E ENJTE, 19 JANAR 2023
OPED
NUMËR 869
VITI IV I BOTIMIT
ÇMIMI 30 LEKË
F7
ALEANCË EVROPIANE PËR “SHPËTIMIN” E QEVERISË MAQEDONASE F5
SHBA INVESTON MILIONA PËR TË DEMASKUAR REGJIMIN TEK KOREANO-VERIORËT
INVESTIMI
RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA “BESNIK SYKJA”, VELIAJ: HAPËSIRË PËR FËMIJËT F4
PROCESI
PD ZBARKON NË KUSHTETUESE PËR MANDATIN E XHAÇKËS
Gjykata Kushtetuese mbajti dje seancë dëgjimore në lidhje me mandatin e deputetes dhe Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Opozita kërkon heqjen e mandatit për Xhaçkën, pasi sipas saj ka përfituar nga pasuritë publike. Kushtetuesja do të shprehet brenda muajit me një vendim përfundimtar
► FAQE 3
HAKERIMI I TË DHËNAVE
RAMA: PAS SULMIT ISHTE IRANI, BE TË JAPË NDIHMESË
Kryeministri Edi Rama, ka folur për hakërimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë dhe publikimin e tyre online në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023. F 2
Cyan Magenta Yellow Black
SUPLEMENT "SPORT"
VDEKJA E VIALIT
AKUZA ISH-FUTBOLLISTËT: NA JAPNIN MEDIKAMENTE TË PAKONTROLLUARA NDAHET NGA JETA LEGJENDA FUTBOLLIT TË TIRANËS NURI BYLYKU F 9-12
2
E ENJTE 19 JANAR 2023
www.fjala.al
POLITIKË
ONLINE 24 ORË
HAKERIMI I TË DHËNAVE
B
ashkëpunimi mes vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe shkëmbimi i eksperiencave në përballjen me kërcënimet kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara, ishin tema e një prej konferencave të sotme në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023. Kryeministri Edi Rama, ka folur për hakërimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë dhe publikimin e tyre online në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023. Ai u shpreh se ana e frikshme e pranisë së krimit kibernetik është se “kiberkriminelët mund të jenë në shtëpinë tënde dhe ti nuk e di që i ke aty”. Raporti përfshin rezultatet e hulumtimit të ri se si liderët po reagojnë ndaj kërcënimeve kibernetike tani dhe ofron rekomandime se çfarë mund të bëjnë liderët për të siguruar vendet e tyre në vitin që vjen. Kryeministri Rama ndau me të pranishmit përvojën e Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik, si dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi mes vendeve për të shfrytëzuar në mënyrën më të mirë teknologjinë dhe për të formësuar një përgjigje të përbashkët, të shpejtë dhe të suksesshme ndaj kërcënimeve kibernetike.
Shohim pritshmëritë e ngjarjes katastrofike kibernetike nga 95% e liderëve botërorë. Shqipëria ka qenë në zemër të një sulmi kibernetik. Çfarë mund të marrim nga kjo përvojë sidomos për liderët politikë? Faleminderit shumë që më keni ftuar! Do të përpiqem që të jem i dobishëm. Së pari, për shkak të ngjarjes që ju përmendët, ne u detyruam që të nisnim të mësonim më shumë për të dhe një prej fakteve që unë mësova ishte se në qoftë se krimi kibernetik do të ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë globale pas SHBA-së dhe Kinës. Në 2015 potenciali i përllogaritur i përgjithshëm i tij ishte 3 trilionë USD, në 2025 parashikohet të jetë 10.5 trilionë. Në qoftë se do të mendonim në terma të një virusi, Covid 19-ës, që krijoi kaq shumë kaos, dhe pati nevojë për kaq shumë ndërveprim dhe për kaq shumë përpjekje të përbashkëta, le të imagjinojmë një mori eksponenciale virusesh, të cilat çdo ditë pësojnë mutacione në mënyrë eksponenciale – nuk kërcënojnë organizmin tonë, por organizmin ku jetojmë, organizatat tona, vendet tona, sistemet tona – atëherë fundi mund të jetë thjesht një apokalips. Janë viruse që, jo vetëm mund të bllokojnë mënyrën tonë të jetesës, por mund ta kontrollojnë atë dhe mund ta devijojnë, pra mund të përdorin sistemet tona si largqoftë, sistemet e transportit ajror për të na goditur. Merreni me mend, në qoftë se ka një sulm kibernetik tek sistemet e transportit ajror që i kthen një numër avionësh që fluturojnë, në bomba. Ajo çfarë kemi mësuar është se kjo është diçka për të cilën është tejet naive të mendosh që çdo vend,
Rama: Pas sulmit ishte Irani, BE të japë ndihmesë Kryeministri Edi Rama, ka folur për hakërimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë dhe publikimin e tyre online në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023 për të bërë një veprim të përbashkët. E pamë gjatë pandemisë. Ka dhe një gjë tjetër në fund.
qoftë i varfër a i fuqishëm, qoftë i pasur ose jo, të mund ta adresojë i vetëm. Ajo çfarë po shohim në betejën tonë të përditshme, jemi nën sulm qysh prej verës së kaluar nga Irani, (do të ishte e ndërlikuar që t’ia shpjegoja pse-në audiencës, por jemi nën sulm dhe jemi koalicion me një disa vende mike që përballen me të njëjtin kërcënim që vjen nga i njëjti burim e që janë më të zhvilluar se ne sa i takon mbrojtjes kibernetike) është që këto armë, po e përdor këtë fjalë sepse janë armë të vërteta, janë loge dhe kode që përdoren për të na sulmuar, përbëjnë risi edhe për aleatët tanë. Që do të thotë, se bashkëpunimi është
KRYEREDAKTOR: SEBI ALLA WWW.FJALA.AL
edhe një mënyrë për të mësuar se ç’armë të reja përdoren çdo ditë dhe për t’u përgatitur kundër tyre. Nuk mund ta imagjinoj sesi bota, bota institucionale, bota e organizuar, qoftë në sektorin publik apo privat mund t’i mbijetojë kësaj pa një koalicion të madh, shumë të madh. Ajo çka mësojmë nga krimi tradicional në Europë është se krimi tradicional ka krijuar një BE shumë më funksionale sesa shtetet vetë, sepse është shumë më i ndërlidhur, nuk ka samite që nuk mbarojnë kurrë, mbledhje, nuk ka veto për t’i ndalur eksponentët e tij për të bërë ndonjë gjë, ndërkohë që vetë BE duhet të mundohet të krijojë konvergjenca dhe kohezione
ZV.KRYEREDAKTOR: LEONARD VEIZI
A mund të ndani me ne që nuk e kanë ndjekur shumë afër sulmin, disa nga ndikimet dhe pasojat konkrete që vendi juaj përjetoi prej këtij sulmi dhe cila ka qenë përgjigja më e shpejtë që mundët të jepnit? E shmanga këtë në hyrje sepse do të ishte e ndërlikuar për kohën që kemi në dispozicion. Në Davos mund të nisesh vonë, por nuk mund të përfundosh vonë sepse janë të tjerë që duhet të vijnë të zënë sallën. Do të përpiqem që të flas në mënyrë sa më të sintetizuar të jetë e mundur. Ajo çfarë kemi bërë është që e konsideruam teknologjinë si barkën e shpëtimit për të shkuar nga një nivel administrimi, që ishte mjaft i ndotur nga korrupsioni endemik, sa i përket ryshfeteve, në një nivel ku kontakti i drejtpërdrejtë midis qytetarëve dhe nëpunësve publikë dhe zyrave u eliminua përmes ndërveprimit online. Ia dolëm kështu të shndërroheshim nga një vend i cili ishte vërtetë në fund në këtë drejtim tek një vend i cili është i teti i renditur në Europë dhe i 16-17 në botë sipas Kombeve të Bashkuara për vendet që përdorin shërbimet digjitale. Por pikërisht aty donin të na dëmtonin autorët e hacker-imit, praktikisht duke synuar që të asgjësonin tërësisht infrastrukturën tonë digjitale dhe të fshinin tërësisht të dhënat tona të lidhura me shërbimet publike. Ishte shumë shqetësuese sepse për javë të tëra ishte një luftë e jashtëzakonshme që po ndodhte në internet, 24 orë në 7 ditë të javës, shumë njerëz të
përkushtuar në llogore për t’i sprapsur dhe ia dolëm t’i mbijetonin këtij sulmi duke mos i lënë që të bënin atë çfarë donin të bënin. Përmes një analize shumë tërësore që ne e bëmë përmes ekipit kundër kërcënimeve të Microsoft dhe ekipit të FBI arritën në përfundimin se ishte absolutisht e qartë se pas këtij sulmi ishte një shtet dhe konkretisht Irani. Ky është një sulm që i atribuuam Iranit bazuar në fakte. Ana tjetër e pranisë të frikshme të krimit kibernetik në jetët tona është se nuk është njësoj si dikush që të hyn në shtëpi, të shpërthen derën apo të thyen dritaren dhe hyn. Kiberkriminelët mund të jenë në shtëpinë tënde dhe ti nuk e di që i ke aty. Pra, janë depërtime dhe është njësoj si të marrësh e të vendosësh mina me sahat dhe të përcaktosh ditën, kohën kur të shpërthesh minën dhe deri atëherë, ti nuk e di që je duke fjetur mbi një minë. Ajo çfarë po bëjmë sot, siç e thashë, së bashku me dy vende të tjera mike, është saktësisht kjo; ne po zbulojmë, falë edhe ekspertizës së tyre më të madhe, saktësisht se cilat janë lëvizjet në errësirë, që në të kundërt askush nuk do t’i dinte. Ne jemi mjaft të angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin e sektorit privat për këto rreziqe dhe që të bëjmë që edhe sektori privat të hyjë në bashkëpunim dhe në ndërveprim me qeverinë edhe kur vjen fjala për të kontribuar. Pra, nuk është aspak një proces i lehtë por është bota e re, ndaj shpresoj që fjalia profetike e Michel Rocard nuk do të vërtetohet me kohën; para se të vdiste ai tha që “Ndjehem shumë i bekuar që jetova në kohën kur lindi interneti dhe ndihem shumë i bekuar që po e lë këtë botë përpara se interneti ta shkatërrojë”.
