22 NËNTOR 2022 Flipbook PDF


49 downloads 101 Views 17MB Size

Story Transcript

E MARTË, 22 NËNTOR 2022

BORRELL: KOSOVA DHE SERBIA NUK U MORËN VESH F 5

NUMËR 823

VITI III I BOTIMIT

ÇMIMI 30 LEKË

ANALIZA/ CNN:

ÇFARË DO SJELLË ‘STUHIA DIPLOMATIKE’ E PRESIDENTIT KINEZ XI JINPING F7

OPED COP27, KONFERENCAT KLIMATIKE THJESHT NUK PO FUNKSIONOJNË NGA BILL MCGUIRE

F6

NDËRTIMET PA LEJE

RAMA AKUZA PROKURORISË: KENI 15 KONFISKIME MBI TAVOLINË Kryeministri Edi Rama me anë të një videomesazhi nga tryeza e punës

lajmëroi se ka firmosur konfiskimin e 15 objekteve të ndërtuara pa leje. Ai tha se hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do

t’i përdorë për mjedise zyrash, për strehim social ose shërbime sociale ► FAQE 4

MOTI I KEQ

SALI BERISHA DHE EDI RAMA PËRPLASEN PËR PËRMBYTJET “Pushtimi” i Shqipërisë nga moti i keq ka sjellë përplasjen e opozitës me mazhorancën. Opozita e sheh si fajtore qeverinë socialiste për përmbytjet në 3 qarqet kryesore në vend, në Shkodër, Lezhë dhe Durrës, si pasojë e hapjes së digave dhe nga ana tjetër importon energji. Reagon Rama: Institucionet vepruan me korrektesë, jemi pranë njerëzve

F 2-3

NDRIÇOJE SHTËPINË TËNDE ME THESARET E HIMALAJEVE

zafron.al

SUPLEMENT "HISTORI"

“Ik i qetë, PARTIZANI IM” NGA YLLI POLOVINA

Cyan Magenta Yellow Black

Pal Nikolla - Skifteri i Munellës NGA VLADIMIR DURAJ

F 9-12

2

E MARTË 22 NËNTOR 2022

www.fjala.al

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

Sali Berisha akuza qeverisë: Përmbytën vendin për të vjedhur “Pushtimi” i Shqipërisë nga moti i keq ka sjellë përplasjen e opozitës me mazhorancën. Opozita e sheh si fajtore qeverinë socialiste për përmbytjet në 3 qarqet kryesore në vend, në Shkodër, Lezhë dhe Durrës, si pasojë e hapjes së digave dhe nga ana tjetër importon energji

PËRMBYTJET

K

reu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi banorët e zonave të përmbytura në Kuç të Shkodrës, nga ku deklaroi se ajo që po ndodh “është dëshmi e plotë e papërgjegjshmërisë”. Ai tha se Qeveria ka hapur tunelin duke derdhur 2 mijë metër kub në sekondë. “Mbrëmë kanë hapur tunelet

e Komanit, kanë derdhur nga porta e Vaut të Dejës 2 mijë metër kub në sekondë, përveçse sa kanë derdhur nga turbinat, të gjitha këto se nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve të tyre. Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara, qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ua ka dorëzuar në zyra këtyre qeveritarëve, që vjedhja ua ka verbuar sytë dhe mendjen, por për hir të së vërtetës, një njoftim jashtëzakonisht serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, që në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në Alpet e Veriut. Por, të gjitha këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Balukun, se ata e kanë mendjen të shfrytëzo-

jnë energjinë për të vjedhur”, tha Berisha. Ai tha se qeveria ka vjedhur me prokurimin e blerjes së energjisë elektrike. “Tani del e thotë që e bëra për të shtuar rezervat, ndërkohë që të gjithë të dhënat tregonin se do të kishte reshje ekstreme, por i kishte sytë te paratë që do vidhnin, që i kishin prokurorua për të blerë 10 milionë euro energji elektrike, nga të cilat së paku 5 milionë i fusin në xhep”, tha Berisha. Ai e ka quajtur skandal këtë blerje. “Tani që ka plasur skandali, përpiqen që të mashtrojnë dhe të justifikojnë. E vërteta është se nuk donin të ndalonin vjedhjen. Mbrëmë jam njoftuar vonë shumë, se këta e hapën tunelin, se e kanë në program pune importin dhe nuk e ndërpresin. Gjithçka diktohet nga vjedhja. Ne e kemi deklaruar shumë herë që energjia është shndërruar në një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha. Kjo ishte absolutisht e parashikueshme, e ndalueshme, nëse do të prodhohej energji dhe do të ulej niveli. Energjia nuk kishte nevojë të blihej. Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se e blejnë, se e kanë kontratat. Janë verbuar. Qeveria ka qëndrim armiqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por, këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme”, shtoi Berisha. Në një konferencë për mediat nga Shkodra, Berisha tha se Rama dhe Balluku në vend që të prodhonin energjinë, e blenë atë me 226 euro megavatin. “Gjatë këtyre ditëve Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku nuk kanë prodhuar energji por kanë blerë energji me 226 euro megavatin në bursë në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhohej pa asnjë kufizimi, pasoje në kaskadën e Drinit. Sot Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që krijoi vetë”, tha Berisha. BERISHA BËN GATI DOSJEN PËR PROKURORI Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se po fajtore

TRAGJIKE

Mbyten babë e bir, Berisha shkon për ngushëllim tek familja

Sali Berisha ka vizituar familjen e Pjetër dhe Jason Rushajt, babë e bir që fatkeqësisht humbën jetën një ditë më parë Ipërsh-kryeministri shkak të përmbytjeve në zonën e Malësisë së Madhe. Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, teksa tha se humbja e tyre është një dhimbje e papërshkrueshme për të dashurit e tyre. “Kujtimin e ka lënë prapa. Njeriu jeton në to. Fizikisht vdes, por lë prapa edhe kujtohet vazhdimisht nga ata që e kanë njohur, e kanë dashur dhe kanë punuar me të. I lutem Zotit që shpirti i tij dhe i djalit të gjejnë paqen, dhe ju forcën për të përballuar këtë dhimbje shumë të madhe. Nuk përshkruhet me fjalë”, u shpreh Berisha.

për përmbytjet në Shkodër është qeveria, pasi sipas tij nuk ndoqi ligjet bazë në raste përmbytjeje. Berisha tha se sot ka sisteme shumë të avancuara që tregojnë shpërndarjen e reshjeve, por sipas tij qeveria e bën njësoj si me vrasjet që thuhet se kamerat nuk punuan, duke fikur sipas tij sistemet gjatë vjedhjeve. Ai shtoi se përgjegjësit e përmbytjes do të çohen për ndjekje penale shumë shpejt. “Ka disa parime në qëndrimin ndaj fatkeqësive natyrore. Këto parime janë të konvertuara në ligje. Ka një ligj bazë se si administrohet kaskada. Ky ligj bazë është asgjësuar totalisht nga qeveria për shkak të vjedhjeve. Ligji thotë se zbrazje nuk mund

të bësh nëse kuota e ujit nuk ka arritur një nivel të caktuar, nëse nuk kontakton me bashkinë dhe nëse nuk bashkëpunon me meterologët. Ka një sistem shumë të mirë që tregon nivelin e ujit që do të bjerë në të gjitha zonat. Por me systemin çfarë ndodh. Njësoj si me vrasjet. Pasi ndodh ngjarja, këta thonë sistemi nuk punoi, siç thonë edhe për vrasjet, që kamerat nuk punuan. Pastaj është edhe ligji që kush demton ai dëmshpërblen. Ka ndodhur të paguajnë ndodnjëherë gjatë këtyre viteve që këta janë në pushtet? Do të bëhet gati dosja, do të çohet për ndjekje penale. Drejtësia vonon por nuk harron”, u shpreh Berisha.

Ministria e Mbrojtjes: Kujdes orët kritike, kërkoni ndihmë tek autoritetet eshjet e shiut që kanë rënë dy ditët e fundit kanë shkaktuar problematika të R mëdha, kryesisht në zonat veriore. Sipas

ministrisë së Mbrojtjes janë angazhuar mbi 250 efektivë të Forcave të Amratosura

dhe 25 motomjete, por edhe janë vënë në dispozicion mjete të posaçme për përmbytjet. Ministria në përditësimin e fundit thotë se është bërë evakuimi i 50 familjeve në bashkinë Shkodër dhe 3 familjeve në

KRYEREDAKTOR: SEBI ALLA WWW.FJALA.AL

ZV.KRYEREDAKTOR: LEONARD VEIZI

fshatin Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe. Të evakuuarit janë strehuar në konviktet e shkollave dhe pranë të afërmve të tyre. Ndërkohë një familje është evakuuar nga fshati Mabe, në Lezhë, të cilët janë

strehuar tek të afërmit e tyre. Ministria u bën thirrje banorëve të zonave më të prekura nga reshjet, “të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike, të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në çdo rast dhe pa vonesë”.

GAZETARË: FERNADA CENKO, MONADA MEHMETAJ

EDITORIALISTË: ADRIAN CIVICI, LORENC VANGJELI, PLATOR NESTURI, FRROK ÇUPI, ROLAND QAFOKU, ERALD SHULLA, ERVIN BAKU ADRESA: RRUGA “RESHIT ÇOLLAKU”, ND. 36, H.3, AP.8, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.10, 1001, TIRANË



KONTAKT: 0682034146

Designer:

A LT I N A L I A J [email protected]

www.fjala.al

E MARTË 22 NËNTOR 2022

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

3

Spiropali mbledh Shtabin e Emergjencave në Shkodër inistrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga M Shkodra ka deklaruar se kryetari i bashkisë, Bardh Spahia duhet të ishte i pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave sepse nuk ishte vetëm mbledhje e qeverisë, duke theksuar se nuk ishte koha për të bërë politikën e vogël të ditës. “Është e rëndësishme që burokracia është shmangur në këto raste dhe komunikimi dhe me prefekturën dhe me drejtoritë rajonale

ka funksionuar për t’ju ardhur njerëzve në ndihmë si në dislokim si në evakuim. Falenderoj FNSH për punën e bërë së pari në gjetjen e trupave por edhe në vazhdim në monitorimin e situatës sepse përparësi për ne ka qenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Do doja shumë këtu të ishte edhe kryetari i bashkisë se ky nuk është shtabi vetëm i qeverisë apo vetëm i një force politike por është Shtabi i përballimit të Emergjencave në qarkun e Shkodrës dhe kjo punë na përket të gjithëve. Sot nuk është momenti për të bërë politikën e vogël të ditës por të bëjmë punën e madhe që kjo emergjencë të menaxhohet dhe përballohet me sa më pak kosto për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ne nuk i shohim, jemi të verbër sa i takon bindjeve politike por shohim te njerëzit dhe qytetarët bashkëpunëtorët tanë për të zgjidhur këtë emergjencë”, u shpreh Spiropali.

Kim takon shefin e shtabit të Forcave të Armatosura hefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral S Brigade Arben Kingji është takuar

ditën e sotme me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Ambasada e SHBA

Rama: Nuk kemi vjedhur, menduam se s'do kishte shi

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se “përmbytjet erdhën sepse Rama nuk ndal vjedhjen me energjinë”. Kreu i qeverisë u shpreh se institucionet kanë vepruar me korrektësi

K

ryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook mbi atë që e quajti “përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme”. Rama duke folur për punën e institucioneve që ai drejton tha se paralelisht ka pasur edhe përmbytje të kanaleve mediatike duke vënë gishtin mbi opozitën. “Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme. Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë. E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata

e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji. Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/ orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek”, shkruan Rama në rrjetin social. Ai i ka kthyer përgjigje edhe ish- kryeministrit Sali Berisha lidhur me hapjen e portave. “Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi

akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave. Aktualisht, punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme.

Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë

në Shqipëri ka ndarë disa foto nga takimi i zhvilluar mes tyre ku thekson se është rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për përgatitjen e stërvitjes së ardhshme Defender 2023. Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar për përgjigjen ndaj përmbytjeve shkatërruese në veri të vendit. Kim ka përsëritur gatishmërinë e SHBA për të ofruar mbështetjen e nevojshme, për përballimin e kësaj situate. “Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Gjeneral Brigade Arben Kingji për herë të parë në cilësinë e Shefit të Shtabit të Ushtrisë për të forcuar marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri. Ata ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në vazhdim të stërvitjes historike Defender Europe 2021 dhe në përgatitje për stërvitjet e ardhshme Defender Europe 2023. Të dy diskutuan ndikimin pozitiv të selisë së Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA (SOCEUR) në Shqipëri dhe aktivitetet e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të Ndihmës së Ushtrisë së SHBA (SFAB). Ata diskutuan gjithashtu përgjigjen ndaj përmbytjeve shkatërruese në veri, me gjeneralin Kingji që shprehu vlerësimin për kontributin e SHBA në trajnime, pajisje (përfshirë automjetet e urgjencës dhe gomone) dhe furnizime të tjera, dhe ambasadoren Kim që përsëriti gatishmërinë e SHBA për të ofruar mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftim.

kombinimin e prurjeve në këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit. Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i Zi dhe i Bardhë, po akumulohen prej ditësh në Liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 MË. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik”, shton kryeministri në postimin e tij.

