8 TETOR 2022 Flipbook PDF

8 TETOR 2022

110 downloads 116 Views 18MB Size

Story Transcript

TETORI ROZË

DR. NAJADA KALLASHI: KANCERI I GJIRIT, MË LEHTË PARANDALOHET SESA KUROHET F5

ANALIZË NDARJA ADMINISTRATIVE, NEVOJË PËR NDRYSHIM NGA BASHKITË, JO DIKTIM NGA POLITIKA NGA EDUART GJOKUTAJ

OPED RRUGA E OPOZITËS DUHET TË JETË PËRTEJË DYERVE TË GJYKATËS!

F8

F7

NGA ERALD SHULLA

E SHTUNË, 8 TETOR 2022 NUMËR 785

VITI III I BOTIMIT

ÇMIMI 30 LEKË

SULMET KIBERNETIKE

SHBA PROJEKTREZOLUTË KUNDËR IRANIT: PO MINON SHQIPËRINË Bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve një projekt-rezolutë ku dënohen me forcë sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë ► FAQE 3

PROJEKTLIGJI

150 HEKTARË PËR KANABIS MJEKËSOR Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish për konsultim publik draftin për lejimin e kultivimit të kanabisit kurativ. Në projekligj i cili ndodhet mbi tavolinën e deputetëve thuhet se kushdo që ofrohet duhet të aplikojë për t'u pajisur me licence për një periudhe 15-vjeçare dhe të ketë kapital investimi ► f 4 mbi 100 milionë lekë.

SUPLEMENT "KULTURE"

NDRIÇOJE SHTËPINË TËNDE ME THESARET E HIMALAJEVE

► f 9-12

NË PELIKULËN E FILMIT TË PAMBARUAR TË PLUTON VASIT NGA LEONARD VEIZI

Cyan Magenta Yellow Black

zafron.al

2

E SHTUNË 8 TETOR 2022

www.fjala.al

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

PD dhe PL kundër lirimi të Bllakos

N

jë ditë pas ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako u lirua nga burgu, duke ia ndryshuar masën e sigurisë nga “burg pa afat” në “arrest shtëpie”, mbajtën qëndrim edhe dy liderët e opozitës. Berisha u shpreh se Bllako kërcënoi Veliajn dhe Ramën. “Dje(të enjten), e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Bllako, që me paratë tuaja, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë të atit. A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje. Pse Kosova dhe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i PL Ilir Meta kanë reagur ndaj lirimit nga paraburgimi i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve

Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë? Kjo sepse Rama ka gjetur Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve. Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme”, u shpreh

Berisha nga Memaliaj. REAGIMI I METËS Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar këtë të premte për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit

Alqi Bllako, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për aferën e inceneratorëve. Meta u shpreh se ky vendim është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Ai theksoi se e gjitha është bërë me urdhër të Edi Ramës,

pasi sipas Metës, është kryeministri koka e kësaj afere. “Sa familjarë janë burgosur për një dritare? Ata nuk kanë fëmijë për të rritur, ndoshta nuk kanë as mundësi të paguajnë një dado. Vendimi i djeshëm tregoi që koka e kësaj afere është Edi Rama, nuk janë as Alqi, as Lefteri. Kjo është drejtësi më regji. Sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte. Fakte flagrante, jo fjalë. Shkelje të hapura nga Edi Rama, Engjell Agaçi dhe ministra. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës”, tha Meta.

Deputetja e PD-së: Kim shprehu shqetësim për pastrimin e parave ënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e PD Sorina Koti ka folur pas N takimit me ambasadoren e SHBA-ve Yuri

Kim. Ajo ka zbardhur detaje nga takimi dhe theksoi mesazhin e saj se opozita është denoncuese dhe në terren me qytetarët, nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk funksionin shteti i të drejtës dhe institucionet publike. Duke folur për amnistinë fiskale, deputetja e PD tha se ambasadorja shprehu

shqetësimin se pastrimi i parave është një nga problematikat kryesore në Shqipëri. “Ambasadorja theksoi që reformat duhet të jenë më të thella dhe agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg. Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë. Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë

pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike. Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë. Dhe shpresoj se nëse do të ketë dëshirë dhe politikanët do të jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që i përfaqësojmë ata, mendoj se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi deputetja e PD.

GARA

Gert Bodani “vetëshpallet” kandidat për bashkinë e kryeqytetit

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për Ikryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Bogdani deklaroi se kjo është një gjë që ia kanë kërkuar prej kohësh baza dhe qytetarët e Tiranës. “Asnjëherë s’i kam bërë bisht sfidave, dhe sidomos në këtë rast që është sfidë e rëndësishme. Prej kohësh ma ka kërkuar baza, qytetarët e Tiranës

KRYEREDAKTOR: SEBI ALLA WWW.FJALA.AL

ZV.KRYEREDAKTOR: LEONARD VEIZI

se ka ardhur koha për një ndryshim në Tiranë. Këta që firmosin lejet e ndërtimit nuk e shohin jetën në Tiranë”, tha Bogdani. Nëse kandidatura e Bogdanit do të pranohet, atëherë ai do të këtë përballë kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj. Sipas Bogdanit, situata që po kalon PD brenda vetes e bën më të vështirë, pas siç tha opozita ndodhet përballë një kundërshtari që ka para të bëra me korrupsion.

GAZETARË: FERNADA CENKO, MONADA MYSHKETA

EDITORIALISTË: ADRIAN CIVICI, LORENC VANGJELI, PLATOR NESTURI, FRROK ÇUPI, ROLAND QAFOKU, ERALD SHULLA, ERVIN BAKU ADRESA: RRUGA “RESHIT ÇOLLAKU”, ND. 36, H.3, AP.8, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.10, 1001, TIRANË



KONTAKT: 0682034146

[email protected]

www.fjala.al

E SHTUNË 8 TETOR 2022

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

3

Sulmet kibernetike

SHBA projektrezolutë kundër Iranit: Po minon Shqipërinë Bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve një projekt-rezolutë ku dënohen me forcë sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë

P

rojekt-rezoluta e hartuar me nismën e ligjvënësit nga Nju Jorku Ritchie Torres kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë. “Është thelbësore që të dënojmë sulmin e shumëfishtë kibernetik iranian ndaj Shqipërisë. Irani në mënyrë metodike u përpoq të minonte Shqipërinë kur ndërmori akte të rrezikshme kibernetike. Irani është një regjim i rrezikshëm që do

të vazhdojë përpjekjet për të minuar dhe shkatërruar Shqipërinë nëse nuk frenohet”, thotë ligjvënësi Torres në një deklaratë për Shqipërinë. Projekt-rezoluta, tekstin e së cilës e ka parë Zëri i Amerikës, inkurajon bashkërendimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë për t’u siguruar që mekanizmat e saj për sigurinë kibernetike të jenë të afta për t'u mbrojtur kundër ndërhyrjeve dhe sulmeve të ardhshme të mundshme kibernetike. Përveç zotit Torres projekt-rezoluta ka si autorë tre bashkëkryetarët e tjerë të Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare, ligjvënësi tjetër demokrat Jim Himes dhe republikanët Lisa McClain dhe Robert Aderholt. Më 7 shtator, Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi më 15 korrik sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë , duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online. Sulmi kibernetik, Shqipëria

akuzon Iranin dhe ndërpret marrëdhëniet diplomatike Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet, për shkak të këtij sulmi. Po atë ditë, Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin kibernetik ndaj aleatit të NATO-s dhe thanë se kishin arritur në përfundimin se pas tij qëndronte Irani. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Adrienne Watson, u shpreh në një deklaratë se "Shtetet e Bashkuara mbështesin thirrjen e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që Irani të mbahet përgjegjës për sulmin e paprecedentë kibernetik". Shtetet e Bashkuara, thuhet më tej në deklaratë, do të marrin masa të tjera ndaj Iranit për sulmin që kërcënon sigurinë e një aleati të Shteteve e të Bashkaura, si dhe për precedentin e rrezikshëm që krijon për sulmet kibernetike. Më 9 shtator, Shtetet e Bashkuara njoftuan për vendosjen e sank-

sioneve ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj Esmail Khatibi për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, përfshirë sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. "Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë shpërfill normat e veprimeve të përgjegjshme shtetërore në

kohë paqeje në hapësirën kibernetike, ku përfshihet norma për të mos dëmtuar infrastrukturën kritike që ofron shërbime për publikun," tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson. "Ne nuk do të tolerojmë aktivitetet kibernetike gjithnjë e më agresive të Iranit që vënë në shënjestër Shtetet e Bashkuara ose aleatët dhe partnerët tanë", shtoi ai. Irani goditi sërish një prej sistemeve të rëndësishme informatike, atë të regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS, siç konfirmuan autoritetet e Shqipërisë një ditë më pas. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shprehu mbështetjen për Shqipërinë në një telefonatë me kryeministrin Edi Rama dhe tha se "Uashingtoni nuk do të tolerojë sulmet kibernetike që synojnë SHBA-të apo aleatët e tyre në NATO". Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendës Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Teknologjinë Kibernetike dhe atë në Zhvillim, Anne Neuberger tha se sanksionet e menjëherëshme ndaj Iranit ishin pjesë e një strategjie për të vënë para përgjegjësisë aktorët e papërgjegjshëm në hapësirën kibernetike. “Kjo është arsyeja që kur pamë sulmin iranian ndaj Shqipërisë, që ndërpreu shërbimet e qeverisë shqiptare për qytetarët e saj, ne dhe vendet e tjera e denoncuam për të vënë para përgjegjësisë Iranin, për ta bërë të qartë që pas tij ishte Irani, dhe për të imponuar pasoja”, tha ajo.

PETRIT AHMETI

KESH DHE ERE: NUK DO TË NDRYSHOJE ÇMIMI I ENERGJISË

nti Rregullator i Energjisë ka mbledhur bordin dje ku edhe u diskutua ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike. Kjo mbledhje vjen E pasi qeveria vendosi mos aplikimin e fashës për abonentët familjarë. Gjatë fjalës së tij kreu i Bordit Petrit Ahmeti, tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. “Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.

POROSITË E ILIR METËS

“PS nuk ekziston, të ndëshkojmë pa mëshirë Rilindjen”

ë prag të zgjedhjeve lokale, Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta N ka dhënë porositë tek anëtarët e

partisë. Meta tha se PS nuk ekziston, por e quajti Rilindjen “një sekt shkatërrimtar për vendin’. Ilir Meta tha se situata është kritike në të gjitha drejtimet. Kjo, sipas tij, ballafaqohet vetëm me një përballje që do ndodhë. “Është e pashmangshme e fundi është ndëshkim i Edi Ramës e bandës së tij e ringritja e shtetit të së drejtës. Kushdo të rrisë ndjenjën e përgjegjësisë dhe reagimit e gjithë së bashku të aksionit politik. Opozita e ka të domosdoshme të jetë sa më e bashkuar, sa më e koordinuar sepse investimi më i mencur, djallëzuar, kriminal që ka bërë Rama që ka sjellë këtë situatë sot ka qenë korruptimi dhe

përcarja e opozitës në të kaluarën”, tha Meta. Ai tha se kjo situatë nuk është situatë e krijuar në një ditë e në një vit, por prej shumë vitesh. “Jam optimist se situata do vijë dhe do të përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët e përvec reagimit protestave mbështetjes së tyre iniciativave të tjera nga ne, mos harrojmë se në pak muaj do kemi zgjedhjet vendore. Ky moment pozitiv se do rivendoset pluralizmi politik e llogaridhënia në pushtetin vendor ku gjithcka kontrollohet nga një parti e vetme. Qytetarët janë lënë në mëshirën e kryetarëve monist. Partia e Lirise ka një rol shumë të rëndësishëm dhe për këto zgjedhje, për të kontribuar për fitoren e opozitës e rikthimin e demokracisë në nivel vendor por për ti shndërruar

këshillat bashkiakë në parlamente të vërteta”, tha Meta. Ai nënvizoi se Rama duhet të ndëshkohet pa mëshirë. “Besoj në kontributin tuaj e të gjithë anëtarëve të PL për të kuptuar rëndësinë e ndëshkimit pa mëshirë, si është sjellë Rilindja pa mëshirë, me qytetet tona, historinë, trashëgiminë, me taksat tona, e ne duhet ta ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë. Nuk flas për PS se ajo nuk ekziston do i japim një shans dhe asaj të rikthehet pasi të ndëshkojmë këtë sekt shkatërrimtar për vendin, sekt i cili kërkon të zhbëjë cdo ndienjë të krenarisë kombëtare e të vrasë vetëbesimin e qytetarëve se ky është vendi i tyre e ata janë zot të fateve të tyre. Të kuptojmë shpejtësinë dhe koordinimin në punën tonë me ritme shumë më të larta se deri tani”, tha ai.