GAZETARË: FERNADA CENKO, MONADA MEHMETAJ
EDITORIALISTË: ADRIAN CIVICI, LORENC VANGJELI, PLATOR NESTURI, FRROK ÇUPI, ROLAND QAFOKU, ERALD SHULLA, ERVIN BAKU ADRESA: RRUGA “RESHIT ÇOLLAKU”, ND. 36, H.3, AP.8, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.10, 1001, TIRANË
KONTAKT: 0682034146
Designer:
A LT I N A L I A J
[email protected]
www.fjala.al
E ENJTE 19 JANAR 2023
POLITIKË
ONLINE 24 ORË
3
Mandati i ministres
P
PD zbarkon në Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës
ërfaqësuesit e Partisë Demokratike nga ana e Berishës kanë zbarkuar ditën e djeshme në Gykatën Kushtetuese gjatë kohës që është mbajtur seanca dëgjimore për çështjen “Xhaçka”. Mandati i deputetes është dërguar nga Kushtetuese nga të dyja anët e PD për shkak të konfliktit të interesit, pasi sipas tyre, bashkëshorti i ministres, ish-deputeti socialist Artan Gaçi është shpallur nga qeveria si investitor strategjik. Gjyqtarët dëgjuan palët dhe janë tërhequr për të marrë vendimin i cili pritet të zbardhet brenda një muaji kalendarik. Por deputetët e djathtë kanë këkruar nga shkallët e gjykatës që vendimi të jetë precedent për raste e të tjera. Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka zbardhur qëndrimin para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në seancën për ministren Olta Xhaçka. Shehaj thotë se ka kërkuar të merret vendimi për heqjen e mandatit të Xhaçkës, për shkak se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik. Ai shton se ka kërkuar prej anëtarëve të Kushtetueses të marrin një vendim të drejtë pasi kjo çështje nuk lidhet vetëm me mandatin e Xhaçkës, por me të ardhmen e Shqipërisë. “Ju keni detyrën e mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës sonë dhe për rrjedhojë të mbrojtjes të sistemit tonë demokratik, të lirisë dhe të drejtave të qytetarëve të republikës”, është ka pranuar personalisht në media qe shprehur Shehaj para trupës së gjykatës. ai qëndron pas të dyja kompanive të Korrupsioni i pushtetarëve është kërcënimi shpallura investitor strategjik dhe pavarkryesor i demokracisë dhe për këtë arsye, sisht këtij pohimi publik, as qeveria dhe as Kushtetuta jonë ka ndaluar shprehimisht që Ministrja Xhaçka nuk janë tërhequr nga ky deputetët dhe familjerët e tyre të përfitojnë akt korruptiv”, tha ai duke nënvizuar se ky nga pasuritë publike. Ju keni sot një çështje veprim ka të bëjë me një shkelje të hapur të thjeshtë: deputetja Xhacka (nëpërmjet të Kushtetutës. Ai tha se vendimi i Gjykatës bashkëshortit të saj) ka marrë nga qeveria Kushtetuese është vendimtar për të ardhmen tokë publike falas dhe përfitime të tjera të e shtetit shqiptar. lidhura me statusin e investitorit strategjik. Kjo nuk është thjesht një aferë korruptive por OERD BYLYKBASHI një shkelje flagrate e Kushtetutës dhe është Ka qenë deputeti Oerd Bylykbashi i cili ka kryer me vendim të kryeministrit dhe qeverisë dalë në një prononcim para mediave duke në të cilën bën pjesë ministrja Xhaçka”, është nënvizuar se asnjë deputet apo ministër nuk shprehur deputeti Shehaj. Sipas tij, deputetja mund të përfitojë nga pasuria e shtetit dhe për Xhaçka dhe bashkëshorti i saj duke e ditur këtë standarti është vendosur. Ai tha se nëse shkeljen u përpoqën të fshinin gjurmët duke Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë precedentët e regjistruar kompaninë përfituese në emër e mëparshëm dhe nuk do i heqë mandatin të kunatës së Xhaçka, dhe për këtë mashtrim Olta Xhaçkës, atëherë sipas tij të gjithë bashkanë qenë në dijeni të gjithë, nga zyrtari më i këshortët e deputeteve dhe ministreve do vogël te Kryeministri. “Bashkëshorti i Xhaçkës të pasurohen në mënyrë të paligjshme nga
Gjykata Kushtetuese mbajti dje seancë dëgjimore në lidhje me mandatin e deputetes dhe Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetes për Xhaçkën pasi sipas saj ka përfituar nga pasuritë publike. Kushtetuesja do të shprehet brenda muajit me një vendim përfundimtar
sur. “Nëse sot do të bjerë ky precedent dhe qeveria me presionin që ka ushtruar deri në këto momente, do të arrijnë ta zhbëjnë këtë pikën 3 të nenit 70, të 140 bashkëshortët apo bashkëshortet e deputetëve, apo ministrave do të kenë mundësinë të ushtrojnë nëpërmjet kamuflimit, marrëveshjeve të simulimit, krijimit të kompanive fiktive dhe të ushtrojnë pushtetin në mënyrë të tillë, që të hyjnë të varfër në pushtet dhe të dalin të pasur. Kjo është e papranueshme dhe sot është sigurisht detyra, nderi dhe përgjegjësia e Gjykatës Kushtetuese të mbrojë interesin publik. Ne këtu nuk kemi ardhë për një çështje të PD-së, jemi në mbrojtje të interesit publik dhe gardiani i fundit për këtë është Gjykata Kushtetuese”, tha ai.
politika. “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka një dispozitë shumë të qartë, nenin 70 pika 3 në mbrojtje të interesit publik. Askush, asnjë prej deputetëve nuk mundet që të ushtrojë një aktivitet fitimprurës me pasurinë e shtetit, apo të përfitojë nga pasuria e shtetit. Dhe sanksioni për këtë është humbja e mandatit të deputetit”, është shprehur Bylykbashi. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese tashmë e ka vendosur standardin për përfitime më të vogla se kaq. “Dy deputetë të Republikës së Shqipërisë në të shkuarën kanë humbur mandatin. E themi dhe njëherë, është i vetmi sanksion që ka Kushtetuta në raport me dispozitat e tjera, dhe është një sanksion dhe dispozitë e rrallë në kushtetutat e ndryshme. Dhe kjo nga kushtetutë bërësit është bërë në mënyrë të qëllimshme, për të parandaluar që deputetët apo pushtetmbajtësit të ushtrojnë pushtetin duke u pasuruar në dëm të interesit dhe pasurisë publike”, nënvizoi Bylukbashi, duke theksuar se precedenti është vendo-
OLTA XHAÇKA Para disa ditëve, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti, pas akuzave të opozitës se ka shkelur ligjin pasi bashkëshorti i saj është përfshirë në listën e investitorëve strategjikë të vendit. “Është kthyer në filozofi pune e Foltores dhe Vulës “shpif, shpif se diçka do të mbetet. Por asnjëri nga ne nuk do të rrinte në detyrë për më shumë se 2 javë nëse do të jepte dorëheqje pas çdo shpifjeje dhe hiperbolizimi të opozitës”, tha Xhaçka gjatë një konference për mediat. “Ky është një proces që ka hyrë në binarë ligjorë dhe fjalën e fundit e ka gjykata. Edhe unë po pres me durim që gjykata do të thotë fjalën e fundit, e bindur që nuk kam shkelur asnjë ligj dhe nuk kam tejkaluar asnjë normë etike dhe morale”, tha ajo. HISTORIA Në nëntorin e kaluar, grupimi Berisha dhe ai i Alibeajt depozituan në Gjykatën Kushtetuese dy padi të ndryshme, ndonëse kërkesat ishin të njëjta. Deputetët e PD-së kundërshtonin vendimin e Kuvendit që refuzoi heqjen e mandatit parlamentar të Olta Xhaçkës, për papajtueshmëri, sipas tyre, me Kushtetutën. Ndërkohë, Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 21 kundër, raportin e mazhorancës socialiste që konstatonte se përfitimet si sipërmarrës të bashkëshortit të ministres së Jashtme, nuk e vendosnin Olta Xhaçkën në kushtet e papajtueshmërisë me mandatin parlamentar.
4
E ENJTE 19 JANAR 2023
POLITIKË
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË
Rikonstruktohet shkolla “Besnik Sykja”
Veliaj: Po shfrytëzojmë çdo hapësirë për fëmijët Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha dje se gjimnazi “Besnik Sykja” është në rikosntruskion duke i shtuar edhe një palestër të re. Veliaj tha se do të shtojë ambiente më shumë për fëmijët
G
jimnazi “Besnik Sykja” në Tiranë, po i nënshtrohet rikontruksionit të plotë, duke i shtuar hapësirat dhe një palestër të re për nxënësit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për godinën e re, u shpreh i kënaqur me ecurinë e punës. Ai tha se pavarësisht motit jo të mirë të këtyre ditëve, është bërë 50% të punës dhe shkolla pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm mësimor. “Falenderoj kolegët, të cilët pavarësisht vështirësive të motit, nuk e kanë ndalur punën. Fakti se është bërë më shumë se gjysma e punës, është një lajm i shkëlqyer. Jo vetëm për ne, që jemi palë kontraktore si Bashki e Tiranës, por sidomos për stafin pedagogjik dhe nxënësit, të cilët sot mësojnë te ‘Petro Nini’”, tha Veliaj. Ai dha lajmin se edhe shkolla tjetër ikonë e Tiranës, “Petro Nini Luarasi”, do të rikonstruktohet. “Mandatin tjetër do të bëjmë një ndërhyrje masive për “Petro Nini Luarasin” e ri, por sot foku-
sohemi te “Besnik Sykja”, një shkollë në zemër të Tiranës, në mes të Njësisë 5, një nga zonat ku edhe tregu imobilar, tregu i pronës, është nga më të lartët në Tiranë”, nënvizoi Veliaj. Për këtë arsye, tha kreu i bashkisë, është treguar kujdes që hapësira të shfrytëzohet maksimalisht, në mënyrë që terrenet e reja sportive, me të cilat po kompletohet çdo shkollë, të përdoren nga fëmijët edhe gjatë orëve të pasdites. “Është mëkat që e gjithë kjo hapësirë të mos shfrytëzohet maksimalisht. Zgjidhja që i kemi dhënë është ta maksimizojmë, duke shtuar palestrën. Më vjen mirë që, edhe zgjidhja e dhënë, që të ketë edhe një dalje për t’u përdorur nga komuniteti, shoqatat sportive, nxënësit që vijnë pas mësimit dhe të sigurohemi që në një qytet ku prona vlen kaq shumë të mos lihet bosh asnjë centimetër katror, që mund të shfrytëzohet nga fëmijët, qoftë edhe nxënësit, qoftë të shkollës apo të komunitetit”, u shpreh kryebashkiaku. Veliaj
tha se “Besnik Sykja”, ashtu si shkolla “Emin Duraku”, e çojnë në 45 numrin e shkollave ku bashkia ka ndërhyrë për modernizimin e infrastrukturës arsimore në Tiranë. “Në gjerdanin e shkollave të Tiranës, me dy shkollat e fundit që kemi, “Emin Durakun” dhe “Besnik Sykjan”, një 9-vjeçare dhe një shkollë të mesme në Njësinë 5, ne shkojmë në 45 shkolla në Tiranë, që janë bërë nga e para, ose janë rikonstruktuar, ose kanë filluar nga zero, si shkolla “Kosova”, apo shkollat që u prishën nga tërmetit, si “Sami Frashëri” dhe “Besnik Sykja”. Kur nuk ke bërë asnjë shkollë është shumë e lehtë të japësh mend për shkollën që bën ai tjetri. Kur je ai tjetri që ke bërë 43, 44, 45, ke garë me veten, sepse do që çdo gjë e re të jetë më e mirë se ajo tjetra”, vuri në dukje ai. Veliaj vlerësoi edhe faktin se sot ka një bashkëpunim të shkëlqyer për Tiranën. Shkolla e mesme “Besnik Sykja”, e cila ndodhet në Rrugën “Kristo Floqi” në Tiranë, është ndërtuar në vitin 1964.
