KOHA JONE 16 prill 2021 Flipbook PDF

KOHA JONE 16 prill 2021
Author:  M

104 downloads 164 Views 3MB Size

Story Transcript

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.tring.al

E përditshme e pavarur, Viti XXX i botimit Nr. 88 (9118) E premte, 16 Prill 2021 Çmimi 30 Lekë

Presidenti u shpreh se personalisht nuk ishte për “rotacion, por për përmbysje demokratike”

Meta: Rama, i çmendur dhe pjesë e MAFIES kriminale! Presidenti Ilir Meta kërkoi dje kontroll mjekësor për kryeministrin Edi Rama, lidhur me gjendjen e tij mendore dhe kontroll për përdorimin e lëndëve narkotike. Deklarata e fortë e kreut të shtetit u bë mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. “Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike”- tha Presidenti Meta MESAZHI

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Kush shet votën, s’ka zë për të kërkuar llogari

Basha: Nuk do të ketë kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Koha e tij ka mbaruar

FAQE 2

KANDIDATI I LSI NË BERAT

Lefter Maliqi: Do t’i japim grushtin dërrmues Rilindjes së krimit, Rama del i përzhitur më 26 prill

KANDIDATJA E LSI

Grisejda Myslimi: Programi ekonomik i LSI-së ofron një mbështetje reale ndaj sektorit fason

FAQE 6

Xhixho: Mazhoranca po bën shantazh për vota, koalicioni i vetëm është LSI-PD

FAQE 5

PROGRAMI ELEKTORAL

FAQE 8

KRYEBASHKIAKU

FAQE 7

DËSHMIA

Kristi Pinderi: Si hapnim me Fugën profile false për të sulmuar Ben Blushin

FAQE 7

DENONCIMI

Agron Duka: Subjekti i OFL-së bën fushatë për PS-në në Shijak

FAQE 7

OPINION

Ndryshimi politik si oksigjen ekonomik për shqiptarët Nga Klevis Balliu FAQE 7

Kryemadhi: T’i japim forca uraganit të ndryshimit që do e kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve FAQE 8

NËNKRYETARJA E LSI

Veliaj, fushatë me Majkon: Në verë e gjithë lagja në zemër të Tiranës do të transformohet

FAQE 3

KRYETARJA E LSI

FAQE 4

Në foto: Kreu i PD, Lulzim Basha, dje gjatë takimit në “Kombinat”

Haxhinasto: Vizioni i LSI mbetet i qartë për sa i përket transformimit dhe ristrukturimit të sektorit fason FAQE 5

HISTORIKU

Shkrimet më të mira në 30 vite të gazetës “Koha Jonë” BOTUAR MË 17 MARS 2000

BOTUAR MË 24 MARS 2000

Teuta Shamku dhe Anila Arianita Petro Marko: Në dorën e lexuesve, Prifti: Udhëtimi drejt ditari i shkrimtarit Petro Dibrës, rrethit që beson Marko “Intervistë me vetëm tek ndërtimi i veten nga “Omska” rrugës së shkurtër që EKSKLUZIVE/George lidhet me Tiranën dhe Soros: Kush e mori në tek emigracioni qafë Rusinë? BOTUAR MË 25 MARS 2000

FAQE 10-13

POLITIKE

2 E premte, 16 PRILL 2021

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë mesazh shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021

Dom Gjergj Meta: S’është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë! Kush shet votën, s’ka zë për të kërkuar llogari

I

peshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit. Dom Gjergj Meta tha se Kisha kërkon zgjedhje transparente dhe të ndershme. Ai bën thirrje që mos votohen për deputetë kandidatët me të kaluar të dyshimtë, teksa thekson se kush shet votën për para s’ka zë për të kërkuar llogari, kurse ai që shfrytëzon varfërinë për të blerë vota, s’ka të drejtë të ulet në parlament. Deklarata e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Votimi për zgjedhjet e përfaqësuesve në Parlament, paraqet një mundësi konkrete për të shprehur pjesëmarrjen tonë në jetën demokratike të vendit. Sfida e çdo procesi zgjedhor është garantimi i zgjedhjeve të ndershme dhe transparente, në të cilat respektohet çdo votë dhe çdo votues, ashtu sikurse edhe rezultati final. Kisha Katolike i konsideron të rëndësishme zgjedhjet, kur ato zhvillohen sipas parimeve demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave e aktorëve politikë. Sikurse edhe në rastet e mëparshme, në vigjilje të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ne Ipeshkvijtë e Kishës katolike, në sajë të përgjegjësisë që kemi në udhëheqjen e popullit që na është besuar, dëshirojmë t’u drejtohemi të gjithë besimtarëve katolikë dhe njerëzve vullnetmirë. Jemi të vetëdijshëm që të zgjedhurit e rinj do të ndodhen përballë sfidave të ndryshme. Fillimisht, pandemia e COVID-19-ës që vendi ynë po kalon. Një falenderim duhet t’ua japim të gjithë punonjësve të shëndetësisë: mjekëve, infermierëve, sanitareve dhe gjithë pjesës tjetër të personelit shëndetë-

sor, si dhe familjarëve të të sëmurëve, të cilët ndonëse duke rrezikuar, kanë punuar ditë e natë përkrah tyre. Porse, nga ana tjetër, kërkohen strategji të mirëfillta psiko-sociale që të dalim faqebardhë nga kjo pandemi. Në rrafshin politik, është urgjente që reforma në drejtësi, aktualisht në letër, të bëhet realitet sa më shpejt të jetë e mundur. Forcimi i mëtejshëm i institucioneve dhe efektiviteti i tyre, përbën një detyrë primare për të zgjedhurit e ardhshëm në Parlament. Në rrafshin social, nuk mund të mos evidentojmë plagën e madhe të të rinjve dhe të familjeve të reja që po e braktisin Shqipërinë. Është e nevojshme një përkujdesje e veçantë ndaj të gjitha zonave të vendit, nga Veriu në Jug, në zonat rurale e në zonat urbane, ku shpeshherë vërehen situata ekstreme varfërie, mungesë infrastrukture dhe shërbimesh të do-

mosdoshme, sidomos rrugë e shërbime shëndetësore. Më pas, na shqetëson niveli i mësimdhënies në shumë zona të vendit si dhe kushtet e jetesës në disa fasha të popullatës. Shumë familje akoma po vuajnë pasojat e tërmetit të vitit 2019 një prioritet me siguri se duhet të jetë rindërtimi, që ka nevojë të përparojë me ritme akoma më të shpejta. Shqipëria mund të ketë një të ardhme të mirë nëse angazhohemi të gjithë së bashku, qytetarët e politika aktive. Nevojitet një angazhim i të gjithëve për të eliminuar korrupsionin, që sikurse e kanë nënvizuar edhe në ditët e kaluara institucionet ndërkombëtare, mbetet sërish një grackë e rrezikshme në institucionet dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi. Një tjetër sfidë, me gjithë hapat e bërë përpara në 30 vitet e fundit, mbetet integrimi europian i Shqipërisë. Në vigjil-

je të zgjedhjeve, pra ne, Udhëheqësit Shpirtëror, do donim para së gjithash t’i ftonim të gjithë të merrnin pjesë në këtë moment të jetës demokratike të vendit. Sipas Doktrinës Shoqërore të Kishës, është një detyrë dhe një e drejtë e çdo qytetari për ta ushtruar sipas ligjeve në fuqi dhe me liri të plotë. Prandaj, pjesëmarrja në votime, është një detyrim moral pavarësisht preferencave që secili do të shprehë. Së dyti, ashtu sikurse e kemi ritheksuar edhe në deklarata të mëparshme, fenomeni i shitblerjes së votës është një plagë e madhe që duhet të zhduket medoemos, në çdo rast. Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes, si dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Po ashtu, kush e blen votën me para, duke përfituar nga varfëria e votuesve, nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon që të votohet. E papranueshme më pas është fakti që, bashkëngjitur shitblerjes së votës, i shtohet edhe betimi në librat e shenjtë. Gjithashtu është e papranueshme që votimi të vijë nën formën e kërcënimit ose pas premtimeve të vendit të punës. Puna është fryt i meritokracisë dhe jo i partitizmit ose kahjes partiake. Si ipeshkvij, nuk na duket e rastit të votohen ata kandidatë me një të kaluar të dyshimtë. Integriteti moral duhet të jetë një conditio sine qua non, që zgjedhësi të mund të zgjedhë në liri dhe në qetësi. Ne urojmë që me datë 25 prill, secili ta ushtrojë të drejtën dhe detyrën e votës duke pasur parasysh të mirën e përbashkët, që është edhe qëllimi i çdo veprimtarie politike. Në të njëjtën kohë, i lutemi Zotit, që me ndërmjetësinë e Nënës së Këshillit të Mirë, t’i ndihmojë shqiptarët në këto momente të rëndësishme për jetën e vendit.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, takim me shoqërinë civile në Vlorë: Kontribuoni për një demokraci më të fortë

“Votoni ndryshimin”, Kim: Besimplotë që demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur

A

mbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, zgjodhi Vlorën për të përsëritur mesazhin e saj se Amerika nuk mbështet asnjë kandidat apo parti në zgjedhjet e 25 prillit, dhe se interesi i vetëm është që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të mos ketë shit-blerje vote. “SHBA nuk mbështesin një parti të caktuar apo kandidat të caktuar. E vetmja që mbështesim është e drejta e shqiptarëve që të shprehin të drejtën e tyre me votë. Dhe paralajmërojmë kundër kujtdo, duke blerë apo shitur votën. Votuesit ta mbajnë mend

që kanë fuqinë dhe përgjegjësinë. Jam e frymëzuar, pasi në Vlorë jam takuar me disa nga drejtuesit e shoqërisë civile që e bën të qartë që në një demokraci shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm. Sot në Fier u takova me votues që do të votojnë për herë të parë. Më bëri shumë përshtypje sa të informuar ishin për të drejtat e tyre. Ne nuk folëm se për cilin do të votonin pasi është cështje vetjake, por patëm diskutim të mirë për atë që ata mendojnë. Ndihem besimplotë që demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur dhe shpresoj që të rinj të tillë do ta ndihmojnë Shqipërinë për ta ven-

Botues dhe Drejtor: NikollLesi Kryeredaktor: Qamil Xhani Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi, Daniel Muçaku

dosur në rrugën e duhur”, deklaroi dje Yuri Kim. Pak ditë më parë, shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, Yuri Kim u bëri thirrje shqiptarëve, që nëse u ka ardhur në majë të hundës korrupsioni, të votojnë për ndryshimin. Shumë nënkuptuan se kjo ishte një thirrje për të votuar koalicionin opozitar, por diplomatja sqaroi disa herë më pas se SHBA nuk mban asnjë anë politike. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi dje një takim me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë takimit në Vlorë, ambasador-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

ja Kim i bëri thirrje shoqërisë civile që të nxisë të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri. “Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve. Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Mesazhi për shqiptarët

Ambasadori italian: Jo dhunës, meritoni një qeveri që ju zgjidh problemet Ambasadori italian, Fabrizio Buçi ditën e djeshme ishte në Elbasan ku do të takohej me drejtuesit e partive politike në këtë qark. Ai do të takohej me drejtuesin politik të PS-së, Taulant Ballën në orën 12:10. Ambasadori u shpreh se zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për demokracinë, momenti kur populli vendos se kush do të drejtojë. Ambasadori thotë se Shqipëria është një vend i veçantë për Italinë dhe shprehet se nuk bëjnë tifo për asnjërën parti, por bëjnë tifo për popullin shqiptar. “Unë erdha në Elbasan për të takuar drejtuesit e partive politike. Kam ardhur këtu sepse zgjedhjet për një demokraci janë një moment i shenjtë, një moment i rëndësishëm, momenti kur populli vendos se kush do qe ta drejtojë. Shqipëria për Italinë është një vend i veçantë dhe ne kemi raporte që na lidhin në një mënyrë shumë të fortë. Në Itali ka shumë vëmendje për zgjedhjet e ardhshme, unë marr shumë mesazhe çdo ditë nga njerëz që janë të interesuar për situatën në Shqipëri. Ne nuk bëjmë tifo për asnjë, as për njërën parti as për tjetrën. Ne bëjmë tifo për popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët për të zgjidhur problemet e shqiptarëve që ta çojë Shqipërinë gjithnjë e më pranë Evropës. I takon shqiptarëve të mendojnë. Nëse pjesa më e madhe e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme do të mendojnë se kjo qeveri ka bërë një punë të mirë, do të votojnë për qeverinë aktuale. Nëse jo, mazhoranca shqiptare do të mendojë të kundërtën do të votojë për një qeveri tjetër. Fushata Elektorale në Shqipëri më kujton shumë fushatën në Itali. Ka shumë pasion, vëmendje, diskutime ku diskutimet verbale janë, por ajo që nuk shkon kurrë është dhuna. Zgjedhjet duhet të jenë një festë. Zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jenë një festë për të gjithë sepse është festa e demokracisë sepse është momenti kur populli zgjedh se nga kush do qe të drejtohet”, tha ambasadori italian.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: [email protected]

POLITIKE

3 martë, 16 23 PRILL MARS 2021 E Epremte,

Presidenti u shpreh se personalisht nuk ishte për “rotacion, por për përmbysje demokratike”

Meta: Rama, i çmendur dhe pjesë e MAFIES kriminale! Presidenti Ilir Meta kërkoi dje kontroll mjekësor për kryeministrin Edi Rama, lidhur me gjendjen e tij mendore dhe kontroll për përdorimin e lëndëve narkotike. Deklarata e fortë e kreut të shtetit u bë mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. “Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike”- tha Presidenti Meta Deklarata e kreut të shtetit për kryeministrin vjen pas një fushate disa mujore që Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të lartë të PS kanë nisur për të denigruar kreun e shtetit dhe vjedhur zgjedhjet. Pothuaj çdo ditë dhe sidomos gjatë fushatës, Edi Rama sulmon me fjalor të ulët kreun e shtetit duke e akuzuar personalisht dhe duke aluduar për insinuata nga absurdet. Ndaj kreu i shtetit i është përgjigjur dje me të njëjtën mënyrë kreut të qeverisë duke kërkuar verifikim për gjendjen emocionale dhe jo vetëm të kreut të qeverisë. Në emisionin “Opinion” kreu i shtetit ka bërë akuzë të forta ndaj kryeministrit lidhur dhe me vendimet që ka marrë në dëm të interesave të shtetit dhe qytetarëve. Presidenti tha se kryeministri është pjesë e aferave kriminale dhe lidhjeve mafioze që e mbajnë atë në pushtet. Presidenti Ilir Meta denoncoi në emisionin “Opinion” me emra zyrtarët që po kërcënojnë qytetarët në Durrës me paratë e marra nga aferat qeveritare. “Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratorëve, anëtarët e se cilës janë sot kandidatë të Rilindjes në Durrës, po kërcënojnë djemtë dhe vajzat e Durrësit. Në krye qëndron ishministri i LSI që sot kandidon për

Rilindjen. Këta mafioze po bëjnë fushate në Durrës me paratë e inceneratorëve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim”,- tha kreu i shtetit. Presidenti Meta foli me emra konkretë duke denoncuar zyrtarë të PS në

Durrës që bëjnë presione ndaj qytetarëve; Lefter Koka, Arben Seferi, Arbër Shtylla, Juri Meraj, Skerdi Bello, Arbër Koka. Presidenti u shpreh se gjithë zyrtarët e aferave korruptive do të japin llogari para ligjit. “Edi Rama është koka e gjithë aferave të ineciatorëve. Presidenti angazhohet në zgjedhje sepse në Shqipëri situata nuk është situatë normale. Kryeministri aktual ka bërë leckë Kushtetutën e miratuar në vitin 1998, me ligje antikushtetuese. Kryeministri të heq dorë nga manipulimi i zgjedhjet, skenari i vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak nuk do të ndodhë më. Në gjithë aferën e inceneratorëve, ka një seri veprash të rënda penale Koka e kësaj afere është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi”,- tha kreu i shtetit. Lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, kreu i shtetit deklaroi se qytetarët duhet të vendosin të lirë dhe se ai institucionalisht është i angazhuar që votat të mos preken. Presidenti u shpreh

se personalisht nuk ishte për “për rotacion, por për përmbysje demokratike”. Meta shtoi se roli i tij në zgjedhje nuk është në funksion të asnjë partie, por vetëm të ruajtjes së votës së qytetarëve. “Presidenti nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin nëse do ishim në një proces zgjedhor normal. Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Edi Rama ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm sa që u shndërruar dhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftoje në bashkëpunim dhe ‘agjentin rus’. Vetëm të na e thotë nëse është apo jo ‘agjent i Rusisë’”, deklaroi kreu i shtetit. Intervista e kreut të shtetit mbrëmë në emision, sipas kompanive serioze që masin audiencën reale dhe jo Facebook, rezulton është ndjekur nga shumica e shqiptarëve. Mili Xhani

POLITIKE

4 E premte, 16 PRILL 2021

Kreu i PD-së takime me banorët e Kombinatit: Procesi i rindërtimit do përshpejtohet, rivlerësim të dëmeve. Pallatet e reja do të ndërtohen aty ku kanë qenë të vjetrit

Basha për Ramën: E ka pranuar humbjen, ndaj kërkon bashkëqeverisje. S’ka ndryshim pa e larguar atë nga pushteti!

L

ideri i opozitës, Lulzim Basha, në një takim në zonën e Ko mbinatit në kryeqytet, theksoi se ndryshimi vjen përmes Partisë Demokratike dhe aleatëve. Ai tregoi se kryeministri Edi Rama po e pranon humbjen më 25 prill, ndaj i ka ofruar idenë e qeverisjes, e shtoi, se kjo gjë nuk do të ndodhë sepse Shqipëria do të zhvillohet vetëm me largimin e tij nga pushteti. “Banorë të Kombinatit faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë shpresë dhe besim që reflektoni sot, në sytë tuaja, zërin tuaj, kjo energji është garanci për ndryshim, për 25 prillin. Dita e baballarëve të shpronësuar, të rinjve të nëpërkëmbur, me votën tuaj për numrin 9 do i çlironi nga 8 vite keqqeverisje. Ata do të jenë gati për të qenë brezi i Evropian i Shqipërisë Evropiane. nevojën për ndryshim e ndjej kudo. Varg i gjatë njerëzish, automjetesh, që janë bërë bashkë për të shprehur padurimin. I kërkoj ndjesë atyre që përjetojnë ngecje për trafikun, e i garantoj se ngecja e Shqipërisë merr fund më 25 prill. Do e hapim rrugën drejt BE, do e bëjmë të gjithë së bashku, sepse kemi një pan që në qendër ka familjen. Më 25 prill vota s’është për mua, 25 prilli s’bëhet për Lulzim Bashën dhe PD, jo që jo atij që kishte tetë vite me radhë dhe iu la në baltë. Ju e dini se tetë vite me radhë në vend që të mbante premtimet ndaj jush, mendoi vetëm për veten

e tij, një grusht njerëzish. Ju e dini fare mirë, për tetë vite nëse nuk ke plotësuar premtimet e njerëzve dhe bërë premtimet realitet nuk ke të drejtë të kërkosh edhe katër vite të tjera. Ai po vjen prapë dhe po u troket për katër vite të tjera, por ju ia keni mbyllur derën. Këtu nga Kombinati, dua t’iu them ju, qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe Edi Rama e dinë që shqiptarët ia kanë mbyllur derën, e ka pranuar humbjen, kërkon të bashkëqeverisë me ne. Dua t’i them nga Kombinati që nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë përmes përkushtimit, Aleancës për

Ndryshim, votoni numrin 9 për ndryshimin. Vetëm vota juaj do e bëj ndryshimin realitet. Për të bërë ndryshimin e mundur për ju vetë, prindërit tuaj votoni numrin 9. Zoti iu bekoftë, votoni numrin 9, ndryshimin, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha. Rindërtimi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në një familje në njësinë nr.6 në Tiranë, nga ku bëri të qartë se procesi i rindërtimit nuk do të pezullohet me ardhjen e tij në pushtet, por do të vazhdojë me ritme të mëdha. Basha theksoi se një departament i posaçëm do të bëjë

rivlerësimin e qytetarëve të dëmtuar, ndërsa garantoi se pallatet e reja do të ndërtohen atje ku kanë qenë të vjetrit që u dëmtuan nga tërmeti. “Edhe në zonën e ish-Kënetës kishin hapur disa sheshe për pallat. Nga qendra e qytetit, donin t’i çonin aty. Është një shqetësim i madh, pasi e përdorin këtë çështje për të pastruar paratë e krimit, të Ndragehtës. Ua thash dhe banorëve të pallateve pak më tej ku kam qenë para 1 muaj. Procesi i rindërtimit tregoi edhe një herë dështimet e kësaj qeverie. Gënjeshtra më e madhe është që do të ndalim procesin e rindërtimit. Ata kanë pasur si synim vjedhjen e parave. Do të bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve. S’do lejojmë as diskriminim, as grabitjen e shtëpive dhe trojeve të qytetareve, për këtë ju garantoj. E treta, kudo ku rindërtimi është nevojë reale, do ë përshpejtohet. Do bëhet disbursimi financiar. Pallatet do të ndërtohen aty ku kanë pasur banorët pronat e tyre. Ata po bëjnë dëm në kurrizin tuaj. Në 25 prill, duke votuar numrin 9, na jepni mundësi që të vazhdojmë procesin e rindërtimit. S’jam inxhinier ndërtimi, s’vij këtu si i tillë, por të kërkoj votën që të drejtoj qeverinë e nesërme. Problemi është i qartë edhe zgjidhja është e qartë. Përgjegjësia është e juaja. Në 25 prill, votoni masivisht numrin 9.”, deklaroi dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Fushata e PD-së në Vlorë

Bujar Leskaj në Qendrën për të moshuarit: Të braktisur nga pushteti. Jetojnë në ambiente pa kushte Në qendër të Vlorës, pak metra larg Sheshit të Flamurit është Qendra Multifunksionale e të moshuarve dhe e pensionistëve të vetmuar. Drejtuesi Politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj ishte pranë tyre dhe u njoh me historinë e Qendrës dhe pensionistëve të braktisur nga pushteti vendor e ai qendror. “E dhimbshme të dëgjoje pensionistët, të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një jetë të tërë, të ndihen të braktisur nga shteti, pa përkrahje, pa solidaritet. E turpshme të dëgjoje nga kryetari i shoqatës, z. Selami Likaj, për harresën, injorimin, braktisjen e kësaj kategorie nga shteti këto tetë vite. Gjendja e tyre është akuzë për këtë pushtet në ikje, për këta pushtetarë fasadash e mashtrimesh, që i gënjejnë pensionistët me premtime e lugë bosh. Mungesë fondesh, ambiente të shkatërruara, të ftohta, pa ngrohje, pa pastrim, pa ujë të pijshëm, pa kushtet më minimale për këta njerëz të moshës së tretë që jetojnë në vetmi. Kultura e një kombi dëshmohet tek respekti që tregon për të moshuarit; fytyra e një qeverisjeje dallohet tek trajtimi që u bën të moshuarve! E pra, në këto 8 vite të qeverisjes së këtij sekti, shqiptarët në përgjithësi dhe pensionistët në veçanti janë harruar, braktisur, nëpërkëmbur!”, tha kandidati i PD-së për deputet në Vlorë, Bujar Leskaj.

