18 JANAR 2023 Flipbook PDF


80 downloads 114 Views 23MB Size

Story Transcript

E MËRKURË, 18 JANAR 2023

OPED

KU NDALON AMERIKA? NGA FRROK ÇUPI

F5

NUMËR 868

VITI IV I BOTIMIT

ÇMIMI 30 LEKË

DOMINIMI I KINËS DHE RUSISË

BE DHE NATO DUHET T'I JAPIN SHTYSË TË RE PAQES NË KOSOVË NGA SALVATORE FARINA

KËTO JANË RAKETAT HIPERSONIKE QË TMERROJNË USHTRINË AMERIKANE

F 6-7

NGA DAVID HAMBLING

LËVIZJA TAKTIKE

ALIBEAJ LUAN “GJYKATSHE” ME BERISHËN Pasi e mbajti disa muaj çështjen e bashkimit të dy statuteve në Gjykatën e Apelit, duke përdorur edhe taktikën e shtyrjeve të senacave, Grupimi Basha i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga padia. Loja me kohën që i dhuroi Berishës një betejë pa vlerë, për të fituar “luftën” e cila i jep Alibeajt vulën dhe logon e partisë. ► FAQE 2-3

RAJONI

SUPLEMENT "EKONOMI"

PSE KA ÇNJOHJE TË KOSOVËS DHE CILAT JANË PASOJAT?

Përgjatë 15 vjetëve që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Qeveria në Beograd pretendon se 27 vende e kanë tërhequr njohjen e kësaj pavarësie. Çnjohjet janë “akte të çrregullta ndërkombëtare”, të cilat kanë pasoja të shumëfishta për F4 Kosovën

Cyan Magenta Yellow Black

EKONOMIA NË 2023

5

SFIDAT E QEVERISË

F 9-12

NGA AURORA SULÇE

F 13

2

E MËRKURË 18 JANAR 2023

www.fjala.al

POLITIKË

LËVIZJA TAKTIKE

E

gjitha ishte një lëvizje taktike që përfundoi me tërheqjen e padise nga Grupimi Basha për çështjen e bashkimit të dy statuteve të PD-së, atë të Korrikut dhe të 18 dhjetorit të vitit 2021. Ndërsa dje pritej vendimi nga Gjykata e Apelit, avokati I PD-së zyrtare që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, njoftoi tërheqjen nga Padia. Një lëvizje taktike që në gjuhën juridike njihet, pasi kishte arritur qëllimin për ta mbajtur zvarrë për disa muaj, në një agoni PD-në e cila ka më shumë se një vit që grindet dhe mbatet e përçarë se kujt I takon vula dhe logo zyrtare, Grupimit Basha, apo Grupimit Berisha. Avokati Indrit Sefatërhoqi padinë e bërë në Gjykatën e Apelit për bashkimin e ndryshimeve statutore të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit që mbajnë firmën e Lulzim Bashës si kryetar dhe vulosin përjashtimin e liderit historik nga partia, Sali Berisha. Megjithatë çështja kryesore se kujt i takon vula do të vijojë. Alibeaj është tërhequr vetëm nga kjo, por vazhdon lufta në gjykatë e Apelit kërkon zhbërjen e vendimit Zhukri që riktheu Sali Berishën i pronar të selisë blu. Dhe pikërisht tërheqja e Alibeajt u bë për t’i dhënë kohë më shumë gjykatës që të merret me vendimin “Zhukri”. “Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artifice juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot (dje) ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në datë 31 maj të cilën e paraqitëm edhe sot që të kemi një zgjidhje të ngërçit të PD para zgjedhjeve lokale”, u shpreh përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa. Tashmë sytë e demokratëve janë drejt Gjykatës së Apelit për vendimmarrjen finale, atë se kujt i takon logo dhe vula e partisë, që prej datës 25 marsit, ditë kur Sali Berisha mori në dorë çelësat e partisë, nuk ka ende një datë gjykimi. REAGIMI I BERISHËS Tërheqja e Enkelejd Alibeajt duket se do të ishte një “fitore” për Berishën, por nuk rezultoi si e tillë. Vetë Berisha ka bërë një reagim të

ONLINE 24 ORË

Alibeaj luan “gjykatshe” me Berishën Pasi e mbajti disa muaj çështjen e bashkimit të dy statuteve në Gjykatën e Apelit, duke përdorur edhe taktikën e shtyrjeve të senacave, Grupimi Basha i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga padia. Loja me kohën që i dhuroi Berishës një betejë pa vlerë, për të fituar “luftën” e cila i jep Alibeajt vulën dhe logon e partisë

ashpër ndaj zgjedhjes së Alibeajt dhe arsyes që ai dha. Duket që kjo lëvizje e Alibeajt nuk e ka surprizuar Berishën të cilin duke e quajtur Alibasha tha se po tallet me veten.

“Alibasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katër seanca, ose gjykata përdorte si pretekst se nuk e di

si kombinohen me Ramën, kësaj i thonë të tallesh me veten”, tha Berisha. Sipas tij, vendimi që dha Shukri është një vendim që duhet regjistruar në regjistrin e partive. “Kurse vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive. Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës. Është absolutisht i pavlerë. Alibasha ka të drejtë, ai dhe çdo qytetar, të shkojë në gjykatën e faktit, dhe për çdo objeksion apo provë, të hapë një proces të ri, por jo të bëhet palë. Kjo ndodh në drejtësinë qesharake të Ramës, që vepron si në diktaturë, që pengon regjistrimin që është automatik dhe i padiskutueshëm të vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit”, u shpreh Berisha.

Kandidati PD për Kamzën: Po punësohen njerëz në bashki për zgjedhjet andidati i opozitës për kryetar bashkie në Kamëz, Arjan Hoxha, deklaroi se K komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil konfirmoi akuzat e PD për 65 punësime të paligjshme në bashkinë e Kamzës nga kryebashkiaku Rakip Suli. “Ajo që PD ka përsëritur, politizimin dhe paligjshmërinë që ka uzurpouar bashkinë e Kamzës lidhur me punësimin në administratë, është konfirmuar

nga komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil. Janë punësuar në shërbimin civil në kundërshtim me ligjin të paktën 65 nëpunës. Komisioneri ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute pasi 59 nëpunës janë emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin, ndërsa 6 punonjës të tjerë janë promovuar në pozicione të larta po në kundërshtim me ligjin”, tha Arjan Hoxha.

KRYEREDAKTOR: SEBI ALLA WWW.FJALA.AL

ZV.KRYEREDAKTOR: LEONARD VEIZI

DEKLARATA E SEFËS Në një deklaratë për media, Indrit Sefa tha se Apeli duhet të japë vendimin para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas tij, çështja për bashkimin e 2 statuteve pengonte gjykimin mbi vendimin që kishte marrë gjyqtari Agron Zhukri për t’i dhënë vulën Sali Berishës prandaj bën këtë hap pas që Apeli të japë vendimin përfundimtar. Po ashtu pretendon se çështja është zvarritur qëllimisht duke u shndërruar artificë juridike. “Në Gjykimin e sotëm (dje) për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcaktohet nëse kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike. Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artifice juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në dt 31 maj. Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do te sjelle dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD gjatë këtyre muajve”, tha Sefa. Dje, trupi gjykues i ka komunikuar gjobën 10 mijë lekë dy avokatëve Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi pasi në vendimin e fundit u rrëzua kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja nga çështja e bashkimit të 2 statuteve.

GAZETARË: FERNADA CENKO, MONADA MEHMETAJ

EDITORIALISTË: ADRIAN CIVICI, LORENC VANGJELI, PLATOR NESTURI, FRROK ÇUPI, ROLAND QAFOKU, ERALD SHULLA, ERVIN BAKU ADRESA: RRUGA “RESHIT ÇOLLAKU”, ND. 36, H.3, AP.8, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.10, 1001, TIRANË



KONTAKT: 0682034146

Designer:

A LT I N A L I A J [email protected]

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

E MËRKURË 18 JANAR 2023

POLITIKË

3

Gjyq pas gjyqi, ik nga Apeli, shko në Fakt Avokati i PD-së zyrtare është shprehur se nuk është hequr dorë nga ankimimi për statutin e PD, por ai do të depozitohet në Gjykatën e Tiranës brenda javës. Paditë në dy gjykata duket se do pamundësojnë një vendim përfundimtar para zgjedhjeve të 14 majit

T DENONCIMI

Berisha: Përpjekje mafioze për ndikim mbi Gjykatën Kushtetuese reu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje para mediave denoncoi atë që e quajti “përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobiK lizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Olta

Xhaçkës, për ndikime të shumëllojta mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”. “Denoncoj përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Olta Xhaçkës, për ndikime të shumëllojta mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre. Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë dhe po ndërmerr forma antiligjore dhe antikushtetuese presioni ndaj anëtarëve të Kushtetueses, me qëllim që të përligjin grabitjen nëpërmjet firmës së Edi Ramës, nga Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, të statusit të investitorit strategjik me së paku 5 milionë euro favore”, tha Berisha. “Kushtetuta ka qindra nene, por njëri nga këto është neni i artë i saj, që nuk lejon në mënyrë kategorike deputetët dhe ministrat të pasurohen nga pasuritë publike, gjatë periudhës që ushtrojnë detyrën. Ky nen është shkelur në mënyrën më flagrante. Unë jam këtu para jush për t’u bërë thirrje gjykatësve, të gjykojnë nesër me paanësi, bazuar në ndërgjegjen e tyre, mbi interesin kombëtar dhe Kushtetutën e vendit. Gjykimi i nesërm është një provë e fuqishme e triumfit të Kushtetutës”, theksoi Berisha.