Presidenti mbledh më 23 janar Këshillin e Sigurimit Kombëtar residenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit P Kombëtar, organi këshillimor, i cili mbështet atë në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore. Mbledhja do të mbahet me datë 23 janar, në orën 14:30, dhe pritet të ketë si temë kryesore analizën e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Partia Demokratike shprehet se shpopullimi është kthyer tashmë në një emergjencë kombëtare. Në një deklaratë për mediat, në emër të PD, zëdhënësja e kësaj parti Floriana Garo ka bërë thirrje që Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë. “Motoja “Fajin e ka Anglia” papërgjegjshmëri dhe varfëri e mendjeve dhe e politikave të brendshme”,
AKSHI NË SPAK PËR SULMIN KIBERNETIK
artia Demokratike ka reaguar pasi eksperti i IT, Gent Progni kallëzoi në SPAK, AKSHI-n P pas hakërimit të të dhënave të qytetarëve
deklaroi ajo. Piramida e korruptuar e pushtetit në Shqipëri, për të shmangur vëmendjen nga ngjarjet e brendshme, nga skandalet e vjedhjeve dhe babëzia e pafre, kanë nxjerrë nga sirtarët e etërve të tyre praktikat e vjetra, dhe i kanë hapur luftë qeverisë britanike. Partia Demokratike është e pa-ekuivok në bindjen e saj se racizmi ndaj shqiptarëve, apo çdo populli tjetër, është i papranueshëm. ga ana tjetër ne nuk mund të mos e pranojmë botërisht se Shqipëria e
Edi Ramës është eksportues kryesor krimi dhe droge në Europë, dhe në rastin konkret, problemi i emigrantëve klandestinë dhe kriminalitetit, për të cilin po debatohet, është shqiptar dhe jo britanik. Për më shumë, ky problem që është i yni, nuk mund të zgjidhet me deklarata, medemek patriotike, të cilat fshehin papërgjegjshmëri, dhe mosgatishmëri për tu ngritur në rolin e shtetarëve dhe zgjidhur problemet”, tha ajo.
shqiptarë. Ai akuzoi zyrtarët e AKSHI-t si fajtorë për dëmtimin e të dhënave masive të qytetarëve shqiptarë, si pasojë e mosndarjes së serverëve, ku sipas Prognit, “aksesi i hakerave në një server të vetëm u ka krijuar atyre mundësinë e marrjes së të gjitha të dhënave”. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun e PD, Jola Hysaj në një deklaratë për mediat tha se ka ardhur koha që SPAK të hetojë një prej skandale me të madha të qeverisë Rama. PD shton se “Rama e thekson vazhdimisht se është krenar me patronazhistët e PS, duke i çuar një sinjal drejtësisë, duke i thënë “mos m’i prek se janë të mitë!”, ndaj “ka ardhur koha që kryepatronazhisti t’i japë fund përdorimit të aseteve publike për qëllime partiake e personale. “Publiku nuk duhet të ahrrojë se jane shpenzuar defakto rrethe 200 milion euro per sigurine e sistemeve dhe ato jane lene pa asnje mbrojtje. Për faktin e thjeshtë: paratë jane vjedhur me tendera sekretë”, tha Hysaj.
www.fjala.al
P
artitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë formimin e një aleance evropiane për të përshpejtuar procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kjo, sipas drejtuesve të Qeverisë, mund të bëhet duke zgjeruar shumicën parlamentare dhe Qeverinë me partitë që duan të jenë pjesë e kësaj aleance. Nevoja për një Qeveri të zgjeruar lindi për shkak të domosdoshmërisë për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues. Ky është detyrim, që del nga marrëveshja me Bullgarinë, e cila hoqi veton për nisjen e bisedimeve me BE-në, të cilën e kishte vendosur në nëntor të vitit 2020. Në rast se nuk përmbushet ky kusht, atëherë Sofja sërish mund t’i bllokojë bisedimet për kapitujt, por që të ndryshohet Kushtetuta nevojiten dy të tretat apo 80 vota në Kuvend, të cilat shumica aktuale nuk i ka, andaj synon rritjen e shumicës me 8 votat e Aleancës për Shqiptarët, që është në opozitë, por edhe me ndonjë votë të ndonjë partie tjetër më të vogël apo edhe të VMRO DPMNE-së. “Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka shprehur gatishmëri politike për konceptin evropian të shtetit. Ka gjasa që ajo të jetë pjesë e Qeverisë, por se a do të ndodhë kjo, varet nga marrëveshja politike që ka dy aspekte, atë programor dhe tjetrin kadrovik. Dhe, derisa kjo nuk ndodh, nuk mund të flasim nëse shumica parlamentare dhe
E ENJTE 19 JANAR 2023
OP-ED
ONLINE 24 ORË
ALEANCË EVROPIANE PËR “SHPËTIMIN” E QEVERISË MAQEDONASE Qeveria do të ketë edhe një parti politike". "Unë edhe më parë e kam thënë se të gjitha partitë që janë për konceptin evropian të shtetit, tani është koha që këtë ta bëjnë pasi varet nga ne nëse do ta përshpejtojmë integrimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar të mërkurën kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për mediat kushtuar integrimit evropian. Deklarata e Kovaçevskit u bë një ditë pasi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, paralajmëroi formimin e aleancës
evropiane, si domosdoshmëri jo vetëm për ndryshimet kushtetuese, por edhe për integrimin e shpejtë në BE. Integrimi në BE nga Ahmeti shihet si zgjidhje për zhvillimin e vendit, si dhe parandalimin e fenomenit të largimit të të rinjve nga Maqedonia e Veriut. “Kemi çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe për të qenë të suksesshëm në këtë drejtim ne duhet ta kapërcejmë vetveten dhe t’i bashkojmë forcat. Po bisedojmë për formimin e një aleance të bashkuar. Motoja e takimeve me qytetarët është për Evropën e
Bashkuar”, ka deklaruar Ahmeti. Nga Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do të jetë pjesë e Qeverisë, por gjasat janë reale që kjo të ndodhë, bazuar në një prononcim të kryetarit të saj, Arben Taravari. “NËSE KJO NUK NDODH, ATËHERË ZGJEDHJET DO TË JENË TË PASHMANGSHME”, KA THËNË AI. “Nëse Aleanca për Shqiptarët nuk inkuadrohet në Qeveri, gjasat janë të mëdha që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Por,
5
faktorët relevantë ndërkombëtarë na rekomandojnë që të mos ketë zgjedhje, andaj edhe ASH-ja po analizon këtë në kuadër të partisë dhe ka gjasa reale që të bëhemi pjesë e Qeverisë. Kjo do të bëhej në të mirë të qytetarëve”, ka theksuar Taravari. Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur opozita maqedonase po përgatitet për mocionin e votëbesimit të Qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. VMRO DPMNE-ja shpresonte edhe në votat e Aleancës për Shqiptarët, e cila më parë ka qenë pjesë e një mocioni të votëbesimit që kishte dështuar për vetëm një votë deputeti. “Pyesim publikisht Arben Taravarin [kryetarin e ASH-së] kush është ai faktor ndërkombëtar, i cili i kërkon Aleancës të bëhet pjesë e Qeverisë?! Derisa Taravari hesht dhe nuk e tregon faktorin, kjo dëshmon se ai nuk është i sinqertë dhe ka arsye të tjera pse pretendon të bëhet pjesë e Qeverisë”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski. Opozita maqedonase ka thënë se aleanca evropiane nuk është gjë tjetër, pos përpjekje për shpëtimin e Qeverisë. Lëvizja Besa, një parti tjetër opozitare shqiptare, ka thënë se Aleanca për Shqiptarët, “mund ta shpëtojë qeverinë për dy-tre muaj”, pasi kriza sipas kësaj partie, do të thellohet edhe më tej dhe zgjedhjet e parakohshme do të jenë të pashmangshme. Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen në vitin 2024, së bashku me zgjedhjet presidenciale.
6
E ENJTE 19 JANAR 2023
www.fjala.al
BOTË
ONLINE 24 ORË
Makthi im nga lindja e sforcuar, por të paktën kisha ujë të pastër Është një fakt tronditës që më shumë se 16 milionë gra lindin çdo vit pa këtë nevojë elementare. Kjo nuk mund të vazhdojë
NGA NADIYA HUSSAIN*
U
në kam tre fëmijë dhe përvoja ime e lindjes për secilin prej tyre ishte e ndryshme, por ishte e para, që kisha me Musain, është ajo që më ka mbetur më shumë në kujtesë. Ashtu si shumë nëna për herë të parë, unë kisha shpresuar që lindja e fëmijës do të ishte një përvojë e shpejtë, relativisht pa stres, pas së cilës do të isha në gjendje të shkoja në shtëpi me fëmijën tim të bukur dhe të vazhdoja aty ku e kisha lënë. O djalosh, a gabova! Musait iu deshën 72 orë rraskapitëse për të hyrë dhe pikërisht kur mjekët po më përgatisnin për një prerje urgjente cezariane, ai erdhi duke qëlluar në këtë botë. Ishte e çrregullt dhe m'u desh shumë kohë për t'u rikuperuar, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Për mua, lindja ishte larg planit idealist të lindjes që kisha hartuar me kujdes për veten time. Por një gjë që sigurisht e mora si të mirëqenë gjatë kaosit të punës sime në maratonë, ishte që uji i pastër, tualetet e duhura dhe higjiena e mirë do të ishin në dispozicion në spital. Në spitalin universitar St James, Leeds, (i njohur si Jimmy's), ishte e qartë se do të isha në gjendje të pija ujë të pastër sa herë të zgjidhja gjatë atyre orëve intensive dhe të etur të lindjes. Më kujtohet, gjithashtu, sa
Është e vështirë të kuptosh këtë poshtërsi. Në qendrën shëndetësore Mwogo, në rrethin Bugesera të Ruandës, mamia Devota Byukusenge tha për WaterAid: “Për një mami pa ujë në shërbimet e maternitetit, mund ta imagjinoni se çfarë kalojmë mrekullisht freskuese u ndjeva kur më në fund mbaroi për të bërë dushin e parë në repart. Më e rëndësishmja, u ndjeva i sigurt. Mamitë dhe profesionistët shëndetësorë të përfshirë mund të lajnë duart me sapun dhe t'i mbajnë pajisjet e tyre të pastra gjatë gjithë procesit. Unë kurrë nuk kam pasur shqetësime se Musa ose unë do të dëmtojmë për shkak të mungesës së higjienës. Por, mjerisht, nënat në shumë pjesë të botës përballen me një realitet krejt tjetër. Një në katër qendra shëndetësore globalisht nuk ka ujë të pastër në vend dhe pothuajse gjysma janë pa pajisje adekuate për larjen e duarve. Lindja në rrethana të tilla johigjienike do të thotë që nënat dhe foshnjat e tyre janë shpesh në rrezik të infektimit të infeksioneve të parandalueshme si sepsa, meningjiti dhe tetanusi. Pasojat janë tragjike. Çdo minutë, një foshnjë në muajin e parë të jetës vdes nga një infeksion i shkaktuar nga mungesa e ujit të sigurt dhe një mjedis i papastër. Për të ndriçuar këtë realitet shkatërrues, këtë javë shoqata