4

E SHTUNË 8 TETOR 2022

www.fjala.al

POLITIKË

ONLINE 24 ORË

150 hektarë për kanabis mjekësor

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish për konsultim publik draftin për lejimin e kultivimit të hashahit kurativ. Në projekligj i cili ndodhet mbi tavolinën e deputetëve thuhet se kushdo që ofrohet duhet të aplikojë për t'u pajisur me licence për një periudhe 15-vjeçare dhe të ketë kapital investimi mbi 100 milionë lekë.

PROJEKTLIGJI

P

rojektligji i kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial është rikthyer në konsultim publik për të dytën herë. Sipas këtij drafti subjektet e interesuar do të pajisen me licencë dhe e

drejta për të aplikuar për kultivimin e kanabisit do të nis në 01.01.2023. Për të dytën herë, qeveria nxjerr në konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”. Ky projektligj ka si objekt përcaktimin e rregullave të kultivimit, prodhimit dhe qarkullimit të kontrolluar të bimës dhe nënprodukteve të kanabisit, për përdorim mjekësor dhe industrial. Ndërsa do të pajisen me licencë dhe do të jepet për një periudhën 15 vjeçare, por me të drejtë rinovimi nga ku do të përcak-

tohen një ose disa njësi për të cilat subjekti është licencuar. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar. Kushtet e dhënies së licencës rivlerësohen nga Agjencia çdo 3 vjet, e cila nëse konstaton mosplotësimin e kushteve dhe kritereve, i propozon autoriteteve përkatëse, shfuqizimin e licencës. Kapitali i investimit do të jetë 100 milionë lekë lekë mdërsa janë përcaktuar në projektligj dokumentet e duhura si dhe parashtrohen procedurat e regjistrimit të kultivuesve, vjeljen dhe çfarë

ndodh pas saj me bimët që mund të dalin në mënyrë të pakontrolluar apo çfarë mbetet pas shfrytëzimit duke miratuar format e asgjësimit. Po kështu një tjetër element është fakti që Këshilli i Ministrave brenda datës 30 nëntor të çdo viti, miraton me propozim të agjencisë,

zonat kadastrale (territoret) ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllim industrial. Në draft thuhet se subjekteve të interesuar për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllim industrial, u lind e drejta për të aplikuar për marrjen e autorizimi me fillimin e vitit të ri.

Alibeaj akuzon Berishën: Po manipulohet baza e demokratëve eputeti i PD-se Enkelejd Alibeaj tha se Partia Demokratike do të ketë kandiD datët e saj në zgjedhjet e vitit 2023. Sipas tij, lëvizjet e tjera në kampin opozitar, për kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike. “PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje. Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë

pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë”, tha Alibeaj. I pyetur se si bëhet bashkimi i Partisë Demokratike, Alibeaj u shpreh se baza demokrate është manipuluar. Ai ndërkohë tha se është i hapur për të diskutuar brenda opozitës për një draft të reformës territo-

riale. “Ne jemi të hapur për të diskutuar për territorialen mes opozitës. Prej kohësh ne kemi kërkuar që të kemi një produkt të përbashkët”, tha ai. Alibeaj duke komentuar akuzat për financimet ruse të PD, tha se Basha është hetuar për këtë çështje, dhe se non-grata e Berishës është politike. “Duhet të vendosen filtra për financimet e partive politike. Raporti për financimet ruse, nuk do të thotë asgjë. PD nuk ka qenë kurrë një seli e financuar nga rusët. Basha ka qenë i pari që ka çuar në prokurori çështjen dhe prokuroria ka hetuar dhe ka një vendim për Bashën”, tha Alibeaj.

META DHE BERISHA “NË SITË”

Ligjet, “po” propozimit të PD për hapje të plotë të dokumenteve të ish-sigurimit omisioni i Ligjeve pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për K deklafisikimin e dosjeve dhe akses

të pakufizuar në to, përveç rasteve kur cenohet siguria kombëtare. Në pritje për t’u shqyrtuar edhe kërksa e socialisteve për shfuqizimin e komisionit Mezini-Bezhani për certifikatat e sigurisë. Të dyja këto nisma ligjore do të bëjnë të mundur atë që nuk është bërë deri më tani, hapjen e plotë të dosjeve dhe zhdukjen nga institucionet shtetërore dhe nga politika të të gjithë ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Me miratimin e këtij propozimi të PD tashmë Ilir Meta, i akuzuar si spiun, dhe Sali Berisha gjithmonë e akuzuar për lidhjen e tij me Partinë Komuniste, do të futen 'në sitë'. Në përfundim është rënë dakord për ndryshimin e emrit nga DSIK në AKSIK dhe në

nenin 22 të futet një prej pikave të propozimeve të Alibeajt: Të deklasifikohen dosjet që lidhen me ish Sigurimin e Shtetit për periudhën 29 nëntor 1944-8 dhjetor 1991. Mbetet e hapur pika 5 e nenit 22 për aksesin në këtë informacion të deklasifikuar, që pritet të diskutohet tek ndryshimi i ligjit për Autoritetin e Dosjeve. Gjatë diskutimeve tek Komisioni i Ligjeve, socialistët propozuan kalimin nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në krijimin e AKSIK: Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Deputetja e Patisë Demokratike Dhurata Çupi u shpreh skeptike, duke theksuar se Autoriteti është një njësi e pavarur, ndërsa emërimi i kreut të autoritetit, drejtorisë në këtë rast, është me vendim të Kryeministrit dhe ka konflikt. Sipas Felajt të PS,

nuk ka konflikt, pasi autonominë e jep ligji, jo emri i institucionit. Në diskutimet për ligjin për "Informacionin e Klasifikuar" janë bashkuar dy propozimet, ai i grupit të Alibeajt

deklasifikimin e dosjeve të sigurimit te shtetit, dhe e dyta propozimin e DSIK për ndryshimin e emrit dhe mënyrën e dhënies se informacionit të klasifikuar.

www.fjala.al

E SHTUNË 8 TETOR 2022

SOCIALE

ONLINE 24 ORË

5

Tetori Rozë

Dr. Najada Kallashi: Kanceri i gjirit, më lehtë parandalohet sesa kurohet

D

r. Najada Kallashi në spitalin e Traumës, ka folur për gazetën “Fjala” se çfarë shenjash shfaq kanceri i gjirit tek gratë, diagnostikimi dhe trajtimi i tij. Gjithashtu më tej u ndal edhe tek ekografia dhe mamografia për efektet anësore të secilës nga ekzaminimet. Së fundmi u prek edhe situata pandemike në vend, pra mënyra sesi kanë mundur pacientët të kryejnë ekzaminimet dhe kontrollet gjatë COVID-19.

Cilat janë faktorët e riskut të kancerit tek femrat? Faktorët e kancerit të gjirit tek femrat janë disa, por ne do të përmendim ndër më kryesorët; duhanpirja, anamneza familjare, trajtimi hormonal për sterilitet femëror, përdorimi kontraceptivëve, lindje të vonshme dhe ardhja e mense (menestruacioneve) prej moshës 12 vjec. Cilat janë shenjat klinike që një grua duhet të dyshojë për problemet e gjirit? Çdo femër duhet të drejtohet tek mjeku, nëqoftëse sheh këto shenja në gjirin e saj: Shfaqjen e një kokrre të fortë, rudhosje të lëkurës, skuqje locale apo e përhapur, shfaqje e thithit në ngjyrë të errët të kuqe apo të zezë, sekrecione nga thithi i gjirit, si dhe lëkura në trajtë portokalli, etj. Cilat janë statistikat më të fundit të kancerit të gjirit? Sipas statistikave më të fundit të kancerit të gjirit rezulton se ky kancer prek 99% të grave dhe vetëm 1% të burrave. Ndërkohë 80% e grave që preken nga ky kancer rezultojnë mbi moshën 50 vjec, ndërsa 20 deri në 30% kanë anamneze familjare. Një në tetë gra zhvillojnë kancer gjiri deri në moshën 80 vjeçare, ndërsa në grupmoshën 30 vjeç ky korrelim zbret në 1 grua në 233 raste. Si bëhet diagnostikimi i kancerit të gjirit? Diagnostikimi i kancerit të gjirit është një diagnozë multi-dimensionale. Në të gjitha ato raste kur femrat prekin një formacion në gji fillohet me një ekzaminim nga mjeku senolog apo nga mjeku i familjes. Etapa e parë imazherike për diagnozën e problemeve të gjirit është ekografia. Ekografia kryhet në çdo moshë, nuk ka efekte anësore, nuk kërkon parapërgatitje të pacientit, ka një kosto të ulët dhe koha e ekzaminimit është shumë e shkurtër. Ekografia kryhet me frekuencë 1 herë ose dy herë në vit në varësi të asaj cfarë gjendet në ekografin e parë apo edhe në varësi të faktorëve të rriskut që paraqet cdo femër për pretendente për kancer të gjirit. Po trajtimi i kancerit të gjirit si bëhet? Trajtimi i kancerit të gjirit është një luftë e gjatë multidimensionare. Në trajtimin e kësaj sëmundje ne

Sipas statistikave më të fundit të kancerit të gjirit rezulton se ky kancer prek 99% të grave dhe vetëm 1% të burrave. Ndërkohë 80% e grave që preken nga ky kancer rezultojnë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa 20 deri në 30% kanë anamnezë familjare. Një në tetë gra zhvillojnë kancer gjiri deri në moshën 80 vjeçare, ndërsa në grupmoshën 30 vjeç ky korrelim zbret në 1 grua në 233 raste

themi se jemi përballë një sfide të madhe sepse kërkon një bashkëpunim të pacientes, të familjarëve të saj, me mjekun onkolog, me kirurgun si dhe me mjekun imazherist. Në kancerin e gjirit është shumë e rëndësishme të kuptojmë se në këtë sëmundje nuk ka një trajtim të duhur apo një trajtim të drejtë për cdo femër. Trajtimi i duhur apo i drejtë do të marr parasyshë rastin individual dhe preferencat personale të cdo gruaje. Janë pesë lloje kryesore në diagnostikimin e kësaj patologjie: Kirurgjia, Terapia me rrezatim, Kimioterapia, Terapia hormonale, Terapia e targetuar. Plani i trajtimit do të bazohet në shumë faktorë, duke përfshirë llojin dhe stadin e kanceri, nëse kanceri është HER2-pozitiv (receptor hormon pozitiv), historinë mjekësore si dhe sëmundjet bashkëshoqëruese të femrës. Në përgjithësi terapitë e kancerit të gjirit ndahen në terapi

lokale dhe sistemike. Ndërsa trajtimet për kancer të gjirit janë në dy kategori: Terapi lokale, e cila përdoret për të hequr dhe shkatërruar masën kanceroze në vendin ku është lokalizuar. Kjo

terapi përfshin masën kanceroze dhe një zonë të vogël rreth tij. Shembuj të terapisë lokale janë kirurgjia dhe terapia me rrezatim. Terapi sistemike, përfshin trajtimet që bëhen në të gjithë trupin për të arritur qelizat e masës kanceroze kudo ku ato mund të ndodhen në organizëm. Ilacet mund të jepen nga goja ose me anë të gjakut. Për shembull, pjesë e terapisë sistemike është kimioterapia, terapia hormonale dhe terapia e targetuar (shënjuar). Për t’u ndal pak tek ajo cfarë përmendët më lart, sa e dëmshme është terapia me rreztim për organizmin e pacientit? Sigurishtë që radio terapia ka efektet e veta anësore për pacientët të cilët do i nënshtrohen, por parimi është i një bilanci pra cfarë ne mjekët duam të përfitojmë për të luftuar këtë sëmundje. Nga ndryshon mamografia nga ekografia? Mamografia ndryshe nga ekografia është një rrezatim x i përdorur për sqarimin e masave të gjirit. Fillohet me një eko gjiri dhe ne nuk mund të themi se është eko-ja ekzaminimi që jep më shumë të dhëna apo mamografia. Parimi është që njëra

dorë lanë dorën tjetër dhe të dyja duart lajnë fytyrën. Që do të thotë imazhet e marra në ekografi thellohet studimi i tyre përmes imazheve të marra në mamografi. Nëse një struktutë e gjirit nuk mund të studiohet përmes mamografisë, atëherë mbetet ekografia chekup-i i gjirit. Mamografia ndryshe nga ekografia ka specifikat e veta. Zakonisht kryhet në grupmoshat mbi 40 vjec, jo me të njëjtën frekuencë si ekografia. Kryhet në një hark kohor jo më shpesh se dy vjet. Në të gjitha ato rastet kur hasemi përballë një problemi të dyshimtë të gjirit, atëherë është mjeku imazheristë ai i cili vendos kriteret e përzgjedhjes së ekzaminimit të duhur. Meqenëse jemi ende në muajin e cilësuar si “tetori rozë” a kemi pasur le të themi fluks të femrave këtë muaj krahasuar me muajt e tjerë që kanë ardhur për kontroll të gjirit? Në fakt i gjithë viti është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm të chek-up të gjirit tek femrat. Kjo edhe për shkak të situatës pandemike në vend. Ku me shfaqjen e virusit Covid-19 në vendin tonë pati një stepje totale të grave për të ardhur tek mjeku dhe bërë ekzaminimet e duhura. Madje ndodhi edhe shtyrja e chek-up me mjekun ku më përpara këto ishin rutinë. Frekuenca gjatë këtij viti ka qenë shumë më e lartë sesa vitet e tjera. Po ashtu në këtë muaj pati ndërgjegjësim të femrave, të cilat i’u nënshtruan kontrolleve të gjirit. Pacientët të cilët paraqiten për të bërë kontroll të gjirit, vijnë me dëshirë të tyre apo të rekomanduar nga mjeku? Kemi nga të dy llojet e pacientëve, por shumica e tyre e kanë kulturë personale depistimin dhe një pjesë tjetër vijnë nga rekomandimi i mjekut. Në përgjithësi në muajin tetor shihet një shkallë e lartë sensibilizimi i femrave për vetëekzaminim. Po për pacientë të cilët për shkak të komplikacioneve të ndryshme në pandemi i’u është dashur të kryejn një sërë ekografish, skaner apo rezonancë etj. Sa të dëmshme janë këto për organizmin e njeriut? Ekografia dhe rezonanca nuk shfaqin asnjë efekt anësor, ndërsa mamografia ka efektet e veta anësore por, në përgjithësi këto nuk kryhen pa rekomandimin e mjekut. Gjë e cila lë të nënkuptoj që mjeku e dinë mirë momentin dhe arsyen se pse një pacient nevojitet ta kryej këtë ekzaminim.