4

E MARTË 22 NËNTOR 2022

NDËRTIMET PA LEJE

K

ryeministri Edi Rama ka firmosur 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një videomesazh nga zyra e tij, u shpreh se dosjet vijojnë të flenë prej kohësh në prokuroritë e rretheve. Kreu i qeverisë thekson se po ngushtohet rrethi i shkeljeve pasi sipas tij, pas këtij operacioni të nisur nuk do të ketë më 'guximtarë' që do të ndërtojnë pa leje. Po ashtu nuk kursen përgjigje për opozitën, e cila sipas tij, helmoi opinionin publik duke thënë se operacioni i ligjzbatimit për ndërtimet pa leje është thjesht shoë për të larguar vëmendjen. Edhe akuzat se është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor, Rama e cilëson gënjeshtër dhe shton se qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd. Rama kujton se ndërtimet e konfiskuara të përdoren për interes publik. Ashtu siç kanë njoftuar edhe më parë, hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale. “Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale”, tha Rama në video mesazh. Kryeministri tha se nga viti në vit janë ngushtuar rrethi i shkeljeve. “Ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar. Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik!”, tha Rama. Ai nënvizoi se ndryshe nga çfarë është folur në media, këto konfiskime do të përdoren siç është parashikuar VKM-JA. ““Është thjesht shoë për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë. “Është pazar me oligarkët për t’ua kthyer mbrapsht të legalizuara metrat e katet pa leje”! Ja që as kjo s’ishte e vërtetë. “Është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor”! Gënjeshtër

www.fjala.al

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

Rama akuza prokurorisë: Keni 15 konfiskime mbi tavolinë Kryeministri Edi Rama me anë të një videomesazhi nga tryeza e punës lajmëroi se ka firmosur konfiskimin e 15 objekteve të ndërtuara pa leje. Ai tha se hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i përdorë për mjedise zyrash, për strehim social ose shërbime sociale

e madhe edhe kjo, sepse qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd dhe edhe po të dojë madje dhe konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është që për të gjitha këto, letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve. Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ultësie morale e tretjeje të normave etike, ku pasqyrat e informimit janë shëmbëlltyrat më ulëritëse të dezinformimit dhe ku gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, mbushin pa pushim kanalet e komunikimit. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të

them atë që bëj dhe të bëj atë që them, deri në fund!”, tha Rama. Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. Deri më tani vetëm “Ideal Cosntruction shpk” ka vendosur t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe godina të tjera.

PROTESTA E 6 DHJETORIT

Balla-Berishës: Ke ditë plot, mos thirr miting antieuropian

ryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se “thirrjet për mitingje në një ditë feste, sikurse është samiti i Ballkanit K Perëndimor me Bashkimin Evropian, bien tërësisht ndesh me traditat më të mira të shqiptarëve”. “Unë besoj që çdo qytetar shqiptar e kupton që halli i Saliut është aq i madh, saqë një ditë mikpritjeje të shqiptarëve për miqtë, për një samit që nuk ka ndodhur kurrë në vendin tonë, thërret një miting antievropian”, tha Balla. Sipas tij, kjo protestë mund të bëhej në të gjitha ditët e tjera të vitit. “Në raste të tilla ka një nivel të rritur të sigurisë, për shkak të atyre që vijnë. Shqiptari nuk e ka për zakon që ta presë mikun me protesta, por e ka zakon ta presë siç duhet. Siç u prit George Bush në vitin 2007 dhe të gjithë miqtë e tjerë të Shqipërisë”, shtoi Balla.

PORTI I DURRËSIT

LEFTER GËSHTENJA: KY PROJEKT ‘VJEN ERË’

eputeti demokrat Lefter Gështenja ka akuzuar qeverinë se nuk po bën transparencë për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Në D komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Gështenja thotë se PD nuk është kundër zhvillimeve tha se ky projekt i është një kompanie pa garë. “Nuk jemi kundër investimeve që zhvillojnë vendin. Ajo që ne kemi rezerva dhe që vazhdojmë të ngremë zërin, është mënyra sesi procedon qeveria në investime kaq madhore. Mënyra sesi është proceduar, lë shije të keqe, kësaj pune i vjen era, ka nisu me Muhamedin dhe po përfundon me ramazanin. A ka pasur transparencë? Ka një vit që negocion qeveria, a ka transparencës. Materialet e ardhura që i janë bërë të ditura deputetëve janë të paplota. Ju thoni që ka projekt, unë them që nuk ka. Pse them është studim fizibiliteti i paplotë. A është marrë në konsideratë vlera e investimit për transferimin e portit të Durrësit në Porto Romano? Sa është kjo vlerë? A ka garë me një subjekt? Garë me veten”, tha Gështenja.

www.fjala.al

E MARTË 22 NËNTOR 2022

RAJONI

ONLINE 24 ORË

S

hefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave ndërsa tërhoqi vërejtjen për përgjegjësinë që u takon të dyja palëve për zhvillimet në terren. Për rreth tetë orë me radhë zoti Borrell takoi ndarazi dhe së bashku kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një përpjekje për të ulur tensionet në veriun e Kosovës dhe shmangien e tyre në prag të fillimit të fazës së dytë të zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Nga e marta sipas vendimit pritet të fillojë gjobitja e atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave. Vendimi kundërshtohet nga Beogradi dhe serbët në veriun e Kosovës të cilët kanë paralajmëruar rezistencë ndaj zbatimit të tij. "Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne paraqitëm një propozim që presidenti Aleksandar Vuçiç e pranoi, ndërsa kryeministri Albin Kurti jo”, tha zoti Borrell. Ai tha se në mungesë të marrëveshjes do t’u bëjë thirrje solemne të dyja palëve. “Së pari pres që Kosova të pezullojë menjëherë veprimet e mëtejshme për ri regjistrimin e makinave në veriun e Kosovës... Serbia të ndërpresë lëshimin e targave të makinave me shenjat e qyteteve të Kosovës përfshirë ato me shenjën KM”, tha zoti Borrell, duke theksuar se do të informojë vendet e Bashkimit Evropian për veprimet e palëve dhe mungesën e respektit ndaj detyrimeve ligjore ndërkombëtare. “Dhe më duhet të them se kjo vlen posaçërisht për Kosovën”, tha ai duke nënvizuar se ua ka bërë të qartë të dy udhëheqësve që nëse anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi i tyre përfundimtar, atëherë duhet të sillen në pajtim me këtë synim. Presidenti serb Vuçiç, tha se pala serbe është pajtuar më kërkesën e zotit Borrell. “Na presin net pa gjumë dhe shumë ditë të vështira, por ne do ta dëgjojmë dhe do t'i përmbahemi këshillave dhe kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë. Ai u kërkoi atyre që të mos zbatojnë gjoba dhe ne të mos lëshojmë targa të reja KM, që ne e e kemi pranuar”, tha ai. Ndërsa kryeministri Kurti u tha mediave në Bruksel se “propozimi ishte i papranueshëm pa u shoqëruar me angazhimin për marrëveshjen përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve”. “Nuk mund të jemi të papërgjegjshëm dhe të mos trajtojmë çështjet aktuale, por nuk

5

për targat i cili u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje dhjetë muajshe, u shtuan në një periudhë diskutimesh për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dritën e një propozimi evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane. Zyrtarët evropianë kanë thënë se të dyja palët nuk e kanë refuzuar propozimin i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Kosovë thonë se propozimi është një bazë e vlefshme për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërsa presidenti serb tha se Serbia as nuk e ka pranuar as nuk e ka kundërshtuar propozimin por është e gatshme për bisedime rreth tij.

Borrell: Kosova dhe Serbia nuk u morën vesh Nuk ka tym të bardhë në Bruksel. Kosova dhe Serbia nuk kanë zgjidhur ende çështjen e targave, as pas ndërhyrjes urgjente të Bashkimit Europian për të zbutur tensionet në Veri. Negociatat maratonë disaorëshe në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, përfunduan pa një marrëveshje mund të kthehemi në udhëheqës shtetërorë që merren vetëm me targa makinash dhe nuk flasin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, tha kryeministri Kurti. Ai tha se në një propozim të hedhur më herët nga zoti Borrell dhe i dërguari evropian për bisedimet KosovëSerbi, Miroslav Lajçak ishte hedhur afati që deri në muajin mars të vitit

2023 të arrihet një marrëveshje. Por, sipas tij, zoti Borrell "hoqi dorë nga ky afat" dhe nga "propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë". Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur shpresën për një zgjidhje praktike të çështjes së targave për të shmangur tensionet në veri ku nuk ka më pjesëtarë të

policisë nga radhët e komunitetit serb e as punonjës të institucioneve tjera, pas vendimit të përfaqësuesve serbë të mbështetur nga Beogradi për të braktisur institucionet e Kosovës në veri. Bashkimi Evropian e ka cilësuar situatën në veriun e Kosovës më të rrezikshmen që nga viti 2013. Tensionet ne zonë që pasuan vendimin e qeverisë

KURTI: PROPOZIMI I BE-së I PAPRANUESHËM Kryeministri Kurti tha se propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm "nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve". "Në propozimin që na e kanë sjellë, më herët, zotërinjtë Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra, që ne po vijmë këtu në Bruksel për t'u marrë vesh drejt një ecjeje të re, për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023", tha Kurti. "Unë jam i gatshëm të zhvilloj takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë: marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve, që ka njohjen reciproke në qendër, dhe çështjet aktuale të natyrave të ndryshme, si puna e këtyre targave. Mirëpo, nuk bën njëra pa tjetrën", tha Kurti. Ai tha se shpreson se BE-ja "do të gjejë forcën që t'i rrijë prapa zotimit të vet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë". VUÇIQ: NE DO T'I RESPEKTOJMË KËRKESAT E BORRELLIT Pas bisedimeve të së hënës, Vuçiq tha se "nuk është arritur absolutisht asnjë marrëveshje". Megjithatë, shtoi ai, pala serbe do t'i respektojë "këshillat dhe kërkesat" e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet. "Ai kërkoi që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, e që ne mos të lëshojmë targa të reja KM - për ç'gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër", tha Vuçiq. "Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por, natyrisht, nuk do të jetë një periudhë e lehtë", tha ai dhe shtoi se Serbia "do t'i qëndrojë pranë popullit serb" në Kosovë.

6

E MARTË 22 NËNTOR 2022

OP-ED

Cop27, konferencat klimatike thjesht nuk po funksionojnë Në vend të një fryrje globale, na duhet diçka më e vogël, më e dobët dhe plotësisht e fokusuar në krizën në fjalë

N

NGA BILL MCGUIRE

ë fund, shakatë e fundit në takimin e Cop27 në Sharm el-Sheikh së paku përfunduan duke bërë përparim modest në lidhje me humbjet dhe dëmtimet: kombet me emetime të larta ranë dakord të paguajnë ato vende që mbanin peshën kryesore të kaosit klimatik me të cilin kishin pak të bënin. Por, përsëri, nuk kishte asnjë angazhim për uljen e emetimeve duke përshpejtuar këtë krizë, pa të cilën kjo marrëveshje nuk është asgjë më shumë – siç komentoi një delegat – sesa një “parapagim për fatkeqësinë”. Asnjë vëzhgues me përvojë nuk është i mendimit se bota është më afër përballjes së urgjencës klimatike. Në të vërtetë, trashëgimia e vërtetë e Cop27 mund të jetë ekspozimi i samitit të klimës për atë që është bërë, një cirk udhëtues i fryrë që ngrihet një herë në vit, dhe nga i cili dalin pak fjalë, veç fjalëve.

