MJETET MESIMORE Flipbook PDF

Rendesia e mjeteve mesimore ne te nxeneit e suksesshem

63 downloads 119 Views 6MB Size

Recommend Stories


Porque. PDF Created with deskpdf PDF Writer - Trial ::
Porque tu hogar empieza desde adentro. www.avilainteriores.com PDF Created with deskPDF PDF Writer - Trial :: http://www.docudesk.com Avila Interi

EMPRESAS HEADHUNTERS CHILE PDF
Get Instant Access to eBook Empresas Headhunters Chile PDF at Our Huge Library EMPRESAS HEADHUNTERS CHILE PDF ==> Download: EMPRESAS HEADHUNTERS CHIL

Story Transcript

Rëndësia e mjeteve mësimore në të nxënët e suksesshëm


Qëllimi • Qëllimi kryesor i zbatimit dhe aplikimit të novacioneve në mësim është që për kohë të shkurtër të fitohen njohuri më të mëdha. Kjo mund të arrihet, nëse në shkollë zbatohen marrëdhënie të reja me metoda dhe mjete të reja mësimore. Përdorimi i mjeteve dhe metodave mësimore bashkëkohore bën që të përmirësohen shumë mangësi që vëreheshin në mësimdhënien klasike, ku në qendër të saj qëndronte mësuesi dhe njohuritë e dhëna prej tij. • Me ndihmën e mjeteve mësimore mësuesi jo vetëm që e përmirëson cilësinë në mësim, por në masë të madhe racionalizon edhe punën e tij. Përdorimi i mjeteve mësimore do te ishte më i plotë dhe më përmbushës n.q.s. do të shoqërohej dhe me metodën e duhur mësimore. Demonstrimi është metoda e mësimdhënies, e cila bazohet në paraqitjen para nxënësve të një modeli veprimi, të fakteve, të procedurave për të bërë diçka, për të ilustruar diçka, duke përdorur objekte reale ose mjete të përgatitura dhe veprimi i nxënësit vlerësohet sipas standardit të demonstrimit.


Hyrje • Mjete mësimore -- nënkuptojmë objektet me të cilat nxënësit fitojnë dituri. • Mjete ndihmëse -- nënkuptojmë sendet dhe aparatet me përdorimin e të cilave lehtësohet procesi i nxënies dhe i mësimdhënies. • Shfaqja e mjeteve mësimore dhe e atyre ndihmëse të ndryshme në zhvillimin e mësimit si dhe përdorimi i tyre, Prandaj edhe sot në lidhje me çështjen e vlerësimit të mjeteve mësimore dhe ndihmëse akoma mbiçmohet roli i disave, ashtu sikurse nënçmohen dhe përdoren ne mënyrë të pamjaftueshme ca mjete të tjera


MJETET MËSIMORE Numri i mjeteve mësimore është shumë më i madh se numri i mjeteve ndihmëse, sepse çdo objekt dhe çdo proces mund të jetë objekt mësimi. Në klasifikimin e mjeteve mësimore ka kritere të ndryshme. Mjetet mësimore do të mund t’i ndanim përgjithësisht në dy grupe themelore: ❑ Objektet natyrore ❑ Mjetet që janë ndërtuar për zhvillimin e funksioneve psikofizike të nxënësve.


Klasifikimi i mjeteve mësimore ❑ Mjetet mësimore vizuale ❑ Mjetet auditive ❑ Mjetet audiovizuale ❑ Mjetet manuale ❑ Mjetet e komunikimit masiv ❑ Mjetet ndihmëse-teknike mësimore dhe orenditë shkollore


▪ Mjetet ndihmëse mësimore Në kuptimin më të gjerë të konceptit mjete ndihmëse mësimore do të mund të nënkuptonim të gjitha orenditë e shkollës, siç janë bankat shkollore, karriget, tavolinat demostruese, aparate të ndryshme që përdoren në mësim, video projektorët, magnetofoni, qelqi zmadhues, mikroskopi etj. ▪ Në mesin e këtyre mjeteve ndihmëse duhet të permendim më të vjetrin tabelën e shkollës, e cila edhe sot është mjet mësimi i pazëvendësueshëm. Përveç këtyre mjeteve ka edhe mjete të cilat i përdorin nxënësit vetë, sic janë fletoret, lapsat, këndmatësit, vizoret, etj.


Tekstet shkollore • Tekstet shkollore janë mjete që përdoren më së shumti. Teksti shkollor konsiderohet si pjesë përbërëse e shkollës dhe është formuar bashkë me konceptin e mësimit. Do të ishte vështirë të caktohet saktësisht prej kur aplikohen edhe në nivelin më të ulët të shkollës dhe në çfarë formash është paraqitur. Mirëpo, megjithë historinë e gjatë, edhe sot e kësaj dite nuk ekziston qëndrimi unik në lidhje me rolin e tij dhe me kërkesat që do të duhej të plotësonte. • Vetë pyetja se: ”ç’shërben teksti shkollor ?” shkakton qëndrime të ndryshme. Nëse teksti shkollor ekziston që nxënësi të mund të mësojë prej tij te gjitha materialet programore, atëherë përmbajtja e tekstit shkollor dhe struktura e tij do të duhej t’i adaptoheshin kësaj. Në kete rast teksti shkollor është mjet nëpërmjet të cilit mund të fitohen dituri edhe jashtë procesit mësimor. • Teksti shkollor nuk ka karakterin e përshkrimit të të gjitha fakteve dhe proceseve programore, por nxënësve u jep nxitje, udhëzime, burime, vizatime, harta, skema, grafikore, të dhëna të ndryshme etj.