6

E SHTUNË 8 TETOR 2022

www.fjala.al

OP-ED

ONLINE 24 ORË

Teknologjia e madhe dëshpëron, ne duhet të mbrohemi Pas çështjes Molly Russell, nuk mund të ketë dyshim për rrezikun ose urgjencën: zemërimi ynë duhet të përdoret mirë

NGA ZOE WILLIAMS

T

ani që hetimi për vdekjen e tmerrshme të Molly Russell në 2017 ka dhënë gjetjet e tij, ne kemi një realitet të ri me të cilin duhet të përshtatemi. Adoleshentja vdiq nga një akt i vetëlëndimit, “ndërsa vuante nga depresioni dhe efektet negative të përmbajtjes në internet”. Babai i saj përshkroi se si ajo kishte hyrë në "botën më të zymtë": përmbajtjet në internet për vetëdëmtimin dhe vetëvrasjen u shpërndanë në valë nga Instagram dhe Pinterest, duke ia lënë vetëm algoritmit. "Duket sikur keni treguar më parë një interes për dëshpërimin: provoni këtë rrjedhë pafundësisht rimbushëse të dëshpërimit të freskët." Platformat e mediave sociale synojnë qëllimisht përdoruesit me përmbajtje, duke kërkuar vëmendje dhe rrjedhimisht të ardhura nga reklamat: ne e dinim këtë. Kjo përmbajtje mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme: ne e dinim edhe këtë. Por me siguri tani që ne kemi luftuar, me lëkundje, drejt përfundimit se mund të jetë vdekjeprurëse, nuk mund të ketë më vetëkënaqësi. Këto janë korporata si çdo tjetër, dhe është koha për të ndërtuar mbi konsensusin se ato shkaktojnë dëm duke rregulluar, siç do të bënim nëse ata do të prodhonin mbetje toksike dhe do t'i pomponin ato në pishina me vozitje.

Njerëzit, veçanërisht prindërit, shqetësohen shumë për epokën dixhitale dhe ndikimin e saj tek adoleshentët, dhe shumë nga këto shqetësime janë të pakuptimta: a janë ata të varur nga FIFA? A do t'i kthejë Minecraft në të vetmuar apo do të ndërpresë lidhjen e tyre me botën natyrore? A i ndalon Fortnite leximin e librave (në fakt, po, por një herë tjetër për këtë)? Ndonjëherë do të merrni një korrigjim të dobishëm nga një specialist për varësinë ose adoleshencën, por nuk ka një reagim koherent nga gjigantët e teknologjisë, sepse këto ankthe krijojnë pikërisht debatin që u nevojitet, amorf dhe në thelb luddit në karakter: po sikur fëmijët e sotëm janë më pak elastike se djeshmet sepse janë rritur në një botë me stimuj të ndryshëm? Nëse kërcënimi i vërtetë për fëmijët është vetë moderniteti, ai nuk mund të trajtohet kurrë, por vetëm mund të diskutohet. Nën gjithë atë zhurmë fshihet një rrahje daulleje e vazhdueshme, një axhendë tashmë e njohur, e ndjekur nga metoda që janë studiuar gjerësisht. Çdo platformë që është e lirë për t'u përdorur ekziston për të maksimizuar të ardhurat e saj nga reklamat, që do të thotë të ndjekësh vëzhguesit dhe kohën e shikimit. Algoritmet që sugjerojnë përmbajtjen nuk janë krijuar për t'i dhënë përparësi cilësisë ose rëndësisë, por përkundrazi për të pasur një interes ekzistues për çdo përdorues të caktuar dhe për t'i drejtuar ata, në rastin e Molly Russell, drejt versioneve më ekstreme të tij. Kjo pati rezultatin tragjik me Molly-n, që ajo u bombardua nga eksplorime gjithnjë e më të qarta të mjerimit, të tilla që mjeki ligjor, Andrew Walker, tha: "Nuk do të ishte e sigurt të lihej vetëvrasja si përfundim". Ne

nuk mund ta mbyllim vdekjen nga dëshpërimi si një akt individual kur ka korporata globale që tregtojnë në mënyrë të pakufizuar dëshpërimin. Problemi shkon shumë përtej të rinjve: ne mund të shohim ndikimet e algoritmeve në politikën nativiste në të gjithë botën, dhe në këtë drejtim, rinia nuk është faktori përcaktues - në të vërtetë, karakterizimi i rastësishëm i rinisë si një gjendje vulnerabiliteti është rruga e saj qorre. . Megjithatë, ka dy elementë që i bëjnë mediat sociale veçanërisht me ndikim tek të rinjtë, dhe gjigantët e fushës janë veçanërisht fajtorë në dështimin e tyre për të adresuar problemin. Siç vë në dukje Laura Bates tek Burrat që urrejnë gratë, hulumtimi i saj i detajuar në "manosferën", mbulimi i rrjeteve sociale të Gen Z është astronomik: 85% e adoleshentëve amerikanë përdorin YouTube, 72% përdorin Instagram, 51% ende përdorin Facebook. Njerëzit shpenzojnë shumë më shumë kohë duke parë përmbajtje që rekomandohet sesa gjëra që kanë kërkuar: në YouTube, 70% e gjithçkaje të shikuar është sugjeruar nga faqja. Adoleshenca është gjithashtu, në mënyrë të dukshme, një kohë e një plasticiteti të madh intelektual dhe neurologjik, kur mund të dëshironi të dini lehtësisht se çfarë është një incel pa dashur të bëheni të tillë, ose të ndjeni shumë fort se bota është e dënuar një ditë, pa qenë gati për i gjithë furnizimi juaj të jetë rreth variacioneve të apokalipsit. Ne mund, dhe bëjmë, të debatojmë dhe të nauseam se si një shoqëri e pjekur mbështet skajet e jashtme të turbulencës rinore, nga çrregullimet e të ngrënit deri te maskuliniteti toksik, megjithatë ne lejojmë që mediat kryesore të konsumuara nga ai brez të veprojnë, jo thjesht

pa ndonjë ndjenjë përgjegjësie apo detyrë , por me një model biznesi që nxit çdo problem për fitim. Standardet që kompanitë e mediave sociale i vendosin vetes janë çuditërisht dyfishe, si dhe janë dukshëm të pamjaftueshme. Vitin e kaluar, stafi i senatorit të Connecticut Richard Blumenthal krijoi një llogari të rreme në Insta duke u paraqitur si një vajzë 13-vjeçare e interesuar për "dietë ekstreme"; ai u drejtua menjëherë drejt llogarive të përdoruesve të quajtur "Unë duhet të jem i hollë", "I uritur përjetësisht", "Dua të jem i përsosur": prova, tha senatori, se algoritmi përforcoi përmbajtjen e dëmshme nga dizajni. Përgjigja e platformës ishte se ishte një gabim në analizë - faqja tashmë kishte rregulla kundër promovimit të dietave ekstreme dhe këto llogari rrëshqitën në të. Por kjo nuk i përgjigjet akuzës qendrore, e cila nuk ishte se rregullat e tyre nuk u zbatuan mjaft mirë, por se ata po reklamonin në mënyrë aktive çrregullimet e të ngrënit për fëmijët që shfaqnin interes. CNN përsëriti goditjen javën e ardhshme, me të njëjtat rezultate. Projektligji për sigurinë në internet, që pritet të përparojë përmes parlamentit – megjithëse mund të mos miratohet deri në vitin 2024 – trajton përmbajtjen që promovon vetëdëmtimin dhe idetë vetëvrasëse dhe do ta vendoste atë në duart e Ofcom për të vlerësuar se çfarë është e përshtatshme për moshat nën 18 vjeç. Është një pikë e dobishme, larg nga gjigantët e teknologjisë që thjesht rregullojnë veten, por i pamjaftueshëm si praktikisht ashtu edhe në shpirt. Nuk ka kuptim që vendet të rregullojnë një nga një, përgjigja duhet të jetë ndërkombëtare: dhe ne nuk duhet të humbim kohë

duke diskutuar se çfarë lloj ideje vetëvrasëse është e përshtatshme për cilën grupmoshë. Ne duhet të bëjmë pyetje më thelbësore, duke filluar më tej, se cilat janë përgjegjësitë morale të botimit masiv. E gjithë kjo kërkon kohë, rinia është e shkurtër, prindërit do të mendojnë se duhet ta kontrollojnë vetë ndikimin që vjen, se nuk kanë kohë të presin nismat ndërkombëtare, faturat që të përparojnë. Ju mund të mikromenaxhoni konsumin e fëmijëve tuaj, të jeni të vetëdijshëm për shkaktarët kudo - YouTube për maskulinitetin toksik, TikTok për ankthin dërrmues të klimës, Instagram për çrregullimet e të ngrënit - përpiquni t'i kontrolloni të gjitha vetë dhe kjo do të funksionojë për disa. Por gjithashtu gërryen marrëdhëniet tuaja me fëmijët tuaj që t'i kontrolloni vazhdimisht ata, duke shkatërruar besimin dhe çiltërsinë e tyre. Unë nuk dua të shndërrohem në rojtar të internetit vetëm që Mark Zuckerberg të gëzojë fitime të papenguara. Një atmosferë disfatizmi parandalues varet mbi këtë debat: një ndjenjë se është tepër vonë për të rregulluar mediat sociale, se gënjeshtra ka udhëtuar në të gjithë botën dhe tani nuk ka kuptim që e vërteta të vishte pantallonat e saj. Por kjo është një këshillë dëshpërimi. Ne nuk mund të përballojmë dëshpërimin. Por në të njëjtën kohë, zgjidhja nuk është individuale. Përgjigja nuk është që një miliard prindër të mbikëqyrin burimet e fëmijëve të tyre në Instagram dhe Pinterest. Është për të ndërtuar një konsensus, i cili është po aq global sa vetë platformat, që disa gjëra janë më të rëndësishme se fitimi dhe të rregullohen në përputhje me rrethanat. Burimi: theguardian.com/ Përgatiti për botim: L.Veizi

www.fjala.al

E SHTUNË 8 TETOR 2022

OP-ED

ONLINE 24 ORË

7

Rruga e opozitës duhet të jetë përtejë dyerve të gjykatës!