ërheqja nga bashkimi i dy statuteve është kthyer në përplasje verbale mes demokratëve të përçarë. Ka qenë avokati Indrit Sefa i cili i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha për deklaratën e tij i cili ju përvesh Enkelejd Alibeajt. Ai ka reaguar në facebook nëpërmjet një postimi sqarues. Teksa tregon arsyet se pse është bërë kjo kërkesë ai thotë që Berisha bën vetëm retorikë politikë dhe nuk ka nga ana e grupit të tij asnjë kërkesë zyrtarisht për të pasur përshpejtim të vendimit. Sefa thekson se nuk është hequr dorë nga ankimimi për statutin e PD, por ai do të depozitohet në Gjykatën e Tiranës brenda javës, për t’i hapur rrugë gjykimit të vendimit të gjyqtarit Zhukri për vulën e PD. “Nisur nga fakti që gjykimi lidhur me kuvendin e 18 dhjetorit mund të përdorej si argument ligjor për mos caktimin e datës së gjykimit të Apelit per vendimit Zhukri, për shkak të lidhjes ligjore ndërmjet këtyre dy çështjeve, me qëllim heqjen e çdo pengese për gjykimin e vendimit Zhukri, zgjodhëm që të heqim dorë nga gjykimi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendit të 18 dhjetorit. Kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve do të depozitohet në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave”, thekson Sefa në reagimin e tij”, është shprehur ai. Sefa i ka kërkuar Gjykatës së Apelit që të caktojë datën e gjyqit oër vednimin e gjyqtarit Zhukri. “Në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike kam ndjekur të gjitha zhvillimet juridike në Gjykatën e Apelit duke kërkuar që kjo e fundit të caktojë datën për gjykimin e vendimit të gjyqtarit Zhukri. Megjithë kërkesat tona institucionale, kjo gjykatë ende nuk ka caktuar një datë për këtë gjykim. Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, deri më sot, këta së bashku nuk kanë kërkuar në asnjë rast që Gjykata e Apelit Tiranë të shprehet lidhur me vendimin e Gjyqtarit Zhukri dhe për pasojë zgjidhjen e ngërcit ligjor të krijuar lidhur me legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit. Nuk ka asnjë kërkesë të tyre drejtuar kësaj gjykate për caktimin e seancës përvec retorikes politike për kapjen e saj nga Rama”, shkruan Sefa. Avokati i Alibeajt tha se Berishës nuk i intereson që të shprehet gjykata. “I vetmi person që nuk ka interes që gjykata të shpehet lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës është pikërisht Sali Berisha. Duke u bazuar në pretendimet e Rithemelimit i kërkojmë atyre që bashkërisht të kërkojmë që Gjykata e Apelit të caktojë datën e seancës dhe të zgjidhim ngërcim ligjor për demokratët dhe për Partinë

“Nisur nga fakti që gjykimi lidhur me kuvendin e 18 dhjetorit mund të përdorej si argument ligjor për mos caktimin e datës së gjykimit të Apelit per vendimit Zhukri, për shkak të lidhjes ligjore ndërmjet këtyre dy çështjeve, me qëllim heqjen e çdo pengese për gjykimin e vendimit Zhukri, zgjodhëm që të heqim dorë nga gjykimi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendit të 18 dhjetorit. Kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve do të depozitohet në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave

Demokratike. Le t’i kërkojmë bashkërisht Gjykatës së Apelit caktimin e seancës dhe t’ia nënshtrojmë ligjshmërinë e Kuvendit të 11 dhjetorit gjykimit të saj. Vendimi jo vetëm do të tregojë se si qëndron e drejta por edhe do t’i japë fund njëherë e mirë përdorimit të emrit dhe simboleve të Partisë Demokratike në mënyrë të paligjshme nga Rithemelimi”, tha ai. Sefa ka ka kujtuar edhe një herë arsyen se përse Alibeaj u tërhoq nga kërkesa e tij për bashkimin e statutit. “Çështja nga e cila u tërhoq PD e Alibeajt lidhej me ndryshimet statutore në Kuvendin e Korrikut 2021, por që nuk hynë dot në fuqi pasi PD kërkoi që të bashkoheshin me ndryshimet në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Kjo pengonte gjykimin në Apel të vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë, Agron Zhukri, i cili në mars i kaloi PD-në Berishës duke njohur ndryshimet statutore në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021. Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankim, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj”, shkruan Sefa.

4

E MËRKURË 18 JANAR 2023

www.fjala.al

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

PSE KA ÇNJOHJE TË KOSOVËS DHE CILAT JANË PASOJAT? Përgjatë 15 vjetëve që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Qeveria në Beograd pretendon se 27 vende e kanë tërhequr njohjen e kësaj pavarësie. Çnjohjet janë “akte të çrregullta ndërkombëtare”, të cilat kanë pasoja të shumëfishta për Kosovën.

të bërë kompromise në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. ÇFARË PASOJASH KA ÇNJOHJA? Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Visoka, beson se Serbia nisi fushatën për çnjohje në vitin 2017, për t’i bërë presion Kosovës në një kohë kur refuzohej zbatimi i Marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Ajo ka qenë, në njëfarë forme, agresion diplomatik dhe presion i Serbisë, që po e kthen prapë si vegël diplomatike për t’i treguar Kosovës që nëse nuk bën lëshime ose kompromis, ne jemi në gjendje t’ju tërheqim njohje, t’ju zvogëlojmë hapësirën ndërkombëtare dhe t’jua bëjmë të pamundur ekzistimin si shtet i pavarur”, thotë Visoka. Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se Kosova rrezikon anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, pasi që, siç thotë, njohjet përkthehen në vota pro anëtarësimit të Kosovës. “Kjo është një goditje e madhe ndaj sovranitetit të Kosovës, është një fushatë e egër e Serbisë, e cila po ndodh në nivele të ndryshme dhe është koha e fundit që Qeveria [e kryeministrit Albin] Kurti ta mbledhë veten, ta hartojë një plan veprimi, një strategji, dhe të lëvizë kudo që Serbia pretendon se mund të ketë çnjohje të reja dhe t’i parandalojë këto çnjohje të reja”, thotë Hoxhaj. Visoka thotë se çnjohjet mund të kenë edhe efekt të masës. “Sa më shumë çnjohje që ndodhin, aq më shumë do të vijnë. Kjo është e keqja, e kanë njëfarë efekti të topthit të borës – kur fillon ky proces, mund të devijojë edhe në drejtime të padëshirueshme”, përfundon Visoka.

M

ë 16 janar, kryediplomati i Togos, Robert Dussey, bëri të ditur tërheqjen e njohjes së Kosovës, gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Sipas pretendimeve të Beogradit zyrtar, Togoja – shtet në Afrikën Perëndimore – nuk qëndron e vetme në këtë aspekt. Në fillim të këtij muaji, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmendi edhe nëntë shtete të tjera, për të cilat tha se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Radio Evropa e Lirë kontaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë lidhur me këtë çështje, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. NË ÇFARË RASTESH MUND TË KETË ÇNJOHJE? Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, i cilëson çnjohjet e pavarësisë si “akte të çrregullta ndërkombëtare”, që, siç thotë, nuk janë të rregulluara mirë në të drejtën ndërkombëtare, “prandaj lënë hapësirë edhe për dyshime, keqkuptime, por edhe manipulime”. Sipas tij, tërheqja e njohjes së pavarësisë së një vendi ka kuptim vetëm në rastet kur kanë ndryshuar rrethanat që nga njohja e pavarësisë – për shembull kur një shtet bashkohet me një tjetër ose e humb territorin. Por, në rastin e Togos, Visoka thotë se arsyet që janë përmendur në deklaratën e njohjes – si konstatimi i vitit 2010 i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar – nuk kanë ndryshuar. Për këtë arsye, ai beson se çnjohjet e tilla janë pasojë e fushatës së palës serbe. “Në esencë, çnjohja nuk vjen

si vullnet i vendit çnjohës, por vjen si produkt i presionit nga ish-shteti amë ose bazë, i cili e përdor çnjohjen si instrument për ta shantazhuar, nënvlerësuar dhe dëmtuar shtetin e ri ose shtetin që përballet me çnjohje”, thotë Visoka për REL-in. Togoja e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2014, gjatë kohës sa ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës ka qenë Enver Hoxhaj, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryediplomati aktual i Togos, Robert Dussey, ka ofruar mbështetje për kandidaturën e Hoxhajt në zgjedhjet e vitit 2021 për kryeministër të Kosovës. Hoxhaj thotë se nuk ka pasur kontakte me Dusseyn pas vitit 2021, ndërsa fajëson Qeverinë e Kosovës për, siç thotë, tërheqjet e njohjeve. “Në dy vjetët e fundit, Kosova nuk po zhvillon fare komunikim diplomatik, as vizita bilaterale, në një kohë kur Serbia po bën një fushatë të ndyrë kundër Kosovës. Prandaj, edhe tërheqja e njohjeve po ndodh”, thotë Hoxhaj për REL-in. Ministrja e

Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të hënën se çnjohja e Kosovës nga Togoja “ka ndodhur në vitin 2019”, ndërsa diplomatët kosovarë i kanë intensifikuar takimet me homologët e tyre që vijnë nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Serbia, me vite, ka qenë e angazhuar në fushatë për t’i bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën, që ta tërheqin atë. Një moratorium njëvjeçar mbi këtë fushatë ka qenë pjesë e një marrëveshjeje që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Uashington në shtator të vitit 2020. Më herët, ministri i Jashtëm serb, Daçiq, ka thënë se qëllimi i Beogradit është që numri i vendeve që e njohin Kosovën, të bjerë nën gjysmën e anëtarëve të OKB-së, përkatësisht nën 193. MPJD e Kosovës ka të publikuar në ueb-faqen e saj një listë prej 117 shtetesh, për të cilat thotë se e kanë njohur Kosovën – në mesin e tyre figuron edhe Togoja. Visoka thotë se vendet me demokraci të zhvilluar dhe me traditë në diplo-

maci, nuk e përdorin praktikën e çnjohjeve, dhe përmend si shembull qasjen e shteteve perëndimore në raport me Iranin, të cilit nuk ia kanë tërhequr njohjen, përkundër mosmarrëveshjeve. “Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej rreth 15-20 shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, të cilat nuk kanë traditë të gjatë diplomatike dhe njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, të cilën e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, thotë Visoka. Sipas tij, kjo është pikërisht arsyeja përse Egjipti nuk e ka zyrtarizuar çnjohjen për Kosovën, por vetëm “e ka ngrirë atë”. Megjithatë, edhe ngrirja e marrëdhënieve mund të sjellë pasoja, sipas Visokës. “Ngrirja e njohjes është si akt që dërgon sinjale, aty bën pazare pastaj, sepse procesi mund të kthehet ose të devijojë tutje”, thotë ai, duke shtuar se këto çnjohje, pastaj, përdoren për ta shantazhuar palën kosovare për

PAVARËSIA E KOSOVËS Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, gati një dekadë pas përfundmit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”. Gati gjysma e mbi 100 shteteve që e kanë njohur Kosovën, e kanë marrë këtë vendim në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina. Nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros. Njohja e fundit që ka marrë Kosova ka qenë nga shteti i Izraelit, në shkurt të vitit 2021. Kjo njohje ka qenë pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Kosova, qysh në vitin 2011, është e angazhuar në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Kosovë thonë se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërsa Serbia, tash për tash, kundërshton./REL

www.fjala.al

OP-ED

ONLINE 24 ORË

E MËRKURË 18 JANAR 2023

5

KU NDALON AMERIKA?

