14 JANAR 2023 Flipbook PDF

14 JANAR 2023

52 downloads 120 Views 18MB Size

Story Transcript

E SHTUNË, 14 JANAR 2023

OPED

NUMËR 865

VITI IV I BOTIMIT

ÇMIMI 30 LEKË

VLERËSIMI

“MERKATO E JANARIT”

ASOCIACIONI DHE PLANI I AHTISAARIT - KU QËNDROJNË DALLIMET? F5

UMSH I JEP TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA”, DRITAN ABAZOVIĆIT

NGA PL TEK PS PËR “LUMTURINË” E SHKODRËS F3

F2

LËVIZJET NË PD

SALIANJI,

“ASNJANËSI” NË DUART E BERISHËS Loja në PD për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi dhe caktimin e Ervin Salianjit në vendin e tij, ka futur në lojë edhe Berishën. Alibeaj kërcënon me përjashtime, por me vendimin e fundit për largimin e katër deputetëve po i ikin edhe mbështetësit e tij. Alibeaj mund të humbë drejtimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, por ende mban fort vulën, pasi Gjykata e Apelit po zvarrit çështjen. ► FAQE 3

VENDIMI

SUPLEMENT "KULTURE"

QEVERIA “SHPËRNDAN” SËRISH PARA NË MAJ

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se qeveria po programon një tjetër bonus financiar për pensionistët. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se kjo do të bëhet me të ardhurat nga mbledhja e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë.

BUJAR LUCA: HESHTJA E PALEXUESHME DHE KOREOGRAFIA VIZUALE NGA LUAN RAMA

SHANSONIERI MUHARREM QENA NGA BUJAR MEHOLLI

SAZAN GOLIKU POETI I REVOLTËS DHE GUXIMIT ARTISTIK F4

Cyan Magenta Yellow Black

NGA SHPEND TOPOLLAJ

F 9-12

2

E SHTUNË 14 JANAR 2023

www.fjala.al

POLITIKË

“MERKATO E JANARIT”

Ë

shtë vetëm një votë në Parlament, por në Shkodër ndikimi i tij mund të përkthehet në mijëra vota në favor të mazhorancës, e cila duket se në zgjedhjet e 14 majit kërkon që Shkodrën ta fusë në oazin e bashkive të drejtuara nga PS. Deputeti Agron Çela u shkëput nga Partia e Lirisë dhe tashmë është zyrtarizuar si pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Lëvizja e tij në fakt nuk ishte tentativë e mazhorancës për të shtuar një votë më shumë në Parlament, por synimi që me fushatën që do të bëjë Çela në Shkodër, votat e Partisë së Lirisë (ish-LSI) të kalojnë për kandidatin e mazhorancës i cili edhe pse nuk është zyrtarizuar ende është Benet Beci, që në Shkodër do të ketë rival kryebashkiakun aktual Bardh Spahia, i cili fitoi në zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 marsit të vitit të kaluar. Kërkohet maksimalizimi i votave nga PS me çdo formë dhe ardhja si përforëcim e Agron Çelës nuk është pak. Ai dje në prononcimin që ka dhënë për mediat është shprehur se tek PS ka gjetur më në fund qetësinë në politikë. Për të shprehur këtë

ONLINE 24 ORË

Nga PL-ja tek PS-ja për “lumturinë” e Shkodrës

Deputeti Agron Çela, i dalë me votat e Lëvizjes Socialiste për Intregrim, aktualisht PL, tha një prononcim për media se ka gjetur lumturinë pranë PS-së. Sipas tij, janë marrë premtime se qeveria do të bëjë shumë punë të mira për Shkodrën

lumturi të re, duket se nuk i mjafton as gjuha shqipe, teksa u tregon për herë të parë mediave, pse e mori vendimin për të braktisur partinë e Ilir Metës që e kishte bërë deputet. “Besoj se e kam gjetur rrugën e

duhur për qytetin dhe qarkun tonë. I uroj suksese pa diskutim Partisë së Lirisë, por këtu jam më ”happy” dhe besoj që do të bëj punë më të mira për Shkodrën”, deklaroi Çela. Kolegun e tij socialist, Benet Becin,

e sheh si kandidaturën më të mirë të mundshme për mazhorancën në Bashkinë e Shkodrës. “Shumë i fortë, fitues dhe me eksperiencë të madhe”, ishte cilësimi i tij për kandidatin e mundshëm të partisë së tij të re. Vetëm tre ditë para deputeti i konvertuar në socialiste ka shkuar në Kryeministri ku ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë dhe një pjesë të socialistëve. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë kryeministri Rama, i cili ka publikuar dhe disa foto me Çelën në llogarinë e tij në Facebook. “Shkodra na bashkon - Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit,”- shkruan Rama krah fotove. Pjesë e këtij takimi duket se kanë qenë dhe ministres Elisa Spiropali dhe Edona Bilali. Futjen e Çelës në PS, e konfirmoi

dke dhe Sekretari Organizativ Blendi Klosi. Ky konfirmim vjen vetëm pak ditë pasi në një konferencë për mediat më 6 janar, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mohuar zërat për largimin e deputetit Agron Çela drejt Partisë Socialiste. Ai tha se këto janë lajme të porositura dhe se nuk ka ndërmend të merret me merkaton e maxhorancës pasi këtë fushë, sipas tij, e menaxhon ministrja Elisa Spiropali. Deputeti Agron Çela është larguar nga Partia e Lirisë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë deputeti, por nuk kishte treguar nëse kalimi në Partinë Socialiste është zyrtarizuar. Çela është shprehur se po studion disa alternativa. Kryeqendra e veriut është e vetmja bashki që PS-ja nuk ka arritur të vendosë një përfaqësues të saj në karrigen e kryetarit, madje as në zgjedhjet e 2019, proces në të cilin garoi e vetme.

UMSH i jep titullin “Doctor Honoris Causa”, Dritan Abazovićit, Kryeministër i Malit të Zi niversiteti Mesdhetar i Shqipërisë, i akordoi titullin U “Doctor Honoris Causa”, Dr. Dritan

Abazović, Kryeministër i Malit të Zi. Në ceremoninë e organzuar, ishin të ftuar Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Evis Kushi, Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, personalitete të njohur të politikës, drejtues të lartë shtetërorë e ambasadorë. Me motviacionin : Për kontribut të shquar në promovimin e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Republikën e Malit të Zi, promovimin e multikulturalizmit dhe ndërtimin e instrumentave të përbashkët për zhvillimin dhe ruajtjen e paqes e dialogut në rajon, në funksion të integrimit të tij në Bashkimin Europian, Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof.Dok, Anastas Angjeli propozoi dhënien e këtij titulli në Senatin Akademik të UMSH, i cili vendosi unanimisht akordimin e tij. “Kontributi i Dr Abazovic, në procesin e integrimit evropian është i një rëndësie të veçantë. Kjo, si rrjedhojë e formimit të tij evropian, dhe e bindjes së tij të drejtë se integrimi evropian është një proces i domosdoshëm, jetësor, jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë rajonin. Padyshim që Dritan Abazović është simboli i njeriut evropian për të cilin gjithë rajoni ynë

ka nevojë”, u shpreh Angjeli në fjalën e tij. Ai shtoi se duke mbështetur bashkëjetesën ndër-etnike në një vend me dinamika sfiduese si Mali i Zi dhe perspektivën integruese jo vetëm të vendit te tij, Dr. Abazović ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë për një të tashme dhe të ardhme evropiane, paqësorë dhe të begatë për

KRYEREDAKTOR: SEBI ALLA WWW.FJALA.AL

të gjithë rajonin tonë. Rekomandimi i dytë për dhënien e titullit u bë nga Rektori i Universitetit Mesdhetar, Adrian Civici. “E vlerësoj si nder dhe kënaqësi të vecantë mundësinë, që në emër të Senatit Akademik të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë të vlerësoj dhe rekomandoj dhënien e titullit Doctor Honoris Causa një

ZV.KRYEREDAKTOR: LEONARD VEIZI

personaliteti politik, akademik e shkencor, një aktivisti të shquar social, Kryeministrit të Malit të Zi, Z.Dritan Abazovic”, tha Civici. Në fjalën e tij, Kryeministri i Malit të Zi, shprehu falenderimet më të sinqerta për këtë titull. Pas dhënies së titullit, ceremonia vijoi me promovimin e librit “Kritika e Etikës Globale”,

me autor Dritan Abasović, një libër tejet i arrirë që ju vjen në ndihmë politikanëve të njohin në mënyrë të strukturuar etikën në epokën globale, duke ndarë të mirën dhe të keqen në vlerat morale të shoqërisë globale. Kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij, vlerësoi figurën e homologut Abazović, para së gjithash si poltikan. “E kam privilegj ta kem mik, Dritan Abazović, i cili sipas meje është një fenomen në Poltikën Ballkanike. Fenomen krejt i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër. Sepse falë veprimit ka arritur të guxojë në krijimin e një lëvizjeje poltike e cila është përtej etnike, e cila ka synuar me sukses krijimin e një hapsire ku pavarësisht përkatësisë etnike, njerëzit të bashkohen si qytetarë, qytetarë të të njejtit vend”, u shpreh Kryeministri, Edi Rama. Në vijim, për librin recensuan edhe dy profesorë të Universitetit Mesdhetar, Përparim Kabo dhe Arben Cici. Sipas tyre ky libër gjithashtu u vjen në ndihmë intelektualëve të rinj, ku autori , nga koncepti i globalizmit hidhet në format logjike që ky koncept merrr kur shfaqet në të gjitha format e shoqërisë. Ky libër u vlerësua si një arritje intelektuale e pakapërcyeshme dhe një kontribut dhe urë lidhëse për lexuesin shqiptar kudo në Ballkan, duke reflektuar për globalizmin. Ky libër është botuar në shqip nga shtëpia botuese “Nazarko”.

GAZETARË: FERNADA CENKO, MONADA MEHMETAJ

EDITORIALISTË: ADRIAN CIVICI, LORENC VANGJELI, PLATOR NESTURI, FRROK ÇUPI, ROLAND QAFOKU, ERALD SHULLA, ERVIN BAKU ADRESA: RRUGA “RESHIT ÇOLLAKU”, ND. 36, H.3, AP.8, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.10, 1001, TIRANË



KONTAKT: 0682034146

Designer:

A LT I N A L I A J [email protected]

www.fjala.al

LËVIZJET NË PD

N

ë këtë kohë kur Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë, me dy a më shumë pretendentë në kryesinë qëndrore dhe po aq të ndarë në bazë, deputeti Ervin Salianji ka ditë që po bën betejën për të rrëzuar Enkelejd Alibeaj. Deputeti Salianji që deri më tani ka tentuar të jetë si “pol i tretë” brenda partisë, as me Berisën dhe as me Grupimin Basha po kërkon të marrë drejtimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së. Të paktën firmat që ai kërkon për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn si krytar grupi po vjen një një kohë jo të përshtatshme për atë copën e partisë që drejtohet nga ky i fundit. Ndërkohë që forcat politike po përgatiten për tu futur në zgjedhje, Salianji tenton për të shkarkuar Alibeajn. Dhe kjo gjë doli qartë në publik, pasi ndërkohë që po mblidheshin firmat për shkarkim, Alibeaj vendosi të largojë nga grupi parlamentar katër deputetë për të mos pasur numrin e nevojshëm të vendimmarrjes. Edhe pse largimi i tyre nuk u përkrah edhe nga deputetët mbështetës të Alibeajt, kreu de fakto i PD-së Sali Berisha e atakoi fort vendimin për përjashtim. Deri tani Salianji ka arritur që të sigurojë vetëm 14 nënshkrime nga 38 deputetë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarisht në listën e depozituar në institucionet e Kuvendit të Shqipërisë. Duhet thënë se grupet parlamentare janë institucione të Kuvendit dhe jo ekskluzivisht partiake ndaj edhe funksionimi i tyre bëhet sipas Rregullores së

E SHTUNË 14 JANAR 2023

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

Salianji, “asnjanësi” në duart e Berishës

Loja në PD për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi dhe caktimin e Ervin Salianjit në vendin e tij, ka futur në lojë edhe Berishën. Alibeaj kërcënon me përjashtime, por me vendimin e fundit për largimin e katër deputetëve po i ikin edhe mbështetësit e tij. Alibeaj mund të humbë drejtimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, por ende mban fort vulën, pasi Gjykata e Apelit po zvarrit çështjen Kuvendit. Pra, gjithçka që duhet të ndodhë brenda grupit parlamentar demokrat do të duhet të jetë në zbatim të rregullave të Kuvendit

që të mund të jetë ligjërisht i zbatueshëm nga organet e Kuvendit të Shqipërisë. Duke i hequr Alibeajt drejtimin e grupit, i bie një nga

fuqitë që ka, pasi vijon të theksoijë me të madhe se vetë Alibeaj është kryetar i Partisë Demokratike dhe për ta vërtetuar tregon “vulën”.