H

Koment NGA ERALD SHULLA

umbja e tretë rradhazi e Partisë Demokratike në 25 prill të 2021 përballë Partisë Socialiste, ishte tronditëse për opozitën edhe jo vetëm për atë mendoj, por më shumë se aq, në tërësi për politikën tonë. Pas shumë e shumë aksioneve politike të ndërrmarra nga Partia Demokratike, përpjekjet e anëtarëve e simpatizantëve të opozitës arritën deri tek vendimet ekstreme të drejtuesve të saj, si djegia e mandateve apo bojkoti i zgjedhjeve lokale, u zhvilluan protesta denoncime të shumta etj. E me gjithë këtë mund e shpresë demokratët nuk mundën të gjenin dot rrugën e duhur për tu rikthyer në pushtet. Ata nuk ja dolën, dhe arsyen se përse nuk ja dolën, janë thënë e kemi dëgjuar një mijë e një mendime e janë zhvilluar analiza pafund. Ka pasur edhe akuza, kemi dëgjuar të artikulohet edhe nga ato të pa imagjinueshmet, skenaret e shitjes së zgjedhjeve. Por më dëshpëruesja për demokratët nuk ishte thjeshtë humbja e zgjedhjeve dhe ideja e një opozite të stërgjatur, por zhvillimet pas humbjes në selinë blu, ajo çka po vinte po na krijonin iden që rruga që po zgjidhte Partia Demokratike ishte ajo e humbjes si opozitë, mbetja e vendit pa opozitë. Vendimi i Departamentit të Shtetit Amerikan për të shpallur z.Berisha , liderin historik të demokratëve "Non Grada", moment tjetër ky që erdhi si i thonë në këto raste " si me i hudh benzine zjarrit". Kjo e krijoi si një ring përplasjesh në Partinë Demokratike. Berisha dhe Basha dy

liderat e PD-së, të dy bashkë qysh prej 17 vitesh kishin qënë të pandarë, e tashmë rrethanat i sollën si nuk ishte menduar aty përballë njeri tjetrit për të ndarë apo për tê ngatërruar më keq gjërat në PD. Kjo përballje solli kalvarin e përplasje të forta, të cilat vazhdojnë prej 1 viti, e njëjta melodi, njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Eh demokratët e shkretë të lodhur , të mërzitur, të mpirë, nuk dinë e nuk dinë me kë janë e ku po shkojnë. Partia Demokratike fatkeqsisht është në momentet më kritike, as në vitin e zi 97 nuk ka qënë ka qënë kjo situat, atëherë kundërshtari ishte përballë, tani është brenda, duket sikur Rama është harruar. E po të pyesësh demokratët kush është kundërshtar i Berishës, të përgjigjen Basha, e po të kush është i Bashës, direkt të përgjigjen Berisha, sepse përballja degradoi deri në përplasjen e turpshme të 8 janarit ku demokratët u deshën të përlesheshin si në filmat e vjetër ku luftohej për marrjen e kalave. Por koklavitja e probleme në PD nuk është vetëm në oborrin e saj, zyrat, degët, grupin parlamentar, çështja është edhe në gjykatë, po luftohet juridikisht në të gjitha shkallët e gjyqsorit, ku kërkohet kujt i përket PD-ja. Po a zgjidhen problemet e Partisë Demokratike në dyert e gjykatave apo ka rrugë të tjera zgjidhjesh? Unë mendoj që vendmi i pritshëm në muajin nëntor i Gjykatës Apelit për njohjen apo jo të vendimeve të kuvendit 11 Dhjetorit do çliroi Partinë Demokratike, dhe demokratët. Ndoshta nuk do çliroi dy liderët e tyre, që janë plasur dyerve të gjykatave,

një sjellje kjo e ngjashme me ato të historive familjare ku u janë prishur nga marrëzia interesat e kêrkojnë ndarjen e shtëpisë. Por Partia Demokratike është e demokratëve quhet dhe prosupozohet të jetë aset kombëtar. Parti që ka marrë në zgjedhjet e fundit 630 mijë vota, është opozita e vendit, e duhet të sillet e tillë, të mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e ngushta personale të një lideri apo të tjetrit. PD-ja nuk mund të ndahet si tortë, ajo është nevojshmëri për tu bashkuar, nëse mundet e ka dëshirë dhe vullnet. Si do qoftë vendimi i gjykatës ajo prapë do quhet Partia Demokratike dhe jo prona e atij apo këtij. Nëse unë do isha gjykatësi i çështjes, do merrja një vendim që e mendoj të drejtë, pa i dhënë përparsi askujt në këtë histori të papreçedent politike, nuk do njihja as kuvendin e zhvilluar në 11 dhjetor nga Berisha dhe as kuvendin e 18 dhjetorit të zhvilluar nga Basha. Unë do lija në fuqi një kuvend të zhvilluar më parë këtyre të dyve, atë të korrikut. Atë kuvend ku Basha dhe Berisha ishin bashkë të dy e kundërshtar kishin Ramën e jo njeri tjetrin. E nëse ky vendim nuk i pëlqen të dyve, problemi i tyre, problem po të duan le ta vazhdojnë edhe mëtej psh tek zonja Eni të dielave. Vendimi i gjykatës duhet të jetë në favor të demokratëve, e diçka e kalueshme sepse vendi kërkon opozitë, politika kërkon të djathtën e jo dy të majta. Willson Çurçill ka një thënie të madhe " Politilani bëhet burrë shteti kur mendon për brezat e ardhshëm, dhe jo për zgjedhjet e ardhshme".

8

E SHTUNË 8 TETOR 2022

Analizë NGA EDUART GJOKUTAJ

A

www.fjala.al

OP-ED

LTAX ne aktivitetin e saj lidhur me përgatitjet e praktikave te mira është duke punuar me partnere dhe komunitetet vendore per te arritur qe ndryshimi qe kërkohet nëpërmjet reformimit të ndarjes administrative te vije si një nevoje nga brenda per ndryshim dhe jo si një diktim nga politika. Bashkitë ndryshojnë nga njëra-tjetra për arsye historike, ekonomike, gjeografike ose kulturore. Disa prej tyre kanë më shumë popullsi fshatare dhe disa të tjera kanë më shumë zhvillim industrial. Disa kanë më shumë vende historike dhe disa kanë një reliev dhe florë/faunë më të avancuar. Ndryshim tjetër mes tyre shikohet te përbërja e stafeve në dispozicion të qeverisjes vendore, ku disa bashki kanë pak staf të specializuar dhe disa të tjera kanë mbingarkesë në numrin e punonjësve. Pavarësisht dallimeve të dukshme ndërmjet tyre, Bashkitë përgjithësisht ndajnë disa të përbashkëta, si: kuadri ligjor, sistemi administrativ, kultura politike apo përvojat e përbashkëta historike. Kjo e ka bërë më të lehtë shpërndarjen e disa zgjidhjeve që i janë nënshtruar testimit dhe zbatimit të suksesshëm, si raste të përvojave të mira. Kjo përvojë gjithashtu i ka lejuar me raste udhëheqjes së qeverisjes vendore të përdorë qasje të reja pa rrezik të tepruar, të përdorë praktika të mira, efektiviteti i të cilave tashmë është provuar diku tjetër. Është e kuptueshme që Bashkitë përpiqen t’i përballojnë sfidat e përditshme në mënyra të ndryshme. Për shembull, disa Bashki priren të shmangin ndryshimin, ndaj ndjekin të njëjtat procedura për vite me radhë, duke arritur vazhdimisht efekte të mira ose duke bërë të njëjtin gabim, nga frika se një qasje e re mund të sjellë probleme të reja ose të krijojë rreziqe. Në të kundërt, Bashkitë e tjera vazhdimisht kërkojnë përmirësime dhe stimuj me besimin se gjërat mund të përmirësohen në të ardhmen. Ato zakonisht kërkojnë zgjidhje më të mira dhe janë të gatshme të menaxhojnë rrezikun. Kur çdo gjë shkon mirë dhe komuniteti është i kënaqur me cilësinë e shërbimit të ofruar, mund të mos ketë asnjë nxitje për të ndryshuar. Në situata të tilla, komunat që hezitojnë të ndryshojnë mund të kufizohen në administrimin dhe mbikëqyrjen e përditshme, pa menduar se një qasje e ndryshme dhe e re mund të japë rezultate më të mira. Në të vërtetë, shërbimet e dobëta rrjedhin përgjithësisht nga kënaqësia me status quo-në, por me ndikim edhe nga mungesa e një lidershipi të mirë, i cili nuk është në gjendje të pranojë sfidën e ndryshimit ose të kuptojë se menaxhimi i tij nuk është i përshtatur me nevojat dhe kërkesat e kohës. Bazuar në përvojat e viteve të fundit të drejtimit të bashkive, ku përdorimi i përgjegjësisë personale për të ndërmarrë iniciativa është i

ONLINE 24 ORË

Ndarja administrative, nevojë për ndryshim nga bashkitë, jo diktim nga politika kufizuar, është e pashmangshme që ndryshimi të konsiderohet i vështirë. Por pritshmëritë në rritje të qeverisë qendrore, politikëbërësve dhe komuniteteve lokale, së bashku me efektet e shoqërisë civile dhe

Cyan Magenta Yellow Black

elitës ekonomike janë të tilla që si udhëheqja ashtu edhe stafi i bashkive duhet të përqafojnë ndryshimin ose të bëhen pjesë e zhvillimeve pozitive në bashkitë që kanë një model më të mirë të menaxhimit. Sigurisht,

disa role profesionale mund t’u caktohen individëve/ekspertëve të cilëve jo vetëm nuk u mungojnë aftësitë e nevojshme, por mund të jenë edhe të vetëdijshëm për faktin se ndryshimi duhet të vijë nga

gjithëpërfshirja dhe shkëmbimi i përvojave mes anëtarëve të komunitetit. Lidershipi i pushtetit vendor mund të ketë injoruar mangësitë e shërbimeve që ofron bashkia e tyre dhe mund të ketë krijuar një model të mbyllur lidershipi. Por, bazuar në specifikat e këtij modeli, duhet një situatë e veçantë, si përballja me një vendim të pazakontë, ndjekja në kohë e çështjeve të vështira dhe të ashpra, për të ndërgjegjësuar dikë se ku duhet ekspertizë më e madhe apo si mund të bëhen gjërat. ndryshe. Pyetja që shtrohet në këtë drejtim është se si udhëheqja dhe stafi i një Bashkie mund të ndërtojnë një model bashkëpunimi të bazuar në ekspertizën e individëve dhe shoqërisë civile (bazuar në ekspertizë), për të kërkuar zgjidhje të reja, më të mira, pa u mbiekspozuar ndaj rreziqeve? Mënyra më e mirë është që ata të jenë në gjendje të mësojnë nga përvoja e të tjerëve me koston më optimale. Bashkitë mund të mësojnë nga përvoja e të tjerëve duke analizuar pikat e forta dhe të dobëta të qasjeve alternative. Një qasje e tillë do të ishte e vlefshme në çdo moment, për t’u përballur me propozimet e politikanëve të Tiranës që kërkojnë të ndryshojnë ndarjen aktuale kundër interesave publike dhe në favor të interesave partiake. Duke përdorur përvojën pozitive të të tjerëve, lidershipi mund të mësojë: » të zhvillohet komuna në mënyrë të planifikuar dhe efektive; » të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të ofruara për njerëzit dhe organizatat lokale » futja e metodave moderne në menaxhimin e administratës; » minimizuar rreziqet e kryerjes së qasjeve të reja; » stimulimi i zhvillimit më të madh të komunitetit përmes gjithëpërfshirjes. Por e gjitha kjo nuk shërben vetëm si një proces komunikimi dhe edukimi, por më së shumti për ndërgjegjësimin e një qeverisje të hapur, e cila orientohet jo vetëm nga kriteret politike dhe ngjyrat partiake, por më së shumti nga interesat e fuqizimit të demokracisë nëpërmjet gjithpërfshirjes. Nevoja për të parë thellë në mosecurinë e qeverisjes vendore së pari është analiza e brendshme e vetë lidershipit të bashkisë. Së dyti, modeli i administrimit të mirë vendor varet shumë nga vullneti politik i Tiranës politike. Por, nëse nga gjithë sa ne evidentuam nëpërmjet analizave për aspektet kryesore të qeverisjes vendore shumë aktivitete mund të ndryshojnë nëse modeli i administrimit vendor qaset drejt analizës në përfitim të komunitetit të shëndoshë vendor, por edhe duke konsideruar brenda tyre korrektimin e direktivave politike. Në këtë kontekst është pa shumë vlerë një ndarje e re pa analizën ekonomike mbi kosto-përfitimin, si dhe një qasje në favor të shërbimeve për qytetarët. Nga auditimi social në bashki të ndryshme rezulton se performanca fiskale e tyre arrin në nivele jo më shumë se 60 – 70 përqind e programeve. Por nga ana tjetër, performimi jo i kënaqshëm nga ministritë për programet e tyre ndikon direkt në performancen e bashkive. Nisur nga situata aktuale e debatit politik duhet qe gjithë sa ka ndodhur te shërbejë si një baze per analizën ekonomike dhe fizibilitetin e administrimit vendor, per te mos lënë politiken te prevaloje ne vijimësi vetëm bazuar mbi interesa qe kane prishur modelin e vetëqeverisje vendore.