D

Analizë NGA FRROK ÇUPI

ilema ‘Lëviz Amerika, apo po largohet anija jonë?’, duket se po krijon shtrat te shumëkush. “Kush udhëton me anije mbi ujë/ Sheh tokën që shket, jo anijen e tij”, shkruante që në Lashtësi filozofi Ibid. A po largohet Amerika? Prej më shumë se një vit, një krah politik i formatuar si ‘kundër Amerikës’, po tenton ta ‘zhbëjë’ praninë e Perëndimit në betejën e nisur kundër krimit dhe korrupsionit të madh në Shqipëri dhe në rajon. E nisi me padinë para avokatit francez, pastaj me dashurinë e largët për presidentin Trump, me shpalljen e ‘konservatorizmit në duar komunistësh’; ambasadoren e Amerikës e quajti ‘guvernatrore’, duke u bashkuar me idetë e Iranit; nisi epokën e sovranizmit, dmth., kundër aleancës me Amerikën... Pritet- sipas pritjes së tyre- momenti kur ‘Amerika do të nisë të sprapset’. Çfarë nënkuptohet me ‘largimin e Amerikës’? Nënkuptohet mendimi i fshehtë i dy ishpresidentëve të Republikës se ‘qeveria e Shteteve të Bashkuara do të dorëzohet para tyre’. Sali Berisha, i pari, dhe Ilir Meta- i dyti, kanë kryer akte të shumta kriminale, korruptive dhe politike që rëndojnë mbi sigurinë e vendit e të rajonit, gjithashtu edhe mbi sigurinë e Shteteve të Bashkuara- siç ka theksuar presidenti Biden. Këta kanë ushqyer shumë militantë me iluzionin se ‘ambasadorja amerikane është e korruptuar dhe se ambasadori britanik është i blerë’. Militantëve nuk u duhet e vërteta, atyre u duhet ‘frymëzimi’

se ‘liderët tanë po mundin Perëndimin’. Në çdo orë janë gati të rrëmbejnë armët. Kaq është forca e tyre dhe mblidhen si ‘ushtri anti- amerikane’. Cili është shtrati ujor ku qëndron anija e grupimit që ‘shikon’ kontinentin duke u larguar? Pjesa e parë e ‘shtratit’ është koha. Si Berisha edhe Meta besojnë se ‘koha është aleati’ më i mirë në favor të tyre. Me ‘kohën’ kanë parasysh momente sa të vogla aq edhe ‘elementë ndërkombëtarë’. Momente të vogla këta mendojnë ‘largimin e ambasadores Kim’; dimrin e fortë në Shqipëri, rënien e linjave elektrike; çmimin e lartë të energjisë..., deri te marifetet brenda partive të tyre për të rrëzuar pjesën e ligjshme dhe për të ngritur ‘turma ilegale’. Ndërsa si elementë të ‘mëdhenj’ të ‘aleatit kohë’ perceptojnë balancat e luftës në Rusi (dmth çfarë drejtimi do të marrë Bota); perceptojnë se Amerika do të ketë siklete në politikën e saj; mendojnë trazira në Mitrovicë; mendojnë se Drejtësia e re nuk do t’i bindet Amerikës... Atëherë, sipas tyre, anija do të jetë superiore ndaj Tokës Amerikë. ‘Kushedi, por një gjë do të rrëshqasë, që do të na dalë për hajër!’, mendojnë këta. Pjesa e dytë e ‘shtratit’ ku lëviz anija e tyre është një realitet ‘vizual’ për të gjithë: SPAK dhe GJKKO janë vonuar për më shumë se tre vjet! Janë vonuar në raport me Berishën dhe me Metën- sigurisht. Por a është ky një realitet që u jep shpresë këtyre se nuk do të paguajnë në derën e Drejtësisë? Ja ku janë tre elementë që nuk u japin kurajë

fajtorëve: E para, ngjarjet e fundit me hapjen e çështjes së Gërdecit, me dosjet e CEZ- DIAZ, Partizanit dhe 21 Janarit, dëshmon se Drejtësia nuk ka pushuar. Këta tani janë acaruar më shumë se kurrë; fshehurazi nga militantët presin fund të keq. E dyta, vonesat dhe as ‘parashkrimet’ e krimit nuk i shpallin këta si të pafajshëm. Drejtësia botërore e dekadave të fundit ka provuar dy vija gjykimi për fajtorët e mëdhenj: E para është vija e ndjekur para një dekade në Irak e në Libi, ku dhunuesit e lirisë dhe të stabilitetit (Hussein dhe Gëdaf) nuk u lanë të ‘marrin frymë’ por u gjykuan shpejt e shpejt. Dhe vija e dytë kur ‘e drejta pret’, njësoj siç po ndodh me gjykimin e Berishës dhe të Metës në Tiranë. Të dy ish- presidentët dhe ish- kryeministra janë neutralizuar; këta nuk mund të bëjnë më asnjë dëm; thjsht bëjnë për të qeshur. Një ditë do të ndodhen pas hekurave për ‘vjedhje dhe vrasje’, por ky nuk do të jetë më as lajm. Ndërsa me Hysein dhe Gëdaf nuk mund të pritej, sepse ishin të rrezikshëm. Ka ndodhur edhe më parë, madje me fqinjët tanë, ku politikanë të lartë si Dodiç, Karaxhiç, Tuxhman, Millosheviç apo Berluskoni në Itali kanë ‘marrë kohë’ për të trokitur në gjykatë. Ka fajtorë në botë që kanë pritur prapa derës për dy a tre dekada... Por asnjëherë nuk ka ‘lëvizur Toka’, Amerika ndodhet këtu mes nesh dhe ruan rajonin nga minuesit e demokracisë dhe fajtorët e mëdhenj kundër njerëzimit.

6

E MËRKURË 18 JANAR 2023

RAJONI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

BE NATO dhe

duhet t'i japin shtysë të re paqes në Kosovë, nuk mund të rrezikojmë një konflikt tjetër

NGA SALVATORE FARINA

N

jë dialog i ri ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të duhet të bazohet në projekte dhe marrëveshje në fushën ekonomike dhe në sektorët e shëndetësisë, energjisë dhe infrastrukturës sociale, që synojnë promovimin e stabilitetit dhe integrimit. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për një ndryshim të marsheve për BE-në dhe unitetin e shteteve të saj kryesore anëtare.

Protestat e popullatës serbe në Kosovë dhe konfrontimet mes Beogradit dhe Prishtinës arritën nivele gradualisht në rritje në tremujorin e fundit të vitit 2022. Pas dorëheqjeve masive të administratorëve, zyrtarëve dhe policëve të etnisë serbe nga të gjitha institucionet kosovare, intensifikimit të postblloqeve, mbylljes së vendkalimeve me Serbinë, për herë të parë që nga qershori i vitit 1999, ka ardhur deri te dislokimi i ushtrisë së Beogradit, afër (një kilometër) vijës administrative që ndan Serbinë dhe Kosovën. Forcat “të përgatitura për të luftuar për të mbrojtur vëllezërit tanë serbë në Kosovë nëse janë në rrezik”, tha presidenti Aleksandar Vuçiq. Vetë presidenti serb, pas presionit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe sigurimit për mosndjekjen penale të organizatorëve të bllokadës, i bindi kolegët demonstrues që t'i heqin blloqet. Me zgjidhjen e krizës më akute përtej një dekade, problemet themelore mbeten të pazgjidhura. Në të vërtetë, është evidente se shkaqet e tensioneve të fundit shkojnë përtej mosmarrëveshjeve kontigjente për targat. Në rrënjën e tij ekziston një divergjencë e thellë pikëpamjesh që ka të bëjë si me marrëdhëniet ndërmjet komunitetit serb dhe shqiptar në Kosovë ashtu edhe me mungesën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. DY PIKËPAMJE TË KUNDËRTA Në thelb ka dy vizione të dallueshme. E para, ajo e qeverisë kosovare, u fokusua në pavarësinë e vetëshpallur (e cila daton në 17 shkurt 2008), e bazuar në një shtet unitar por multietnik, zgjidhje e mbështetur nga pothuajse të gjitha vendet perëndimore. Pavarësia e konsideruar si jolegjitime nga

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por nuk njihet nga pothuajse gjysma e 193 vendeve anëtare të OKB-së, duke përfshirë pesë shtete të BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja), dhe më pas Rusia, India, Kina dhe shumë vende në Azi dhe Amerikën Latine. Ky vizion i Prishtinës shikon si synim final Bashkimin Evropian, synim që nuk është i lehtë për t'u arritur në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, edhe për shkak të kundërshtimit të vendeve anëtare të lartpërmendura. Përderisa në njërën anë

Kosova ka bërë progres në institucionet demokratike, ligjin dhe drejtësinë, nga ana tjetër pakënaqësia e pakicës serbe mbetet. Në fakt, rreth 100.000 serbët që jetojnë në Kosovë (baras me 6% të popullsisë, gjysma e të cilëve në katër komunat veriore) nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë situatë dhe periodikisht shprehin zhgënjimin e tyre, duke pasur gjithmonë mbështetjen e Serbisë. Vizioni i dytë është ai i Beogradit, i cili e konsideron Kosovën si një rajon dhe jo si shtet, një vizion i bazuar në përmbajtjen e rezolutës 1244 të OKB-së të vitit 1999 e cila shënon kufijtë e saj administrativë me termin Vija Kufitare Administrative-ABL,

e cila për rrjedhojë nuk është formalisht kufiri ndërkombëtar. Deri më tani Serbia gjithmonë ka deklaruar se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Përkundrazi, me kalimin e viteve Beogradi ka tentuar ta pretendojë këtë mirëkuptim gjithnjë e më shumë me zë të lartë dhe deklaron dëshirën e tij për të mbrojtur dhe mbështetur bashkatdhetarët e tij me çdo mjet, madje edhe nga frika e një "lehtësimi" të mundshëm ushtarak. Nga ana e tij, presidenti Vuçiç, lideri i padiskutueshëm serb për vite me radhë, ka lëvizur gjithmonë me pragmatizëm dhe ka shfrytëzuar në favor të tij si lidhjet e shkëlqyera me Moskën (dhe me Pekinin) ashtu edhe marrëdhëniet efektive me Bashkimin Evropian dhe shumë vende të BE-së, pa duke mbyllur gjithnjë rrugën drejt synimit të integrimit evropian. Kështu, edhe pas konfliktit në Ukrainë, Beogradi ka zgjedhur një qëndrim neutral duke vendosur të mos vendosë sanksione ndaj Moskës. Vuçiç ka arritur të forcojë linjën e tij dhe me vite ka arritur të drejtojë dhe kontrollojë format e keqardhjes së bashkatdhetarëve të tij në Kosovë dhe nga ky këndvështrim ka iniciativën në rajon. AKTORËT KRYESORË TË JASHTËM Paqëndrueshmëria e situatës në Kosovë ndikohet nga ndryshimi i ekuilibrit strategjik dhe efektet që rrjedhin nga konflikti në Ukrainë me shumë lojtarë në krahasim. Para së gjithash Shtetet e Bashkuara, të cilat, me gjithë mosangazhimin e tyre të pjesshëm me administratën

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

RAJONI me Beogradin. As që mund të mendohet kthimi i Kosovës nën qeverinë e Serbisë. Në të kaluarën konsiderohej edhe ndarja me shkëmbim territoresh: veriu në Serbi dhe lugina e Preshevës me shumicë shqiptare me Kosovën. Mirëpo, kjo zgjidhje, edhe pse e konsideruar në vitin 2018 nga Vuçiç dhe presidenti i atëhershëm kosovar, Hashim Thaçi, nuk u konsiderua e realizueshme sepse është në kundërshtim me parimin e multietnicitetit dhe pasi do të krijonte një precedent për mosmarrëveshje të mëtejshme në të njëjtin rajon (shih Bosnjen) dhe në zona të tjera në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës. Hipoteza e një strukture të re shtetërore kosovare të tipit federal mbi dy kombe, e cila me kalimin e kohës do të çonte në tensione të reja dhe ndarje përfundimtare me rrezik të lartë konflikti, gjithashtu duhet të hidhet poshtë. Me përjashtim të një rishikimi mbi shkëmbimin e territoreve, opsioni përfundimtar i zgjidhjes i bazuar në rendin aktual multietnik mbetet. Kjo zgjidhje, e cila mund të bëhet pa njohjen formale të Serbisë së paku në afat të shkurtër, duhet të bazohet në një kornizë solide të sigurisë, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe në mbrojtjen-autonominë e pakicave.

