XIII, apo që është themeluar diku në shekujt XIII-XIV ndoshta në kohën e zotërimit të trevës nga familjet e mëdha feudale të Muzakajve dhe Matrangëve. Mendohet gjithashtu se shumë përpara ndërtimit të Manastirit aty gjendej më parë një tempull pagan kushtuar Artemisës, prej nga do të rridhte dhe emri Ardenicë. Ndërsa një variant tjetër thotë se Ardenicë ka dhe kuptimin: burim uji. Hyrja për në manastir bëhet nga ana lindore nëpërmjet një porte me qemerë. Oborri është i shtruar me kalldrëm. Hajatet janë dykatëshe dhe shërbejnë si dhoma për murgjit. Kati përdhes përdorej si hambar për bereqetin. Në mjediset e manastirit gjendet një mulli për prodhimin e vajit të ullirit. Gjithsesi, formën e tij të sotme, në një sipërfaqe që zë 2,500 metra katrorë, - manastiri e ka marrë gjatë shekullit të XVIII. Brenda territorit të Manastirit ndodhen dy kisha: kapela e Shën Triadhës dhe kisha Lindja e Hyjlindëses Mari. Studiuesit thotë se kisha është ndërtuar me gurë shtufi dhe me gurë të ardhur nga Apollonia. Kjo kishë tërheq me arkitekturën e saj të stilit Bazilikal, me portikun e hapur me kolona e harqe si dhe kambanoren që ngrihet në 24 metra lartësi. Fare pranë këtij tempulli, vetëm 1 kilometër në perëndim të tij kalonte dega jugore e rrugës antike Egnatia, që lidhte Romën në Perëndim me Kostandinopojën në Lindje. IKONAT Duhet një restaurim mjeshtëror që të dalë në dritë pamja e ikonave murale. Sepse ato

www.fjala.al

në Shqipëri” historiani Andrea Llukani shkruan: Rrebeshi ateist i vitit 1967 solli një grup të rinjsh nga Fieri për ta shkatërruar manastirin, por ai u mbrojt prej Imzot Irine Banushit, i cili ndodhej i internuar në Ardenicë. Ai u foli gjimnazistëve: “Historia nuk do të na e falë. Ky manastir nuk ka vetëm vlera fetare për kombin tonë, por edhe historike, pasi në 10 maj të vitit 1451 në manastir janë kurorëzuar heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti me Donikën”. Të rinjtë dhe mësuesit e tyre u bindën dhe manastiri shpëtoi. Vendosja e repartit ushtarak në të i solli mjaft dëme. Përsëri me ndërhyrjen e Imzot Irineut, manastiri u shpall monument kulture në mbrojtjen e shtetit. Meritë ka edhe teologu Theofan Popa, i cili në atë kohë punonte në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe kontribuoi mjaft për ruajtjen e kishave. Gjatë viteve 19881989 manastiri i Ardenicës u kthye në pikë turistike: hotel, restorant, kafene, duke bërë disa përshtatje për plotësimin e kërkesave për këtë funksion. Gjithashtu dhe mungesa e ndërhyrjeve sistematike për mirëmbajtjen e gjithë kompleksit të manastirit, - i bënë të domosdoshme vite më pas - ndërhyrjet restauruese nga ana e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si për konsolidimin statik të ndërtesave, ashtu dhe për rikthimin e këtij ansambli në funksionin e tij fillestar, d.m.th. në manastir.

janë zbehur nga koha, por dhe janë keqtrajtuar gjatë periudhës komuniste kur manastirit iu ndërrua destinacioni. Por duket se një gjë e tillë nuk është ende në axhendë, meqenëse flitet për një fond të konsiderueshëm. E megjithatë, duhet thënë së në muret e kishës kanë marrë jetë kryevepra të botës ortodokse. Kanë qenë piktorët e ardhur nga Korça, si Kostandin dhe Athanas Zografi, të cilët kanë pikturuar afreske të mrekullueshme në ambientet e brendshme të Kishës, të cilat sipas specialistëve pasqyrojnë episode të Dhiatës së Vjetër dhe asaj të Re. Ikonostasi i gdhendur në dru, apo ikonat e tjera të lëvizshme, të cilat janë punuar nga dora e Kostandin Shpatarakut, ia shtojnë akoma më shumë bukurinë dhe vlerat kësaj kishe. Në narteks, (apo në parasallë) në të gjithë faqen lindore paraqitet skena e madhe që titullohet “Gjyqi i Fundit”. Disa nga ikonat janë: “Lindja e Shën Mërisë”, “Krishti në Fron”, “Shën Mëria me Krishtin”, “Johan pagëzori”, “Mbledhja e kryeengjëjve”, “Kryqëzimi”, etj. Manastiri i Ardenicës ka qenë fort i dëgjuar, jo vetëm për afresket e tij, jo vetëm si një vend arsimi dhe kulture, por edhe për bibliotekën e pasur me mbi 32 mijë vëllime, e cila fatkeqësisht është djegur nga një zjarr i rënë në vitin 1932. DASMA E FAMSHME Ajo është dasma më e famshme ndër shqiptarët. Dhe u kurorëzua pikërisht në këtë manastir. Në mesditën e 26 prillit të vitit 1451 në një ceremoni që zgjati për disa ditë, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u kurorëzua në martesë me Donika Aranitin, pikërisht në altarin e Kishës në Ardenicë. Ceremoniali u zhvillua nga peshkopi i Kaninës Feliks, në prani të princave shqiptare dhe ambasadorëve të Napolit, Venedikut e Raguzës.

E MËRKURË 11 JANAR 2023

SPECIALE

ONLINE 24 ORË

DEGRADIMI Në jetën e tij të gjatë, Manastiri ka përjetuar plot ngjarje të gëzueshme ashtu si mbi të kanë rënë dhe kohë të tjera të trazuara. Gjatë viteve të

regjimit komunist, - sidomos pas vitit 1967, - shumë kulte fetare u dëmtuan, shkatërruan ose u konvertuan. Në studimin e tij të publikuar nën emrin “Arti kishtar

KURIOZITETE -8 shtatori është festa më e rëndësishme fetare që kremtohet çdo vit në Manastirin e Ardenicës, sepse është lindja e Shën Marisë. -Në një pllakë guri në hierore gjendet mbishkrimi, i cili vërteton se gdhendjet e ikonostasit,

7

“Historia nuk do të na e falë. Ky manastir nuk ka vetëm vlera fetare për kombin tonë, por edhe historike, pasi në 10 maj të vitit 1451 në manastir janë kurorëzuar heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti me Donikën”

amvonit dhe fronit dhespotik janë realizuar nga një grup gdhendësish nga Dibra e Madhe (Golloborda). -Në narteksin e kishës (parasallës) “Fjetja e Shën Mërisë” shumë pranë derës perëndimore në anën e majtë dhe të djathtë janë varrosur dy Dhespotët e Mitropolisë së Beratit, Metodi dhe Joasaf “Plaku”. Dy varret janë të shoqëruara me një pllakatë me mbishkrim në gjuhën greke. -Biblioteka e Manastirit kishte vepra të rralla të kulturës dhe të identitetit të popullit shqiptar dokumente me vlera të çmueshme historike, duke përfshirë edhe një pjesë të korrespodencës së Ali Pashë Tepelenës. EPILOGU Kodrat e Ardenicës ndodhen në jug të fushës së Myzeqesë së madhe me një pozitë dominuese që shihet nga të gjitha anët. Kjo pozitë si ballkon, ku nga kambanorja e tij shihen Kruja, mali i Dajtit, Tomori, deti Adriatik, laguna e Karavastasë e deri në jug malet e Labërisë, e bëjnë Ardenicën një vend të vizituar nga turizmi çlodhës dhe argëtues. Manastiri i Ardenicës është pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare. Ai është një nga manastiret më të famshme ortodokse shqiptare dhe një nga më të mëdhenjtë në vend. Prej studiuesve konsiderohet mrekulli e ortodoksisë shqiptare dhe një nga kryeveprat e arkitekturës bizantine ortodokse.