Është vërtet një besim lypës, se gjatë rrjedhës së 27 gardianëve, nuk ka pasur kurrë një marrëveshje formale për të reduktuar përdorimin e karburanteve fosile në botë. Jo vetëm që elefanti ka qenë në dhomë gjatë gjithë kësaj kohe, por gjatë çerek shekullit të fundit ai ka marrë përmasa gjigante - dhe ende prania e tij nuk merret parasysh. Nuk është për t'u habitur, pra, që nga Cop1 në Berlin në 1995, deri në Egjipt këtë vit, emetimet kanë vazhduar - duke penguar një goditje të vogël në rënie në kulmin e pandemisë - të shkojnë pa keqardhje lart. Pritshmëritë nuk ishin kurrë veçanërisht të larta gjatë 12 muajve që nga Cop26 në Glasgow. Megjithatë, COP27 duhet të jetë një nivel i ri i ulët – i mbajtur në një vend të mbytur nga një diktaturë keqdashëse, ndotësi më i madh plastik në botë në bord si sponsor, dhe duke pritur më shumë se 600 përfaqësues të karburanteve fosile

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

përuar për t'i bindur ata për nevojën urgjente për një "pizë për gaz" dhe duke kërkuar për një pjesë shumë të madhe të veprimit. Në retrospektivë, duket se e gjithë ideja e karnavaleve vjetore të klimës nuk ishte ndoshta mjeti më Unë nuk pretendoj i mirë për të promovuar veprime setë jem ekspert në rioze për ngrohjen politikat dhe globale, por rrëmbimi procedurat e i tyre nga sektori i karburanteve fosile negociatave. dhe dështimi, nga Megjithatë, mund viti në vit, për të bërë të dalloj kur diçka punën që ishin. krijuar për të bërë, me qartësisht nuk siguri do të thotë që funksionon dhe ka Cop nuk është më nevojë për një i përshtatshëm për qëllimin. I gjithë rindezje serioze. aparati është thjesht Por nëse shumë i vdekur për konferencat vjetore të dalë me ndonjë masë mjaft efektive të klimës së dhe me ndikim të Policëve shkojnë, mjaftueshëm, për atëherë çfarë do t'i të sjellë ndryshimet e nevojshme për të zëvendësonte ato? shmangur kaosin klimatik. Unë nuk pretendoj të jem ekspert në politikat dhe procedurat e negociatave. Megjithatë, mund të dalloj kur diçka qartësisht nuk funksionon dhe ka nevojë për një rindezje serioze. Por nëse konferencat vjetore të klimës së Policëve shkojnë, atëherë çfarë do t'i zëvendësonte ato? Ajo që nevojitet është një aparat që është më pak i mundimshëm dhe më i menaxhueshëm – diçka më e dobët dhe më e keqe që merret me aspektet më kritike të krizës klimatike, që e kryen punën e saj kryesisht të fshehur nga vezullimi dhe shumë të tjerë që janë atje për të i medias dhe që paraqet një gjë parandaluar, më tepër. se sa të nximë pak të dukshme. tenxhere me sin përparimin dhe veprimin. Disa mjaltë për bletët e zëna të sektorit duar të vjetra e kanë etiketuar atë si të karburanteve fosile. Një rrugë COP-in më të keq ndonjëherë, dhe përpara, pra, mund të jetë krijimi dyshoj se shumë do të argumentojnë. i një numri organesh më të vogla, Unë kurrë nuk do të vë në dyshim ku secili trajton një nga çështjet sinqeritetin e atyre që punojnë në kryesore – veçanërisht energjinë, kuadër të Konventës Kuadër të bujqësinë, shpyllëzimin, transporOKB-së për Ndryshimet Klimatike tin, humbjen dhe dëmtimin, dhe (UNFCCC), e themeluar në vitin ndoshta të tjera. 1992, as të atyre që janë të përfOrgane të tilla do të funksiononin shirë në aparatin klimatik Cop, të me kohë të plotë, duke u lidhur me cilët e di se janë të dëshpëruar për njëri-tjetrin dhe ndoshta duke u të gjetur një zgjidhje për gjendjen bashkuar disa herë në vit. Idealisht, tonë të vështirë. Megjithatë, pyes ata do të përbëheshin nga përseriozisht nëse një ekstravagancë faqësues nga vendet e zhvilluara dhe vjetore në dritën e plotë të medias ato të botës me shumicë. Në kontakt botërore është mënyra për ta bërë të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e këtë. Me gjithë sinqeritetin, po bëhet qeverive kombëtare, pjesë e detyrës gjithnjë e më e vështirë t'i shikosh së tyre do të ishte negocimi i markëto ngjarje si diçka tjetër përveç rëveshjeve që janë të zbatueshme, mundësive për foto për presidentët ligjërisht të detyrueshme dhe që në dhe kryeministrat që vijnë thjesht fakt e bëjnë punën – qoftë për të për ta bërë botën të mendojë se rikthyer shpyllëzimin, reduktimin e u intereson. Realiteti është se, në emetimeve të metanit apo pakësimin shumicën e rasteve, ata nuk e dinë se e përdorimit të qymyrit. Pasi dhe sa e keqe pritet të jetë kriza e klimës kur të gjitha termat dhe kushtet dhe pak interes për ta zbuluar. Në janë rënë dakord, këto mund të këtë drejtim, fluturimi 24-orësh i vërtetohen dhe nënshkruhen nga Sunak-ut në vendpushimin e Detit liderët botërorë si një çështje e të Kuq, për të parë dhe për t'u parë, natyrshme dhe pa nevojën e një thotë gjithçka. konference globale. Dhe ka edhe një problem tjetër Në vitet 1970, ekonomisti dhe të madh dhe në rritje. Natyra ambientalisti i hershëm, EF Schugjithëpërfshirëse e konferencës macher, shkroi se sa i përket ekonvjetore të klimës Cop ofron një omisë, e vogla është e bukur. Është qëllim të madh të hapur për përnjë frazë që sot mund të zbatohet faqësuesit e karburanteve fosile; po aq mirë për përpjekjet tona një mundësi e paprecedentë për negociuese ndërkombëtare për të të mbushur ministrat dhe krerët e sjellë ngrohjen globale në fund. Pas shteteve nga çdo cep i planetit, por dështimit të tmerrshëm të Cop27, ia veçanërisht nga shumica e botës, vlen të provohet, me siguri. për t'i mposhtur ata që të dorëzojnë *Bill McGuire është Prof Emeritus i rezervat e tyre të paprekura të kar- Rreziqeve Gjeofizike dhe Klimatike në UCL. buranteve fosile për shfrytëzim. Në Libri i tij i fundit është Hothouse Earth: an Cop27, peshkaqenët po qarkullonin Inhabitant's Guide rreth kombeve afrikane, të dëshBurimi: theguardian.com/ Përgatiti për botim: L.Veizi

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

OP-ED

E MARTË 22 NËNTOR 2022

7

ANALIZA/ CNN:

Çfarë do sjellë ‘stuhia diplomatike’ e Presidentit kinez Xi Jinping

X

i Jinping mund ta ketë hedhur poshtë përshkrimin që i ka bërë presidenti amerikan Joe Biden për shekullin e 21-të kur e ka quajtur një betejë midis demokracive dhe autokracive, por siç treguan samitet e G20 dhe APEC, udhëheqësi kinez i qëndron synimeve të zmbrapsë ndikimin amerikan jashtë SHBA. Ende duke u mbështetur në shkëlqimin e një Kongresi të Partisë Komuniste që muajin e kaluar i konsolidoi pushtetin dhe zgjeroi kontrollin e tij mbi pushtetin në vend, Xi doli nga izolimi i Kinës me zero Covid me një mori takimesh personale në Bali dhe Bangkok javën e kaluar. Në kontrast me imazhin e tij si një njeri i vijës së ashpër ideologjike, Xi u përpoq ta portretizonte veten si një burrë shteti me mendje të gjerë, duke i thënë Bidenit në takimin e tyre të hënën e kaluar se liderët “duhet të mendojnë dhe të dinë se si të shkojnë mirë me vendet e tjera dhe më gjerë në botë.” Kjo shtrirje gjithëpërfshirëse diplomatike dukej se synonte posaçërisht aleatët e SHBA-së dhe liderët rajonalë të kapur në një rivalitet në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit. Që nga marrja e detyrës, Biden ka forcuar marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës. “Azia nuk është oborri i askujt dhe nuk duhet të bëhet një zonë për konkurrencë fuqie”, tha Xi të premten në hapjen e samitit të APEC, në mungesë të Bidenit, i cili tashmë ishte kthyer në SHBA. Vorbulla e diplomacisë ballë për ballë përfaqëson një fitore për Xi, izolimi ndërkombëtar i vetë-imponuar i të cilit kishte rezultuar jashtëzakonisht i kushtueshëm pasi marrëdhëniet e Kinës ranë me Perëndimin dhe shumë nga fqinjët e saj gjatë pandemisë. Tensionet janë ndezur mbi origjinën e koronavirusit, tregtisë, pretendimeve territoriale, historisë së të drejtave të njeriut në Pekin dhe partneritetit të ngushtë me Rusinë, pavarësisht luftës shkatërruese në Ukrainë. “Duke gjykuar nga vëllimi i madh i krerëve ndërkombëtarë të shteteve që duan të kenë një takim kokë më kokë me Xi Jinping, mendoj se është e sigurt të thuhet se (udhëtimi) ka qenë i suksesshëm nga ana e Xi-t,” tha Wen-Ti Sung, një studiues politik me “Duke gjykuar Programin e Studimeve të nga vëllimi i Tajvanit të Universitetit Kombëtar të Australisë. madh i krerëve Me buzëqeshje të gjera dhe ndërkombëtarë shtrëngime duarsh, lideri të shteteve që kinez zhvilloi takime me homologët e tij nga SHBA, duan të kenë Australia, Franca, Koreja e një takim kokë Jugut, Japonia, Singapori, më kokë me Xi Indonezia, Filipinet dhe Papua Guinea e Re, ndër të Jinping, tjera – duke përfshirë liderë, mendoj se qeveritë e të cilëve kishin është e sigurt kritikuar hapur Pekinin. Dhe në fjalime të shumta, të thuhet se Xi, i cili në fillim të këtij (udhëtimi) ka viti ishte bashkuar me qenë i Presidentin rus Vladimir Putin në shpalljen e planeve suksesshëm për të krijuar një “rend të nga ana e Xi-t ri botëror”, u përpoq të paraqitej tani si një lider që donte unitetin ndërkombëtar. Lidhur me SHBA, Xi kritikoi “ndarjen ideologjike”, “politikën e bllokimit”, “mentalitetin e luftës së ftohtë” dhe përpjekjet për të “politizuar dhe armatosur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare”. Gjatë dy samiteve, Xi mbajti

gjithsej 20 takime dypalëshe në një orar kaq të ngjeshur që nganjëherë shtrihej deri në orët e vona të natës. Ai gjithashtu theksoi që shumicën e takimeve t’i mbante në hotelin e tij. OPTIKA FLET VETË. “Të gjithë liderët ishin rreshtuar me durim për të takuar “perandorin” e Kinës,” tha Jean-Pierre Cabestan, një profesor i shkencave politike në Universitetin Baptist të Hong Kongut. Por, megjithë shtrirjen e dukshme, Xi tregoi gjithashtu se ishte i gatshëm të përballej me dobësitë e perceptuara. Në një moment të rrallë dhe të sinqertë të kapur në kamera, Xi qortoi kryeministrin kanadez Justin Trudeau, duke e akuzuar atë për zbulimin e detajeve të një bisede të shkurtër mes tyre. Ndërsa u ndanë, Xi u dëgjua jashtë kamerave duke e përshkruar Trudeau si “shumë naiv”. “Të gjithë liderët “Kjo i kujtoi të gjithë botës se ishin rreshtuar me ka kufij për këtë diplomaci durim për të takuar të buzëqeshur – sapo të kaloni mbi interesin e Kinës, “perandorin” e mund të futeni në telashe,” Kinës,” tha tha Cabestan. Për Xi, stuhia Jean-Pierre diplomatike me udhëheqësit perëndimorë është një hap i Cabestan, një parë thelbësor drejt normalprofesor i izimit të marrëdhënieve – të shkencave politike cilat ishin tensionuar rëndë nga politika e tij e jashtme në Universitetin “e sigurt” dhe diplomacia Baptist të Hong “ujk-luftëtar” e diplomatëve Kongut. Por, kinezë. Pavarësisht qëndrimit të tij shpesh agresiv, megjithë shtrirjen e Pekini është gjithnjë e më dukshme, Xi tregoi i shqetësuar për shkëputgjithashtu se ishte i jen ekonomike me Perëndimin. Gjendja e keqe e gatshëm të ekonomisë kineze – falë përballej me izolimeve të pandërprera dobësitë e per politiken zero-Covid dhe ndalimit të fundit të perceptuara. Në një SHBA për eksportin e çipave moment të rrallë gjysmëpërçues të avancuar dhe të sinqertë të në Kinë – i kanë shtuar urgjencën Pekinit për të ndryskapur në kamera, Xi huar trendin. Veçanërisht, qortoi kryeministrin midis udhëheqësve që Xi u kanadez Justin takua në Bali ishte kryeministri i Holandës Mark Trudeau, duke e Rutte, shtëpia e gjigantit akuzuar atë për gjysmëpërçues ASML – i cili zbulimin e detajeve është nën presion në rritje nga SHBA-ja për të ndaluar të një bisede të shitjen e produkteve të saj shkurtër mes tyre. në Kinë. Për Xi, mesazhi kyç Ndërsa u ndanë, Xi që donte të dërgonte ishte vendosur tashmë në fillim u dëgjua jashtë të udhëtimit, kur ai u takua kamerave duke e ballë për ballë me Biden për përshkruar Trudeau herë të parë si udhëheqës kombëtarë. “Fakti që Xi po si “shumë naiv” fliste me Biden-in kokë më kokë, me vetëbesim dhe buzëqeshje gjithë kohën, gjeneron këtë imazh që epoka e ‘G2’ ka ardhur,” tha nje tjeter analist politik. Që nga ardhja në pushtet, Xi ka mbrojtur “ëndrrën kineze” të përtëritjes kombëtare – vizionin e tij për të rikthyer Kinën në lavdinë e saj të kaluar dhe për të rimarrë vendin e saj të merituar si një lider botëror. Vitet e fundit, ai ka nxitur gjithashtu nocionin se Lindja po rritet, dhe Perëndimi është në rënie.