Obama dhe Trump, ruajnë një interes dhe një ndikim të fortë në rajon edhe në funksion anti-rus. BE-ja është protagonisti tjetër në fushën perëndimore që ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit, promovimit të dialogut dhe proceseve të Asociimit, marrëveshjeve ekonomike dhe procesit të hyrjes në Union. Megjithatë, përpjekjet evropiane kanë humbur ndikimin e tyre që nga viti 2014 e në vazhdim. Rusia, nga ana tjetër, vitet e fundit ka forcuar lidhjet e saj tashmë të shkëlqyera me Beogradin si në fushën ekonomiko-energjetike ashtu edhe në bashkëpunimin ushtarak antiperëndimor dhe mbetet një pikë e fortë e mbështetjes për Serbinë në sferën rajonale dhe në asamblenë e OKB-së. Kina nga ana e saj, me një politikë të mbështetjes, blerjeve industriale dhe zgjerimit ekonomik në Ballkan dhe mbi të gjitha në Serbi, perceptohet si një aktor neutral dhe shumë efektiv për shkak të proceseve më të shpejta të vendimmarrjes në krahasim me BE-në. Së fundi, Turqia, e cila ka kohë që i promovon interesat e saj në Ballkan, ka forcuar praninë e saj dhe "solidaritetin mysliman" përmes organizatave - qeveritare dhe joqeveritare - në mbështetje të komuniteteve lokale të Kosovës. Është evidente se mungesa e një rendi të qartë ndërkombëtar dhe konkurrenca multipolare në rritje nuk e lehtësojnë zgjidhjen e shpejtë të problemeve themelore në Kosovë dhe madje mund të përshpejtojnë situatën në rastin e radhës të tensionit ndërmjet palëve. Për këtë arsye, nevojitet veprim i menjëhershëm për të nisur rrugën

drejt një zgjidhjeje për paqe të qëndrueshme. ÇFARË OPSIONESH PËR NJË TË ARDHME PAQEJE? Njëzet e tre vjet pas konfliktit dhe pesëmbëdhjetë pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk mund të vazhdojë më të jetojë në pasigurinë e statusit të saj ndërkombëtar të vënë në pikëpyetje nga mosmarrëveshjet periodike me minoritetin serb dhe tensionet

KONSOLIDIMI I FAKTORËVE TË STABILITETIT: SIGURIA, DIALOGU DHE MBROJTJA E MINORITETEVE Siguria në Kosovë duhet të vazhdojë të përqendrohet në misionin e NATO-s "Forca e Kosovës"-KFOR, i cili për mbi 23 vjet ka qenë prezenca e vetme ushtarake e autorizuar nga OKB-ja dhe garanton një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. Falë KFOR-it është bërë e mundur që të ndërtohen të gjitha strukturat qeveritare dhe administrative në nivel qendror dhe lokal, duke konkretizuar përpjekjet e zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Bashkimit Evropian, i cili me misionin e tij EULEX, ka bërë të mundur ngritjen e një organi policor efikas dhe multietnik. KFOR-i është garancia më e fortë kundër shpërthimit të dhunës së përhapur dhe tundimeve të ndërhyrjeve të paligjshme. Për këtë arsye, NATO duhet të rrisë personelin e saj nga rreth 3,700 aktualisht në të paktën 5,000 njësi për të siguruar aktivitete më të përhapura parandalimi dhe mbikëqyrjeje. Në të njëjtën kohë, EULEX-i duhet të ndërhyjë në të gjitha ato raste të konfliktit të mund-

E MËRKURË 18 JANAR 2023

7

shëm me sfond ndëretnik. Së fundi, për të shmangur keqkuptimet apo shfrytëzimet nga pala serbe, duhet sqaruar se njësitë vendore të FSK-së (Forcës së Sigurisë së Kosovës), të krijuara pas pavarësisë, nuk kanë dhe nuk duhet të kenë detyra reale ushtarake. FSK-ja, e cila me statut përfshin edhe personel të përkatësisë etnike serbe, duhet të kufizohet në ndërhyrje në rast fatkeqësish, deminim, shërbime publike, së paku deri në nënshkrimin e një Marrëveshjeje reale të Paqes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, një faktor tjetër i rëndësishëm i stabilitetit, duhet të ringjallet menjëherë. Në këtë kuadër, një rol të spikatur luan Bashkimi Evropian, i cili ishte arkitekti i marrëveshjeve të Brukselit të prillit 2013, të cilat çuan në arritjen e objektivave konkrete: që nga zgjedhjet e para në territoret me shumicë serbe, deri në përparimin në sektorët e drejtësisë, të drejtat dhe shërbimet publike. Siç u përmend, ky dialog ka humbur shtysën e tij fillestare me kalimin e kohës dhe tani nevojitet një ndryshim i marsheve. Në këtë kuptim, drafti i propozimit franko-gjerman në nëntë pika (i dërguar para kohe në shtyp nëntorin e kaluar) duhet të konsiderohet si një pikënisje e mirë, bazuar në zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve në vazhdim, për Marrëveshjen e Asociimit dhe Stabilizimit, për paprekshmërinë dhe integritetin territorial, për shkëmbimin e ndërsjellë të misioneve të përhershme në të dy kryeqytetet. Mbrojtja e minoritetit serb është një tjetër çështje thelbësore për stabilitetin dhe bashkëjetesën paqësore. Ajo mund të arrihet përmes Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila asnjëherë nuk është zbatuar dhe gjithmonë e cilësuar nga Beogradi si dështim nga autoritetet e Prishtinës. Është evidente një masë me efekt të dyfishtë pozitiv: organ administrativo-politik-shoqëror i vetëqeverisjes me autonomi adekuate dhe element të vetëidentifikimit të qartë të komuniteteve serbe në Kosovë. Në këtë kuptim, ndaj kryeministrit Albin Kurti duhet t'i bëhet presioni i nevojshëm që Kuvendi i Kosovës ta miratojë sa më shpejt këtë reformë e cila tashmë ka marrë miratimin e Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtën kohë, komuniteti serb duhet të kthejë përfaqësuesit e tij, oficerët e policisë dhe zyrtarët e dorëhequr në institucionet qendrore dhe lokale. PERËNDIMI, NATO DHE MBI TË GJITHA BASHKIMI EVROPIAN MUND DHE DUHET TË BËJNË MË SHUMË Edhe pse paqja e Kosovës sot duket ende shumë larg, Perëndimi, NATO dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë dhe të veprojnë shpejt. Nëse nuk do të jetë problem për Aleancën Atlantike të rrisë praninë e saj ushtarake, i takon Bashkimit Evropian të bëjë maksimumin me mjetet e shumta që ka në dispozicion. Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm muajt e fundit dhe me të drejtë deklaroi se “diplomacia ka mbizotëruar në zbutjen e tensionit”. Por BE-ja është thirrur për përgjegjësi shumë më të mëdha. Një proaktivitet më i madh i BE-së duhet të fokusohet mbi të gjitha në procesin e zgjerimit për të shmangur që Serbia dhe Kosova të mbeten prapa vendeve të tjera të rajonit apo edhe pas Ukrainës dhe Moldavisë, me një humbje të dukshme totale të ndikimit të Unionit. Një shtysë e re për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të bazohet gjithashtu në projekte dhe marrëveshje në fushën ekonomike dhe në sektorët e shëndetësisë, energjisë dhe infrastrukturës sociale, të cilat duhet të jenë të lidhura ngushtë me detyrimet e Beogradit dhe Prishtinës që synojnë promovimin e stabilitetit dhe integrimit. Për ta bërë këtë, duke marrë parasysh ndikimin e fortë të Rusisë, e cila e ka shndërruar Serbinë në një urë pro-ruse në këtë zonë, një ndryshim i marsheve është i nevojshëm nga Bashkimi Evropian dhe uniteti i Shteteve Anëtare të tij kryesore. Evropa nuk mund të rrezikojë një tjetër konflikt të brendshëm. *Salvatore Farina, Gjeneral i Korpusit të Ushtrisë, ishShef i Shtabit të Ushtrisë Italiane - Shkolla e Qeverisë LUISS Burimi: huffingtonpost.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi

8

E MËRKURË 18 JANAR 2023

REKLAMË

Fjala është e para!

SHKARKONI

FALAS APP

Cyan Magenta Yellow Black

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

KULTURË

E 2023 MËRKURË E MËRKURË, 18 JANAR

18 JANAR 2023

9

SKENARËT E EKONOMISË

PËR VITIN 2023

Natyrshëm, me përfundimin e një viti të vjetër e të lodhshëm 2022, plot ngarkesa, frustrime, dëshira të parealizuara e probleme portofoli, lind shpresa dhe aspirata për një vit të ri 2023 plot optimizëm e për mundësi të reja. PROF. ASOC. DR. MATEO SPAHO

Cyan Magenta Yellow Black

10

E MËRKURË 18 JANAR 2023

EKONOMI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Skenarët e ekonomisë për vitin 2023 N

atyrshëm, me përfundimin e një viti të vjetër e të lodhshëm 2022, plot ngarkesa, frustrime, dëshira të parealizuara e probleme portofoli, lind shpresa dhe aspirata për një vit të ri 2023 plot optimizëm e për mundësi të reja. A duhet të jemi racionalisht optimist për vitn 2023? Fatkeqësisht pas dëshirave shprtërore të shprehura për festat e fundvitit na duhet të merremi në një vit të ri me probleme të vjetra. Ky është realiteti i ekonomisë shqiptare. Shpresat për rritje ekonomike, vetëm disa muaj më parë ishin me 4% te PBB-së por me kalimin e disa javëve ajo u rishikua ne 3% rritje ndersa së fundmi Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi një rritje ekonomike me vetëm 2% të Shqipërisë për vitin 2023, më keq se vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Përse FMN është kaq pesimiste për ekonominë Shqiptare? Që një vend të ketë progres të madh ekonomik, të ndjeshëm nga pjesa më e madhe të popullsisë, duhet te ndodhi diçka e madhe. Ekonomistët i quajnë reforma strukturore. Këto refroma nënkuptojnë ndryshimin e politikave dhe tregjeve në mënyrë thelbësore dhe rrënjësore. Disa shembuj mund të jenë ulja e nivelit të përgjithshëm të taksave dhe sipërmarrjet, një plan zhvillimi për të thithur investimet e huaja direkte, reformë në tregun e punës në favor të profesioneve që krijojnë rritje ekonomike më të lartë, ndërtimi i një sistemi tatimor të bazuar jo mbi të ardhurat e individit, por mbi nivelin e pasurisë ose te skamjes të familjeve, një plan për të përfunduar në një afat kohor rekord akset kryesore rrugore dhe hekurudhore që lidhin qytetet më të rëndësishme të vendit me shtetet e tjera. Shembuj të tjerë mund të ishin politika në favor të rinisë dhe familjeve të reja, lehtësime për të rritur nivelin e prodhimit të industrisë së lehtë duke filluar nga transformimi i produkteve bujqësore që do ulnin çmimet e produkteve të shportës, aktivizimi në favor të vendit i burimeve natyrore dhe minerale që Shqipëria disponon me objektiv shpërndarjen e të ardhurave në territorin ku ato nxirren, të luftosh krimin dhe korrupsionin duke mbyllur hapësirat dhe kanalet që ushqejnë atë dhe duke sekuestruar