KULT

E SHTUNË, 8 TETOR 2022

Medaljoni i Dyrrahut - personifikimi i inteligjencës së etnisë në një roman bashkëkohor (Vëzhgime rreth romanit “Medalioni i Dyrrahut” të shkrimtarit Pol Milo). VLADIMIR MUÇA - SHKRIMTARI, KRITIK

Përgjithësisht letërsia ka diçka heretike, të përjetshme. Çdo kanonizim është vdekje e letërsisë. Moikom Zeqo

N PRODUCENTJA VJOLLCA DEDEI DHE REGJISORI PLUTON VASI

PËRJETIME

NË PELIKULËN E FILMIT TË PAMBARUAR TË PLUTON VASIT

N

NGA LEONARD VEIZI

ë një sallë modeste montazhi, - pa bobina filmi për kamerat Arriflex dhe pa ampilifikatorë a miksera gjithfarësh, - ulem në vendin nga ku sapo është ngritur një prej mjeshtrave më të mirë që sot punon në formatet digjitale. Përballë kam një ekran të gjerë kompjuteri, po aq sa në imazh mund të përfytyrosh dhe një kinema me ekran po të gjerë. Në harddisk, ende i nxehtë nga prerjet e ngjitjet, shtrihet filmi i sapomontuar por ende i papërfunduar. Një material aspak bruto por gjithsesi jo tërësisht i përpunuar. Kërshëria për të ditur çfarë ka ndodhur diku larg, - në një shesh xhirimi që ka lëvizur sa në Tiranë, në Durrës e Shkodër, me aktorë vendosur mbi të si mbi një disk kozmik “enterprise”, - më bën të shtyp komandën “enter”, pasi jam siguruar se derën e dhomës e kam mbyllur me çelës që të mos më shqetësojë njeri dhe celularit i kam dhënë opsionin “airplan mode”. Jam i vetëm. Dhe i qëndroj larg ekranit, pa e kuptuar se në fakt jam futur krejtësisht brenda tij... VIJON NË FAQEN 10

Cyan Magenta Yellow Black

ë Festivalin Veror të Librit, të zhvilluar në pesë netë në Durrës, me kujdesin e Bashkisë Durrës dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, një libër bestseller ju shtua kulturologjisë së qytetit bregdetar nga shkrimtari durrsak Pol Milo. Kisha lexuar nga ky autor librin “Takohemi në purgator”, me proza të shkurtra mjaft intriguese për karakterin e tyre psiko-filozofik, për trajtimin e sendeve dhe të fenomeneve shoqërore, të cilat lexoheshin për shkurtësinë e tyre fluturimthi. Kur lexova “Medalionin e Dyrrahut” u binda për cilësinë që i ka bërë esesiti dhe studjuesi Ing. Fatmir Minguli, duke e etiketuar “krijues avangard”. Me këtë libër, të një formati mozaik, në konceptin e ngjarjeve dhe fenomeneve, autori, i sigurt po ecën përmes një arkeologjie letrare, në gjurmët e letërsisë së Moikom Zeqos, duke argumentuar artistikisht me artefakte, përmes ngjarjeve dhe fenomeneve, kumteve njerëzore, proceseve filozofike të zhvillimit njerëzor. Gjithçka e sjellë në kontekste të reja kohore, mbuluar e mistifikuar nga zhguni i shekujve. Një prozë tjetërlloj, ku mbisundon përmbajtjen e saj konceptimi filozofik i një artefakti shoqëror, prej floriri, i cili përndrit shpirtrat njerëzorë, e sjell jo në trajtat e gurta e të mermerta me ftohtësinë e tyre amorfe, por të shpirtëzuar me rrezatim inteligjent në kontekste të reja kohore. Durrsaku poliedrik Moikom Zeqo i bëri arkeologji letrare miteve, legjendave, ngjarjeve dhe fenomeneve, ndërsa durrsaku “junior” Pol Milo, me përvojat e tij studimore psiko-analitike, me romanin “Medalioni i Dyrrahut” sintetizon një “drejtim të ri letrar”, në prozadorinë romaneske, të përngjashëm e të binjakëzuar me romanet bashkëkohore në trendin e sotëm global, në shkencën humane të letrave. Metafora e “ Medalionit të Dyrrahut”, si personifikim i inteligjencës së etnisë iliro- shqiptare, shtrirë në një univers shoqëror, ku Petraqi, një personazh i kornizës urtake, përfaqëson masat e gjera popullore si një personazh i tretë në roman, por në zonën e paskuintave regjizoriale të rrëfimit del si një përkufizues sepse: “ ...ka dalë nga disa tradita të veta të lashta dhe ka hyrë në disa rrjedha të reja kaotike që askush nuk i jep dot shpjegim dhe drejtim. Ky personazh, ndonëse rastësor (se rastësi është dhe lindja e inteligjencës), si një frymor, si vetë ajo frymë që e lindi nga kozmogonia yjore, si vet Zoti i saj, në mendjen e lexuesit vjen si personazh parësor gjatë gjithë rrëfimtarisë, në filozofinë e saj si personifikim “etnik”, sa si dëshirë, sa si produkt i një artefakti arkeologjik, se si besimi i diversitetit të subkoshiencave në përballjen e tyre për mbijetesë, deri te e përditshmja Sofia e kafesë, e dijeve dritëdukur, si një aludimat, përmes një metafore të bukur, e cila si një hipnozë kinematike, ai Medalion në gjoksin e saj rrezaton dije dhe shkëlqim për njerëzimin. Imazhi i Medalionit gjatë rrëfimit vjen dukshëm në cilësi figurative duke strukturuar identitetin si metaforë e inteligjencës, e cila rrezatohet përmes dritës dhe diturisë, si dy qenësi metafizike të ndryshme, por që plotësojnë mbi njera tjetrën, duke krijuar një bing-bang inteligjence, si vetëdije e njeriut, ku në primare autori shtjellon idenë e më pas vjen “produkti” i subkoshiencës njerëzore, përmes karaktereve tipizues të personazheve.

VIJON NË FAQEN 10

10

E SHTUNË 8 TETOR 2022

KULTURË

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Përjetime

NË PELIKULËN E FILMIT TË PAMBARUAR TË PLUTON VASIT

NGA LEONARD VEIZI [email protected]

vijon nga faqja 9 ...Unë jam Ziguri i lig e i paskrupullt por i dashuruar marrëzisht pas viktimës së tij. Unë jam Mirjami elegante dhe e pafat nga fati i saj. Unë jam Agimi i ekzekutuar me plumba që e shëtisin rrugëve qytetase mbi një karroceri të hapur IFE. Po aq unë jam dhe Flora, vajza e lindur prej një përdhunimi... Mendoja se isha thjesht një spektator i ftohtë e pa nerv, por qenësia ime u gjend në mes të skenave, po aq sa nuk kam qenë prezent në vendin ku kamera regjistronte sekuencat, duke qenë gjithkund pa qenë askund. Me siguri ishin haluçinacione ose thjesht fragmente që më fanepseshin në kokë dhe pasi kisha ndaluar transmetimin në planin e fundit. Sepse nga çasti kur në ekran askush nuk lëvizte më, brenda kokës time asgjë nuk reshte së lëvizuri. Ishin si dy filma të ndryshëm, në vazhdim të njëri-tjetrit, me po të njëjtat plane. Dhe aktor isha veç unë. Ah..., ishte e tepërt kjo. Naiv dhe në një çmenduri pasive. Mund të dashurohesh pas roleve të të tjerëve, por je pa asnjë fije kontributi. Mund ta quash fatkeqësi edhe pse nuk është e tillë. Ndaj duhet ta kalosh me sportivitet, ose... të ndërrosh profesion, të bëhesh regjisor e të prodhosh një film ku

të shprehësh egon tënde. Çfarë fantazie... Ta lëmë mënjanë këtë lloj egoizmi absurd. Unë thjesht kisha fatin e një surprize, ende të pabërë publike, të cilën nuk do ta kem për shumë kohë, në fakt. Sepse filmi është në prag të prezantimit. Heq çelësin nga dera e studios dhe vendos celularin në gjendje pune aktive. Nuk jam në aeroplan. Më duhej të pija një kafe. Dhe të ftohesha nga emocionet. Sepse të nxehtat nuk janë domosdoshmërish më të mirat e mundshme, qoftë dhe për të shkruar impresionet e çastit. Intriguese deri në skaj ajo çfarë ndodh në botën e kinemasë. Jo në atë që si spektatorë të thjeshtë shohim në projeksionin mbi bezen e bardhë, 100 përqind të gatshme. Vështirë të konceptosh se çfarë ndodh brenda kur je jashtë saj. Nuk di si shkruhet skenari, as si zbërthehet ai në mënyrë tekniko-regjisoriale, nuk di as si përzgjidhen aktorët me audicione dhe as si miksohen zërat, për të ardhur në një produkt konkret mesatarisht prej 90 minutash. Sepse gjithçka që deri tek ty vjen e zbukuruar nga një lojë aktorësh, përmes një këndi fotografie veshur me një muzikë ndjesore, ka të bëjë me një mekanizmin pune stërmunduese. Teksa pi kafenë, përpallë kam regjisorin dhe në krahun e djathtë montazhierin. Mungon skenaristi. Por kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse skenarin e kam të gjithin në kokë po aq sa mizanskenat e zgjedhura mes dublave. Vogëlushja me emrin Flora nuk e ka njo-

hur kurrë babanë e saj, madje nuk e ka parë as në fotografi. Ajo vetëm e ka imagjinuar dhe portreti i tij është ngritur në bazë të fantazisë së saj. Ajo di vetëm që ai ka qenë një poet, që thurte vargje të padisiplinuara dhe që regjimi i egër pasi e kishte ekzekutuar në burg, e kishte shkrirë në një gropë gëlqereje të pashuar. Kështu nga ai nuk kish mbetur asgjë, përveç disa vargjeve që nëna e saj ia recitonte përherë. Dhe ky quhej Martin Jasa. Shumë vite më vonë, Flora e rritur tashmë, përballet me një realitet të ri, krejt absurd dhe alarmues. Gjithçka i kishte thënë nëna e saj ishte veç një fabul triller. Babai i saj ishte gjallë. Nuk ishte aq i ndjeshëm sa një poet dhe aspak nuk ishte martirizuar nga regjimi. Për ironi të fatit, ai kishte qenë pjesë integrale e tij. Një oficer besnik i Sigurimit të Shtetit që për vite me radhë kishte kryer punën e rëndomtë të një përgjuesi me kufje në vesh. A mund të jetë tronditëse kjo? Regjisori Pluton Vasi, mbështetur mbi skenarin e Bashkim Hoxhës, na jep një pasqyrë të gjallë të një realiteti fort të trishtë. Një dramë familjare e viteve ‘70-‘80 në Shqipërinë e shekullit të kaluar. Dhe bashkëpunimi i tyre do të na sjellë në kinema një film të ri të titulluar “Këtu vallëzohet me hijet”. Miriami është një vajzë e survejuar. Në shtëpinë e saj janë vënë përgjuesa. Ajo kujton se bën një jetë të lirë brenda mureve të

shtëpisë së saj, por pa e kuptuar se dikush e dhunon pareshtur me një trysni sfiduese. Ajo vallëzon e shpenguar. Reciton gjithfarë vargjesh që nuk kanë në qendër njeriun e ri socialist. Por e gjithë kjo veprimtari transkriptohet dhe mbush dosjen e saj. A është ajo një armike? E si mund të jetë në fakt. Mirjami e ka të errët biografinë e saj. Është një balerinë klasike, e lirë në shpirt dhe ka disa miq me të cilët ndan të njëjtat mendime. Nuk është e angazhuar në strukturat e partisë dhe për më tepër ka një baba me origjinë austriake, i cili kishte mbetur në Shqipëri pas Luftës së Parë Botërore. Me këto të dhëna, Mirjam hynte potencialisht tek “armiqtë e pushtetit”. Jo se do ta rrëzonte shtetin me veprimtari subversive. Por sepse nuk e donte atë. Dhe aq ishte mjaftueshëm. E vetmja gjë që e shpëton nga burgu është se oficeri i shërbimit sekret që kishte për detyrë ta përgjonte, - e që në vitet e diktaturës komuniste në Shqipëri quhej Sigurimi i Shtetit, - kishte rënë keq në dashuri me të. Por çdo gjë e ka një kosto. Dhe Mirjami është viktimë e hijeshisë së saj dhe e vetë fatit që e ka hedhur në anën tjetër të barrikadës. Dhe lind Flora, vajza që u ngjiz nga marrëdhënia poshtëruese dhe

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

e dhunshme e një sigurimsi me një të deklasuar. Lufta e klasave kishte dështuar po aq sa ishte bërë dhe më e tmerrshme se kaq. A është kjo një autopsi e vetë regjimit? Nuk ka nevojë të hysh brenda Byrosë Politike, - të shfletosh vendime Plenumesh a të dëgjosh debate mbi të ardhmen e njeriut të ri, - për të bërë autopsinë e diktaturës komuniste. Mjafton një jetë njerëzore, denigrimi i saj, për të kuptuar se çka ndodhur në tërësinë e saj. Si fabrikoheshin armiqtë, si ekzekutoheshin njerëzit që donin veç të shprehnin mendimin e lirë, si degradohej jeta e një njeriu që nuk i pëlqente rreshti dhe as kënga: Ndër ara, fabrika, kantiere... Duhet vetëm të çmontosh një jetë njerëzore të dhunuar për të bërë autopsinë e gjithë sistemit. Bashkim Hoxha si dramaturg e skenarist me plot përvojë dhe Pluton Vasi si regjisor bashkëkohor që më shumë i përket së ardhmes, janë munduar të na e japin këtë në një dimension tjetër. Por ata nuk do t’ia kishin

Për shkak të ngjarjes që trajton, lojës së aktorëve dhe komponentëve të tjerë, “Këtu vallëzohet me hijet” me siguri do të ketë një jetë të gjatë dhe aktive në festivale e kompeticione të ndryshme, përveçse transmetimit nëpër ekrane kinemash dhe televizionesh gjeneralistë.