EFIKASITETI DHE MJETET MËSIMORE Karakteristika themelore e të gjitha veprimtarive bashkëkohëse të njerëzve shfaqet në përpjekje që të gjendet baza më efikase organizative e punës dhe që në procesin e punës të përfshihen ato mjete pune që sigurojnë maksimumin e efektit të punës, si p.sh mësimdhënësi të ketë sistemin e vet të punës dhe mjetet specifike të asaj pune. Kështu sikurse edhe profesionet e tjera, po ashtu edhe profesioni i mësimdhënësit duhet të sigurojë mjete specifike për demonstrimin – konkretizimin e lëndëve mësimore.


Pikësynim në këtë drejtim kemi një sërë çështjesh për mjete: 1) Rruga e evolimit të mjeteve mësimore është aq e vjetër sa edhe vetë shkolla.Kjo rrugw, kurdoherë ka përjetuar momente në përkryerjen e mjeteve mësimore, në kryerjen e tyre me risi si dhe duke laruar gradualisht anët negative të tyre me qëllim të interpretimit sa më të drejtë të temës mësimore nga mësimdhënësi 2) Struktura e mjeteve mësimore – ky proces varet drejtpërdrejt nga rruga e zhvillimite tyre. Tani, në shkollë për konkretizimin e mjeteve mësimore nga mësimdhënësi, praktikohet një numër i konsiderueshëm i mjeteve mësimore, si: mjetet e përbashkëta mësimore për shkollë ose objekt mësimor të shkollës dhe mjetet mësimore për çdo lëndë mësimore të mësimit klasor dhe atë lëndor në atë shkollë. Pra, të gjitha këto janë të orientuara kane një qëllim, konkretisht: 3) Mjetet mësimore për mësim – e jo për depo! – pothuaj këtë dukuri e hasim në shumë shkolla fillore, ngaqw ekziston një moskujdesi në masë të duhur në shfrytëzimin e tyre si nga mësimdhënësit ashtu dhe nga vetë nxënësit. e që kjo më pak i takon të fundit. Mësimdhënësi – akoma i padisiplinuar dhe pa një qëndrim të drejtë në shfrytëzimin e tyre për konkretizimin


VLERA E MJETEVE MËSIMORE ❑ Vlera e mjeteve mësimore është aq e madhe sa as që mund të paramendohet shtjellimi i mësimit pa to. Sikrse “bima që zbukurohet me lule, njeriu me mend, populli me kulturë,… arsimi me dituri” edhe dituria me mësim dhe mësimi me konkretizim. Ky, as s’mund të arrihet dhe as s’mund të zhvillohet nëse nuk konkretizohet me mjete mësimore. Mësimi fitohet kur mësimdhënësi për konkretizimin e lëndës mësimore përdor këto mjete, si: verbale, tekstuale, verbale tekstuale, vizuele, audiovizuele, eksperimentale dhe eksperimentale ndihmëse. “Mjetet janë të qenësishme sa fjalët sekondare” thotë J.A.KOMENSKI. Pra, mësimi që shtjellohet vetëm përmes mjetit mësimor verbal – fjalës së gjallë (të folurit) suksesi nuk do të jetë në atë shkallë të suksesit sikurse ai që shtjellohet me mjete tjera, si: vizuele, eksperimentale etj. Janë tri vlera e të qenësishme të mjeteve mësimore, si: Vlera teorike Që me sferën e vet merr – përmban punën profesionale të çdo mësimdhënësi, Vlera praktike Që karakterizohet me praktikën e shkollave e me praktikën didaktiko – metodike Vlera funksionale Që ka për qëllim të arrihet efekti profesional e didaktiko – metodik, qw të arrihet niveli i shtjellimit të mësimit në pozitë të barabartë për të gjithë nxënësit, përparim i barabartë në procesin mësimor për të gjithë nxënësit,


ARSYET DHE RËNDËSIA E PËRDORIMIT TË TEKNOLOGJISË NË KLASË ▪ Në vitet e fundit, kur aplikimet e teknologjisë të tilla si video projektor, smart board, kompjuterë,, internet, tableta, etj., janë futur në sistemin e arsimit, burimet për mësimdhënie kanë ndryshuar në mënyrë të ndryshme. Teknologjia ka transformuar mënyrën e mësimdhënies dhe të nxënit por duke transformuar procesin, ajo po transformon dhe rezultatin (Fouts, 2000). ▪ Metodistët mendojnë se ka shumë avantazhe të përdorimit të teknologjisë në klasë si për shembull: ajo e bën nxënësin më të interesuar për temën mësimore, zvogëlon kohën e të mësuarit si dhe ofron mundësi për të mësuar në mënyrë jotradicionale. Për të kuptuar rëndësinë e teknologjisë në procesin mësimor shtrojmë pyetjen se si dhe sa përdorimi i pajisjeve kompjuterike në arsimin fillor dhe arsimin mesëm të ulët do ta stimulonte motivimin e nxënësve për të mësuar, për t’i angazhuar ata gjatë aktiviteteve të mësimdhënies dhe nxënies dhe si e sa teknologjia do të mbështeste metodat e të nxënit.


Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje e cila do të shpjegonte rolin dhe rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në procesin mësimor, metodistë të arsimit kanë kryer studime të shumta gjatë të cilave kanë vërejtur se përdorimi i pajisjeve kompjuterike në klasë paraqet me të vërtetë përfitime të veçanta. Ata theksojnë se intervistat me mësuesit, nxënësit, prindërit dhe vëzhgimet në klasë tregojnë se motivimi dhe përqendrimi i nxënësve gjatë aktiviteteve të të nxënit rritet kur ata përdorin paisje kompjuterike për t’i përfunduar këto detyra. Përdorimi i pajisjeve kompjuterike mbështet metodat e të nxënit për nxënës me aftësi të ndryshme për të nxënë, kështu përdorimi i tyre ndihmon nxënësit me aftësi të ndryshme konceptuale si dhe nxënësit me nevoja të veçanta në përthithjen më të shpejtë të koncepteve të reja gjatë një teme çfarëdo.


Duke përdorur së bashku teknologjinë dhe qasjen konstruktiviste mësuesi siguron integrim dhe shfrytëzim më të mirë të mjeteve të teknologjisë në klasë në mënyra të përshtatshme dhe efektive, duke i dhënë mësimdhënies/nxënies mjetin e nevojshëm për të përmirësuar metodat e mësimit të cilat kanë në fokus të tyre nxënësin. Të besosh se vetëm përdorimi i teknologjisë dhe kompjuterit do të përmirësojë rezultatet mësimore është njësoj si të mohosh rëndësinë e kapacitetit të mendjes njerëzore. Teknologjia mund ta ndihmojë nxënësin të zhvillojë të gjitha llojet e aftësive nga ato më të thjeshtat deri te ato më të ndërlikuarat. Për mësuesin, sa e rëndësishme është të dijë se për çfarë do ta përdorë teknologjinë, po aq e rëndësishme është të dijë dhe mënyrën se si e nxëna mund të përmirësohet përmes teknologjisë


Integrimi i teknologjisë në klasë nënkupton gjëra të ndryshme për mësues të ndryshëm. 1. Nxënësit e përdorin kompjuterin për të gjetur informacion. 2. Nxënësit e përdorin word-in për të kryer detyrat e shtëpisë. 3. Përdor power –pontin për të bërë prezantime në klasë. Qasja konstruktiviste me fokus nxënësin në qendër, nxit përfshirjen e nxënësit në procesin e ndërtimit të dijeve dhe kërkon mënyra që mësuesi të jetë lehtësues në procesin mësimor dhe jo të diktojë informacionin. Kjo qasje dukshëm lidhet më mirë me integrimin e teknologjisë. P.sh mësimi zbulues si një formë e qasjes konstruktiviste inkurajon angazhimin aktiv, nxit motivimin, përgjegjshmërinë dhe pavarësinë e nxënësit.


PËRFUNDIM Nëse në shoqërinë tonë ka profesione që janë me përgjegjësi, atëherë një prej këtyre profesioneve është ai i mësimdhënies. Ka mendime se mësimdhënia është art, është shkencë, apo të dyja së bashku.”Nëse është mësimdhënia art, kërkon frymëzim, e krijimtari dhe pak prej tyre mund të mësohen. Nëse është shkencë, mësimdhënia kërkon njohuri dhe shprehi që me të vërtetë mund të mësohen. Në tekstin e profesorit Bardhyl Musait theksohet se: “Mësimdhënia e mirë ka brenda elemente të punës së artistit dhe të studiuesit”. Pra mësimdhënia është një proces i cili planifikohet, drejtohet, organizohet nga mësimdhënësi sipas stileve të të nxënit dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ku përvetësohen njohuri, përdoren metoda, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësitë, shkathtësitë, formohen shprehitë si dhe ndodhë formimi tërësor i personalitetit të nxënësve. Mësuesi në veprimtarinë e tij përdor një sërë strategjish, metodash dhe teknikash mësimore ku nxënësit ndërveprojnë në mënyra të ndryshme organizimi. Metodat e diskutimit dhe të punës me grupe krijojnë një mjedis mësimor në të cilin mbështetet të nxënit aktiv. Ky punim fokusohet tek mjetet, metodat dhe teknikat me në qendër nxënësin duke u nisur nga fakti se përdorimi i metodave dhe mjeteve të ndryshme në mësimdhënie është shumë i rëndësishëm në mënyrën sesi nxënësi nxë.


Pyetje Faleminderit Punoi: Mimoza Bruci


Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.