Ervin Salianji, me mbështetjen e fuqishme të Sali Berishës, deri ka mbledhur 14 firma, kryesisht deputetë të ‘Rithemelimit’, përveç Ferdinand Xhaferrit dhe Bledion Nallbati që kanë dalë tashmë nga ‘rreshti’ i Alibeajt. REAGIMI I BERISHËS Në një kohë kur ka nisur mbledhjen e firmave të deputetëve për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi, Berisha qartëson edhe Ervin Salianjin se vetëm bekimi i deputetëve nuk i mjafton, por duhet të kalojë në votimin e strukturave. Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë shkelje sa i përket zgjedhjes së Ervin Salianjit si kryetar i grupit parlamentar në PD. “Asnjë shkelje. Por jemi para një rrethane të tillë nënkryetari i PD-së që kryesonte grupin parlamentar Luciano Boci ka vendosur që të kandidojë për qytetar të parë në bashkinë e Elbasanit si kandidat PD-së për Elbasan. Ai nuk mund të mbaj më mandatin e deputetit dhe për rrjedhojë as atë të grupit parlamentar. Është krijuar një vakancë dhe në këtë kontekst Ervin Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar. Do të respektohet vullneti i zgjedhësve nuk ka asnjë shkelje”, u shpreh Berisha. Bëse Salianji arrin të marrë votat e nevojshme për shkarkimin e Alibeajt dhe më pas emërimin e tij si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, situara trazohet disi dhe Berisha arrin një fitore të vogël. Megjithatë çështja më e madhe është vula dhe logo e Partisë Demokratike e cila deri tani zyrtarisht i ka mbetur Alibeajt, pas tërheqjes së Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit me “letra” në KQZ dhe gjykatë vijon të jetë kryetar. Pavarësisht pretendimeve se kush ka vulën, qartësisht duket se Berisha ka mbështetje më të madhe në elektorat, ndërsa Alibeaj ka kërcënuar që do të dalë me kandidatët e saj në zgjedhjet lokale, duke përçarë edhe më shumë opozitën.

ZGJEDHJET E 14 MAJIT

Berisha: E kemi zyrtarisht logon, do mbrojmë vendimin e gjykatës! ali Berisha insiston se ka logon e PD dhe thotë se Gjykata i ka S dhënë të drejtë, por hedh akuza se

vendimi po mbahet peng nga Edi Rama. ai tha se gjykata ka vendosur për PD. “Ju kërkoj të keni të qartë se për Shqipërinë dhe çdo vend anëtar të Këshillit të Europës, gjykata ka vendosur për PD. Në vendet jodiktatoriale, regjistrimi i çdo force politike e cdo shoqate bëhet në gjykatë, në vednet e tjera bëhet në ministri. Kalimi dhe regjistrimi në gjykatë është garanci e forcave politike për pavarësinë e tyre nga establishment. Gjykata ka vendosur dhe çdo njeri që ka të qartë këtë rregull elementar e ka të qartë se gjykata vendosi për PD të Rithemeluar më 11 dhjetor. Asgjë në botë veç vullnetit të sëmurë të Edi Ramës nuk mund të ndalonte regjistrimin e partive politike. Rama mban peng vendimin e gjykatës. Ne jemi paq

me gjykatën”, tha Berisha. Ai tha se vendimi i gjykatës është thjesht një check-up i dokumnetacionit. “Vendimi i gjykatës për një parti është një check up i dokumentac-

ionit dhe parimeve nëse përputhet me Kushtetutën. Ke ti objeksione që këto janë fals, në cdo vend të botës shkon dhe hap një proces tjetër, por palë në këtë proces s’mund të

bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë ti rrëzon cdo vendim gjyqësor. Këtu gjithcka është politike dhe ne do japim zgjidhjen që meriton. Revolucion”, tha Berisha.

Berisha, thirrje për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk: Ndëshkoni Edi Ramën jatë konferencës për shtyp me gazetarët, Sali Berisha lëshoi G dhe një apel për drejtuesit kryesorë

të rrjeteve sociale, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, që të ndalin atë që ai e quajti “terror digjital të Edi Ramës”. Sipas Berishës, Rama nuk ka asnjë parim dhe po terrorizon punonjësit e administratës përmes rrjeteve sociale. “Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të

3

qytetarëve. PD-ja do të konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim. A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet digjitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë. Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën like, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi. Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur”, u shpreh Berisha.

4

E SHTUNË 14 JANAR 2023

www.fjala.al

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

Qeveria “shpërndan” sërish para në maj Kryeministri Edi Rama lajmëroi se qeveria po programon një tjetër bonus financiar për pensionistët. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se kjo do të bëhet me të ardhurat nga mbledhja e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë

K

ryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se të gjithë pensionistët në vend po marrin këto ditë sipas premtimit të tij bonusin e “Pakos së Madhe”. Rama shtoi se me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, qeveria do të dhurojë një tjetër bonus për pensionistët, në mënyrë që sipas tij barra e inflacioni të luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme. “Të gjithë pensionistët

po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkroi ai. Sipas tij, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë

më në nevojë. Vitin e kaluar, Rama pati informuar se qeveria do të vendosë taksë të jashtëzakonshme mbi tre prodhues të mëdhenj të energjisë dhe me paratë e taksës së jashtëzakonshme do të mbështesim drejtpërdrejtë ata që janë më në nevojë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Rama informoi se “vendosja e taksës së jashtëzakonshme do të bëhet duke ndjekur direktivën evropiane”. “Duke parë çfarë kanë bërë disa vende, do të vendosim

taksën mbi 3 prodhues të mëdhenj të energjisë. Nuk është taksë për gjithë HEC-et”, tha ai. Për numrin një të Qeverisë kjo është taksë për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë në Shqipëri, të cilët nuk kanë bërë asnjë gjë për ta shitur energjinë me

shumëfish. “Nuk kemi ndonjë gjë kundër tyre, por ata nuk mund të nxjerrin fitime marramendëse se iu ra fati dhe ne të mos kemi mundësi të mbështesim ata që janë më në nevojë, sepse kështu na ra fati”, theksoi Rama.

THYERJA E AFATEVE

Celibashi bashkive: Merrni masa për të përmbushur detyrimet ligjore reu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar që bashkitë K të cilat ende nuk kanë dërguar elektronikisht

hartën e qendrave të votimit, të përmbushnin detyrimet e tyre sa më shpejt. Në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, Celibashi shkruan se duke qenë se afati për paraqitjen e hartave elektronikisht është tejkaluar, bashkitë të cilalat ende nuk i kanë dorëzuar, të marrin masa të menjëhershme. “Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të dates 14 maj 2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të

përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre. Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa menjëherë dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: [email protected]”, shkruan Celibashi. Ndërkohë që një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se ka nisur monitorimi i institucioneve publike, vendore dhe qëndrore për të ndaluar që këto të fundit të përdoren për fushata elektorale.

Hapja e ambasadës, Rama bisedë telefonike me Zelenskyn ë kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike N Shqipëri-Ukrainë, kryeministri Edi

Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Zelesnky. Në fokus të bisedimeve ka qenë lufta në Ukrainë, e cila ndodhet nën agresionin ushtarak që prej 24 shkurtit. Një tjetër çështje që ka marrë vëmendje ka qenë edhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti. Përmes një postimi në ‘Tëitter’, Zelensky shkruan se gjatë telefonatës, Rama i ka bërë me dije vendimin për hapjen së shpejti të ambasadës shqiptare në Kiev për herë të parë. Zelensky shkruan se ka folur me Ramën edhe për mundësitë për të shtuar ndihmën për sigurinë e Ukrainës. “Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë

të Paqes”, shkruan Zelensky. Kjo është telefonata e dytë e zyrtarëve Rama e Zelensky që nga nisa e luftës, ndërsa një vit më parë presidenti i Ukrainës pati një videomesazh edhe në parlamentin shqiptar. 30 vite

nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka beri edhe një herë me dije se Shqipëria pritet shumë shpejt të hapë një ambasadë në Kiev. Xhaçka

shkroi në Facebook se Shqipëria është krenare për mbështetjen që i jep Kievit në luftën për liri kur pushtuesit rus. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka vizituar Kievin më 15 qershor. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut aso kohe u zotuan se do rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një ndër qytetet më të shkatërruara në Ukrainë si pasojë e sulmeve nga Rusia. Kjo për 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç ishte një mesazh i fortë për Bashkimin Europian, që

duhet të bëjë më shumë. Vendimi iu bë i ditur ballë për ballë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në konferencën e përbashkët për shtyp, që kulmoi vizitën e tyre disa orëshe në Kiev. Rama teksa dha lajmin për rindërtimin e një lagjeje në Irpin, nga ku ishte vetë dëshmitar i pasojave shkatërruese të luftës, nuk nguroi edhe të “thumbonte” Bashkimin Europian. Shqipëria ka qenë një prej vendeve më mbështetëse të luftës së Ukrainës, sidomos me punën në Këshillin e Sigurimit në OKB.

www.fjala.al

N

e ofrojmë garanci dhe të drejtat më të mira dhe më të mëdha për të gjitha pakicat ose komunitetet joshumicë në Kosovë”. Kështu iu përgjigj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 12 janar, kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova të japë propozime rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje, në kuadër të dialogut. Ai theksoi se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon asociacione njëetnike dhe shtoi se komuniteti serb në Kosovë gëzon privilegje të shumta sipas Planit të Ahtisaarit – dokument mbi bazën e të cilit Kosova e shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008.

ÇFARË ËSHTË PLANI I AHTISAARIT? Më 2007, ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, i cili ishte ndërmjetësues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, përpiloi një dokument – i njohur më shumë në publik si Plani i Ahtisaarit – i cili i dha garanci të forta komunitetit serb. Ky plan rregullon një varg çështjesh, nga ato të kulturës, gjuhës, fesë, traditës, por edhe të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe pronës, deri te formimi i komunave me shumicë serbe, nëpërmjet procesit të decentralizimit. Sot, ekzistojnë gjithsej dhjetë komuna në Kosovë që janë të banuara me shumicë serbe. Gjashtë prej tyre ndodhen në jug të lumit Ibër – Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Ranillugu, Kllokoti dhe Parteshi – përderisa katër të tjera, që i lidh territori, ndodhen në veri të tij – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku. Ky dokument ka shërbyer si bazë për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, në të cilën komunitetet pakicë “diskriminohen pozitivisht”. Për shembull, në Kuvendin e Kosovës, dhjetë vende parlamentare janë të rezervuara për komunitetin serb, ndërsa dhjetë të tjera për komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë. Serbët, po ashtu, kanë një vend të garantuar në Qeverinë e Kosovës. Plani i Ahtisaarit mbron Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe pronat e tij,