ISH-KRYEMINISTRI

ZËDHËNËSJA E PD-SË

Floriana Garo mesazh grave dhe vajzave: Berisha pret ambasadorin e OSBE: Zgjedhjet e 25 prillit me rëndësi të madhe për vendin Duam që Shqipëria t’i përkasë shqiptarëve I sh-kryeministri Sali Berisha zhvilloi paraditen e së enjtes një takim në zyrën e tij me kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Përmes një njoftimi të shkurtër në rrjetet sociale, ku dhe publikon pamje nga ky takim, Berisha bën me dije se temë e diskutimit me ambasadorin Del Monaco ishte rëndësia e madhe që kanë zgjedhjet e 25 prillit. “Takim me ambasadorin e OSBE, z. Vincenzo Del Monaco! Të dashur miq, sot prita në një takim Kryetarin e Prezencës së OSBE në vendon tonë, zotin Vincenzo Del Monaco. Pasi i

P

artia Demokratike deklaroi se Shqipëria në këto 8 vite qeverisje me Ramën ka ngecur në vend-numëro. Në një dalje publike nga selia blu, zëdhënësja e fushatës së PD-së Floriana Garo, teksa iu bëri thirrje grave dhe vajzave, renditi disa nga pikat që do të ndryshojnë me ardhjen në pushtet të kësaj partie. “Gra dhe vajza shqiptare: Shqipëria ka ngecur 8 vite në vendnumëro me qeverisjen e Ramës. Ai na ka dhënë çdo arsye për të ndryshuar, për t’u përpjekur në çdo mënyrë, për të ri-sjellë shpresën në Shqipëri. Çfarë duam ne të ndryshojmë? Duam që familjet tona të kenë të garantuar minimumin e nevojshëm për të jetuar me dinjitet. Duam që ne të përfitojmë në vendin tonë një edukim cilësor dhe një profesion të cilin mund ta praktikojmë. Duam që një prind që punon fort, të jetë në gjendje të

FUSHATA ZGJEDHORE

fitojë mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve. Duam që fëmijët tanë ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri. Duam që djemtë dhe vëllezërit tanë që kanë emigruar ta shohin mundësinë e kthimit në atdhe për të ndërtuar një jetë pranë familjes. Duam që qeveria të kujdeset për të gjithë, e jo vetëm për disa pranë saj. Duam që Shqipëria t’i përkasë të

gjithë shqiptarëve. Rama nuk ka bërë mjaftueshëm për këto 8 vite që ka qenë në fuqi, por të paktën na ka dhënë mjaftueshëm arsye për të dëshiruar ndryshimin. Me 25 Prill ne do të votojmë Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, do të votojmë nr. 9 – për të risjellë shpresën. Shqipëria fiton”, u shpreh dje zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo.

urova mirëseardhjen ambasadorit Del Monaco, i shpreha atij vlerësimin për rolin dhe kontributin e çmuar të OSBE ndër vite në zhvillimet në Shqipëri dhe se ky rol është i mirëpritur për konsolidimin e standardeve demokratike në këtë vend. Me ambasadorin Del Monaco pata një shkëmbim të gjerë të mendimeve mbi zhvillimet aktuale në vend dhe Rajon. Diskutuam bashkërisht dhe mbi rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 25 prillit. Takimi ishte i hapur dhe miqësor”, shprehet në njoftimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Kryesia e FRD: Votë për ndryshimin, votë për Sali Shehun në Tiranë

K

ryesia e Frymës së Re Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës për ecurinë e fushatës elektorale dhe objektivat e kësaj force politike më 25 prill. “Kryesia e FRD në mbledhjen e sotme, në seli, të organizuar më shumë se kurrë për Ndryshimin. Vota për fitore të Sali Shehu, voto nr.22, voto PD”,- thuhet në njoftimin e FRD në Tiranë.

POLITIKE

5 martë, 16 23 PRILL MARS 2021 E Epremte,

Kandidatja e LSI-së për deputete në Vlorë: Të vendosim në dispozicion të industrisë fasone në dy vitet e para të qeverisjes sonë një fond prej 30 milion eurosh

Grisejda Myslimi: Programi ekonomik i LSI-së ofron një mbështetje reale ndaj sektorit fason L

ëvizja Socialiste për Integrim organizoi këtë të enjte një tryezë për industrinë fasone në Vlorë. Gjatë fjalës së saj, kandidatja për deputete e kësaj force politike Grisejda Myslimi deklaroi se Programi ekonomik i LSI-së ofron një mbështetje reale ndaj sektorit fason, si një sektor kyç për punësimin në vend. “Unë jam më e reja në moshë këtu, megjithatë e njoh problematikën, sepse e njoh Gjergjin, të cilin e kam mik familje, po ashtu edhe sepse problemet lidhur me fasonerinë janë bërë të përditshme. Gjatë këtyre ditëve unë kam zhvilluar disa takime me fasoneristë në Vlorë, dhe ajo që kam vënë re është se kjo është një industri në krizë dhe e pa strukturuar, dhe në qoftë se nuk merren masa që këto probleme të zgjidhen, mendoj që kjo industri do të shkojë drejt falimentit. Ajo pyetje që më vjen ndërmend është që në qoftë se problemet në lidhje me fasonistët mund të zgjidhen dhe përgjigja është: Po. Pyetja tjetër që lind është se si mund të zgjidhen këto probleme? Dhe përgjigjen e zgjidhjes së këtyre problemeve unë e kam gjetur në programin ekonomik të LSI-së, pikërisht në pjesën që flet për industrinë fasone. Këtë program ju e keni të afishuar, megjithatë unë do vë në dukje disa pika që mund më janë dukur më të rëndësishme. E para gjë që duhet

bërë dhe që për mendimin tim është krejtësisht e realizueshme nga qeveria e ardhshme është ristrukturimi i kësaj industrie me investime të inkurajuara dhe të mbështetura nga shteti shqiptar për të shëruar nga kriza e thellë që ka zënë këtë industri. Pra, ne do të marrim përsipër që të vendosim në dispozicion të industrisë fasone në dy vitet e para të qeverisjes sonë një fond prej 30 milion eurosh. Së dyti, modernizimi dhe certifikimi i produkteve Made In Albania, që në këndvështrimin tim është tepër i

rëndësishëm sidomos pas situatës së pandemisë. Së treti, një tjetër gjë që mund të bëhet është orientimi i tenderimeve publike drejt produkteve vendase. Në qoftë se tenderimet e këpucëve dhe veshjeve do të orientoheshin drejt prodhimit vendas dhe nuk do të vinin nga Kina apo nga Turqia, mendoj që industria fasone nuk do të ishte në këtë krizë financiare ku ndodhet sot. Ne kemi mundësi reale që me grante dhe me kredi të buta të mbështesim këtë sektor në shembullin e eksperiencave

Hartuesi i Programit ekonomik të LSI-së: Rreth 1/3-a e bizneseve fasone sot është duke mbijetuar me vështirësi, duke i bërë ballë falimentimit

më të mira botërore, sepse jemi të bindur që mbështetja financiare dhe me politika konkrete për këtë industri është një investim me efektivitet, është një shpenzim buxheti për të krijuar një vlerë të shtuar, që futet në të gjithë ekonominë e vendit dhe në këtë mënyrë ajo jo vetëm rrit GDPnë e vendit, por edhe pagat e punonjësve, në mënyrë që edhe personat që punojnë në këtë industri, të kenë paga dinjitoze”, u shpreh dje kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi.

Video-mesazhi

Grisejda Myslimi: Nga Vlora e Pavarësisë nis fitorja e LSI-së Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi deklaron se LSI-ja i ka dyert e hapura për të gjithë, duke theksuar se çdo ditë na bashkohen me mijëra të rinj e të reja dhe qytetarë, që mezi e presin ndryshimin dhe që duan një Vlorë më të mirë dhe një Shqipëri europiane dhe të begatë. Në një video-mesazh të përcjellë përmes rrjeteve sociale, Myslimi shprehet e bindur se nga Vlora e Pavarësisë nis fitorja e LSIsë, e cila sipas saj në garën e 25 prillit do të sigurojë tre mandate deputetësh në këtë qark. “LSI i ka dyert e hapura për të gjithë! Çdo ditë na bashkohen me mijëra të rinj e të reja dhe qytetarë, që mezi e presin ndryshimin dhe që duan një Vlorë më të mirë dhe një Shqipëri europiane dhe të begatë. Nga Vlora e Pavarësisë nis fitorja e LSI-së. LSI - Bashkohu edhe Ti! Voto vajzën e Vlorës! Voto numrin 6! LSI, 3 mandate të sigurta në Vlorë! Vlora, shtëpia juaj”, shprehet kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi.

DREJTUESI POLITIK I LSI-SË NË VLORË

Haxhinasto: Vizioni i LSI mbetet e qartë për sa i përket transformimit dhe ristrukturimit të sektorit fason

L

ëvizja Socialiste për Integrim organizoi këtë të enjte një tryezë për industrinë fasone në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, hartuesi i programit ekonomik të LSI-së Edmond Haxhinasto deklaroi se Vizioni i LSI ka qenë dhe mbetet i qartë për sa i përket transformimit dhe ristrukturimit të këtij sektor të rëndësishëm të ekonomisë sonë. “Falënderoj të gjithë të pranishmit në këtë tryezë. Takimin e sotëm ne si LSI e organizojmë duke pasur parasysh masat anti-covid, ndaj ju falënderoj për këtë durim dhe respektim të protokolleve. Është një takim që ne e organizojmë pas takimit që kemi bërë në Berat me përfaqësues të industrinë fasone edhe atje. Industria fasone është e shtrirë në të gjithë vendin. Problematika është e njëjtë, por edhe vizioni për ta transformuar dhe ristrukturuar këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë sonë është gjithashtu i njëjtë. Ne kemi ndarë që në fillimin vizionin me vlerësimin që industria ka për sa i takon problematikës së madhe për humbjet e mëdha të vendeve të punës që kanë ndodhur veçanërisht

gjatë pandemisë, ku janë mbi 25 mijë vende pune. Vështirësitë e mëdha që ka pasur çdo operator, çdo punëdhënës në këtë industri. Rreth 1/3-a e tyre është duke mbijetuar me vështirësi, duke i bërë ballë falimentimit. Po kështu ka pasur edhe një humbje të jashtëzakonshme përsa i takon realizimit të të ardhurave, ku janë mbi 130 milion euro humbje në këtë periudhë dhe vështirësia është akoma akute. Sot kemi vështirësi të cilët duhet të përballohen dhe përballemi me një mungesë vizioni, plani, projekti nga ana e mazhorancës, gjë që do të mar-

rë fund më 25 prill. Mbështetjen për industrinë fasone ne e shikojmë jo si një çështje vetëm të mbajtjes së njerëzve të punësuar, po e shikojmë në kuadër të një vizioni më të gjerë të ristrukturimit të ekonomisë shqiptare drejt prodhimit, drejt rritjes së të ardhurave për çdo të punësuar, drejt përmirësimit të bilancit të import – eksporteve. Pra, e shohim në kompleks dhe si një sektor i cili ka edhe një potencial, që nuk është shfrytëzuar akoma. Po kështu, ne e shohim edhe në kuadër të potencialit që kanë tregjet evropiane për të thithur mallrat shqiptare, sigurisht në një kategori dhe në një segment të respektuar të tregut evropian. Për të gjitha këto ne realizojmë këtë takim. Unë jam i bindur që do të paraqitet nga përfaqësuesit e industrisë edhe plani që tashmë mbështetet plotësisht nga ana e LSI-së, kjo mbështetje është shprehur që në takimin e Beratit nga kryetarja e LSI, znj. Kryemadhi. Z. Vasili gjithashtu në emër të LSIsë ka paraqitur me detaje të gjithë zërat me të cilat ne e mbështesim këtë plan”, tha hartuesi i programit të LSIsë, Edmond Haxhinasto.

Luan Rama: 25 prilli, dita e madhe e fitores! Qytetaria vlonjate, mbështetje e madhe për LSI-në Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Vlorës, Luan Rama deklaron se 25 prilli do të jetë dita e madhe e fitores. Në një mesazh të përcjellë përmes rrjeteve sociale, Luan Rama shprehet se qytetaria vlonjate, mbështetje e madhe për LSI-në. “25 prilli - dita e madhe e fitores: Qytetaria vlonjate, mbështetje e madhe për LSI-në. Mes qytetarëve të Vlorës dhe bashkë me ta, për ndryshimin dhe fitoren e madhe për LSI-në, forcën e madhe të lëvizjes së të rinjve, pa përfshirjen e të cilëve në politikë, Shqipëria nuk do të mund të jetë shtëpia e tyre. Ndaj 25 prilli është dita kur të gjithë duhet të votojnë LSI-në”, deklaroi dje Luan Rama.

POLITIKE

6 E premte, 16 PRILL 2021

Nënkryetari LSI-së në tryezën për industrinë fasone në Vlorë prezanton 6 pikat kyçe ku do të ndërhyhet: Mundësitë e zgjerimit të punësimit në rast se industria i merr të gjithë stimujt e duhur mund të kalojë mbi 100 mijë të punësuar

L

ëvizja Socialiste për Integrim or ganizoi këtë të enjte një tryezë për industrinë fasone në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi se Programi i LSI-së për fasonët garanton një mbështetje për këtë sektor, si gjenerator punësimi në vend. “Së pari, LSI dhe veprimtarinë fasone i lidh një histori e gjatë dhe e sinqertë. Në një aksion që nuk ka pasur asnjë precedent më parë, në vitin 2014 grupi parlamentar i LSI-së, i gjithi, ka vizituar rrethe të tëra të Shqipërisë, për javë e javë të tëra, për të evidentuar një seri problemesh shumë serioze që industria kishte në përballje me to, e për të cilat u ndërtua edhe një paketë, e cila sigurisht nuk ishte shteruese, por ishte një paketë, e cila kthente disa përgjigje lidhur me këtë industri. Për fat të keq Rilindja nuk e mbajti fjalën, megjithëse paketa u detajua dhe u diskutua në mënyrë shumë intensive, ndërkohë që ishte e plotë dhe të gjitha partitë e tjera politike nuk kishin asnjë interes të veçantë për këtë gjë, dhe vazhdojmë të kemi të njëjtën qasje prioritare dhe shumë të sinqertë. Ju e keni parë që ne kemi bërë gjithçka. Përplasja jonë atëherë me Edi Ramën ka qenë shumë e fortë për shkak të pengesave që krijoheshin për të mbështetur industrinë fasone. Sot unë konstatoj edhe një vullnet mjaft të mirë nga Partia Demokratike dhe mundësitë janë 100 për qind për t’u realizuar dhe për të ecur përpara. Megjithatë, meqenëse pjesëmarrësit e nderuar të industrisë ndodhen këtu, vendas dhe të huaj, në radhë të parë mirënjohje pa fund për pjesëmarrjen në takimin tonë. Dhe së dyti disa nga momentet, të cilat ne i kemi bërë publike, të cilat janë angazhime politike tonat, pra programi ynë për industrinë fasone, në mënyrë shumë të përmbledhur po i ndaj sërish me ju, duke i shprehur po ashtu të gjithë

Vasili: LSI për fasonët garanton një mbështetje për këtë sektor, si gjenerator punësimi

mirënjohjen medias, e cila ndodhet këtu sot për përcjelljen dhe për dashamirësinë për të ardhur dhe për të pasqyruar takimin tonë, por këto pika janë shumë të rëndësishme. Së pari, ristrukturimi i fazuar i industrisë fason sipas kërkesave të tregut vendas dhe konjukturave të reja të tregut ndërkombëtar. (Investime në teknologji, në prodhim imputesh, knoëhoë), duke akorduar një mbështetje dhe një subvencion prej 30 milionë euro në 2 vitet e para të qeverisjes; Së dyti, mbështetja e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar Made in Albania. (Dizajn, brande, marketing, promocion produkti dhe panaire, certifikime dhe mbështetje institucionale), e cila kërkon

“LSI FITON 3 MANDATE NË BERAT”

Maliqi: Do t’i japim grushtin dërrmues Rilindjes së krimit, Rama del i përzhitur më 26 prill Nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Lefter Maliqi bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat do të fitojë tre mandate, ndërsa synon për të katërtin. Maliqi theksoi se Rilindja do të marrë një grusht dërrmues dhe më 26 prill, sipas tij, Edi Rama do të dalë i përzhitur. Ai akuzoi Ramën se ju ka kërkuar vartësve të tij në Berat, që të marrin me vete edhe njerëz të tjerë, ditën e premte, kur do të zhvillojë takimin elektoral në këtë vend. “Grusht dërrmues do t’i japim Rilindjes së krimit, babëzisë. Ai bën thirrje për koalicion, por nuk gjen shpëtim. Ai vrau PS për të shpëtuar nga zullumi për të shpëtuar nga oligarkët, nga krimi. Ai do dalë i përzhitur më 26. LSI në Berat del me 3 mandate të blinduara. Do ta shikoni këtë ditën e diel, kur mijëra votues do të marshojnë për të mbështetur znj.Kryemadhin. Ne synojmë mandatin e katërt. PS është në gangrenë të madhe, pasi i shiti të gjithë socialistët. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që ka ikur koha e mashtrimeve. Rama do të jetë të premten në Berat, iu ka dhënë urdhër vartësve të marrin secili njerëz me vete. Presioneve iu ka ikur boja. Do të bjerë në gropë vetë. Ju bëj thirrje të gjithëve të rrinë të qeshur, opozita e bashkuar është drejt fitores spektakolare. PD-LSI ka qenë koalicioni më solid, por gjithçka e nisur ngeli gropë këto 8 vite. Unë do të thyej herësin në LSI dhe do të jem sërish opozitë, nëse nuk do të mbahen premtimet”, tha Maliqi.

një mbështetje prej 20 milionë euro të shpërndarë në katër vjet; Së treti, mbështetja tek prodhimi vendas duke konsumuar produkte vendase fillimisht entet publike që prokurojnë veshje dhe këpucë. Pra, kemi parasysh tenderët dhe prokurimet publike për veshje e këpucë për gjithë periudhën e qeverisjes, ndërkohë që këto produkte janë të nivelit evropian, me çmime shumë kompetitive dhe njëherazi i jepet një spunto, njëherazi edhe punësimit dhe rritjes së nivelit ekonomik të vendit. Së katërti, mbështetja me grande e fonde të Bashkimit Evropian, në bazë të projekteve, duke përdorur një analogji mënyre të zhvillimit të tyre, ashtu sikurse funksionon sot AZHBR-ja, duke përdorur

Kandidati i LSI-së në Durrës

Karapici me Shoqatën e Detarëve: Kanë nevojë për ambient ku të shpalosin materialet Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit, Enon Karapici zhvilloi dje një takim me anëtarë të Shoqatës së Detarëve në qytetin bregdetar. Në fokus të bisedës kanë qenë problematikat dhe nevojat e anëtarëve të shoqatës së Detarëve. Në fjalën e tij Karapici tha se ata e kanë të nevojshëm një ambient ku të shpalosin materialet e stendat që kanë, pasi ato janë pjesë e rëndësishme e kulturës tonë. “Ata e kanë të nevojshëm një ambient ku të shpalosin materialet e stendat që kanë, pasi ato janë pjesë e rëndësishme e kulturës tonë. Kjo do t’i shërbejë qytetit dhe të rinjve për ta ruajtur këtë traditë mesdhetare”, theksoi Enon Karapici.