8

E MARTË 22 NËNTOR 2022

REKLAMA

Fjala është e para!

SHKARKONI

FALAS APP

Cyan Magenta Yellow Black

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

E MARTË, 22 NËNTOR 2022

“IK I QETË, PARTIZANI IM” Nga Ylli Polovina

PAL NIKOLLA

SKIFTERI I MUNELLËS Nga Vladimir Duraj

Cyan Magenta Yellow Black

10

E MARTË 22 NËNTOR 2022

HISTORI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

“IK I QETË, PARTIZANI IM”

NGA YLLI POLOVINA

L

ibri me 232 faqe i Ylli Polovinës “Ik i qetë, partizani im” përbëhet nga tri pjesë që i bashkon tema e rezistencës shqiptare kundër pushtimit nazifashist, ilustruar me episode dhe analiza të drejtpërdrejta, mjaft të veçanta dhe origjinale, të pareflektuara më parë. Në tërësinë e librit 120 faqet e para kanë të përmbledhur një shumësi të madhe njerëzish dhe ngjarjesh, ku tërheqin vëmendjen “Komisari Memo” i botuar në italisht, “Partizani i përjetshëm Dritëro Agolli”, “Veterani shqiptar i Luftës Nacionalçlirimtare është edhe ndërkombëtar”, “Karta e veteranit për Enver Hoxhën”, “Agjenti britanik K/76”, “Festimet e 28 Nëntorit 1944”, “Pilotit amerikan Walter Green një ballist i vjedh unazën dhe xhaketën”, “Pushkatimi dy herë i plakut Fejzi Alizoti”. Në 80 faqet e dyta të librit “Ik i qetë, partizani im”, përshkruhet historia befasuese e përpjekjes për t’u prodhuar në Perëndim, prej franko-italianëve, e filmit mbi romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, sipas meje, libri më i mirë i deritanishëm në pasqyrimin e luftës kundër pushtimit nazifashist. Spikatin në këtë bllok kapitujt “Novafilm” kërkon ta ekranizojë romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “1978, radiograme pa pushim Paris-Tiranë”, “Shqetësimi i çuditshëm i Hysni Kapos”, “Gjobë kundër Kadaresë: 500.000 franga”, “Mishel Pikoli ngre dolli për Partinë e Punës dhe Enver Hoxhën”, “Pse nuk mund të jetë film franko-shqiptar”, “Si Tefta Cami e shpjegon çfarë ndodhi”. Në 32 faqet e fundit të librit ka analiza të plota mbi jetën e trazuar të shqiptarëve në periudhën e antikomunizmit (1991 deri tani) dhe të enverkomunizmit (1945-1990). Disa nga titujt e kapitujve: “Të jetosh në antikomunizmin e ish-komunistëve”, “12 prill 1917, Bernë, përse ngutet Lenini”, “Realkomunizmi si kataklizëm social” dhe “Të jetoje në enverkomunizëm”. Fragmente nga libri GJASHTË AVIONË BOMBARDUES “HALIFAX” NË QIELLIN E TIRANËS “28 nëntori gdhiu një ditë e bukur, me qiell pothuaj tërësisht të kaltër dhe me vetëm ndonjë re që hallakatej kot, pastaj, si të qe tollombace, ngecte nëpër shkëmbinjtë e majëmalit të Dajtit. Tirana qe e gjallëruar si kurrë ndonjëherë. Qytetarët dhe shumë të ardhur nga fshatrat përreth u grumbulluan në buzë të sheshit kryesor, tek Ministritë, por edhe në Bulevardin

Musolini, siç quhej ende në kohën e pushtimit italian dhe gjerman, të cilit më pas pushteti i ri do t’ia këmbente emrin me “Dëshmorët e Kombit”. Në orën 7.30 në Kishën Famullitare Katolike – Shëtitorja e Madhe, kur nisi riti i këndimit liturgjik “Te Deum”, qenë të pranishëm Gjeneral Major Mehmet Shehu si edhe Ing. Llazar Treska, kryetari i pushtetit vendor të kryeqytetit. Më pas në qiell, të dërguar posaçërisht prej komandës aleate në Bari, fluturuan ultas dhe në mënyrë ceremoniale gjashtë aeroplanë bombardues “Halifax”. Ata shpërndanë fletushka me urime nga vendet e mëdha antifashiste, Britania e Madhe, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përshëndetnin me këtë rast çlirimin e Tiranës si edhe festën e pavarësisë së Shqipërisë. Në vijim të këtij parakalimi ajror të gjashtë aeroplanët anglo-amerikanë në fushën e aviacionit hodhën pako me ushqime. Me “Te Deum” të Selisë së Shenjtë dhe aeroplanë të demokracive perëndimore, saktësisht sipas programit të komisionit të lartë organizator, pati ardhur radha e pikës kulmore të festimeve, e vetë super ngjarjes:

shfaqjes së qeverisë së re dhe të kryeministrit të saj. Kërshëria ndaj këtij personi, për të cilin njerëzit nuk dinin asgjë konkrete dhe më e pakta e tyre pati dëgjuar fjalënaja pa në thelb ndonjë informacion real, qe tepër tunduese. Kryeministri i ri nuk vinte nga emrat e familjeve të njohura, siç më parë Shqipëria, para dhe gjatë pushtimit, i kishte pasur kryetarët e vendit. Zakonisht shpjegimi më i shpeshtë për të rrëfyer origjinën e Enver Hoxhës, qenë fjalët e shkurtra “mësues liceu”. Erdhi çasti, pra, i paraqitjes së këtij “profesori”, siç herë pas here thirreshin mësuesit e shkollave të mesme. Largimi nga qielli i Tiranës i gjashtë aeroplanëve anglo-amerikanë, pa u vonuar shumë, u pasua nga 21 të shtëna gjëmimtare topash. Kjo donte të thoshte se Hoxha në krye të një njerëzve të vet, kishte hyrë në Tiranë dhe shumë shpejt do të dukej në sheshin pranë Ministrive dhe prej andej, duke ecur më këmbë mes banorëve të kryeqytetit, do të hipte majë një tribune festive të ngritur para hotel Dajtit. I nisur nga qyteti i Beratit më 27 nëntor, pasdite ai, bashkë me ministrat, qe strehuar në Elbasan, në hotelin “Moderno”. Prej ballkonit të tij Enver Hoxha

u pati mbajtur një fjalim entuziast banorëve të qytetit. Atë natë anëtarët e qeverisë së PKSH-së e kaluan aty dhe në mëngjesin e 28 nëntorit morën, nëpër Qafën e Krrabës, rrugën për në Tiranë. Një kryeartikull tipik i këtyre momenteve, “Pushteti dhe ne”, i cili qe botuar në Buletinin e Luftës Nacionalçlirimtare Nr. 6, mes të tjerash thoshte kështu: “Mijëra vjet zie muarën fund... Sot një epokë e re po çilet. Që sot historia e popullit ndahet më dysh: e kaluara shekullore e zezë dhe e ardhmja e shkëlqyeshme...” Kur hyri në shtëpitë e para të Tiranës ardhësit me Enver Hoxhën në krye u pritën nga Mehmet Shehu dhe Myslim Peza. Duke u harmonizuar kujdesshëm me njëri-tjetrin ata i shpjeguan kryetarit të qeverisë dhe njëkohësisht kryekomandantit të ushtrisë, se si qe zhvilluar beteja e çlirimit të kryeqytetit. Një çast Mehmet Shehu tregoi me dorë edhe dy tanke italiane, që tashmë po drejtoheshin shkathtësisht prej partizanëve. Më pas, kur u rinisën, Myslim Peza kaloi në krahun e majtë të Hoxhës dhe Omer Nishanit, kurse gjeneral-major Shehu u vendos në rreshtin e dytë. Koçi Xoxe mbeti atje ku që në fillim pati qenë: në radhën e parë, në të djathtë të Enver Hoxhës. Kështu u formua përfundimisht rreshti më kryesor i grupit udhëheqës të pushtetit të ri, ai më simboliku. Qenë vetëm katër persona: Xoxe, Hoxha, Nishani dhe Peza. Shefi i Shtabit të UNÇl, gjeneral Spiro Moisiu, ndodhej në radhë të dytë, ku nuk mungonte edhe Haxhi Lleshi, në qeverinë e re Ministër i Brendshëm. Në rreshtin e mëpasshëm, pra në katërshen e tretë, gjendeshin përfaqësuesit e misioneve ushtarake të vendeve aleate si edhe i dërguari jugosllav. Për shkak të uniformës së tij, një kapeleje dhe xhakete të meshintë piloti, me shenjë në sup flamurin amerikan, mes kësaj katërsheje spikaste një prej përfaqësuesve ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptaro-amerikani Thomas Stefan. Pasi zbritën në buzë të sheshit “Skënderbej” dhe në fillim të Bulevardit Musolini, pranë xhamisë me minare të këputur prej luftimeve dhe Kullës së Sahatit të goditur dukshëm nga predhat e mortajave, njerëzit e grumbulluar brohoritën menjëherë Enver Hoxhën. Shumica e tyre qenë të organizuar. Ky, shtatlartë dhe me uniformë mjaft elegante, me një rrip brezi “Brajën” dhe yll të kuq të madh mbi kapele, u drejtua për nga Hotel Dajti. Para se të ngjiteshin tek tribuna e stolisur me dafina dhe në fasadë një shqiponjë e madhe me germat VF-LP (“Vdekje fashizmit-Liri Popullit”!) grupit të qeveritarëve të rinj u dolën përpara disa nëna dëshmorësh. Pasi e përqafuan Hoxhën dhe pesë-gjashtë të tjerë e duke uruar “Të na rroni!” dhe “Të na rrojë Shqipëria e lirë!”, u tërhoqën për atje ku i kishin caktuar të ndiqnin ceremoninë: përballë

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

tribunës. Aty pranë qenë edhe një grup grash e të rejash, të veshura me kostume kombëtare. Pasi u shpalos një flamur kuq e zi dhe Enver Hoxha me të tijtë e nderoi solemnisht, në tribunën me dafina u krye rreshtimi i plotë protokollar. Gjithçka u risistemua, me pamje të qartë në rresht të parë të disa civilëve dhe femrave, por që nuk e ndryshoi aspak treshen Xoxe, Hoxha, Nishani. Nga përfaqësuesit e misioneve ushtarake ndodheshin në pozicione mjaft të dukshme, të rëndësishme jo vetëm majori Ivanov dhe shqiptaro-amerikani Thomas Stefani, përfaqësuesi i Francës, koloneli Tesjé, por disa interpretues të kësaj ngjarjeje kanë hipur mbi tribunë edhe ata që do të vinin disa muaj më pas, shkurt-mars-prill 1945, kreu i misionit USA, Xhozef Xheikobs, britaniku Gjeneral Brigade Hudson apo edhe Harri Fultz.Një përshkrim të këtij momenti pesëdhjetë vite më pas, kur ndodhej në burg për motive politike, por që juridikisht u formulua si për shpenzime të tepruara nga buxheti i shtetit (kafe të pira në takime apo pritje zyrtare të ndryshme) në librin e saj “Jeta ime me Enverin”, pjesa e parë, Nexhmije Hoxha shkruan: “Para popullit që buçiste nga brohoritjet, u paraqitën Enver Hoxha, dr. Omer Nishani, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Mehmet Shehu, Medar Shtylla e nuk mbaj mend kush tjetër”. Ndërsa jo pak interpretues të kësaj ngjarjeje ngulin këmbë se Nexhmija gjatë ceremonisë ndodhej në tribunë, në libër ajo pohon qetësisht të kundërtën, çfarë mund të jetë edhe e vërteta: “Unë dhe disa shokë e shoqe e ndoqëm ceremoninë nga ballkoni i hotel “Dajtit”. Nexhmije Hoxha ka një kujtesë të shkëlqyer dhe të çudit përse, ndërkaq, nuk citon vendosjen e dukshme në tribunë të krerëve të misioneve ushtarake aleate. Ky qe njëri nga tiparet më kryesore të imazhit që PKSH donte t’i jepte festimeve të 28 nëntorit 1944. Doemos ajo nuk përmend as fluturimin e gjashtë avionëve anglo-amerikanë, gjë që e bën edhe Enver Hoxha bashkë me të gjithë historinë zyrtare gjysmë shekullore të para nëntëdhjetës. Kujtesa e saj brilante e braktis, gjithashtu, tek përshkruan momente tepër mbresëlënëse, ngulitëse në tru, edhe në një rast tjetër. Nexhmije Hoxha shkruan “...kishin ardhur në këtë festë edhe disa nga ata “të mundurit”, që bashkë me mbarimin e luftës kishin humbur pushtetin politik dhe ekonomik, por midis tyre kishte edhe nga ata që nuk e kishin realizuar ende këtë kthesë. Më kujtohet që gjatë ceremonisë, kur në tribunë u ngjitën udhëheqësit e shtetit, ngjau një incident i vogël qesharak. Shohim që në anë të tribunës u ngjitën një...ish-ministër i Zogut, Ferit Vokopola, dhe një tregtar nga Tirana, Ali Bakiu. Unë i njihja të dy. Te tregtari blinim fletore e mjete të tjera shkollore. Po tek