E SHTUNË 14 JANAR 2023

OP-ED

ONLINE 24 ORË

ASOCIACIONI DHE PLANI I AHTISAARIT KU QËNDROJNË DALLIMET? ndërsa më 2008, duke u bazuar në atë dokument, u miratua Ligji për zonat e veçanta të mbrojtura. Ky ligj siguron mbrojtjen e manastireve dhe kishave ortodokse, si dhe të objekteve të tjera fetare në Kosovë, dhe mbron vendet e tjera kulturore dhe historike, të cilat kanë rëndësi të veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Ekziston edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh që gjuha serbe, e cila përdoret zyrtarisht në Kosovë, duhet të promovohet dhe të ruhet. Serbët në jug të Ibrit e kanë pranuar Planin e Ahtisaarit, i cili i hapi rrugën integrimit të tyre brenda institucioneve dhe shoqërisë së Kosovës, përderisa ata në veri të lumit e refuzuan atë deri më 2013, kur u arrit Marrëveshja e parë e Brukselit, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dy vjet më vonë, më 2015, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila përcaktoi parimet e përgjithshme dhe elementet kyç të tij. ÇFARË ËSHTË ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE? Sipas Marrëveshjes së parë të Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet mbi bazën e një statuti, ndërsa shpërndarja e tij mund të bëhet vetëm mbi bazën e një vendimi të komunave pjesëmarrëse. Marrëveshja parasheh, po ashtu, të drejtën e komunave pjesëmarrëse për bashkëpunim në zbatimin

kolektiv të kompetencave përmes Asociacionit, i cili do të ketë mbikëqyrje të plotë mbi fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe zhvillimit rural. Marrëveshja e vitit 2015 përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, objektivat, strukturën organizative, marrëdhënien me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen. Disa prej objektivave përfshijnë forcimin e demokracisë lokale; kryerjen e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale, edukimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, planifikimit urban dhe rural, dhe ofrimin e shërbimeve për pjesëtarët e tij në përputhje me ligjet e Kosovës. Asociacioni duhet të ketë një Kuvend, një kryetar i cili përfaqëson Asociacionin para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës, një nënkryetar, një Këshill, një Komitet, një Administratë, një Zyrë për ankesa, përderisa selia e tij duhet të përcaktohet nga statuti. Një version i statutit është krijuar më 2018 nga Ekipi Menaxhues, me këshillim nga Bashkimi Evropian, bazuar në marrëveshjen e vitit 2015, por ai nuk i është prezantuar publikut asnjëherë. Mes tjerash, marrëveshja e vitit 2015 thekson se Asociacioni do t’i mbështesë interesat e komunitetit serb para autoriteteve qendrore dhe se ka të drejtën të propozojë, në përputhje me ligjet e Kosovës, ndryshime ndaj ligjeve dhe rregullave të

tjera, që janë të rëndësishme për t’i arritur qëllimet e veta. ÇFARË KONTESTOHET LIDHUR ME ASOCIACIONIN? Problemi kyç përkitazi me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është çështja e kompetencave. Në dhjetorin e vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vlerësoi se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me Nenin 3 mbi “barazinë para ligjit” dhe me kapitujt “të drejtat dhe liritë themelore” dhe “të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka thënë në konkluzionet e saj se Asociacioni nuk duhet të formohet, por ka thënë se kompetencat e tij mund të harmonizohen me Kushtetutën përmes statutit. Plani i Ahtisaarit nuk ka zbrazëtira për përfshirjen e një dispozite për formimin e një Asociacioni tjetër". Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se harmonizimi eventual i statutit të Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës do të jetë ekskluzivisht politik për nga natyra dhe jo profesional apo shkencor. Ai beson se themelimi i Asociacionit nga aspekti ligjor nuk mund të rregullohet apo të harmonizohet përmes statutit, sepse, siç thotë ai, themelohet një nivel i tretë i qeverisjes. “Kosova ka dy nivele të qeverisjes, lokale dhe qendrore. Kjo do të ishte diçka tjetër, që nuk parashihet me Kushtetutë. Dhe,

5

Plani i Ahtisaarit nuk ka zbrazëtira për përfshirjen e një dispozite për formimin e një Asociacioni tjetër”, thotë Baraliu. A MUNDËSON ASOCIACIONI GARANCI MË TË MËDHA, KRAHASUAR ME PLANIN E AHTISAARIT? Miodrag Milliqeviq, drejtor i organizatës joqeveritare Aktiv në Mitrovicën e Veriut, thekson se ka pasur debat prej vitesh për Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa një statut, dhe shton se për shkak të kësaj, nuk është e mundur të dihet nëse kjo do t’iu garantojë serbëve në Kosovë të drejta më të mëdha se Plani i Ahtisaarit. “Duhet të diskutohet për projektstatutin, mbi bazën e të cilit do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai mungon qe shumë vjet. Është e kotë të krahasohet ajo çfarë i mungon Planit të Ahtisaarit me atë që ofron Asociacioni. Fokusi është mbi faktin se marrëveshja është negociuar dhe është harmonizuar në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës, dhe si e tillë mbetet obligim”, thotë Milliqeviq. Ai beson se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe kërkon vetëm vullnet politik, i cili, sipas tij, nuk është gjetur deri më tani. Milliqeviq thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. PARTNERËT ALTERNATIVË PËR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar vazhdimisht Kosovës të respektojë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. SHBA-ja, madje, ka paralajmëruar se do të kërkojë “partnerë alternativë” për formimin e Asociacionit, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e gjen një mënyrë për ta themeluar atë. Kjo është përsëritur më 11 janar nga i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me qartësimin se “partnerët alternativë” mund të jenë shoqëria civile, grupet shumetnike apo institutet, të cilat mund të ofrojnë ide mbi bazën e së cilave mund të themelohet Asociacioni, pa rënë ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

6

E SHTUNË 14 JANAR 2023

www.fjala.al

BOTË

ONLINE 24 ORË

NJË SHOQËRI E ARMATOSUR ËSHTË NJË SHOQËRI E FRIKSHME

NGA JAMELLE BOUIE

D

y vjet më parë, në Atlanta, 22-vjeçari Rico Marley u arrestua në një supermarket publik. Ai kishte veshur parzmore dhe mbante gjashtë armë të mbushura, duke përfshirë një pushkë gjysmë automatike dhe një pushkë gjahu. Prokurorët, siç raporton kolegu im i redaksisë Richard Fausset në një histori të fundit, e akuzuan Marley-n për 11 krime, duke përfshirë "gjashtë akuza për posedim të një arme "gjatë kryerjes ose përpjekjes për të kryer krime të caktuara". Akuzat nuk qëndruan. Ata u larguan vitin e ardhshëm, megjithëse Marley u ndëshkua përsëri në një incident të veçantë, në maj 2022, për akuza më të vogla për sjellje të pamatur. Arsyeja pse Marley u lirua nga burgu fillimisht, megjithatë, ishte se ai në të vërtetë nuk kishte kryer një krim. Dhe në fakt, që nga viti 2022, sipas një ligji të nënshkruar nga guvernatori Brian Kemp, çdo gjeorgjian i kualifikuar ose i licencuar për të mbajtur një armë dhe që nuk ndalohet ndryshe të zotërojë një të tillë, lejohet të mbajë të dy pistoletat dhe armët e gjata, të fshehura ose të hapura. Siç vë në dukje Fausset në artikullin e tij, i gjithë ky episod flet për “një telashe unik amerikane: në shtetet me ligje të lejueshme për armët, policia dhe prokurorët kanë mjete të kufizuara në dispozicion kur prania e thjeshtë e një individi të armatosur rëndë në një hapësirë publike mbjell frikë apo edhe panik." Kësaj dua të shtoj një pikë të lidhur dhe të bëj një argument: Ligjet e lejuara të armëve dhe mbajtja e hapur kudo janë më shumë se një sfidë për zbatimin e ligjit; ato janë një sfidë për vetë mundësinë e një shoqërie të hapur, demokratike. Ekziston një thënie, e huazuar nga shkrimtari i trilleve shkencore Robert A. Heinlein dhe i njohur në mesin e mbështetësve të një të drejte të pakufizuar për të poseduar dhe mbajtur armë zjarri, që "shoqëria e armatosur është një shoqëri e sjellshme". Përhapja e armëve, me fjalë të tjera, sjell paqe sociale. Ose, nëse jo paqe, atëherë një sasi e caktuar nderimi dhe respekti midis individëve që e dinë se njëri mund të përdorë forcë vdekjeprurëse kundër tjetrit. Le të themi, për hir të argumentit, se ky besim është i drejtë. Që armët e zjarrit punojnë për të zbutur dhe jo për të ndezur pasionet. Se, pavarë-

sisht dëshmive të syve dhe veshëve tanë, armët bëjnë më shumë për të zgjidhur mosmarrëveshjet sesa për t'i përshkallëzuar ato. Por edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, gjë që duket se nuk është, paqja nuk është mungesë konflikti. Dhe paqja sociale në një shoqëri demokratike nuk mund të jetë thjesht një bllokim i përhershëm midis individëve të armatosur. Arsyeja është se demokracia mbështetet në një masë besimi dhe respekti midis qytetarëve, atë që filozofi Danielle Allen e quan "miqësi politike". "Miqësia politike," shkruan Allen në "Talking to Strangers: Anxieties of Citizenship since Brown kundër Bordit të Arsimit", "nuk është kryesisht (ose jo vetëm) një ndjenjë e ndjenjave të përbashkëta për qytetarët e tjerë." Përkundrazi, është një mënyrë për të "vepruar në lidhje me ta". “Një shtet nuk do të arrijë kurrë në një pikë ku të gjithë qytetarët e saj të kenë miqësi intime me njëri-tjetrin dhe as ne nuk do ta dëshironim një gjë të tillë,” vazhdon ajo. “Më e mira për të cilën mund të shpresohet dhe gjithçka që duhet të dëshirojë është që miqësia politike t'i ndihmojë qytetarët t'i rezistojnë shpërbërjes së besimit dhe të arrijnë një komunitet ku besimi është një burim i rinovueshëm.

Nuk duhet ta pëlqejmë njëritjetrin për të qeverisur së bashku, por duhet të përpiqemi ta shohim dhe të flasim me njëri-tjetrin si të barabartë, në mënyrë që të mund të debatojmë, të diskutojmë dhe të mos pajtohemi si anëtarë të një komuniteti të përbashkët politik. Armët, kur barten si toteme nëpër hapësirën publike, e bëjnë këtë të pamundur. Qofshin me karroca në një restorant apo një dyqan ushqimesh, një park apo një bibliotekë, ato dërgojnë një mesazh të qartë: që një mosmarrëveshje mund të kthehet në vdekjeprurëse dhe se unë, mbajtësi i armëve, nuk ju respektoj aq sa të përmbahem nga kërcënimi i dhunë vdekjeprurëse. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur armët përdoren për të përballur dhe frikësuar protestuesit, siç ndodhi përsëri dhe përsëri gjatë protestave dhe demonstratave të drejtësisë racore të 2020 dhe 2021, sipas Everytown, një organizatë për sigurinë e armëve. Thjesht fakti i kundër-demonstruesve të armatosur që tundin armët ndaj njerëzve që kundërshtojnë është arsyeja pse studiuesit ligjorë si Timothy Zick i Shkollës Juridike William & Mary kanë paralajmëruar se në epokën tonë të ligjeve jashtëzakonisht lejuese për armët, Amendamenti i Dytë i Kushtetutës

kërcënon të mposht dhe kapërceni të Parin. "Prania e dukshme e armëve të zjarrit rrit rrezikun e dhunës dhe vdekjes kur ushtrohen të drejtat e dikujt për Amendamentin e Parë," shkruajnë Zick dhe Diana Palmer, një pedagoge me kohë të pjesshme në Universitetin Northeastern, në The Atlantic. “Rreziku i shtuar i dhunës nga bartja e hapur është i mjaftueshëm për të pasur një ‘efekt ftohës’ domethënës në gatishmërinë e qytetarëve për të marrë pjesë në protesta politike.” Një efekt ftohës në gatishmërinë e qytetarëve për të marrë pjesë në protesta politike është gjithashtu një efekt ftohës në aftësinë e qytetarëve për t'i besuar njëri-tjetrit. Dhe në mungesë të besimit, demokracia është një lojë e vështirë për t'u luajtur. Kur mosbesimi “përshkon marrëdhëniet demokratike”, shkruan Allen, “ai e paralizon demokracinë; kjo do të thotë që qytetarët nuk e mendojnë më të arsyeshme, ose nuk ndihen mjaft të sigurt, që ta lënë fatin e tyre në duart e të huajve demokratikë. Mosbesimi i qytetarëve jo ndaj qeverisë, por ndaj njëri-tjetrit çon rrugën drejt shpërbërjes demokratike.” Nëse, siç argumenton Allen, "Besimi demokratik varet nga shfaqjet publike të një shpirti egalitar dhe me

qëllime të mira", atëherë ne jemi në një disavantazh të rëndë, duke jetuar si jetojmë në një vend ku hapësira publike për kaq shumë njerëz është e ngopur me armë, mjete për - dhe simbole të - dhunës dhe dominimit. Në fund të vitit të kaluar, në Decatur, një burrë e çoi makinën e tij në një dyqan riparimi makinash. Një nga punonjësit e saj, një mekanik, hyri në makinë për ta provuar atë. Burri filloi të qëllonte. Ai besoi, gabimisht, se mekaniku po përpiqej t'i vidhte makinën; mekaniku u vra. Një javë më vonë, në Uashington D.C., një djalë 13-vjeçar u qëllua dhe u vra nga një burrë që besonte se po ngatërronte makinat në rrugë. Dhe disa ditë pas kësaj, në Newport News, një 6-vjeçar solli një armë në shkollën e tij fillore, ku qëlloi dhe plagosi mësuesin e tij. Nëse një shoqëri e armatosur është një shoqëri e sjellshme, kjo është për shkak se një shoqëri e armatosur është një shoqëri e frikshme, ku ne i trajnojmë fëmijët tanë në "stërvitje bllokimi" për t'iu shmangur gjuajtësve dhe për të vazhduar jetën tonë me një sy në daljen më të afërt. Demokracia mund të jetë në gjendje të mbijetojë në atë lloj shoqërie, por nuk do të lulëzojë kurrë atje. Burimi/ New York Times/ Përgatiti për botim: L.Veizi

www.fjala.al

RAJONI

ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 14 JANAR 2023

7

A DO TA FURNIZOJË PERËNDIMI UKRAINËN ME TANKE LUFTARAKE?