8

E MËRKURË 11 JANAR 2023

REKLAMË

Fjala është e para!

SHKARKONI

FALAS APP

Cyan Magenta Yellow Black

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

KULTURË

MËRKURË E MËRKURË, 11 JANARE2023 11 JANAR 2023

9

KRIZA? MË E KEQJA NUK KA KALUAR ENDE Padyshim që viti që lamë pas është karakterizuar nga disa vështirësi, të cilat kanë pasur në bazën e vet situatën ekonomike të krijuar nga kriza; veçanërisht nga ajo e luftës në Ukrainë, por në të njëjtën kohë ka mbartur me vete edhe pasojat e krizës së koronavirusit INTERVISTË ME AKADEMIK, PROF. ANASTAS ANGJELI

Cyan Magenta Yellow Black

10

E MËRKURË 11 JANAR 2023

EKONOMI

KRIZA?

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

MË E KEQJA NUK KA KALUAR ENDE

INTERVISTË ME AKADEMIK, PROF.

ANASTAS ANGJELI

- Më lejoni që ta nisim këtë intervistë, duke marrë fillimisht një konsideratë tuaj në lidhje me ekonominë shqiptare për vitin 2022 dhe këtë vit, që sapo ka nisur. Në fakt edhe nga prezantimet që bëri Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi, për një rritje me 4.2% për 9–mujorin; vijojmë të kujdesemi më shumë për stabilitetin, çfarë indikatori është ky për një ekonomi në zhvillim? Padyshim që viti që lamë pas është karakterizuar nga disa vështirësi, të cilat kanë pasur në bazën e vet situatën ekonomike të krijuar nga kriza; veçanërisht nga ajo e luftës në Ukrainë, por në të njëjtën kohë ka mbartur me vete edhe pasojat e krizës së koronavirusit. Kështu që, e parë në këtë këndvështrim, mund të themi që karakteristikat kryesore të ekonomisë gjatë vitit 2022 bazohen në faktin, që tipari më kryesor i saj ka qenë rritja e çmimeve me pakicë, rritja e inflacionit ë cila ka goditur kryesisht bizneset dhe buxhetet familjare. Edhe pse ka qenë një krizë e tillë, duhet të themi që ekonomia në përgjithësi performoi duke iu afruar targetit që kishte vënë. Shifra e deklaruar që tremujori i fundit u rrit ekonomia me 4% është dëshmia e asaj që, pavarësisht goditjeve që mori ekonomia, tkurrja ekonomike e parashikuar, nuk shkoi aq sa mendohej, kështu që fundviti që lamë pas dëshmoi që rritja ekonomike do t’i afrohet objektivit të saj. Ky është një vlerësim dhe një konsideratë pozitive për ekonominë shqiptare, sidomos në rrethanat e kësaj krize globale, të ekonomisë së eurozonës dhe asaj rajonale. Janë disa sektorë që pavarësisht goditjeve të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit me lëndë të para dhe me mallra, pavarësisht inflacionit, i cili kaloi objektivin shumë, u dyfishua, trefishua në raport me target dhe rritjes së çmimeve, këta sektorë kanë arritur të performojnë mirë, të rriten siç është sektori i ndërtimit, turizmit, bujqësisë, shërbimeve. Po duhet të keni parasysh që me sektorin e ndërtimit janë të lidhur 100 edhe më shumë biznese dhe profesione të ndryshme, kështu që sistemi zinxhir i rritjes ekonomike në sektorin e ndërtimit, ka vepruar e ndikuar edhe në degët e sektorët e tjerë të ekonomisë. Të gjitha këto shënuan një impuls të fortë përballë krizës dhe kjo bëri të mundur që mbyllja e vitit të jetë me një tkurrje të vogël, duke ju afruar targetit. Padyshim që kjo rritje ekonomike nuk mund të shmangte goditjen nga inflacioni dhe nga rritja e çmimeve, për arsye se inflacioni pati një rritje rreth tek 8% në përgjithësi, por ajo që është pozitive dhe karakteristike është që dy muajt e fundit, nëntori dhe ndoshta dhe dhjetori, (presim të dalin rezultatet), shënuan një kthesë në ulje të vogël të kurbës së inflacionit, që është një sinjal pozitiv ashtu sikundër

se është deri tashmë edhe ulja e shënuar për çmimet që ishin në rritje. E rëndësishme është që çmimet e produkteve të shportës, që janë më të domosdoshme për jetesën e qytetarëve të ndjekin kahjen e uljes së tyre, me qëllim që në fund të vitit të ardhshëm, (nga mesi i vitit e tutje) inflacioni të vazhdojë kthesën për të arritur në vitin 2024 në targetet tek 2-3%. Edhe viti që sapo filluam parashikohet me rritje ekonomike, por më të vogël se 2022, sipas FMN rritja do të jetë 2.2%, sipas Bankës së Shqipërisë 2.4%; dhe sipas qeverisë, rritja është më optimiste, prej 2.6%. Këtu duhet të konsiderojmë dhe parashikimet për zhvillimin e ekonomisë globale dhe asaj të eurozonës, tkurrja e secilës do të vazhdojë, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, fundi i secilës është ende i papërcaktuar. Për më tepër ekonomitë e mëdha europiane si ajo e Gjermanisë, Italisë, Britanisë, nuk kanë shpëtuar ende nga “rreziku” i rënies në recension. Jo më kot Drejtoria Ekzekutive e Fmn …Georgia… Deklaroi se: “… me e keqja e kësaj krize të ekonomisë globale, nuk ka kaluar akoma” Si e shihni nismën e fundit të qeverisë për shpërndarjen e 8 miliardë lekëve për disa kategori në fillim të muajit janar? Nuk do të ishte normale nëqoftëse nuk do të kishte një paketë mbështetjeje për ekonominë, për qytetarët, për shtresat në nevojë, për pensionistët, për biznesin në situatën që jemi. Sepse, siç e thashë, nëqoftëse flasim për një performim pozitiv të ekonomisë,jo shume larg targeteve të parashikuara, njëherazi flasim për një goditje të rëndë nga kriza e rritjes së çmimeve dhe inflacionit e cila kryesisht, deri tani, ka qenë e mbartur,e importuar, si rrjedhojë e efektit domino nga jashtë, për shkak të mallrave dhe lëndëve të para të blera me çmime të larta në tregjet ndërkombëtare, për shkak të krizës, atëherë padyshim që këto shtresa janë goditur më shumë gjatë periudhës së krizës. Si rrjedhoje e çmimeve duhet pranuar që edhe buxheti i shtetit nga pikëpamja e të ardhurave performoi më pozitivisht me rreth 520 milion euro më tepër në rritjen e të ardhurave. Padyshim që këtu duhen kërkuar edhe arsyet pse u rritën këto të ardhurave. U rritën se performoi ekonomia? Ekonomia performon gati gati sipas planit, pak me pak sipas targeteve që kishim. U rritën se punuan më mirë organet fiskale?. Duhet konsideruar disi dhe kjo. Por pjesa kryesore e rritjes së të ardhurave ka ardhur nga rritja e çmimeve, të lëndëve te para, të naftës dhe të mallrave ushqimore. Atëherë përderisa ka ardhur nga rritja e çmimeve kush janë goditur më shumë nga kjo rritje çmimesh? Janë goditur buxhetet familjare dhe veçanërisht shtresat në nevojë. Është goditur biznesi dhe duhet menduar, dhe këtë ka bërë në rastin konkret qeveria, që në këtë situatë krize që të ardhurat janë rritur në këtë mënyrë dhe me këto burime të ketë një drejtësi ekonomike, një drejtësi sociale,një drejtësi financiare më të madhe. Dhe kjo drejtësi vihet në vend duke ofruar një paketë me mbështetje kryesisht të këtyre shtresave në nevojë. Siç dihet, qeveria dha një mbështetje për shtresat në nevojë, shtresën e pensionistëve me një shpërblim prej 8000 lek të reja. Punonjësit e administratës publike, me paga deri ne 60.000 leke një mbështetje prej 20.000 leke dhe për ata mbi 60.000 lek një mbështetje prej 10.000 lek. Në këtë mënyre çfarë bëhet? Ato të ardhura që u krijuan më tepër, një pjesë e mirë e tyre do të shkojë për të mbështetur këto shtresa, një pjesë e mirë