HISTORI

ai unë kisha blerë edhe violinën, që i kërkohej çdo nxënëseje që përgatitej të bëhej mësuese. Kurse ish-ministri, ishte babai i një shoqeje të klasës sime. Kur i panë ata, organizatorëve të ceremonisë u erdhi për të qeshur, por edhe u shqetësuan. Tregtari tiranas, në fakt, ishte antifashist, dhe kishte ndihmuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare, dhe ndoshta për këtë arsye ai u lejua të qëndronte, kurse ish-ministrin e Zogut, pasi i folën me mirësjellje se nuk ishte vendi i tij aty, zbriti nga tribuna”. Por Ali Bakiu në 28 nëntor 1944 nuk qe thjesht një antifashist, por vetë shefi i kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Ai nuk hynte tek të mundurit, sepse luftoi. I takonte të qe njëri prej fitimtarëve. Shkruan sërish zonja Hoxha: “Populli e vështronte me vëmendje të madhe udhëheqësin, Komandantin, për të cilin kish dëgjuar aq shumë gjatë luftës dhe e ndiqte fjalën e tij me entuziazëm të paparë”. Në bulevard pas fjalimit të Enver Hoxhës u krye parakalimi i njësive partizane, shumica e të cilave të veshur me uniforma angleze. SIPAS GAZETARIT TË ASSOCIATED PRESS, SID FEDER Raportimin e festimeve për opinionin publik brenda vendit, por edhe atë jashtë kufijve të tij, Radio-Tirana e kreu nëpërmjet të porsaemëruarve Fatmir Gjata dhe Mark Gurakuqi. Për Associated Press qe Sid Feder, gazetar me rezidencë në Romë. Sipas tij, “Duke folur nga tribuna në ballë të hotelit luksoz Sejti [Dajti], i cili ngjan disi me ato të Miami Beach, Hoxha iu drejtua një mase prej 30-40 mijë njerëzish në Bulevardin Musolini në kryeqytetin e parë në Europë të çliruar tërësisht nga partizanët e vet”. Po ashtu Feder raportoi se Hoxha “hyri në qytet duke ecur në këmbë gjatë gjithë gjatësisë së Bulevardit Musolini me stafin, oficerët Aleatë, përfshi edhe Kapitenin Thomas Stefan Laconian ose Laconjan, ndërsa turma hidhte lule dhe brohoriste”. Sipas gazetarit të Associated Press, Enver Hoxha “hyri sot në kryeqytetin e çliruar me premtime sfiduese nga kryeministri i ri që Shqipëria është gati të luftojë për të mbrojtur kufijtë e saj jugorë me Greqinë”. Nuk harroi Feder të vinte në dukje se “Hoxha gjithashtu premtoi qeveri demokratike për Shqipërinë”. Vëzhguesit e 28 nëntorit 1944 kanë vënë në dukje se “Radio reporteri Morris Rozenberg i Degës së Luftës Psikologjike (PEB) të OSS-it llogariste që turma përballë Hotel Dajtit ishte me rreth 30 mijë njerëz. Rozenbergu, në raportin e të njëjtës ditë për radio Barin, shkruan: “Hoxha tha se qeveria do të punojë për rindërtimin e menjëhershëm të vendit me reforma ekonomike, sociale dhe kulturore dhe populli do ta

kontrollojë vendin në mënyrë demokratike. Lëvdoi aktet heroike të UNÇSH-së e cila tashmë po përzë gjermanët e fundit nga veri-perëndimi i vendit. I foli popullit për ndihmën e Aleatëve në çlirimin e Shqipërisë nga gjermanët dhe mburri në mënyrë të veçantë Ushtrinë e Kuqe dhe partizanët jugosllavë dhe tha se Shqipëria duhet të jetë aleate me Titon”. Ndërkohë raportet jomediatike, pra ato të mbyllura, për kanalet zyrtare, vinin në dukje se “Hoxha bëri shumë lëvdata për Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë, pavarësisht se asnjë prej tyre nuk kishte kontribuar fare për fitoren e partizanëve, dhe mezi përmendi – pa le të falënderonte – Britaninë e Madhe ose Shtetet e Bashkuara që në të vërtetë kishin ndihmuar. Ishte një shenjë e qartë se të gjithë vëmendjen e kishte drejtuar për ta futur vendin në orbitën e Titos dhe Stalinit, larg perëndimit”. Në hotel “Dajti” u dha një pritje e madhe. Në librin e saj Nexhmije Hoxha e përshkruan hollësisht këtë ngjarje, deri në detaje. Pohon se në ceremoni ndodheshin “edhe gjithë misionet aleate në Shqipëri, anglezë, sovjetikë, amerikanë e jugosllavë”. “Gjithë anëtarët e misioneve aleate ishin në qejf, veçanërisht anëtarët e misionit anglez që ishin në numër më të madh… Bëheshin ca qesharakë, por edhe simpatikë, kur futeshin në mes të valltarëve labë e të tjerë dhe mundoheshin të hidhnin këmbët si ata. …Në këndin ku ishim ulur ne, Enveri e dr. Nishani iu qepën njërit nga përfaqësuesit të misionit anglez për të provuar sa do t’i rezistonte rakisë shqiptare. Për vete, ata të dy e kthyen gotën nja dy herë për festën e madhe, pastaj i thanë garsonit t’ua mbushte gotat me ujë. Kështu, ndërsa ata të dy pinin ujë, anglezi pinte raki deri sa erdhi në qejf e të dy palët qeshnin me gjithë zemër. Mysafiri rezistoi sa rezistoi, por në një moment nuk arriti më as të largohej dhe nxori gjithë ç’i kish barkut atë natë”. Gjithçka që u bë në atë 28 nëntor 1944, me të vërtetë qe një ballo. Me maska. TË JETOJE NË ENVERKOMUNIZËM Enver Hoxha ishte një fatalitet tjetër, për mos t’i hyrë Jaltës dhe përse në tryezën e bisedimeve të tre më të fuqishmëve të botës u shpërfill dhe u harrua fati i Shqipërisë. Ishte fatale ato çaste edhe pesha e vogël gjeostrategjike e trojeve tona. Luftohej për të kontrolluar superstrategjiket hapësira të Jugosllavisë dhe Greqisë. Të vjen keq kur sheh se vazhdohet akoma të ushqehet lexuesi me botime procesverbalesh të mbledhjeve të grupit udhëheqës komunist të diktaturës. Ato qenë të nevojshme një kohë, por jemi shumë vonë në analizën e jo në rrëfimin e asaj që ndodhi. Na mungon depërtimi i thellë jo vetëm brenda sistemit dhe mekanizmave të regjimit, por nuk ka asnjë hap të rëndësishëm edhe brenda fenomenit të quajtur Enver Hoxha. Sharjet dhe mllefi i derdhur kundër tij, shumë i kuptueshëm dhe i pranueshëm për ata që persekutoi, po e largojnë vëmendjen nga analiza. Tek misteri dhe kllapia Enver Hoxha nuk hyhet me hokën Dulla. Hoxha mbetet një

Eleganca e veshjeve të Enver Hoxhës, por jo luksi, e mbanin përherë ashtu siç kishte qenë në të ri: shqiptar që pati shijuar me shpirt jetën e Perëndimit. Mund të ripërsëritet se marksizmi i tij vinte nga zgëqet e Uraleve, por në të vërtetë pati ardhur nga zemra e kontinentit, nga vetë Franca

E MARTË 22 NËNTOR 2022

11

gjeni i së keqes. Është gjetur një pohim i Dushan Mugoshës, sipas të cilit të dërguarin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në themelimin e PKSH-së Josif Broz Tito e ka porositur që kryetari i komunistëve shqiptarë jo vetëm të zgjidhej një nga ata që nuk drejtonin grupet e mëparshme, të ishte me idetë e Stalinit, por edhe të qe i pashëm. Ndër ata që morën pjesë në themelim Enver Hoxha ishte më i bukuri. Mund të bëjmë shaka apo ironi me këto që tani po shkruajmë, por dihet se sa peshë të cilësisë hipnotizuese të karizmës ka pamshmëria e një politikani. Dhe ne shqiptarët dukjen, pamjen, e kemi kult. Që prej vitit 1912 ata që na kanë drejtuar më gjatë ka qenë burra të pashëm. Të pabukurit kanë humbur të gjithë apo kanë qeverisur fare pak, në kalim e sipër. Disa mund ta kenë aq të shtuar inatin kundër Enver Hoxhës sa t’i thonë që ishte një pederast. Se ishte kurvar. Por i martuar ai i qëndroi besnik moralit të familjes. Se ishte hajdut. Personalisht nuk vodhi kurrë. A nuk e shtonin këto karizmën e tij dhe për pasojë rritnin shkallën e rrezikshmërisë publike? Diktatori nuk ishte as belbacuk, as gafaxhi, as fytyrëzymtë, as i trashë. Qe orator i nivelit të lartë, mbase ja ka kaluar pak vetëm Fan Noli. Por edhe ky gojëtarinë e kishte për elitat, kurse kryekomunisti shqiptar mjaft joshëse për turmat. Diktatori në realizimin e sistemit, i cili ishte mirëfilli një gafë, nuk gaboi kurrë. E çoi atë gjer në fund me një stil metodik shembullor, si të qe një harmoni. Enver Hoxhës nuk i dridhej zemra kurrë nëse bashkëluftëtarët e tij përfundonin të zhdukur e pa varr, por ndodhte që përlotej nga ndonjë këngë popullore. Zemërimi i tij ka qenë i tmerrshëm, por në të njëjtën kohë buzëqeshja dhe tundja përshëndetëse e dorës plot magji. Mund të kenë qejf ta quajnë të paditur, por ai kishte bibliotekën jo vetëm më modernen, por edhe më pluralisten në Shqipëri, madje lexonte e shkruante pa pushim. Për të Italia ishte “aeroplanmbartësja e imperializmit amerikan”, por kur shkonte për pushime në Vlorë apo në Pogradec një ditë para mbërritjes së tij antena të posaçme në pika të larta të relievit fillonin të transmetonin televizionin italian. Kur ikte sigurisht antena mbyllej, por banorët e qytetit ndërkohë patën shijuar ca kohë nga “kapitalizmi i urryer”. Eleganca e veshjeve të Enver Hoxhës, por jo luksi, e mbanin përherë ashtu siç kishte qenë në të ri: shqiptar që pati shijuar me shpirt jetën e Perëndimit. Mund të ripërsëritet se marksizmi i tij vinte nga zgëqet e Uraleve, por në të vërtetë pati ardhur nga zemra e kontinentit, nga vetë Franca. Madje pothuaj e gjithë grupi që e mbështeti Enver Hoxhën vinin nga Perëndimi, jo nga lindja. Hoxhës mund t’i thuhet po ashtu se nuk e donte Kosovën, kur me siguri e ka dashur. Ndërkohë sepse donte mbi të gjitha pushtetin e vet i solli çështjes kombëtare dhe vetë Kosovës dëme mjaft të mëdha. Enver Hoxhës mund t’i përplaset në fytyrë edhe akuza se nuk e donte as Shqipërinë, kur në të vërtetë mendonte se e donte. Veç nuk gjendet tjetër si ai në historinë tonë që i dobësoi burimet njerëzore dhe ekonomike të saj gjer në shkatërrim. Metoda e inateve, pra e thjeshtëzimit të Enver Hoxhës, mund të çlirojë përkohësisht nga dhimbja apo të lehtësojë dufe, veç nuk zgjidh asgjë. Është i njëjti stil si ai i komunistëve, të cilët për të poshtëruar kundërshtarët e tyre ballistë i bënin frikacakë. Patëm regjimin më të ashpër të ishlindjes komuniste, por ndërkohë udhëheqësin më të përsosur për këtë mashtrim. Të imunizuar të sigurt ishin vetëm ata që nuk e donin atë sepse qenë kundërshtarë politikë të tij. Gjithë të tjerët qenë të rrezikuar të binin në narkozë. “Shqipëria kështjellë”, “i vetmi fanar ndriçues i socializmit në botë”, në kushtet kur nuk kishe jetuar, parë apo lexuar për vende dhe sisteme të tjera politike dhe nuk të linin rreptësisht ta bëjë këtë, ka qenë gracka ku ramë. Gjithçka për të mbetur aty, të kapur kokë e këmbë në rrjetë, ishte përpunuar gjer në hollësi. Unë e kam lexuar Marksin që kur isha në vitet e para të gjimnazit. Dhe a e dini përse? Jo vetëm se në këtë laborator të frikshëm po shndërrohesha pak nga pak në një qenie eksperimentale të “njeriut të ri”, por edhe sepse botimet e Marksit dhe të Engelsit, të shtypurat në shqip në Gjermaninë Lindore, qenë më të bukurat, më luksozet. Ato binin aromë dhe mua tërë jetën aromat e librave më kanë tunduar.