pra praktikat më të suksesshme, më të shpejta dhe më të drejtpërdrejta. Së pesti, heqja dhe lehtësimi i barrierave doganore për lëndët e para, për prodhimet e destinuara për prodhimin vendas; Së gjashti, krijimi i instrumentit garantues dhe realizues për këtë qëllim dhe për të gjithë këtë veprimtari që do ishte Agjencia e Industrisë veshje-këpucë. Agjenci kjo e veçantë, operative, për implementimin dhe monitorimin shumë të kujdesshëm dhe efektiv të këtij programi në të gjashtë komponentët që ne parashtruam. Mbështetja financiare me politika konkrete për këtë industri është një para e investuar me efektivitet, është një shpenzim i buxhetit dhe investim për të krijuar vlera të shtuara që futen në ekonominë e vendit dhe sjellin një rritje të GDP-së dhe të të punësuarve. Nuk mund të anashkaloj kurrë faktin që industria fasone, si gjenerator punësimi dhe si mundësues punësimi edhe për shtresat e popullsisë që e kanë të pamundur arsimin e gjatë dhe arsimin e plotë, por duke i trajnuar dhe duke i mësuar, u jep elemente profesionale të rëndësishme, të cilat i nxjerrin ata në tregun e punës. Kjo industri u jep atyre një mundësi që nuk ua jep asnjë industri tjetër. Mundësitë e zgjerimit të punësimit në rast se industria i merr të gjithë stimujt e duhur mund të kalojë mbi 100 mijë të punësuar dhe kjo është plotësisht

e mundshme konsideruar edhe zhvillimet e tjera rajonale dhe botërore. Pra, ka një potencial të jashtëzakonshëm. Për ta mbyllur do thosha që, më shumë se sa në Vlorë nuk kemi se ku të shikojmë mundësi të tjera, jo vetëm për mundësitë që të ofron, por edhe lidhja me detin në njërën anë, mundësia e komunikimit, lidhja me rrugë, nevoja për punësim pasi papunësia është tepër e lartë. Shpopullimi është i jashtëzakonshëm. Duhet të dini që me mijëra shqiptarë ikin jashtë për të bërë punë që janë afërsisht të ngjashme me fasonizmin, ndërkohë që fillojnë të jetojnë të izoluar, në një botë që nuk e njohin, ndërkohë që me zhvillimin e kësaj industrie këtu, i jep edhe asaj frymëmarrje që edhe ajo të ketë mundësi të rrisë më shumë pagat dhe të shkojnë gjithnjë e më shumë drejt një industrie gjithmonë e më të konsoliduar që gjeneron punësim, paga të mirë paguara dhe njëkohësisht motivon mijëra shqiptarë që të punojnë e të jetojnë këtu. Njëkohësisht edhe për shumë familje të varfra pagat që kanë marrë familjet e tyre në industrinë fasone, kanë qenë paga të nevojshme për mbijetesën e tyre familjare. Pra, sektori nuk mund të shikohet thjesht si një industri, por edhe me një impakt social shumë të fortë në mijëra e mijëra familje që e përfitojnë”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

NËNKRYETARI I LSI-SË

Vasili: Tre mandatet e LSI-së në Vlorë e çojnë listën e Astirit dhe të Dibrës para drejtësisë Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet i impresionuar nga kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Vlorës, Anxhela Shenaj. Nga ana tjetër, Vasili deklaron se tre mandatet në Vlorë e çojnë listën e Astirit dhe të Dibrës atë Damian Gjinurit dhe Afrim Qëndros ka vetëm një fund, atë para drejtësisë. “Tre mandatet në Vlorë e çojnë listën e Astirit dhe të Dibrës para drejtësisë! Jam vërtet shumë i impresionuar nga Anxhela Shenaj, kjo vajzë e shkëlqyer e Vlorës. Me këmbënguljen e jashtëzakonshme dhe dashurinë e saj për Vlorën, ajo është një shembull shprese për mijëra të rinj. Fitorja e qartë dhe e padiskutueshme e tre mandateve të LSI-së në Vlorë është detyrim i shenjtë për Vlorën dhe këta të rinj. Vlora ka vetëm një alternativë për të votuar; listën e kristaltë të Anxhelës me shokët e shoqet e saj, sepse Lista e Astirit dhe Dibrës të Gjinurit dhe Qendros ka vetëm një fund, atë para drejtësisë”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

POLITIKE

7 martë, 16 23 PRILL MARS 2021 E Epremte,

Ndryshimi politik si oksigjen ekonomik për shqiptarët

OPINION Nga Klevis Balliu

N

ë 8 vite të qeverisë Rama, vendi ka kaluar shumë peripeci ekonomike, të cilat kanë dëmtuar sistemin ekonomik dhe rrjedhjen e lirë të llogjikës së tregut të lirë. Liria, si pasojë e ndërhyrjes në treg është dëmtuar dhe kufizuar dhe në aspekte të tjera të shoqërisë tonë. Nuk mund të ketë një shoqëri të lirë pa një treg të lirë ekonomik, pasi mundësia apo pamundësia ekonomike kufizojnë ose pompojnë fuqinë qytetare. Një popull i varfër është më i lehtë për tu sunduar apo për tu mashtruar, dhe këtë e ka vërtetuar historia në mbarë botën. Dëmi ekonomik i Shqipërisë nuk është një abstraksion apo një akuzë e rëndomtë politike por një fakt. Them fakt sepse raportet që e provojnë këtë nuk vijnë nga kundërshtarët politik të qeverisë, por nga bashkëpuntorët ndërkombëtar të shtetit. Trancperency Internetional është një partner i qeverive perëndimore, ai shërben për të matur zhvillimin e shtetit dhe është institucioni nga më të besuarit në botë. Sipas Trancperency Internetional korrupsioni në Shqipëri ka patur rritje konstante në këto vite, duke kulmuar së fundmi me raportin e 2020 të publikuar vetëm disa

Denoncimi

Agron Duka: Subjekti i OFL-së bën fushatë për PS-në në Shijak Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka që garon në siglën e PD-së në qarkun e Durrësit, i ftuar në “Çim Peka Live”, tha se në Shijak ka njerëz me rekorde kriminale që bëjnë fushatë me PS-në. Duka tha se midis këtyre personave ka edhe dy emra që nuk i bëri të ditur, ku njëri prej tyre është subjekt i OFL-së dhe është në kërkim ndërkombëtar, por që çuditërisht bën fushatë i qetë në zonën e tij. “Në Shijak ka njerëz me rekorde kriminale që përzihen direkt me zgjedhjet, fatkeqëisht me PS. Janë dy elementë. Një prej tyre është subjekt i OFL dhe në kërkim ndërkombëtar. Unë merrem me fushatën dhe nuk marr pistoletën, këtë detyrë e ka policia, SPAK. Këta janë elementë të rrezikshëm. Përderisa ka një shtet, polici, prokurori, media dhe nuk merren direkt me emrin e tyre, mos ma kërkoni mua kush është”,-tha Duka.

ditë më parë. Po ashtu FMN, një institucion prestigji, saktësia dhe vërtetësia e të cilit nuk është vënë në dyshim kurrë, ka publikuar vazhdimisht raporte për Shqipërinë ku faktohet një rënie në ekonominë e qytetarëve dhe dështimin e qeverisë për të kryer investime në interes publik. Madje raporti shkon edhe më tej duke evidentuar dhe dëme ekonomike të bëra nga qeveria me tenderime korruptive për projekte që nuk sjellin asgjë në zhvillimin ekonomik. Këto raporte nuk janë sugjeruese por janë fakte të mbështetura mbi shifra konkrete të analizuara nga ekspertët më të mirë të botës, të cilët nuk kanë asnjë interes politik në Shqipëri. Kjo nuk duhet të na habisë. Ne të gjithë e dimë se borxhi në Shqipëri është rritur me 30% gjate qeverisjes së Edi Ramës. Ne të gjithë e dimë se si shqiptarët për shkak të lojrave politike të Edi Ramës do të duhet ti paguajnë Begetin për Agon Channel plot 110 milion Euro, e shtojmë këtu edhe interesat të cilat arrijnë shifrën marramendase prej 236 milion Euro. Korrupsioni nga ana tjetër në Shqipëri nuk është fshehur por është i hapur dhe i vërtetuar por i pandëshkuar. Kjo është një fjali e cila mbështetet te raporti i Departamentit të Shtetit

në SHBA. DASH ka raportuar se Shqipëria vuan nga pandëshkueshmëria pra jo nga evidentimi i korrupsionit. Dhe në fakt çdo shqiptar e njeh aferën e Unazës së Re por asnjë nuk është arrestuar. Të gjithë janë të informuar për PPP-të antikushtetuese por nuk ka asnjë që të jetë arrestuar, e kështu janë shumë e shumë raste të tjera nën qeverisjen e Edi Ramës. Këto raporte vërtetojnë se në 8 vite qeverisje nga Rama, Shqipëria është dëmtuar ekonomikisht për shkak të abuzimeve dhe korrupsionit masiv që ka rrëmbyer paratë e qytetarëve për tua shpërndarë një grushti të vogël njerzish. Njëkohësisht është sulmuar liria për shkak të sundimit qeverisës mbi jetën e një populli të varfëruar nga korrupsioni, i cili mbijeton si rrjedhojë e shkatërrimit total nga një sulm frontal që i është bërë sistemit të drejtësisë. Në këtë gjendje të mjerueshme ekonomike qytetarët zgjodhën largimin nga vendi. Sipas raporteve ndërkombëtare sot numri më i lartë i azilkërkuesve vjen nga Shqipëria, madje numri është edhe më i lartë se Siria, ku kjo e fundit ndodhet nën një regjim dhe në një luftë konstante. Një faktor i rëndësishëm i përpëlitjes së ekonomisë janë edhe taksat e rritura në

DËSHMIA

Kristi Pinderi: Si hapnim me Fugën profile false për të sulmuar Ben Blushin Në “A Show” në Syri TV, Kristi Pinderi tregon se i nisi historia e profileve false në rrjetet sociale nga Rilindja, që po vazhdon edhe sot me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve. “Do ta tregoj atë ngjarje dhe kontekstin. Ishte momenti kur Ben Blushi dhe Arben Malaj po përpiqeshin të ndërtonin një mendim ndryshe në PS. Endi Fuga dhe armata e Mjaftit ishin kundër tyre. Fuga hodhi idenë për të hapur disa profile false, për të parë reagimin e njerëzve ndaj këtyre dy figurave. Mendova se e bënte për të eliminuar elementët kyç në degët e partisë, që mbështetnin Malajn dhe Blushin. Ishte koha kur slogani i PS-së ishte ‘Fajin e ka Saliu’. Filloi të krijohej një ambient maskarenjsh. Tani i shoh disa gjëra me ftohtësi. Disa nga personazhet që shkruanin te profilet false, janë promovuar. Ky grupi i maskarenjve nuk e shohin politikën për ide, por maskarai gjen maskarain. A është etike që të flas për detaje për ish-punëdhënësin tim? Unë isha një djalë i ri dhe nuk e kisha luksin të rrija pa punë. Ashtu si unë edhe shumë njerëz të tjerë, shihnin si një ambient për të promovuar disa kauza. Ajo që ndodhi me të vërtetë, kush e kishte kontrollin, ka pjesën e maskarallëkut. Ne kemi humbur tashmë përfytyrimin për të ardhmen. Këta njerëz nuk zgjidhin hallet, por janë aty për të shtypur të tjerët”,– tha Pinderi. Më tej Pinderi flet për termin e ri “Patronazhist” dhe se a duhet të reagojnë njerëzit për publikimin e të dhënave personale. “Disa prej nesh e kanë njohur anën e errët të pushtetit. Ne të gjithë i kemi besuar informacionet tona. Në momentin që shteti i shpërdoron, është në dëmin tonë. Që nesër qytetarët kanë të drejtën të shkojnë në një vend të BE-së të kërkojnë azil, pasi shteti mund t’i trajtojë në mënyrë të pazakontë. Kanë argumentin e fortë të të dhënave që u përdoren. Nëse nuk reagojmë, kjo konsolidon atë maskarallëkun. Në rast se historinë do ta përfytyronim një pamje në horizont, duke sikur kemi arritur në skajin më të largët”, tha Pinderi, i cili në fund jep deklaratën e fortë: “Nuk besoj se Rama është i lodhur. Nuk mund të shkëputesh prej pushtetit. Njerëzit janë të lodhur nga Rama”. Në lidhje me Veliajn, me largimin e Ramës duhet të largojmë dhe Veliajn, sepse janë investim i përbashkët. “Veliaj ka në plan kalimin në opozitë, edhe për kohë të gjatë. Që të jesh në opozitë për një kohë të gjatë, duhet të kesh siguri financiare. Veliaj mund të jetë duke menduar këtë, për të patur një opozitë të gjatë. Me largimin e Ramës, duhet të largojmë edhe Veliajn dhe grupin e Rilindjes”,- tha Pinderi.

nivelet më të larta historike në vend. Sot Shqipëria ka taksat më të larta në rajon ndërkohë që njëkohësisht ka rrogat më të ulëta. Rritja e taksave për një qeveri abuzuese e mbytur nga korrupsioni, është e domosdoshme sepse paratë që vidhen nga buxheti me PPP dhe me tendera për projekte korruptive, siç përmenden edhe nga FMN, boshatisin buxhetin e shtetit duke e bërë të vështirë pagesat për pensionet apo kujdesin ndaj qytetarëve në nevojë për ndihmë ekonomike. Për këtë arsye rritja e taksave është esenciale nga rilindasit për të zëvëndësuar vjedhjen e parave publike. Kjo skemë bën që shqiptarët të mos kenë prej vitesh rritje të pensione dhe rrogave por përkundrazi. Kjo është një skemë e majtë dhe patjetër kriminale që varfëron në mënyrë konstante qytetarët shqiptarë. Ky lloj regjimi ka një fund të padiskutueshëm. Ndaj sot ndryshimi në qasjen ndaj qeverisjses së vendit, ekonomisë dhe qytetarëve nuk është çështje pasionesh por emergjencë kombëtare. Është padiskutim emergjencë si rrjedhojë e shifrave alarmuese të rritjes së borxhit, mungesës së investimeve dhe patjetër përqafimit zyrtar të mazhorancës aktuale me korrupsionin si një partner për rritjen e pushtetit. Vendi është në limite

dhe patjetër qytetarët shqiptar janë në limitet e mbijetesës së tyre. Por problemet nuk zgjidhen duke lexuar apo komentuat faktet tronditëse të lartpërmendura por duke u bërë pjesë e ndryshimit, të cilin qytetarët dhe vendi sot e kanë aq të domosdoshme. Ndryshimi duhet për të rikthyer normalitetin, për të liruar tregun nga kthetrat e shtetit të korruptuar. Ndryshini duhet patjetër dhe për shkatërrimin e sistemit të pandëshkueshmërisë të instaluar nga Edi Rama. Kjo e fundit në fakt është dhe më e lehta pavarësisht se komentohet si diçka e pamundur. Arsyeja pse është më e lehta është sepse provat dhe faktet janë sot që ne flasim në dritën e diellit dhe do të mjaftonte pavarësia e drejtësisë nga politika që kjobtë bëhej realitet. Me humbjen e rilindasve që kanë kapur drejtësinë me 25 Prill do të rivendoset padiskutim drejtësia e munguar dhe drejtësia e mohuar, e kushdo që me talentin e vjedhjes dhe jo me profesionalizëm do të mbajë përgjegjësi. Ndryshimi është shpëtimi. Ndryshimi është e vetmja shpresë mbijetese në kushtet e bombës ekonomike që ka plasur në Shqipëri me Rilindjen e Edvinit. Bashkë për ndryshim në 25 Prill.

KRYEBASHKIAKU

Veliaj, fushatë me Majkon: Në verë e gjithë lagja në zemër të Tiranës do të transformohet Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi në Tiranë. Bëhet fjalë për zonën e njohur si blloku i Juridikut, i cili ndodhet pranë Fakultetit Juridik dhe kufizohet me shkollën “Petro Nini” dhe Gardën e Republikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministrin Pandeli Majko inspektuan punimet e nisura për sistemimin e këtij blloku ndër më të vjetrit në Tiranë ku kishte nevojë për ndëhyrje kapilare. “Një nga problemet kryesore të këtij blloku kanë qenë kalimet e këmbësorëve, ndaj i gjithë blloku shoqërohet me trotuare. Kemi rrugë të cilat rikonstruktohen, sheshe të reja rekreative për fëmijët, kemi kanalizime të ujërave të bardha të ujërave të zeza, ndriçim, gjelbërim, gjithçka që mund ta bëjmë këtë vend sa më mirë,” shpjegon drejtuesja e punimeve. “Fillimi i punës në këtë bllok është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët. Ju siguroj që komuniteti do jetë bashkëpunues. Mendoj që ky projekt është vërtet i veçantë, pasi hapja e disa rrugëve të reja do të lehtësojë jashtëzakonisht lëvizjen e mjeteve,” u shpreh Majko. Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se zona e quajtur dikur “Tirana e Re” ka avancuar tanimë 70 vite përpara, pasi kryeqyteti po zgjerohet në të tjera kahe. “Sot “Tirana e Re” e 70 viteve më mbrapa po zhvillohet te Bulevardi i Ri, te Bregu i Lumit, megjithatë nuk avancojmë dot në lagje e terrene të reja, në momentin që nuk kemi rregulluar këtë pjesë të Tiranës që është zemra që pulson më shumë në qytet, e gjithë zona e Bllokut, zona afër liqenit. Kjo kishte ngelur si një hapësirë e ndërmjetme, pra kemi rregulluar liqenin, pjesën qendrore të Tiranës dhe ndërkohë zona e Juridikut ka pritur prej kohësh një investim,” u shpreh Veliaj. Ai tha se në verë banorët do të kenë të dorëzuar projektin dhe lagjja e tyre do të jetë njëjtë me të gjitha blloqet e tjera të rehabilituara nga Bashkia e Tiranës. “Ajo që u kërkoj banorëve është që teksa ne punojmë me një sistem kapilar, pra rrugicë më rrugicë, të ketë bashkëpunim. Nuk do bëjmë vetëm estetikë, do i hyjmë me themel. Momentalisht jemi mbi kanalizimin që sapo është mbushur, do të thotë që do i bëjmë punët mbarë, kanalizim të ujërave të bardha, të zeza, të kemi mundësi të vëmë ndriçim LED të sistemojmë sa të mundemi parkimin. Janë pallate të vjetra. Janë bërë pa parkime nëntokësore. Do të kemi mundësi që të sistemojmë edhe shumë automjete që më përpara detyroheshin të rrinin në periferi të lagjes. Jam i bindur që kur të kthehen nga pushimet në fund të verës do gjejnë një super surprizë nga inxhinierët dhe gjithë brigadat tona që do punojnë këtu,” u shpreh kreu i Bashkisë.

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E premte, 16 PRILL 2021

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së Muharrem Caka: Partia në qeveri ka shkelur nenin 47 të Kodit Zgjedhor gjë e cila është vepër penale

KANDIDATJA PËR DEPUTETE E LSI-SË NË TIRANË

Juristi i LSI për patronazhistët e PS: KQZ të bëjë kallëzim për shkelje të ligjit Xhixho: Mazhoranca po bën shantazh për vota, koalicioni i vetëm është LSI-PD

N

ë mbledhjen e Komision it Rregullator të QKZ, për faqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste pwr Integrim, Muharrem Caka, ka kërkuar nga ky institucion që të bëjë një padi mbi listën me 910 mijë zgjedhës që zotëron Partia Socialiste e cila është publikuar në media. Sipas Cakës, partia në qeveri ka shkelur nenin 47 të Kodit Zgjedhor gjë e cila është vepër penale. “Shkurtimisht, sepse besoj e thamë në mënyrë shteruese rëndësinë dhe rrezikshmërinë e asaj çfarë është ekspozuar këto ditë gjerësisht në media. Do them vetëm kaq, edhe unë pata kureshtjen, e gjeta patronazhistin tim, Edius Pelinku quhet, totalisht i paaftë, se ka zbuluar. Unë jam 44 vjeç, kam rreth 26 vjet që votoj. Nuk e ka zbuluar akoma as për kë votoj unë, ose potencialisht mund të votoj, por as për familjarët e mi nuk e ka zbuluar akoma për kë votojnë. Kështu që në këtë kontekst, me detyrën që i është ngarkuar është i paaftë. Por fatkeqësisht duhet të mbajë përgjegjësi penale ai dhe të gjithë ata që denoncoi zonja Vukaj, pasi neni 47 i Kodit Zgjedhor parashikon se lista e zgjedhësve nxirret nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Neni 4 parashikon që përpunimi, ndryshimi, modifikimi, shtesa apo heqja e emrave apo të dhënave të tjera nga lista jashtë Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në kundërshtim me procedurat e parashikuara në këtë ligj, përbën vepër penale dhe dënohet

K

sipas nenit 248 të Kodit Penal. Në rastin konkret ajo çfarë është publikuar në media, është as më pak e as më shumë lista e zgjedhësve të qytetit të Tiranës, që do të thotë kemi të bëjmë me një përpunim të listës së zgjedhësve. Pra, është hapur vepër penale. Kështu që unë i bashkohem thirrjes së zonjës Vukaj, që urgjentisht Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve t’i drejtohet, të bëjë dhe kallëzim kryesisht, lidhur me këtë thyerje të Kodit Zgjedhor. Kjo ishte çështja e parë. Çështja e dytë ka më shumë një karakter sensibilizues. E kemi ndjekur vazhdimisht në media, por edhe nga qytetarë të ndryshëm, qoftë njerëz apo të njohurit tanë që na takojnë, lidhur me mënyrën e votimit apo vlefshmërinë e votës. Besoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një punë të

KRYETARJA E LSI-SË

mirë, por mesa duket ka akoma nevojë, lidhur me edukimin zgjedhor për mënyrën e votimit. Dhe doja të ndaja shkurtimisht me ju dhe sigurisht edhe për publikun, në mënyrë të përmbledhur, zgjedhësi ka të drejtë dhe vota do të konsiderohet e vlefshme nëse zgjedhësi zgjedh ose partinë apo koalicionin e partive politike, ose kandidatin, ose të dy partinë dhe kandidatin të të njëjtit subjekt zgjedhor. Në rast se zgjedhësi shqiptar do të zgjedhë një parti apo koalicion partish dhe një kandidat të një partie tjetër, vota është e pavlefshme. Kështu që ftoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të bëjë një punë më intensive në edukimin për mënyrën e zgjedhësve shqiptarë. Faleminderit!”, u shpreh dje përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Muharrem Caka.

andidatja për deputete e LSI-së, e dyta në listën e qarkut të Ti ranës, Erisa Xhixho akuzon mazhorancën, duke thënë se po përdor pushtetin për të bërë presion qytetarëve. Sipas saj shumë prej punonjësve të administratës publike kërcënohen me heqje nga puna me fotot e fëmijëve të tyre kur janë pjesë e fushatës së LSI-së. “Rilindja tashmë nuk është më një forcë e majtë që mbron shtresën e mesme njerëzit e varfër këtë e tregoi më së miri menaxhimi i situatës së pandemisë. Qeveria e përdori pandeminë për një shoë. Është e patolerueshme që një forcë politike të arrijë deri më atje, mua më janë dërguar foto ku djem dhe vajza që vijnë në takimet me mua rrethohen me të kuqe. Vajzat që ishin në takim dhe prindërit ishin punëtorë në administratën publike fotot u janë dërguar prindërve për ti kërcënuar në lidhje me vendin e punës. Në lidhje me këtë fakt është e rëndësishme që të merren masa, ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë më prindërit e fëmijëve që kanë qenë në fushatë me mua nga zyrtarë të Partisë Socialiste”, u shpreh Xhixho. Në intervistën dhënë dje për “Abc News”, nënkryetarja e LSIsë komentoi edhe zërat për një koalicion të mundshëm mes PD-së dhe PS-së ku, ndërsa tha se kjo është thjesht një lojë e mazhorancës e cila e ndjen humbjen. Xhixho ritheksoi se koalicioni dhe marrëveshja e vetme mes partive politike, është ajo e LSI-së me koalicionin “PD-AN”. “Unë nuk prekem fare nga deklaratat e Ramës në javën e fushatës elektorale dhe mekanizmat që përdor për të përçarë opozitën janë tregues të frikës së tij të humbjes. Nuk dua të flas me në qoftë se pasi faktet tregojnë se ne jemi në një front qeveritar me PD-në dhe dëshira për të përçarë opozitën por është një qëllim që nuk do ja arrijë. Rezultati i LSI_së do të ketë një rol të rëndësishëm në qeverinë e re dhe aludimet e mazhorancës për të krijuar diskutime mes qytetarëve janë spekulim i tyre në fund të kësaj fushate. Me 25 prill qytetarët të shkojnë dhe të ushtrojnë në mënyrë të lirë votën e tyre dua që ajo të jetë një ditë feste, jo drame për qytetarë shqiptare”, tha Erisa Xhixho.