e tyre do të shkojë në ekonomi dhe një pjesë e tyre në forma të tjera do të shkojë edhe për biznesin, për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Një shpërndarje sa me e drejtë në sasi dhe me targeted e caktuara ndaj shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe aktorëve të ekonomisë, padyshim që është një instrument pozitiv që vihet përballë pasojave të të dy krizave të cilat vazhdojnë të jenë në ekonomisë tonë.

Informaliteti është një sëmundje, një bashkudhëtare e të gjithë ekonomive në çdo vend. Ku më shumë dhe ku më pak por natyrisht në vendet në tranzicion ky informalitet është një sëmundje, e cila nuk shërohet menjëherë

Si e konsideroni këtë model zhvillimi që kemi Z. Angjeli, ndërtojmë kulla por në fakt duket që nuk pasqyrojnë efektet e një ekonomie në shpërthim? Kur flasim për modele kini parasysh që flasim për modele ekonomik të cilët kanë të bëjnë me prioritete, kanë të bëjnë me objektiva, me strategji të zhvillimit dhe natyrisht që çdo qeveri që vjen në pushtet me votën e popullit paraqet program dhe strategji për zhvillimin e vendit. Kështu ka ndodhur edhe në këto tre mandatet e kësaj qeverisjeje. Nuk është se po zhvillohet vetëm ndërtimi dhe sapo e përmendëm, që ndërtimi ka dhënë impuls pozitiv në rritjen ekonomike. Është ndër sektorët që është zhvilluar më shumë. Është tjetër debati pastaj që diskutojmë se në çfarë kosto, çfarë çmimesh në shitje etj.? Kini parasysh që kostot e lëndëve të para janë

rritur të gjitha por ky sektor duke u lidhur me sektorët e tjerë ka ndikuar pozitivisht. Nuk është se në Shqipëri ndërtohen vetëm kulla edhe pse ndërtohen. Kemi zhvillim të infrastrukturës dhe shpenzime në energji. Turizmi u zhvillua, shërbimet, bujqësia. Strategjia më e mirë është si ta përballim më mirë këtë krizë, çfarë paketash mbështetëse duhet të ofrojmë, duke mos lejuar që të dëmtohet rritja ekonomike, duke ruajtur shëndetin e financave publike, duke mbajtur të stabilizuar sistemin financiar-bankar dhe lekun; të zbusim maksimalisht pasojat e kësaj krize mbi shtresat në nevojë, buxhetet e tyre familjare dhe biznesin; pasojat të bien maksimalisht mbi buxhetet familjare. Kështu që strategjia më e mirë e ndjekur për të përballuar situatën tri vjeçare në krizë të ekonomisë në Europë dhe në të gjithë vendet, bazuar dhe në modelet që po ndjekin dhe institucionet ndërkombëtare dhe rekomandimet e tyre dhe vendet e BE, është që paralelisht të ketë një ekuilibër midis vazhdimit të zhvillimit ekonomik që ekonomia të mos bjeri në recension dhe në të njëjtën kohë mbështetja me anën e paketave ekonomike dhe financiare të qytetarëve në nevojë dhe të sektorit të biznesit, do të quhej optimale. 30 vjet nga tranzicioni por ende jemi në diskutim për formalizimin e ekonomisë. Paaftësi, mungesë vullneti apo ekuilibër që pasqyron raportin me atë që e quajmë ekonomi kriminale? Informaliteti është një sëmundje, një bashkudhëtare e të gjithë ekonomive në çdo vend. Ku më shumë dhe ku më pak por natyrisht në vendet në tranzicion ky informalitet është një sëmundje, e cila nuk shërohet menjëherë. Po të kthehemi 30 vjet, 20 vjet më parë shkalla e informalitetit në ekonominë shqiptare ka qenë padyshim më e lartë. Por ndaj asaj që duam të arrijmë nuk jemi afër. Informaliteti vazhdon. Ai lidhet me shumë faktorë që kanë të bëjnë që nga pikëpamja e zbatimit të kuadrit ligjor, që nga eficenca e administratës shtetërore dhe veçanërisht e institucioneve që merren me formalizimin e ekonomisë, veçanërisht sektorit fiskal, sektorit tatimor, organeve të tjera që merren me luftën kundër krimit ekonomik dhe të pastrimit të parave. Ajo duhet parë si një instrument që sa më shumë ekonomia formalizohet aq më pozitive janë, ndikojnë në rritjen e të ardhurave, në buxhetin e shtetit, ndikojnë edhe në organizimin dhe funksion-

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

imin ekonomik, veçanërisht të bizneseve. -Ka një nisëm në fakt për amnistinë fiskale, pra për legalizimin e fluksit financiare që supozohet se do të vijnë nga kursimet e deklaruara të emigrantëve. Nismë kjo për të cilën FMN dhe BE kanë patur mjaft rezerva. Me prizmin e një ekonomisti sa e dobishme është një nismë e tillë? Kjo nuk është në fakt një nismë shqiptare. Amnistitë fiskale kanë historinë, zanafillën e vet, shpërndarjen e vet në shtete të ndryshme, në kohë të ndryshme. Një histori që përpiqet në vazhdimësi edhe më përpara, janë realizuar në vende të tjera, në shtete të tjera. Vazhdojnë përpjekjet në disa shtete edhe në Shqipëri që të realizojnë disa amnisti fiskale natyrisht dhe penale. Ka një praktikë, një histori në shumë vende. Zbatimi i një amnistie fiskale, pavarësisht nga kjo histori konsideron në radhë të parë situatën dhe kushtet e secilit vend dhe përpjekjet që bëhen tani, për të përshtatur një amnisti fiskale në kushtet e vendit tonë si përpjekje, duhet parë pozitivisht. Si tentativë, objektiv apo si qëllim duhet parë pozitivisht. Të gjitha këto nëse janë dhe bëhen të qarta : mënyra, forma, legjislacioni, kushtet që duhet të plotësojë, a duhet bërë sot apo duhet bërë mbas një kohe kur të jenë plotësuar dhe disa kushte të tjera, kushte që kanë të bëjnë kryesisht më atë që ngrihet si shqetësim që të mos konsiderohet si një amnisti që ka si qëllim të formatizojë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme dhe nga aktivitete të paligjshme, nga aktivitete që lidhen me krimin ekonomik. Këto duhen parë. Padyshim, që duhen konsideruar se në rast se nuk konsiderohen ato, atëherë balanca nuk anon nga një amnisti pozitive, për të cilën është qëllimi; por do anojë nga ana e një balancimi ose ç’balancimi që shkon drejt kësaj të dytës dhe askush as qeveria, as politika, as vet ekonomia nuk do ta pranonte dhe nuk do ta dëshironte një amnisti fiskale që zhvendoste këtë balancë tek paratë e krimit, tek paratë e informalitetit dhe ky është, dhe debati, dhe kjo është formula që duhet zgjidhur sa më mirë nga pikëpamja ligjore dhe e zbatimit te tyre. Duhen konsideruar sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare, të partnerëve ndërkombëtarë për të arritur në një konsensus sa më pozitiv aq më tepër që ne tani jemi një vend që po shkojmë drejt