KULTURË

arritur dot tërësisht nëse në ndihmë nuk do t’u vinte një kast i shkëlqyer aktorësh. Përzgjedhja ka nisur me Karafil Shenën në rolin e Zigurit, e për të vazhduar me Eri Shukan në rolin e Mirjamit, Rovena Lule Kuka në rolin e Florës, e për të vazhduar me Neritan Liçajn, Juli Emirin, Eni Shehun, Elert Çeloalinë, etj. Në këtë film Pluton Vasi rikthen me një rol dhe aktoren Merita Çoçoli. I gjithë produksioni i udhëhequr nga Vjollca Dedei është një bashkëpunimi i “Artfilm” me “Papadhimitri Produksion”, si dhe me kompanitë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si “Dardania Films” nga Maqedoni e Veriut dhe “Doli Media Studio” nga Bullgaria. Përveç pjesës së dukshme që janë aktorët, me Pluton Vasin kanë bashkëpunuar dhe disa specialistë nga më të mirët e filmit shqiptar si: drejtor fotografie Spartak Papadhimitri në kamera Adi Grishaj, piktor i filmit, bashkëpunëtori i përhershëm Adnand Kastrati, mjeshtër montazhi Gjergji Pano ndërsa muzika është shkruar nga i mirënjohurin Hajg Zaharian. Dikur filmat i bënte Kinostudio. Paratë i jepte shteti. Çensorin e delegonte Partia. Gjithçka ka të bëjë me një reminishence mes kohëve të prodhimit të një filmi. Sot vështirësitë me filmin janë shumë më të mëdha. Dhe me paratë janë dorështrënguar ata që dorovisin më së shumti spektaklet laramane. Por kushtet që Shqipëria të përfaqësohet kudo me filmin e saj janë optimale duke pasur parasysh se forca prodhuese është krejt aktive. Me Kinostudio me Albafilm, apo pa një të tillë, regjisorët kanë treguar se mund të prodhojnë filma shumë të mirë e konkurrues, në kushte shumë më modeste se ato që ofrojnë studiot e mëdha perëndimore. Por filmi gjithsesi vjen: shqip. Për shkak të ngjarjes që trajton, lojës së aktorëve dhe komponentëve të tjerë, “Këtu vallëzohet me hijet” me siguri do të ketë një jetë të gjatë dhe aktive në festivale e kompeticione të ndryshme, përveçse transmetimit nëpër ekrane kinemash dhe televizionesh gjeneralistë. Tanimë mbetet veç premiera... ...se filmi është gati.

E SHTUNË 8 TETOR 2022

11

NË DUART E KUJT JANË EMËRTIMET? NGA SAZAN GOLIKU ë vitin 1983 në aparatin e Presidiumit të Kuvendit N Popullor u hap sektori i emërtimeve. Punonjës i këtij sektori u caktua gjuhëtari Veli Bici, i cili ak-

tualisht banon jashtë vendit. Në bazë të Kushtetutës sot këtë kompetencë e ka Presidenti i Republikës. Sektori i emërtimeve kishte për detyrë të shqyrtonte propozimet që vinin, nëpër mjet qeverisë, nga organet ekzekutive të rretheve për vendosjen e emrave të fshatrave të rinj dhe atyre që ndaheshin, të institucioneve ose objekteve publike që krijoheshin ose ndaheshin dhe ishin në kompetencë të Qeverisë ose të Kuvendit. Kriteret që zbatoheshin nga ky sektor ishin afërsisht: -Emrat të ishin me brumë e natyrë të gjuhës shqipe dhe të traditës shqiptare. -Të mos ishin të përsëritur në një krahinë ose në rrethe të ndryshme të vendit. -Sugjerohej që emërtimet të ishin në përputhje logjike me objektin që emërtohej. Veç funksionit verifikues, sektori kishte edhe atë këshillues me baza shkencore. Çdo dekret për ndarje administrative bëhej me propozimin e Qeverisë ose organeve përkatëse në përputhje me aktet ligjore e nënligjore të kohës. Duhen parë aktet e kaluara dhe aktuale për këtë çështje, si dhe të shteteve që janë republikë parlamentare. Duke pasur parasysh emërtimet pa kurrfarë kriteri e logjike, si p.sh.Teatri Migjeni dhe Teatri Petro Marko, pa përmendur ato me emrin e diktatorit, duhet përmendur se edhe në ditët tona kemi: Universiteti (publik) Aleksander Moisiu(!) në Durrës (se ç’lidhje ka ky aktor i famshëm me universitetin, vetëm ata që e kanë emërtuar duhet ta dijnë), ku po në këtë qytet kemi Teatrin Aleksandër Moisiu, një emërtim i goditur. Emërtimi pa vend i disa objekteve e rrugeve me emra nuk kanë asnje lidhje me popullin shqiptar e historinë e Shqipërisë. Me drejtë këto emertime pa kuptim kanë tërhequr vë- medjen edhe të medias. Ky shqetësim nuk është thjesht kulturor.

12

E SHTUNË 8 TETOR 2022

www.fjala.al

KULTURË

ONLINE 24 ORË

MEDALJONI I DYRRAHUT

Personifikimi i inteligjencës së etnisë në një roman bashkëkohor

(Vëzhgime rreth romanit “Medalioni i Dyrrahut” të shkrimtarit Pol Milo). VLADIMIR MUÇA - SHKRIMTARI, KRITIK vijon nga faqja 9 ...Imazhi profetik, nëpërmjet metaforave, vjen dukshëm siç e koncepton Ezra Pound ”… me karakter vizual të elementeve artistikë, duke definuar në embrionin e fjalës”, ndaj autori perifrazon që nga traditat ilirike: ”Ilirët nuk ishin dhënë vetëm pas traditës, por dhe pas prakticitetit. Ata kishin krijuar një kombinim të simboleve, ngjyrave, esetikës jetike me pjesë praktike të jetës.” Të zbulosh jetën ndërshekullore, artefaktet e qytetërimit tënd, në konceptin universal, ke zbuluar gjithë botën. Autori me njohuritë e tij deh me erudicionin e fituar në universitetet e huaja, ka shmangur me sukse tematikën, letërsinë pedagogjike të para-viteve ’90, duke ngulmuar në subjektivitetin që letërsia duhet të promovohet në drejtimin e ri letrar. Thellë-thellë në shembullin e tij, romani vlon nga përgjigjet, të cilat vinë nëpërmjet kompleksitetit, në dukje i paqartë, por që në vetëdijen e lexuesit kërkon përgjigjen e cila rrugëton mes rreshtave të shtampës në të cilën është formatuar libri. Ky roman ndaj është ndërtuar në këtë format, në mënyrë që të verë në gjenerim mendjen e lexuesve mbi burimin e mbijetesës të kësaj etnie iliro-arbërshqiptare, e cial është inteligjenca e lindur, trashëguar për shekuj, përmes artefakteve mitiko-historikë dhe të visareve të kombit. Mardhënia që krijon autori mes trillit dhe realitetit vjen disi e vecantë, komplekse në prizmin shoqëror. Autori me mençuri i është shmangur historisë së madhe, duke i qëndruar besnik realiteteve ndërkohorë, ndaj në roman ndrisin si xinxife diamanti historitë e vogla të jetës së Dyrrachiumit, përmes një historie të “Medalionit”. Në këtë kontekst, romani në kompleksin polifonik të ngjarjeve dhe fenomeneve, vjen si një partiturë ku medalioni është çelësi i solfezhit. Çdo lexues i interpreton sipas shijes së tij “tingujt prozadorik” të cilët tingëllojnë nga vringëllima e këtij medalioni. Kjo është dhe magjia që përçon te lexuesi ky roman i veçantë në përmbajtje dhe strukturë, me risitë e tij bashkëkohore. E tillë vjen me thjeshtësinë e përditshmërisë një lidhje transigjente e inteligjencës me aeralin përkatës në kapitullin e katërt (Baraka e vjetër), një shtrojerë e zanafillës së parë të inteligjencës urtake, ku metafora e grepit të peshkut vjen si një shembull i lindjes dhe zhvillimit të kësaj filozofie të gjenerimit jetësor ku: “nëse inteligjenca do të kishte formën e një rrethrotullimi, ky rrethrotullim do ta përfaqësonte atë më së miri. Njësoj si një medalion i shtrirë, ku rreth tij rrotullohen çudirat e botës” sepse edhe në konceptin e dialektikës jeta është një luftë, një përpjekje ku inteligjenca eliptike vjen si një rrethrotullim, ku përballen në përplasje pluhuri inteligjent metafizik dhe fizik përmes fitoreve

dhe humbjeve, ku fitorja vjen si një kënaqësi, ndërsa humbja si një trishtim. Por në këtë rrugëtim jetësor definon autori në konceptin e tij: ”Po nuk humbe, nuk fiton. Shkak, pasojë, rrethrotullim që rotullohet prej qindra vjetësh.” Ndonëse një popull “pronar“ i një “Medalioni” të tillë, autori duke bërë rezymenë e treqind pushtimeve dhe përplasjeve të qytetërimeve në mijëvjeçarë në këtë rajon, del në konkluzionin se ajo që e frenon këtë inteligjencë, këtë mbijetesë, është pushtimi “nga vetvetja”. Pushtimi nga vetvetja është më i rëndë se çdo pushtim, i cili sfumon gjithë pushtimet e tjera me dukuritë e tij antraktive brenda shoqërisë. Inteligjenca e mëkuar ndër shekuj, kaloi nga ndjesitë e saj shoqërore, në pronësi të individëve, mbretërve vasalë, mbi shtatëdhjetë vezirë, oligarkë, autokratë, duke u shërbyer sa vetvetes, po aq edhe të huajve. Jo më kot autori, nga Sofia e Kafesë në “Sophia Caffè”, me ngutje dërgon mesazhe: “Ndiq rrugën tënde, sado e vështirë të jetë, sepse pas çdo vështirësie zbulohet një mirësi.” Sepse, perifrazon në gjykimin e tij inteligjent autori: “Dy shtigjet e mëdha drejt Zotit janë rruga e dritës, ose urtësia dhe shtegu i dashurisë.” Pas “Barakës së vjetër” risjellja e Porto Romanos në aeralin e saj dymijë vjeçar, në kontekste të reja kohore, është shembulli i dytë i një inteligjence të përftuar dhe nga komunikimi ndërglobal me popujt e vendeve dhe shteteve, si dukuri e universialitetit të inteligjencës autoktone. Jo më kot shkrimtari voskopojar Dhori Fallo në romanin “ Tragjedia e Voskopojës” nëpërmend gjatë rrëfimit se: “... tregtarët voskopojarë dinin se çfarë ka edhe në fundin e detit të veriut”. Një interferim fiozofik i inteligjencës shqiptare në rrang të gjerë global si dukuri e një zotërimi transhendent ndër shekuj. Simbolet ilire që gjenden në objektet arkeologjike janë arktefakte të cilat vërtetojnë se janë simbole vendase, të trashëguara brez pas brezi, nën ndryshkun bizantin dhe otoman. Ato rezistuan me mëvehtësinë e tyre, me dukuritë etno-kulturore. Kjo tregon më së miri të njëjtën dritësirë, të njejtën dije. Kjo trashëgimi është drita e dijes, inteligjencës së përftuar, ndaj etërit ilirë këtë dritësirë, këtë inteligjencë e simbolizojnë si një kumt njerëzor të patjetërsueshëm. Ky kumt, i certifikuar përmes simboleve, por dhe nga profesorë të Kopernikut, si durrsaku Leonik Tomeu, i cili ushqeu me dije astronomike shkencëtarin Kopernik, ndodhet në ambientet kulturore durrsake, në themelet e Dyrrahchiumi, tremijë vjeçar, sjellë si në një arkë të sigurisë së lartë nga mbreti profet Solomon duke u emërtuar nga urtësia popullore si “Medalioni i Durrësit”. Kjo është dhe prova më ekskluzive e inteligjencës si qenësi e mbijetesës ndaj treqind pushtimeve dhe përplasjeve të qytetërimeve në këtë tokë të quajtur “ Iliri-Arbëri-Shqipëri.”