Asnjë grua në shekullin 21 nuk duhet të rrezikojë të lindë në kushte të tilla johigjienike, por më shumë se 1 milion vdekje çdo vit shoqërohen me lindje të papastra, ndërsa infeksionet përbëjnë 26% të vdekjeve neonatale dhe 11% të vdekshmërisë amtare
bamirëse ndërkombëtare WaterAid krijoi një instalim drite prekëse të grave shtatzëna në vendin e ish-spitalit General Lying-In në Waterloo të Londrës - një nga maternitetet e para të Britanisë. Kjo ishte për të tërhequr vëmendjen ndaj realitetit tronditës se çdo vit 16.6 milionë gra në mbarë botën po lindin në një qendër shëndetësore pa ujë të pastër adekuat, tualete apo higjienë bazë. Për ta vënë në perspektivë, kjo është një grua në çdo dy sekonda. Asnjë grua në shekullin 21 nuk duhet të rrezikojë të lindë në kushte të tilla johigjienike, por më shumë se 1 milion vdekje çdo vit shoqërohen me lindje të papastra, ndërsa infeksionet përbëjnë 26% të vdekjeve neonatale dhe 11% të vdekshmërisë amtare. Në përvojën time, mamitë dhe mjekët shkojnë përtej thirrjes së detyrës, duke punuar heroikisht për t'u dhënë kujdesin më të mirë të mundshëm pacientëve të tyre, pavarësisht nga rrethanat. Por, pavarësisht përpjekjeve të tyre, është pothuajse e pamundur për punonjësit e kujdesit shëndetësor që të mbrojnë shëndetin
e tyre dhe të ofrojnë kujdes të sigurt materniteti pa bazat e ujit të pastër, tualetit të mirë dhe sapunit për larjen e duarve. Është e vështirë të kuptosh këtë poshtërsi. Në qendrën shëndetësore Mwogo, në rrethin Bugesera të Ruandës, mamia Devota Byukusenge tha për WaterAid: “Për një mami pa ujë në shërbimet e maternitetit, mund ta imagjinoni se çfarë kalojmë. Gjithçka është në rrezik, qoftë nëna, i porsalinduri; të gjithë janë në rrezik të infektohen për shkak të mungesës së ujit.” Lindja e Musait ishte e gjatë dhe e ndërlikuar, duke përfshirë epidurale, agoni, lot dhe qepje. Davudi dhe Merjemja nuk ishin as në park. Por nuk mund të filloj të imagjinoj ndonjë fëmijë që të vijë në këtë botë pa këto baza. Nuk ka nevojë të jetë kështu. Kjo është arsyeja pse unë po mbështes apelin Uji do të thotë jetë, për të ndihmuar që çdo nënë të ketë një mjedis të sigurt dhe të pastër në të cilin të lindë. Nënat si Valéria, e cila falë një projekti WaterAid, mundi të lindte fëmijën e saj, Pierpina, në qendrën shëndetësore Mecanhelas në provincën Niassa, Mozambik, me ujë të pastër. Valéria e përshkroi lindjen si "të mrekullueshme" sepse ishte në gjendje të përdorte ujë të pastër para dhe pas për t'u pastruar. Siç shprehet ajo: “Ndihem mirë që mjeku mund të lajë duart me ujë dhe sapun, sepse duke i larë duart, mjeku parandalon [përhapjen e] sëmundjeve. Uji shpëton jetë. Nuk ka jetë pa ujë.” Ne u detyrohemi nënave të tilla si Valéria dhe foshnjave të tyre, si dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor në mbarë botën, të sigurohemi që uji i pastër, tualetet e duhura dhe higjiena e mirë të jenë në çdo qendër shëndetësore në mbarë botën. Kudo në botë që lindni, një përvojë e pastër, e sigurt dhe dinjitoze duhet të jetë e drejta e çdo nëne dhe qasja në ujë të pastër është hapi i parë. *Nadiya Hussain është një autore dhe prezantuese Burimi: theguardian.com/ Përgatiti për botim: L.Veizi
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË
E ENJTE 19 JANAR 2023
BOTË
7
DIKTATORI KOREANO-VERIOR KIM JONG UN
D
uke përdorur radion dhe "mjetet e lirisë së internetit", Uashingtoni synon t'u tregojë qytetarëve të Koresë së Veriut të vërtetën rreth regjimit shtypës të Kim Jong Un dhe t'i inkurajojë ata të "bëjnë më shumë pyetje". Shtetet e Bashkuara do të investojnë 50 milionë dollarë (46 milionë euro) gjatë pesë viteve të ardhshme për të futur fshehurazi informacione rreth botës së Programi amerikan do të jashtme në Korenë e fokusohet në prodhime Veriut, duke shpresuar radiofonike shtesë, si dhe të përmirësojë imazhin e SHBA-së dhe Koresë në zhvillimin e "mjeteve të së Jugut për korelirisë së internetit", që janë ano-veriorët. Si pjesë krijuar për të ndihmuar e një pakete më të gjerë vjetore të shpenzimeve përdoruesit të të mbrojtjes, Presidenti anashkalojnë kufizimet e i SHBA Joe Biden vendosura nga qeveria e nënshkroi në fund të dhjetorit ligjin e Otto Koresë së Veriut për Warmbier kundër aksesin e lirë në botën censurës dhe mbikqyrdixhitale. "Radio duhet të jes së Koresë së Veriut. Akti është krijuar për të jetë relativisht e lehtë, por kundërshtuar censurën aksesi në internet është dhe mbikëqyrjen më sfidues gjithëpërfshirëse të Phenianit ndaj qytetarëve të saj. Ky vendim erdhi pas arrestimit të një studenti amerikan në Phenian në vitin 2016, i cili u dënua me 15 vjet burg për vjedhjen e një posteri. I liruar në qershor 2017 në një gjendje vegjetative, 22-vjeçari Warmbier ndërroi jetë në një spital në Ohio gjashtë ditë më vonë. Sipas aktit, fondet do të shkojnë në Agjencinë Amerikane për Median Globale, e cila në mënyrë efektive shërben si një organizatë anashkalohet për ca kohë. Kjo e bën më shumë informacioneve në veri promovuese për qeverinë e SHBA-së, që të jetë më delikate dhe të ketë do të nxiste kritikat ndaj regjimit, duke transmetuar dhe shpërndarë qëllimin afatgjatë për të destabilizuar por paralajmëroi se do të ishte e informacione në mbarë botën. "Është dhe për t'i nxitur njerëzit e Koresë rrezikshme. Analistët paralajmëruan interesant fakti se si SHBA-ja tani së Veriut të bëjnë më shumë pyetje," se Pheniani ka shtuar goditjet në duket se është më e gatshme të muajt e fundit ndaj kujtdo që kapet operojë në ‘zonat gri' që vendet e tjera tha Pinkston. duke dëgjuar transmetime radiofonike i kanë shfrytëzuar prej disa kohësh. KOREJA E VERIUT të huaja ose duke parë filma apo pro„Lufta do të jetë vetëm një nga masat grame televizive të futura kontrabandë shtrënguese që po zbatohet, teksa GODET MEDIAT E HUAJA në vend. Sipas raportimeve të rinjtë që Eujin Kim, e cila u largua me ndodhemi ende nën pragjet që do të janë parë duke praktikuar lëvizje kërnënën dhe motrën e saj nga Provinca shkaktonin një konflikt konvencional”, cimi në muzikën K-pop janë dërguar tha për DW, Dan Pinkston, profesor e Hamgyong-it të Veriut në vitet 1990 në koloni penale. "Njëzet vjet më parë, për shkak të mungesës së ushqimit që i marrëdhënieve ndërkombëtare në shumë pak informacione për botën rrënoi atdheun e saj, tha se marrja e kampusin e Seulit, në Universitetin e Trojës. Uashingtoni po kërkon të arrijë Rusinë, e cila ka qenë veçanërisht efektive në mbjelljen e propagandës që i çon përpara qëllimet e saj gjeopolitike, tha Pinkston. Programi amerikan do të fokusohet në prodhime radiofonike shtesë, si dhe në zhvillimin e "mjeteve të lirisë së internetit", që janë krijuar për të ndihmuar përdoruesit të anashkalojnë kufizimet e vendosura nga qeveria e Koresë së Veriut për aksesin e lirë në botën dixhitale. "Radio duhet të jetë relativisht e lehtë, por aksesi në internet është më sfidues," tha Pinkston, duke shtuar se "qasjet më të sofistikuara" mund të mos vihen re nga Pheniani në fillim, por "mund të kenë një efekt shumë më shpejt në propagandën e tij”. "Idealisht, një "sulm" i suksesshëm REKETA E RE NDËRKONTINENTALE E KORESË SË VERIUT duke përdorur informacionin do të
PARADA USHTARAKE NË PHENIAN
SHBA INVESTON MILIONA PËR TË DEMASKUAR REGJIMIN TEK KOREANO-VERIORËT e jashtme hynin në Korenë e Veriut, por tani shumë njerëz atje kanë parë lajme ose shfaqje televizive ose filma nga jashtë”, tha Kim, një anëtare e Freedom Speakers International, organizatë që i ndihmon refugjatët koreano-veriorë të mësojnë anglisht. "Por gjatë vitit të fundit, është e qartë se qeveria po përpiqet shumë të kontrollojë informacionin që po hyn në vend," tha ajo. "Regjimi është shumë i shqetësuar për këtë sepse kjo i kërcënon ata, dhe vetëm pak ditë më parë dëgjova se një djalë
adoleshent ishte ekzekutuar pasi kishte parë një film koreano-jugor”. "PO BËHET GJITHNJË E MË E VËSHTIRË” Gazeta e lajmeve Daily NK me bazë në Seul raportoi në fund të dhjetorit se qytetarët e Koresë së Veriut janë urdhëruar të ndjekin shfaqjet e filmave qeveritarë që tregojnë poshtërimin dhe ndëshkimin publik të njerëzve që janë kapur duke parë filma të huaj. Përmbajtja e huaj është cilësuar nga regjimi si "toksina të rrezikshme që rrënjosin iluzionet për vendet armike dhe paralizojnë ndërgjegjen revolucionare dhe klasore”. Pamjet tregojnë grupe njerëzish që qortohen nga turmat brenda një stadiumi, me kokat e tyre të ulura, teksa me sa duket presin dënimin e tyre publik. Në janar, qeveria e Koresë së Veriut do të miratojë Aktin për Mbrojtjen e Gjuhëve Kulturore të Phenianit, i cili i ndalon qytetarët të përdorin terma të huaj kur flasin apo shkruajnë. Ai gjithashtu do të nxjerrë jashtë ligjit modën dhe modelin e huaj të flokëve, si dhe do të rrisë dënimet për aksesin në mediat joqeveritare. "Po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha Kim. "Njerëzit kanë fytyrat e tyre publike dhe mendimet e tyre private, por është gjithnjë e më e rrezikshme t'i ndajnë ato mendime”. DW
8
E ENJTE 19 JANAR 2023
REKLAMË
Fjala është e para!