V

endimi i Perëndimit për ta furnizuar Ukrainën me tanke të lehta perëndimore është një shkallë e re armatimi. Në diskutimin pasues për tanket luftarake Gjermania mund të luajë rol kyç. Shteti i parë që e theu akullin me vendimin se do të dërgojë tanke në Ukrainë ishte Franca. Francezët deklaruan në 4 janar se do ta furnizojnë Ukrainën me tanke të lehta, siç i quajnë francezët, apo me makina të blinduara ushtarake, siç i quajnë ato të tjerë. Vetëm 24 orë më vonë, kancelari gjerman Olaf Scholz pasi telefonoi me presidentin amerikan Joe Biden deklaroi se edhe Gjermania dhe SHBA do ta furnizojnë Ukrainën me tanke të lehta. Britanikët thanë se do të bëjnë të njëjtën gjë. Gjermania do t'i japë Ukrainës edhe një sistem antiraketor Patriot. Është fjala për tanke të lehta që shoqërojnë tanket luftarake në betejë. Me deri 10 ushtarë në bord, detyra e tyre është të neutralizojnë njësitë antitank të armikut dhe të shkatërrojnë tanket e kundërshtarit. Këto tanke kanë topa 20-25 mm dhe raketa antitank. Francezët do të dërgojnë modelin e tyre AMX-10 RC, gjermanët tanket Marder, ndërsa amerikanët tanket Bradley. Me këtë arrihet një pikë kulmore në armatimet e deritashme të Perëndimit për Ukrainën. Kjo sepse tanket në fjalë mund të përdoren në vijën e frontit nga ukrainasit për të thyer frontin e kundërshtarit. Deri tani, si SHBA ashtu edhe Gjermania e kanë furnizuar Ukrainën me automjete transporti dhe automjete mbështetëse. Por tani është hapur madje diskutimi për ta furnizuar Ukrainën edhe me tanke të rënda perëndimore. ARSYE TË SHKALLËZIMIT TË ARMATIMIT NGA PERËNDIMI PËR UKRAINËN Nga ana formale, ekspertë të së drejtës ndërkombëtare dhe gjeneralë gjermanë thonë se për sa kohë një shtet nuk dërgon trupa në shtetin që ndodhet në luftë nuk mund të flitet për përfshirje në luftë. Por kufijtë e kësaj hapësire nuk janë të pafundëm. Prandaj shtetet perëndimore po avancojnë për armatimet ndaj Ukrainës vetëm së bashku, jo të veçuara, për të qëndruar si bllok përballë Rusisë. Synimi i përbashkët i të gjitha shteteve perëndimore dhe lindore demokratike është që të ndalet lufta. Por për momentin dukemi

Ekspertë të së drejtës ndërkombëtare dhe gjeneralë gjermanë thonë se për sa kohë një shtet nuk dërgon trupa në shtetin që ndodhet në luftë nuk mund të flitet për përfshirje në luftë. Por kufijtë e kësaj hapësire nuk janë të pafundëm. Prandaj shtetet perëndimore po avancojnë për armatimet ndaj Ukrainës vetëm së bashku, jo të veçuara, për të qëndruar si bllok përballë Rusisë

larg kësaj. Presidenti polak Andrzej Duda e shprehu këtë qartë kur tha se "lufta nuk po mbaron". "Gjithçka tregon se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë një luftë rrënuese kundër Ukrainës”. Këtu duhet kërkuar edhe shpjegimi për shkallëzimin e armatimit nga Perëndimi. Sipas presidentit amerikan Joe Biden "lufta ka arritur një pikë kthese". Shtetet perëndimore janë të shqetësuara se pas dimrit në Ukrainë mund të pasojë një ofensivë e madhe ruse. Kjo është e mundur sipas ekspertëve me trupat e reja të mobilizuara nga Rusia dhe me një mobilizim të ri, për të cilin flitet. Deputeti gjerman i Bundestagut, që ka qenë më parë ushtarak, Roderich Kiesewetter, i tha DW se Rusia dominon në përshkallëzim. Dhe ne duhet ta thyejmë këtë. Kiesewetter tha se Gjermania duhet "të sjellë Ukrainën në një pozicion për negociata"."Dhe pastaj ne mund të negociojmë, ata mund të negociojnë me Rusinë". POLONIA DHE FRANCA KËRKUAN ARMATIMIN ME TANKE Polonia druhet që pas Ukrainës mund të jetë ajo objekt shënjestre e një sulmi rus. "Po të mos e mbrojmë pavarësinë e Ukrainës, ne do të jemi objekti i radhës", tha të enjten zëdhënësi i qeverisë polake. Prandaj polakët nuk rreshtin së kërkuari armatim të rëndë për Ukrainën. Presioni është për polakët një rrugë për të nxitur shtetet e tjera të NATO-s të dërgojnë armatime, pasi të veçuar polakët nuk duan të veprojnë. Franca ka qenë e vetmja që e deklaroi si vendim dërgimin e tankeve të lehta në Ukrainë. Por vendimi i Francës megjithatë nuk është aq i veçuar sa duket. Sipas zyrtarëve francezë, vendimi francez për tanket qe koordinuar me grupin e kontaktit Ramstein, ku marrin pjesë rreth 50 shtete që furnizojnë me armë Ukrainën. Edhe Franca dëshiron fundin e luftës, si të gjitha shtetet demokratike perëndimore. Arsyeja që francezët nxituan me deklaratën e tyre për tanket duhet parë te një preferencë e Presidentit Macron për të dalë i pari, edhe me deklarata. Por ka edhe një arsye tjetër të mundshme, pse Franca vendosi e para për armatimin me tanke të Ukrainës. Kjo mund të kërkohet në shndërrimet në raportet e forcave, që janë përshpejtuar në Evropë me shpërthimin e luftës në Ukrainë. Me spiralen e armatimit që ka nisur në të gjitha shtetet e BE,

roli ushtarak i Francës si fuqia e vetme atomike, si fuqi e madhe ushtarake ecën mund të zbehet. Veç kësaj, investimet e Perëndimit te Ukraina, për shkak të luftës, mund ta afrojnë Ukrainën me BE më shpejt se çdo të ndodhte në kohë normale paqeje. Kështu, statusin e kandidatit për në BE Ukraina e mori tani për shkak të luftës, jo për shkak të reformave. Franca, por edhe shtete të tjera janë të rezervuara për këtë. Jo rastësisht Komuniteti politik Evropian, i konceptuar fillimisht si një paradhomë e BE, u prezantua nga Franca vetëm pak pasi shpërtheu lufta në Ukrainë. REAGIMI I GJERMANISË ME ROL PËR FURNIZIMIN E UKRAINËS ME TANKE LUFTARAKE Polonia dëshiron ta furnizojë Ukrainën tani edhe me tanke luftarake Leopard 2. Këto tanke të sofistikuara janë zhvilluar në Gjermani. Por rregulli është që transferimi i armatimeve të prodhimit gjerman te palëve të tjera ka nevojë për miratimin e Gjermanisë. Kërkesa të mëparshme për këtë, si p.sh. nga Spanja, Gjermania i ka refuzuar. Këtë herë megjithatë ka sinjale se Gjermania mund të bjerë dakord për dërgimin. Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck tha të enjten se Berlini nuk duhet ta pengonte Poloninë të eksportonte tanket. "Gjermania nuk duhet ta kundërshtonte vendimin e vendeve të tjera për të mbështetur Ukrainën", tha zëvendëskancelari gjerman. Por sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Lambrecht, Polonia ende nuk ka bërë kërkesë. Vendimi përfundimtar megjithatë ka pak gjasa të merret para 20 janarit, kur do të mblidhet grupi i formatit të Ramstein-it. Kjo do të jetë me gjasa temë edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në mes të shkurtit. Tanket perëndimore janë më superiore në fuqinë e zjarrit dhe në blindazh se tanket e modelit sovjetik T-72 , për të cilat Ukraina ka vështirësi për pjesë këmbimi. Ushtria ukrainase ka thënë se i duhen të paktën 300 tanke perëndimore. Edhe në Uashington po flitet për dërgimin e tankeve Abrams. Por shumica e ekspertëve thonë se më të favorshme për Ukrainën do të ishin tanket Leopard 2. Kjo pasi tanke gjermane Leopard kanë në rezervat e tyre 13 shtete evropiane. Të gjithë bashkë kanë rreth 2000 Leopardë, një rezervuar shumë më i madh për Kievin.

8

E SHTUNË 14 JANAR 2023

REKLAMË

Fjala është e para!

SHKARKONI

FALAS APP

Cyan Magenta Yellow Black

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

KULT

E SHTUNË, 14 JANAR 2023

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 14 JANAR 2023

9

ESE

Shansonieri Muharrem Qena NGA BUJAR MEHOLLI ingujt e muzikës kanë impakt të jashtëzakonshëm në brendësinë humane, gjegjësisht T ata krijojnë njëfarë afeksioni të fortë depërtues gjer në tru. Muzika e mirë nuk është e përbërë sall nga tingujt që i krijojnë muzikantët dhe dëgjohen ashtu kuturu ndonjëherë. Muzika shkon përtej kësaj gjendjeje. VIJON NË FAQEN 11

Bujar Luca:

Heshtja e palexueshme dhe koreografia vizuale

N

NGA LUAN RAMA

ëse arti figurativ që në fëmijërinë e vet është përpjekur të na transmetojë imazhe të qartë të botës dhe jetës njerëzore, jo pak artistë dhe përfaqësues të rrymave dhe shkollave te ndryshme artistike, si ithtarët e surealizmit, kubizmit, artit abstrakt etj, kanë tentuar të krijojnë apo të flasin me një gjuhë të fshehtë që vështirë ta deshifrosh, edhe pse mbetesh i befasuar dhe i mrekulluar nga demostrimi i tyre. Por ka dhe nga ata ku është instinkti krijues që i shtyn drejt një rruge tjetër për të dhënë apo zbuluar të vërtetat e fshehta të botës njerëzore. Një nga ata është dhe Bujar Luca, i cili i beson fort gjestit piktural ashtu siç në një formë tjetër shkrimtari Exupery besonte se « Princi i vogël » do të zbulonte të vërtetat e mëdha të njeriut. «Për të pikturuar, - shkruan Luca në hapjen e ekspozitës « Heshtja e të palexueshmes» hapur para disa kohesh në Paris në galerinë « Babel », - nuk duhet të shohësh; vetëm spontaniteti mund të fiksojë të vërtetën e fshehtë dhe mund ta bëjë atë të dukshme. Për të udhëtuar drejt shprehisë së pastër, më duhet ta dekompozoj figurën nga kuptimet, ti heq përmbajtjen, të besoj në shenjat që mund ti perceptosh dhe ti shprehësh. Unë krijoj shenja që evokojnë gërmat e një alfabeti të panjohur. Ato janë tekste të çliruara nga misionet e tyre… » VIJON NË FAQEN 10

Cyan Magenta Yellow Black

Sazan Goliku - poeti i revoltës dhe guximit artistik NGA SHPEND TOPOLLAJ oezitë e renditura në vëllimin “Gjysmëdielli” të autorit Sazan P Goliku (Pandeli Koçi), të cilat

më shumë se kaq do t`i quaja pamflete, më sollën në kujtesë atë pyetjen që i bënë dikur poetit të shquar rus, Vladimir Majakovskit për “Re me pantallona”, se “Si bën që i lidh bashkë dhe lirikën dhe arrogancën e madhe?” Nga natyra, Sazani nuk është poet i tribunave dhe i të dukurit, madje ai është njeri i butë deri në brishtësi, por kur vjen puna tek evidentimi, mospajtimi dhe demaskimi i të keqes, ai sikur përmendet se ka

lindur në Vlorë dhe nuk ngurron aspak të shkruajë dhe të godasë pa mëshirë. Kjo është edhe arsyeja, përse këtij autori të njohur për dashurinë e tij për lirikat, poezitë e këtij libri t`ia quaj pamflete. Sazani e bën këtë me guxim artistik, duke synuar gjithsesi të mbesë vetvetja. Nisur nga kjo ai te poezia “E ardhmja” pyet nëse vargjet që thur do të kenë ADN- në e tij, se në të kundërtën “…paskam mbetur / një hije e të tjerëve, / atëherë flaka e harresës / le t`i shkrumbojë”. Poeti e di se nuk ka zot të deshifrojë...