EKONOMI Europës. Kemi fituar disa hapa, disa statuse të rëndësishme, pozitive në këtë proces. Vijojmë të jemi besnik të një ekonomie të bazuar në aktivitetin e shërbimeve dhe investimeve të brendshme qeveritare duke adaptuar edhe modelin e PPP-ve. Duhet të qëndrojmë tek kjo strukturë apo duhet ta rishohim si model? Problemi i strategjisë, e ristrukturimit të ekonomisë është një çështje thelbësore për shumë vende por edhe për vendin tonë, sidomos pas pasojave dhe mësimeve që dalin nga kriza. Për më tepër tashmë pas dy krizave kaq të forta padyshim lind detyrë, lind nevojë që të kemi një ristrukturim të ekonomisë për ta çuar ekonominë tonë edhe drejt zhvillimit, por drejt zhvillimit në atë mënyrë që ti bëjë përballë edhe këtyre fenomeneve që ishin krejt të reja. Po marr krizën e fundit. Kriza e fundit çfarë solli? Ndërpreu zinxhirin e furnizimit të lëndëve të para dhe të produkteve ushqimore dhe goditi për efekt të inflacionit të mbartur edhe nga jashtë, goditi edhe qytetarët edhe ekonominë. Atëherë duhet të reflektojmë. Nëqoftëse ne në një moment u ndodhëm tek kriza e produkteve ushqimore, e grurit drithërave atëherë; ne duhet të nxjerrim disa detyra nga organet tona drejtuese. Jemi në ekonominë e tregut padyshim. Prodhimin e përcaktojnë tregu, prodhuesit, bizneset; por orientimin e jep shteti, e jep ministria përkatëse dhe agjencitë në vartësi të saj. Prandaj janë ministritë, prandaj janë institucionet. Pra a duhet ti orientojmë bujqit, fermerët që të prodhojnë më shumë nga ato produkte, të cilat për shkak të krizës ne na munguan dhe u goditëm? Çfarë politika mbështetëse do zbatojmë? Padyshim që po. A duhet të orientojmë ne biznesin e vogël dhe të mesëm agro-ushqimorë? Po, padyshim që po, sepse atje u goditëm. A duhet ne që një pjesë të lëndëve të para të arrijmë ti sigurojmë në vend? Padyshim që po. A flasim ne për një krizë energjetike? Po flasim. Atëherë do presim që kur të lidhet prapë zinxhiri i zgjidhur i furnizimit me naftë me gaz ta zgjidhim këtë çështje? Nuk e dimë kur zgjidhet sepse nuk e dimë kur mbaron lufta, nuk e dimë çfarë konjukturash do kenë tregjet ndërkombëtare. Ne e kemi energjinë elektrike mbi bazë hidrike por tani kemi filluar që të hedhim vështrimin tonë me një vizion më të lartë, për të shfrytëzuar energjinë me panele diellore (solare) apo energjinë e erës. Dhe këtu krahas përpjekjeve për ta zhvilluar këtë vizion duhet të luftohet burokracia që po shndërrohet në pengesë për fillimin e zbatimit të këtij vizioni. Të shtojmë mundësinë e kërkimeve për naftë në vend. Të kemi, që e kemi pasur por u shkatërrua, një rafineri nafte për ta përpunuar atë në vend. Pra, janë disa elementë të rëndësishme, janë disa mësime të rëndësishme që kriza e koronavirusit dhe kriza aktuale nxori, na orienton që ta riorganizojmë, të ristrukturojmë ekonominë drejt një ekonomie të së ardhmes, drejt një ekonomie të përputhur me revolucionin 4.0 të zhvillimit të teknologjisë, Start-up-eve, të cilat janë elementë kaq të rëndësishëm, si për zhvillimin e ekonomisë ashtu edhe punësimin në vend. -Ndërkohë Z. Angjeli flitet çdo ditë për largimet masive të të rinjve shqiptarë jashtë vendit. Çfarë sjell kjo për ekonominë shqiptare? Në radhë të parë duhet që të kemi të qartë një gjë. Ne 32 vjet më parë dolëm me parrudhën: “Të jemi si Europa” dhe kërkuam që ekonomia, vendi të jetë një vend i hapur, të ketë lëvizje të lirë të njerëzve, të ketë një lëvizje të lirë mallrave, të produkteve, të investimeve, të kapitalit dhe ky është një princip themelor i ekonomisë së tregut, i një shteti demokratik., Kështu që nga pikëpamja e filozofisë, tashmë njerëzit janë të lirë dhe nuk mund ti ndalosh të lëvizin dhe të qarkullojnë lirisht brenda vendit, por edhe jashtë vendit. Nga pikëpamja e pasojës që shkakton largimi i të rinjve, largimi i trurit, largimi i profesioneve të zhvilluara, padyshim që ekonomia dëmtohet, padyshim që vendi dëmtohet. Dëmtohet edhe nga pikëpamja demografike dhe e vete strukturës së popullsisë, po dëmtohet dhe pikëpamja e investimit të kapitalit human, të burimit njerëzor brenda vendit. Nga kjo pikëpamje duhen ndërtuar politika që nxitin qëndrimin e të rinjve në vend për të kontribuar me forcën e tyre mendore, njerëzore, gjithë kapitali human për tu investuar në vend. Padyshim që kjo kërkon plotësimin e disa

kushteve që kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës, me ofrimin e pagave më të larta nga bizneset, me lëvizjen e pagave nga biznesi në të njëjtën kohë, mos t’i kenë sytë të gjithë te shteti, apo te administrata shtetërore dhe kjo është një lëvizje që duhet menaxhuar me kujdes me qëllim që pasojat të jenë minimale ndërkohë dhe në të njëjtën kohë plotësimi i kërkesave të të rinjve, të qytetarëve të jetë maksimale. Si i shihni politikat e marra të taksimit të ndërmarra në këto 8 vite nga qeveria e majtë? Është folur për tatim progresist po sa besoni se ka një shpërndarje të drejtë të taksimit dhe të pasurisë? Fola pak më lart për një drejtësi më të madhe ekonomike, një drejtësi më të madhe financiare, një drejtësi më të madhe sociale. Një qeveri e majtë padyshim që i ka principet kryesore këto. Po nga principi në zbatim padyshim në të njëjtën kohë ka dhe dallim, por sidoqoftë duhet pranuar se zbatimi i politikës fiskale në vendin tonë kryesisht ka qenë një element dhe një instrument pozitiv që ka ndikuar po pozitivisht në stabilitetin financiar të vendit, në gjendjen e shëndoshë të financave publike, në uljen e deficitit buxhetor dhe sidomos sivjet me këto të ardhura që u sigurua, deficiti do të ulet maksimalisht duke vajtur në kuotat minimale në uljen e borxhit publik, i cili po shkon në kuotat e 67.1-67.2%. Edhe një shpërndarje dhe rishpërndarje, më e drejtë e të ardhurave për një drejtësi sociale e ekonomike e financiare më të mirë, më optimale, kontribuon. m. Nga ana tjetër për t’ju përgjigjur filozofisë së drejtësisë më të madhe ekonomike, sociale dhe financiare, tatimi progresiv ishte dhe mbetet një element shumë i rëndësishëm për një shpërndarje dhe një rishpërndarje më të drejtë të të ardhurave, qoftë në sektor ekono-