Prof. Asoc. Dr. MATEO SPAHO

“Ekonomitë e shteteve të vogla pritet të kenë rikuperime të dobëta dhe mund të përballen edhe me humbje të përhershme në sektorin e prodhimit. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, proceset e anëtarësimit dhe investimet e parashikuara nga Bashkimi Evropian pritet të zbusin efektet negative të çmimeve të larta të ushqimeve dhe energjisë..."

pronat e tij do të ishte gjithashtu një reformë e madhe që do të çlironte qytetarët shqiptar dhe bizneset më cilësore ndërkmbëtare nga frika e të qëndruarit në një vend ku Maliqi aprovon ligjet që do. Mundet të shprehja me dhjetra shembuj të tjerë, por nuk do ta bëj sepse lexuesi duhet ta ketë të qartë se asgjë nga të mësipërmet dhe nga të pathënat nuk është bërë. Shpresa e fundit do të ishte tendenca ekonomike ndërkombëtare, e cila në rastet kur është pozitive do ta ndihmonte ndjeshëm ekonominë shqiptare ashtu siç bën batica e detit që ngre në lundrim edhe varkat që qëndrojnë në rërë. Por deti qëndron mjaft i tërhequr e me të shpresat për një ekonomi globale të shëndoshë. Arsyet përse nuk mund të jemi optimist janë të lidhura me një botë, ku nuk kemi më globalizëm dhe nuk mundet të gjejmë më produktin më të lirë e më të mirë në çdo kënd të saj, por kufijtë që lufta e Ukrainës ka krijuar kanë filluar të ndajnë me hendeqe të thella barriera të larta doganore tregun perëndimor, ku jemi pjesë, me prodhimet kineze dhe lëndët e para ruse. Kjo gjë do të thotë se për vitet që do të vijnë bota për ne do të jetë më e vogël dhe produktet e importit, me shumë gjasa më të shtrenjta. Për këtë arsye, FMN parashikoi një influencë ndërkombëtare jo të mirë mbi ekonominë shqiptare dhe vendet e rajonit, por nga ana tjetër ekspertët e saj nënvizuan edhe faktin se ndryshe nga vendet rajonit, qeveria shqiptare ka harruar prej kohësh reformat strukturore dhe nuk parashikon të bëjë të tilla në të ardhmen. Vendi ynë, si pasojë, ecën në inertësinë e rrokullimës së ekonomisë globale, pa gazin ose frenat që do të ishin prerogativ e qeverisë. Mos harrojmë se rrokullimat nuk marrin për lart! Ndikimi i pandemisë në ekonomi ishte dukshëm më i ulët se ai i vendeve të tjera të rajonit dhe më pas, ringritja ishte e fortë. Banka Botërore vlerëson se PBBja u rrit me 3.5% në vitin 2022. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar janë : qëndrueshmëria e sektorit privat; menaxhimi i kujdesshëm fiskal që krijoi hapësirë për manovrim në situata të vështira ku të ardhurat u ulën, ndërsa shpenzimet u rritën me shpejtësi; lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë ndikuan në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit dhe u reflektuan në çmimet në rritje të ushqimeve, energjisë dhe mineraleve kryesore të përdorura në industri të ndrys-

hme, duke dhënë efekt në rritjen e inflacionit në Shqipëri; Qeveria e amortizoi goditjen, duke mbajtur të pandryshuara çmimet e energjisë për biznesin dhe konsumatorët, si dhe u përgjigj nëpërmjet çmimeve të kontrolluara, në mënyrë të përkohshme për karburantet për transport dhe artikujt kryesorë ushqimorë. Kjo ka ndikuar negativisht te qytetarët më të varfër, duke pasur parasysh peshën më të madhe që kanë këta artikuj në shportën e konsumit të të varfërve. Shqipëria ka një potencial të mirë në shumë sektorë, nga turizmi dhe bujqësia te prodhimi dhe shërbimet. Si parashikohet ecuria e ekonomisë në vitin 2023? Banka Botërore: “Ekonomitë e shteteve të vogla pritet të kenë rikuperime të dobëta dhe mund të përballen edhe me humbje të përhershme në sektorin e prodhimit. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, proceset e anëtarësimit dhe investimet e parashikuara nga Bashkimi Evropian pritet të zbusin efektet negative të çmimeve të larta të ushqimeve dhe energjisë. Megjithatë, ekziston një pasiguri e madhe politike, me frikën se mund të krijohen ngërçe parlamentare në zbatimin e reformave dhe vonesa në përthithjen e fondeve të BE-së.” .... Banka Botërore parashikon në rënie po ashtu edhe rritjen globale ekonomike, e cila pritet të jetë në nivelin e 1.7%, nga 3% që parashikohej 6 muaj më parë..... “Përkeqësimi i treguesve do të jetë me bazë të gjerë duke prekur thuajse gjithë botën. Kjo do të jetë shkatërruese veçanërisht për ekonomitë më të varfra, ku varfëria pritet të thellohet më tej. Pothuajse në të gjitha vendet

rritja e të ardhurave për frymë do të jetë më e ngadaltë sesa ishte para COVID-19. Kjo sepse të ardhurat po gërryhen ndjeshëm nga inflacioni. Ngadalësimi i ekonomive do të përkthehet në më pak mbështetje sociale dhe ulje të investimeve në shëndetësi dhe arsim.” Në Ballkanin Perëndimor, rritja parashikohet të 2.5% në vitin 2023, pasi BE reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet do të zbusin efektet negative të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve. Shqipëria rezulton se është një ndër vendet që do të ketë nivelin më të ulët të ecurisë ekonomike nëse e krahasojmë me vendet e tjera të rajonit. Për vitin 2023 rritja ekonomike do të jetë vetëm 2.3% duke u renditur pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Banka Botërore thekson se kriza e paprecedentë e çmimeve mbart pasoja si për konsumatorët ashtu edhe për qeveritë duke kufizuar përballueshmërinë fiskale; produktivitetin e firmave; dhe mirëqenien e familjeve. Në raport Banka Botërore sugjeron që qeveritë të ndërhyjnë përmes politikave të mbështetjes për të garantuar një minimum të të ardhurave, për të mbrojtur individët dhe familjet nga goditjet me efekte negative. Pasiguria kryesore mbetet lufta në Ukrainë e cila vazhdon të ketë pasoja shkatërruese ekonomike e humanitare, që edhe për rastin e Shqipërisë, ashtu si për gjithë rajonin, ka gjasa të jetë burimi më domethënës i pasigurisë për vitin 2023. Përtej këtij faktori madhor, Shqipëria ka baza të forta rritjeje. Pasuria më e rëndësishme për vendin është kapitali i tij njerëzor.

E MËRKURË 18 JANAR 2023

EKONOMI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

11

Viti 2023 mund të konsiderohet si viti që mban mbi supe pasojat e tre krizave të tre viteve të fundit, pandemia dhe lufta Rusi-Ukrainë

V

Shqipëria është prekur nga goditje të njëpasnjëshme gjatë viteve të fundit. Sa e përgatitur është Shqipëria për të përballuar ngjarje të tilla në të ardhmen, ndërkohë që këto ngjarje kanë përkeqësuar financat e saj dhe kanë shtyrë planet për konsolidimin fiskal? Ekzistojnë rreziqe të përsëritura duke përfshirë përmbytjet, thatësirat dhe zjarret. Më e rëndësishmja është zbutja e ndikimit të tyre, duke investuar në infrastrukturë (p.sh. diga për parandalimin e përmbytjeve, infrastrukturë ujitëse) dhe sisteme informuese (p.sh. për zbulimin e hershëm të zjarreve). Kapitali njerëzor i Shqipërisë është aseti më i rëndësishëm që ka vendi. Çdo humbje e kapitalit njerëzor ndikon në trajektoren e përgjithshme të zhvillimit. Është dokumentuar mirë se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar tashmë po minon potencialin e rritjes së kompanive që veprojnë në Shqipëri. Duhet të sigurojmë që popullsia e Shqipërisë (veçanërisht të rinjtë) të ketë bazat për një jetë të shëndetshme dhe produktive. Vlerësojmë se mangësitë në kujdesin shëndetësor dhe arsimin mund të rezultojnë deri në 40% të produktivitetit gjatë gjithë jetës. Programet dhe sistemet arsimore të zhvillohen vazhdimisht, për t’u siguruar që studentët të pajisen me njohuri, aftësi dhe kualifikime që lidhen drejtpërdrejt me mjedisin aktual të punës. Punët e së ardhmes pritet të karakterizohen nga “aftësi të buta” (soft skills), duke përfshirë përshtatshmërinë, ndjeshmërinë, zgjidhjen e problemeve, aftësinë për të mësuar vazhdimisht dhe aftësitë

socio-emocionale. A po e pajisim rininë me ato aftësi? Apo jemi ende duke u mësuar atyre aftësi që nuk janë më të rëndësishme? Sipas “Barometri i Biznesit të Ballkanit 2022”, pothuajse 30% e punëtorëve në Ballkanin Perëndimor mendojnë se sistemi arsimor nuk arrin të ofrojë aftësitë e duhura që i nevojiten punës dhe 62% u shprehën se nuk po mësojnë aftësi të reja, ose nuk po i avancojnë aftësitë e tyre. Por, më shumë se gjysma e të anketuarve u shprehën se do të ishin të gatshëm të përmirësoheshin dhe të merrnin kualifikime shtesë, për të gjetur një vend pune. Nga ana e firmave, mund të bëhet më shumë për të ofruar mundësi trajnimi për punëtorët e tyre. 45% e firmave u përgjigjën se nuk i rishikojnë rregullisht aftësitë dhe nevojat për trajnim të punonjësve individualë, dhe vetëm 21% e firmave e bëjnë këtë. Kapitali i kufizuar njerëzor duhet të përdoret në mënyrën më efektive. Ekonomia e dijes është ende e vogël, ndërkohë që shumë aktivitete “të trashëguara” përbëjnë ende burimin më të madh të vendeve të punës. Kalimi nga ekonomia e trashëguar në ekonominë e dijes do të kërkojë riformatimin e sistemit arsimor. Duhet të ketë një lidhje të pandërprerë midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve dhe të ndihmojmë të papunët të jenë ekonomikisht aktivë. Shqipëria mund të dallohet si një ekonomi e gjelbër, që respekton mjedisin dhe e qëndrueshme, e cila në vetvete mund të shërbejë si marketing dhe vlerë më të lartë të shtuar për produktet dhe shërbimet, që mund të krijojë më shumë vende pune dhe më të mira.