NËNKRYETARI I LRI-SË

Pojana: Batakçinjtë e Rilindjes organizojnë festa partiake, me qëllim manipulimin e të rinjve

N Kryemadhi: T’i japim forca uraganit të ndryshimit që do e kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krye madhi, e cila nuk po ndalon me fushatën elektorale, thotë se duhet t’i japim forca uraganit të ndryshimit që do e kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi ka publikuar momente nga pritja madhështore që u bë ditën e djeshme, gjatë fushatës elektorale në Lushnje, ku edhe thotë se ky qytet e do ndryshimin dhe se do të votojnë për LSI-në më 25 prill. “Lushnja e do ndryshimin dhe do e realizojë atë në kutinë e votimit, duke mbështetur LSI numrin 6. Fitorja është afër, t’i japim forca për uraganin e ndryshimit që do e kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve”, u shpreh dje në mesazhin e saj kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

ënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana denoncon festat partiake të Partisë Socialiste. Në një deklaratë nga selia e LSI-së, Pojana tha se këto festa në kohë pandemie, po bëhen për të manipuluar të rinjtë. Sipas tij, zyrtarë të PS kanë organizuar një festë në Librazhd duke shkelur çdo masë të vendosur nga vetë qeveria. “Kur na ndajnë dhe 10 ditë nga referendumi mbarë popullor i 25 prillit, dita e ndryshimit te madh dhe fitores për çdo shqiptar anë e mban vendit, batakçinjtë e ‘Rilindjes’ organizojnë ‘festa partiake’ në mënyrë të paligjshme dhe të fshehtë me qëllim manipulimin e të rinjve. Ju ftoj të ndiqni disa pamje të dënueshme të Rilindjes, ku batakçinjtë me kollare organizojnë në periudhë pandemie festa me dhjetëra persona. Do të dëgjojmë thirrje të turpshme që nga aktiviteti të mos dalë asnjë foto ose video, me pretekstin e masave te ndërmarra për pandeminë e që më pas të

kenë mundësi siç shprehen, që të organizojnë mega-festën e radhës! Ndjekim fillimisht një deklaratë propagandistike te Edi Ramës dhe më pas videon flagrante në Librazhd të publikuar nga një media online. Pamjet që ndoqëm, rrëzojnë me përbuzje dhe neveri propagandën disa mujore të Rilindjes dhe krye batakçiut mavi, partia në pushtet shkel me të dyja këmbët protokollin e ruajtjes nga Covid19. Të dashur qytetar shqiptar, Edi

Rama dhe ‘Rilindja’ nuk shqetësohen për ju dhe shëndetin tuaj, çdo fjalë e thënë me ngashërim i ngjanë djallit që citon librat e shenjtë. Kjo bandë kriminale e cila në 8 vite qeverisje ka larguar mijëra të rinj nga vendi nuk mund dhe nuk do të lejohet të vazhdojë në misionin e saj për shpopullimin e Shqipërisë. Rinia shqiptare do të jetë lokomotiva e ndryshimit dhe nuk mund të manipulohet nga askush dhe asgjë.”, deklaroi dje Klevi Pojana.

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

AKTUALITET

9 martë, 16 23 PRILL MARS 2021 E Epremte,

10

30 VITE KOHA JONË

E premte, 16 PRILL 2021

17 MARS 2000

Nga Teuta Shamku, Anila Prifti Nga të dërguarat e posaçme në Bllatë

T

ë udhëtosh drejt Dibrës duhet të mendohesh jo pak. E gjithë rruga që përshkon mbështillet me mister të frikshëm. Po ashtu dhe vetë lokaliteti. Pas 200 kilometra rrugë, ndërsa ecën duke lënë male e male në krah të majtë, përballë një Vargmali shtrihet Dibra. Kur nisesh nga Tirana mendon se nuk do të arrish kurrë për atje. Udhëtimi me furgon të krijon idenë se po “lufton” me gjarpërinj që nga momenti në moment mund të të pickojnë. Koka të përplaset në llamarinat e makinës, ndërsa rrotat shkelin nëpër gropa. Asnjë pëllëmbë rrugë nuk është e asfaltuar. “O zot sa hajdutë janë këta qeveritarët e sotëm”,- rënkon një grua pasagjere, ndërsa vuan dhimbjet që ndjen në ije teksa përplaset sa andej-këndej brenda në mjet. Vargu i makinave përpara të krijon përshtypjen e një ushtrie pa komandant që s’di se ku do të ndalet, veçse sulet për të arritur diku. E kështu vazhdohet deri tek Ura e Milotit. Atje, mjeti futet mes qytetit që për më tepër i ngjan një pazari jevgjish. Pas kësaj, frika e udhëtimit për më tej vjen dhe rritet. “Do na dalë mafia”,- dikush nga pasagjerët bën shaka. Brenda vetes ndjen se ajo mund të të ndodhë. Kanë kaluar të paktën tri orë rrugë dhe i afrohesh Burrelit. Në anë të rrugës shikon dy lapidarë. Nënshkrimi tregonte për dy të rinj të vdekur. “I kanë vrarë maskat në 97-ën se nuk kanë ndaluar,”- ia pret njeri. Dhe nga larg shquhet një grykë e zezë që duket se do të të përpijë. Mjeti futet në tunelin e gjatë. Shqyen sytë se mos ndonjë tytë automatiku të mbështillet në xhamat e furgonit. Kur nga sipër dëgjon zhurmën e ngjashme me shiun. Uji rridhte nga lart dhe kujtoje se si tuneli nuk ishte shembur akoma. Jashtë tij ishte diell. Fillon e qetësohesh, por papritur shfaqet një tjetër fenomen natyror. Breza toke të tërë vazhdonin të ishin në rrëshqitje. Rruga kryesore po ashtu kishte marrë formën e plotë për të menduar se në një të ardhme ajo do të fundosej. E këtë pamje do ta takoje shpesh gjatë udhëtimit mes dushqeve të thara dhe dheut ngjyrë të kuqe. Të kalosh Bulqizën, më parë duhet të shkelësh mbi fushën e mbuluar nga uji i zi. “Bulqiza do të fundoset një ditë”,thotë një pasagjer i cili për 30 vite kishte punuar minator në galeritë mbi të cilat kalonte rruga që ndante qytetin e vjetër nga Bulqiza e Re. Jo vetëm kaq, por minatori plak nisi të tregonte një histori. “Një vit më parë, në gusht të verës së kaluar, këtu ku ka dalë uji i zi dhe toka thithi një burrë rreth të 40-ve. Askush nuk mundi ta shpëtojë. Kalimtarët e nxorën të vdekur”. Ankthi të kalon sapo kalon këtë zonë. Për ballë shfaqet një tjetër pamje. Gjelbërimi në kodra të jep ndjesinë e jetës. Drini, i cili na ka shoqëruar që nga Shkopeti, në afërsi të zonës së Maqellarës e ndryshon ngjyrën nga i zi në jeshil të ëmbël. “Për herë të parë vini në Dibër? Kini kujdes se të venë në lojë,”- të këshillon dikush që i di mirë zakonet e zonës, ku papritur mund të gjendesh në pozicionin e budallait më të madh. Bllata, “ura” e mistershme Bllata ka emër të madh, por ka dhënë pak për njerëzit e thjeshtë. Në Shqipëri nga 11 Pika doganore që ka vendi, bën pjesë edhe ajo e Bllatës. Një Pikë doganore tepër e rëndësishme, ku dikur bëhej eksporti i kromit. Por ajo tani është kthyer në Pikë ku trari ngrihet vetëm për disa mallra të dorës së dytë dhe për njerëzit rreth kufirit që vizitojnë të afërmit e tyre.

Reportazh/ Udhëtimi drejt Dibrës, rrethit që beson vetëm tek ndërtimi i rrugës së shkurtër që lidhet me Tiranën dhe tek emigracioni

Bllata, pika doganore që zhdoganon vetëm cikërrima

Ndërsa dikur prej traut të saj eksportoheshin 50 mijë tonë krom në vit, sot tregtarët nuk lejohen të zhdoganojnë as një maune me birrë

Është ngritur dhe në rastet e veçanta ku një “firmë” ka lejuar kalimin e mauneve me kontrabandë. Tashmë Pika doganore verilindore, e harruar në thellësitë e maleve, duket se nuk përbën rrezik kontrabande për krerët e doganave, pasi prej kohësh në këtë nuk zhdoganohen mallrat e akcizës. Madje, ajo është kthyer sërish në një pikë klanore, por që nuk eksporton asgjë. Pika doganore e Bllatës, rreth 20 kilometra larg qytetit të Peshkopisë dhe 3 kilometra larg lokalitetit të Maqellarës, në momentin kur të shfaqet përballë të krijon idenë se nuk ka shumë probleme. Në të nuk sheh makina të tonazhit të madh që presin për t’u zhdoganuar. Vetëm ndonjë mjet i vogël ndalon përballë trarit të Doganës, të cilit një punonjës policie dhe një doganier, i kryejnë veprimet e kalimit në doganë. Kalojnë dhe këmbësorë që së shumti janë banorë të zonave përreth. Xhemal Gazidede, kryetar i Pikës doganore tregon se Administrata doganore e Bllatës shkon rreth 35 persona. Ku 15 prej tyre janë efektivë të Policisë së Rendit (kufirit) dhe 20 persona të tjerë janë të autoriteteve doganore. Ky personel mbulon dhe kontrollon gjithë aktivitetin që kryhet brenda Doganës së Bllatës. Kurse rreth 55 kilometra vijë kufitare janë të zbuluara. Dhe askush nuk mund të ndalojë kalimin e drogës, armëve, klandestinëve apo dhe të kontrabandës së mallrave të ndryshëm. Veprimet kryesore në këtë Doganë kanë të bëjnë me kontrollin e kalimit të njerëzve, numri i të cilëve në ditë shkon nga 30-100 shqiptarë dhe nga 100-150 të huaj. Drejtuesit e kësaj Dogane të presin tepër mirë, ndoshta kjo vjen se janë vendas dhe dibranët e kanë zakon të të presin mirë. Kreu i kësaj Dogane thotë se aktiviteti i kësaj dogane është tepër i kontrolluar dhe nën mbikëqyrje të rreptë. “Me ardhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Doganave, edhe këtu në Bllatë është ndjerë ndryshimi, pavarësisht nga kalimi shumë i paktë i mallrave”,- thotë kryetari i Degës së Bllatës. Ja ç’është zhdoganuar për dy muaj Të ardhurat doganore në këtë Pikë janë më të ulëta në krahasim me Pikat doganore të tjera. Kjo për vetë faktin se edhe

niveli i zhdoganimeve në këtë pikë është më i ulët se në Pikat doganore të tjera. Për më tepër, në këtë Pikë zhdoganimi i mallrave të akcizës pothuajse mungon. Vetëm për muajin shkurt, evidencat tregojnë se janë zhdoganuar 30 mjete. Zhdoganimin më të madh e përbëjnë materialet e ndërtimit. Kryesisht kalojnë më tepër tulla dhe tjegulla. Gjithashtu, zhdoganohen edhe fruta dhe perime, apo dhe prodhime blegtorale. Mallrat e akcizës në Pikën doganore të Bllatës mund të zhdoganohen në sasi tepër të vogla të cilat shkojnë vetëm disa kilogramë. Për sa u përket artikujve të kafesë dhe cigares, dhe karburantet që janë mallra me akcizës e fortë, në këtë Pikë pothuajse nuk bëhen fare. “Një biznesmen në zonën përreth ka kërkuar të zhdoganojë birrë në sasi të mëdha, por kjo ende nuk është vendosur”, thotë kreu i Pikës doganore të Bllatës, Xhemal Gazidede. Sipas tij, kalimi i mallrave në këto nivele në këtë Pikë, u krijon mundësi autoriteteve doganore të kontrollojnë me imtësi çdo gjë që kalon nga trari. Gjithsesi, ndonëse nivelet e zhdoganimit janë të vogla, të ardhurat doganore janë rritur në krahasim me vitin e kaluar. Po të krahasosh periudhën dymujore të vitit 2000 me atë të vitit 1999, ajo është rritur me 5 milionë lekë më shumë. Në periudhën janar-shkurt 1999, të ardhurat doganore janë rreth 21 milionë lekë, ndërsa në janar-shkurt të vitit 2000 ka një shifër prej 25 milionë lekë. Në këtë Pikë doganore mungojnë inspektorët e Drejtorisë së Antikontrabandës. “Në këtë Pikë nuk ka forca të Antikontrabandës, pasi fluksi i mjeteve që kalojnë këtu është i vogël dhe është tërësisht nën kontrollin e këtij efektivi që kemi”, thotë Gazidede. Rastet e mosdeklarimit të mallrave, sipas tij, janë të rralla si dhe rastet e falsifikimit të faturave. Një i tillë është regjistruar në muajin dhjetor, kur një subjekt nuk kishe deklaruar mallin që kapte vlerën 3 milionë lekë. Për këtë, autoritet doganore të Bllatës, kanë vënë një gjobë rreth 28 milionë lekë. Një urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave i është dërguar kreut të Pikës doganore të Bllatës, sipas të cilit ndalohet kalimi në këtë Pikë i mallrave të kon-

feksioneve dhe tekstileve që vijnë nga Turqia. “Një urdhër i tillë është dhënë për t’i kontrolluar më mirë këta artikuj. Kalimin e tyre e kemi përqendruar vetëm në Qafë-Thanë, për t’i kontrolluar një nga një këta artikuj”,- thotë Petrit Ago, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave. Në fakt, një urdhër i tillë është dhënë dhe në kohën kur Drejtor i Përgjithshëm i Doganave ishte Gëzim Bleta. Përqendrimi i kalimit të një malli vetëm në një pikë, nuk do të thotë ta zotërosh situatën më tepër se kur mallrat kalojnë në Pika të ndryshme. Për çdo abuzim përgjegjësi mbajnë autoritet e doganave përkatëse. Dhe nuk kuptohet dhënia e një urdhri të tillë nga Ago. Pak histori për Bllatën E ndodhur vetëm tre kilometra larg Maqellarës dhe vetëm disa metra larg zonave të banuara të këtij lokaliteti, Bllata ka qenë kufiri i lotëve për banorët e kësaj zone. Pasi vëllezërit e një gjaku ishin ndarë nga Kufiri dhe nuk guxonin t’i flisnin as me shenja njëri-tjetrit. Ndërsa për Shtetin ka qenë tepër e rëndësishme, pasi nga eksporti i kromit në këtë Pikë, shteti fuste në arkën e tij me miliona lekë. Gjatë periudhës të regjimit komunist, kjo Pikë doganore funksiononte si pika më e rëndësishme e eksportit në Shqipëri. Nga Bllata eksportoheshin mijëra ton krom në vit drejt Jugosllavisë (në zonat e Maqedonisë). Ndërkohë në vitet 80-të kanë pasur fluksin më të madh të eksportit të kromit nga Pika e Bllatës. Vetëm në vitin 81, drejt Tetovës është eksportuar rreth 50 mijë ton në vit. Po në këto nivele ka vazhduar edhe në vitet e mëpasshme. Në vitet 90-të, eksporti i kromit ra. Në vitin ’91 kjo Pikë doganore funksiononte vetëm për kalimin e njerëzve dhe mallrave. Më pas, midis Maqedonisë dhe Këshillit të Rrethit të Dibrës, u nënshkruan marrëveshje të importit në masë. Rruga e R Ree e Dibrës Dibranët në të ardhmen mund të vijnë m ë shpejt drejt Tiranës, në qoftë se “Nisma Dibrane” do të realizohet. Ata kërkojnë të shkurtojnë segmentin rrugor drejt metropolit shqiptar me 83 kilometra. Shoqata dibrane e zhvillimit “ndihma dibrane” ka bërë një projekt për Rrugën e Re të Dibrës, drejt Tiranës, e cila do të jetë rreth 100 kilometra më pak se ajo aktuale. Një rrugë e tillë ka ekzistuar kohë më parë, por tani ajo i përket vetëm historisë. “Ka ardhur koha që Dibrës t’i kthehet Rruga e saj historike, si rruga e vetme drejt integrimit e zhvillimit”, thonë projektuesit e kësaj rruge. Në bazë të këtij projekti Rruga e Re e Dibrës do të kalojë nga Tirana në ZallDajt, Qafë-Murrizë, Guri i Bardhë, Klos, Qafë-Buall e më pas kalon në rrugën ekzistuese në Bulqizë. Rruga që kërkojnë dibranët aktualisht ekziston, por është një rrugë e kategorisë së dytë. Kjo rrugë është ndërtuar që në vitin 1938 nga italianët, por ajo kërkon një investim të ri pasi është e vështirë për t’u kaluar nga mjetet. Realizimi i këtij segmenti kushton rreth 27 milionë dollarë dhe ndërti-

mi i saj zgjat një vit. Realizimi i këtij projekti shkurton 83 kilometra, itineraret Tiranë-Klos-Bulqizë (Peshkopi), BllatëDibër e Madhe-Gostivar-Tetovë. Kjo rrugë sipas dibranëve ka rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike, kulturore dhe kombëtare, dhe i shërben në mënyrë të drejtpërdrejtë integrimit ndërshqipar. “Pocesti i kurbetit” Ja shikon atë malin aty, shumë kohë më parë ka qenë një kishë. Priftërinjtë nga vendasit thirreshin Popa. Më pas, me ardhjen e banorëve të rinj, tashti mori emrin Pocest”,- tregon një burrë i moshuar për fshatin ku ai ka lindur dhe është rritur. Dhe më tej rrëfen se Pocesti, po me emigrantë është ngritur, po me kurbetin ka lidhje. Fshati ka rreth 400 shtëpi të vendosura rrëzë malit “Gaberr”. Dhe ashtu i mbështetur bri malit, të krijon përshtypjen e një kalaje që sa herë shembet aq herë ngrihet. “Si zonjat e Pocestit”, shumë kush përdor këtë krahasim, kur do të tregojë femrën delikate dhe të përkëdhelur. Rrugët me kalldrëm të japin menjëherë përshtypjen e një fshati të lashtë. Dhe në të vërtetë historia e zonës fillon që para erës sonë. Shtëpitë janë vendosur përbri njëra-tjetrës, të ndara në rrugica. Sapo hyn në fshat, pjesë e komunës së Maqellarës, ndeshesh më atë që Dibra vetë dallohet. Rrugët, që në orët e para të ditës, janë të lara dhe të pastruara. Po aq të pastruara janë brenda mjediset e populluara. Ajo që sot e bën më të veçantë fshatin Pocest, është kurbeti. Janë 650 të rinj që kanë emigruar në Greqi, Itali, Gjermani, Zvicër dhe Amerikë. Shumë prej tyre janë larguar nga Pocesti që në moshën 11 vjeç, duke krijuar mundësinë e punësimit në Maqedoni. Prej andej janë larguar në Evropë. Pothuajse të gjitha familjet jetojnë me të ardhurat e emigrantëve. Por nuk është e thjeshtë. Ndërsa gëzojnë ato çfarë u sjellin djemtë, natën qajnë dhe mendojnë për fatin e bijve. Drejt Xhamisë në qendër të fshatit, ditën e premte, sheh grupe njerëzish gra e burra që shkojnë të falen dhe të luten për jetën e atyre larg shtëpisë. Tek dëgjon grimca historie të Kurbetit, drithërohesh. Një grua me katër fëmijë sot është në Angli. Arjana dhe burri i saj morën tri herë rrugën për të shkuar në Itali me skaf. Herën e tretë Arjana me katër fëmijët e vegjël nga skafi bie në thellësitë e detit. Ishin djemtë e fshatit, të nisur bashkë në udhë, që mundën të shpëtojnë jetën e gruas dhe të fëmijëve. Ndërsa Idrizi, 29 vjeç, nuk u kthye më në Pocest. Kishte pesë vjet që punonte në Itali dhe me të ardhurat kishte mundur të ndërtonte dy shtëpi në fshat. Ai vendosi që të kthehej përgjithmonë në vendin e tij. Ndërsa u tha të afërmve se do udhëtonte dhe një herë drejt Italisë për të punuar edhe tre muaj, e paratë do t’i përdorte për të blerë orenditë shtëpiake, vdes në momentin që hidhet nga skafi. Ky është Pocesti që ngrihet me gjakun dhe djersën e 650 të rinjve, jashtë kufijve të Shqipërisë.