Duhet që porti i ri sipas projektit që është paraqitur të ketë një vëllim më të madh transporti, të ketë një zhvillim më të madh se ai i shërben Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Do ti shërbejë edhe si tranzit, dhe në këtë mënyrë do të arrihet një ekuilibër midis projektit për zhvillimin në Durrës me projektin e ri të portit

mik, qoftë edhe midis shtresave të popullsisë dhe punonjësve. Tatimi progresiv aplikohet sipas principit që ai që siguron më shumë të ardhura, tatohet më shumë kurse ai që siguron më pak, të tatohet (kontribuon) më pak dhe kjo është parimore. Ajo që ka rëndësi është mënyra e aplikimit të saj dhe shkalla e progresivitetit të tatimit sepse kërkohet që në të njëjtën kohë të jetë progresive, por shkalla e progresivitetit të jetë e tillë që mundësisht të mos cenojë të ardhurat e shtresave të ndryshme të popullsisë përtej një kufiri të caktuar që cenon në të njëjtën kohë plotësimin e nevojave të qytetarëve. Më lejoni një pyetje të fundit edhe për portin turistik të Durrësit. Si e shihni

E MËRKURË 11 JANAR 2023

11

Ju këtë investim, se ka mjaft diskutime mbi investitorët dhe përfitimin real të ekonomisë shqiptare nga ky investim? Pak më sipër ju më pyetët dhe thatë që çfarë strategjish të zhvillimit ekonomik ka? Ekonomia shqiptare siç e thashë edhe në këtë vit krizë performoi mirë në sektorin e ndërtimit, në sektorin e turizmit dhe në disa shërbime edhe në sektorin e bujqësisë. Kjo do të thotë që këto degë do të vazhdojnë të zhvillohen. Një projekt kaq i madh si projekti i portit të Durrësit nuk mund të kalojë pa vëmendjen dhe diskutimin e opinionit publik, të eksperteve, të forcave politike dhe kjo është normale, është një gjë që pritej. Ndërtimi i një projekti kaq të madh duhet parë në disa këndvështrime. Së pari, duhet parë në aspektin ligjor. A është bërë, a ka nisur kjo nismë për të zbatuar një projekte kaq të madh mbi baza ligjore? Mbi baza kushtetuese? Me sa kam ndjekur, ky është një projekt që ka kaluar me ligj në parlament dhe aq më tepër që ditët e fundit ky ligj është dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës. Kështu që aspekti ligjor dhe i kushtetutës duke parë këtë procedurë që është ndjekur mbetet që është një aspekt i rregullt ligjor dhe kushtetues. Së dyti, është debati që, a do të ndikojë në ekonomi? Po padyshim që do ndikojë në ekonomi. Të zhvillosh një projekt miliarda dollarë në qendër të Shqipërisë, në aksin Tiranë-Durrës, padyshim që kjo ndikon. Por pse ndikon? Ndikon sepse kemi zhvillimin e sektorit të ndërtimit. Kemi zhvillimin e qindra bizneseve që lidhin me sektorin e ndërtimit dhe qindra të tjerë që lidhen me këtë biznes. Sepse do kesh hekur, do kesh çimento, dërrasa, vetrata, pllaka; do të kesh elementë të tjerë hidraulikë, elektrikë, çdo lloj. Do ketë zhvillim të lokaleve, shërbimeve të ndryshme, që nga navale, turistike, financiare, etj. Dhe të gjitha këto do të bëhen këtu, në Durrës, në Shqipëri, Kështu që do të ketë zhvillim të bizneseve, do të ketë punësim, zhvillim të Durrësit turistik. Nga ky këndvështrim pra projekti konsiderohet pozitiv. Per çfarë po bëhet debat? Debat po bëhet kush është kjo kompani, kush janë burimet e të ardhurave të kësaj kompanie? Hidhen ide të parave kriminale? Por, a ka Shqipëria institucione që merren me këtë çështje? Ka shërbim informative, ka ministri të brendshme, ka drejtori të pastrimit të parave, ka organe fiskale, ka organe tatimore, ka bashkëpunim dhe bashkëveprim me agjenci dhe institucione ndërkombëtare të së njëjtës natyrë. Si e mendojnë këtë gjë që këto organe nuk kanë në vëmendjen e tyre këtë problematikë. Natyrisht që e kanë dhe do ta kenë në vazhdim. Dhe nëqoftëse do të ketë edhe shqetësime në këtë drejtim unë nuk do të besoj se të gjithë këtë organe të ngarkuara me kushtetutë, të ngarkuara me ligj do ti anashkalojnë këto. Kështu që kjo është një çështje, që ndiqet nga këto organe dhe ato duhet t’i bëjnë prezentë nëqoftëse kanë shqetësime të tilla. Ne nuk duhet të biem viktimë e thashethemnajës. Kemi institucione, të dalin publikisht dhe të thonë që kjo qëndron dhe kjo nuk qëndron dhe të merren masa, ndryshe nuk mund të zhvillohet një projekt. Ajo që është tjetër e rëndësishme, është që ky projekt të mos pengojë zhvillimin e transportit detar. Ne kemi një port që është më i madhi në Shqipëri, por edhe për vendet e rajonit shërben për transportimin e mallrave dhe natyrisht të qytetarëve. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që të dy projektet, projekti i zhvillimit të Durrësit, i portit të Durrësit dhe projekti i portit të ri të Durrësit të zhvillohen në mënyrë paralele, të balancojnë njëri tjetrin. Që çdo pakësim i volumit të transportit që bëhet në portin e vjetër do ta quaj tani ose në portin aktual të Durrësit, të kompensohet nga zhvillimi dhe fillimi i punës në portin e ri. Dhe, duke ardhur paralelisht kjo vjen një moment që i gjithë volumi i punimeve të transportit që bëhet në portin e vjetër të jetë transferuar në portin e ri. Duhet që porti i ri sipas projektit që është paraqitur të ketë një vëllim më të madh transporti, të ketë një zhvillim më të madh se ai i shërben Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Do ti shërbejë edhe si tranzit, dhe në këtë mënyrë do të arrihet një ekuilibër midis projektit për zhvillimin në Durrës me projektin e ri të portit. Nëqoftëse ky ekuilibër nuk cenohet, atëherë dhe në këtë këndvështrim duhet parë pozitivisht. Më në fund një çështje tjetër, që duhet të konsiderohet, është ajo e borxheve të vjetra dhe të reja të Portit të Durrësit, e fatit të maturimit të tyre, dhe e mënyrës së trajtimit të tyre.

12

E MËRKURË 11 JANAR 2023

HISTORI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Historia e Zhan d’Ark:

çfarë nuk dinit për heroinën e Francës Më 8 maj 1429, trupat franceze, të udhëhequra nga Zhan d’Ark, arritën të çlirojnë Orleans nga rrethimi anglez. Ja disa kuriozitete për shërbëtoren më të famshme në Francë.