itet e ardhshme konsiderohen të rëndësishme për rimëkëmbjen e ekonomisë shqipëtare. Sipas Bankës së Shqipërisë inflacioni kthehet në objektiv brenda vitit 2023, por FMN parashikon që kjo të ndodhi në fund të vitit 2024. Vlerë e shtuar shumë modeste nga sektori bujqësor gjatë vitit 2022, edhe pse i konsideruar si sektor prioritar do të duhet ti kushtohet më shumë vëmendje këtij sektori, për shkak të kontributit që ky i fundit ka në PBB-në e vendit. Politikat kryesore, ajo Fiskale dhe Monetare, kanë qenë në mbështetje të situatave të fundit globale. Pandemia dhe kriza e cmimeve, konsiderohen si faktorët kryesor të tkurrjes ekonomike dhe rrisqeve me të cilat po përballen edhe ekonomia e vendit tonë. 3% parashikohet rritja ekonomike për vitin 2023, kjo sipas Bankës Qendrore dhe qeverisë. Institucionet ndërkombëtare, si FMN dhe BB parashikojnë një tkurrje me 1.2 pikë përqindje gjatë vitit 2023 për vendin tonë si pasojë e krizës më të fundit. Viti 2023 mund të konsiderohet si viti që mban mbi supe pasojat e tre krizave të tre viteve të fundit, pandemia dhe lufta Rusi-Ukraine. Buxheti i shtetit, ai i kompanive dhe të ardhurat e familjeve kanë qenë në vendimarrje të diktuar nga situatat e rriskut dhe pasigurisë. Si të tilla edhe objektivat, prioritetet dhe burimet e secilit aktor ekonomik janë të kufizuara dhe kërkojnë mirëmenaxhim. Pandemia devijoi shpenzimet pubike dhe vuri në vështirësi funksionimin normal të sipërmarrjes. Për vitin 2023 Banka e Shqipërisë argumenton se lufta në Ukrainë përkeqësoi problemet ekzistuese të ofertës globale dhe shkaktoi probleme të reja, kryesisht në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjetike dhe faktorëve të prodhimit. Sipas raportimeve zyrtare të qeverisë, parashikohet se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa gjatë vitit 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%. Ndërkohë në vendet e Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit. Me këtë ritëm rritjeje, prodhimi mund të rikuperohet plotësisht dhe të kapërcejë nivelet para pandemisë. Rritja e kostove të huamarrjes, si dhe subvencionet për ushqimet dhe kontrollin e çmimeve të energjisë,

NGAELONA SHEHU* po rrisin presionin mbi borxhin publik, të cilat tashmë janë të larta. Në periudhën afatmesme, BE pritet të mobilizojë fonde për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova pritet që të ketë një rritje ekonomike prej 3-4% gjatë vitit 2023, sipas raportimeve zyrtare të Bnakës Qendrore në vend. Ekonomia e Kosovës filloi vitin 2022 me perspektivë të mirë si rezultat i suksesit të rikthimit në normalitet gjatë vitit 2021. Megjithatë, gjatë vitit 2022, ndryshimi i dinamikës globale, si dhe pasojat e luftës në Ukrainë, u shoqëruan me rritje të inflacionit edhe në vendin fqinj. Ndryshim të politikave monetare, rritje të normës së interesit dhe ngadalësim të rritjes së tregtisë botërore si rezultat i ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit u reflektua në aktivitetin ekonomik në nivel kombëtar, rajonal dhe atë global. Banka e Shqipërisë parashikon që çmimet në treg të normalizohen gradualisht gjatë vitit 2023, në mënyrë që inflacioni të zbresë në nivelin 3%. Në nëntor, të vitit 2022 inflacioni shënoi 7.9%, shifër kjo më e ulët se muaji paraardhës dhe gjysma e parë e vitit, por gjithsesi një vlerë e lartë që përbën ende rrezik ndaj treguesve makroekonomik, kryesisht tkurrja e konsumit, përkeqësimi i bilancit tregtar si pasojë e pozicionit importues si dhe sfida e rritjes së qëndrueshme ekonomike. FMN dhe Banka Botërore e shohin të vështirë situatën në shumë vende të Eurozonës, të cilat pritet të përjetojnë recesion, po ashtu edhe për vendin tonë parashikohet një tkurrje e ekonomisë me 1.2 pikë përqindje. Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndryshe nga optimizmi i qeverisë dhe Bankës Qendrore vlerëson se inflacioni do të rikthehet në objektivin e BSH-së prej 3 % vetëm në mesin e 2024.

Buxheti i shtetit ashtu si edhe të gjithë agjentët e tjerë të ekonomisë rezulton me vështirësi në relizimin e të ardhurave të nevojshme në arritjen e objektivave buxhetore. Për të rritur performancën e ekonomisë gjatë vitit 2023 qeveria do të duhet të fokusohet në disa prioritete të reja të diktuara nga situatat e fundit. Një ndër to është edhe investimi në infrastrukturë. Përmiresimi i infrastrukturës sjell zhvillim në ekonomi dhe përmirëson të hyrat në buxhet. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të AIDA, Shqipëria, me rreth 440 km vijë bregdetare, ka kushte të favorshme natyrore dhe burime reale për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve, transportit, turizmit, peshkimit me të gjitha vendet bregdetare të pellgut të Adriatikut dhe më gjerë. Vendet e ballkanit perëndimor rekomandohet të ndërmarrin incentiva për nxitjen e investimeve në burime alternative të prodhimit të energjisë nëpërmjet burimeve alternative. Kjo për të ulur varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe prodhimi i saj në vend me kosto më të ulët. Sektor i rëndësishëm mbetet edhe bujqësia, e cila kërkon vëmendjen e politikbërësve edhe pse është konsideruar si sektor prioritar nga cdo qeveri, ende nuk ka arritur te performojë me kapacitet të plotë. Ndonëse bujqësia ka një kontribut të rëndësishëm në prodhimin e brendshëm bruto, gjatë vitit 2022 rezulton se kontributi në vlerën e shtuar nga ky sektor është pothuajse zero. Mungesa e investimeve të drejtëpërdrejta, mungesa e fuqisë punëtore, problematika me token bujqësore, niveli i eksporteve dhe politika lehtësuese tatimore, janë disa nga arsyet e kësaj përformance. Emigrimi i të rinjëve Shqipëtar dhe vështirësive me të cilat po ndikohet sipërmarrja në vendin tonë, po cojnë në zhvendosjen e punonjësve nga sektori bujqësor dhe aktivitetet e tjera primare me intensitet të lartë të punës, në industri dhe së fundmi në sektorin e shërbimeve. Qeveria do të duhet në koordinim edhe me bankën qendrore të rishikojnë politikat e tyre, respektivisht ate fiskale dhe monetare në mënyrë që tu vijnë në ndihmë sektorëve më të prekur dhe që kanë potencial për tu rimëkëmbur fala politikave lehtësuese. *Universiteti Mesdhetar i Shqiperisë

12

E MËRKURË 18 JANAR 2023

EKONOMI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Ekonomia në 2023 – 5 sfidat e Qeverisë

Viti 2023 është paralajmëruar si një vit i vështirë, pasi do të mbartë problematikat e vitit që lamë pas. Janë faktorë të jashtëm që do të vijojnë të ndikojnë, si pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe goditje të brendshme. Një mozaik faktorësh që shtrojnë përpara ekonomisë shqiptare dhe qeverisë sfida jo të vogla.

I

NGA AURORA SULCE*

nflacioni i lartë do të jetë padyshim problemi kryesor edhe këtë vit. Shqipëria mbetet shumë e ekspozuar nga rritja e cmimeve të lëndëve të para dhe produkteve të tjera në tregjet ndërkombëtare, për shkak të një niveli të ulët të prodhimit vendas. Duke qenë një importues neto i një pjese të mirë të produkteve që konsumojmë, automatikisht ne do të paguajmë më shumë, në kushtet kur cmimet e këtyre produkteve në tregjet e huaja janë rritur. Një situatë e tillë godet direkt buxhetet e familjeve shqiptare. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, mesatarisht 41.3% e buxhetit të një familje në Shqipëri shkon për ushqim. Për familje me të ardhura të ulëta, kjo përqindje është edhe më e lartë. Rritja e cmimeve do të thotë që pesha e grupitë të ushqimeve në buxhetin mujor të një familje do të rritet. E thënë ndryshe, do të na duhen më shumë para për t’u ushqyer. Bizneset do të vuajnë gjithashtu, peshën e inflacionit të lartë. Rritja e cmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare do të ndikojë direkt në rritjen e kostove të tyre, në prodhim, transport etj. Kjo do të thotë se kosto për njësi e një produkti do të rritet dhe biznesi ndodhet përpara dy zgjedhjeve: ose t’ia faturojë atë konsumatorit me rritje të cmimit fundor ose ta amortizojë nga norma e tij e fitimit, që për hir të vërtetës është tkurrur, në kushtet e një krizë të përgjithshme dhe shumë dimensionale ekonomike. Pasojat e inflacionit të lartë do të reflektohen me tkurrje të konsumit, që është një ndër burimet kryesore të rritjes ekonomike. Sfida 1 për qeverinë: të ndihmojë familjet e varfra që do të janë më të goditurat nga kriza e cmimeve, të nxisë konsumin dhe

pasi i rriti atij kostot në kohë krize, ndërkohë që për ekzekutivin pati edhe një efekt tjetër pozitiv, që ishte rritja e të ardhurave në skemën deficitare të pensioneve.

rrjedhimisht, rritjen ekonomike. Një krizë tjetër që këtë vit do t’i bashkangjitet asaj të cmimeve është kriza e interesave. Në përpjekje për të frenuar rritjen e vazhdueshme të inflacionit, Banka e Shqipërisë nisi vitin e kaluar shtrëngimin e politikës monetare. E thënë ndryshe, rritjen e vazhdueshme të normës bazë të interesit për lekun, nga 0.5% që ishte në mars në 2.75% aktualisht. E njëjta politikë shtrënguese është ndërmarrë edhe nga Banka Qendrore Europiane, e cila ka rritur normën bazë të interesit për euron, që është edhe referenca (eurolibori) kur jepen kredi në monedhën euro. Rritja e normës bazë të interesit për lekun dhe euron do t’i bëjë më të shtrenjta kreditë, ato të reja që do të kërkohen nga biznesi dhe individët, por edhe ato ekzistuese, në momentin e rishikimit, sipas kontratave specifike. Kjo do të thotë që kostot mujore të kredimarrësve, qoftë në lek, qoftë në euro do të rriten (në fakt rritja ka nisur) dhe këto janë kosto shtesë që rëndojnë në buxhetet mujore. Në një reaksion zinxhir efektesh, rritja e normave bazë të interesit do të shoqërohet me probleme në kthimin e huave dhe me një rritje të mundshme të treguesit të kredive të këqija. Gjithashtu, pritet të shoqërohet me ulje të kërkesës për kredi, cka do të godasë rritjen ekonomike.