SHKARKONI
FALAS APP
Cyan Magenta Yellow Black
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË
E ENJTE 19 JANAR 2023
www.fjala.al
E ENJTE, 19 JANAR 2023
ONLINE 24 ORË
9
VDEKJA E VIALIT
AKUZA ISH-FUTBOLLISTËT:
Na japnin medikamente të pakontrolluara
I
sh-futbollisti Dino Baxhio ka folur për vdekjen e ish-bashkëlojtarit të tij tek Juventus, Xhanluka Viali. Ai ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare më 6 janar për shkak të kancerit në pankreas. Duke folur për Tv7 , Dino Baxhio lëshoi një deklaratë fortë duke ngritur alarmin. “Kam një kujtim të mrekullueshëm për Xhanlukën, një djalë që i bëri të rinjtë të rriten. Gjithmonë kishte një fjalë të bukur për të gjithë, por u largua shpejt nga kjo botë. Ne duhet të hetojmë substancat që kemi marrë gjatë asaj kohe. Gjithmonë ka pasur doping. Do të ishte për të kuptuar nëse disa suplemente
na kanë dëmtuar me kalimin e kohës. Me kalimin e kohës duhet të shikoni nëse disa suplemente janë të mira për ju apo jo, nëse mund t’i përdorni ose jo ato. Më pas shumë folën për barin në fusha dhe produktet që përdornin, gjë që shkaktonte probleme. Edhe unë jam i frikësuar, po u ndodh shumë lojtarëve”, përfundoi Baxhio. Deklarata e tij shokuese u përforëcua nga të tjerë ish-futbollistë. Akuzat për doping apo substanca të palejuara kanë qenë të vazhdueshme në vitet ’90, por deklarata e ish-futbollistit të Parmës, Juves dhe kombëtares italiane, ka bërë shumë bujë. Edhe drejtuesi i njohur sportiv italian, Valter Sabatini, ka pranuar
Cyan Magenta Yellow Black
se kjo temë duhej diskutuar. “Kjo është një çështje që qartësisht nuk i përket vetëm ditëve të sotme. Është një fakt shqetësues, por është një histori e vjetër, që nis që më vdekjen e Bruno Beatriçe. Nuk është diskutim që i referohet vetëm Xhanluka Vialit. Ka një seri vdekjesh futbollistësh të gjatë ndaj dyshimet janë të arsyeshme, të lidhura edhe me metodat që përdoreshin një herë e një kohë që nuk ishin të lidhura me shumë mundësi me një sistem dopingu, por i mbështetësve integrues të cilët më doza të tepruara, mund të kenë sjellë ndonjë problematikë të rëndësishme në të ardhmen. Kur unë isha futbollist, kalonin mjekët dhe
të bënin gjilpëra dhe nuk e dije se çfarë të injektonin. Rreziku ishte për të gjithë, me përjashtim të ndokujt që kërkonte të informohej. Unë bëja rregullisht dy gjilpëra para ndeshjes pa pyetur asnjëherë, u besoja mjekëve. Deri tani kam qenë me fat dhe për momentin nuk kam pasoja aq negative. Edhe unë si të tjerët jam i çuditur, por do të dëshiroja që të lihej i qetë Xhanluka Viali, më vjen keq të përfshij një djalë që ka vdekur 10 ditë më parë. Nuk mendoj se ka qenë doping, por disa mjekë përdorin integrues dhe ekziston problemi i sasisë, është ajo që sforcon”, theksoi drejtuesi i njohur italian i cili ka qenë në klube si Lacio, Roma e Inter.
10
E ENJTE 19 JANAR 2023
SPORT
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË
Juventusi i dërmuar, familja largon Andrea Anjelin edhe nga funksionet në shoqëritë e tjera ndrea Anjeli ka marrë një goditje shumë të rëndë të imazhit të tij, pasi është mësuar se lamtumira nga Juventusi nuk do të jetë A e vetmja për pinjollin e familjes Anjeli. Ish-presidenti i bardhezinjve
dha dorëheqjen me bashkëpunëtorët e tij pasi përfshinë Juventusin në një skandal të rëndë manipulimi të bilanceve financiare. Sot (dje), në Asamblenë e Përgjithshme të Juventusit, të fundit si president, Anjeli bëri të qartë se do të largohej edhe nga detyrat që mbante në kompani të tjera të familjes ku mbante role ekzekutive apo ishte pjesë e bordeve administrative. “Duke mbyllur një pjesë kaq të rëndësishme të jetës time, dëshira ime ishte ajo që të ndërroja faqe. Ndaj do të bëj një hap mbrapa sa i përket Asambleve të shoqërive të kuotuara në bursë, në akord të plotë me Xhon Elkan, raporti me të cilin është shumë i fortë. Ishte një kërkesë e imja, në mënyrë që të përballoj të ardhmen në mënyrë të lirë dhe të fortë, me një liri mendimi që përndryshe nuk do ta kisha”, ishin fjalët e Anjelit para Asamblesë duke bërë të qartë se largohej nga rolet e tij në kompanitë “Exor” dhe “Stellantis”, ndërsa do të mbetet gjithsesi aksioner në “Giovanni Agnelli BV”, kompania që i përket familjes Anjeli dhe ku të gjithë trashëgimtarët kanë pjesë. Megjithatë, në mediat italiane aludohet se kërkesa për largimin nuk ka qenë e vetë Andrea Anjelit, por e Xhon Elkan, pasi imazhi i tij lidhej me problemet e Juventusit dhe mund të ndikonte negativisht në këto shoqëri të cilat janë të kuotuara në bursë.
BASHKËPUNIMI PËR SPORTIN
Leva tregon sekretin sesi mundën Realin
Duka takon rektorin e UST
ritshmëritë për Robert Levandovskin në Barcelonë ishin mjaft të mëdha që në momentin që ai vuri këmbët në “Camp Nou”. Parë P rendimentin e tij në Mynih te Bajerni, tifozët e Barcelonës me të dre-
jtë shpresonin për të parë versionin e tij më të mirë edhe në Spanjë. Polaku nuk i ka zhgënjyer. Në 22 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon me katalanasit ka gjetur 20 herë rrugën e rrjetës. Këtë e ka vërtetuar edhe në Superkupën e Spanjës ku ishte protagonist në gjysmëfinale dhe në finale. Kundër Betisit në gjysmëfinale, edhe pse nuk dukej në ditën e tij më të mirë, arriti të shënonte golin e 1-0. Po ashtu iu anulua dhe një gol që mund të kishte qenë rrjeta e 2-1. Ai bëri mjaft mirë detyrën edhe gjatë gjuajtjeve të penalltive, duke shënuar të parën dhe dhënë qetësi shokëve të ekipit. Në finalen kundër Realit, Leva ishte sërish protagonist. Ishte ai që dha pasimin e golit për Gavin, i cili i çeli rrugën fitores së katalanasve. Më pas, në pjesën e dytë shënoi dhe golin e 2-0. Si të ishte një orë, polaku ka shënuar 13 gola në 15 ndeshje në La Liga, 5 gola në 5 takime në Ligën e Kampioneve dhe 2 gola në 2 takime në Superkupën e Spanjës. Ndërkaq, ai ka komentuar edhe suksesin në Superkupën e Spanjës, që për të ishte i pari me fanellën e Barcelonës. “Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne. Ka qenë një titull i merituar për vetë mënyrën se si kemi luajtur. Tani duhet të vijojmë me këtë ritëm duke qenë të bashkuar si një familje. Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me një trofe, sepse kemi shumë cilësi në skuadër”, tha fillimisht ai. Më pas polaku tregoi dhe një sekret me Gavin. “Që para ndeshjes kam biseduar me Gavin. I kërkova atij të më qëndronte sa më pranë, pasi mund të bënim gjëra të rëndësishme”, tha Leva. Polaku kishte të drejtë sepse nga kombinimi mes të dyve erdhën dy golat e parë të Barcelonës.
P
residenti i FSHF-së, Armand Duka priti në një takim Rektorin e Universiteteve të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Kasa për të diskutuar për një sërë çështjesh konkrete në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në këtë takim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, përgjegjësi i Sektorit të Edukimit në FSHF, Sulejman Starova si edhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së, ndërkohë që Rektori i UST shoqërohej edhe nga Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit në Universitetin e
Haland: Objektivi im është që të fitoj Ligën e Kampioneve me Sitin opertina e revistës britanike të modës “GQ” i dedikohet Erling K Halandit dhe pasionit të tij për med-
itimin. Sulmuesi i Sitit, i cili paguhet me 865 mijë paund në javë, po shijon një sezon të parë fantastik me kampionët e Anglisë, ku ka shënuar 33 gola në 30 ndeshjet në të gjitha kompeticionet. Tani 22-vjeçari gjen kohën për t’u shfaqur si ikonë mode, ndërsa mban veshur një xhaketë e cila kushton 2 mijë paund dhe një bluzë “Givenchy” me vlerë 690 paund. Në një tjetër foto në numrin e revistës që
do të botohet më 31 janar, norvegjezi shfaqet i veshur i gjithi me të bardha (xhaketa 3.800 paund dhe bluza 325). Haland shpjegon në intervistën për revistën sesi e ndihmon meditimi, të cilin ai e ka zgjedhur edhe si formë feste për golat në fushë: “Mendoj se është diçka shumë e mirë. Të ndihmon që të qetësohesh dhe të mos mendosh shumë. Sepse stresi nuk është i mirë për asnjë. E urrej të jem i stresuar dhe përpiqem të mos jem. Por koncepti i meditimit është të përpiqesh t’i largohesh këto
mendime. Është diçka individuale, por për mua ka funksionuar me të vërtetë shumë mirë”. Norvegjezi, i cili konsiderohet si një prej numrave 9 më të mirë në botë, u rrëfye edhe në lidhje me objektivat e tij me Mançeser Sitin dhe Norvegjinë: “Unë do të përpiqem me të gjithë forcën time për të fituar trofe këtu me Mançester Sitin dhe të jem një ndryshues loje. Objektivi im është që të fitoj Ligën e Kampioneve. Sa i përket kombëtares, Norvegjia është një vend shumë i vogël, ndoshta me më
SPORT
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË
E ENJTE 19 JANAR 2023
11
Ndarja nga jeta e legjendës Nuri Bylyku, Presidenti Duka: Lamtumirë ikonë e futbollit! shtë ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare ish-futbollisti i shquar i KF Tiranës, Nuri Bylyku, i cili shkroi historinë me klubin bardheË blu në vitet 1960-1970. I lindur më 10 prill të vitit 1937 në Tiranë, ai
u rrit në klubin kryeqytetas dhe me talentin e shpirtin e tij luftarak, arriti të bëhej një futbollist kyç në këtë skuadër, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit e duke fituar disa tituj kampion, në një periudhë kur rivaliteti në kampionatin shqiptar ishte shumë i madh. Bylyku ka vazhduar të jap kontributin e tij në klubin bardheblu edhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, qoftë si trajner apo në role të ndryshme drejtuese. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka shprehur ngushëllimet familjes Bylyku për këtë humbje të madhe në një postim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka vlerësuar kontributin që ish-futbollisti i shquar ka dhënë ndër vite me një përkushtim shumë të madh. “I trishtuar për ndarjen nga jeta të një figure të madhe të futbollit shqiptar siç ishte Nuri Bylyku! Mesfushori i shquar mbahet mend nga të gjithë futbolldashësit si një lojtar energjik e luftarak, që drejtoi Tiranën në fushë si kapiten drejt fitimit të disa titujve kampion në vitet 1960-1970. Pas karrierës në futbollin e luajtur Bylyku nuk u shkëput për asnjë çast nga sporti magjik, duke dhënë kontributin e tij si trajner apo në rolet drejtuese në klubin kryeqytetas për vite me radhë. Familja sot është në zi, pasi ka humbur një personalitet me shumë vlera, një ikonë, që shkroi historinë me klubin bardheblu dhe i dha gjithçka futbollit gjatë gjithë jetës së tij. Në emër edhe të komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bylyku, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm! Lamtumirë Nuri Bylyku!”, – shkruan Presidenti Duka në statusin e tij.