G

ati gjashtëqind vjet më parë, më 1429, Franca po përjetonte dekadat e fundit të një prej luftërave më të gjata dhe më të përgjakshme në historinë e saj, Luftën Njëqindvjeçare (1337-1453). Më 8 maj të atij viti, një vajzë 17-vjeçare çliroi qytetin e Orléans nga trupat angleze, duke shënuar kalimin në fazën e katërt dhe të fundit të luftës. Emri i saj ishte Zhan d’Ark. Ajo lindi në një familje fshatare nga Domremy, një fshat në Francën verilindore, dhe vdiq në kunj në moshën nëntëmbëdhjetë vjeç, më 30 maj 1431. Pa treguar historinë e njohur më mirë, të cilën ua lëmë teksteve shkollore, zbulojmë këtu disa kuriozitete për jetën e Pulzella d’Orléans, shenjtëruar në vitin 1920 nga Papa Benedikti XV. AJO NUK KISHTE MBIEMËR Emri i saj i vërtetë ishte Jeanette, por ajo e quajti veten Zhan ose Zhan la Pucelle (shërbëtore). Nuk ka gjasa që ajo të quhej D›Ark ose Dark, si babai i tij, pasi në vendin e tij të lindjes, Domremy, ishte tradicionale t’u jepej djemve mbiemri i babait dhe vajzave atë të nënës. Zhana mund të ishte quajtur Romée, si nëna e saj, por duhet mbajtur parasysh se në Francën mesjetare mbiemrat nuk përdoreshin shumë dhe nuk kishin të njëjtën rëndësi si sot. VUANTE NGA HALUCINACIONET Vetëm në moshën trembëdhjetë vjeç Zhane filloi të vuante nga halucinacionet, të cilat shpejt u bënë vizione të vërteta: asaj iu shfaqën disa shenjtorë (Shën Mikeli, Shën Katerina dhe Shën Margareta), duke profetizuar se ajo do të ishte shpëtimtarja e vendit. Këta “zëra”, thotë e reja, e këshilluan të vizitonte trashëgimtarin e fronit të Francës, daufinin Sharl of Valois dhe t’i lutej që të zmbrapste pushtimin britanik. Sipas studimeve të fundit, duke përfshirë një italian të vitit 2016, vizionet e Zhane-s nuk ishin punë hyjnore, por rezultat i ndonjë çrregullimi psikik: çrregullimi bipolar, skizofrenia ose epilepsia janë disa nga hipotezat më të akredituara. Teori të tjera argumentojnë se halucinacionet ishin rezultat i tuberkulozit të gjedhit, një sëmundje që shkakton kriza epileptike dhe çmenduri, të cilat e reja do t’i kishte marrë duke pirë qumësht të papasterizuar dhe duke kullotur bagëtinë në fëmijëri.

NUK KISHTE LUFTUAR KURRË Pavarësisht se u kujtua dhe shpesh përfaqësohej si një luftëtare e guximshme, Zhane nuk mori pjesë kurrë në një betejë të armatosur dhe nuk vrau asnjë rival. Roli i saj ishte i ngjashëm me atë të një “muze”, një figurë që ushtarët e shikonin për frymëzim. Pavarësisht se qëndroi larg frontit, Jeanne u plagos të paktën dy herë: nga një shigjetë në shpinë në betejën famëkeqe të Orléans që pa triumfin e ushtrisë franceze dhe nga një shigjetë në kofshë në përpjekjen e dështuar për të çliruar Parisin në 1429. NUK LEJONTE ASKËND TE VINTE KEMBET MBI KOKË Megjithë moshën e saj të re, Zhane sigurisht që nuk tha asgjë për ta: thuhet se, kur u vu në komandë të trupave franceze, ajo qortoi disa kalorës për sjelljen e tyre të pahijshme, sepse ata nuk shkonin në meshë, mallkonin, ose nuk i respektoi urdhrat e saj. Sipas disa dëshmitarëve, ajo u përpoq të godiste edhe një ushtar skocez (Skocia ishte aleate e Francës), fajtor se kishte ngrënë një copë mishi të vjedhur. Duket se ajo ishte e pajisur edhe me një ironi të mprehtë (edhe pse, për të thënë të vërtetën, kjo anekdotë është më e vështirë për t’u besuar, duke pasur parasysh se vajza fshatare ishte analfabete): kur një prift francez e pyeti, me një theks të fortë rajonal, në se cilën gjuhë flisnin “zërat” që dëgjoi, vajza u përgjigj se ata flisnin frëngjisht shumë më mirë se ajo e saj. Është e vështirë të thuhet se ku mbaron realiteti dhe ku fillon legjenda: e sigurt është se Zhan d’Arc, e cila jetoi një jetë sa intensive aq edhe të shkurtër, mishëron vlerat tipike mesjetare të guximit, nderit dhe besnikërisë ndaj atdheut. Burimi: fokus.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

E MËRKURË 11 JANAR 2023

KULTURË

13

“Koha Byt.ve" NGA KUJTIM KURTI

N

uk e kam fjalën në sensin politik, dmth që të kuptohet si “Koha Demokracisë”,.. jo, e kam fjalën tamam për Byt..t reale. Në kohën tonë (të prapambetur) në edukatën familjare, shoqërore, civile, kjo fjalë, hera herës, zëvendësohej me fjalën te pasmet. Mos te flasim për ti zbuluar ato, apo për t’i bërë të dukshme. E fillonin qysh tek fëmijët që të mësoheshin që edhe Byt..t, të futeshin në pjesët intime të trupit e te mos bëheshin publike ose të dukshme. Ne fjalorin , zhargonin e rrugës , natyrisht, si ne çdo vend te botes , si fjale, kishte një përdorim tw gjwrw. “Ik mor Byt. madh.”..., “mos më çaj Byt.ën”..., “U bë Byt.a jote”....,” Byt.ë pambuk”... “Luaje Byt.ën” ..., “Nuk ke Byt.ë ti”...., e plot , e plot, e disa akoma më vulgare. Edhe këtu ku jam, - në Amerikë - në zhargonin e përditshëm përdoret si p.sh. “kiss my ass”, “me puth Byt. ën” ... , ose , “I will kick your ass”..., (do te jap një shqelm Byt..ve”...., etj por jo aq përdorim te gjerë sa ka shqipja. Por sot ne kohet moderne, çuditërisht fjala” Byt.e” dhe Byt..t reale (në fakt nuk dihet ne janë reale) kane marrë një vlerësim të paparë! Funksioni i tyre, është i paimagjinueshme me duket mua. Bota është hedhur përpara nesh që pjesërisht t’i zbulonte, por ne në diktaturë nuk e kishim atë fat (që se kuptoj në ishte mirë apo ishte keq)!?! Ajo kënaqësia e zbulimit te in-

timitetit, kurioziteti, ajo ndjenje joshëse, sikur po zvenitesh e i humbte vlerat e bukurisë femërore. Modernizmi vulgar i shtyre nga biznesi marramendjesh qe ka fshire botën për para, depërtoi jo vetëm në shfrytëzimin e shfaqjes se pjesëve intime te trupit, por edhe ti deformoje e transformoje ato. Ka ardhur koha që në listën e artikujve qe do blesh ushqime apo veshmbathje, të shtosh për të blerë edhe një palë Byt.., një palë buzë, një palë vetulla, një pale cica... e ku di unë. Për humor sot thuhet “me përpara duhet te hiqje brekët për të parë byt. ët, sot duhet të hapësh... Byt. ën për të parë brekët”. Funksioni i brekëve se fundmni është për të mbuluar belin, jo byt... Ky vulgaritet i Byt..ve, këtu ku jam shikohet vetëm nëpër plazhe, e jo me hapa galopante si në vendin tim. Në stacionet televizive nuk ka ndonjë shpërthim monstruoz si ne foton qe kam vene, ku në një program i quajtur “big brothers”, e ku vulgariteti, perversiteti, edukata, mungesa e theksuar e kulturës, inteligjencës, është në shkallen maksimale. Si mund të arrihet të shikosh nënën, gruan, motrën, fëmijën, të futur në atë ambient llum e të paskrupullt. Nuk jam fanatik, kurioziteti për të parë se ku ka arritur inteligjenca ne show’t me shtyri të shoh këtë paçavure, kur për një moment, mbesa ime Erseka ktheu kokën nga vizatimi qe po bënte. Pa ekranin të mbushur me Byt.ë... , ia bëri... - iiiuuu - me neveri !!