Sfida 4 për qeverinë: të ndihmojë biznesi, duke u ulur në një dialog transparent me të. Paralelisht, qeveria duhet të lehtësojë procedurat dhe të reduktojë burokracitë, për të përmirësuar klimën e të bërit biznes. Gjithashtu, duhet të gjejë forma për të nxitur investimet e huaja direkte, që mund të jenë një ndër burimet për të nxitur rritjen ekonomike, në kushtet kur burimet e tjera janë të tkurrura.

Sfida 2 për qeverinë: të ndihmojë biznesin ose sektorët prioritarë dhe rrjedhimisht, rritjen ekonomike. Kriza e tretë, por jo më pak shqetësuese është mungesa e fuqisë punëtore. Për shkak të emigracionit të lartë, shumë sektorë, si prodhimi, shërbimet, tregtia etj kanë mungesë punonjësish. Nuk bëhet fjalë vetëm për punonjës të kualifikuar, por edhe për ata me nivel të ulët kualifikimi dhe ekspertize. Shumë industri sot punojnë me kapacitet të reduktuar dhe vala e emigrimit nuk po frenohet as nga rritja e pagave, që për hir të vërtetës, ka qenë relativisht e ulët. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga mesatare mujore bruto gjatë tremujorit të tretë 2022 arriti në 61.613 lekë, duke u rritur me 9.2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Paga mesatare mujore për një të punësuar në sektorin shtetëror është 70.593 lekë, ndërsa për një të punësuar në sektorin privat është 57.613 lekë. Nga ana tjetër, për të nxitur rritjen e pagave, qeveria vendosi të rrisë pagën minimale në 32 mijë lekë. Një vendim që në fakt rëndoi biznesin,

Sfida 5 për qeverinë: konsolidimi fiskal. Kjo jo vetëm këtë vit, por për një periudhë afatmesme. Edhe pse shenjat e konsolidimit fiskal kanë nisur të shfaqen me buxhetin 2022 dhe buxhetin 2023, sërish kërkohet ndërhyrje në rritjen e të ardhurave, kryesisht në drejtim të luftës kundër evzionit fiskal dhe informalitetit, por edhe reduktimit të shpenzimeve buxhetore, deri në masën që nuk do të mdikojnë negativisht në rritjen ekonomike. Krizat e njëpasnjëshme, që nisën me tërmetin 2019, më pas me pandeminë e tani me luftën në Ukrainë kanë rënduar buxhetin, që edhe përpara këtyre goditjeve nuk kishte mirëadministrim fiskal. Në finale, mendoj që 2023 do të jetë një vit i vështirë, por dhe një provë për të treguar përgjegjshmëri. Qytetarët në menaxhimin e financave personale, bizneset në hartimin e planeve të investimit dhe qeveria në kujdesin me financat publike në një vit, që për më tepër, është edhe elektoral. *Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Sfida 3 për qeverinë: të ndikojë pozitivisht me politika tregun e punës. Në kushtet e rritjes së kostove nga tregjet ndërkombëtare dhe mungesës së punëtorëve, si pasojë e emigrimit, bizneset ndodhen sot në vështirësi reale. Produktet shqiptare po dalin me kosto të lartë dhe janë bërë më pak të konkurrueshme dhe më pak “interesante” përballë produkteve të importit. Por bizneset janë agjentët kryesorë të ekonomisë, ata që hapin vende pune dhe paguajnë taksa. Një goditje e tyre, ashtu sic po ndodh, do të thotë goditje për të gjithë.

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

SHKENCË

E MËRKURË 18 JANAR 2023

13

NGA DAVID HAMBLING

N

ë fillim të këtij viti, Rusia qëlloi armën e saj më të re dhe më të rrezikshme nga barku i një avioni luftarak MiG-31. Kur raketa hipersonike Kinzhal ndezi motorët e saj të raketave dhe bërtiti nëpër qiell me shpejtësi deri në 5 Mach drejt një objektivi në Ukrainë, ajo shënoi herën e parë që një armë hipersonike është përdorur në një konflikt. Kinzhal dhe raketat si ajo janë në majë të një revolucioni teknologjik në zhvillimin e armëve. Këto hipersonikë mund të arrijnë shpejtësi deri në 10 Mach, por më e rëndësishmja janë shumë të shkathët. Raketat balistike ekzistuese udhëtojnë më shpejt, duke arritur 20 Mach ndërsa lundrojnë lart mbi atmosferën e tokës, ku ka më pak zvarritje për t’i ngadalësuar ato. Por për të arritur këto shpejtësi, raketat balistike fluturojnë në harqe të paracaktuara, si një top, gjë që i bën ato të lehta për t’u gjurmuar dhe rrëzuar. Raketat hipersonike të gjeneratës së ardhshme mund të fluturojnë ulët (nën 60,000 këmbë), të rregullojnë kursin në mes të fluturimit dhe të manovrojnë rreth sistemeve të mbrojtjes raketore. Analistët ushtarakë i kanë quajtur ato “të pandalshme”. “Armatimet hipersonike përfaqësojnë përparimin më domethënës në teknologjinë e raketave që nga ICBM-të [Raketat Balistike Ndërkontinentale]”, shkruajnë autorët e një raporti të vitit 2021 nga grupi i ekspertëve të sigurisë RUSI. «[Ata] janë në rrugën e tyre për të minuar qëndrimet e parandalimit bërthamor dhe krijimin e çarjeve në stabilitetin strategjik deri në mesin e viteve 2020.» Rusia tashmë po teston një pasardhës të Kinzhal-it që përdor motorë që marrin frymë ajri, si një avion, për të fluturuar me shpejtësi deri në 9 Mach, duke e bërë edhe më të vështirë zbulimin dhe mbrojtjen kundër tij. Në përgjithësi, Rusia ka tre armë hipersonike në përdorim ose në zhvillim; Kina ka tre. Shtetet e Bashkuara nuk kanë prodhuar ende një raketë hipersonike plotësisht funksionale, por thuhet se po zhvillojnë të paktën tetë prej tyre. Me vetëm disa armë hipersonike të gatshme për luftim, raketat konvencionale ende sundojnë fushën e betejës. Në Ukrainë, raketat më të vogla janë dëshmuar kritike për mbrojtjen e vendit kundër Rusisë. Ndërkohë, Rusia ka përdorur masat e saj të raketave konvencionale për të kryer sulme vdekjeprurëse ndaj objektivave civilë. Dhe me kërcënimet bërthamore të Vladimir Putinit, raketat ndërkontinentale me rreze të gjatë dhe kokat e tyre megaton janë po aq të rëndësishme dhe të rrezikshme tani sa në çdo moment të historisë sonë atomike. Burimi: popularmechanics.com/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Këto janë raketat hipersonike që tmerrojnë ushtrinë amerikane Kina dhe Rusia po dominojnë garën e armatimeve hipersonike – dhe nuk është as afër Përdorimi / Kinzhal për herë të parë provohet në Ukrainë ë 18 mars 2022, gati një muaj pas pushtimit të Ukrainës, një MiG-31B e M Forcave Ajrore Ruse u ngrit në qiell duke mbajtur një raketë të bardhë 26 këmbë në bark, e destinuar për në një depo municioni në Ukrainën perëndimore. Kjo lloj rakete, e quajtur Kh-47M2 Kinzhal - “kamë” në rusisht - ishte gjuajtur vetëm dy herë në histori, të dyja herë për prova; kjo ishte shfaqja e saj e parë në konflikt aktiv. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Kinzhal shkatërroi depon, duke e shtyrë luftën në Ukrainë në një fazë të re shqetësuese pasigurie dhe përshkallëzimi. Me një rreze të raportuar prej më shumë se 1200 milje dhe një shpejtësi maksimale të pretenduar prej 10 Mach, Kinzhal është një armë e lëshuar nga ajri i bazuar në raketën balistike me rreze të shkurtër

veprimi të Rusisë 9K720 Iskander. Ashtu si të gjitha raketat balistike, Kinzhal arrin shpejtësi hipersonike duke përdorur një motor rakete dhe një shteg fluturimi balistik me hark. Por Rusia pretendon se Kinzhal mund të kryejë manovra evazive në çdo pjesë të udhëtimit të saj. Është një armë e përshkruar nga Presidenti Joe Biden si “pothuajse e pamundur për t’u ndalur”. Kinzhal nuk është kulmi i teknologjisë moderne të raketave, por është i pari i këtij lloji që shfaqet n ë

luftime dhe ka detyruar Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën të vlerësojnë aftësitë e tyre respektive hipersonike. Për SHBA-në, kjo nuk është një pikë lajkatare krahasimi. Shtetet e Bashkuara kanë kryer 17 teste të ndryshme të raketave hipersonike që nga viti 2010 dhe kanë parë 10 dështime. Testi më i fundit i SHBA, në mars 2022, ishte një sukses, por Amerika është të paktën një vit larg nga vënia në dispozicion e një arme hipersonike në luftime. Rusia dhe Kina, ndërkohë, të dyja pretendojnë se kanë armë hipersonike në shërbim tani.

14

E MËRKURË 18 JANAR 2023

EKOLOGJIA

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Vrima e ozonit do të mbyllet brenda disa dekadash Ne po shkojmë drejt “shërimit” të plotë të shtresës stratosferike të ozonit që na mbron nga rrezet UV: suksesi më i madh mjedisor ndonjëherë.