Sporteve të Tiranës, Prof. As. Dr. Arben Kaçurri dhe zyrtarë të UST. Prej kohësh FSHF dhe UST kanë një bashkëpunim të frytshëm në aktivitetet sportive dhe veprimtaritë kualifikuese e trajnuese të organizuara nga këto institucione, duke kontribuar me të gjithë kapacitetin infrastrukturor, bazën materiale dhe burimet njerëzore të disponueshme. Gjatë takimit Presidenti Duka vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu të gjitha gatishmërinë e FSHF-së për të intensifikuar aktivitetet e përbashkëta e veçanërisht për të shfrytëzuar edhe kërkimet shkencore universitare e për t’i vënë në shërbim të zhvillimit të
futbollit. Edhe Rektori Kasa nga ana e tij e ka cilësuar partneritetin me FSHF-në si shumë të rëndësishëm për Universitetin e Sporteve të Tiranës, teksa ka shprehur edhe disa pika konkrete për të vijuar me programe të përbashkëta siç është masteri për përgatitësin atletik apo edhe ngritja e programeve të reja të edukimit, duke parë hapësirat ekzistuese, mastera dhe doktoratura me plane të qarta e konkrete. Palët ranë dakord për ngritjen e një grupi pune për të ndjekur zhvillimin e këtij bashkëpunimi teksa u diskutua edhe për mundësinë e një marrëveshje më të madhe bashkëpunimi, me të gjitha klubet dhe akademitë kryesore,
me fokus edukimin siç duhet të të rinjve, të lojtarëve apo trajnerëve. Gjithashtu, u diskutua edhe rreth analizave cilësore te trajnerëve që përfundojnë kurset formuese pranë FSHF, në mënyrë që të vlerësohet efekti i kurrikulave aktuale që përdoren nga Sektori i Edukimit si dhe u shqyrtua mundësia që përmes UST-së dhe akademikëve të mund të bëhen testime periodike për ngarkesat fizike të futbollistëve. Kjo me qëllim që në bazë të të dhënave të performancës, të arrihet gjenerimi i një raporti individual për çdo lojtar, shoqëruar në vazhdim me udhëzimet dhe rekomandimet përkatëse që mund të çojnë drejt përmirësimit.
pak se 5.5 milionë banorë. Por sërish ti sheh që në Botëror shkojnë vende të vogla dhe bëjnë gjëra fantastike. Ne shpresojmë që të kualifikohemi në 2026-ën, ky është objektivi im i madh me ta. Shpresoj që një ditë të luaj ndeshje me eliminim direkt me Norvegjinë”. Erling sot është një numër “9”, por nuk ka qenë gjithnjë kështu: “Kur isha fëmija luaja në krah. Isha me të vërtetë i shpejtë”. Por kur e sheh sesi zotëron repartin e sulmit brenda zone, të krijohet përshtypja që është një lojtar që është mësuar të shkelë në ato anë prej vitesh. Ai e ka një objektiv se ku do të mbërrijë pas një dekade: “Shikoni Benzemanë, ai tani është 35 vjeç dhe mendoj se është edhe më i mirë në këtë moshë. Kështu që pas 12 vitesh unë shpresoj që të jem më i mirë sesa jam tani”.
Kampioni i Botës vlerëson Rejan: “Më besoi si një baba” apu Gomez, futbollisti argjentinas që u shpall kamion Bote, i ka thurur elozhe ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja, teksa P në një intervistë speciale të dhënë për “Corner”, e ka cilësuar Rejën
si një baba që i bësoi duke e ndihmuar që të rritej, pas transferimit te Atalanta, duke u shndërruar më pas te një lider te zikaltërit. “Pas eksperiencës në Kharkiv, pata dy oferta: Atalanta dhe Verona që i kishte shitur Iturben Romës. Unë nuk isha i bindur për të shkuar në Verona, ndërsa Denis dhe Moralez ishin te Atalanta. Po prisja në një hotel në Milano dhe ditën e fundit, pas shitjes së Bonaventurës te Milani, mori formë kalimi te Atalanta. Nuk e kam menduar kurrë se nuk ishte zgjedhja e duhur, por në 4 muajt e parë vuajta nga mosbërja e ndonjë përgatitjeje reale dhe sepse 4-4-1-1 e Kolantuonos nuk ishte e duhura për mua. Me ardhjen e Rejës kaluam në 4-3-3, ai më vendosi në qendër të lojës dhe kjo më bëri të ndihem i rëndësishëm. Reja më besoi si baba dhe prej andej u rrita shumë. Ndeshja e Champions League kundër Dinamos ishte ndoshta ndeshja ime më e mirë kundër Atalantës. Në Europë e kemi paguar mungesën e përvojës. Atalanta ime ideale është një përzierje mes asaj të sezonit 2016/17 dhe atij të sezonit 2019/20”, ka treguar Papu Gomez.
12
E ENJTE 19 JANAR 2023
SPECIALE
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË
Kronikat shpirtërore nga ushtria NGA BESNIK VELAJ
N
ëjetënmëtëçmuartënjeriut, kronologjikisht faktet, mbresat, marrëdhëniet midis shokësh, kujtimet më të mira, që të skaliten si me daltë në kujtesën materiale - shpirtërore-artistike, edukative, burrërore, trimërore, shoqërore, familjare, atdhetare etj., vlera të paçmuara, janë nga jeta ushtarake. Në shtator të vitit 1966, brezit tim ju bë nderi i madh, mobilizohej ushtar. Ai ishte një privilegj, që nuk ja kishe borxh askujt, askush nuk të kishte borxh ty, ishte një detyrë ligjore-kushtetuese për të mbrojtur atedheun, familjen, Nënën Shqipëri, ashtu si partizanët në Luftën Nacional Çlirimtare që dolën fitimtar. Në përcjelljet tek Dega Ushtarake në Fier, na uruan prindërit: -"Të veni e të vini shëndosh, të mësoni artin luftarak, të dëgjoni komandantët e komisarët, të dilni faqebardhë në stërvitje, të na nderoni me rezultate të larta në qitje, armikun në grykë të pushkës dhe të topit"! Për tre muaj ne bëmë betimin si partizanët. Patëm një privilegj të madh, mësuesit tanë oficerë (komandant-komisarë), kishin marr pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare, ishin pajisur me kulturë ushtarake, duke mbaruar akademira të ç'do disipline luftarake. Diturit që fituam (ushtarët e rinj), ishin në nivelin e kërkesave të kohës, me teori dhe praktik të qarta, zbatueshme. Si në kontekstin e mësipërm, po bëjë një retrospektiv, për të prurë një pjesë të realitetit në gjininë e kronikës shpirtërore nga jeta ushtarake! JEHONA E KRISMAVE TË PARA Janë orët e para të mëngjesit. Reparti artileri 2975. Efektivi, rrëzë Malit të Dajtit, Linx, kanë kaluar një natë të ftohtë dimri. Duket sikur të vjen keq, që nga kjo ftohtësi "kanë mërdhirë” dhe bateritë e topave 122milimetra, diagaçve, makinave. Befas reparti gjallërohet nga kënga e pioniereve të shkollës 8-vjeçare “Naim Frashëri" dhe ushtrave të rinj që do të bëjnë qitje. Nxënësit e klasave të shtata e të teta të kësaj shkolle bashkë me ushtarët kanë kohë që përgatiten s’bashku. Prandaj sot ushtarët Ilmi Veseli, Kristua, Vasil Zhdavua me kolektivin janë kaq të shqetësuar. Ata përgatisin çdo gjë që puna e përbashkët me pionierët të kurorzohet me sukses. Pionierët bashkë me ushtarët arritën në poligon. Fillojnë udhëzimet, Janë udhëzimet e fundit që ndigjojnë pionierët-ushtarët, pastaj ata vet do të tregojnë që e kanë zotëruar mjeshtrinë. Pionirët-ushtarët janë shumë të emocionuar. Kush do të qëlloj i pari? Çfarë rezultati do të arrin? Këto pyetje e mundojnë seci-
lin. Presin radhën. Por komandant Anastas Romanua e zgjidh me urtësi çështjen. Ai merr pushkën, ulet, jep dhe një herë vetë udhëzimet, së fundi tyta e pushkës drejtohet nga tabela. Të tri predhat godasin objektivin, rezultati- shkëlqyeshëm. Fëmijët dhe ushtarët e rinj presin, kush do të qëlloj pas komandantit. Drejtë pozicionit niset nxënësi Edmond Birbo. Është një djalosh i gjatë, me flokë të dredhura. Është i qetë dhe i sigurt. Merr shenjë duke pasur kujdes vërejtjen e komandantit, që i rri gjithmonë tek koka dhe hap zjarr. Ai mori 27 pikë. Të gjithë pionier, ushtarë e rrethojnë, duan ta pyesin. Ai thotë: -Mendoni sikur tabela të jetë armiku e ne sikur të jemi në luftë. Qëlloni atë me gjakftohtësi e urrejtje dhe kini për të parë se do ta asgjësoni. Mua kështu më prorsitën prindërit dhe komandanti. Qitja vazhdon. Radhën e ka komandanti i kompanisë, Adriatik Zaçe . Në mësime është i shkëlqyeshëm, por dhe syrin e ka pishë. Dora e tij nuk gabon. "Armikun" e godet për vdekje. U vjen radha vajzave. Bardha merr pushkën e zë pozicion. Shoku komandant, thote Bardha, -unë dua që të veproj vetë. Komandanti i kënaqur nga besimi i kësaj vajze në vetvehte, largohet, duke mbajtur gjithmon sytë nga ajo. Dëgjohet një krisëm, pastaj një tjetër dhe më vonë një e tretë. Shkëlqyeshëm!raporton ushtar Rrema. Kështu qëlluan ata të gjithë me radhë ushtarë, nxënës duke ndjekur shëmbullin e shoku-shokut. Qitja mbaroi. Ata dolën shkëlqyeshëm. Kudo që të shkojnë ata, ushtarë dhe nxënës , do të ndigjojnë buçimat e para që u lanë mbresa. Ushtarët do ta kenë armikun në grykë të pushkës, pionierët do të mësojnë më mirë dhe do të jenë usharë si ne. ARTILIERËT NË STËRVITJE Koha është shumë e keqe, bie shi, por ata janë aty, pranë topave dhe nuk lëvizin nga vendi. Presin urdhër nga komandanti. Është efektivi ku është komandant Sami Çela, i cili është udhëheqës i strëvitjes. Sot i shpjegon ai efektivit të rreshtuar, do të zhvillojmë temën:"Zënia e pozicionit të zjarrit dhe bërjen e topave gati për qitje ". Shkelet kronometri. Shoferat ndezin tërheqësat. Komandanti vendos aparatin përkatës dhe drejton topat në drejtim, andej nga është fronti i "armikut". Drejtimi u dha:Të këthejmë topat në atë drejtim, dëgjohet zëri i komandantit. Fjala e tij është urdhër për ta. Të foli komandanti, të foli atdheu, prandaj ata i shtojnë edhe më shumë lëvizjet. Shiu vazhdon të bjerë. janë bërë ujë, por stërvitja vazhdon, bile me forca të shumefishuara. Terreni është mjaftë i rënduar. Nuk është vetëm shiu që bie, por edhe balta e krijuar prej tij. Asgjë nuk i pengon