VIJON NË FAQEN 12

10

E SHTUNË 14 JANAR 2023

KULTURË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Jeff Beck Ndërron jetë kitaristi legjendar i rock-ut, pas albumit me Johnny Depp

itaristi legjendar i rock-ut Jeff Beck, i cili së fundK mi regjistroi një album me

Johnny Depp, ka vdekur në moshën 78-vjeçare nga një formë vdekjeprurëse e meningjitit bakterial. “Në emër të familjes, me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Jeff”, njoftoi faqja në Twitter e muzikantit britanik që u bë i famshëm me Yardbirds (ku kishte zëvendësuar Eric Clapton) dhe më pas në grupin që mban të tijën. emër me Rod Stewart. Me tonin, praninë fizike dhe volumin e tij, Beck kishte ripërcaktuar muzikën e kitarës në vitet 1960 dhe kishte ndikuar në lëvizje të tilla si metali i rëndë, jazz rock dhe punk. Fituesi i gjashtë Grammy për performancën më të mirë instrumentale rock dhe një tjetër për performancën më të mirë instrumentale Pop, Beck vdiq në një spital pranë shtëpisë së tij në Surrey. Në vitin 1965, kur ai u bashkua me Yardbirds për të zëvendësuar Clapton, një tjetër ‘hero kitarë’, grupi ishte tashmë në zemër të lëvizjes në rritje të blues elektrike në Britani. Tre vjet më vonë, ai kishte krijuar grupin e tij me Stewart-in e atëhershëm pak të njohur dhe Ron Wood-in po aq të panjohur, më vonë një kolumnist i Rolling Stones. Grupi kishte debutuar në vitin 1968 me ‘Truth’ që i hapi rrugën një kolegu tjetër të Yardbirds, Jimmy Page, kur ai formoi Led Zeppelin disa muaj më vonë. Në 1974, Jef filloi një karrierë solo: me albumin ‘Blow by Blow’ ai kishte zhvendosur ekuilibrin e ndikimeve të tij nga xhazi në rock dhe funk. ‘Blow by Blow’ u bë një hit i Billboard 5 dhe platini. Në qershor, Beck kishte filluar të bashkëpunonte me Depp-in, i cili e konsideronte atë si mentorin e tij: pasi kishin shkelur disa skena në Britaninë e Madhe, pasi mbaroi beteja ligjore me ish-gruan e tij Amber Heard, të dy kishin regjistruar një album, ‘18’. për të cilën aktori kishte kontribuar me dy këngë origjinale. Johnny dhe Jeff u takuan në vitin 2016 dhe shpejt e kuptuan se ishin shpirtra binjakë. Beck i kishte bërë nder mikut të tij: “Kam vite që nuk kam pasur një partner tjetër artistik si ai. Depp ishte një forcë krijuese në këtë album dhe shpresoj që njerëzit ta marrin seriozisht si muzikant”.

Bujar Luca:

Heshtja e palexueshme dhe koreografia vizuale

NGA LUAN RAMA

N

ëse arti figurativ që në fëmijërinë e vet është përpjekur të na transmetojë imazhe të qartë të botës dhe jetës njerëzore, jo pak artistë dhe përfaqësues të rrymave dhe shkollave te ndryshme artistike, si ithtarët e surealizmit, kubizmit, artit abstrakt etj, kanë tentuar të krijojnë apo të flasin me një gjuhë të fshehtë që vështirë ta deshifrosh, edhe pse mbetesh i befasuar dhe i mrekulluar nga demostrimi i tyre. Por ka dhe nga ata ku është instinkti krijues që i shtyn drejt një rruge tjetër për të dhënë apo zbuluar të vërtetat e fshehta të botës njerëzore. Një nga ata është dhe Bujar Luca, i cili i beson fort gjestit piktural ashtu siç në një formë tjetër shkrimtari Exupery besonte se « Princi i vogël » do të zbulonte të vërtetat e mëdha të njeriut. « Për të pikturuar, - shkruan Luca në hapjen e ekspozitës « Heshtja e të palexueshmes» hapur para disa kohesh në Paris në galerinë « Babel », - nuk duhet të shohësh; vetëm spontaniteti mund të fiksojë të vërtetën e fshehtë dhe mund ta bëjë atë të dukshme. Për të udhëtuar drejt shprehisë së pastër, më duhet ta dekompozoj figurën nga kuptimet, ti heq përmbajtjen, të besoj në shenjat që mund ti perceptosh dhe ti shprehësh. Unë krijoj

shenja që evokojnë gërmat e një alfabeti të panjohur. Ato janë tekste të çliruara nga misionet e tyre… » Kështu, duke parë këto tablo, Luca na kujton menjëherë kodikët e vjetër të skribëve në skriptoriat mesjetare apo figurat e fundit të Leonardo da Vinçit ku historianët e artit nuk kanë mundur të deshifrojnë domethëniet e tyre : çfarë vallë ka dashur të thotë mjeshtri i madh, çfarë fshihet pas tyre ? Dhe atëherë ne gjendemi para fshehtësisë dhe një heshtjeje të madhe. Të njëjtën gjë kanë pikasur dhe paleografët, siç ndodh dhe në Kodikët e Beratit, ku shumë shenja mbeten të panjohura. Përse kanë shërbyer ato ? Vallë bëhet fjalë për një artmosferë muzikale të përcaktuar dhe kishtare ? Tablotë e Lucës duhet ti shohësh gjatë, të ndjekësh vazhdimësinë e shenjave ku njera të çon tek tjetra e ku diku ndalojmë për të pikasur diçka brenda një rrethi apo kuadrati. Dhe ne afrohemi, vështrojmë në të e dallojmë një njeri të shtrirë. I ngjan Jezu Krishtit të vdekur, shtrirë në shtratin mortor pas uljes nga kryqi. Dhe atëherë i referohemi piktorit Hans Holbein, autorit të tablosë befasuese « Krishti i vdekur » pikturuar në vitin 1520, në tempera në dru. Pikërisht kjo figurë lineare kishte lënë një përshtypje tronditëse tek Dostojevski kur e kishte parë në muze. Një tronditje siç kishte ndodhur me Prustin para një tabloje të Vermeer-it. Gruaja e Dostojevskit kujtonte këtë moment kur të dy bashkë kishin parë tablonë me Jezunë, me atë fytyrë të shpërfytyruar. «Dostojevski ndaloi

KULTURË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 14 JANAR 2023

11

ESE

Shansonieri Muharrem Qena NGA BUJAR MEHOLLI

T para saj si i goditur nga rrufeja, ndërsa unë s’kisha forcë ta shikoja. Më dhimbte shumë dhe shkova të shihja sallat e tjera. Kur u ktheva Fjodori ishte gjithnjë para tablosë si ta kishin lidhur me zinxhirë. Fytyra e tij e tronditur kishte një pamje tmerri që kisha pikasur që në minutat e para të epilepsisë së tij. E mora ngadalë për krahu dhe e çova në një sallë tjetër. Pak nga pak ai u qetësua, por kur po dilnim nga muzeu këmbënguli të ktheheshim përsëri… » Duke shkruar për këte skenë tek romani « Idioti », personazhi i Mishkin kishte thënë : « Kjo tablo bën që kushdo që ta shohë të humbasë besimin ! »… « Duke punuar mbi letrën e bardhë - më thotë Luca, - më pëlqen te krijoj një lloj alfabeti, një koreografi letrare e pikturale njëkohësisht, Kështu figurat kanë shumë dinamizëm dhe padyshim, kryesorja është bukuria plastike siç e gjejmë tek hieroglifet. » Vallë janë vetëm shenja? Jo. Gjatë punës, ai e ndërpret « koreografinë » dhe vendos një figurë, siç është ajo e Jezusë së vdekur, apo rozeta me gjemba, kurora e njohur e Krishtit, e po kështu rrethi apo diku një kuadrat me disa figura të gjata që të ngjajnë me balerinë në një dans nokturn, në atë sfond të errët përmbytur nga heshtja. Diku tjetër, duket që autori është frymëzuar nga partiturat e shkrimit muzikor ku koreografia e notave ka diçka magjistrale. Ai që nuk i njeh notat muzikore nuk kupton gjë nga partitura e megjithatë, brenda saj kumbojnë tinguj të mrekullueshëm. Imagjinoni të shikoni një partiturë me shkrimin e një Mozart apo Bethoven. Kërshëria të bën të shohësh gjatë, të deshifrosh, dhe të ndjesh ehon e muzikës së tyre. Duke krijuar këto tablo, Luca dëgjonte në atelierin e tij « Requiem » të Cherubinit e kjo lidhje e pikturës me muzikën ndodh gjithnjë në proçesin e tij krijues. Kështu kishte ndodhur me serinë e vizatimeve të ekspozitës « Black Box » të ekspozuar në Bar le Duc apo në bulevardin Hausman në Paris, krijime të shoqëruara gjithnjë nga muzika repetitive e George Ligeti me temën « Lux Eterna » për dritën qiellore. Pra, në krijimtarinë e tij, veçanërisht këto 15 vitet e fundit, Luca mbetet gjithnjë i dhënë pas bukurisë plastike të shkrimit dhe të figurave enigmatike që të shfaqen aty-këtu. Në një formë tjetër kjo ndodh dhe në artin abstrakt. Duke krijuar këto tablo të fundit, tek ky piktor ndihet kërkesa elitare, kërkesa për të treguar diçka tepër personale, origjinale, të rafinuar, pavarësisht se gjestet pikturale të kujtojnë hieroglifet apo shkrimet e vjetra samuriane, etj. Tablotë janë frut i një përjetimi të heshtur e të gjatë ku spikat erudicioni i tij piktural, pasi ky piktor ka referenca të mëdha nga historia e artit botëror. Ai jeton mes librave dhe është e kuptueshme dëshira e tij për të ndërmarrë udhë të pashkelura. Çdo njeri që vështron këto tablo i interpreton ato në mënyrë të veçantë dhe tepër personale. Ajo që i bashkon është se ata tërhiqen nga ana vizuale. « Në jetën tonë, - më thotë Luca, - ka shumë gjëra që na shkasin dhe që nuk i kuptojmë. Përse vallë të mos e trajtojmë në art këtë anë të botës humane ?» Dhe ai ka të drejtë. Ja pse ekspozitën e fundit ai e titulloi « Heshtja e të palexueshmes ». Padyshim, ne kemi shpesh nevojë për heshtjen. Të lexojmë në heshtje dhe të meditojmë për njeriun dhe ekzistencën e tij në këtë pafundësi qiellore sa të magjishme aq dhe të panjohur dhe drithëruese…

ingujt e muzikës kanë impakt të jashtëzakonshëm në brendësinë humane, gjegjësisht ata krijojnë njëfarë afeksioni të fortë depërtues gjer në tru. Muzika e mirë nuk është e përbërë sall nga tingujt që i krijojnë muzikantët dhe dëgjohen ashtu kuturu ndonjëherë. Muzika shkon përtej kësaj gjendjeje. Ashtu siç shprehet i madhi Faik Konica, muzika, për ata që e kuptojnë dhe e duan thellësisht, është fe – pra njëfarë besimi, përdëllimi, që lidhet me momente të bukura, delikate, nën aureloën e pambarimtë të muzikës e determinojnë pashmangshmërisht lidhjen e pashkëputshme me kujtesën. Muzikë dhe kujtesë. Nostalgji! Sikurse çdo art, edhe muzika më e mirë bëhet atëherë kur buron nga thellësitë e shpirtit, ku mbrusen ndjenjat më fine. Nga aty muzikanti nxjerr tingujt e instrumentit të vet, këngëtari i përçon fjalët, tekstin e këngës (poezinë) për ta shënjuar pavdekësinë. S’do mend që muzika është akohore. Koha faktike shkrihet, ditët, vitet, dekadat… ajo lundron drejt atmas. Si kritik kulturor, admirues i madh i muzikës, vazhdimisht gjurmoj fondin e artë të muzikës sonë, shqipe, për t’ua dëshmuar gjeneratave të reja, nxënësve, se muzika shqiptare (njashtu si letërsia) nuk është e zbrazët, e zbehtë, pa stil, jo unike, e formulime idiote si këto… përshtypje që kanë mbirë sot, një periudhë e vështirë për artin e vërtetë, të mirëfilltë, krijuar me origjinalitet, shpirt e pasion. Gjithsesi, parimi im është se nuk ekziston art old but gold – arti ose është i tillë, pra art, i tejkohshëm, ose është kiç, bërë me sforcim, i destinuar për t’u venitur shpejt. Kur shkrihem tingujve të këngëve të vjetra shqipe shndërrohem në njëfarë Sannyasin-i që shkëput secilën lidhje me botën e jashtme, këtë botë inerte të ditëve të sotme që dominohet kryesisht nga lustra dhe rrena. Qyteti im i lindjes, Mitrovica, njihet anekënd trojeve shqiptare si burim i muzikës së mirëfilltë me prirje kah modernia, kah ritmet bashkëkohore, qoftë tingujt e rokut, xhazit, suingut, folk/etno-rokut. Shumë grupe muzikore u krijuan, kafene, mejhane, shoqëri kulturore-artistike që organizonin festivale e mbrëmje muzikore nga më të ndryshmet në një jetë shumë të pasur kulturore, vitet 60, 70, 80. Muharrem Qena lindi në Mitrovicë dhe zhvilloi aktivitetin pikërisht në kohën kur arti kishte vlimin, periudhën e artë; njeri me plot ide, punëtor, i angazhuar maksimalisht në aktivitetin e tij, artist me prirje perëndimore, vizionar, i patejkalueshëm në historinë tonë kulturore. Përveç teatrit, ku qe regjisor i shumë shfaqjeve, Muharrem Qena na ka lënë disa këngë që janë shndërruar në njëfarë “shisheje vere”, me kalimin e kohës ato bëhen më të bukura, të “shijshme”, rrjedhimisht të reja, aktuale gjersa i dëgjon. Por ç’i bën ato këngë eternale? Interpretimi, zëri? Teksti/lyrics? Melodia? Kompozime si “Shokut”, “Mallëngjimi”, “Lamtumirë”, “Ndarja”, “Sytë e tu”, “Pa ty”, “Ma lehtë pa lot”, “Harmonika e vetmuar”, “O Rozi”, etj, ndërthurin në mënyrë aq të thjeshtë, modeste, njëkohësisht aq potente lirizmin