11

30 VITE KOHA JONË

martë, 16 23 PRILL MARS 2021 E Epremte,

24 MARS 2000 Përse u botua ditari Po të mos ishte këmbëngulja e Safos, ndoshta nuk do të kishim sot në dorë këtë vëllim, ku dynden kujtimet, i cili, sido që të jetë, bën të mundur që diçka të mbetet; them diçka, se sigurisht nuk mund të pretendohet që të jetë paraqitur e plotë tërë odiseja e jetës së tij në këtë numër faqesh të shkruara me nxitim, por, të paktën, të qartësojë gjurmët e lëna në një rrugë të mundimshme, ku era e harresës, e mosnjohjes do të bënte me kohë, qoftë edhe pa dashje, deformimin e tyre. Duke shfletuar këto kujtime unë vetë, padashur, figura e njeriut që jetoi kalvarin e tij, siç e quan ai vetë, nuk mund të mos njehsohet me figurën e njeriut shumë të dashur, të babait tim, me përkëdheljet, kujdesin, ngrohtësinë, mbrojtjen që ai rrezatonte për mua, për familjen. Plane e plane për të shkruar e për të shkruar. Jehona e tiktakut të tasteve të makinës së shkrimit ende dëgjohet nëpër shtëpi. Shfletimi i dorëshkrimeve, i blloqeve të shënimeve, i fletëve të shkëputura, i letrave bën të mundur frymëmarrjen që nuk mund të ndalojë; fjalët që mbeten akoma në letër dhe ato që do të kishte dashur të thoshte akoma për të komunikuar akoma me njerëzit, me ditët, me kohën që ecën, me jetën, tingëllojnë e nuk shuhen. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë të pandashme, sepse ai jo vetëm që ishte, por është dhe do të jetë. Më kujtohet në periudhën e njërit prej dënimeve të tij, kur ai na thoshte: mund të ketë një ish-ministër: Një ishpresident, një ish-udhëheqës, por kurrë nuk mund të ketë një ish-shkrimtar. Dhe unë tani, plotësisht e bindur, them: po, ai është përherë shkrimtar, poet, gazetar, por edhe burrë e prind i mrekullueshëm për familjen e tij. Safoja, mamaja ime, u bë shkas që ai të ulej e të shkruante për kalvarin e tij, duke e bindur me faktin se do të ishte e pamundur, që tërë atë jetë të mundte dikush tjetër ta tregonte e ta ndërtonte, se tërë ato ngjarje, data, njerëz, histori, përveç atij vetë, kurrkush tjetër nuk do të mund t’i rendiste vërtetësish. Dhe ai u ul dhe e hodhi në letër “shkurt”, aq shkurt sa mund të tregohet shkurt, një jetë e cila është për disa jetë të jetuara gjallërisht dhe jo një shtyrje jete, ashtu siç ndodh rëndom, qetësisht e kotësisht, në amullinë e apatinë e njerëzve që shtyjnë ditët brenda atij pellgu, të cilin e kanë sajuar vetë ose ua kanë servirur. Nuk pati mendimin e botimit, nuk bëri përpjekje për t’i ngjyrosur e për t’i bërë tërheqëse, vetëm se, për fat të keq, pati kujdesin e një vetëkontrolli, për të mos krijuar me duart e tij atë që mund të kthehej pas një kontrolli (të provuar, të pësuar), në një shkak për një dënim të ri për të dhe për familjen e tij. Ai tregoi, duke nxituar të rindërtonte armaturën e një ndërtese gjigante, sepse jeta e tij nuk u jetua vetëm, por, siç thotë ai, paralel me historinë dhe njerëzit. Pjesa e parë, kur Petro Marko

Në dorën e lexuesve, ditari i shkrimtarit Petro Marko “Intervistë me veten nga “Omska”

Petro Marko plak interviston Petro Markon e ri

plak (sa e pagoditur kjo fjalë për ta cilësuar atë) interviston Petro Markon e ri, sido që të jetë, për fat të mirë, është më e plotë. Ajo u shkrua në kohën kur vuante një burg të ri, të cilin e quan burgim në heshtje, izolim dhe kur i biri vuante burgimin, kur veç ëndrrave si krijues, iu ekzekutuan edhe ëndrrat si prind e familjar. Si do ta ketë ndier veten, i rrethuar ndërkohë nga helmi, kur tregon për fillimet e jetës, për luftën për një botë të ndryshme nga ajo që njohu, për idealin, për guximin e të shpresuarit dhe sakrificën, për humbjen në rrugën e kërkimit dhe për kthimin plot shpresë në Atdheun e Tij? I mbijetuari jetim në vogëli, i përplasur nga tallazet e një deti të stuhishëm, kërkoi e kërkoi të gjente e të ndërtonte hapësirën e një bote pa gjerdhe, pa errësirë, e cila të jetohej nga njerëz të mirë, këtu, në atdheun e tij, ku duhej të fillonte kjo botë. E kujtoj në ballkonin e shtëpisë, në çastin e trishtimit ngarkuar me kujtime, kur këndonte nën zë këngët atdhetare, luftarake dhe vajtimtare, në gjuhën e dashur shqipe dhe në gjuhët e vendeve, në të cilat kishte luftuar, vajtuar, ëndërruar, i lidhur përsëri me zinxhirë, kësaj radhe të padukshëm, zinxhirë që nuk iu ndanë atij, njeriut që ishte nisur për t’i luftuar e zhdukur ata, në rrugët kaotike të një lufte, e cila nuk po mbaronte. Pjesa e dytë, aq pak fletë të një letre të zverdhur, u shkrua pas 13 vjetësh, në kohën kur Petro Marko i kishte shpëtuar përkohësisht pushtetit të vdekjes. Por ajo pas pak do ta mbyllte përsëri në një burg, në atë të përjetshmin e qenies fizike, në largimin e përhershëm nga njerëzit e dashur dhe nga kjo botë ende në furtunë. Çuditërisht, vdekja e largoi vërtet prej nesh, pa asnjë mundësi për ta parë e për ta takuar më, por kudo nëpër

shtëpi, në raftet, sirtarët, dosjet, ngado, mund të ndiesh praninë e tij, jetën e tij dhe kurrë mungesën. Kjo pjesë, e cila vazhdon nga viti 1944, viti i çlirimit, pas kthimit në Shqipërinë e tij, dhe që duhet të përmblidhte kujtimet, mendimet, zhgënjimet, humbjet, njohjen, regëtimën e rrezes së shpresës për rreth 47 vjet të një jete të ngjeshur me ngjarje, punë, krijimtari, do të mund të shkruhej kësaj radhe pa frikën e një kontrolli, pa kufirin e mureve mbrojtëse të të mosthënit të së vërtetës, por për fat të keq u shkrua nën pushtetin e sëmundjes, e cila mezi e lejonte të merrte frymë. Përsëri një diktat, kundër të cilit ai kësaj radhe ishte i pafuqishëm të luftonte, i cili po e prangoste përsëri drejt dënimit të fundit, por tani e më tej ky dënim nuk do ta burgoste dot më me pamundësinë e fjalës. Fjala e tij jeton dhe ky botim, si dhe të tjerët që do ta pasojnë atë, nuk do të pengohet më, nuk do ta shpien më në brumatriçe e ta kthejnë në karton, nuk do ta burgosin dot e, sido që të jepen vendimet e rastësishme, nuk do të mundet kurrë më t’ia vrasin të drejtën më të thjeshtë të një krijuesi: atë të komunikimit me njerëzit. Në kohën kur vendosëm të japim për botim këtë jetëshkrim, duke e zgjedhur të parin ndërmjet veprave të pabotuara a të botuara të cunguara, e rilexova me zë të ulët për mamanë time. U rijetua një jetë, sepse qemë pranë tij që kur ai ishte fëmijë, pastaj i ri, burrë dhe, se fundi, nuk do te thosha i plakur, por i lodhur nga përvoja e një jete nëpër tallazet e pambarimta te kohës. Leximi im shumëfishohej nga kujtimet e pafundme të Safos dhe nga ato të miat. Atëherë vërtet vumë re se, sa e pamundur ishte që ai të mund të përmblidhte jetën e tij, të mund ta tregonte atë për të tjerët. Por mua, ndërkohë që kaloja nëpër

rrugën e mundimshme të një njeriu, i cili përplasej në shkrepat e thepisura të realitetit të pamëshirshëm, të tjera gjëra më vinin ndër mend. E si është e mundur që një njeri me një peshë të tillë vuajtjesh të mund të krijonte ndër vite atmosferën e shumëdashur të një Babai, duke dhuruar vetëm mirësi, dashuri, ngrohtësi, kujdes, duke mos lejuar që pesha e halleve të tij të rëndonte dhe mbi shpirtrat tanë. Kujtoj babain te dera e gjimnazit me bukën time me vete, se unë kisha ikur pa ngrënë mëngjes. Kujtoj ushqimet që përgatiteshin për t’i shpënë në burg tek im vëlla, kur ai thoshte: edhe këtë, edhe atë, duke mbledhur me aq kujdes, e sigurisht me shumë vështirësi, ato që mundeshim. Kujtoj ëmbëlsirat që sillte sa herë që merreshin rrogat ose ndonjë honorar; e kujtoj të sëmurë, kur, sa herë i bëhej ndonjë shërbim ose i kalonim pranë, na puthte përherë, sikur të kishte frikën e largimit prej nesh. Nuk e shpërndante hidhërimin te fëmijët, duke na ruajtur në çdo çast me aq sa mundej, nga helmimi prej tij. Nëse e pyesja e më tregonte për rrugën e tij, të kësaj jete përherë të vështirë, e bënte në mënyrë të tillë që paraqiste anën më të bukur, njerëzit e mirë, besimin për të ardhmen dhe besimin se e bardha është më e fuqishme se e zeza, drita se errësira, dashuria se urrejtja, e ardhmja se e tashmja. Një nga gjërat që më bën kurdoherë përshtypje, janë miqësitë e tij. Në një miqësi nuk mjafton të dish të zgjedhësh, por edhe të dish të zgjidhesh. Miqësitë e tij i kanë rezistuar kohës, largësisë, kufijve. Ende sot kur ai nuk është më midis nesh, miqësia e miqve vazhdon duke e bërë ende më të pranishëm. I përmend këto pak gjëra, sepse nuk mund ta ndash njeriun baba nga njeriu artist. Për mua ai është Babai im, por edhe shkrimtari dhe poeti i dashur, të cilin mund ta lexoj e rilexoj, duke i dashur veprat e tij e personazhet, të cilat më duken përherë të njohura e të afërta. Në rrugë, studentët, njerëz të panjohur e përshëndetnin: Hasta la vista, Petro Marko. Një nga dëshirat e tij ishte që ai të mbetej dhe si poet. Sepse në shpirt në fund të fundit mbeti dhe si Poet. Në tragjiken e jetës së tij ai ishte poeti, midis mureve të mbyllur, nëpër humbjet i plagosur, ndër dënimet i izoluar, ai mundte të shikonte përtej mundësisë së lejuar të qielltin qiell, të dashuruarën të bukur, të palëvizshmin mal, të lirin njeri, të shtrenjtën shpresë. Poezinë e kishte në të tërë qenien dhe në ngjizjen e tij, aq sa, dhe në çastet kura-

jëvrasëse shpirti i tij krijonte bukurinë dhe muzikalitetin, të cilin nuk mundej dot dreqësia ta prishte, ta shkelte, ta shndërronte. Kjo parathënie është një porosi e tij. Ndoshta nga bisedat tona dhe nga ato me njerëzit e dashur, ai e mendoi se dikur do të botohej e do të bëhej i njohur edhe ky dorëshkrim nga lexuesit e tij. Dhe midis shumë porosive ishte dhe kjo: Jetëshkrimi i tij të shoqërohej me një shpjegim të thjeshtë për kohën, mundësinë, pamundësinë e të shkruarit të jetës. Do të ishte ndryshe, por kaq qe e mundur të thuhej. Sa shumë mbeti pa u thënë. Për njerëzit që ai deshi, që i njohu, që vuajtën dhe bashkëvuajtës me të, që mbetën të vlerësuar ose “të panjohur”, në rrugën e përhershme drejt një ideali të një bote të denjë të jetuar nga njerëz të denjë, për të cilët gjithnjë i dukej se kishte një borxh për t’u dhënë mundësinë e njohjes dhe të rijetimit. Atëherë unë mund të them se në këtë bisedë të gjatë të shkurtuar nga pamundësia, Petro Markos i mbeti ende shumë për të thënë. Si të gjithë njerëzit. Në bisedat dhe në shënimet e tij flitet për romanin që ai e quan më të rëndësishmin e krijimtarisë së tij, për romanin “Retë dhe gurët”. Janë shënimet, projekti, hartat, ndër vite. Në një fletë shkruhet: “Dëshira e fundit: Të shkruaj romanin “Retë dhe gurët”. Më poshtë “Regjimet Deti Toka Malet Koha Njerëzit Zogjtë. Në fund të leximit të këtij jetëshkrimi, ne, pa pasur as më të voglin dyshim, menduam: Ky jetëshkrim duhet të mbajë titullin “Retë dhe gurët”, sepse, ndofta pa e ditur, Petro Marko e ka shkruar edhe atë. Romani i dëshiruar, dëshira e tij e fundit, në të vërtetë është realizuar. Kjo përkon me dëshirën dhe planet e tij. Unë besoj se këtë gjë me siguri do ta pranojë. Është titulli që ai e kishte zgjedhur vetë. Ai zgjodhi të kthehej në një gur në vendin e tij. Tashti ai qëndron në atë vend nga i cili dikur, ende fëmijë, shikonte botën përtej horizontit e detit, duke ëndërruar njohjen të veshur me mentalitetin e shpresës, sepse bota ishte aq e madhe, e parë nga larg, sa do të ishte e pamundur që të mos kishte vend për njerëz që jetonin në të. Ai e kaloi detin dhe tentoi të prekte horizontin. Por nuk mund të zgjidhte që të kthehej në re. Zgjodhi gurin. Si emri i tij. Si një paracaktim i fatit. Dhe, meqë ka dhe re, ka dhe gurë, si mundet që Petroja të mos zgjidhte gurin?! Ai tani është një gur në vendin e tij. U kthye. Për ta parë tanimë të njohurin horizont nga fshati i vet. Arianita Petro Marko

12

30 VITE KOHA JONË

E premte, 16 PRILL 2021

25 MARS 2000

Kush e mori në qafë Rusinë? Nga George Soros Shembja e perandorisë sovjetike më 1989 dhe e Bashkimit Sovjetik më 1991 ofruan një mundësi historike për ta shndërruar këtë pjesë të botës në shoqëri të hapura; por demokracitë perëndimore nuk arritën ta përballonin gjendjen ashtu siç duhej dhe e tërë bota po vuan pasojat. Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Rusia kishin nevojë për ndihmë nga jashtë sepse një shoqëri e hapur është një formë më e sofistikuar e organizimit shoqëror sesa një shoqëri e mbyllur. Në një shoqëri të mbyllur ka vetëm një konceptim sesi duhet organizuar shoqëria, versionin zyrtar, i cili imponohet me forcë. Në një shoqëri të hapur qytetarëve jo vetëm u lejohet por edhe u kërkohet të mendojnë vetë dhe ka rregulla institucionale që u japin mundësi njerëzve me interesa të ndryshme, me përvoja e formime të ndryshme dhe me opinione të ndryshme të jetojnë së bashku në paqe. Sistemi sovjetik ishte me sa duket forma më tërësore e më e plotë e një shoqërie të mbyllur që ka shpikur ndonjëherë njeriu. Ai depërtonte praktikisht në të gjitha aspektet e jetës: jo vetëm politike dhe ushtarake, por edhe ekonomike dhe intelektuale; në kulmin e agresivitetit të tij ai u orvat të cenonte madje shkencat e natyrës, siç e tregoi rasti i Lisenkos. Kalimi drejt një shoqërie të hapur kërkonte një ndryshim revolucionar të regjimit, i cili nuk mund të kryhej pa ndihmë nga jashtë. Ishte kjo intuitë që më nxiti të ngutesha dhe të krijoja fondacionet e shoqërisë së hapur në njërin vend pas tjetrin në ish-perandorinë sovjetike. Por shoqërive të hapura të Perëndimit u mungonte aftësia depërtuese për ta kuptuar thelbin. Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara ndërmorën Planin Marshall; pas shembjes së sistemit sovjetik, ideja e një nisme të ngjashme ishte e papërfytyrueshme. Unë propozova diçka të afërt me të në një konferencë në pranverën e 1989-ës në Postdam, që atëherë ishte ende në Gjermaninë lindore, dhe më tallën në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Printe në të qeshurat William Waldegrave-i, një i dërguar i Ministrisë së jashtme të Margaret Thatcher-it. Margaret Thatcher-i ishte një mbrojtëse e vendosur e lirisë dhe kur vizitonte vendet komuniste ngulmonte të takohej me disidentët, por ideja që një shoqëri e hapur është e nevojshme të ndërtohet dhe që ndërtimi mund të kërkojë, dhe ta meritojë, ndihmën nga jashtë ishte me sa duket tej arsyetimit të saj. Si fundamentaliste e tregut, ajo nuk besonte në ndërhyrjen e qeverisë. Në fakt, ish vendet komuniste ishin tepër prapa që të kujdeseshin për veten. Disa morën për përpjetë; të tjerë s'e bënë dot. Ka shumë analiza autokritike të veprimeve dhe akuza të vazhdueshme në lidhje me Rusinë. Janë shkruar artikuj që shtrojnë pyetjen: Kush e mori më qafë Rusinë? Jam i bindur që ne, demokracitë perëndimore, jemi në një masë të madhe përgjegjës dhe që mëkatet e lënies pas dore i bënë administratat e Bushit dhe Thatcher-it. Rezultatet e kancelarit të Gjermanisë Kohl janë më të përziera. Edhe në ofrimin e kredive edhe në dhënien e ndihmës në të holla, Gjermania ka qenë kontribuuesja më e madhe financiare ndaj Bashkimit Sovjetik dhe më vonë ndaj Rusisë, por Kohl-i nxitej më shumë nga dëshira për të blerë pranimin në heshtje të ribashkimit të Gjermanisë sesa për të ndihmuar Rusinë të transformohej. Unë ngul këmbë se sikur demokracitë perëndimore të ishin angazhuar realisht Rusia do të kishte hyrë pa lëkundje në rrugën drejt një ekonomie tregu dhe një shoqërie të hapur. E kuptoj se pohimi që bëj, bie ndesh me pikëpamjet mbizotëruese. Ai është në kundërshtim me faktet, sepse, në realitet, përpjekjet për reformë ekonomike ishin dështime të mjerueshme. Do të duhej të besoje në efikasitetin e ndihmës së jashtme, që të pohoje se rezultati mund të kishte qenë i ndryshëm, por ndihma e jashtme ka lënë një kujtim të keq dhe ideja që ndërhyrja qeveritare mund të ndihmojë realisht një ekonomi shkon kundër paragjykimit mbizotërues fundamentalist për tregun. Kështu vëmendja u përqendrua në atë që u bë sh-

kak që punët të shkojnë keq. Por ishte pikërisht paragjykimi fundamentalist për tregun ai që duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin. Ai luftonte kundër një angazhimi të vërtetë të çiltër për të ndihmuar Bashkimin Sovjetik dhe më vonë Rusinë. Ka pasur një angazhim të vërtetë nga ana e qeverisë së Kohlit për të ndihmuar Gjermaninë lindore, por ai kishte shtysën e dëshirës për ribashkim; për të ndihmuar Bashkimin Sovjetik nuk kishte një motiv të tillë të ngjashëm. Njerëzit kishin mjaft simpati, por ajo sa kishte filluar. Shoqëritë e hapura të Perëndimit nuk besonin në shoqërinë e hapur si një qëllim i dëshirueshëm, synimi drejt të cilit do të përligjte një përpjekje shumë të madhe. Ky ishte zhgënjimi më i madh dhe gjykimi i im i shtrembër. E humba fillin nga retorika e luftës së ftohtë. Perëndimi dëshironte të mbështeste tranzicionin me fjalë por jo me para dhe çfarëdo ndihme dhe këshille të jepej ajo futej në rrugë të shtrembër prej paragjykimit fundamentalist për tregun. Sovjetikët dhe më vonë rusët ishin shumë të etur për këshillat e jashtme dhe i thithnin ato. Ata e kuptonin se sistemi i tyre ishte i kalbur dhe prireshin të hyjnizonin e ta kthenin në idhull Perëndimin. Ata bënë po atë gabim që bëra edhe unë: mendonin se Perëndimi ishte çiltërsisht i interesuar. Ngrita një fondacion në Bashkimin Sovjetik në fillim të vitit 1987. Kur Gorbaçovi i telefonoi Saharovit në Gorki, ku ishte syrgjynosur, dhe i kërkoi "të rifillonte veprimtarinë e tij patriotike në Moskë" e kuptova se ishte duke u bërë një ndryshim revolucionar. Përvojat e mia i kam përshkruar gjetiu. E rëndësishme këtu është se më 1988 propozova të ngrihej një grup ndërkombëtar i posaçëm për të studiuar krijimin e një "sektori të hapur" në ekonominë sovjetike dhe disi për habinë time, sepse atëherë isha një menaxher financiar i panjohur, propozimi im u pranua nga zyrtarët në BRSS. Ideja ime ishte të krijohej një sektor tregu brenda ekonomisë së komanduar, të zgjidhej një industri si ajo e përpunimit të ushqimeve, e cila do t'ua shiste konsumatorëve prodhimet e saj në treg dhe jo me çmime të komanduara (me një sistem të përshtatshëm për të kaluar nga çmimet e komanduara në çmimet e tregut). Ky "sektor i hapur" pastaj mund të zgjerohej shkallë-shkallë. Shumë shpejt u bë e qartë se ideja ishte jopraktike për shkak se ekonomia e komanduar ishte tepër e sëmurë dhe e dobësuar për të ushqyer embrionin e një ekonomie tregu. Pra, problemi i kalimit të çmimeve nga një natyrë në tjetrën nuk mund të zgjidhej. Por edhe një ide mendjelehtë e tillë që vinte prej një burimi të parëndësishëm u mbështet në nivelin më të lartë. Kryeministri Rizhkov urdhëroi krerët e institucioneve më të mëdha, Gosplan, Gosnah etj. Të merrnin pjesë. Është e vërtetë që isha në gjendje të tërhiqja ekonomistët perëndimorë si Vasili Leontief dhe Romano Prodi të merrnin pjesë nga ana perëndimore. Më vonë mblodha një grup ekspertësh perëndimorë që u jepnin këshilla grupeve të ndryshme të ekonomistëve rusë që po përgatitnin programe konkurruese të reformës ekonomike.