POL MILO (MAJTAS) DHE AUTORI I SHKRIMIT VLADIMIR MUÇA

“ Dhe drita e diturisë/përpara do na shpjerë” – një dualitet i inteligjencës sintetizuar poetikisht nga poeti kombëtar Naim Frashëri, të cilin duke e kthyer në artin shkrimor, Pol Milo e sjell përmes një medaljoni magjik, dhuruar nga Sofia, i cili shpërndan dritën e mirësisë ndër njerëzit. Kultura e lartë e përftuar në universitetet italiane e paisën autorin me aftësitë e pamohueshme, si një shkrimtar i së ardhmes, me një këndvështrim të ri në drejtimin e ri letrar që po e promovon në këtë shekull të ri shkenca humane e letërsisë në Shqipëri. Arkeologjinë e tij letrare autori e shtrin në një hapësirë të gjerë kohore, mbi dymijë vjeçare dhe në një aeral të përbotshëm, duke ronitur në to rrënjët, rritjen, lulëzimin, frutëzimin, nemitjen, ringritjen e inteligjencës të etnisë nën dritën e diturisë urtake. Vendbanimi ilir, Durrësi, nën këtë dritësirë qëndron me dinjitet, krahas qyteteve botërorë, si taverna e parë e Adriatikut duke mbajtur brenda qenies të tij urbane në këta dymijë vjet jo vetëm artefaktet të tilla si “Medalioni i Dyrrahut”, por edhe ngjarje dhe fenomene nga më të ndryshmet të shoqërisë, ndonëse autori i risjell në hapësira kohore të ndryshme, por me një përbashkësi subkoshiencash. Siç duket në konceptin filozofik,

shkrimtari i ri ka pasur si rrugënajë një trajtim shkrimor të këtij artefakti sentencën e psikologut pasfroidist, zvicerianin Karl Gustav Jung, i cili në veprën “ Psikologjia dhe krijimtaria” shkruan se: “është mëse e qartë se psikologjia duke qenё shkencë e proceseve të shpirtit, mund tё hyjё nё mardhёnie drejtёpёrdrejt nё studimin e letёrsisё, nё krtikёn letrare. Se shtrati kryesor i tё gjitha shkencave, ashtu si e çdo vepre arti ёshtё shpirti. Prandaj shkenca e shpirtit besoj duhet tё jetё nё gjendje tё përshkruajë dhe tё shpjegojё dy gjёra nё ndёrvarjen e tyre: së pari strukturёn psikologjike tё veprёs sё artit, dhe sё dyti parakushtet psikologjike tё individit artistikisht produktiv”. Sigurisht, duke qenё njё intelektual i formuar me dije tё mirёfillta si shkrimtar, autori e ndёrtoi godinёn romaneske, mbi kёto dy kapriata mbajtёse, psikologjikisht duke gjetur strukturёn e kumteve njerёzore e tё personazheve tё pakohё, dhe e dytaduke e parё rrezatimin e dritёsirёs inteligjente, me subkoshiencёn e saj, si pёrfaqёsuese tipike tё njё etnie. Nё konceptin filozofik tё autorit, ndёrmjet kapitujve tё romanit, nё lidhje me inteligjencёn popullore, ekziston njё lidhje permanente midis mistikёs, legjendёs dhe epikёs sё shkruar dhe asaj tё kahmoçme gojore, e cila vjen nё kohёn e sotme si njё paradigmё.

Nё roman, ky medalion i mёkuar nё kёtё djep etnik,vjen si palca e kombit duke na sjellё njё letёrsi ndryshe. Me saktёsinё e origjinёs, nё vetё thelbin e saj trashёgimtar bio-shqiptare, kjo letёrsi pёrjashton mundёsitё e çdo plagjiature nё kuadrin botёror. Aplikimi i artit krijues, pёr autorin, vjen i “ngopur” nga bёmat, ngjarjet, ndodhitё, fenomenet, nё kёtё truall, në kёta dymijë vjeçarё, si njё apologji jete, ku kumtet njerëzore definojnё zhvillimet shoqërore. Kёto kumte nё kёndvёshtrimet e autorit reflektojnё universialitetin e njё gjykimi tё pёrparuar shoqёror. Në kёtё histori kulturologjike, dritёsire, autori evidenton fragmente qё kushtёzohen nga pёrbёrje njerёzore. Nё pёrgjithёsi ky roman, me natyrёn e tij mozaike tё rrёfimit, si nё planin epik-mitiko-hitorik, si dhe nё sensin shoqёror, vjen me elementë ndёrlidhёs tё botёs shqiptare dhe asaj perёndimore, duke reflektuar veçantitë e dhuntisё inteligjente, qё pёrmban subkoshienca etnike me ADN-n e saj. Nga ky qytet, nё aeralin e tё cilit pёrftohen gjithë vendet dhe asetet kulturore, rishfaqet pёrmes kёtij romani inteligjenca midis shumё simboleve, tё cilat pёrkojnё nё qytetёrimet e Egjiptit tё lashtё, Marokut, Jeruzalemit deri nё Etiopi e në Detin e Veriut; kaq shumё hapёsirё ka zotёruar kjo inteligjencё e cila pjellon nё kёtё vend tё quajtur Epidamn, Dyrrachium e mё pas Durrёs. Ky ndikim ka qenё aq eskluziv pёr kёto hapёsira sa qё nga kushtetuta e qytetit Dyrrachium, e drejta juridike romake ka huazuar dhjetë amendamente tё ligjit qytetar, (sipas enciklopedisё italiane) sepse pararendёsit e kёtij qyteti nё kumtet e tyre besonin nё fuqinё e subkoshiencёs siç perifrazon autori se: ”njё trill besimi brenda trillit, krijo me shumё hapёsira besimi tek inteligjenca.” Ky skanim letrar i njё diversiteti tё tillё shoqëror, vjen natyrshёm ngaqё autori me mjeshtëri artistike pёrmes vokabolarit nё kulturёn gjuhёsore, ka ditur tё shkrijё nё njё amalgamё ndodhitё, fenomenet, sendet, personazhet nё njё kinematikё tё pёrbashkёt tё epokave perandorake me ato tё globalizmit tё sotёm. Nё kёto kontekste, autori nёnvizon mendimin se njeriu me dijet e tij, me kulturёn e tij, sfumon kufijtë e origjinёs nё aspektin kulturor dhe etnik duke mbetur pjesë e patjetërsueshme e origjinёs. Kjo thirrmё, vjen pёrmes “Medalionit tё Dyrrahut”, nga thellёsitё e kohërave, si njё domosdoshmёri e antropologjisë së sotme letrare, njё antropologji qё Pol Milo, me kulturёn e tij e ka shkoqitur aq bukur e me pёrkushtim nё kёtё roman me plot risi sa mitike, legjendare aq dhe reale, nё filozofinё kuantike tё dijes.

www.fjala.al

E SHTUNË 8 TETOR 2022

SHËNDET

ONLINE 24 ORË

13

Çfarë është

LISTERIOZA dhe si parandalohet infeksioni

Si sëmureni nga listerioza dhe çfarë e shkakton atë? Cilat janë ushqimet në rrezik dhe ato të tërhequra? A i dini praktikat më të mira për ta shmangur atë?

L

isterioza që ka bërë bujë dhe faqe lajmesh ditët e fundit është infeksioni i shkaktuar nga bakteri Listeria monocytogenes. Është një sëmundje që infektohet duke gëlltitur ushqime të kontaminuara: domethënë është pjesë e asaj që ekspertët e quajnë helmim nga ushqimi. Listeria mund të fshihet në shumë ushqime që konsumojmë çdo ditë, por për të reduktuar rrezikun për t’u infektuar, mjafton të vëzhgoni disa indikacione, të diktuara nga arsyeja e shëndoshë, për të ruajtur dhe përgatitur ushqimin. Le të shohim se si. LISTERY: ÇFARË ËSHTË? Listeria monocytogenes është një bakter që gjendet zakonisht në ujë dhe tokë që gjithashtu mund të kontaminojë kafshët pa shfaqur asnjë simptomë të dukshme. Ai rritet dhe riprodhohet në temperatura ndërmjet 0 dhe 45 ° C dhe është shumë këmbëngulës: kjo është arsyeja pse mund të kontaminojë edhe ushqimet e përpunuara, të transformuara dhe të ftohta. Ai është infektiv edhe në nivele të ulëta të ngarkesës bakteriale - në praktikë, një sasi e vogël është e mjaftueshme për të shkaktuar infeksionin. ÇFARË JANË USHQIMET ME RREZIK? Siç raportohet nga faqja e internetit Istituto Superiore della Sanità, ushqimet që lidhen më shpesh me listeriozën janë peshku, mishi i papërpunuar dhe perimet, qumështi i papasterizuar dhe produktet e qumështit si djathërat e butë dhe gjalpi, ushqimet e përpunuara dhe të përgatitura (të gatshme për t’u përdorur) duke përfshirë hot dogët. , mish të ftohtë tipik për delikatesen, sallata të parapaketuara, sanduiçe, peshk i tymosur. Rastet e listeriozës që janë diskutuar ditët e fundit në

Itali lidhen me konsumin e pulave frankfurte, të cilat zyrtarisht nuk janë përfshirë në listën e ushqimeve më të rrezikuara, por që në 3 rastet e listeriozës që më vonë rezultuan fatale. ndoshta janë ngrënë të papërpunuara, në kundërshtim me atë që rekomandohet në etiketë. Një tjetër alarm për listeriozën përfshinte disa sanduiçe me salmon (këtu dhe këtu listat e produkteve të tërhequra nga raftet si masë paraprake). LISTERIOUS: DIAGNOSTIKIMI? Tek njerëzit e shëndetshëm, listerioza zakonisht nuk ka simptoma ose shkakton probleme gastrointestinale si diarre. Në raste të tjera paraqitet si gastroenterit akut febrile që shfaqet disa orë pas konsumimit të ushqimeve të kontaminuara. Megjithatë, në disa rrethana të rralla, sëmundja mund të marrë një formë invazive ose sistemike. Bakteri kalon nga zorrët në gjak dhe prej andej përhapet në të gjithë trupin në sistemin nervor, duke shkaktuar encefalit, meningjit (inflamacion i trurit ose membranave të tij) dhe forma akute të sepsës (një përgjigje inflamatore sistemike joproporcionale). Nëse kjo ndodh, shfaqen simptoma neurologjike si ngurtësimi i qafës, konfuzioni, migrena dhe humbja e ekuilibrit, edhe deri në një muaj (dhe deri në tre muaj) pas gëlltitjes së ushqimit të infektuar. KUSH RREZIKON MË SHUMË? Personat më të prirur ndaj for-

mave sistemike të listeriozës janë të moshuarit, të porsalindurit, pacientët me imunitet të kompromentuar (me kancer, diabet, SIDA) dhe gratë shtatzëna: listerioza në fakt mund të shkaktojë probleme serioze për fetusin, si lindja e parakohshme, vdekja para dhe perinatale. abort spontan. Format e rënda të listeriozës, si infeksionet bakteriale, trajtohen me antibiotikë, por duke pasur parasysh shtrirjen e tyre në trup, prognoza është shpesh e keqe. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë mirë në parandalimin. LISTERIOZA: SI PARANDALOHET? Para së gjithash, me vëmendje të veçantë për larjen e ushqimit: frutat dhe perimet e papërpunuara duhet të shpëlahen shumë mirë nën ujë përpara konsumimit, edhe nëse më pas janë gatuar ose qëruar. Në rastin e perimeve me lëkurë të ashpër dhe të pista me dhe, është mirë t’i pastroni me një furçë të veçantë përpara se t’i qëroni. Dhe kur punoni në dërrasën e prerjes në kuzhinë, mbani mend të mbani perimet dhe mishin e papërpunuar të ndara nga njëra-tjetra dhe nga ushqimet e gatuara dhe të gatshme për t’u ngrënë. Më pas mos harroni të lani duart dhe enët shumë mirë pasi të keni prekur ushqimin e papërpunuar. Ushqimet që vijnë nga kafshët duhet të gatuhen plotësisht (por kini kujdes: mos e lani kurrë pulën përpara se ta gatuani!). Bakteri Listeria vdes në gatim në temperatura

Tek njerëzit e shëndetshëm, listerioza zakonisht nuk ka simptoma ose shkakton probleme gastrointestinale si diarre. Në raste të tjera paraqitet si gastroenterit akut febrile që shfaqet disa orë pas konsumimit të ushqimeve të kontaminuara. Megjithatë, në disa rrethana të rralla, sëmundja mund të marrë një formë invazive ose sistemike. Bakteri kalon nga zorrët në gjak dhe prej andej përhapet në të gjithë trupin në sistemin nervor...

mbi 65 ° C, por është në gjendje të ndotë ushqimin edhe pas gatimit: prandaj nevoja për t’i ndarë ato nga ato të papërpunuara. Ushqimet që prishen duhet të hahen shpejt dhe jo më vonë se data e skadencës dhe frigoriferi duhet mbajtur i pastër duke e larë periodikisht me ujë dhe sapun. Ushqimet që kemi gatuar tashmë, si mbetjet, duhet të ruhen me radhë, të ndahen sipas llojit dhe

të hahen brenda 3-4 ditëve. Është gjithashtu e nevojshme të shmangni ngrënien e djathrave të buta ose qumështit nëse nuk jeni të sigurt që janë prodhuar ose se është qumësht i pasterizuar (pasterizimi është një trajtim termik që ka një veprim baktericid). ÇFARË DUHET TË BËJNË TË RREZIKUARIT? Nëse masat e listuara janë të përshtatshme për të gjithë, ata që janë më të rrezikuar nga pasojat e listeriozës mund të respektojnë rregulla më skrupuloze, të renditura nga Istituto Superiore di Sanità: -shmangni ngrënien e sanduiçeve që përmbajnë mish ose produkte të tjera të përgatitura për gastronomi pa u ngrohur sërish në temperatura të larta -shmangni kontaminimin e ushqimit që përgatitet me ushqime të papërpunuara dhe/ose nga sportelet e supermarketeve dhe ushqimeve ushqimore -mos hani djathëra të butë nëse nuk jeni të sigurt se janë bërë me qumësht të pasterizuar -mos hani pate mishi të freskëta dhe jo të konservuara -mos hani peshk të tymosur, përveç nëse është i konservuar në forma që nuk prishen në afat të shkurtër. SHËNDETI PUBLIK. Në Evropë, si dhe në SHBA, listerioza është pjesë e rrjetit të mbikëqyrjes së sëmundjeve ushqimore për të cilat ka detyrim raportimi. Prandaj duhet raportuar menjëherë në njësitë shëndetësore vendore të cilave i përket, në mënyrë që të identifikohen menjëherë shkaqet dhe të mbrohen konsumatorët e tjerë, duke hequr ushqimet e infektuara dhe duke kryer hetimet e nevojshme. Burimi: focus.it/ Elisabetta Intini/ Përgatiti për botim: L.Veizi

E SHTUNË 8 TETOR 2022

www.fjala.al

DOSSIER

HISTORIA

14

ONLINE 24 ORË

Ndoshta

NEFERTITI është varrosur me të vërtetë pranë

TUTANKHAMUN

Mesazhi i fshehur pas disa rrotullave rikthen teorinë sipas së cilës mbretëresha Nefertiti është varrosur në një dhomë të lidhur me varrin e Tutankhamun.