dhe tingullin, porsi në kohët e vjetra në Greqinë e lashtë kur poezia shihej e pandashme nga muzika. Këto këngë shënjojnë tejkohësinë. Ato gjithmonë tundin skutat e thella të shpirtit, pra, anën ndijimore ashtu siç i ka perceptuar individi që i pranon. Sipas filozofit irlandez George Berkeley, tingujt, sikurse ngjyrat apo i nxehti/ftohti janë ndijime që ekzistojnë brenda dhe vetëm në mendjen njerëzore, të varura dhe përftuara nga madhështitë dhe lëvizjet e grimcave të materies. Berkeley thekson madhësinë e pafundme të trupit që i ofron atij ndijim për një numër të fundmë pjesësh, pra, ato që ndijimi i shquan. Ai, ndijimi, e rritë mprehtësinë, perceptimin te pjesët e objektit, duke u bërë pafund i mprehtë, kurse trupi i pafundmë. Materialistët mbrojnë parimin se asnjë trup i veçantë, perceptuar nga ana e ndijimit nuk ekziston jashtë mendjes. Muzika është terapi, kurë efikase për shërimin e trurit, hapjen e horizonteve, imagjinatës, ndijimit. Andaj, duhet më tepër muzikë të mirë për trurin, për prehje, zhvillim mendor, edukativ. Muharrem Qena e njihte muzikën perëndimore, frymën e saj liberale, strukturën e këngëve e stilet. Franca, si djep i civilizimit evropian, kishte skenën më të pasur sa i përket muzikës së njohur si chanson (shanson). Historia është e vjetër. Gjatë Rilindjes së Lartë krijohej si kontrapunkt polifonik, me format e frymëzuara nga madrigali. Shekulli 20-të shënon zenitin e shansoneve franceze që njiheshin si realiste (réaliste). U shfaq dhe zhvillua nëpër kabaretë dhe mejhanet pariziene, kryesisht në lagjen Montmartre ku kabareja Le Chat Noir qe bërë qendër e artistëve bohemë. Kur jeta artistike u rëndua nga Lufta II Botërore, shansonet franceze ishin tepër popullore. Interpretimet më mbresëlënëse bëhen nga disa prej emrave eminentë si: Édith Piaf, Charles Aznavour, Jacques Brel, Charles Trenet, Marlene Dietrich, Yves Montand, Josephine Baker, Tino Rossi, Joe Dassin, etj, që përfshijnë tinguj, elemente nga muzika rok, elektronike, trip hop, samba, xhaz e bossa nova. Këtë konglomerat melodik, Muharrem Qena (që adapton një stil këndimi të ngadalshëm, me zë të thellë) arrin ku e ku ta inkorporojë brenda këngëve të tij, argëtuese siç njiheshin, duke e bartur realitetin shqiptar në këngë. Tematika përbëhet nga prizmi subjektiv, lirik, ku i këndohet me mall atdheut, (lamtumirë ti e bukra vashë, unë do t’vet tash hije n’vend të largët), vashës, (përditë me t’pa e me t’shiju prej së largu kush s’më ndalon, shqimin tand du me jetu, pamja jote m’ledhaton) natyrës, (o vendi im të thërras unë me mall, ku janë ato fusha, ato kaçuba, vajza të bukura si n’vendin tim kund nuk ka) miqësisë, (këndoj për nji shok që e kam pasë i cili m’gjendet larg, larg n’Anadolli, me prind n’vend t’huj ka shku dhe unë sa herë lagjes kaloj nuk mundem pa u pikëllu) qytetit, (i bje rrugës tre-katër anët burri simpatik, për me ndi i gjith’ vendi se çka ka n’ibrik, salep i nxeht’ urnoni myshteri). Këto lirika të Muharrem Qenës janë delikate, elegante, nostalgjike, unike, dhe e “luftojnë” denjësisht harresën, “pluhurin” që mbulon rëndom “artin” e dobët, krijuar për konsum të shpejtë. Sikurse, fjala vjen, letërsia e Erich Maria Remarque-s është e lidhur ngushtë me idealet antifashiste, shansonet lidhen ngushtë me estetikën, shijen e rafinuar. Siç thekson filozofi e kritiku social gjerman-amerikan Herbert Marcuse, kultura më e lartë e Perëndimit me vlerat morale, estetike e intelektuale ishte parateknologjike në planin funksional e kronologjik, në sens strikt e shfuqizuar nga teknologjia. Këngët e Muharrem Qenës konsiderohen klasike mu për këtë shkak: ato janë produkt i vlimeve shpirtërore, antipod i teksteve, tingujve të pakuptimtë që dëgjohen sot dhe shtrihen brenda kontekstit të biznesit, argëtimit trivial, “show”-it që sipas Marcuse-it ka krijuar publikun e stërmadh, të ngërthyer nga shfrenimet e qytetarëve, mediat e dëfrimit dhe kënaqësisë të cilat e shtrëngojnë tjetrin të marrë pjesë në tingujt, pamjet dhe kundërmimet e tyre.

12

E SHTUNË 14 JANAR 2023

KULTURË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Sazan Goliku - poeti i revoltës dhe guximit artistik

NGA SHPEND TOPOLLAJ

P

oezitë e renditura në vëllimin “Gjysmëdielli” të autorit Sazan Goliku (Pandeli Koçi), të cilat më shumë se kaq do t`i quaja pamflete, më sollën në kujtesë atë pyetjen që i bënë dikur poetit të shquar rus, Vladimir Majakovskit për “Re me pantallona”, se “Si bën që i lidh bashkë dhe lirikën dhe arrogancën e madhe?” Nga natyra, Sazani nuk është poet i tribunave dhe i të dukurit, madje ai është njeri i butë deri në brishtësi, por kur vjen puna tek evidentimi, mospajtimi dhe demaskimi i të keqes, ai sikur përmendet se ka lindur në Vlorë dhe nuk ngurron aspak të shkruajë dhe të godasë pa mëshirë. Kjo është edhe arsyeja, përse këtij autori të njohur për dashurinë e tij për lirikat, poezitë e këtij libri t`ia quaj pamflete. Sazani e bën këtë me guxim artistik, duke synuar gjithsesi të mbesë vetvetja. Nisur nga kjo ai te poezia “E ardhmja” pyet nëse vargjet që thur do të kenë ADN- në e tij, se në të kundërtën “…paskam mbetur / një hije e të tjerëve, / atëherë flaka e harresës / le t`i shkrumbojë”. Poeti e di se nuk ka zot të deshifrojë morsin e ekuacionit luftë - paqe - luftë, por e di mirë se paqja është e pakët dhe lufta e gjatë.  Sikurse e ka të qartë se paqja na mban gjallë, dhe lufta veç kujtohet. Por, në këtë botë ku kujtimet e luftës shëmtojnë edhe bukurinë e paqes, na ka qëlluar të jetojmë. Dhe ndeshja mes njerëzve nuk është vetëm me armë, por edhe mes të mirës e të keqes, mes virtytit e vesit, mes ndershmërisë e padrejtësisë, mes morales dhe zhvatjes… A e ndryshon dot këtë me filozofinë e tij plaku manshetëngrirë e mendjedet Hegel që në këtë vrimë të zezë nuk

Por, në këtë botë ku kujtimet e luftës shëmtojnë edhe bukurinë e paqes, na ka qëlluar të jetojmë. Dhe ndeshja mes njerëzve nuk është vetëm me armë, por edhe mes të mirës e të keqes, mes virtytit e vesit, mes ndershmërisë e padrejtësisë, mes morales dhe zhvatjes…

e gjen dot Zotin? Jo, aspak. Atëherë, ç`do të bëjmë? Ja përgjigjja e poetit: “Sa të rrojmë të rrojmë si njerëz / edhe brenda kontradiktës”. Mirëpo nuk mendojnë të gjithë kështu. Nuk mendojnë kështu pasunarët e pangopur, që ashtu si qentë që kacafyten, harrojnë se vetëm kockat e kokallat do t`u mbeten. Këtu poeti sheh burimin e të gjitha ligësive. Prandaj, po të jetë për atë, do të dëshironte të ishte “përrua i rrëmbyshëm / të përmbysja dhe të përlaja / gjithë papastërtitë e padrejtësitë e botës”. Pra “do të desha të isha ai që nuk jam”. Se mjaft kishin dashur ta bënin dikur gjatë diktaturës, “njeri të ri”, ndryshe nga ç`ishte dhe nuk ja kishin dalë. Por kishte qenë vetëm një eksperiment i gjatë tragjikomik, ku me kostumin e dasmës edhe të varosnin, dhe nga i cili na hodhën në arenën me emrin “anarkodemokraci”. Dhe ja sesi shprehet poeti te “Këpucët e grisura” për vete dhe për të tjerët: “U nisën / këpucët e mia / të shkonin / drejt Lindjes, / por era e akullt / i flaku në plehra. / Sërish u shkundën, / e hoqën baltën, / u bojatisën. / vrullshëm u lëshuan / dhe morën udhën / e Perëndimit. / Ashtu të çara, / me thembrat e ngrëna, / u futën të kalonin

/ ujin e madh / …dhe unë mbeta aty ku isha / këmbëzbathur…” Dhe ç`vjen nga e gjithë kjo? Apo po përsëritet vaji i tullumbave të grisura të Lulit të vocërr të Migjenit: “Barku i zbrazur ka aftësi magjike: / Ta fut kokën në prapanicë, / ta ul kokën aq sa balli puth gjurmët e ujkut, / ta bën gjuhën si të papagallit, / të qeshësh kur duhet qarë, / të qash kur duhet qeshur, / të vdes kur duhet jetuar. / Goja e hapur - / kamare e turpit.” Dhe a ka ilustrim më të goditur se ai te poezia “Rekuiem për minatorët e Bulqizës”? Atje burri lë fëmijët zorrëtharë dhe futet galerive të kalbura, pa mundur të kthejë si alkimistët kromin në bukë, të lërë edhe jetën në thellësinë e tokës që e lindi dhe spikeri i TV - së mjaftohet në darkë të njoftojë shpërfillshëm lajmin e vdekjes. Dhe shpejton, se vipat pa emër të “Big Brodher” (do më falni, por do e citoj ashtu siç është shkruar), do shkërdhehen ekraneve. Ndërsa “bythëheqësit” që thonë vetëm “të vërtetën” vazhdojnë të akuzojnë njëri - tjetrin për hajni. Për ata më shumë rëndësi kanë sfilatat me kostume dhe kravata të shtrenjta sesa halli i madh i popullit mjeran. Dhe vazhdojnë të harrojnë (si me kockat e kokallat), se “Edhe zvarranikët edhe fluturakët / në tokë i kanë varret”. Nuk ka sesi të ngjasë tjetërlloj pasi ky është “Peizazhi” i trishtuar i kënetës shqiptare: të rinj që vrasin kohën nëpër bare, duke vrarë librin dhe të ardhmen, fëmijë që nuk e dinë udhën e shkollës, kullosin lopën e delet, mbledhin kanoçe, shesin cigare e çakmak, lokaleve të lodhura me qurrat e ngrira nën hundë dhe që kanë harruar se janë fëmijë. Vjen kjo pasi nga fjalori politik i prostituave politike të salduar pas karrigeve janë hequr fjalët Ndershmëri e Dinjitet. Me plot gojën mund t`i quajmë të tillë e ndofta edhe më shumë, pasi ata e kanë