Një urra e përbashkët, fortë, më e fort se ushtima e dallgve të detit dëgjohet. Atë e ndigjojnë edhe malet. Kështu stërviten ata në borë, në shi, edhe atëherë kur dielli është në zenith e djeg si saç
ata. -Faslli jepi pak kësaj kofshës së majtë të topit, se nuk del rrota nga balta, dëgjohet zëri i ushtar Kurtit. Nuk e ka fajën balta, por çliruesi të cilin ti nuk e ke çliruar, përgjigjet ushtar Faslliu. Tani po... Më tutje shikojm ushtar Spiro Çavon, i cili
nuk shtyn dot kofshën e djathtë të topit-Merr levën, thot ushtar Llambi Hila, pse i dilet gjithë kësaj balte vetëm me duar? Shoku i tij vepron ashtu si thuhet duke vendosur levën tek rrota e kofshës së topit, e cila ka ngecur në baltë. Kështu e ndihmojnë ata njeri-tjetrin. Topat u pregatitën për luftim. Ata janë gati për qitje. raportohet gadishmëria:Çdo gjë gati, bile tre sekonda para afatit. Të jesh dhe një të 10-ën e sekondës gati para "armikut" do të thotë të hapësh zjarr i pari dhe ta shkatërrosh atë. nga kjo shpejtësi e madhe të duket sikur edhe akrepave të kronometrit u merret fryma. Shëjnuesit presin komandat... Ato jepen. Drejtim shënjestër... tokësori... rapoeton topllogaritësi Ushtar Mitat bajollari. Bëhet vendosja e tyre në topat. Të gjithë janë përqëndruar në atë detyrë që është caktuar e secili përpiqet ta kryej sa më mirë. Gati! Gati, përgjigjen shënjusit pothuajse në një kohë. Komandanti kontrollon saktësinë e të dhënve dhe vendosjen e tyre në topa. Çdo gjë e sakt. Jepet komanda një predh mbush! Ngrihen grykat e çelnikta në një kohë. Jepet komanda zjarr! Pas dy, tre komandave zjarr raportohet se armiku u asgjësua tutje në det. Edhe grupi ku drejton komandant Bardhyl Shtylla, komisar Sabaudin Berberi arrin rezultate të shkëlqyera. Një urra e përbashkët, fortë, më e fort se ushtima e dallgve të detit dëgjohet. Atë e ndigjojnë edhe malet. Kështu stërviten ata në borë, në shi, edhe atëherë kur dielli është në zenith e djeg si saç. Për këtë ata janë të vetëdijshëm se kështu e do Shqipëria, atdheu jonë i dashur. FORCË FJALE DHE SHËMBULLI "Është Nasi Duro, ushtari shëmbëllor, që jep rendiment sa për pesë". Këto fjalë do t'i dëgjosh sa herë e sheh Nasin midis shokve. Për punën dhe sjelljen e mirë të tij flasin me admirim të gjithë se ai ka lënë gjurmë në çdo aktivitet, dallohet ndër të gjithë shokët ushtarë për thjeshtësi, dashuri ndaj shokëve dhe rezultate të larta. Ushtar Hasan Hasko tregon se Nasi s'ka vetëm forcë të madhe krahu, por dhe forcë fjale e shëmbulli. Shumë ngjarje flasin qartë se me ç'ndërgjejge të lartë i kryen ai detyrat e caktura nga komanda dhe kolektivi. Kur një ditë, nënëreparti hapte gropa për të mbjellë pemë, Nasi vuri re se, disa
ushtarë, para kohës së caktuar të pushimit, u ulën të ndiznin xigare. I thanë dhe atij të pushonte bashkë me ta, por ai u përgjegj: "Jo unë do të zvëndësoj kohën që humbisni juve". Asnjë se zgjati, por ndoqën shembullin e tij. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie, Nasi kryen detyrën e rojes. Ai porositi shokun e tij që t'i blente diçka në qytet, shoku ja plotësoi nevojën. Por kur u këthye që t’ia jepte, Nasi kish marr detyrën luftarake. Atëhere u nis t'ia shpinte atje në vendroje, por zëri i tij buçiti: "Ndal"! Para disa muajësh, kur ky ushtar kishte qënë me ethe, Nasi i qëndroi te koka gjithë natën, bile e mbuloi edhe me bataniet e tij. E si pra, gjithë ky seriozitet! Kështu mendonte n'ato çaste, por për Nasin ky gjykim ishte krejtësisht i gabuar. Ai u shpreh se, shoku kurr nuk duhet përzier në detyrat e rojës, sepse atje ushtari kryen detyrën luftarake dhe, kërkohet përqëndrim i madh i vëmëndjes, vigjilencë në shkallën më të lartë. Sa herë vendos pushkën në aramaturë të lokalit të truprojeve, bisedon me shokët rreth detyrave të veçanta të rojes, i pyet për gjithçka që ka të bëjë me gadishmërinë në vendroje, rreh mendimet me ta, lexon pjesë nga rregullorja e shërbimit të garnizonit, për vehte dhe për shokët, kritikon çfaqjet negative të çdonjerit. Dhe Nasi kritikën e ka të ashpër, seps në raste të tilla, gabimet nuk duhet t'i lëmë të kalojnë në qetësi, pasi fjala është për mbrojtjen e Atëdheut. Shërbimi është detyrë luftarake dhe Nasi nuk lejon që të bëhen leshime në të. janë pikërisht këto motive, që e kanë shtyrë ushtar Nasin të vejë në radhë të parë interesin e përgjithshëm, ndonse ndonjëherë është cënuar interesi i tij personal. Ja nje rast. E lajmëruan se në qytet i kishin ardhur prindërit. Komandanti i plotesoi biletën e daljes së lirë dhe ai u pregattit të nisej. Por kur u bë instruktazhi i personelit të shërbimit, u vu re se, një ushtar nuk qe mirë me shëndet. Nasi e hetoi një gjë të tillë dhe, aty për aty, përfytyroi vendrojen. Ai, si ushtar i popullit, i Atëdheut, e ka të qartë në çdo çast se, për ët mbrojtur fitoret e Luftës Nacional Çlirimtar, për të mbrojtur dhe prindërit e tij, që kishin ardhur ta takonin, duhet mbrojtur çdo post luftarak. Se zgjati më tej dhe u drejtua tek pushka e tij, u vu në vendroje.
KULTURË
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË
E ENJTE 19 JANAR 2023
13
Zbulimi i “madhësisë” misterioze të fshehur në Krishtin e Mbuluar Krishti i Mbuluar, kryevepra e padiskutueshme e Giuseppe Sanmartino, duket se ende pulson nga jeta, i mbështjellë në transparencën e asaj velloje që duket se është fryt i një mrekullie misterioze
K Pavarësisht gjithçkaje, ka ende nga ata që mendojnë se, brenda mureve të ndërtesës, Princi ka bërë gjëra të patregueshme dhe se pas figurave, të mbështjellë me vello shumë të hollë dhe rrjeta guri, shpirtra të pafajshëm janë fshehur përgjithmonë të burgosur në mermer.
apela Sansevero (shih foton më poshtë), në zemër të qendrës historike të Napolit, është një vend magjepsës plot mister, një thesar skulpturash dhe zbukurimesh. E themeluar fillimisht në fund të shekullit të 16-të, si një tempull varror i familjes di Sangro, ai ia detyron famën e tij figurës eklektike të Raimondo di Sangro, Princit të Sansevero, i cili, duke filluar nga viti 1750, vendosi të krijojë një hapësirë unike, e cila përfaqësonte fuqinë e familjes së tij, duke e rritur atë me vepra të shumta arti, rezultat i një projekti të përpunuar. Kryevepra më e famshme e të gjithë Kapelës është Krishti i Veiluar, një vepër mermeri që Giuseppe Sanmartino (1720-1793), një artist napolitan, e krijoi në 1753 me porosi nga Princi i Sansevero. E bërë nga një bllok i vetëm mermeri, skulptura përfaqëson trupin e Krishtit, të pajetë, pasi u hoq nga kryqi, i shtrirë horizontalisht në qendër të naosit, duke krijuar një dialog unik dhe të privilegjuar me skulpturat e tjera. SHENJAT E MARTIRIT Trupi thuajse po merr frymën e fundit: vena që pulson në ballë, shpimet e thonjve në duar, ana e zbrazët. Tek këmbët janë vendosur simbolet e martirizimit: kurora me gjemba, gozhdët dhe pincat. Por ajo që bie më shumë në sy është velloja, e punuar me transparencë dhe delikatesë mjeshtërore dhe që, pikërisht për mjeshtërinë e saj të jashtëzakonshme, ka kontribuar në përhapjen e anekdotave dhe legjendave. Në fakt, thuhet se nuk është bërë nga i njëjti bllok mermeri, por nga një procedurë kimike e kalcifikimit të kristaleve të një velloje mbretërore të vendosur mbi mermer dhe më pas të shkrirë në të. Edhe shekuj më vonë, historia vdes rëndë. MISTER Haloja e misterit që rrethon transparencën pothuajse të lëngshme të qefinit vazhdon, në fakt, të ushqehet. Nga ana tjetër, qëllimi ishte të ngjallte habi: nuk ishte rastësi që vetë klienti vuri në dukje se ajo vello mermeri ishte aq e paprekshme dhe “e bërë me një art të tillë sa të lërë të habitur vëzhguesit më të aftë”. MAKINAT ANATOMIKE Vetë Princi i Sansevero-s ishte një “hetues i mistereve më të pakuptimta të natyrës”, siç lexonin letrat në reliev në gurin e varrit të tij. Brenda Kapelës, në fakt, është gjithashtu e mundur të admirohen të ashtuquajturat Makina Anatomike (foto më lart), dy skelete njerëzore (burrë dhe grua) rreth të cilëve sistemi i qarkullimit të gjakut ruhet ende në mënyrë perfekte, duke përdorur një teknikë të panjohur. Thuhet se kjo e fundit është rindërtuar me materiale heterogjene nga dora e njeriut, por nuk përjashtohet, siç thotë legjenda më e përhapur, që dy makinat janë bërë duke injektuar lëndë kimike në trupin e dy shërbëtorëve të varfër që punonin në. shërbimi i Princit.
EDHE CANOVA... Ndër adhuruesit e veprës vlen të kujtohet i famshëm Antonio Canova i cili deklaroi se do të kishte dhënë dhjetë vjet jetë për të qenë skulptori i Krishtit të Mbuluar. Pavarësisht gjithçkaje, ka ende nga ata që mendojnë se, brenda mureve të ndërtesës, Princi ka bërë gjëra të patregueshme dhe se pas figurave, të mbështjellë me vello shumë të hollë dhe rrjeta guri, shpirtra të pafajshëm janë fshehur përgjithmonë të burgosur në mermer. Burimi: fokus.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi
14
E ENJTE 19 JANAR 2023
EKOLOGJIA
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË
Në Exxon e dinin lidhjen mes emetimeve dhe ngrohjes globale, por e fshehën atë Shkencëtarët në kompaninë e naftës Exxon kishin parashikuar ngrohjen globale nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile që nga fundi i viteve 1970. Por ata heshtën.