12

E MARTË 22 NËNTOR 2022

HISTORI

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

NGA VLADIMIR DURAJ

D

y vjet më parë, në bisedë me të ndjerën Jorgjie Shtrepi, mësuese ekselente në shkollën “8 Nëntori” në mes të viteve 60të, zumë në gojë edhe mësuesen time të klasës së parë, Violeta Nikollën, sinonim mirësie dhe fisnikërie. Aq e mirë ishte Violeta, sa që edhe pse kanë kaluar 58 vjet nga ajo kohë, përsëri unë e kam të gjallë në memorje portretin e saj të bukur e shkëlqyes. Po ashtu, mbajtja mend pa asnjë sforco në kujtesë, e mbiemrit të saj, është tregues sinjifikativ i madhështisë së Violetës. Por le të kthehem përsëri te biseda me Jorgjien, e cila, në një nga shkrimet e mia, kishte mësuar faktin e qënies së Violetës mësuesja ime e klasës së parë. Gjithashtu kishte parë në shkrim superlativa pa “kursim”, të përdorura nga unë për mësuese Violetën. - Me shumë dashuri e respekt po flet për Violetën, biles po kështu ke bërë edhe në shkrimin për të që unë kam lexuar. Violetën e kam pasur në pallat, po ashtu edhe kolege në shkollë. Është nga rastet kur termi “zonjë e vërtetë” dhe “fisnike grua”, simbolizojnë një të vërtetë të gjithëpranuar - më tha mes shumë vlerësimeve të tjera për Të, mësuese Jorgjia. Ndërsa Marika Baçi, një zonjë e vërtetë edhe kjo, ish mësuese në Teknikumin e Naftës në ish Q.Stalin, për të njëjtin shkrim, ashtu si Jorgjia, tha : “- Paskeni qënë me fat që keni patur mësuese të klasës së parë të ndjerën, Violeta Nikolla. Artistja e klasës së parë, mësuesja që ‘shkrihej’ e bëhej një me fëmijët, që nuk bënte thjesht mësim, por e “këndonte” mësimin. Grua dhe mësuese e rrallë. Më vjen keq që u largua e re nga jeta. Sikur nxënësit që ka kaluar nëpër duar Violeta, të shkruanin nga një kujtim me 20 fjalë, do të bëhej një vëllim i tërë. Mos harroni që, në vitet 60 - 70, fëmijët që fillonin klasën e parë nuk kishin zhvillimin dhe kushtet e ditëve tona. Shumë prej tyre nuk dinin të mbanin lapsin në dorë. Respekt i pafund për këtë Zonjë! Unë nuk e kam patur mikeshë Violetën , sepse unë isha fare e re dhe nuk kemi qënë as kolege të një shkolle. Mirëpo “nami” i Letës ishte aq i madh, sa që unë ndieja një respekt dhe admirim të veçantë për atë grua Zonjë. Më vjen mirë që do të shkruash për të, duke marrë shkas nga komenti im.” Violeta Nikolla ishte tipologjia e së arrirës, shëmbëlltyra e njeriut të programuar nga perëndia, sinonim i dashurisë, bukurisë, mirësisë, fisnikërisë... brenda saj gufonte një zemër e madhe, e gjerë, e dhembshur. Sa më sipër i kishte të dukshme, lehtësisht të lexueshme, të shkruara në ballë. Në fund të klasës së parë më cakton për në ‘Mbrëmjen Qëndrore’ të fundvitit. Mund të mos më çonte, në klasën tonë ishim disa nxenës me dhjeta, biles edhe fëmijë “të mëdhenjsh”. Por çudia ndodhi në përfundim të klasës së dytë, kur përsëri më caktoi në këtë eveniment bashkë me të ndjerin Mirjam Bubsi, djali i të madhit Fahri Bubsi. Kur i thashë se : “Unë isha vjet, nuk më takon përsëri sivjet”, me dashuri e ëmbëlsi më tha : - Ti vazhdo të mësosh kështu, si deri më sot, që të shkosh përherë në ‘Mbremje Qendrore’... atje shkojnë nxënësit e shkëlqyer dhe ti je i tillë. Ato fjalë ma ngrohën zemrën, ma shtuan edhe më dashurinë për atë mësuese - perëndi. Violeta theu “rregullin” duke çuar në ‘Mbremje’ dy nxënës nga e njëjta klasë, por këte e “justifikoi’’, mendoj unë, me qenien time djalë punëtori a “fukaraje”, dhjetat e të cilit Ishin të tijat, pa suport pas. Nuk mund të ishte ndryshe Violeta, mirësinë ajo e kishte në gen. Bijë e një familje plotë vlera dhe nuse po te një familje e tillë, justfikojnë ata ç’ka them një fjali më parë : “Violeta nuk mund të ishte ndryshe...” Mbaj mend nga ajo kohë se qyteti Stalin kishte një bibliotekë shkencore, më të mirën në vend, vepër e Pal Nikollës, “ambasadorit të Mirditës” në Myzeqe. Them kështu sepse Pali ishte përfaqësuesi më sinjifikativ i vlerave të trevës së tij në dy qytetet naftëtare, Q.Stalin dhe Patos. Është një koiçidencë e bukur fakti që Pali, ashtu si edhe Violeta, fillimin në punë e ka pasur si mësues, biles mësuesi i parë në Mirditë menjëherë pas çlirimit. Djaloshi i etur për dije, i pajisur nga perëndia me vullnet e forcë të hekurt, pak kohë më pas vijoi rrugën e dijes në Shkollën e Aviacionit në Beograd. Në vitin 1948 kthehet në atdhe dhe fillon punë në stacionin meteorologjik të aeroportit të Tiranës dhe 1 vit më pas emërohet shef i Stacionit Qendror të Sinoptikës...qëndron në këtë pozicion deri në vitin 1955, kohë kur shkon në Bullgari për shkëmbim përvoje. Pas kthimit nga Bullgaria Pali emërohet në aviacionin e qytetit Stalin, ku hodhi themelet e

PAL NIKOLLA SKIFTERI I MUNELLËS

shkencës shqiptare në një nga sektorët më të vështirë të aviacionit civil dhe ushtarak, duke u bërë një nga protagonistët më në zë të asaj kohe. E megjithatë, për turp të asaj kohe, në vitin 1961 largohet nga ushtria për arsye të paqena dhe dërgohet në vendlindje për të jetuar e punuar si bujk për të mbajtur familjen gjallë. Edhe pse një dënim i tillë i padrejtë e i pamerituar e vrau shpirtin e tij të pastër, përsëri Pali gjeti forca për ta përballuar këtë situatë me dinjitet. Vetëm dy vjet u deshën që pushteti të reflektonte në qasjen e tij ndaj Palit, për erudicionin e të cilit vendi kishte shumë nevojë. Kështu, në vitin 1963 Pali la bjeshkët e Mirditës dhe rikthehet në Q.Stalin, këtë radhë me misionin e ngritjes së bibliotekës shkencore më të mirë në vend, e cila, në finish, numëronte rreth 12.000 libra shkencorë shqip e në gjuhë të huaja. Vetëm një vit më vonë, në 1964-ën, unë do të isha nxenës i të mirës Violetë dhe do të kisha kështu fatin të njihja një pjesë mirësie nga tërësia e kësaj tipologjie që zoti ka “mbjellë” në tokë. Nuk gënjej nëse pohoj se, edhe pse i vogël, emrin e Palit si vlerë ari e qytetit tonë e kisha të dëgjuar në atë kohë. Nuk e mbaj mend mirë vitin, po rreth 1968-ës Violeta ndahet nga jeta në mënyrë të papritur, duke lënë Palin dhe dy djemtë e saj të sfidonin të vetëm të ardhmen. - Nuk u martova, Mark, se fëmijët u goditën me ikjen e Nënës së tyre në moshë të re nga infarkti dhe une, po të martohesha, do t’i godisja për së dyti herë - i tha Pali mikut të tij, Mark Markut, kohë më vonë. Jo shumë kohë pas ndarjes nga jeta të Violetës, Pali transferohet në Patos për të shpënë edhe më tej Bibliotekën shkencore të Naftës që më pas do të “jetonte” në këtë qytet. Por nuk ishte e thënë që njeriun e njehsuar me dijen, përkushtimin, punën, sakrificën, forcën, dashurinë, dinjitetin, kulturën dhe edukatën, fisnikërinë dhe aristokracinë ta linin rehat...në vitin 1975 Palin e shohin përsëri si armik dhe e degdisin si punëtor në fonderinë e Uzinës Mekanike. Madhështia e Pal Nikollës qëndron në faktin se Ai ishte një mal i lartë shumë dimensional, Ai ishte shkencëtar në profesion, erudit, njohës i disa gjuhëve të huaja...dhe më kryesorja, mal i lartë si bashkëshort, mal i lartë si prind, mal i lartë si bir... është tepër domethënëse lidhja e tij me nënën në pleqërinë e saj të madhe, kur Pali i shërbente si me e pas foshnjen e tij. Jeta e Pal Nikollës i ngjan rrugëtimit të një Vigani që di, zgjidh e del fitues mbi çdo sfidë e problem, Ai jetonte dhe sfidonte kohën duke i dhënë asaj emrin e tij, duke shkruar emrin e tij në histori me gërma të arta. Kuvendi Popullor e dekoroi Pal Nikollën me “Urdhëri i Punës së Klasit të lll-të” ndërsa Instituti i Shkencave e emëroi “Laborant i vjetër shkencor” në Shërbimin Hidrometeorologjik të Shqipërisë Për Violeta dhe Pal Nikollën nuk mund të thuhen të gjitha në një shkrim fb, ata meritojnë romane dhe laps floriri...xhanëm një monografi Palit i’a ka kushtuar miku i tij Mark Mesuli, të titulluar “Skifteri i Munellës”. Janë të shumtë personalitetet e kohës që nderonin e çmonin atë çfarë Pal Nikolla ishte...mes tyre burrat e mëdhenj në fotot më poshtë, emblema e aviacionit shqiptar, Niko Hoxha, i tillë po në fushën e naftës, Lipe Nashi e të tjerë. Në 7 shtator 2009 ndahet nga jeta Pal Nikolla, burri i shquar i Mirditës, intelektuali i shquar shqiptar që bëri shkencë në pozicionin e punës së tij, “Qytetar Nderi” i Bashkisë Patos dhe “Nderi i Komunës” Gjegjan.

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

DOSSIER

“BËNI PAQE?”

Arti i lashtë i diplomacisë Rrëmuja diplomatike mes Italisë dhe Francës ka hapur një krizë mes dy vendeve mike. Për të “bërë paqen” hapet kanali i diplomacisë ndërkombëtare, i cili luan një rol themelor në marrëdhëniet midis shteteve që nga lashtësia e deri më sot.