lëshuar edhe Atdheun në duart e të tjerëve. Servilë të ndyrë e frikacakë të përulur, ata nga fjalori kanë fshirë edhe fjalën Sovranitet dhe kjo është ndofta më e rënda, pasi do të na shpjerë me siguri drejt hiçit, pavarësisht pallavrave se do ndërtojmë parajsën. Dhe kush na i thotë këto? Ata që nuk lënë biseda e fjalime pa përmendur dhe pa u betuar për Zotin. Oh! ç`tallje! Por mirë a keq, poeti e di se “Këtu është mëmëdheu dhe atdheu im” dhe “Për këtë nuk do të iki … si stërgjyshi, gjyshi dhe im atë.” Por shqetësimi i poetit i tejkalon kufijtë tanë zyrtar që i preu ajo thika e diplomacisë hileqare europiane, e cila sidoqoftë edhe pse krijoi çudinë e padëgjuar; kufirin shqiptaro - shqiptaro - shqiptar, nuk e preu dot zemrën. Ai ngre zërin e protestës për të drejtat e Kosovës, evokon dhimbjet e saj. Dhe haptazi shtron pyetjen e natyrshme: “Dardania ilire / do të mbetet në udhëkryqin e pakohës apo / do të bëhet zemra e re e Europës së rinuar?” Dhe shpreh bindjen se pavarësisht dallavereve për përdhosjen e Luftës heroike të UÇK - së, në peshoren e Perëndeshës së Drejtësisë, bijës së Zeusit Dikea, koka e Adem Jasharit do të barazohet me Lirinë. Por tek e funndit, kushdo duhet ta dijë se nga barqet e zbrazët, nga vargjet e lira, nga gjaku i barktharëve dhe flatrat e mendjes së hapur, do burojë si llavë egërshane revolta. Dhe ka një poezi të titulluar “Thirrje” ku autori kërkon ndihmën e metrikës. Ai mjaft qartë u drejtohet njerëzve: “Nga një rreze ngrohtësie / fije barit botën tund / Zemërim, shtrëngoi dhëmbët, / hapi sytë e krahët shkund!” Ja, ky është roli i poezisë, dhe detyra e poetit në krijimatrinë artistike, kur ai e kupton para të tjerëve rëndësinë e proverbit romak “Est modus in rebus”, pra “Ka masë çdo gjë”.

PREZANTUESJA

Chiara Ferragni dhuron tarifën e Sanremos për luftën kundër dhunës ndaj grave hiara Ferragni ka vendosur të dhurojë tarifën e saj si C bashkë-prezantuese e mbrëmjes

hapëse dhe finale të Festivalit të Sanremos për rrjetin kombëtar kundër dhunës D.I.RE. Kjo u bë e ditur nga vetë sipërmarrësja dixhitale në një konferencë në Palazzo Parigi, në Milano. ku ajo zgjodhi të vishte një këmishë ku shkruan” Girls supporting Girls. “Dhuna fizike njihet më lehtë, për mua është më e rëndësishme të flas për dhunën psikologjike, viktimë e së cilës kam qenë edhe unë vetë”: tha Chiara Ferragni, duke shpjeguar pse vendosi të

dhurojë tarifën për pjesëmarrjen e saj si bashkëprezantuese në festivali i ardhshëm i Sanremos për rrjetin kombëtar kundër dhunës D.I.re. “Ka qëndrime që nuk mund të tolerohen, të cilat duhen njohur për të thënë “nuk e meritoj””, shtoi sipërmarrësi, i cili do të flasë për këtë nga skena e Ariston dhe se si “është e vështirë të dalësh nga këto situata nëse i normalizojmë”. “Kam rënë dakord të jem bashkëprezantuese – nënvizoi ajo – sepse dua të ndërgjegjësoj publikun italian për këto çështje”.

E SHTUNË 14 JANAR 2023

KULTURË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

13

Paranoja dhe skizofrenia

sëmundjet më të zakonshme që shkakton qyteti

A

e dini se konteksti në të cilin jetoni mund të ndikojë në mirëqenien tuaj psikologjike? Madje, shkenca thotë se sëmundjet më të rënda mendore, si skizofrenia, janë më të shumta në zonat urbane sesa në fshat. Dëshironi të dini pse? Shkrimtarja Kate Milford tha se “në një qytet ka më shumë hapësira të fshehura, më shumë jetë dhe vetmi të fshehura, dhe më shumë dritare të errëta nëpër të cilat hijet e njerëzve kalojnë fshehurazi”. E vërteta është se ka diçka shkatërruese në anën tjetër të qyteteve tona, e fshehur në atë jetë të furishme dhe të zhurmshme që na tërheq me rutinën dhe nxitimin e saj. Dhe paranoja ndonjëherë na përshkon. Disa i quajnë xhungla të asfaltit dhe ndërsa është e vërtetë që na japin më shumë mundësi për punë dhe kohë të lirë, është gjithashtu e vërtetë se ka diçka që nuk shkon me qytetet. Diçka që na heq shëndetin. Mjafton të shikoni arkitekturën e shumë ndërtesave të cilat, aq të ndryshme sa koshere bletësh përballë njëra-tjetrës, vështirë se marrin rrezet e diellit. Shumë prej tyre janë si barrikada betoni përgjatë rrugëve apo autostradave. Nuk ka rëndësi nëse janë zona periferike më të pafavorizuara apo zona me të ardhura më të larta. Sepse çdo zonë urbane përfundon të jetë shtypëse për mendjen dhe trupin, qoftë për shkak të ngarkesave të larta të stresit apo ndotjes së saj mjedisore dhe zhurmës. E gjithë kjo ka të bëjë me secilin prej nesh, pavarësisht statusit dhe klasës shoqërore. Qytetet simbolizojnë thelbin e progresit dhe në shumë raste tiparin më dallues të zhvillimit të një vendi. Aty kemi si shembuj referenca si Tokio, Seul, Londër, Kopenhagë apo Singapori. Megjithatë, përveçse qendra ekonomike apo kulturore botërore, ato përmbajnë edhe një realitet tjetër. Zonat e urbanizuara kanë një nivel më të lartë të sëmundjeve të rënda mendore. Pse? Çfarë shpjegon më shumë raste të skizofrenisë në një zonë të Londrës jugore sesa në zonën Pembrokeshire të Uellsit, për shembull? Depresioni shfaqet në mënyrë të barabartë në zonat urbane dhe rurale. Megjithatë, kushtet si

skizofrenia janë më të zakonshme në qytetet e mëdha. PARANOJA DHE SKIZOFRENIA NË QYTET Dyshimi se shkalla e çrregullimeve mendore si paranoja dhe skizofrenia ishte më e përhapur në qendrat urbane sesa në ato rurale është një fakt i mbajtur prej kohësh. Gjatë gjithë shekullit të 20-të, ekspertët spekulonin se qytetet shkaktojnë “çmenduri”. Edhe pse termi i fundit është disi stigmatizues, ka një shpjegim pas tij. Kushtet më të rënda mendore janë shumë më të zakonshme në qytete. Megjithatë, çrregullime të tilla si ankthi ose depresioni (më i menaxhueshëm) shfaqen ende tek ata që jetojnë në fshat, në plazh ose në qendrën e Nju Delhit. Prandaj, ka diçka mahnitëse që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fushës së psikiatrisë, psikologjisë dhe neuroshkencës. Tani mund t’i japim disa përgjigje kësaj enigme të vetme. Ne e analizojmë atë. Sipas studimeve të ndryshme, hapësirat e gjelbra mund të zvogëlojnë rrezikun e psikozës falë një niveli më të ulët të stresit dhe ndotjes. QYTETET, STRESI DHE PREDISPOZITA GJENETIKE Universiteti i Londrës kreu kërkime në vitin 2019 për ta sqaruar këtë çështje. Deri më sot, studimet epidemiologjike vazhdojnë të lidhin jetën e qytetit me një

rrezik të lartë të psikozës. Gjithashtu skizofrenia. Këto të dhëna nuk ndryshojnë me kalimin e viteve. Epo, një gjë që dimë për këto kushte, është se ato kanë një komponent gjenetik. Trashëgimia e skizofrenisë është treguar të jetë afërsisht 50%. Aq shumë saqë kushdo me një të afërm të afërt që ka pasur këtë sëmundje bart deri në dhjetë herë rrezikun se kushdo që nuk ka histori gjenetike. Megjithatë, dhe këtu vjen pika përkatëse, ka faktorë që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të saj shumë më tepër. Stresi vepron si një shkaktar dhe mund të aktivizojë atë gjen që na predispozon për paranojë dhe skizofreni. Siç e dimë mirë, qytetet dhe mjediset urbane janë skenarë ku stili i jetesës ka një ritëm tjetër. Ka presione të shtuara, ankthe, pasiguri… E gjithë kjo na përshkon me një stres pothuajse kronik që vepron si shkatar për këto gjendje mendore. VETMIA NË QENDRAT URBANE NGJALL IDE PARANOJAKE Nëse ka diçka që një person me skizofreni përjeton, kjo është një ndjenjë shkëputjeje nga mjedisi i tij dhe, mbi të gjitha, vetmia. Duket se qytetet e nxisin dhe e përforcojnë këtë perceptim që në fillimet e qenies njerëzore: atë të të ndjerit vetëm. Pavarësisht se sa e zënë është një shoqëri dhe sa njerëz ka, duket se shkëputja dhe izolimi po përsëriten. Fabian Lam-

ster i Universitetit të Marburgut ka bërë disa kërkime interesante mbi këtë variabël. Ndjenja e vetmisë është më e dukshme në qytete sesa në zonat rurale dhe, kur kjo ndjenjë bëhet konstante, shfaqet një tjetër: mosbesimi. Kur njerëzit ndihen të izoluar nga mjedisi i tyre, ata zhvillojnë më shumë ide paranojake. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se edhe ata që jetojnë në një fshat ndihen të vetmuar. Sepse mund të ndodhë. Megjithatë, shkalla e vetmisë është dërrmuese në qendrat e mëdha urbane. Kjo ndjenjë është shkatërruese për trurin. Kjo mund të jetë gjithashtu një arsye për paranojë dhe skizofreni. PËRFUNDIME: PARANOJA DHE ÇRREGULLIMET MENDORE Ndërsa është e vërtetë që paranoja dhe skizofrenia janë më të zakonshme në qytete, ne ende duhet të dimë më shumë të dhëna dhe variabla që shpjegojnë këtë marrëdhënie. Për shembull, duhet të kuptojmë se si ndotja ndikon në këtë efekt. Në mënyrë të ngjashme, duhet të merret parasysh edhe një aspekt tjetër: njohja nëse çrregullimet mendore diagnostikohen apo jo në zonat rurale. Sido që të jetë, ekziston një fakt i padyshimtë dhe është referenca sesi qytetet e reduktojnë shëndetin tonë psikologjik. Duket se në atmosferën që thithim nuk ka vetëm nivele më të larta të CO2. Stresi, presioni, frika dhe vetmia gjithashtu na ngjiten në mënyrë toksike në qytetet e mëdha. Është e qartë se duhet të rishikojmë shumë aspekte. Jo vetëm që “xhunglat tona të asfaltit” duhet të jenë më natyra dhe më pak konkrete. Elementë të tjerë shumë të rëndësishëm që nuk mund t’i anashkalojmë janë aspektet psikologjike dhe sociale. Duhet të kemi më shumë burime për sa i përket shëndetit mendor, si dhe të forcojmë lidhjet tona cilësore sociale për të shmangur izolimin. Të shumtë janë ata që largohen nga vendlindja për të kërkuar një punë më të mirë në qytetin e madh. Nuk është e drejtë që, për të krijuar një të ardhme, njeriu të humbasë shëndetin. Kemi ende shumë për të ndryshuar dhe rimenduar. Burimi: lamenteemeravigliosa/ Përgatiti për botim: L.Veizi

14

E SHTUNË 14 JANAR 2023

HAPËSIRA

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Një mision shpëtimi për tre astronautë të ISS Agjencia ruse hapësinore do të dërgojë një kapsulë të zbrazët në ISS, pasi Soyuz që supozohej të sillte tre kozmonautë në shtëpi, u dëmtua.

N

ë mes të dhjetorit, një rrjedhje e papritur e ftohësit nga një kapsulë Soyuz e ankoruar në ISS kishte bllokuar një aktivitet jashtë automjeteve të planifikuar për disa kozmonautë dhe kishte ngritur shqetësime për ekuipazhin: dëmi, i cili u duk menjëherë i rëndësishëm, nuk përbënte një rrezik të menjëhershëm për astronautët, por problemi mbeti se si t’i kthenin ata në Tokë, me taksinë e tyre hapësinore tani jashtë funksionit. Tani agjencia hapësinore Roscosmos dhe NASA kanë rënë dakord të dërgojnë një “mision shpëtimi” në orbitë për të pastruar pengesën.