Atëherë e rregullova që autorët e projektit kryesor rus për reformën ekonomike, të ashtuquajtur Plani Shatalin, të udhëhequr nga Grigori Javlinski, të ftoheshin në mbledhjen e 1990-ës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashingon. Gorbaçovi hezitonte për planin dhe më në fund vendosi kundër tij. Ai u ndal befas prej dy çështjesh: privatizimit të tokës dhe shpërbërjes së njëkohshme të Bashkimit Sovjetik krahás formimit të një bashkimi ekonomik. Unë ende jam i mendjes që Plani Shatalin do të kishte siguruar një tranzicion më të disiplinuar sesa bëri rrjedha reale e ngjarjeve. Menjëherë pas kësaj, Gorbaçovi u rrëzua nga pushteti, Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe Boris Jelcini u bë President i Rusisë. Ai ia besoi ekonominë Jegor Gajdarit, kreut të një instituti kërkimesh ekonomike, i cili pat studiuar teorinë makroekonomike nga teksti mësimor Standard i Rudi Dornbusch-it dhe Stan Fischer-it. Ai u rrek të zbatonte politikën monetare në një ekonomi që nuk u bindej sinjaleve monetare. Ndërmarrjet në pronësi të shtetit vazhdonin të prodhonin sipas planit edhe sikur të mos paguheshin për këtë. Mbaj mend që i telefonova Gajdarit në prill të 1992 për t'i vënë në dukje se borxhi ndërmjet kompanive po rritej në një përqindje që ishte e barabartë me një të tretën e GNP-së (Prodhimit Kombëtar Bruto). Ai e njihte problemin por vazhdoi të mos e përfillte. Kur Gajdari dështoi, u bë një veprim i ngathët balancimi dhe më së fundi Anatoli Çubaisi, kreu i një instituti tjetër kërkimor, doli si zëvendëskryeministër i ngarkuar për ekonominë. Ai i dha përparësi kalimit të pronësisë nga shteti në duart e privatëve. Ai besonte se, sa të kalonte prona e shtetit te pronarët privatë, pronarët do të fillonin të mbronin pronën e tyre dhe procesi i shpërbërjes do të ndalej. Kjo nuk eci. Një skemë për shpërndarjen e letrave me vlerë të cilat qytetarët mund t'i përdornin për të blerë kompanitë që ishin pronë e shtetit u bë një katrahurë që synonte shpronësimin e aseteve të shtetit. Drejtuesit shtinë në dorë kontrollin duke mashtruar punëtorët për letrat e tyre me vlerë apo duke ua blerë për së liri. Ata vazhdonin t'i derdhnin jashtë fitimet dhe shpesh asetet në kompani holding me bazë në Qipro, pjesërisht për t'iu shmangur taksave, pjesërisht për të paguar pjesët që shtinin në dorë dhe pjesërisht për të krijuar asetet e tyre jashtë vendit sepse nuk kishin besim në atë që po ndodhte në vendin e vet. Pasuritë viheshin brenda një nate, ndërkohë që kishte edhe një mungesë të skajme parash dhe krediti, si në rubla ashtu edhe në dollarë. Prej këtyre kushteve kaotike filluan të lindin bazat fillestare të një rendi të ri ekonomik. Ishte një formë e kapitalizmit, por një formë shumë e çuditshme dhe ajo erdhi në jetë me një ecuri të ndryshme nga ajo që do të pritej në kushte normale. Privatizimi i parë ishte privatizimi i sigurimeve shoqërore dhe në një farë mënyre ai ishte më i suksesshmi. Ushtri të ndryshme private dhe mafía u krijuan dhe, ku mundën, shtinë në dorë kontrollin. Administratat e ndërmarrjeve shtetërore formuan kompani private, kryesisht në Qipro, të cilat bënë kontrata me ndërmarrjet sh-

tetërore. Vetë fabrikat punonin me humbje, nuk paguanin taksa, krijuan prapambetje në dhënien e pagave dhe në shlyerjen e borxheve ndërmjet kompanive. Rrjedha e parave thithej në Qipro. U formuan banka të reja, pjesërisht nga kompanitë shtetërore dhe nga bankat shtetërore, pjesërisht nga grupet tregtare që kishin lindur para pak kohe. Disa banka bënë pasuri duke manovruar me llogaritë e agjencive të ndryshme shtetërore, duke përfshirë Thesarin. Pastaj, lidhur me skemën për privatizimin e kompanive shtetërore nëpërmjet shpërndarjes së letrave me vlerë, lindi një bursë para se të krijoheshin siç duhet mekanizmat për regjistrimin e aksioneve dhe të kryerjes me eficiencë të transaksioneve dhe shumë kohë përpara se ndërmarrjet, aksionet e të cilave tregtoheshin, të fillonin të silleshin si kompani. Një kulturë e shkeljes së ligjeve u rrënjos shumë kohë përpara se të dekretoheshin ligjet dhe rregullat e përshtatshme. Masat që buronin nga skema e privatizimit me letra me vlerë nuk e forcuan as shtetin as vetë kompanitë. Së pari, drejtuesit duhej të konsolidonin kontrollin e tyre dhe të kujdeseshin për borxhet që kishin marrë në procesin e shtënies në dorë të kontrollit; vetëm pas kësaj ata mund të fillonin të krijonin fitime brenda kompanive. Madje edhe atëherë, ishte më e leverdishme t'i fshije fitimet sesa t'i deklaroje megjithëse mund të shpresoje ta rritje kapitalin duke shitur aksione. Këto masa mund të karakterizoheshin me të drejtë si kapitalizëm plaçkitës, sepse mënyra më efektive për të grumbulluar kapital privat, në qoftë se s'kishte thuajse kurrgjë për të filluar, ishte të përvetësoje asetet e shtetit. Natyrisht, kishte disa përjashtime. Në një ekonomi të dëshiruar për shërbime kishte mundësi të bëje para në mënyrë pak a shumë të ligjshme, duke i ofruar ato; fjala vjen, të merreshe me riparime a meremetime ose të drejtoje hotele dhe restorante. Ndihma e huaj iu la në një shkallë të madhe dy institucioneve financiare ndërkombëtare, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, sepse vendet perëndimore nuk kishin dëshirë të financonin para nga buxhetet e tyre. Kam qenë kundër kësaj mënyre veprimi për arsye se Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte institucionalisht i papërshtatshëm për këtë punë. Ai vepron duke i detyruar qeveritë të nënshkruajnë një letër deklarimi ndërmjet kërkesash të tjera, do t'u përmbahen kushteve për kontrollin e stabilitetit të monedhës dhe të buxhetit qendror; në qoftë se qeveria dështon në përmbushjen e kushteve, ai pezullon pagesat. Kur një vend nuk ka një qeveri efektive, praktikisht kjo metodë garanton që programi do të dështojë. Kjo ndodhi në Rusi. Qeveria qendrore nuk ishte në gjendje të mblidhte taksat dhe e vetmja rrugë për të përmbushur objektivat për paratë në qarkullim ishte të hiqte dorë nga përmbushja e detyrimeve buxhetore. Prapambetja në pagimin e pagave dhe borxhet ndërmjet kompanive u rritën në nivele të pamenaxhueshme. Unë argumentoja se ishte e nevojshme një mënyrë më e drejtpërdrejtë, më depërtuese e kapjes së problemit, dhe ajo duhej të ishte pranuar energjikisht në atë kohë. Por kjo donte të thoshte të financoheshin realisht para dhe demokracitë perëndimore iu shmangën kësaj perspektive. Kur Fondi Monetar Ndërkombëtar e rriti në 15 miliardë dollarë huanë ndaj Rusisë, unë argumentoja në një artikull të botuar në The Wall Street Journal më 11 nëntor 1992 se paratë duhet të caktohen për pagesën e ndihmave të sigurimeve shoqërore dhe se pagimi i fondeve duhej të kontrollohej pa lëshime. Për shkak të zhvlerësimit të rublës, pensionet ishin vetëm 8 dollarë në muaj, kështu që të hollat do të mjaftonin për të paguar të gjitha pensionet. Propozimi im nuk u mor seriozisht në konsideratë sepse ai nuk i shkonte për shtat mënyrës së veprimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Krijova Fondacionin Ndërkombëtar të Shkencës me 100 milionë dollarë (shpenzimet përfundimtare arritën 140 milionë dollarë). Veprimi ynë i parë ishte t'i jepnim 500 dollarë secilit nga rreth 40000 prej shkencëtarëve

më të mirë me shpresën se kjo do t'i nxiste ata të qëndronin në Rusi dhe të vazhdonin punën shkencore. Kjo na shkoi vetëm 20 milionë dollarë dhe u lejoi këtyre shkencëtarëve të mbijetonin për një vit. Kriteret për përzgjedhjen e shkencëtarëve ishin të hapura, transparente dhe objektive: kërkohej të citoheshin tri herë punimet e tyre në botimet kryesore shkencore. Shpërndarja u krye brenda pak muajsh, me një përqindje shpenzimesh më pak se 10 për qind dhe skema siguronte pagesën në dollarë të çdo përfituesi në mbarë ish-Bashkimin Sovjetik. Kjo shërbeu si një provë se propozimi im për kontrollin e shpenzimit të fondeve ishte praktik. Pjesa tjetër e të hollave u shpenzua për të mbështetur kërkimin në bazë të një procesi recensionimi të barabartë, ndërkombëtarisht të organizuar, në të cilin merrnin pjesë shkencëtarët më të famshëm të botës. (Boris Berezovski kontribuoi me 1.5 milionë dollarë për grante udhëtimesh për arsye të vetat. Ky ishte i vetmi kontribut rus). Të gjitha fondet u dhanë në më pak se dy vjet. Arsyet e mia për mbështetjen e shkencëtarëve ishin komplekse. Dëshiroja të tregoja se ndihma e huaj ishte e suksesshme dhe zgjodha shkencën si fushën ku do ta vërtetoja këtë sepse mund t'i varja shpresat edhe në përkrahjen e komunitetit shkencor ndërkombëtar, ku kishte njerëz të tillë që dëshironin të dhuronin kohën dhe energjinë e tyre për të vlerësuar projektet kërkimore. Por mekanizmi i shpërndarjes së ndihmës për nevoja të ngutshme mund të funksiononte edhe për pensionistët po aq mirë sa dhe për shkencëtarët. Kishte argumente të tjera në favor të ndihmës shkencëtarëve. Gjatë regjimit sovjetik shumë nga mendjet më të zonja hynë në institutet kërkimore ku mendimi i pavarur tolerohej më shumë sesa në pjesën tjetër të shoqërisë sovjetike dhe ato krijonin shkencë, e cila ishte në pararojë të arritjeve njerëzore. Ishte e një lloji disi të ndryshëm nga shkenca perëndimore, më spekulative, më pak e përparuar në rrafshin teknik, me përjashtim të disa fushave prioritare. Shkencëtarët ishin gjithashtu në ballë të reformës politike. Andrei Saharovi ishte veçanërisht i mirënjohur dhe i admiruar, por kishte edhe shumë të tjerë. Përveç kësaj, ekzistonte një rrezik që shkencëtarët bërthamorë mund të josheshin prej shtetesh që u shmangen standardeve normale. E tërë sipërmarrja ishte një sukses i bujshëm dhe i dha fondacionit tim një emër të mirë të paarritshëm. Pati shumë sulme kundër nesh sepse angazhoheshim në shumë programe që ishin objekt polemikash. Për shembull, ne organizuam një konkurs për tekste të reja të çliruara nga ideologjia marksiste-leniniste dhe u akuzuam se helmonim mendjet e studentëve. Në një rast Duma kreu hetime për akuzat se ne po blinim për së liri sekretet shkencore, por i tërë komuniteti shkencor u ngrit për të na mbështetur dhe Duma u dha fund me një shprehje mirënjohjeje. Kur them se historia do të kishte ndjekur një rrjedhë të ndryshme në qoftë se demokracitë perëndimore t'i kishin ardhur në ndihmë Rusisë pas shembjes së sistemit sovjetik, mund të bazohem në shumë dëshmi mbështetëse. Përfytyroni çfarë ndjenjash të tjera do të kishin rusët sot për Perëndimin sikur Fondi Monetar Ndërkombëtar t'u kishte paguar pensionet kur ata po vdisnin urie! Unë u përmbajta për të investuar personalisht në Rusi, pjesërisht për të shmangur çdo konflikt interesash por kryesisht se nuk më pëlqente ajo që shihja me sy. Megjithatë, nuk u përzihesha menaxherëve të mi financiarë që dëshironin të investonin dhe gjithashtu miratoja pjesëmarrjen e tyre në një fond investimi që drejtohej nga rusët, në kushte të njëjta me investitorët e tjerë perëndimorë. Mora pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në janar 1996, ku kandidati komunist për president Gennadi Zjuganov, u prit mirë prej komunitetit të biznesit. U takova me Boris Berezovskin dhe i thashë atij se po të zgjidhej Zjuganovi ai nuk do të ishte i sigurt në Rusi. I kërkova atij të përkrahte Grigor Javlinskin, të cilin e konsideroja të vetmin reformator të ndershëm ndër kandidatët, por

(Vijon në faqen 13)

13

30 VITE KOHA JONË

martë, 16 23 PRILL MARS 2021 E Epremte,

25 MARS 2000 (Vijon nga faqja 12) isha naiv. Nuk e kuptoja në ç'shkallë ishte ngatërruar Berezovski në allishverishet e ndyra me familjen e Jelcinit. Sipas deklaratave të tij publike, paralajmërimi im për sigurinë e tij, u bë një vatër ku u përqendrua mendimi i tij. Ai u takua me biznesmenët e tjerë kryesorë rusë, që merrnin pjesë në konferencën e Davosit dhe formuan një sindikatë për të punuar për rizgjedhjen e Jelcinit. Ja si u bënë ata oligarkë. Ishte një vepër e shënuar e inxhinierisë politike: Jelcini e filloi garën me një përqindje të opinionit në favor të tij më të ulët se 10 për qind dhe ata arritën që ai të rizgjidhej. Fushata u drejtua nga Anatoli Çubaisi. Nuk i di hollësitë, por mund t'i përfytyroj me imagjinatën time. Kur një nga ndihmësit e Çubaisit u kap duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë e Rusisë, selia e kryeministrit dhe e qeverisë së tij, me rreth 200.000 dollarë në një valixhe, jam i sigurt se nuk ishin para të fituara në kumar. Oligarkët zhvatën një çmim të rëndë për mbështetjen që i dhanë Jelcinit. Ata morën aksione në kompanitë shtetërore më të vlerësuara si siguri për huatë që i dhanë buxhetit të shtetit sipas një skeme famëkeqe "hua për aksione". Mbasi Jelcini fitoi zgjedhjet, këto kompani u vunë në shitje në ankand dhe oligarkët i ndanë ato mes tyre. Çubaisin e njoh mirë. Sipas mendimit tim, ai është një reformator i vërtetë që do t'ia shiste shpirtin djallit me qëllim që të luftonte atë që ai e quante kërcënimi i kuq e i kafenjtë, një kombinim i nacionalizmit dhe i socializmit, i cili, siç besonte ai, do ta sundonte Rusinë, me gjithë që ai bëri diçka për ta parandaluar. Pas rizgjedhjes së Jelcinit u ngarkua sërish me ekonominë, por kishte vështirësi të kontrollonte oligarkët. Unë pata marrë shumë zemër kur Jelcini solli në qeveri Boris Nemcovin, guvernatorin reformist të Nizhni-Novgorodit dhe e trajtonte atë si birin e vet të adoptuar. Çubaisi u njollos prej zgjedhjeve, por Nemcovi ishte i pastër: Ai mund të qëndronte i vendosur aty ku Çubaisi nuk mund ta bënte. E mora këtë si një sinjal se regjimi i Jelcinit nën drejtimin e Çubaisit dëshironte vërtet të largohej prej kapitalizmit plaçkitës drejt kapitalizmit normal. Defiçiti buxhetor dhe rezervat monetare u mbajtën brenda disa kufijsh dhe taksat e prapambetura filluan të mblidheshin. Inflacioni dhe përqindjet e interesave ranë. Të drejtat e aksionistëve u respektuan më mirë dhe bursa u gjallërua vrullshëm. Monedha e huaj u derdh në bursë dhe në instrumentet e debitit. Huamarrësit rusë mund të merrnin hua pesëvjeçare vetëm me 250 pika bazë mbi përqindjen ndërbankare të Londrës. Pikërisht në këtë sfond ngjarjesh vendosa më 1997 të merrja pjesë në shitjen në ankand të Svjazinvestit, kompanisë shtetërore të telefonave. Më mundoi marrja e këtij vendimi. Isha i ndërgjegjshëm për korrupsionin tejet të përhapur në Rusi. Do të kishte qenë më e lehtë t'i mbaja duart e mia të pastra duke ngulmuar në filantropinë, por e ndjeja që Rusia kishte nevojë më shumë për investime të huaja sesa për filantropi. Në qoftë se Rusia nuk mund ta bënte tranzicionin prej kapitalizmit plaçkitës në kapitalizmin normal, e tërë filantropia ime ishte e kotë. Kështu vendosa të marr pjesë në një ofertë konkurruese çmimi për Svjazinvestin që doli se do ishte fituesja. Ky ishte i pari ankand i vërtetë, në të cilin shtetit nuk ia hodhën. Megjithëse ne paguam një çmim jo të vogël, paksa nën 2 miliardë dollarë, nga të cilat thuajse gjysma ishin nga kapitalet e mia, unë llogarisja që ky investim do ta provonte se ishte shumë i leverdishëm në qoftë se tranzicioni drejt një kapitalizmi normal do të kryhej. Për fat të keq kjo nuk ndodhi. Ankandi u kthye shpejt në një përleshje tepër të dhunshme e të tërbuar ndërmjet oligarkëve, në një zënkë hajdutësh. Disa nga oligarkët mezi prisnin të bëhej tranzicioni drejt vendosjes së ligjshmërisë ndërsa të tjerët bëheshin pengesë për këtë sepse ishin të paaftë të punonin në mënyrë të ligjshme. Kundërshtari kryesor i ankandit dhe i rezultatit të tij ishte Boris Berezovski. Ai ishte betuar ta shkatërronte Çubaisin mbasi aleatët e tij i humbën zgjedhjet. Pata një numër bisedash me zemër të hapur me të por nuk ia dola mbanë t'ia ktheja mendjen. I thashë që ai ishte i pasur dhe pasuria e tij teorikisht vlente miliarda. Aseti i tij më i madh ishte Sibnefti, një nga kompanitë te mëdha të naftës në botë. A i duhej kurrgjë tjetër veçse të forconte pozitën e tij. Në s'mundte ta bënte dot vetë, i duhej te merrte në punë një bankier për investime. Ai më tha se nuk e kuptoja, Nuk ishte çështje sa i pasur ishte