14

E MËRKURË 11 JANAR 2023

SHËNDETI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

A do të çojë një molekulë që imiton insulinën në një pilulë diabeti? Një trajtim oral i ardhshëm për diabetin është pak më afër falë zbulimit të një molekule që sillet si insulina në receptorë.

“Insulina ka evoluar për të mbajtur receptorin si një dorë që bashkon skajet e piskatores”, shpjegon Nicholas Kirk, një nga autorët. “Peptidet që kemi përdorur punojnë në çifte për të aktivizuar receptorin e insulinës, si dy duar që mbajnë skajet e piskatores nga jashtë”

N

jë molekulë që trajton receptorët e ngjashëm me insulinën mund të hapë rrugën për një trajtim oral të diabetit, një alternativë ndaj injeksioneve të bezdisshme të nevojshme për të kontrolluar sëmundjen. Një ekip studiuesish australianë e ka identifikuar atë duke përdorur mikroskopinë krio-elektronike (Cryo-EM). Kjo teknikë, e vlerësuar me Nobel, ju lejon të shihni më në detaje strukturat e proteinave dhe përbërësit e qelizave shumë të vogla, me një nivel preciziteti që ishte i paimagjinueshëm deri para disa vitesh (lexo më shumë). Zbulimi u publikua në Nature Communications. NJË HORMON DELIKATE Një nga pengesat për prodhimin e pilulave të insulinës për diabetin e tipit 1 (forma e diabetit në të cilën pankreasi nuk prodhon insulinë) është fakti se ky hormon i nevojshëm nga qelizat për të thithur dhe përdorur glukozën është shumë i paqëndrueshëm dhe nuk mund të kalojë përmes traktit tretës pa u zbërthyer. Deri më tani janë tentuar mënyra të ndryshme për të kapërcyer këtë pengesë, disa prej të cilave madje janë shumë komplekse, si prodhimi i armaturës biokompatibile për të mbrojtur insulinën nga enzimat tretëse ose

tabletat orale që e injektojnë atë me mikrogjilpëra. Një grup shkencëtarësh nga Instituti Walter dhe Eliza Hall në Parkville (Australi) ka provuar një mënyrë më të thjeshtë: nëse insulina është kaq komplekse për t’u trajtuar, pse të mos e zëvendësoni atë? E NJËJTA DETYRË Ekipi përdori Cryo-EM për të marrë imazhe 3D të receptorit qelizor të insulinës në nivelin atomik dhe më pas vëzhgoi se si molekula të ndryshme, përfshirë insulinën, ndërvepruan me të. Pas ekzaminimit të disa peptideve (komponimeve kimike) të njohura se ndërveprojnë me atë receptor për ta mbajtur atë të hapur dhe aktiv, studiuesit gjetën një që sillet në

mënyrë të ngjashme, pavarësisht se ka një strukturë të ndryshme. “Insulina ka evoluar për të mbajtur receptorin si një dorë që bashkon skajet e piskatores”, shpjegon Nicholas Kirk, një nga autorët. “Peptidet që kemi përdorur punojnë në çifte për të aktivizuar receptorin e insulinës, si dy duar që mbajnë skajet e piskatores nga jashtë”, por duke bërë të njëjtën punë. NJË MUNDËSI TJETËR Rezultati i studimit është mbi të gjitha të ketë sqaruar se një molekulë e ngjashme me insulinën mund ta zëvendësojë atë në detyrën e saj delikate. Përkthimi i gjithë kësaj në tableta orale kundër diabetit nuk do të jetë i lehtë apo i menjëhershëm, por teorikisht mund të bëhet.

Insulina shëndetësore: tableta orale a vjen kundër diabetit? Një mënyrë e re e administrimit të insulinës premton të njëjtin përthithje si insulina e injektuar, me disa avantazhe. Për momentin, është testuar te minjtë. iliona njerëz janë diagnostikuar me diabet. Shumë prej tyre M duhet të administrojnë insulinë disa herë në ditë, me injeksion nën lëkurë. Alternativat e kësaj metode të marrjes së hormonit që rregullon sasinë e sheqerit në gjak janë kërkuar prej disa kohësh: në fakt, terapia me injeksion kërkon një përvojë të mirë, si dhe disponueshmërinë e përditshme të gjilpërave dhe shiringave, dhe për shkak të logjistika nuk është gjithmonë e gjitha e adresueshme, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Një grup studiuesish kanadezë kanë arritur të krijojnë një tabletë orale me bazë insulinë, e cila lejon një formë të përthithjes së substancës të ngjashme me atë që ndodh

me një injeksion. Zbulimi, aktualisht i testuar vetëm tek minjtë, u publikua në Nature Scientific Reports. SHKURT Insulina është veçanërisht e vështirë për t’u marrë nga goja: duke qenë një proteinë, pjesa më e madhe e saj degradohet në kalimin përmes stomakut dhe zorrëve, shumë përpara se të arrijë në mëlçi, ku duhet të veprojë duke rregulluar përthithjen, prodhimin dhe ruajtjen e glukozës. Për të trajtuar diabetin me insulinë në pilula, do të nevojiteshin doza pesë herë më të larta se hormoni, sepse shumë prej tij do të shkonte gjithsesi dëm. Kjo është arsyeja pse ekipi në Universitetin e Kolumbisë Britan-

ike mendoi për një mënyrë tjetër për ta marrë atë: jo një tabletë, por një tabletë që shpërndahet midis mishrave të dhëmbëve dhe shtresës së brendshme të faqes, një zonë e pajisur me mikrokapilarë që lejon ilaçin të anashkalojë sistemin tretës dhe hyjnë drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut, ku mund të përthithet nga mëlçia pa u degraduar ndërkohë. AKTIVIZO SHPEJT Edhe pas dy orësh nga marrja e tabletës nga minjtë, nuk u gjet asnjë gjurmë insuline në stomakun e brejtësve, një shenjë se hormoni kishte hyrë drejt e në organin e synuar pa kaluar nëpër grackën e lëngjeve gastrike. Përveçse nuk hedhin doza të çmuara të insulinës, kjo metodë

ka edhe një avantazh tjetër: tabletat e insulinës, si insulina injektuese me veprim të shpejtë, përthithen në vetëm gjysmë ore dhe mbeten aktive për dy deri në katër orë. Nëse do të kalonte përmes stomakut, do të kishte kohë shumë më të gjata përthithjeje përgjatë gjithë rrugës që duhet të marrë. EDHE MË MIRË PËR MJEDISIN Përfitime të tjera do të ishin ndikimi mbi kostot, aksesueshmërinë

dhe qëndrueshmërinë e rekrutimit (për më tepër, gjilpërat dhe shiringat ndotin). Për të mos përmendur shqetësimet e vogla psikologjike për ata që duhet të përballen me terapinë. Hapi tjetër do të jetë testimi i tabletave orale tek njerëzit: do të jetë e nevojshme të shihet nëse do të kenë të njëjtin efektivitet. Burimi: Elisabetta Intini/ fokus.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi

E MËRKURË 11 JANAR 2023

ENCIKLOPEDI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

11 Janar 1945

Lufta Civile Greke

Nënshkruhet armëpushimi, bashkohen forcat kundër nazistëve

15

Dashi

Nëse keni pasur një lidhje te qëndrueshme gjate kësaj dite do merrni vendime te rëndësishme për te ardhmen. Gjithë pikësynimet qe keni pasur për te ardhmen do ju plotësohen dalëngadalë. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Financat nuk do arrini dot t’i menaxhoni si duhet dhe ne disa momente mund t’iu dalin edhe probleme.