P

ërpjekjet ndërkombëtare për të riparuar vrimën e ozonit kanë funksionuar: shtresa e hollë e atmosferës që mbron Tokën nga rrezet ultravjollcë të diellit, duke thithur pjesën më të madhe të rrezatimit, është duke u shëruar dhe do të kthehet në nivelet optimale brenda disa dekadash. Lajmin e mirë e jep raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e ozonit stratosferik, një analizë e kryer çdo 4 vjet. Ndalimi i klorofluorokarbureve (CFC: kimikate që shkatërrojnë ozonin) i vendosur 36 vjet më parë ka dhënë rezultatet e dëshiruara. NGA 20 DERI 40 VJEÇ Nivelet e ozonit stratosferik do të kthehen në nivelet e vitit 1980 kudo (përpara se vrima e ozonit të “diagnostifikohej”) rreth vitit 2040, me përjashtimin e vetëm të rajoneve polare, ku dëmi ishte më i gjerë dhe rikuperimi do të jetë pak më i ngadalshëm: Rimëkëmbja e plotë mbi Arktik nga 2045 dhe mbi Antarktidë deri në vitin 2066. NESE POLITIKA DEGJON SHKENCEN Hollimi i ozonit stratosferik u njoftua nga shkencëtarët britanikë të Antarktikut në maj 1985, duke ngritur një shqetësim që çoi, vetëm dy vjet më vonë, në nënshkrimin

e Protokollit të Montrealit, një marrëveshje ndërkombëtare midis 46 vendeve për ndalimin e CFC-ve, komponimeve kimike të përdorura në atë kohë. si tretës dhe ftohës. Pakti, i cili hyri në fuqi në 1989, u bë më vonë traktati i parë i Kombeve të Bashkuara që arriti ratifikimin universal, me angazhimin e 197 vendeve anëtare. Ligjërisht e detyrueshme, çoi në eliminimin e 99% të këtyre substancave, të cilat për dekada kishin gjetur përdorim si shtytës për aerosolet në kanaçe me sprucim dhe që përdoreshin në prodhimin e shkumave izoluese, kondicionerëve dhe frigoriferëve. EFEKTI KOLATERAL Edhe nëse vrima në shtresën e ozonit nuk është ndër shkaqet kryesore të krizës klimatike, përfundimi i prodhimit të CFC-ve ka pasur efekte pozitive në klimë, sepse këto substanca janë gjithashtu gazra të fuqishëm serë. Nëse përdorimi i tyre do të vazhdonte i pakontrolluar, ato do

t’i kishin shtuar një shkallë të plotë Celsius ngrohjes globale që nga epoka para-industriale nga mesi i këtij shekulli.

të tyre u sanksionua në 2016 nga Amendamenti Kigali, një tjetër sukses i diplomacisë dhe sensit të përbashkët.

SE BASHKË MUND TA BËJMË Shembulli dhe rezultatet e Protokollit të Montrealit tregojnë se një përgjigje vendimtare, e shpejtë dhe globale ndaj një situate të rrezikshme për të ardhmen e njerëzimit mund të funksionojë: sipas shkencëtarëve, rikuperimi i ozonit stratosferik është një nga sukseset më të mëdha ekologjike në histori. Kjo nuk do të thotë se rruga ka qenë gjithmonë e qetë. Në vitin 2018, një rritje në përdorimin e CFC-ve të ndaluara u identifikua (dhe u bllokua menjëherë) në një zonë të Kinës. Për më tepër, me kalimin e viteve CFC-të janë zëvendësuar nga një grup tjetër kimikatesh industriale, hidrofluorokarburet (HFC) të cilat më vonë rezultuan të jenë po aq problematike sa gazet serrë: ulja e prodhimit dhe konsumit

REPLIKONI SUKSESIN I njëjti veprim global duhet të ndërmerret kundër emetimeve të CO2, por siç shpjegohet në Guardian ka dy grupe problemesh: i pari është se CO2 mbetet në atmosferë shumë më gjatë se CFC-të, të cilat zhduken në njëqind vjet. E dyta është se çdo aspekt i jetës moderne tani bazohet në përdorimin e lëndëve djegëse fosile: ndalimi i prodhimit të dioksidit të karbonit është një sfidë shumë më komplekse (por mbetet e vetmja rrugëdalje nga kriza klimatike). RREZIQET E INXHINIERISË KLIMATIKE Së fundi, dokumenti vlerëson efektet në ozonin stratosferik të propozimit për të injektuar miliona tonë aerosole reflektuese, si dioksidi i squfurit, në atmosferë për të shmangur rrezet e diellit dhe për të reduktuar ngrohjen globale. Një praktikë e gjeoinxhinierisë e hipotezuar nga shkencëtarët amerikanë, por shumë e diskutueshme, e cila do të përfundonte duke penguar ndjeshëm shërimin e vrimës së ozonit. Burimi: fokus.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi

E MËRKURË 18 JANAR 2023

ENCIKLOPEDI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

18 Janar 1976

Masakra e Karantinës,

mbi 1500 libanezë gjejnë vdekjen gjatë nisjes së Luftës Civile

15

Dashi

Ju te dashuruarit keni për te pasur jetën qe keni ëndërruar gjithmonë gjate kësaj dite. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do dashuroheni me më shume pasion se me pare. Beqaret me ne fund do ndihen gati për te krijuar një familje dhe do i pranojnë propozimet qe do iu bëhen. Buxheti do jete gjithë kohës i mire, kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim apo te shlyeni ndonjë borxh.

Demi Dite e mbushur me vështirësi ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera ata nuk do merren vesh dhe nuk do tolerojnë aspak. Beqaret do jene me te shoqërueshëm se me pare dhe ka mundësi qe me dike te afrohen goxha. Dielli do ketë ndikim pozitiv tek financat dhe gjendja me ne fund do ekuilibrohet tej mase. Disa mund te marrin edhe paratë qe ua kishin kërkuar borxh.

Binjakët Jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe do përjetoni kënaqësi pafund. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë asgjë ndryshe ne jetën e tyre sepse edhe ashtu si janë ndihen te plotësuar. Ne planin financiar mos prisni asnjë mrekulli sepse nuk ka për te ndodhur. Mundohuni vetëm ta mbani situatën nen kontroll.

Gaforja Për te gjithë ata qe kane qene ne vështirësi kohet e fundit sot do vije pajtimi. Te dy palët do jene me te logjikshëm dhe do i kuptojnë gabimet qe kane bere. Edhe beqareve do ju buzëqeshë fati dhe çdo gjë do ece ashtu si ata e kishin ëndërruar prej kohesh. Financat do ua mbroje gjate gjithë kohës Marsi. Për pjesën me te madhe do vije stabilizimi e për disa do ketë edhe përmirësime.

Luani

Dite e shkëlqyer ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. As vete nuk do ju besohet se gjerat qe do ju ndodhin do jene reale dhe kënaqësitë nuk do kenë te mbaruar. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te bëjnë atë qe do ju duket me e arsyeshme. Nuk do mungojnë mundësitë për njohje te reja. Për financat mos ua vini veshin te gjitha këshillave të te afërmve.

Virgjëresha Dite sharmante dhe e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje me partnerin, përkundrazi atmosfera do jete gjithë kohës e ngrohte. Beqaret do pëlqejnë tej mase një person, por nuk do arrijnë dot t’ia shprehin sa duhet ndjenjat. Nëse financat i lini pas dore gjendja ka rrezik te përkeqësohet me kalimin e kohës.

M

asakra e Karantinës, ndodhi në fillim te Luftes Civile Libaneze. Me rënien e autoritetit të qeverise libaneze, u rrit ndjeshëm militantizmi i fraksioneve radikale. Karantina, ishte një lagje e varfër myslimane palestineze në Bejrutin lindor, të banuar kryesisht nga të krishterët, por të kontrolluar nga forcat e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), dhe që banohej edhe nga kurdët, sirianët, armenët dhe palestinezët. Luftimet dhe vrasjet që pasuan, përfshinin gjithashtu një zonë të vjetër pranë portit dhe lagjes së afërt Maslakh. Karantina u sulmua nga militantët e Frontit të Djathtë Libanez, kryesisht i krishterë, veçanërisht Partia Kataeb (Falangistët), duke rezultuar në vdekjen e rreth 1.500 njerëzve, kryesisht myslimanë. Pas Forcave Rregullatore të Kataeb (KRF), Gaardianëve të Sedarit (GC), militantët e Tigrave NLP dhe LëvizjaesRinore Libaneze (LYM), morën kontrollin e lagjes Karantina më 18 janar 1976, Tel-Al-Zaatar u vendos nën rrethim, duke çuar në Masakrën TelAl-Zaatar. Masakra e Damurit, ishte një ndëshkim për masakrën e Karantinës.

Peshorja Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe për fat te keq do zhgënjeheni. Ne fakt ai nuk është zoti dhe nuk do mundet dot kurrë t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe zemra do ju rrahe me fort se asnjëherë. Buxhetin do ta menaxhoni me kujdes dhe për fat te mire nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.

Akrepi Do jeni te palogjikshëm dhe si ne ajër sot ju te dashuruarit. Ka rrezik te bëni gabime te pafalshme e me pasoja te renda për te ardhmen tuaj. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe do e takojnë rastësisht ne një ambient pune. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat te matur e te kujdesshëm kjo do jete ne favorin tuaj.

Shigjetari Dite harmonike dhe e veçante ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Pranë partnerin do përjetoni emocione te jashtëzakonshme. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm dhe te kalojnë me shume kohe me miqtë e tyre. Buxheti mund te ketë disa tronditje për shkak te investimeve te nevojshme qe do ju duhet te bëni. Nëse dikush ju ofron ndihme, mos e refuzoni.

NGJARJET E DATËS 18 JANAR 2023

1871

Vilhelm I i Gjermanisë shpallet Kajser në Sallën e Pasqyrave të Pallatit të Versajës (Francë), në fund të Luftës Franko-Prusiane. Ai e kishte titullin e perandorit gjerman që nga kushtetuta e 1 janarit 1871, por kishte hezituar ta pranonte atë.

1977 Në Sindej, Australi, ndodh aksidenti më i rëndë hekurudhor, duke i marrë jetën 83 personave.

1913

Në Luftën e Parë Ballkanike, një flotilje greke mposht marinën Osmane në Betejën Detare të Lemnosit, duke i siguruar Greqisë ishujt e Egjeut të Veriut.

1977

Kryeministri i Jugosllavisë, Xhemal Bijediç, gruaja e tij dhe 6 persona gjashtë të tjerë, vdesin në një aksident ajror në Bosnje Hercegovinë.

1974

Qeveria izralite dhe ajo egjiptiane nënshkruajnë Marrëveshjen për Ndarjes së Forcave, duke i dhënë fund konfliktit në frontin egjiptian të Luftës së Jom Kipurit.

1978

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, shpall fajtore qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për keqtrajtimin e të burgosurve në Irlandën e Veriut, por jo fajtore për tortura.

Bricjapi

Nëse doni qe lidhja juaj me partnerin te mbetet sa me e mire mundohuni te jeni sa me largpamës dhe me tolerante. Beqaret nuk do kenë asnjë dëshirë ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Me shpenzimet mos u tregoni asnjë moment impulsive sepse situata mund t’iu dale menjëherë jashtë kontrollit.

Ujori

Çdo gjë do ju ece për mrekulli gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni një ekip i forte dhe askush nuk do mund t’iu ndaje dot. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe do vazhdojnë ta kërkojnë me kot princin e kaltër. Buxheti nuk do jete i keq. Nëse do ju duhet te merrni kredi ne banke lexoni mire çdo gjë para se te firmosni.

Peshqit Pas një periudhe te vështirë e te mbushur me mosmarrëveshje te shumta, sot do ndiheni me te qete ju te dashuruarit. Do e kuptoni me ne fund se me inat e kokëfortësi nuk mund te arrihet askund. Beqaret ka mundësi te takojnë personat e duhur gjate një ceremonie apo një feste çfarëdo. Financat do kenë ndryshime mjaft pozitive kështu qe do mundeni te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

16

E MËRKURË 18 JANAR 2023

Cyan Magenta Yellow Black

REKLAMA

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.