E MARTË 22 NËNTOR 2022

13

thashethemet. Venedikasja Zaccaria Contarini, e dërguar në Francë në 1491 në dasmën e Charles VIII me Anne of Brittany, e përshkroi dhëndrin si “të pakëndshëm” dhe nusen si “të re, të çalë dhe të zgjuar”. Ishte pikërisht Venediku, i kërcënuar nga toka dhe deti nga shumë armiq, ai që ngriti rrjetin diplomatik më efikas. Falë edhe tregtarëve të saj, Serenissima i garantoi vetes informacione të çmuara dhe për të paktën dy shekuj dërgoi ambasadorë në të gjithë botën e njohur, për të bërë marrëveshje tregtare dhe për të krijuar aleanca. E DREJTA NDËRKOMBËTARE MBËRRIN. Shembulli italian u ndoq nga pjesa tjetër e Evropës ku, pak nga pak, një kod më formal i sjelljes zuri vendin e ligjit të mashtrimit, falë edhe botimit të traktateve si De legateonibus (1585) i Alberico Gentilit. Megjithëse marrëdhëniet midis shteteve vazhduan të rregulloheshin nga martesat e interesit, në vitin 1648, me përfundimin e Luftës Tridhjetëvjeçare midis katolikëve dhe protestantëve dhe me konsolidimin e shteteve kombëtare, u vendosën norma që krijuan një kod të parë të së drejtës ndërkombëtare. FRANCE: “MBRETËRESHJA” E DIPLOMACISE. Ndër baballarët e këtyre rregullave të reja diplomatike ishte juristi dhe filozofi holandez Hugh Grotius (Huig de Groot), autor i traktatit Ligji i luftës dhe paqes në të cilin, për të shmangur gjakderdhjet e ardhshme, ai sugjeroi tre metoda për zgjidhjen paqësore të një mosmarrëveshjeje: konferenca dhe negociata; kompromise të favorizuara nga heqjet dorë dhe lëshimet reciproke; hedhjen e shortit. Themelore, shtoi ai, është prania e një gjyqtari neutral. Mbretëresha e re e diplomacisë u bë Franca, e cila tashmë në vitin 1589, nën sovranin Henry IV, kishte emëruar ministrin e parë të jashtëm të historisë, Louis de Revol. Kështu, frëngjishtja zuri vendin e latinishtes si gjuhë diplomatike. PROFESION I RI. Pavarësisht hyrjes në skenë të diplomacisë amerikane të matur (në sjellje dhe veshje), por efektive, me ekselenca të tilla si Benjamin Franklin (1706-1790), udhëheqja franceze vazhdoi për më shumë se dy shekuj, duke nxjerrë ndërmjetës të nivelit të lartë. Para së gjithash Charles-Maurice de Talleyrand (17541838), i aftë për të imponuar parimin e legjitimitetit në Kongresin e Vjenës (1815) pavarësisht se përfaqësonte një vend të mundur. Karriera diplomatike fitoi me shpejtësi prestigj shoqëror dhe ambasadorët nuk ishin më thjesht të besuar të emëruar nga sovrani, por profesionistë të trajnuar përmes një kursi të caktuar studimi. Për më tepër, Rregullorja e Vjenës u hartua në 1815, e cila dallonte katër kategori të ndryshme përfaqësuesish: ambasadorët aktualë; të dërguar të jashtëzakonshëm; ministrat rezidentë; i ngarkuari me punë. Përsëri: shtetet evropiane, gjithnjë e më të vetëdijshme për rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve të përhershme reciproke, vendosën një lloj “urdhri diplomatësh” me rregulla, zhargon, vende dhe mjete që ishin të njëjta për të gjithë.

P

as rrëmujës diplomatike mes qeverisë italiane dhe “kushërinjve” tanë francezë për caktimin e emigrantëve në bordin e anijes Ocean Viking, të OJQ-së SOS Mediterranee, diplomacia do të vihet në lëvizje për të ndrequr përçarjen. Ai i marrëdhënieve diplomatike midis shteteve është një art sa delikat aq edhe i lashtë: le të rishikojmë historinë e tij, nga agimi deri në shekullin e njëzetë, përmes artikullit “Arti për të bërë paqe” të Biagio Picardi, marrë nga arkivat e Focus Storia. MARRËVESHJE TË LASHTA. Napoleoni e përcaktoi diplomacinë si “polici me frak”, Winston Churchill e konsideroi të përshtatshme kufizimin e pushtetit, ndërsa Giuseppe Garibaldi e portretizoi atë si një mashtrues të vjetër, ndaj të cilit ishte më mirë të kishim kujdes. I sinqertë apo jo, “arti i negocimit, në emër të Diplomacisë: arti i lashtë i të bërit paqe me shtetin, çështjet politike ndërkombëtare”, siç përkufizohet nga Treccani - dhe, me pak fjalë, për të bërë paqe - daton që në agim. të kohërave. Këtë e demonstron Traktati i Kadeshit (1259 p.e.s.) midis faraonit Ramses II dhe hitit Hattusili III, marrëveshja më e vjetër diplomatike e njohur. KONKORDI ROMAK. Megjithatë, ishin romakët, të cilët kishin edhe një perëndeshë Concordia në panteonin e tyre, ata që farkëtuan më plotësisht figurën e ndërmjetësit: fillimisht me “paqebërësit”, të paguar për të zgjidhur mosmarrëveshjet në qytet, pastaj duke dërguar priftërinjtë “fetial”. ndaj sovranëve të huaj. Fjala “diplomaci” ndoshta rrjedh nga diploma, kalimet metalike të përdorura për të udhëtuar nëpër rrugët e perandorisë. Këta ambasadorë të parë, romakë apo grekë dhe, përgjatë Rrugës së Mëndafshit, kinezë, ishin megjithatë lajmëtarë të thjeshtë. Ata nuk mundën të merrnin iniciativa dhe, pasi misioni u krye, u kthyen menjëherë me përgjigjen. DËNIMI I AMBASADORËVE. Edhe pse në kohët e lashta mysafiri konsiderohej i shenjtë dhe lajmëtarët përgjithësisht respektoheshin, emisarët në misione shpesh përfundonin të rrahur, të burgosur apo edhe të vrarë. Larg, siç u gjykua përgjegjëse për mesazhin e raportuar, në shtëpi për shkak të akuzës për tradhti. Ksenofoni, duke treguar për Timagora athinase, shkruan se ai u vra nga eprorët e tij pas negociatave me Persianët, në vitin 367 p.e.s. Dhe duke

folur për persët: siç tregohet në filmin 300, edhe mbreti trojan Leonidas, në vitin 480 p.e.s., i vrau të dërguarit e Kserksit në vend, i bindur gabimisht se ata ishin të paprekshëm. RREZIQET E PUNËS. Me pak fjalë, roli i ambasadorit ka qenë gjithmonë i rrezikshëm. Në të kaluarën, edhe pamja fizike mund të ndihmonte: si dhe nga folësit dhe avokatët e aftë, diplomatët e parë zgjidheshin për bukurinë dhe elegancën e tyre, në mënyrë që bashkëbiseduesit e tyre të njëanshëm t’i bënin më të lakueshëm. Me kalimin e kohës, u ndje nevoja për të rregulluar dhe ndarë rregulla të qarta që do të garantonin imunitetin e emisarëve. Dhe në vitin 533 perandori bizantin Justiniani I vendosi legjislacionin e parë mbi këtë temë, në Digest. CEREMONIALI LIND. Që nga fillimi i mesjetës, dhe më pas përfundimisht në vitin 956 me De ceremoniis aulae byzantinae të perandorit Konstandin VII Porphyrogenitus, bizantinët përpunuan një ceremoni të përpiktë që tregonte distancën që duhej mbajtur kur pritej një udhëheqës i huaj, kohët e komunikimit, curtsies pak a shumë të thella, rrobat për të veshur dhe disponimi i darkuesve në bankete. Një formë embrionale e ambasadës dhe një kod për shkeljet e përbashkëta me Selinë e Shenjtë dhe mbretërinë Franke gjithashtu morën formë në Kostandinopojë. Imuniteti i nunciut (kështu quhet edhe sot ambasadori papal) iu shtri edhe rezidencës së tij, e cila u bë e paprekshme. Mbi të gjitha, Vatikani i përdori këto risi, i cili gjithnjë e më shumë dërgonte emisarët e tij, të quajtur apokrisarë, në misione. REKORD ITALIAN. Megjithatë, në shekullin e pesëmbëdhjetë, Italia ishte djepi i diplomacisë. Paqja e Lodit (1454) demonstroi efektivitetin e negociatave, i dha fund konfliktit të gjatë midis Lordëve italianë dhe ndërtoi një rrjet të dendur marrëdhëniesh (dhe intrigash) midis Shteteve. Protagonistët e kësaj pike kthese ishin Duka i Milanos Francesco Sforza, i cili dërgoi Prospero da Camogli, ambasadorin e parë të përhershëm, në Francë në 1455, dhe personazhe të kalibrit të Niccolò Machiavelli (1469-1527), traktatist, mendimtar, politikan. dhe negociator i rafinuar i licencuar për të spiunuar. Ndër detyrat e rezervuara për diplomatët, në fakt, ishte edhe ajo e ndjekjes së ngjarjeve shoqërore për të ndjekur

MODERNITETI. Negociatat më delikate, duhet thënë, vazhduan të ishin sekrete, të rezervuara për pak subjekte të përfshira dhe të zhvilluara në vende të izoluara. Do të duhet të presim një shekull, ose fundin e Luftës së Parë Botërore, për të arritur në diplomaci me konferencë, në të cilën organizatat e mëdha ndërkombëtare filluan të diskutojnë në takime të hapura për gazetarët dhe vëzhguesit e jashtëm. Në fillim të viteve 1920 ishte vendimtar kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë presidencës së Thomas Woodrow Wilson, por edhe i Rusisë së Leninit, e cila shtyu që aktet e negociatave të bëheshin publike. Kjo nuk e pengoi atë që të vazhdonte të nënshkruante protokolle sekrete, si ai për ndarjen e Polonisë midis Hitlerit dhe Stalinit. Marrëdhëniet ndërkombëtare, në shekullin XX, u bënë gjithnjë e më shumëpalëshe: po lindte diplomacia bashkëkohore, e cila nga fundi i Luftës së Dytë Botërore u bë rruga kryesore për zgjidhjen e krizave ndërkombëtare. LUFTA E FTOHTE. Samitet, konferencat e samiteve dhe netët pa gjumë të “sherpave” diplomatikë u shumuan (bashkë me goditjet e ulëta të spiunazhit) gjatë viteve të Luftës së Ftohtë midis SHBA-së dhe BRSS. Dhe në vitin 1961 Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike vendosi më në fund rregulla të përbashkëta për marrëdhëniet ndërkombëtare. Teksti i tij fillon kështu: “Shtetet palë në këtë Konventë, duke pasur parasysh se deri në kohët e lashta popujt e çdo vendi njihnin statusin e agjentëve diplomatikë [...] kodifikonin rregullat diplomatike”. Në 53 nene u përcaktuan funksionet e misionit diplomatik (përfaqësimi i vendit, negocimi, marrja e informacionit dhe promovimi i marrëdhënieve miqësore) dhe rregulla të mëtejshme, të cilat i shtuan imunitetit të ambasadorit paprekshmërinë e zyrave të tij, të rezidencës zyrtare, të familjarëve të tij. Që atëherë, diplomacia ka gjetur mënyra të reja për t’u shprehur, falë endësve të mëdhenj si Henry Kissinger (sekretar i shtetit i SHBA nga 1973 deri në 1977) ose Eduard Shevardnadze (ministri i fundit i jashtëm i BRSS dhe presidenti i parë i Gjeorgjisë së pavarur) dhe me teknologjive të reja. Interneti sot bën të mundur organizimin e takimeve të samitit në distancë dhe formimin e njësive të krizës në një kohë shumë të shkurtër. Megjithatë, rregullat e përgjithshme mbeten ato që në vitin 1961 sanksionuan, njëherë e përgjithmonë, shenjtërinë e diplomacisë dhe ambasadorët e saj të paqes.

14

E MARTË 22 NËNTOR 2022

SHKENCË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Nga kërpudhat vjen një risi për të krijuar mikroçipa të biodegradueshëm Mikroçipet kanë një bazë izoluese të bërë nga plastika jo e riciklueshme: studiuesit e kanë zëvendësuar atë me lëkurën e biodegradueshme të një kërpudhe, duke marrë rezultate premtuese.

Nëse keni një kompjuter, përgëzoni çipin e tij Më 18 korrik 1968 lindi Intel, i cili do të bëhej multinacionalja më e rëndësishme në elektronikë dhe teknologji informacioni.

N

ë vitin 1968, Robert Noyce dhe Gordon Moore vendosën të braktisin Fairchild Semiconductor për të themeluar Intel (një bashkim i Integrated Electronics) së bashku me Arthur Rock, një sipërmarrës sipërmarrës në Silicon Valley, pa të cilin kompania ndoshta nuk do të kishte sukses: Rock investoi në fakt një shumë e konsiderueshme prej 2.5 milionë dollarësh në atë kohë, në atë që sot do ta quanim një start-up që, gjysmë shekulli më vonë, është i aftë për një xhiro prej 70.8 miliardë dollarësh (të dhënat e Intel 2018). ROBERT NOYCE I lindur në 1927 (vdiq në ‘90) ishte një nga bashkëthemeluesit e Fairchild Semiconductor (1957), i cili përfundimisht mbylli dyert e tij në 2016. Si fëmijë ai nuk ishte budalla që mund të imagjinohej: një kampion noti në kolegj , ku këndoi në kor; ai luajti oboe dhe pati një qëndrim të shkurtër si aktor në një telenovelë. Në moshën dymbëdhjetë vjeç, me vëllain e tij dhe disa miq, ai ndërtoi një avion avionësh biplan “style Brothers Wright” (sigurisht pa motor), duke blerë gjithçka që i nevojitej për 4,53 dollarë në atë kohë (1939). Eksperimenti nuk ishte shumë i suksesshëm: Bob u hodh nga një çati, vetëm për t’u rikthyer disa sekonda më vonë (pa dëmtime).