Demi Dite e mbushur me vështirësi te mëdha ka për te qene kjo e sotmja. Do jeni shume te palogjikshëm me ato qe do bëni dhe debatet shpesh do jene goxha te forta. Beqaret me ne fund do mund te fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar. Ne planin financiar nuk rrezikoni ndonjë katastrofe, megjithatë po nuk bëtë kujdes me shpenzimet keni për te pasur tronditje.

Binjakët Do kaloni disa peripeci sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë ne fund gjithçka do zgjidhet dhe do ndiheni me te qete. Ne fakt askush nuk ka një jete pa zënka e vështirësi. Beqaret do realizojnë plot takime, por një person me karakter te forte dhe serioz do i joshe me tepër. Ne planin financiar keni për te pasur shume fat dhe mund te bëni edhe investime serioze.

Gaforja Dite shume normale do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do qaheni për asgjë. Edhe beqaret do e mbyllin ditën me eufori pas një takimi qe do i emocionoje pafund. Për ta do filloje një etape shume e bukur. Ne planin financiar do jeni te përgatitur për çdo gjë, megjithëse ne te vërtetë gjendja nuk do jete e keqe.

Luani

Mos e humbni kohen kot sot duke u fiksuar pas budallaqeve dhe gjerave elementare sepse nuk do jete gjeja me e mire qe mund te bëni. Beqaret do ndihen si te lidhur dhe nuk do mund te hedhin dot asnjë lloj hapi edhe pse dikush do ju pëlqejë pamase. Për shkak te disa vonesave me pagat apo dickaje tjetër, gjendja financiare nuk do jene ashtu si keni dashur.

Virgjëresha Dite mjaft intensive do jete kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Ambienti do jete i ngrohte e pasionant, çka do ju shtyje te vendosni diçka te madhe edhe për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për ta ndryshuar statusin sepse do jete gabim i madh. Ne planin financiar nuk do keni probleme, megjithatë po u treguat pak me te matur do mund te siguroni edhe te ardhmen.

L

ufta civile në Greqi ndalet, kur nënshkruhet një armëpushim politik midis Ushtrisë Kombëtare Demokratike të mbështetur nga britanikët, dhe Frontit Nacionalçlirimtar të rebelëve komunistë. Pas pushtimit të Greqisë nga Gjermania, forca të ndryshme të rezistencës u angazhuan në betejë kundër naziztëve. Dy lëvizje u dalluan si veçanërisht të rëndësishme: lëvizja e rezistencës e mbështetur nga komunistët, dhe një lëvizje liberale demokratike e të djathtës. Edhe pse vepronin brenda kornizave të ndryshme ideologjike, ato bashkëpunuan herë pas here në luftën kundër armikut të përbashkët gjerman. Ndërkohë në fillim të vitit 1944, Fronti Nacionalçlirimtar krijoi një qeveri të përkohshme, duke hedhur poshtë legjitimitetin e mbretit grek dhe qeverisë së tij në mërgim. Ai gjithashtu e shpërfilli lëvizjen e djathtë, dhe kjo shkaktoi luftën civile pas çlirimit të vendit.

Peshorja Jeta juaj ne çift do afrohet shume me perfeksionin sot. Shpesh do ndiheni aq mire saqë do mendoni se jeni ne një ëndërr dhe jo ne realitet. Beqaret do kenë një dite mjaft interesante edhe pse jo te gjithë do hedhin hapa për një lidhje serioze. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do hidhni hapat e duhura. Asnjë tronditje nuk keni për te pasur ne këtë sektor.

Akrepi Ne përgjithësi gjerat do ecin mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah, por nëse ne ndonjë rast del ndonjë pengese, mundohuni qe me dialog ta kaloni sa me lehtësisht. Beqaret do duan vetëm te argëtohen dhe nuk do e ndiejnë aq shume nevojën për te pasur një lidhje serioze. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi, përkundrazi gjendja madje mund te ketë përmirësime.

Shigjetari Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak ashtu si e kishit ëndërruar. Nuk do ju pëlqejë te respektoni çdo gjë qe do ju thotë partneri dhe nga kokëfortësia mund te bëni gabime. Beqare do ndihen gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm qe te mos e ndiejnë me vetminë. Buxheti mund te ketë disa tronditje te vogla për shkak se do detyroheni te shlyeni disa borxhe te hershme

NGJARJET E DATËS 11 JANAR

1927

Louis B. Mayer, drejtori i studios kinematografike Metro – Goldwyn – Mayer (MGM), shpall krijimin e Akademisë së Filmit, Arteve dhe Shkencave. Akademia është e njohur për Çmimet Oskar, që shpërndan çdo vit për arritjet më të mira në fushën e kinematografisë.

1946

Shqipëria pas referendumit popullor shpallet Republikë Popullore Socialiste.

1935 1943 Amelia Earhart është gruaja e parë e cila fluturoi vetëm nga Hawaii në Californi.

1962

Peruja u godit nga një zinxhir fatkeqësish natyrore me pasoja fatale. Fillimisht u aktivizua vullkani Nevado Huascaran. Po asaj dite, erdhën një sërë shkarjesh masive të tokës për shkak të shpërthimit vullkanik. Ky “zemërim” i natyrës u mori jetën 4000 njerëzve.

Anarkisti italiano – amerikan Karlo Treska vritet me atentat në Nju Jork. Ai ishte redaktor gazete, orator, dhe organizator sindikalist gjatë viteve 1910. Treska u bë i njohur si kundërshtar kryesor i hapur i fashizmit, stalinizmit, dhe i shtrirjes së mafias në lëvizjen sindikale.

1964

Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Dr Luther Terry, publikon raportin historik “Pirja e duhanit dhe Shëndeti”. Raporti, duke thënë se pirja e duhanit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin –shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.

Bricjapi

Sot do jeni shume me te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe se bashku do ndiheni për mrekulli. Secili prej jush do mendoje ta surprizoje tjetrin dhe atmosfera do behet fantastike. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare dhe jeta do marre drejtimin qe ata kane ëndërruar gjithë këto kohe. Nëse me shpenzimet tregoheni te arsyeshëm, nuk keni për te pasur asnjë tronditje me financat ne tërësi.

Ujori

Lidhja juaj do përforcohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do jeni te dy palët me tolerante dhe me te kuptueshëm. Beqaret nuk do ndihen aspak te sigurte për hapat qe do duan te hedhin dhe nuk do guxojnë te hedhin hapa me personat qe do takojnë. Me buxhetin do jeni shume te kujdesshëm dhe do dini kurdoherë çfarë hapash te hidhni qe gjendja mos ketë tronditje.

Peshqit Venusi do ju ndihmoje t’i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe kishin mbetur sot ne jetën tuaj ne çift. Do merrni fryme me lirisht dhe do ndiheni me te gëzuar ne shpirt. Beqaret nuk duhet te lënë asnjë mundësi t’iu ike nga duart sepse sot mund te jete dita me e favorshme për ta. Qe buxheti te mos behet problematik, mire është qe para se te kryeni ndonjë shpenzim, t’i bëni me kujdes llogarite.

16

E MËRKURË 11 JANAR 2023

REKLAMA

Cyan Magenta Yellow Black

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.