por sa mund të matej me Çubaisin dhe me oligarkët e tjerë. Ata kishin bërë një marrëveshje dhe duhet t'i përmbaheshin asaj. Ai duhet të shkatërronte ose të shkatërrohej. Isha dëshmitar nga afër i një spektakli të habitshëm historik në të cilin oligarkët e fuqishëm u përpoqën të përmbysnin rezultatet jo vetëm të ankandit por edhe të tërë përpjekjes së qeverisë për të kontrolluar oligarkët. Po vështroja si përlesheshin njerëzit në një barkë, ndërkohë që vetë barka po rrëshqiste drejt një ujëvare. Si pjesë e fushatës së akuzave dhe kundërakuzave, Berezovski zbuloi se Çubaisi pat marrë 90000 dollarë prej një kontrate për një libër fiktiv, që në fakt ishte një pagesë e oligarkëve të tjerë për shërbimet e tij si drejtues i fushatës së Jelcinit. Çubaisi u dobësua dhe u hutua ngaqë ishte i detyruar vazhdimisht të mbronte veten. Mbledhja e taksave kërkonte ndërhyrjen e tij vetjake që të ecte përpara dhe të ardhurat nga taksat ranë. Pati një rënie të rrezikshme tëposhtë të ekonomisë kur filluan të ndjehen pasojat e krizës aziatike të 1998-ës. Ajo arriti kulmin kur Rusia nuk plotësoi detyrimet për pagimin e borxhit të saj të brendshëm në gusht 1998, gjë që tronditi tregjet financiare ndërkombëtare. Efekti ndaj ekonomisë ruse ishte më pak rrënues se ç'pritej në atë kohë. Mospagimi i bonove të thesarit i solli lehtësi buxhetit; kthimi në nivelin e mëparshëm i çmimeve të naftës ndihmoi bilancin fiskal dhe tregtar; zhvlerësimi i njoftuar prej Jelcinit në verë të 1998-ës çoi në rritjen e kërkesës për prodhimet e vendit. Pas goditjes fillestare të shkaktuar nga kolapsi i sistemit bankar, ekonomia preku fundin dhe filloi ta rimarrë veten. Bankat dhe oligarkët pësuan humbje të rënda, por brenda një viti GNP-ja ruse ishte më e lartë sesa pat qenë para krizës financiare. Edhe kreditorëve të jashtëm iu ofruan marrëveshje që ata i gjetën të leverdishme për t'i pranuar. Evolucioni politik dhe social i Rusisë ka qenë shumë më pak i kënaqshëm. Familja e Jelcinit, nën drejtimin e Boris Berezovskit, po kërkonte një pasardhës të Jelcinit, i cili do t'i mbronte ata nga ndjekjet penale pas zgjedhjeve. Më në fund e gjetën një të tillë në personin e Vladimir Putinit, drejtorit të Shërbimit Federal të Sigurimit (FSB). Në verë të 1999-ës, ai u bë kryeministër dhe u caktua si kandidat i Jelcinit për presidencën. Ndodhi një acarim i beftë i veprimtarisë terroriste çeçene. Kur Shamil Basajevi, një nga komandantët terroristë çeçenë, shkeli Dagestanin fqinjë, Putini reagoi fuqimisht. Forcat e sigurimit sulmuan terroristët dhe Putini lëshoi një ultimatum, që njoftonte se Dagestani do të pastrohej prej terroristëve rreth 25 gushtit. Data objektiv u arrit. Popullsia ruse iu përgjigj marrjes në dorë të situatës nga ana e Putinit me entuziazëm dhe popullariteti i tij u ngrit në qiell. Atëherë ndodhën një varg shpërthimesh të mistershme në Moskë, në të cilat godina të tëra me apartamente banimi u hodhën në erë dhe rreth treqind vetë u vranë kur ishin në gjumë. Në panikun që pasoi, dyshimi dhe zemërimi u drejtuan kundër çeçenëve; këtë e ndihmoi një fushatë e orkestruar me kujdes në shtyp dhe në televizion. Putini invadoi Çeçeninë dhe zgjedhjet e Dumës u mbajtën në një atmosferë histerie lufte. Shumë pak kandidatë guxuan t'i kundërviheshin invazionit. Grigori Javlinski ishte ndër këta të paktë. Ai e mbështeti fushatën antiterroriste në Dagestan, por e veçoi atë nga invadimi i vetë Çeçenisë. Popullariteti i partisë së tij, Jablloko-s, ra vërtikthi dhe mezi e kaloi pragun e 5 përqindëshit të votave që kërkohej për t'u përfaqësuar në Duma. Një parti qeveritare e sajuar me ngut, Uniteti, pa një program koherent, zuri vendin e dytë pas komunistëve, me 23 për qind. Bashkimi i Forcave të Djathta, i udhëhequr nga Çubaisi, Kirijenkoja dhe reformatorë të tjerë, e pranoi Putinin dhe arriti një kuotë mjaft të mirë me 8.6 për qind. Primakovi, i cili, kishte përkrahjen e kryetarit të Bashkisë së Moskës, Luzhkov, që pat qenë konsideruar kandidati favorit për president, pati një humbje vendimtare; partia e tyre mori vetëm 13 për qind. Duke shfrytëzuar momentin e krijuar nga fitorja në zgjedhjet parlamentare, Jelcini njoftoi dorëheqjen e tij në vigjilje të Vitit të Ri, duke siguruar përnjëmend zgjedhjen e Putinit si pasardhës të tij. Primakovi u tërhoq nga gara. Ngjitja fenomenale e Putinit prej humbëtirës kishte një ngjashmëri të frikshme me atë

bëmë të inxhinierisë politike me të cilën u rizgjodh Jelcini më 1996. Nga përvoja e gjatë me Berezovskin, unë shoh dorën e tij në të dy operacionet. Për herë të parë jam takuar me të, lidhur me kontributin e tij prej 1.5 milionë dollarësh në Fondacionin Ndërkombëtar të Shkencës, kur drejtori ekzekutiv i Fondacionit, Aleks Goldfarbi, ma paraqiti. E kam përshkruar bisedën tonë të mirënjohur në Davos. Më pas, Berezovski mëtonte se ishte kjo bisedë që e shtyu të formonte një sindikatë për rizgjedhjen e Jelcinit. Gjatë vitit 1996, patëm një numër diskutimesh shumë të çiltra rreth fushatës zgjedhore. Më duhej të dija si vepronte ai. Më pas u bëmë kundërshtarë në ankandin e Svjazinvestit por vazhduam të flasim me njëri-tjetrin. U përpoqa ta ktheja atë nga kapitalist plaçkitës në kapitalist normal. Ai u rrek të më shfrytëzonte në fushatën e tij për të shtënë në dorë postin e presidentit të Gazpromit, organizmit më të fuqishëm tregtar në Rusi. Në qershor 1997 më ftoi në Soçi për t'i bërë vizitë Çernomërdinit, i cili kishte qenë president i Gazpromit para se të bëhej kryeministër dhe pastaj më ktheu në Moskë me aeroplanin e tij privat. Ai më tha se edhe Çubaisi edhe Nemcovi mbështetnin kandidaturën e tij. Nuk i besova, prandaj pyeta Nemcovin. Ai këtë e dëgjonte për herë të parë. "Vetëm po të kalojë mbi kufomën time" ishte përgjigjja e tij. Më pas hëngra një drekë me Berezovskin në "klubin" e tij, i cili ishte zbukuruar, në mënyrë të ndërgjegjshme a jo, ashtu si do ta paraqiste Holivudi një limer takimesh të mafias. Isha i vetmi mysafir. Nuk i thashë ç'tha Nemcovi por i tregova që e kisha pyetur Nemcovin dhe se ai pretendonte që nuk dinte gjë që Berezovski kërkonte të bëhej president i Gazpromit. Kjo e tërboi Berezovskin dhe zemërimi i tij më shtiu të ngjethurat në trup. Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës e ndjeja se mund të më vriste. Nuk e tha këtë, por më la të kuptoja që e ka tradhtuar atë. Kjo ishte një pikë kthese në marrëdhëniet tona. Ne vazhdonim t'i flisnim njëri tjetrit; në një rast Berezovski erdhi me aeroplan në Nju Jork pikërisht që të më shihte, por që atëherë përpiqesha t'i rrija larg. Siç e thashë, grindjet mes oligarkëve dhe konfliktet ndërmjet Berezovskit dhe Çubaisit, në veçanti, ishin një episod i çuditshëm, ndonëse jo aq i çuditshëm sa ngritja e Putinit në rangun e pasardhësit të Jelcinit. Berezovski e shihte botën nëpër prizmin e interesave të tij vetjake. Ai nuk e kishte zor t'ia nënshtronte te ardhmes së vet, fatin e Rusisë. Besonte çiltërsisht se ai dhe oligarkët e tjerë e kishin blerë qeverinë duke paguar për rizgjedhjen e Jelcinit dhe se qeveria e kishte shkelur ujdinë duke lejuar të bëhej një ankand i vërtetë për Svjazinvestin. Ai ishte i vendosur ta shembte përdhe Çubaisin që e kishte tradhtuar. Kur e paralajmërova se po rrëzonte tendën që kishte mbi krye, u përgjigj se s'kishte rrugë tjetër; po të shfaqte ndonjë dobësi nuk mund të mbijetonte. Nuk mundja ta kuptoja këtë në atë kohë, por duke hedhur sytë prapa ajo merr një domethënie të përsosur. Berezovski nuk mund ta bënte dot kalimin në një situatë ku veprohet në mënyrë të ligjshme; i vetmi shans mbijetese për të, ishte t'i mbante njerëzit të ngërthyer në rrjetën e marrëdhënieve të paligjshme që kishte krijuar. E mbante mbërthyer Jelcinin për shkak të favoreve të paligjshme që kishte rregulluar për familjen e Jelcinit. Për shembull, ai kishte bërë dhëndrin e Jelcinit menaxher të Aeroflotit, të ardhurat në valutë të fortë të së cilës çoheshin jo aty ku duhej por në kompaninë zvicerane të quajtur Forus, e cila, siç më shpjegoi, kishte kuptimin "për ne" (for us). Kjo i jepte mundësi të kishte pushtet mbi Jelcinin, të cilin nuk e kishte askush nga oligarkët e tjerë. Berezovski e kishte nën kontroll edhe Çubaisin, dhe kur erdhi çasti vendimtar ai nuk nguroi ta shfrytëzonte këtë. Të 90000 dollarët që Çubaisi kishte marrë në formën e një kontrate për një libër fiktiv u bënë shkak i rënies së tij të përkohshme. Kjo është perspektiva që do të jetë pasojë e situatës së tanishme. Berezovski dhe familja e Jelcinit po kërkonin një rrugë për të përjetësuar imunitetin që gëzonte në kohën e presidencës së Jelcinit. Ata provuan shumë rrugë, disa fare qesharake. Në një çast, me nxitjen e Berezovskit, Jelcini informoi presidentin e Dumës se do të emëronte kryeministër Nikollai Aksionenkon, por Çubai si ndërhyri dhe në dokumentin zyrtar që iu dërgua Dumës emërohej Sergei Stepashini. Më pas Stepashini u hoq nga detyra.

Situata e Berezovskitu bë e dëshpëruar kur plasi skandali i pastrimit të parave të paligjshme ruse në bankat amerikane më 1999 dhe ai e kuptoi që nuk mund të gjente strehim në Perëndim. Me një mënyrë a një tjetër ai duhej të gjente një pasardhës të Jelcinit që do ta mbronte atë. Atëherë u përvijua plani për të paraqitur kandidaturën e Putinit. Duke udhëtuar me aeroplan prej Soçit në Moskë më 1997, Berezovski më pat rrëfyer që i kishte paguar dhe i kishte të qëruara hesapet me komandantët ushtarakë antirusë në Çeçeni dhe Abhazi. Kështu, kur udhëheqësi çeçen Shamil Basajev shkeli Dagestanin, nuhata diçka të keqe. Mendova një provë për ta kontrolluar këtë hamendje: a do të tërhiqej Basajevi brenda afatit të caktuar nga Putini? Ashtu veproi. Por edhe pse kështu ndodhi, nuk mund të jem krejt i bindur që shpërthimet në ndërtesat me apartamente të Moskës mund të jenë pjesë e një plani për të përligjur luftën. Do të ishte tepër djallëzore. Por nuk do të ishte e vetmja; historia ruse është e mbushur me krime të kryera nga agjentë provokatorë, që nga Azevi, spiuni i periudhës cariste, deri te vrasja e Kirovit, e cila u përdor për të përligjur spastrimet e Stalinit, por, megjithëkëtë, do të përbënte një klasë më vete. Ende nuk mund ta përjashtoj këtë. Nga pikëpamja e Berezovskit shpërthimet kanë një domethënie të përsosur. Sulme të tilla jo vetëm do të ndihmonin të zgjidhej një president, i cili do t'i siguronte imunitet Jelcinit dhe familjes së tij, por do t'i jepte mundësi edhe atij, Berezovskit, të kishte pushtet mbi Putinin. Deri më sot, asnjë dëshmi, nuk ka dalë në shesh që ta kundërshtojë këtë teori. Ndërsa ne mund të mos e gjejmë kurrë të vërtetën për shpërthimet e Moskës, s'ka dyshim që lufta në Çeçeni ishte ajo që i dha shtysën Putinit drejt fitores. Këtë e shoh si një gjë të trishtueshme. Ndërmjet viteve 1994 dhe 1996, gjatë luftës së mëparshme çeçene, popullsia ruse hidhërohej kur shihte shkretimin dhe vuajtjet e shkaktuara prej invazionit në Çeçeni. Protestat e nënave të ushtarëve të rekrutuar dhe e veprimtarëve për të drejtat e njeriut, si Sergei Kovaljovi, ndihmuan për të arritur një marrëveshje nëpërmjet negociatave. Këtë herë reagimi i popullsisë ruse ndryshon fort nga qëndrimi i saj pesë vjet të shkuara. Pa dyshim, terroristët çeçenë duhet të mbajnë një pjesë të madhe të përgjegjësisë. Ata kapnin punonjës të ndihmave dhe gazetarë, i mbanin për t'i liruar me shpërblim dhe shpesh herë edhe i vrisnin. Fred Cuny, heroi i Sarajevës, kështu vdiq. Është vështirë të ketë mbetur ndonjë që të guxojë të angazhohet për të ndihmuar çeçenët ose për t'ia bërë të njohura opinionit publik mizoritë që kanë pësuar ata. U bë një manipulim mjeshtëror i ndjenjave të publikut kundër tyre. Është fakt që qëndrimi i popullsisë ruse është shumë i ndryshëm nga ai i pak vjetëve të shkuara. Në fillim të kohës pas Gorbaçovit, rusët kishin një neveri për dhunën. Në fakt, shumë pak gjak u derdh në ditët e para dhe, në raste të rralla kur u vranë njerëz, në Tbilis, në Lituani dhe më vonë kur u rrethua Duma në tetor 1993, opinioni publik u kthye kundër atyre që përdorën forcën. Tani jo. Me zgjedhjen e Putinit president në mars, rusët do të ngatërrohen më shumë se kurrë në gjakderdhjen në Çeçeni. Ka një teori sipas së cilës një viktimë që është keqtrajtuar mizorisht mund të joshet nga dhuna. Modeli duket se përputhet e u shkon për shtat shumë kriminelëve të dhunshëm dhe ngjan që zbatohet edhe për dhunën etnike. Serbët prej një kohe të gjatë e konsideronin veten viktima dhe Milosheviçi mundi ta shfrytëzojë këtë ndjenjë në ndjekjen e një politike të pastrimit etnik. Diçka e ngjashme duket se ka ndodhur në Rusi. Putini do të përpiqet të rivendosë një shtet të fortë dhe mund t'ia dalë mbanë. Për shumë arsye ky do të ishte një zhvillim i dëshirueshëm. Siç na ka mësuar përvoja ruse, një shtet i dobët mund të jetë kërcënim për lirinë. Që të funksionojë një ekonomi tregu është e domosdoshme që të ketë një pushtet, i cili t'i bëjë të detyrueshme rregullat. Duke kryer kalimin prej kapitalizmit plaçkitës në një kapitalizëm normal, Putini mund të drejtojë një rimëkëmbje ekonomike; investimet e mia në Rusi - duke përfshirë edhe atë të Svjazinvestit - më në fund do të shlyheshin.

Por shteti i Putinit s'ka të ngjare të ndërtohet sipas parimeve të një shoqërie të hapur, me shumë gjasa ka të bazohet mbi demoralizimin, poshtërimin dhe zhgënjimin e popullit rus. Ka të ngjarë që ai të vazhdojë të shfrytëzojë ndjenjën e tmerrit që kanë njerëzit kur ndërtesat e banimit hidhen në erë dhe të kërkojë të vendosë autoritetin e shtetit brenda vendit dhe lavdinë e Rusisë në botë. Parashikime të përpikta s'mund të bëhen, por duket e besueshme që qeveria e re do të jetë autoritare dhe nacionaliste. Është kuptimplotë që një nga lëvizjet e para të Putinit ishte të hidhte poshtë aleancat në Duma me partitë e Javlinskit, Gajdarit dhe Çubaisit dhe të bënte një ujdi për të siguruar mbështetjen e komunistëve. Një gjë e kam të qartë: ne po përballemi me një perspektivë e cila mund të ishte shmangur sikur shoqëritë e hapura të Perëndimit të ishin angazhuar vetë më vendosmërisht e pa lëkundje për parimet e një shoqërie të hapur. Në fjalimin e vet të lamtumirës Jelcini i kërkonte ndjesë popullit rus: "për faktin se shumë nga shpresat tona nuk u ndërtuan, për gjerat që ne na dukeshin të thjeshta por dolën të vështira e të mundimshme". Unë dëshiroj të lyp ndjesë për faktin që nuk isha në gjendje të përligj shpresat e disa njerëzve që besonin se ne do të ishim të zotë të turreshim përpara nga një e kaluar e hirtë totalitare dhe e amullt drejt një të ardhme me të ndritshme e të pasur. Vetë besoja në këtë. Por nuk u arrit diçka e tillë. Nga një aspekt isha tepër naiv. Jelcini nuk e zuri në gojë që ai dhe shumë të tjerë e mbështetnin besimin e tyre te Perëndimi por Perëndimi nuk vepronte sipas shpresave të tyre pa dyshim të tepruara. Unë mund të flas vetëm për vete. Në fillim mendoja se shtetarët perëndimorë thjesht nuk e kuptonin ç'po ndodhte. Që Gorbaçovi dëshironte ta ndryshonte sistemin ishte tepër e bukur për ta besuar, kështu që ata kërkonin ta vinin në provë. Ata i vinin pengesa dhe kur Gorbaçovi i kapërcente, i vinin pengesa më të larta. Më në fund iu desh të pranonin se ndryshimi ishte real, por ndërkohë e humbën krejt respektin për Rusinë si superfuqi. Nisën t'i trajtonin rusët si lypës. Gjetën para sipas Aktit Nunn - Lugar për t'i ndihmuar ata për çarmatimin bërthamor, por jo shumë për ndonjë gjë tjetër. Mbaj mend që një ekonomist rus më ka thënë se harxhoi pesë orë me Sekretarin e Shtetit James Baker, kur po shkonte me aeroplan për në Seattle më 1990, duke i lypur ndihmë, por pa dobi. Sjell ndërmend gjithashtu Aleksandër Jakovlevin, që ishte forca kryesore shtytëse në shpinë të Gorbaçovit, që më pat thënë, shumë më vonë, sa i poshtëruar ndjehej në marrëdhëniet e tij të punës me amerikanët. Me keqardhje më duhej të nxirrja përfundimin që Perëndimi nuk kujdesej shumë për shoqërinë e hapur si një koncept universal. Sikur të kishte vepruar kështu, procesi i tranzicionit do të kishte qenë shumë i dhimbshëm për Rusinë, me shumë çrregullime dhe zhgënjime, por të paktën do të kishte ecur në drejtimin e duhur. Rusia mund të ishte bërë një demokraci e vërtetë dhe një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara, ashtu siç u bë Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore dhe Planit Marshall. Por nuk është kjo perspektiva me të cilën përballemi sot. Fondacioni im mbetet shumë aktiv në Rusi dhe ka një mbështetje të fortë prej shoqërisë ruse. Ne krijuam tridhjetë e dy qendra kompjuterash në universitetet provinciale ruse. Kjo ka ndihmuar të zhvillohet Interneti në Rusi, informacioni i drejtpërdrejtë nëpërmjet tij po lind si një alternativë ndaj një shtypi gjithmonë e më tepër të druajtur. Në shumë nga programet tona të kohëve të fundit, ne ngulmojmë për bashkim fondesh me pushtetin vendor. Për shembull, ne po pajisim me libra pesë mijë biblioteka vendore dhe kërkojmë 25 për qind të çmimit të tyre vitin e parë, 50 për qind vitin e dytë dhe 75 për qind të tretin dhe po e marrim realisht atë. Kur deshëm të futnim një program reforme arsimore në gjashtë qarqe, pesëmbëdhjetë nga to ofruan të vinin fonde për t'i bashkuar me tonat. Unë mbetem i angazhuar për të mbështetur punën e fondacionit për aq kohë sa ai të ketë mbështetjen e shoqërisë ruse dhe të lejohet të funksionojë. Aspirata për një shoqëri të hapur është një flakë që nuk e shoi dot as terrori i Stalinit. Jam i sigurt se ajo do të mbetet e gjallë në Rusi cilado të jetë e ardhmja e saj.

SPORT

14 E premte, 16 PRILL 2021

Presidenti i FSHF-së në reagimin e tij shkruan se për shkak të rrethanave kjo është zgjidhja e vetme

E RRALLË

Duka shkresë KOKSH për shtyrjen e Asamblesë për shkak të parregullsive

F

ederata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një shkrese zyrtare të presidentit Armand Duka, i është drejtuar zyrtarisht KOKSH, ku i shpreh kundërshtimet e saj në lidhje me organizimin e Asamblesë së përgjithshme Zgjedhore të Komitetit Olimpik në 17 prill, duke kërkuar shtyrjen e saj dhe duke dhënë edhe një zgjidhje për situatën e paligjshmërisë në të cilën lundron këto kohë olimpizmi shqiptar. Presidenti i Federatës Armand Duka, në përgjigjen e tij ndaj një kërkese për shprehje mendimi nga ana e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar thekson se i ashtuquajturi Komision i Verifikimit dhe Etikës, ligjshmëria e të cilit është duke u shqyrtuar në gjykatë ka marrë kompetencat e vetë asamblesë duke marrë vendime mbi pjesëmarrjen në asamble. Komisioni në fjalë, pak ditë më parë, nëpërmjet një vendimi të paprecedent e skandaloz, përjashtoi plot 23 federata nga Asambleja Zgjedhore e 17 prillit, përfshirë këtu edhe atë të Futbollit. Për këtë arsye institucioni qeverisës i futbollit shqiptar nëpërmjet presidentit Duka, kujton se nëpërmjet vendimeve aspak normale Asambleja Zgjedhore e KOKSH rrezikon kuorumin për mbajtjen e saj, edhe pse në janar në pozita të tilla ndaluese zhvilloi në

Gjyqtari ndërpret ndeshjen në Turqi për Iftar

A

mënyrë të paligjshme asamblenë Statutore. Federata Shqiptare e Futbollit i ka propozuar KOKSH, se duke qenë se rrethanat e kësaj Asambleje Zgjedhore janë dukshëm nën një ndikim politik, dhe çdo vendim ndryshe cënon ligjshmërinë se tyre, rruga më e drejtë ësh-

të që asambleja e programuar për në 17 prill të shtyhet duke u marrë dhe masat vijuese, në të ardhmen të thërritet një asamble e re, e cila fillimisht të zgjidhë problemin e anëtarësisë së KOKSH, regjistrimin e këtij vendimi në Gjykatën e Rrethit Tiranë sipas ligjit dhe vetëm më

ISH-LOJTARËT

TRAJNERI

Ferdinand dhe McManaman: Zidane është gjenial, ka aftësi të pabesueshme!