100

vjet pas zbulimit të varrit të Tutankhamonit, misteri rikthehet duke u vështirësuar: ishte viti 2015 kur Nicholas Reeves, egjiptologu britanik me famë botërore, parashtroi hipotezën se varri i faraonit fshihte një hyrje në një dhomë më të madhe varrimi, që përmbante mumjen e Mbretëresha Nefertiti. Pas disa analizave, hipoteza dukej se ishte hedhur poshtë përfundimisht, por tani Reeves i kthehet sulmit duke botuar një libër - The Complete Tutankhamun, një botim i përditësuar i versionit të parë të botuar 30 vjet më parë - në të cilin ai premton të zbulojë prova të reja në mbështetje i tezës së tij: “Nën disa kartuazhe në murin verior që tregojnë Tutankhamunin duke u varrosur nga pasardhësi i tij Ay, në të vërtetë fshihet skena origjinale, në të cilën Tutankhamun varros Nefertitin, pronarin origjinal të

varrit”, shpjegon ai për Guardian. I MODIFIKUAR Duke analizuar me kujdes kartuazhet që tregojnë ceremoninë e varrimit të Tutankhamun të kryer nga faraoni Ay, shohim se ato janë ndryshuar më vonë: “Emri i Ay fsheh në fakt atë të Tutankhamun”, shpjegon Reeves, i cili thotë se skena origjinale sheh Tutankhamun duke varrosur të tijën. paraardhësi (dhe ndoshta njerka) Nefertiti. Profilet e figurave konfirmojnë gjithashtu këtë teori: hunda e mprehtë e Ay dhe mjekra e dyfishtë topolake janë në fakt tipare tipike të figurës së re të Tutankhamun; fytyra e mumjes ka edhe tiparet e pagabueshme të Nefertitit. MURET ARTIFICIALE Skanimet e kryera me radar që nga viti 2015 nuk kanë dhënë rezultate unike, thotë Reeves: disa në fakt nuk kanë zbuluar asnjë “zhurmë” që mund të sugjeronte një zbrazëti pas mureve të dhomës

së varrimit, ndërsa të tjerët, të cilët i kanë përpunuar të dhënat “Më saktë “, ata zbuluan se gjysma e djathtë e faqes veriore është artificiale, dhe jo një shtresë natyrore shkëmbi. “Dëshmitë që kemi mbledhur deri më sot sugjerojnë në fakt se një strukturë artificiale formon muret veriore dhe lindore të varrit të faraonit,” konfirmon George Ballard, një ekspert në anketat e radarëve dhe gjeofizikës. NUK DO TË ISHTE HERA E PARË Nëse hipotezat e Reeves do të konfirmoheshin përfundimisht, do të përballeshim me një strukturë në dukje të pazakontë, por në realitet tashmë të parë në të kaluarën: shembuj të tjerë të “varrimeve të fshehura” janë ato të Psusennes I dhe Amenemope, mumiet e të cilëve u gjetën në zonën arkeologjike. e Tanit, në një dhomë varrimi të aksesueshme nga një mur shkëmbi i dekoruar dhe rrëshqitës - i ngjashëm me atë që mund të fshihte mumjen e mbretëreshës së bukur Nefertiti.

www.fjala.al

E SHTUNË 8 TETOR 2022

NGJARJE E ARGËTIM

ONLINE 24 ORË

Tetor 1912

15

Dashi Nese nuk tregoheni objektive sot ne jeten tuaj ne cift mund te oerballeni me probleme te medha. Mos e ngroni ne piedestal partnerin qe te mos zhgenjeheni. Beqaret do i japin prioritet jetes intime dhe do bejne gjithcka qe ta gjejne personin ideal. Nen influencen e planeteve do keni fat ne planin financiar. Do iu rriten shume te ardhurat. Nese keni ndinje argjendari kujdes nga vjedhjet.

Demi E pare nga jashte jeta juaj ne cift do duket e qete, por ne fakt mosmarrveshjet do jene te shumta. Te dy do tregheni kokeforte dhe nuk do toleroni aspak. Beqaret do kene ndryshime pozitive ne jeten sentimentale. Pergatituni per rrahje te forta zemre. Financat do fillojne te permiresohen pak nga pak. Mendohuni mire para se te beni investime te medha.

Binjakët Ata qe jane ne nje lidhje do jetojne nje nga ditet me te bukura te ketij muaji. Partneri do iu mbaje prane dhe do mundohet t’ua realizoje te gjitha deshirat. Beqaret do jene magnetike dhe do bejne per vete cilindo qe do pelqejne. Shfrytezojeni sa me shume te mundni diten. Financat nuk do kene ndryshime te medha keshtu qe do benit mire te tregoheshit te matur me shpenzmet.

Gaforja Do keni nje rival shume te forte sot ne dashuri prandaj duhet te beni gjithcka qe partneri te qendroje prane jush. Mos ia prishni qejfin dhe tregohuni me tolerante. Beqaret do entuziazmohen se tepermi fale nje takimi mjaft interesant dhe te vecante qe do kryejne. Financat do jene mjaft problematike keshtu qe do benit mire te mos shpenzonit fare.

Luani

Me mbeshtetjen e yjeve jeta juaj ne cift do jete edhe me e bukur dhe emocionuese sot. Te dy me partnerin do kuptoheni mire dhe do kaloni moment pasionante. Nese jeni nende vetem ka mundesi te ndodhe nje takim interesant. Mos e lini t’iu ike nga duart. Edhe pse financat do jene te mira, nuk eshte ende koha per te bere investime te medha. Prisni edhe pak.

Lufta kundër Perandorisë Osmane, formohet

LIDHJA BALLKANIKE

N

ë tetor të vitit 1912 nis Lufta midis Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Ballkanike. Sipas historianëve, Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje që të reformohej, qeveriste keq , ose s’mundi të zgjidhte problemet e nacionalizmin në rritje mes popujve të saj. Së dyti, Fuqitë e Mëdha grindeshin aq shume mes tyre sa që dështuan për të siguruar që otomanët të kryenin reformat e nevojshme. Këto probleme bënë që shtetet e Ballkanit të imponojë zgjidhjen e tyre, duke krijuar Lidhjen e Ballkanit (Bullgari, Greqi, Serbi e Mal i Zi). Por ishte edhe arsyeja tjetër; deri në fillim

të shekullit të 20-të, këto vende kishin arritur pavarësinë nga Perandoria Osmane, por duke parë se ajo po dobësohej e së shpeti shpërbëhej, donin të merrnin pjesët që do të mbesnin, siç ishin trojet shqiptare ende nën perandori. Brenda këtij konteksti duhen kuptuar edhe thirrjet e atdhetarëve brenda e jashtë, që shqiptarët në këtë luftë të qëndronin në anën e Perandorisë; ndërkohë që Ismail Qemali shpejtonte drejt Vlorës me sigurimet ndërkombëtare për pavarësinë që u arrit më 28 nëntor, kur Lufta e pare Ballkanike ndodhej në kulmin e saj. Lufta përfundoi në korrik 1913 me nënshkrimin e Traktatit të Londrës dhe

pas 5 shekujsh, Perandoria Osmane humbi pothuajse të gjitha zotërimet e saj në Ballkan. Pastaj erdhi Lufta e Dytë Ballkanike, që filloi pa mbaruar ende e Para. Shkaku ishte pakënaqësia e Bullgarisë lidhur me ndarjen e Maqedonisë, që u bë në fshehtësi nga ish-aleatët e saj, Serbia dhe Greqia. Si rrjedhim, Bullgaria sulmon, por ushtritë serbe e greke kundërpërgjigjen më ashpër; Bullgaria sulmohet edhe nga Rumania dhe Perandoria osmane – lufta përfundon me Traktatin e Bukureshtit, dhe Bullgaria humbet shumicën e territoreve që kishte fituar në Luftën e Parë Ballkanike.

NGJARJET E DATËS 8 TETOR

1939 LDB: Gjermania anekson Poloninë perendimore.

1998

Japonia zyrtarisht i kërkon falje Koresë Jugore për 35 vjetët e sundimit të ashpër kolonial.

1967

Udhëheqësi gueril Ernesto Che Guevara dhe përkrahësit e tijë kapen në Bolivi.

1991

Parlamenti kroat ndërpret tëgjitha lidhjet me Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë

1974

Falimenton “Franklin National Bank” për shkak të menaxhimit të keq bëhet dështimi më i madhë bankarë në SHBA.

2001

Një aeroplan i “Scandinavian Airlines” u rrëzua në Aeroportin e Milanos, 110 vetë humbën jetën.

Virgjëresha Dite mjaft e bukur kjo e sotmja per te gjithe te dashuruarit. Me shume se kurre me pare do i shprehni ndjenjat dhe do jeni te gatshem te beni edhe sakrifica. Beqareve do iu shtohet deshira per te pasur dike ne krah dhe yjet do jene atje per t’ua plotesuar deshirat. Pergatituni per ndryshime te medha. Financat nuk do jene shume te qendrueshme keshtu qe mos rrezikoni.

Peshorja Ka aradhur koha te reflektoni seriozisht per te ardhmen e jetes suaj ne cift gjate kesaj dite. Koha iken dhe deshira per te qendruar sa me shume prane partnerit rritet. Beqaret edhe ose do kerkojne shume nuk doe gjejne personin qe aq shume kane enderruar. Financat nuk do jene aq te mira sa per te bere investime te tejskajshme. Tregohuni pak me te matur.

Akrepi Klima ne cift do jete shume e ngrohte gjate kesaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme prane atij qe keni ne krah dhe do ndiheni me se miri. Beqaret nga ana tjeter do kene fat me shumice. Jo vetem qe do dalin neper takime, por do gjejne edhe shpirtin e tyre binjak. Situata financiare do jete pergjithesisht e qendrueshme nese ju tregoheni te matur me shpenzimet.

Shigjetari Dita aspak e favorshme kjo e sotmja per te dashuruarit. Debatet do jene te zjarrta dhe ata me te nxituarit do marrin vendime ekstreme. Kujdes! Beqaret do njene jishes dhe sharmante por perseri princine kalter nuk do e gjejne dot. Shpresen mos e humbni gjithsesi. Situata financiare do kene ndryshime pozitive. Do jeni me te organizuar dhe do shpenzoni me maturi.

Bricjapi

Do harroni cdo gje sot dhe do merreni vetem me jeten ne cift. Do flisni hapur me partnerin edhe per disa gjera qe ua kane munduar shpirtin. Beqaret do njihen me shume persona dhe dikush do i terheqe me teper. Mos bni premtime pa qene as vete te sgurt. Marsi dhe Hena do dnikojne negativisht tek financat. Shtrengojeni rripin e shpenzimeve nese nuk doni te ngeleni pa asnje lek.

Ujori

Jeta ne cift do jete edhe me e bukur gjate kesaj dite fale ndikimit mjaft pozitiv te Venusit. Do afroheni em teper me partnerin dhe klima do filloje te ngrohet. Beqaret do jete me mire ta lene veten te lire dhe te shfrytezojne te gjitha mundesite qe do iu jepen per takime. Nese merrni masa strikte ne planin financiar do arrini ta stabilizoni shume shpejt situaten delikate.

Peshqit Nese jeni ne nje lidhje shmangni me cdo kusht aventurat kalimtare sepse gjithcka qe keni ndertuar do te shkaterrohej. Pse ta prishni me doren tuaj kete atmosfere elektrizuese? Nese jeni ende beqare, mundesite per te takuar personin ideal do jete te shumta. Bejini syte kater. Financat do preken negativisht nga planetet. Mos beni gabime trashanike.

16

E SHTUNË 8 TETOR 2022

REKLAMA

Cyan Magenta Yellow Black

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.