GORDON MOORE I lindur në vitin 1929, gjithashtu në grupin e themeluesve të Faichild, përveç çështjes së Intelit, është i njohur botërisht për formulimin e ligjit të Moore në vitin 1965, sipas të cilit “kompleksiteti i një mikroqarku, i matur, për shembull, nëpërmjet numri i transistorëve për çip, dyfishohet çdo 18 muaj dhe katërfishohet çdo 3 vjet”. Gjëja kurioze është se Moore, siç shpjegoi ai vetë në një intervistë të lëshuar në 1997, nuk kishte thënë saktësisht këtë: «Kam folur për një dyfishim çdo dy vjet. Unë kurrë nuk kam thënë “18 muaj”, por tani kudo citojnë atë version”. Me kalimin e viteve, ligji i Moore-it ka gjetur zbatim në shumë fusha, madje shumë të largëta nga origjinali i tij, dhe ndonjëherë me rezultate mjaft të çuditshme, siç tregohet nga një studim i vitit 2013 mbi origjinën e jetës. JO GJITHË (ASNË KURRË) AR... Një histori pionierësh, ajo e Intel, e cila mishëroi frymën e “ëndrrës amerikane” duke pushtuar dhe duke ruajtur ende pjesën më të madhe të tregut të mikroprocesorëve për shumë pajisje elektronike. Një sukses që nuk e ka shmangur ristrukturimin e thellë me kalimin e kohës (për të përdorur fjalën në modë sot) për shembull me shkarkimin e 10,500 punonjësve, midis 2006 dhe 2008, rreth 10% të fuqisë punëtore të shumëkombëshe (107,000 njësi në 2018).

Ç

do vit, bota prodhon rreth 50 milion ton mbeturina elektronike, duke përfshirë çipa të telefonave celularë dhe kompjuterikë dhe mikroçipa që përbëhen kryesisht nga një bazë ftohëse dhe izoluese - e quajtur substrat - e bërë nga polimere plastike të pa riciklueshme. Tani një ekip studiuesish austriakë ka zbuluar se lëkura e një myku të drurit mund të jetë një zëvendësim i biodegradueshëm dhe rezistent i plastikës, duke i lejuar ata të prodhojnë patate të skuqura më miqësore me mjedisin dhe të riciklueshme. Rezultatet e studimit u publikuan në Science Advances. NJË LËKURË PERFEKTE (KËRPUDHA) Kërpudha në fjalë është Ganoderma lucidum, një kërpudhë parazitare që rritet në dru lisi ose gështenjë: e veçanta e saj është se zhvillon një lëkurë që mbron aparatin e saj vegjetativ, miceli, nga bakteret dhe kërpudhat e tjera. Kjo lëkurë, e cila nuk rritet në kërpudhat e tjera, kur nxirret dhe thahet është fleksibël, izoluese dhe rezistente (i toleron mirë temperaturat mbi 250 °C) dhe ka një trashësi të ngjashme me atë të një fletë letre. REZISTENT DHE I RICIKLUAR Të gjitha këto janë veti ideale për nënsh-

tresën e një qarku elektronik: “Nëse mbahen larg burimeve të lagështisë dhe dritës UV, lëkura ndoshta mund të zgjasë qindra vjet,” shpjegon Martin Kaltenbrunner, një nga autorët. “Në të njëjtën kohë, ai mund të dekompozohet në tokë në vetëm dy javë, gjë që lehtëson riciklimin e tij.” Testet treguan se kapaciteti përçues i lëkurës së G. lucidum është pothuajse i barabartë me atë të polimereve plastikë që përdoren normalisht në patate të skuqura: substrati i kërpudhave gjithashtu ruajti vetitë e tij edhe pasi e palosi më shumë se dy mijë herë. PËRDORIM TË MUNDSHME Substrati bio mund të gjejë disa aplikime: nga pajisjet e veshura të përdorura në teknologjinë mjekësore për të monitoruar shëndetin e pacientëve, deri te bateritë e thjeshta që fuqizojnë pajisjet me fuqi të ulët si sensorët Bluetooth ose etiketat RFID. “Prototipet janë të pabesueshme dhe rezultatet janë revolucionare,” komenton Andrew Adamatzky, një ekspert që nuk ishte i përfshirë në hulumtim. Tani mbetet vetëm të vazhdojmë testet dhe të shohim se deri në çfarë mase ky zbulim mund të inovojë mënyrën e prodhimit të pajisjeve elektronike.

www.fjala.al

22 nëntor 1984

SKARLET XHONSON,

aktorja më e paguar në botë për vitet 2018 dhe 2019 S

karlet Xhonson u lind më 22 nëntor 1984. Ajo është një aktore dhe këngëtare amerikane. Ajo ishte aktorja më e paguar në botë në 2018 dhe 2019, dhe është paraqitur shumë herë në listën e Forbes Celebrity 100. Filmat e saj kanë fituar mbi 14.3 miliardë dollarë në të gjithë botën, duke e bërë Johansson aktoren me fitime më të larta dhe yllin e nëntë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Xhonson aspironte të ishte një aktore që në moshë të re dhe u shfaq për herë të parë në skenë në Off-Broadway si një aktor fëmijë. Ajo bëri debutimin e saj në filmin komedi fantastike North (1994), dhe fitoi njohjen e hershme për rolet e saj në Manny & Lo (1996), The Horse Whisperer (1998) dhe Ghost World (2001). Johansson u zhvendos në rolet e të rriturve në vitin 2003 me shfaqjet e saj në Lost in Translation, i cili fitoi atë një çmim BAFTA për aktoren më të mirë (në moshën 19 vjeç, ajo u bë një nga fituesit më të reja të çmimit) dhe Girl with a Pearl Earring. Ajo ishte nominuar për Çmimin Golden Globe për këto filma, dhe për të luajtur një adoleshente të trazuar në dramën A Love Song for Bobby Long (2004), dhe një joshëse në thrillerin psikologjik Match Point (2005). Punime të tjera gjatë kësaj periudhe përfshijnë The Prestige (2006) dhe Vicky Cristina Barcelona (2008); dhe albumet Anywhere I Lay My Head (2008) dhe Break Up (2009), të dy u renditën në Billboard 200. Si një figurë publike, Johansson është një mbështetëse e shquar e markës dhe mbështet bamirësi të ndryshme. Ajo është cituar si një simbol i seksit i Hollivudit nga media të ndryshme. Ajo është martuar tre herë: me aktorin kanadez Ryan Reynolds nga 2008 në 2011; Biznesmeni francez Romain Dauriac, me të cilin ka një vajzë, nga 2014 në 2017; dhe aktori komedian Colin Jost që nga viti 2020.

1940

Pjesa me e madhe e atyre qe jane ne nje lidhje do kerkojne qetesine ne cift sot. Do beni gjithcka te largoni edhe rutinen qe mbizoteronte prej kohesh. Beqaret do jene e sharmante dhe joshes. Te shumte do jene ata qe do iu vijne nga pas, por ju do keni te drejten e zgjedhjes. Financat do jene te paqendrueshme. Mos shpenzpni shume qe te mos bini ne humnere.

Demi Nen ndikimin e Venusit jeta juaj ne cift do jete shume delokate dhe nga momenti ne moment mund te lindin mosmarrveshje te medha. Nese jeni te pasigurt per vazhdimesine reflektoni mire. Beqaret mund te kene ede dashuri me shikim te pare, por disa edhe zhgenjime. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe maturi. Pritet qe situata te jete e qendrueshme dhe te merrni disa vendime.

Binjakët Ata qe jane ne cift do kalojne nje dite te kendshme prane atij qe dashurojne. Shfrytezoni cdo moment kur te jeni me te. Klima yjore do jete e favorshme per takime interesante. Me ne fund beqaret nuk do ndhenme vetem dhe me brenge ne shpirt. Per financat do kujdeseni me teper dhe nuk do beni asnje cmenduri. Hidheni cdo hap me shume kujdes.

Gaforja Nese jeni ne cift duhet te pergatiteni per disa momente delikate te cilat mund t’ua ndryshojne njehere e pergjithmone jeten. Tregohuni me e matur me gjithcka qe do thoni. Beqaret nga ana tjeter jo vetem qe do kene takime, por ato mund te sjellin edhe lidhje afatgjata. Financat do jene pozitive. Buxheti do stabilizohet ndjeshem dhe do mund te beni ndonje shpenzim me teper.

Luani

Gjate kesaj dite do keni mundesi te flisni me hapur me partnerin tuaj dhe bashkepunimi do te perforcohet. Toleranca dhe mirekuptimi do jene dy pika te tjera kyce. Edhe per beqaret do filloje nje tjeter etape ne planin sentimental. Pergatituni per emocione. Nese shpenzoni me shume sesa duhet per rehatine tuaj, financat mund te kene ndonje tronditja te vogel.

Virgjëresha Fale bekimit te yjeve, jeta ne cift do jete harmonike sot. Pas nje periudhe gjate se ciles e keni lene pas dore partnerin, sot do kujdeseni me teper per te. Beqaret edhe pse do kene takime, duhet te reflektojne mire para se te marrin vendime te rendesishme. Per sa iu perket financave duhet thene se to do jene goxha te paqendrueshme. Merrni masa dhe ulni sa me shpejt shpenzimet.

Peshorja Vleresojeni me shume ate qe keni ne krah sot sepse po e humbet nuk do kete me kthim pas. Mos mendoni se ai qe ka ne krah shoqja juaj eshte me i mire, gjithmone pula tjetrit duket me e majme. Beqaret nuk duhet ta kerkojne me ngulm dashurine, por duhet ta lene veten sa me te lire dhe te presin. Ne planin financiar situata mund te nderlokohet se tepermi. Kujdes!

Akrepi Jeta ne cift do shkoje me se miri gjate kesaj dite. Do flisni per gjithcka dhe do bashkepunoni ne cdo moment me partnerin tuaj. Disa mund te zgjidhin edhe nje teme delikate. Beqaret nuk duhet te kerkojne parate, por personin qe do i beje te ndihen mire. Mundesite do ekzistojne sot. Ne planin financiar do keni fat dhe do e stabilizoni situaten. Beni shpenzimet me te domosdoshme.

Shigjetari Yjet do ua bejne shume te lumtur dhe te gezueshme jeten tuaj ne cit gjate kesaj dite. Do e dini mire cilat pika te prekni qe ai qe keni ne krah te beje gjithcka qe ju deshironi. Do i kushtoi me teper kohe atij. Beqaret do kene nje takim mbreselenes, i cili mund t’ua ndryhsoje jeten njehere e pergjithmone. Per shkak te shpenzimeve te tejskajshme, financat do jene te paqendrueshme.

Bricjapi

NGJARJET E DATËS 22 NËNTOR

Presidenti Franklin Roosevelt , kryeministri britanik Winston Churchill dhe udhëheqësi kinez Chiang Kai -shek takohen në Kajro për të diskutuar masat për të mposhtur Japoninë.

15

Dashi

U lind

1943

E MARTË 22 NËNTOR 2022

NGJARJE E ARGËTIM

ONLINE 24 ORË

1963

Presidenti Xhon F. Kennedy u vra, ndërsa parakalonte në një autokolonë në Dallas, Teksas. Vrasësi i dyshuar, Lee Harvey Oswald , u vra dy ditë më vonë në burgun e qytetit Dallas nga Jack Ruby, pronar i një klubi argëtimi.

Lufta e Dytë Botërore: Pas pushtimit italian, trupat greke kundërsulmuan italianet për të pushtuar Shqipërinë dhe Korçën.

1975

Juan Carlos u shpall Mbreti i Spanjës pas vdekjes së mbretit Francisco Franco.

1868

Në Dumbarton, Skoci, aeroplani Sark është nisur si një nga aeroplanët e fundit të ndërtuar ndonjëherë, dhe e vetmja që ka mbijetuar deri më sot.

2005

Angela Merkel u bë gruaja e parë kancelare(kryeministre) e Gjermanisë.

Dite interesante kjo e sotmja per jeten tuaj ne cift. Do i jepni me teper rendesi intimitetit dhe do kaloni momente te mrekullueshme prane atij qe dashuroni. Beqaret me mire te qendrojne vetem dhe sot sesa te perballen me zhgenjime qe do t’i lendojne. Me financat do keni fat. Edhe pse do shpenzimi pas me shume per disa gjera te nevojshme ato nuk do tronditen.

Ujori

Ne planin sentimental te cifteve cdo gje do shkoje mire sot. Klima do jete e ngrohte dhe harmonia do mbizoteroje ne cdo moment. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojne sepse vetem ne kete menyre mund te nisin nje histori te bujur dashurie. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshem dhe mos shpenzon shume. Nuk eshte momenti.

Peshqit Jeta juaj ne cift do jete e qete dhe pa probleme. Do jeni me te qarte per ate qe doni dhe kjo do iu nxite te mos beni gabime. Nese partneri ne nje moment inatoset me dicka, gjeni menyren e duhur per ta qetesuar. Planetet do shtojne mundeste e beqareve per takime. Shfrytezojini! Financat do jene me te mira se disa dite me pare dhe ju do ndiheni me te qete.

16

E MARTË 22 NËNTOR 2022

Cyan Magenta Yellow Black

REKLAMA

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.