DUHET NJË PLAN ALTERNATIV Sipas analizave të imazheve me rezolucion të lartë të vendit të dëmtuar dhe simulimeve të kryera në terren, humbja e Soyuz MS-22 do të ishte shkaktuar nga një mikrometeoroid ose një fragment mbeturinash orbitale jo më të mëdha se 1 mm. sado i madh sa të shkaktojë rrjedhjen e plotë të ftohësit nga segmenti shtytës i anijes. Dëmtimi do të çonte në temperatura të larta brenda kapsulës së rihyrjes, gjë që mund të komprometojë kompjuterët që vendosin trajektoren orbitale të automjetit, duke rrezikuar ekuipazhin. Prandaj ky Soyuz nuk konsiderohet i besueshëm. NJË BARKE PËR SHTATË PERSONA Në këtë pikë ka mbetur vetëm një anije kozmike për shtatë astronautët në ISS: Crew Dragon, i cili megjithatë ka vetëm 4

D

ihej se herët a vonë do të ndodhte: një pjesë e mbeturinave hapësinore, shumë e vogël për t’u monitoruar nga sistemet që i ndjekin nga Toka, goditi dhe dëmtoi një element të rëndësishëm të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor - krahun robotik Canadarm2. Është një rast i ri që na bën të mendojmë se sa serioz është problemi i mbeturinave hapësinore që gjenden përgjatë orbitës së Tokës në të cilën rrotullohen stacionet hapësinore dhe një numër i madh satelitësh të të gjitha llojeve.

SA MBETJE KA? Agjencitë hapësinore në mbarë botën janë të vetëdijshme për problemin, por mund të bëjnë pak. Rreth Tokës ka mbi 23,000 pjesë që dihet se ekzistojnë dhe orbitat e të cilave janë gjurmuar. Kjo për të siguruar që nëse afrohen shumë, satelitët ose stacioni hapësinor do të zhvendosen në orbitë për të shmangur rrezikun e përplasjes. Por për shumë pjesë të tjera mbeturinash më të vogla se disa centimetra, dhe sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës janë të paktën 130 milionë, kjo është e pamundur me instrumentet aktuale në dispozicion. Dhe meqenëse edhe mbeturinat e vogla udhëtojnë me shpejtësi orbitale - mijëra deri në dhjetëra mijëra kilometra në orë -

vende (5, duke u ngushtuar pak, nëse është vërtet e nevojshme). Prandaj Roscosmos ka vendosur të çojë përpara në 20 shkurt nisjen, të planifikuar për në mars, të Soyuz MS-23, i cili në kundërshtim me planet e mëparshme do të udhëtojë bosh për të sjellë përsëri në Tokë ekuipazhin e mbetur «në këmbë»: tre astronautët që supozohej për të filluar në mars misioni i tyre dhe ngjitja me këtë anije kozmike rezervë do të duhet të presin disa muaj. Edhe ekuipazhi i Soyuz MS-22 (kozmonautët Sergey Prokopyev dhe Dmitri Petelin dhe astronauti i NASA-s Frank Rubio), i cili duhet të ishte kthyer në Tokë në mars 2023, ndoshta do të duhet të ndryshojë planet dhe të qëndrojë në orbitë deri në shtator, kur do të jetë gati. Soyuz MS-24 për të sjellë një tjetër ekuipazh në ISS. Në këtë mënyrë rotacioni normal i njerëzve dhe anijeve në bord do të mbetej i garantuar. Nëse në muajin e ardhshëm ndodh ndonjë situatë kritike që kërkon evakuimin e ISS, do të vlerësohet përdorimi i kapsulës së dëmtuar ose një udhëtim i tepërt në Crew Dragon. ARMË VDEKJEPRURËSE Siç kujtohet nga Guardian, mikrometeoritët, copa shkëmbi ose metali ndonjëherë të vogla sa kokrra rëre, përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për misionet njerëzore në hapësirë, mbi të gjitha duke pasur parasysh shpejtësinë e tyre orbitale, e barabartë me rreth 27,400 km në orë: ata janë shumë më të shpejtë. se një plumb.

​​ISS dhe mbeturinat hapësinore Një fragment mbeturinash hapësinore goditi krahun robotik të Stacionit Hapësinor, Canadarm2: dëmi është i vogël, por alarmi është serioz. për zbutjen e mbetjeve hapësinore në projektimin dhe operacionet e anijeve kozmike”, ka përsëritur prej kohësh Tim Florer, kreu i Zyrës së Mbetjeve Hapësinore të ESA-s.

ndikimi i tyre mund të shkaktojë ende dëme të konsiderueshme, duke përfshirë shpimin e pjesëve metalike. “Për të vazhduar përfitimin

nga shkenca, teknologjia dhe të dhënat që sjellin operacionet hapësinore, është thelbësore të merren udhëzime më konkrete dhe realiste

PUNA DO VAZHDON Canadarm2 është “Sistemi i Manipulimit në distancë të Stacionit Hapësinor” (SSRMS): i projektuar nga Agjencia Kanadeze e Hapësirës (CSA), ai ka qenë një pajisje e përhershme e Stacionit Hapësinor për 20 vjet. Është një krah robotik titani me shumë nyje që mund të ndihmojë në manovrimin e objekteve jashtë ISS, duke përfshirë anijet e ngarkesave dhe të kryejë mirëmbajtjen e stacionit. Më parë se kaq Stacionit Hapësinor iu desh të kryente tre manovra emergjente për të shmangur përplasjet me mbeturinat hapësinore dhe një herë tjetër mbeturinat hapësinore goditën një gotë në kube, për fat të mirë pa e shpuar atë.

E SHTUNË 14 JANAR 2023

ENCIKLOPEDI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

14 Janar 1943

Lufta II Botërore,

Rusevelt dhe Çurçill garantojnë Francën e De Golit

15

Dashi

Do bëni mire te tregoheni me realiste sot ju te dashuruarit sepse ne te kundërt mund te zhgënjeheni e mund te lëndoheni. Beqaret do argëtohen pafund me personat qe do takojnë dhe ka mundësi te ndihen gati edhe për t’i çuar gjerat me tej me ta. Buxheti do jete aq i mire saqë mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë investim me te madh se zakonisht.

Demi Nuk do e duroni dot rutinën sot ju te dashuruarit dhe kjo do ju shtyje te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për ta ndryshuar njëherë e mire. Beqaret nuk duhet kurrsesi te tregohen te pakujdesshëm me premtimet qe do bëjnë apo përgjigjet qe do japin sepse prej tyre do varet e ardhmja. Ne planin financiar do e keni shume te qarte gjendjen ne te cilën ndodheni dhe do jeni te kujdesshëm.

Binjakët Dite shume e veçante do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Planetët do mendojnë ne çdo moment qe ju te ndiheni sa me mire, kështu qe nuk do mungojnë as surprizat. Beqaret edhe pse nuk do e gjejnë shpirtin e tyre binjak, serish nuk do mërziten asnjë moment, përkundrazi çdo çast do argëtohen dhe do gëzohen pranë miqve. Financat do jene si zakonisht.

Gaforja Mos bëni premtime për te cilat nuk jeni te sigurte nëse do i mbani dot gjate kësaj dite sepse do e zhgënjeni partnerin dhe ai mund te largohet prej jush. Beqaret do gjejnë një person impresionues me te cilin mund te fillojnë edhe lidhje afatgjata. Ndryshimet do ndodhin me shpejt nga sa e kishit menduar. Te ardhurat do përmirësohen ne mënyrë te menjëhershme fale një shpërblimi profesional.

Luani

Me ne fund dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Me partnerin do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet. Beqaret jo vetëm qe do kenë flirtime interesante, por do hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje pasionante. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet dhe do jeni shume here me te qete.

Virgjëresha Sot do i keni te gjitha planetët ne anën tuaj ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime te dukshme. Për beqaret ka mundësi qe një miqësi e vjetër te shndërrohet ne diçka me te madhe dhe do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Financat do jene te kënaqshme, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pafund duke mos menduar për te ardhmen. Ky do ishte një gabim fatal.

K

ryeministri britanik Winston Churchill dhe presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt, takohen në Kasablanca të Marokut së bashku me stafet e tyre, për të diskutuar strategjinë mbi fazën tjetër të Luftës së Dytë Botërore. Në takim, merrte pjesë edhe kryeministri francez në mërgim, gjenerali Charles de Gaulle, që mori garanci për një Francë të bashkuar pas luftës. Suksesi i pushtimit të Afrikës Veriore, që rezultoi me humbjen e forcave franceze të Republikës së Vishisë, e detyroi Roosevelt të takohej me Churchill (Stalini, udhëheqësi i BRSS, nuk pranoi të marrë pjesë) në Kazablanka si një simbol dhe ogur për fitimin e luftës. Në fund të konferencës, nëpërmjet një deklaratë të diskutueshme, ata njoftuan se aleatët do të pranonin vetëm dorëzimin e pakushtëzuar nga fuqitë e Boshtit, një vendim që shkaktoi tmerr në të gjitha anët si tepër ekstrem, dhe që linte shumë pak hapësirë ​​për manovrim politik. Takimi u mbajt sekret – madje edhe nga gazetat që kishin dijeni për të – derisa pjesëmarrësit u larguan nga Maroku më 27 janar.

Peshorja Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Do dilni e do argëtoheni me partnerin dhe me fëmijët tuaj nëse keni. Beqaret do preferojnë vetëm te joshin e te flirtojnë me personat qe do takojnë. Ata nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa serioze. Me financat ka rrezik te bëni disa gabime te pafalshme te cilat mund te ndikojnë tej mase tek e ardhmja.

Akrepi Shume gjera do ndryshojnë sot për juve qe jeni ne një lidhje kështu qe duhet te përgatiteni shpirtërisht. Çdo gjë do varet nga mënyra sesi jeni sjelle se bashku kohet e fundit. Beqaret do jene shume te pavendosur edhe pse ne fakt njohjet e reja do jene goxha interesante. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe nuk do bëni aspak gabime.

Shigjetari Do kaloni plot momente te bukura sot ju te dashuruarit dhe ne disa momente madje do ju duket vetja si neper ëndrra. Partneri mund t’iu beje edhe ndonjë propozim interesant ne mbrëmje. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do mund te thellohet aq sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.

NGJARJET E DATËS 14 JANAR

1814

Frederiku VI i Danimarkës nënshkruan Traktatin e Kielit, përmes së cilës ia jep Norvegjinë Suedisë, në këmbim të Pomeranisë.

1907

Një tërmet në Kingston të Xhamajkës, i merr jetën më shumë se 1.000 njerëzve.

1822

Lufta Greke e Pavarësisë Akrokorinti pushtohet nga Teodoros Kolokotronis dhe Demetrios Ipsilantis.

1953

Josip Broz Tito, merr detyrën e presidentit të parë të të Federatës Jugosllave.

1858

Napoleoni III i Francës, i shpëton një tentativë për vrasje.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift ka për te qene edhe me intensive sot. Do bëni gjithçka qe keni ne dore ne mënyrë qe te shtoni alegrine dhe ngjyrat. Kujdes duhet te bëni edhe me xhelozinë. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm sesa te rrezikojnë shume për te filluar një lidhje se cilës nuk i dihet e ardhmja. Buxhetin do e menaxhoni ne mënyrë te arsyeshme dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Ujori

1969

Një shpërthim aksidental në bordin e aeroplanmbajtëses “USS Enterprise” pranë ishujve Hauai, shkakton vdekjen e 27 ushtarakëve.

Çiftet do jene sentimentale dhe te fiksuar edhe pas detajeve. Te qenit shume strikte mund te sjelle edhe ndonjë mosmarrëveshje me partnerin. Ju beqaret do e gjeni me ne fund shpirtin binjak dhe çdo çast do ju duket si një ëndërr e vërtetë. Për financat duhet te jeni shume me te kujdesshëm nga me pare sepse shpesh mund te gjendeni para zgjedhjeve te vështira.

Peshqit Dite shume e qete do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te duruar dhe me te sjellshëm me ata qe keni ne krah. Beqaret do takojnë një person vërtet me vlera dhe nuk do presin gjate për te hedhur hapa te rëndësishme me te. Ne planin financiar do bëni mire te tregoheni me te kujdesshëm ne mënyrë qe situata te mos ketë asnjë lloj tronditjeje.

16

E SHTUNË 14 JANAR 2023

Cyan Magenta Yellow Black

REKLAMA

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.