Nga ana e saj, ExxonMobil mbrohet mjaft dobët, duke mohuar çdo akuzë pa sjellë megjithatë argumente të forta në favor të saj: «Në vitet e fundit pyetja është ngritur disa herë dhe përgjigja jonë është gjithmonë e njëjtë: kushdo që pretendon “Exxon e dinte” ai ishte gabim”
N
jë nga gjigantët më të mëdhenj të naftës në botë ka qenë i vetëdijshëmpërdekada të tëra për dëmin e mjedisit që vjen nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile, por ka heshtur dhe shpesh ka hedhur dyshime mbi vlefshmërinë e modeleve klimatike: kjo është ajo që del nga një studim i publikuar në Shkencë, e cila akuzon ExxonMobil se ka vënë interesat e saj ekonomike përpara sigurisë klimatike të planetit. Nuk është hera e parë që kompania merr akuza të tilla: tashmë në vitin 2015, një raport i InsideClimate News kishte drejtuar gishtin drejt heshtjes së ExxonMobil, fajtor se ishte paralajmëruar nga shkencëtarët e saj për rreziqet “potencialisht katastrofike” të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeri. Është pikërisht për të konfirmuar vërtetësinë e pretendimeve të InsideClimate News që disa studiues nga Universiteti i Harvardit dhe Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik kanë vendosur të
hetojnë më tej, duke qenë se në atë kohë kompania ishte mbrojtur duke pretenduar se gazetarët kishin tregoi vetëm një pjesë të realitetit, duke përzgjedhur disa fakte dhe duke anashkaluar të tjerat.
deklaroi se parashikimet e ngrohjes globale ishin “bazuar në modele klimatike krejtësisht të paargumentuara ose, më shpesh, në spekulime të thjeshta” dhe - vitin e ardhshëm - se ne nuk kishim “një kuptim shkencor të klimën e mjaftueshme për të qenë në gjendje të bëni parashikime të arsyeshme dhe/ose të justifikoni masat drastike”.
AKUZAT Studimi i Shkencës është i qartë: nga viti 1977 deri në 2003, shkencëtarët e Exxon studiuan me kujdes rolin e lëndëve djegëse fosile në ngrohjen globale, duke përcaktuar saktësisht sasinë maksimale të CO2 që mund të kishim lëshuar në atmosferë përpara se të arrinim nivelet e alarmit dhe duke përjashtuar ardhjen e një të re. epoka e akullnajave (ndërsa vazhdon t’i referohet publikisht).
MBROJTJE TË DOBËTA Nga ana e saj, ExxonMobil mbrohet mjaft dobët, duke mohuar çdo akuzë pa sjellë megjithatë argumente të forta në favor të saj: «Në vitet e fundit pyetja është ngritur disa herë dhe përgjigja jonë është gjithmonë e njëjtë: kushdo që pretendon “Exxon e dinte” ai ishte gabim”, tha kompania për BBC. Sipas autorëve të studimit, duke mohuar shkencën e klimës, ExxonMobil kundërshtoi shkencëtarët e vet: ishte një politikë shumë specifike e kompanisë, siç dëshmohet nga një dokument i brendshëm në të cilin ishte përcaktuar se në publik kompania duhet të “theksonte pasigurinë e shkencës. konkluzione në lidhje me efektin serë”. Akuzat kundër ExxonMobil nuk duhet të na habisin shumë: situata e saj është një shembull i qartë se si (pothuajse gjithmonë) interesat private janë para të mirës së përbashkët. Përndryshe pse do të lejohej pirja e duhanit?
ETIKA VS PARAJA Ndërgjegjësimi i brendshëm, megjithatë, u përplas me interesat ekonomike të kompanisë, e cila në tremujorin e tretë të 2022 kishte fitime prej gati 20 miliardë dollarësh. Në vitin 1999, Lee Raymond, shefi ekzekutiv i ExxonMobil,
E ENJTE 19 JANAR 2023
ENCIKLOPEDI
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË
19 Prill 1995
Shpërthim terrorist në Oklahoma, mbesin të vdekur 168 persona
15
Dashi
Do ndiheni me te lire për te bere atë qe dëshironi ju te dashuruarit. Çastet e lumtura do jene te njëpasnjëshme kështu qe juve do ju ngelet vetëm t’i shfrytëzoni. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për te hedhur hapa me tej. Sektori i financave do jete delikat. Çdo gabim sado i vogël mund te sjelle pasoja te renda për te ardhmen.
Demi Do dashuroheni si te çmendur sot ju qe jeni ne një lidhje dhe te gjithë do ju kenë zili. Mos lejoni askënd te ndërhyjë tej jeta juaj dhe t’ua prishe planet. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fiksohen diku edhe pse ne fakt mundësitë kane për te qene te shumta. Për financat do jeni shume te me kujdesshëm kështu qe gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.
Binjakët Nuk do keni me as tabu dhe as probleme ne jetën tuaj gjate kësaj dite. Do bëni ne çdo moment atë qe do mendoni si me te arsyeshme. Beqaret do kenë tërheqje te madhe fizike për dike dhe mund te bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm qe ta bëjnë për vete. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume maturi dhe përkujdes ne mënyrë qe situata te përmirësohet disi.
Gaforja Detajet e vogla te jetës ne çift, edhe pse mund te duken pa rëndësi, mund te ndryshojnë gjithçka. Kujdesuni sa me shume për to dhe do ndiheni me te lumtur. Beqaret do afrohen mjaft me një person sensual dhe me një bote te madhe. Gjendja financiare do konsolidohet edhe me shume pas disa masave te rëndësishme qe do merrni. Edhe pse duhet ta kishit bere me pare, me mire vone se kurrë.
Luani
Për çiftet dita e sotme ka për te qene harmonike, e veçante dhe plot ngjyra. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni, përkundrazi do e kuptoni edhe me mire qe ju dhe partneri jeni bere për njeri-tjetrin. Beqaret do gjejnë fjalët e duhura për te joshur dike dhe do ndihen te gëzuar për këtë gjë. Buxheti do jete me i kënaqshëm dhe kjo fale përkudjesit, por edhe fale ndihmës se te afërmve.
Virgjëresha Dite shume e mërzitshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ju lere pas dore për shkak te angazhimeve ne pune dhe ne disa momente do ndiheni edhe te braktisur. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë qe edhe sot te qëndrojnë vetëm. Me shpenzimet tregohuni akoma me te arsyeshëm nëse nuk doni te keni probleme e vështirësi.
N
jë super-bombë e montuar në një kamion, shpërthen në garazhin e ndërtesës federale në Oklahoma City. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 168 personave, përfshirë 15 fëmije dhe plagosi më shumë se 680 të tjerë, duke shkatërruar mbi 30 për qind të godinës. Shpërthimi shkatërroi ose dëmtoi ndërkohë 324 ndërtesa të tjera brenda një rrezeje prej 16 blloqesh, theu xhamat e 258 ndërtesave më të afërta dhe shkatërroi apo dogji 86 vetura, me një kosto të përgjithshme prej 652 milionë dollarësh. Autorët e sulmit ishin Timothy McVeigh dhe Terry Nichols. McVeigh u ndalua vetëm 90 minuta pas shpërthimit, në një makinë pa targa dhe me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Brenda pak ditësh u arrestua edhe Nichols, ndërsa Michael dhe Lori Fortier u identifikuan më vonë si bashkëpunëtorë. McVeigh, një veteran i Luftës së Gjirit dhe një simpatizant i lëvizjes së Milicisë Amerikane, kishte marrë një kamion me qira të cilin e kishin mbushur plot me eksplozivë, duke e parkuar para godinës federale. Bashkëpunëtori i tij, Nichols, kishte ndihmuar në përgatitjen e bombës. Ata u gjykuan dhe u dënuan
Peshorja Edhe pse do bëni disa gabime gjate kësaj dite, partneri do dije t’iu fale dhe nuk do e prishe marrëdhënien me ju. Falënderojeni për këtë sepse jo te gjithë do vepronin ne këtë mënyrë po te ndodheshin ne te njëjtën situate. Beqaret do jene këmbëngulës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Për financat duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu jepen dhe gjendja ka për te mbetur e mire.
Akrepi në vitin 1997. McVeigh u ekzekutua me vdekje me anë të injeksionit vdekjeprurës më 11 qershor 2001, ndërsa Nichols u dënua me burgim të përjetshëm më 2004-ën. Pas asaj ngjarje të rëndë, Kongresi i SHBA miratoi Aktin Kundër Terrorizmit, i cili forcoi standardet për hetimin e krimeve të këtij lloji në Shtetet e Bashkuara.
NGJARJET E DATËS 19 JANAR 2023
1529
Fillimi i Reformimit Protestant: Një grup sundimtarësh gjermanë dhe qytete të pavarura protestojnë kundër Ediktit të Vormsit.
1981
SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për lirimin e 52 pengjeve amerikane që mbaheshin në Teheran.
1793
Mbreti Louis XVI i Francës dënohet me vdekje për tradhti dhe krime kundër shtetit. Ai dhe familja e tij u kapën ndërsa po i afroheshin kufirit gjerman për t’i shpëtuar revolucionit.
1983
Klaus Barbie, shefi i policisë sekrete naziste, SS, në Lyon – Francë, u arrestua në Bolivi. Ai njihej si “Kasapi i Lionit ” për torturimin personalisht të të burgosurve të Gestapos në Lion.
1839
Traktati i Londrës krijon Belgjikën si një mbretëri, duke garantuar neutralitetin e saj.
2005
Kardinali Jozef Ratzinger zgjidhet si Papa Benedikti XVI.
Ka mundësi te keni shume mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift sot dhe ne disa momente do ndiheni keq. As ju dhe as partneri nuk do hapni rruge. Beqaret do merren me një çështje shume te rëndësishme dhe nuk do kenë aspak kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar jo vetëm qe nuk do keni probleme, por gjendja do jete edhe me e mire se me pare.
Shigjetari Duhet te reflektoni disa here para se te flisni sot ju te dashuruarit sepse partneri nuk do jete ne humor dhe mund t’iu dalin te papritura te pakëndshme. Beqareve do ju ndodhe diçka e jashtëzakonshme qe as nuk e kishin imagjinuar. Zemra do ju rrahe me shume se kurrë ndonjëherë. Me financat duhet thjesht pak me tepër maturi dhe gjendja d mbetet e mire.
Bricjapi
Fale ndikimit pozitiv te Merkurit dhe te Diellit, sot nuk do keni për çfarë te qaheni ju te dashuruarit. Do jeni me te disponueshem ndaj njeri-tjetrit. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare te cilat do bëjnë mire t’u shfrytëzojnë për te përjetuar emocione. Për financat dëgjojini me kujdes këshillat e te afërmve sepse përndryshe do gaboni rende.
Ujori
Te dashuruarit do kenë një dite normale dhe pa ndonjë emocion te veçante. Duhet te presin edhe pak për ndryshimet e mëdha. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen për te krijuar një lidhje sepse do jene shume te zënë me pune dhe angazhime te tjera. Perspektivat financiare janë goxha te mira. Mund te bëni edhe investime afatgjata te cilat para pak kohesh nuk i mendonit si te mundura.
Peshqit Dite mjaft e animuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni aq mire pranë partnerit saqë do jeni gati edhe për te hedhur hapa me rëndësi jetike. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për dike, por nuk do mundin dot t’ia shprehin ndjenjat plotësisht. Me financat do jeni te matur dhe do filloni te hiqni edhe disa para mënjanë. Vazhdoni kështu dhe gjendja shume shpejt do ketë përmirësime.
16
E ENJTE 19 JANAR 2023
Cyan Magenta Yellow Black
REKLAMA
www.fjala.al
ONLINE 24 ORË