Z

inedine Zidane po bën një punë të shkëlqyer nën drejtimin e Real Madridit. Në tetor, të gjithë mendonin se madrilenët ishin jashtë luftës për trofe, por sot, Reali është në luftë të plotë për titullin kampion në Spanjë dhe në gjysmëfinalet e Champions League. Ish-futbollistët anglezë, Rio Ferdinand dhe Steve McManaman, vlerësuan punën e francezit, duke e cilësuar atë si “gjeni”. “Zidane ka një aftësi të pabesueshme. Në shumë pak kohë nisi punë si trajner dhe rreshtoi trofetë më të rëndësishëm. Ka fituar 3 Champions radhazi si trajner. Fenomenal. Nuk ka çfarë të thotë, ashtu siç nuk fliste shumë kur ishte lojtar. Atëherë linte futbollin që të fliste, edhe sot bën të njëjtën gjë. Bën punën e tij pa fjalë dhe e bën shumë mirë. Shkon në një finale Champions-i dhe di se si ta fitojë atë”, deklaroi Ferdinand, ish-kapiten i United. McManaman e mbushi me lëvdata trajnerin e Realit: “Ka bërë një punë të mrekullueshme. Nëse do të ishte një trajner tjetër, do e duartrokisnin të gjithë. Por, duke qenë se është i qetë dhe modest, njerëzit nuk besojnë se ai është gjenial nga ana taktike, por në fakt, ai është i tillë. Tifozët duhet ta vlerësojnë më shumë”.

Guardiola i mrekulluar nga Bellingham: Gënjen, nuk mund të jetë 17 vjeç!

P

ep Guardiola është mahni tur nga talenti i Dortmundit Jude Bellingham, i cili është vetëm 17 vjeç. Ai hyri në histori pasi shënoi në minutën e 15-të kundër Manchester City-t. Gjithsesi, goli i tij nuk i mjaftoi skuadrës gjermane për të përparuar në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. “Nuk mund ta besoj, ndoshta ai është gënjeshtar. Është shumë i mirë për te qenë vetëm 17 vjeç. Ai është një lojtar fantastik. Ishte një moment kur ai nuk e ia pasuan topin nga qendra dhe më pas ai reagoi duke bërtitur dhe e kërkoi atë top. Në moshën 17vjeçare do të thotë shumë. Fola me trajnerin e tij, Edin Terzic, dhe ai më tha: ajo që keni parë në këto dy ndeshje, është si në çdo seancë stërvitore”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes.

pas mund të mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore. Letra zyrtare e Presidentit të Federatës të Futbollit Armand Duka, mbyllet me bindjen se këto janë hapa të domosdoshëm për t’i dhënë fund këtij kapitulli të shëmtuar në olimpizmin shqiptar.

gjërimi gjatë muajit të Ra mazanit është një rit që ndiqet edhe në botën e futbollit. Një episod i veçantë ndodhi në ndeshjen e Ligës së Parë të Turqisë mes Giresunspor-Ankara Keçiörengücü, për javën e 30-të. Duke qenë se futbollistët e fesë islame, ata më fanatikë, nuk hanë dhe pinë nga agimi në mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit, 10 minuta pas fillimit të ndeshjes arbitri kryesor, Onur Özütoprak, mendoi të shfrytëzonte një moment pushimi, për shkak të dëmtimit të një futbollisti, për të ndërprerë ndeshjen. Arsyeja? T’u jepte mundësi lojtarëve të hanin diçka me shumë qetësi, që të kishin energji gjatë ndeshjes. Një veprim i bukur dhe i veçantë, që po merr shumë vëmendje në Turqi. Futbollistët e të dyja skuadrave qëndruan për disa minuta jashtë fushës, për t’u ushqyer, pa u nxituar për rinisjen e lojës.

DREJTOR SPORTIV

Tare mund të rikthehet në Gjermani, merr ofertë nga Frankfurti

D

y sezone më parë u përfol shumë për t’u bërë drejtori sportiv i Milanit, por ai refuzoi ofertën e kuqezinjve për të vazhduar projektin që kishte nisur me Lazion, por tashmë një tjetër ofertë ka mbërritur në adresë të Igli Tares dhe ajo ka ardhur nga Bundesliga. Eintracht Frankfurt pritet të bëjë ndryshime në verë jo vetëm në stol pasi trajneri Adi Hutter do të zëvendësojë Marco Rose te Borussia Monchengladbach por edhe në postet e tjera drejtuesve. Frankfurt është në kërkim të një drejtori të ri sportiv dhe shikon te Tare njeriun ideal për t’ia besuar këtë post, kjo për shkak të eksperiencës së madhe që ish-sulmuesi i kombëtares ka fituar te Lazio por edhe për faktin se Tare e njeh mirë gjuhën gjermane pasi si futbollist ka luajtur në Bundesliga, ndërkohë që në Gjermani ka provuar të luajë me 5 skuadra të ndryshme. Në sezonin 1994-1995 la Partizanin për të kaluar te Manheim ndërsa më pas u aktivizua Sudëest Ludëigshafen, Karlsruher, Fortuna Dusseldorf dhe Kaiserslautern me të cilët shënoi 4 gola në Bundesliga në periudhën 1999-2001.

SPORT

15 martë, 16 23 PRILL MARS 2021 E Epremte,

Bardhezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga situata e portierit të Milanit dhe të lirohen nga kontrata me portugezin

MASAT

Ikën Ronaldo dhe vjen Donnarumma, Juvja nis takimet me Raiolën

Në Itali zbulojnë planin si do të futen tifozët në stadium gjatë Europianit

Nga Rozalb Lika

A

ndrea Agnelli dhe Cristiano Ronaldo kanë fiksuar takimin për të ardhmen e argjentinasit në fillim të muajit maj. E ardhmja e Juventusit do të varet shumë nga ky takim, nëse CR7 do të vijojë apo do të vendosë që të nisë një aventurë të re. Në krahun tjetër klubi torinez po punon në heshtje edhe për transferime, teksa jo më kot, është parë në ditët e fundit edhe agjenti Mino Raiola. Pas vizitave në Barcelonë dhe në Madrid, ai vendosi që të kishte biseda edhe me bardhezinjtë, pasi ka marrëdhënie shumë të mira. Një nga temat e diskutimit ka qenë padyshim Gigio Donnarumma, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me Milanin dhe mund të largohet në fund të sezonit. Raiola ndërkohë ka diskutuar edhe për futbollistët e tjerë që ka nën menaxhim, Bernandeschi, De Ligt, Pellegrini, Moise Kean, Romagnoli dhe Pogba. Një nga temat e nxehta është shkëmbimi mes Bernandeschit dhe Romagnolit me Milanit, apo edhe hipoteza për rikthimin e mundshëm të Moise Kean te skuadra e Juventusit, pas dy sezoneve të kaluar në Angli dhe Francë. Vështirë duket diskutimi për Paul Pogba, apo edhe për De Ligt, teksa ky i fundit duket se do të ketë edhe shumë vite

me bardhezinjtë. Sa i përket situatës së Donnarummas, Juventus prej kohësh ka shfaqur interes, por tashmë ka mundësinë për ta rrëmbyer me zero euro, duke i ofruar edhe një kontratë të majme me miliona euro, njëlloj siç ka bërë në sezonet e fun-

BELGU

dit me Ramsey-in apo Rabiot. Ekipit torinez mund të ofrojë plotë 12 milionë euro në sezon, sa është edhe kërkesa e agjentit Raiola, i cili mund të shpërblehet edhe me një bonus, siç ka ndodhur më parë me transferimin e Pogba. Me Dybala-n që do REAGIMI

të shërbejë për të përmirësuar disi situatën financiare dhe Ronaldon që do të lirojë klubin nga paga stratosferike, klubi torinez është gati që të investojë për të ndërtuar një ekip me të rinj shumë të talentuar dhe të uritur për trofe.

STRATEGU

Flick drejt largimit, Bayerni mendon edhe për Allegrin

H

Lukaku zbulon sekretin e Interit: Jemi të uritur, Conte na bën të sakrifikojmë!

R

omelu Lukaku është një nga protagonistët kryesor të këtij sezoni të Interit, duke e udhëhequr drejt titullit, që mungon vetëm nga pikëpamja formale. Sulmuesi belg ka folur së fundmi për ekipin zikaltër. “Kanë mbetur akoma shumë ndeshje dhe ne jemi të uritur për të arritur rezultatin, vitin e kaluar patëm ulje dhe ngritje por punuam shumë dhe të gjithë bëmë një hap tjetër në këtë sezon. Unë në veçanti ndihem mirë. Një kampionat i komplikuar, je gjithmonë në provë: çdo ndeshje është një provë e ndryshme. Mbrojtësit dhe Handanovic po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe ne sulmuesit e dimë se, duke mos lejuar asgjë prapa, herët a vonë goli do të vijë. Conte? Ai gjithmonë thotë se sulmuesi është mbrojtësi i pare e për këtë arsye unë, Lautaro, Sanchez dhe Pinamonti gjithmonë përpiqemi të bllokojmë aksionin e kundërshtarëve që në lindje. Ne jemi katër sulmues që sakrifikojmë, dhe i gjithë ekipi përfiton nga kjo gjë. Logoja e re? Është pjesë e procesit të modernizimit të klubit, vitet e fundit të gjithë mezi kanë pritur të shohin Interin përsëri në krye dhe unë nuk po rezistoj dot për të treguar fanellën e sezonit të ardhshëm”, deklaroi Lukaku.

Moggi analizon merkaton e Juves: Ky shkëmbim do të ishte i çmendur! Ish-drejtuesi i Juventus, Luciano Moggi, ka komentuar situatën që po kalon Juventusi dhe planet e merkatos në një intervistë të dhënë për Radio Bianconera. “Besoj se Juventus i ka në skuadër lojtarët më të mirë që luajnë në Itali: kur merr Chiesa, Kulusevski, Rovella. Me përjashtim të Barella-s, Juventus ka marrë të gjithë më të mirët në qarkullim. Shkëmbimi Dybala Icardi? Do të ishte një çmenduri. Unë besoj se vitin e kaluar argjentinasi ishte Ronaldo i bardhezinjve. Nuk do të hiqja dorë nga Dybala, sepse kësaj skuadre i mungon shkëlqimi. E ardhmja e CR7? Ronaldo do të qëndrojë për shkak të një kontratë që nuk mund t’ia garantojë askush. Ai po e bën pjesën e tij, problemi është se e gjithë loja e Juventus përqendrohet tek ai”, tha Moggi.

UEFA mori miratimin e qeverisë italiane, që në stadiumin e Romës të jenë të pranishëm 17 mijë e 500 tifozë në sfidat pritëse të Kampionatit Europian. Tashmë hapi tjetër i mbetur është plani organizativ, pasi mbetet për tu parë mënyra e përzgjedhjes së tifozëve që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Sipas ‘“Gazzetta dello Sport’’ përparësi do të kenë tifozët të cilët janë vaksinuar, ata të cilat kanë një test të vonshëm negativ të Covid-19 dhe përzgjedhja e tifozëve do të bëhet me anë të një shorti në fundin e muajit prill dhe fillimin e muajit maj. Mënyra e hyrjes në stadium do të jetë strikte për të shmangur grumbullimet dhe do të bëhet e gjitha në prani të përfaqësuesve të federatës. Ndërkohë ‘’Stadio Olimpico’’ i Romës, do të presë 3 sfidat e Italisë në grup, me Turqinë më 11 qershor, me Zvicrën më 16 qershor dhe me Uellsin më 20 qershor.

ans-Dieter Flick do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit, pas eliminimi në çerekfinale ndaj PSG-së. Pas disa muajsh strategu aktual i bavarezëve pritet që të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë, duke zënë vendin e Joachim Loë. Vendin e lënë bosh prej Flick te Bayerni mund të zërë një emër i njohur si Julian Nagelsmann. 33-vjeçari, aktualisht në krye të Leipzig, kundërshtari aktual direkt i Bayernit në kampionat. Ai nuk është kandidati i vetëm, pasi në orët e fundit, në listë është shtuar si preferencë edhe Massimiliano Allegri. Ish-strategu i Juventusit është gati për një aventurë të re në Gjermani, teksa mund të gjejë gjuhën e përbashkët me Rummeniggen. Për Allegrin ka interesim të madh edhe nga bardhezinjtë, që po mendojnë një rikthim të bujshëm, ndërkohë që edhe Napoli dhe Lazio janë dy ekipe që duan ta kenë në mesin e tyre. Për momentin nuk ka asgjë të qartë, teksa në ditët në vijim mund të mësohet më shumë për të ardhmen e Max.

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

16 E premte, 16 PRILL 2021

KREU I SHTETIT

Koalicion PS-PD? Presidenti Meta: Le ta shpallin që tani, por ta dinë se do t’i mundë i vetëm Boikeni i Vetëvendosjes P

residenti Ilir Meta ka ko mentuar sot ftesën e Edi Ramës për koalicionin me Partinë Demokratike. Në konferencën e dhënë sot për mediat në Presidencë, Meta tha se çdo koalicion i shpallur para ditës së votimeve është i ligjshëm dhe shtoi se nëse partitë duan diçka të tillë le ta bëjnë sa më shpejtë. Meta shtoi me ironi se po të duan edhe 12 partitë që janë në listën e votimeve le të bëjnë bashkëpunim, por do i mposhtë i vetëm Boiken Abazi i Vetëvendosjes. “Ftesa e Ramës ishte shumë e “sinqertë”, si gjithmonë, siç ishte ftesa e 17 majit. Përgjigjja ime në parim është kjo: ka moral, ka legjitimitet çdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëj PS me PD ta shpallin që tani, në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishitar. Do ta bëjë LSI me PS ta shpallë që tani, duan ta bëjnë të treja, ta shpallin që tani. Të jeni të sigurt do t’i mundë Boikeni edhe i vetëm”- tha Meta. Pyetje (Koçi nga A2CNN): Zoti Presidenti, si e komentoni ju kërkesën e Kryeministrit për një bashkëpunim, për një bashkëqeverisje midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike? Dhe në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, a e ka zbuluar Presidenti “patronazhisten” e vet, e cila në 2013-n e ka nxjerrë votues të Partisë Socialiste? Presidenti Meta: E kam emrin dhe e përqafoj, por Presidentin e kanë në patronazh 500 “fuksa” dhe është shumë i lumtur për këtë gjë. Pyetje: Çfarë mendimi keni për ftesën e Ramës? Presidenti Meta: Ftesa e Ramës është “shumë e sinqertë”, si gjithmonë, siç ishte ftesa e 17 majit, siç kanë qenë të gjithë ftesat. Përgjigja ime në parim është kjo: Ka moral dhe legjitimitet çdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do ta bëjë PS-ja me PDnë? Ta shpallin që tani në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishitar. Do ta bëjë LSI-ja me PSnë? Ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të tria? Ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të dymbëdhjeta? Ta shpallin që tani! Të jenë të sigurt se do t’i mundi Boikeni (Abazi), edhe i vetëm. Pyetje (Ambrozia Meta nga “Syri TV”): Ju keni kaluar shumë ditë në Vlorë kohët e fundit, prej nga akuzoni Damian Gjiknurin dhe Afrim Qendron se

po përpiqen të bëjnë një “tërmet” votash duke kërcënuar dhe duke shantazhuar qytetarët. A keni prova për këto akuza ndaj tyre? Aty në Vlorë Zoti President, a po mundohet Kryeministri Edi Rama ta përçajë opozitën duke luajtur një lojë me kampet? Presidenti Meta: Se ç’po bën numri 8-të në Vlorë, unë këtë gjë nuk e di! E di që kishte një skenar për të marrë 9-të, pa ndeshje fare. Ky skenar është përvëluar dhe është djegur. Për këtë kam njoftuar edhe përfaqësuesit e opozitës. Pyetje: Provat? Presidenti Meta: Doni ju provë më të madhe se sa biseda telefonike e para pak ditësh që u bë publike, ku Damiani u inkurajua për të bërë edhe një tërmet tjetër në Vlorë?! Po atje nuk ka burra Damiani! Atje ka burra pushke kur bëhet fjala për sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë! “Çuna problematikë” nuk ka më në Vlorë! Se të gjitha gratë dhe vajzat problematike të Vlorës, ju e kuptoni se çfarë mund t’iu bëjnë këtyre vagabondëve. Ata janë mësuar me çimka, që i kanë në rreth apo që kanë ndonjë edhe në opozitë dhe që janë dënuar edhe jashtë për trafikime vajzash. Presidenti i Republikës as nuk i shet dhe as nuk i trafikon kurrë, përkundrazi do ta mbrojë nderin dhe dinjitetin e vajzave, grave të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë. Këtë ta dijë ai dhe t’ia thotë edhe Gurusë!

Nesër, e njoftoj Damianin për efekte transparence, se jam prapë në Vlorë dhe pasditë do të jem në televizionin “6 plus 1” dhe është i ftuar sërish atje, të vijë! Po ia bëj këtë favor meqenëse ka të dhëna Damiani se unë shkoj fshehtas në Vlorë dhe ku e di unë se ç’takoj andej... Për bandën e Astirit? Janë ata që kërcënuan kryetarin e Bashkisë së Vlorës, që të jepte dorëheqjen, që të vihej në një vend humbës, në mënyrë që edhe vartësi i tij që ishte banda e Astirit, që i dha 20 milion euro një recepsionisti, të merrte drejtimin edhe formal, se real ka një vit e ca ai që e ka marrë atje! Pyetje: Po skenari për të cilin keni njoftuar oppzitën? Presidenti Meta: Skenari është përvëluar! Është përvëluar ky skenar! Nuk ekziston ky skenar më! Është i qartë! Si shumë skenare të tjera. Pyetje (Eksiola Shehu, Euronews Albania): Ju keni udhëtuar shpesh drejt qytetit të Vlorës... Presidenti Meta: Nesër prapë atje jam. Ejani edhe ju! Edhe ditën e numërimit do të jem në Vlorë! Ta dinë të gjithë numëruesit, komisionerët e opozitës, të gjithë! Në qoftë se u kanë marrë lekët “Bandës së Astirit”, t’i mbajnë lekët, por të kenë mendjen në mësim se janë nën monitorim të gjithë! Pyetje: Krahas angazhimit të të parit të listës së LSI-së në qarkun e Vlorës, zotit Luan Rama, kemi

parë ditët e fundit një angazhim të shtuar të zotit Vasili, po ashtu edhe të zotit Haxhinasto. Zoti Meta, a keni ju dijeni se çfarë po ndodh në LSI-në e Vlorës? Presidenti Meta: Zero interes për LSI-në e Vlorës dhe të Shqipërisë! Interesi më i madh wshtw për të mos lejuar provokimin e Vlorës, se Vlora ndizet dhe ju e dini se çfarë ndodh. Unë i ftoj qytetarët e Vlorës që të jenë të qetë, të mos intimidohen nga askush, të denoncojnë në portalin e Institucionit të Presidentit të Republikës siç kanë ardhur shumë denoncime, pjesë e këtij skenari që sqarova, siç ka edhe skenarë të tjera, të Durrësit, të Elbasanit, me emra, me mbiemra, me të dhëna, siç ka edhe një skenar me ndërhyrje në Njësinë 10 me votimin elektronik që do të eksperimentohet dhe do të jetë numërimi i parë në Tiranë. Pra, ka shumë, siç janë edhe shumë fakte të tjera që ju i dini. Siç është rrëmbimi i të dhënave personale të qytetarëve të Shqipërisë për t’i vendosur nën survejimin e “fuksave” të “mavisë”, se ata socialistë kurrë nuk mund të jenë dhe njerëz të ndershëm e me integritet. Ju kam dhënë fjalën, që më 25 prill do të triumfojë referendumi për mbrojtjen e Kushtetutës, në themel të së cilës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme! Triumfi do të nisë nga Vlora! Pyetje (Dafina Kola nga MCN): Zoti Meta, referuar edhe deklaratave të Kryeministrit Rama për bashkëqeverisje PSPD, në cilësinë e Presidentit të

Republikës, a keni informacione se këto deklarata të Kryeministrit kanë një mbështetje nga jashtë? Presidenti Meta: Unë ju thashë: Të gjitha partitë bashkë të bëjnë koalicion dhe ta shpallin sot! Boikeni do t’i mundë, i vetëm, kandidati i “Vetëvendosjes”, të jeni të sigurt! Ka ikur koha se u bënë tetë vite që tallen me popullin e Shqipërisë! 25 prilli është prova e zjarrit për të gjithë! Do të përvëlohen të gjithë ata që janë talluar me qytetarët e Shqipërisë! Demokracia nuk është lojë, por në radhë të parë është sundimi i ligjit! Ligji i barabartë për të gjithë fillon te vota e barabartë për të gjithë, që nga vota e Presidentit me qytetarin më të thjeshtë të Shqipërisë! Vetëm kjo e çel dhe e zhbllokon rrugën europiane të Shqipërisë, që mbahet peng prej zgjedhjeve të Dibrës, të “Tërmetit” dhe të Durrësit e kështu me radhë. Pyetje: Zoti Meta, ju bëtë një denoncim, se kështu thatë që tashmë e keni dërguar në organet e drejtësisë. Presidenti Meta: E keni në të gjitha mediat. Kam bërë edhe të tjera. Do të bëj edhe të tjera. Pyetje: Si do t’i identifikoni këta që kanë falsifikuar dokumentet ditën e zgjedhjeve? Presidenti Meta: Presidenti ditën e zgjedhjeve do të jetë në terren. Është në komunikim me të gjithë qytetarët online. “Qytetari dixhital” është vigjilent, non-stop, 24 orë në 24, kështu i zbulojmë ne skenarët... Ka edhe çimka patriote...

Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.